Skip to main content

“AUV: Në Kosovë nuk ka hyrë mishi i kalbur nga Brazili” plus 9 more Ferizaj Press

“AUV: Në Kosovë nuk ka hyrë mishi i kalbur nga Brazili” plus 9 more Ferizaj Press


AUV: Në Kosovë nuk ka hyrë mishi i kalbur nga Brazili

Posted: 24 Mar 2017 09:46 AM PDT

AUV ka bërë me dije se përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar, ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.

"Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga  lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE. Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për  ndalës nga ne dhe vendet e BE-së"- thotë më tutje AUV.

"Ne si autoritet kemi ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Jemi duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem. Ku të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe  të BE-së. Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konformë rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum"- thuhet në komunikatën drejtuar mediave./Gazeta Express

Delegacioni i FSK’së bën homazhe në Gllogjan

Posted: 24 Mar 2017 09:45 AM PDT

Me këtë rast Ministri Demolli, Komandanti, gjeneral Rama dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën në shtëpinë e deputetit Daut Haradinajt, në Gllogjan.

Delegacioni i FSK-së me këtë rast në Gllogjan nderoi sakrificën e Familjes Haradinaj, dëshmorëve të Dukagjinit si dhe sakrificën e të gjithë popullit për liri, thuhet në komunikatën për media.

Kjo ditë shënon edhe 18 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake të Serbisë. /Express/

Këto vende do të përballen me reduktime të rrymës gjatë ditëve në vijim

Posted: 24 Mar 2017 09:45 AM PDT

Komunikata nga KEDS:

Prishtinë

Më 27,28.03.2017 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të shkyçet:

  Dalja 10 kV Letanci (Kodi:14000012)  prej orës 10:30 deri në orën 15:30  

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obranq, Peran, Bradash, Bajqin, Katunishte, Lepaj, Dobratin 1.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në largpërçuesin 10 kV, në fshatin Dobratin-Pakashticë.

2.

Më 27, 28, 29, 30,31, 03.2017  dhe më 01.04.2017 në TS 10/0.4 kV Letanci do të shkyçet:

·         Dalja 10/0.4 kV Bradash (Kodi:140000121188)  prej orës 10:00 deri në orën 11:00 prej orës 13:00 deri në orën 14:00 dhe prej orës 16:00 deri në orën 17:00.

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e fshatit Bradash.

Arsyeja e ndërprerjes: shtrirja e kabllos të tensionit të ulët.

Pejë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 28.03.2017 në NS 110/10(20) kV Peja 2 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Dardanija lll  (51000012)   prej  orës 15:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesinrrugët: Dardania, Viktimat e Pejës  dhe Kolonia.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në transformator.LOT 3.

2.

Më 28.03.2017 në NS 110/35/10 kV Peja 1 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Agrokosova (50000007)   prej  orës 13:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Fabrika e bukës, rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Cekët, Motohia Remont, Deminerët, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranës, Elkosi te ETC-ja, Buquku, Gacaferi dhe Tyrbja.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në transformator.LOT 3.

3.

Më 28.03.2017 në NS 110/35/10 kV Peja 1 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Fusha e Pejes (5000009)   prej  orës 10:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabegjani, Lluga, LLabjani dhe Bllagaj.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në transformator.LOT 3.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 27.03.2017 në NS 110/10(20) kV Dubrava do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Onix  (54000003)   prej  orës 09:30 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Dubravë- Hysenajt, Tomoci – Kushtrimi, Dobrushë-e Xhamia, Dobrusha e Mesme, Te Drejtoria, Lubovë – Ademajt, Lubovë Kulla, Carralluka, Carralluka 2, Korabi, Blinda Banjë, Lagjja e Re Banjë, Banjë Minoritetet, Onixi, Kulla, Lagjja dhe Delibegu. 

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave të thyera.

2.

Më 27.03.2017 në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Dresniku  (52000007)   prej  orës 10:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinë, Dresnik, Dollc, dhe Gremnikë.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i transformatorit dhe ormanit.

3.

Më 27.03.2017 në NS 110/35/10 kV Peja 1 do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Radavci (50000004)   prej  orës 13:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit.

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

1.

Më 26.03.2017 në TS 110/10 kV Deçani do të ketë shkyçje totale prej orës 00:45 deri në orën 01:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Deçani – qyteti, Deçan -KEDS-i, Deçan -Policia, Deçan Gjimnazi, Ramosaj, Hazeraj, TMK-ja, Demhasaj, Carrabreg, Isniq, Lebushë, Strellci i Epër, Strellci i Ulët, Lluka e Epërme, Llukë- Gecaj, Pozhari, Gllogjain, Shaptej, Lumbardhi, Isniqi, Ratisha, Gramaqeli, Mazniku, Lloqani, Dranoci, Sllupi, Vokshi, Polana, Poberxha, Prilepi, Rastavic, Baballoqi, LA Ramadani, Juniku, Jasiqi, Gjocaj, Gramaqeli, Belegu, Baballoqi, Dubrava, Irzniqi, Ledinat, Prokolluku, Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjitë, Buqani, Lluka e Epërme 1 dhe Muçaj- Llukë,    

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

2.

Më 26.03.2017 në TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ketë shkyçje totale prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja e Romëve, Kulla, Hazba, Berishët, Sharra, Katuni i Ri, TS Bunari, Fabrika Bibita, Shkolla filolore, Instituti I/1, Instituti II, Instituti V, Standard, Ringovi 1,2,3, Krivogllava 1,2, Fabrika e bukës, rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Ceket, Motohia Remont, Demineret, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranes, Elkosi te ETC, Buquku, Gacaferi,Tyrbeja, Bajraktaret, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, LLabjan, Bllagaj, Katuni i Ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe  Dubova e Vogël.

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

3.

Më 26.03.2017 në TS 35/10 kV Peja ll do të ketë shkyçje totale prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rugova: Llazi, Shtupeqi i Madh, Llotova, Pepaj, Koshutan, Shkrel, Bogë, Stankaj, Hagjaj, Kuqishta 1, Drelaj 2, Bregu Kuqishtë, Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Lidhja reserve TS-7/2, KFOR-i Italian, KFOR-i Argjentinas, Kisha Katolike, Ambullanca e stomatologjike, Dukagjini 1, TS 5 dhe Dukagjini 2, 2 Korriku, Jarina nga dalja shtëpia e kulturës, Jarina-Dukagjin, Asllaqeshma 1 dhe 2.

 

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

4.

Më 26.03.2017 në TS 35/10 kV Gurrakoci do të ketë shkyçje totale prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekalël, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha  e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme, Ruhot, Gurakoc, Gurakoc Kulla, Gurakoc 35 i vjetër, Gurakoc Musollët, Gurakoc, Prekallë, Trubohoci, Zabllaqi, Zallqi, Shalonovicë, Osojan, Tupeq, Bllagaq dhe Drejë.

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

5.

Më 26.03.2017 në TS 35/10 kV Fabrika e Baterive do të ketë shkyçje totale prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e baterive.

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

6.

Me 26.03.2017 në TS 35/10 kV Fabrika e birrës do të ketë shkyçje totale prej orës 13:00 deri në orën 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika e birrës.

Arsyeja e ndërprerjes: punime nga KOSTT-it.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 26.03.2017 në TS 35/10 kV Zhuri do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Ujësjellsi (Kodi:30035002)  prej orës 08:00 deri në orën 10:00  dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ujësjellësi, Lagjja e Omajve dhe Ademajve në Zhur.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në rrjet.

1.

Më 26.03.2017 në TS 35/10 kV Zhuri do të shkyçet:

·         Dalja 10 kV Dogana -Vermicë (Kodi:30035007)  prej orës 08:00 deri në orën 10:00  dhe nga ora 15:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dogana, Gurëthyesi Tahiri, Restorant Gurra, Restorat Mifa Bell, Vërmica 3, Restorant Vërmica, Resttorant Universi, Shkoza 1 dhe Shkoza 2.

Arsyeja e ndërprerjes: punime në rrjet.

Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 27.03.2017 në TS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet:

 Dalja 10 kV Gotovusha (Kodi:40044005)  prej orës 10:30 deri në orën 15:30  

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: një pjesë e Shtërrpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqa, Paloja, Gotovusha, Drekoci, Viqa, Firaj dhe Brod.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave 10 kV në fshatin Brod.

ATK njofton diçka të re për të gjithë që mblodhën kupona për t’i dorëzuar në prill

Posted: 24 Mar 2017 09:45 AM PDT

Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se java që vjen do të jetë edhe përfundimisht vendimi se në cilën datë do të fillojë dorëzimi i kuponëve fiskal.

"Javën tjetër ju njoftojmë pasi që si çdo periudhë tjetër do te këtë shtyrje te afatit të dorëzimit", ka thënë Bytyqi-Sefa.

Ndërsa sa i përket mundësisë së  ndryshimit eventual të mënyrës së aplikimit apo ndoshta të rimburësimit të mjeteve, ky institucion përkatës ka njoftuar qytetarët se për çdo detaj  tjetër do të njoftohen me kohë në javën që vjen.

Mustafa: Qeveria do të përkrahë edhe më tutje fuqizimin e sektorit privat

Posted: 24 Mar 2017 09:44 AM PDT

Fillimisht, kryeministri ka vizituar Fabrikën për prodhimin e betonit "Burimi", më pas atë të prodhimit të mobileve "Vali", firmën projektuese-ndërtuese

Papa Françesku kundër Big Brother: Mos e shikoni! Realitet i gënjeshtërt!

Posted: 24 Mar 2017 09:19 AM PDT

"Shumë njerëz thonë se ju të rinjtë jeni pa memorie dhe sipërfaqësorë. Unë nuk jam aspak dakord!

 

Me këto fjalë iu është drejtuar Papa Françesku të rinjve në mbarë botën që e jetojnë jetën e tyre në rrjete sociale apo të ndikuar nga programet e ndryshme televizive:

“Por ne duhet ta pranojmë se në kohët e sotme është e nevojshme të rikthejmë kapacitetin për të reflektuar mbi jetën tonë, të gjithsecilit prej nesh, duke e programuar atë për në të ardhmen.

Të kesh një të shkuar nuk është e njëjta gjë me të pasurit e një historie.

Të rinjtë në rrjete sociale i shoqërojnë evente të ndryshme me fotografi me të cilat duan të tregojnë realen, por ne nuk e dimë sa e vërtetë është ajo që tregohet nga fotografia. Programet në televizion janë të mbushura me "reality show" dhe nuk janë aspak histori reale, por janë vetëm minuta që kalojnë para një kamera televizive, ku personazhet kalojnë ditën pa pasur asnjë lloj projekti të tyre. Mos u ndikoni e mos u mashtroni nga ky realitet i gënjeshtërt! Bëhuni protagonist të historisë suaj personale, vendoseni vetë të ardhmen tuaj",- përfundon mesazhi i Papa Françeskut

Big Brother/ Denisi i acaruar me Gertën: Mos u mundo të më kontrollosh

Posted: 24 Mar 2017 09:03 AM PDT

Në shtëpinë e çifteve, Denisi dhe Gerta janë bërë gati për të fjetur, por para se të mbyllin sytë kanë diçka për të sqaruar me njëri-tjetrin.

 

Denisi është mërzitur me Gertën dhe ndaj saj ka ankesa. Ai i thotë se mundohet t'i diktojë sjelljen brenda shtëpisë.

Denisi: Mos ngul këmbë! Që të jemi në rregull fare, siç e bëj unë; nuk të them unë ty shko lahu, shko bëj këtë apo atë. E kam problem, por nuk të them gjë.

Gerta: Unë jam e fiksuar, edhe motrës time e vëllait tim ja them.

Denisi: Unë nuk dua që të ma thuash mua.

Gerta: Po ça të bëj unë tani?! Të dal nga vetja?!

Denisi: Mund t'ua thuash të gjithëve, por jo mua.

Gerta i kujton rregulloren që çifteve u ndalohet, veç seksit, edhe sherri, ndaj i kërkon që për çdo gjë ta thërrasë në dhomën e rrëfimit e ta flasin këtë.

Gerta: Nëse ke ndonjë gjë me merr aty brenda (dhoma e rrëfimit) dhe flasim.

Denisi: Nuk është debat ky. Është e thjeshtë.

Gerta: Për çdo gjë më merr aty brenda dhe e flasim, mirë?!

Denisi: E flasim edhe tani.

Gerta: Jo, nuk dua!

Denisi: Mua për zot nuk më del njeri, siç nuk të dal unë ty në debate se ti i di vetë debatet e tua. Debatet e tua i di vetë ti. Nëse e shoh se mund të të ndihmoj me ndonjë gjë të vogël, mirë, por jo të të mbys ty.

Gerta: Unë e shoh që ti ja fute kot me Ejonën. Se i tregoje ti asaj që ti s'do të më thuash mua, s'do të më tregosh mua,

Denisi: Ti nuk e di se për çfarë po flisja unë me Ejonën, për çfarë po debatoja.

Gerta: Ti nuk arrite të kuptosh humorin tim. Nuk kam çfarë të them unë.

Denisi: E di unë se çfarë flas, nuk më mëson dot ti, as im atë, as imë më, asnjë! Pastaj, nuk ishte debat, ishte sqarim me Jonën

Kurrë mos i lini fëmijët të ulen kështu

Posted: 24 Mar 2017 08:59 AM PDT

Fëmijët zbulojnë gjëra të reja ndërsa rriten: mësojnë si të ecin, çfarë pëlqejnë, cili ushqim ka shije më të ëmbël dhe cili të njelmët.

 

Përderisa këto janë gjëra normale, ka disa gjëra të tjera si mënyra se si zgjedhin të ulen që ndikon në ta shumë.

Një nga pozitat më të zakonshme të uljes në mesin e fëmijëve është pozicioni W. Fëmijët mund të kalojnë orë të tëra duke qëndruar ulur kështu ndërsa luajnë, por nëse fëmija juaj e bën këtë, ndalojeni menjëherë.

Ulja në pozitën W nuk rekomandohet për askënd. Shumica e fëmijëve ulen në këtë pozitë ndërsa luajnë, por prindërit duhet ta dinë se kjo pozitë mund të çojë në probleme ortopedike.

Ulja në pozitën W mund të ndikojë në dislokim të ijëve të fëmijëve, dhe nëse në familjen tuaj ka histori të displasisë së ijës, ky pozicion duhet të shmanget.

Nëse fëmija ka ngushtësim të muskujve, kjo pozitë do ta përkeqësojë atë. Kjo pozitë dëmton ijët, thembrat dhe gjunjët. Nëse fëmija juaj rri ulur në këtë mënyrë, inkurajojeni që të ulet ndryshe.

Ulja në pozitën W ndikon që fëmija të fitojë një model të parregullt të lëvizjes. Shfrytëzimi i pozitave të tjera për t'u ulur do ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e modeleve më të dëshirueshme të lëvizjes.

Shikoni se si qeni pushon të qarat e foshnjës (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 08:56 AM PDT

Një foshnje 9-muajshe ka pushuar së qari pasi qeni i tij, Jeeves e ka gudulisur për të rikthyer buzëqeshjen e vogëlushit.

Mamaja e djalit të vogël, Graham Wahrhaftig ka zbuluar mënyrën e duhur për ta qetësuar sepse e thërriti menjëherë qenin e familjes, i cili nisi ta ngacmonte me hundë derisa ai nuk ndalej nga të qeshurat.

"Isha shumë e lumtur që Jeeves ndaloi të qarat e Graham, askush nuk e  bën atë të qeshë ashtu si shoku i tij i ngushtë," – tha ajo, e cila e adoptoi qenin e rracës, Boxer kur ishte vetëm 5 muajshe shtatzënë.

Gjatë shtatzënisë, ajo ishte e shqetësuar nëse Jeeves nuk do ta pëlqente djalin e saj, por me kalimin e kohës kuptoi se ata të dy u pëlqyen me njëri-tjetrin dhe tani janë si shokë të ngushtë, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova

Rike Roci me fotosesion seksi për ndeshjen e Shqipërisë (Foto)

Posted: 24 Mar 2017 08:47 AM PDT

Rike Roci gjithmonë është e angazhuar.

 

Mëngjesin e të premtes Rike e ka kaluar duke realizuar një fotosesion të ri joshës, transmeton Telegrafi.

Bukuroshja pritet të jetë prezente në ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë që zhvillohet nga ora 20:45.

Rike Roci u bë e njohur pikërisht duke bërë tifo për kombëtaren në Marseille të Francës një vit më parë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more