Ruaje këtë postim Ruaje këtë postim

Merrni njoftime per postimet e reja

Search This Blog

“Arrestohen 4 të mitur për sulmin në Muzeun e Alfabetit të Shqipes në Manastir” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Arrestohen 4 të mitur për sulmin në Muzeun e Alfabetit të Shqipes në Manastir

Posted: 21 Mar 2017 09:31 AM PDT

Policia në Manastir të Maqedonisë ka njoftuar sot se ka paraqitur kallëzim penal kundër katër personave të mitur për shkak të dyshimeve se kanë hedhur kokteje të Molotovit në Muzen e Aflabetit të Shqipes. Sipas policisë, tre të mitur nga Manastiri dhe një tjetër nga një vendbanim i afërt, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, në fillim të këtij muaji gjatë natës kanë hedhur kokteje të Molotiovit në këtë muze dhe janë përpjekur ta ndezin atë. Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur më shumë gjurmë dhe gjësende, në të cilat gjatë ekspertizës është gjetur ADN-ja e një të mituri, kundër të cilit është paraqitur padi penale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Studenti rrahet për shkak të flamurit ukrainas

Posted: 21 Mar 2017 09:17 AM PDT

Një student pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Moskës thotë se është rrahur dhe hetuar nga Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), pasi e ka ekspozuar një flamur të Ukrainës, në trevjetorin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë. Ky person i tha sot Radios Evropa e Lirë se quhet Farukh dhe se ishte rrahur dhe marrë në pyetje për dy orë nga oficerët e FSB-së. Po ashtu, ai ishte detyruar ta shkruaj një deklaratë me të cilën pajtohet që të punoj si informator i FSB-së. Sipas këtij personi, oficerët i ishin kërcënuar se do ta përjashtonin nga universiteti, nëse nuk e nënshkruan deklaratën për bashkëpunim. Incidenti me ngritje të flamurit ka ndodhur më 18 mars, gjatë një koncerti për shënimin e trevjetorit të aneksimit të Krimesës së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në këtë koncert të mbajtur në kompleskin universitar, ishin të pranishëm qindra mijëra shikues. Personi Farukh tha se e kishte valvitur flamurin ukrainas nga dritarja e dhomës së tij në konvikt për të protestuar kundër sasisë së parave shtetërore, që janë shpenzuar për festimin e këtij përvjetori, derisa konviktet e studentëve pothuajse gjysmë të shkatërruara janë lënë pasdore për dekada me radhë.

Batalioni i NATO-s vendoset në Poloni si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë

Posted: 21 Mar 2017 08:57 AM PDT

Komandanti ushtarak amerikan, Steven Gventer, thotë se një batalion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me më tepër se 1,100 ushtarë të NATO-s, do të vendoset në Poloni, në fillim të muajit prill, derisa aleanca veri-atlantike, po e krijon një forcë të re në përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë. Nënkoloneli Gventer, i cili e komandon këtë grup, tha mbrëmë vonë se batalioni është "mision, e jo cikël i zhvillimeve stërvitore". "Qëllimi është për ta zmbrapsur agresionin në Baltik dhe Poloni", tha Gventer dhe ka shtuar se "forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse". Në përbërje të këtij batalioni janë 900 ushtarë amerikanë, afro 150 britanikë, dhe 120 ushtarë rumunë. Kjo është njëra prej katër formacioneve shumëkombëshe në gjithë rajonin e Baltikut. Rusia e ka dënuar këtë vendosje duke e vlerësuar si strategji agresive në kufijt e saj. 

Dhjetëra kallëzime penale për korrupsion ndaj zyrtarëve të shtetit

Posted: 21 Mar 2017 08:57 AM PDT

Agjencia Kundër Korrupsionit ka deponuar në Prokurori dhjetëra kallëzime penale, nën dyshime për korrupsion në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

Natasha Jeremiq: Nuk e pranoj kërkimfaljen e Vuçiqit

Posted: 21 Mar 2017 08:34 AM PDT

Natasha Jeremiq, bashkëshortja e kandidatit presidencial në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot se nuk e pranon kërkimfaljen e kryeministrit dhe kandidatit presidencial, Aleksandar Vuçiq, pasi një bashkëpunëtor i tij i afërt e ka akuzuar zonjën Jeremiq se "e udhëheq tregun e gjithmbarshëm të narkotikëve në Serbi". Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Beograd, ajo ishte dukshëm e shqetësuar dhe pothuajse gjithë kohën ajo ka folur duke qajtur, raporton agjencia Beta. Zonja Jeremiq tha se në deklaratën e nënshkruar nga funksionari i Partisë Progresive Serbe, Milenko Jovanov, ka dorë Aleksandar Vuçiq. Ajo theksoi se ende nuk është konsultuar me avokatët e saj, por nëse vendos për ndonjë padi, atëherë ajo do të bëhet kundër kryeministrit Vuçiq. Natasha Jeremiq tha se kurrë në jetë nuk ka pasur kurrfarë lidhjeje me narkotikë.

Rusia garanton për Ratko Mladiqin

Posted: 21 Mar 2017 07:59 AM PDT

Zëdhënësi i Gjykatës së Hagës, Nenad Golçevski, I konfrimuar Radios Evropa e Lirë se Gjykata në Hagë ka pranuar një kërkesë urgjente të cilën e ka parashtruar mbrojtja e të akuzuarit Ratko Mladiq. Në shkresë i kërkohet Gjykatës që Mladiqit t'I miratohet lirimi i përkohshsëm nga njësia e paraburgimit në Hagë me qëllim që të bartet në Rusi për shërim të domosdoshëm mjekësor. "Në lëndën kundër Ratko Mladiqit, avokatët e mbrojtjes së tij kanë parashtruar sot një kërkesë për lirimin e përkohshëm të të akuzuarit. Shkresa është voluminoze por në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë sepse nuk kam pasur qasje në dokument. Megjithatë, kjo është një kërkesë zyrtare dhe si e tillë është edhe publike", tha Golçevski për Radion Evropa e Lirë. Përpara dorëzimit të kërkesës, avokatët e Mladiqit në emër të klientit të tyre, siç mësohet, kanë paraqitur edhe gjetjet e mjekëve-ekspertë për gjendjen e tij shëndetësore që sic thuhet në kohën e fundit është përkeqësuar. Pjesë përbërëse e kërkesës, siç tha Miodrag Stojanoviq, bashkëmbrojtës i Ratko Mladiqit, është edhe garancioni i shtetit të Rusisë. Stojanoviq i tha Radios Evropa e Lirë, se me kërkesë të mbrojtjes së Ratko Mladiqit, Qeveria e Federatës Ruse ka dhënë garanci nëse Gjykata e Hagës do të lironte përkohësisht Mladiqin për shërim. Kjo, sipas Stojanoviqit, do të thotë se ata do ta pranonin për kontrolle shëndetësore, shërim dhe pas kësaj, kur Haga të kërkonte, ta kthenin në paraburgimin e Gjykatës në Hagë. Ish komandanti i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mladiq është arrestuar më 26 maj 2011. Ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve gjithandej Bosnjë dhe Hercegovinës, që në gjashtë komuna ka pasur përmasa të gjenocidit si dhe për marrje peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it. Mbrojtja e Mladiqit ka kërkuar lirimin kurse prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm. 

Në kufirin hungarez me refugjatët, të dënuar pa faj

Posted: 21 Mar 2017 07:40 AM PDT

Organizatat humanitare po vazhdojnë t'i ndihmojnë refugjatët që gjenden në kufirin me Hungarinë. Në Suboticë, afër kufirit me Hungarinë, këto organizata po u sjellin atyre ushqime, veshmbathje. Të paktën 8 mijë azilkërkues po presin në Serbi që të pranohen nga Hungaria.

Prokurorët francezë nisin hetimet kundër ministrit Le Roux

Posted: 21 Mar 2017 07:23 AM PDT

Zyra e prokurorit për financa në Francë, ka nisur një hetim ndaj ministrit të Brendshëm, Bruno Le Roux. Ministri Le Roux kishte punësuar në parlament, dy vajzat e tij. Përderisa në Francë është e ligjshme që të punësojnë familjarët e tyre, një raport në rrjetin televiziv TMC, ka raportuar se ministri Le Rouxe kishte punësuar disa herë vajzat e tij në si asistente në parlament, gjatë pushimit shkollor. Por, siç raporton TMC, ato nuk kishin punuar fare. Vajzat e ministrit, për herë të parë ishin punësuar në parlament, teksa ende ishin në shkollë të mesme. Zyra e Prokurorit ka thënë në një deklaratë për media, se hetimi është hapur sot dhe ai do të udhëhiqet nga agjencia ëq merret me luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit financiar. Zyra e Le Roux nuk ka komentuar për këtë rast. Një rast të ngjajshmë, me punësimin e familjarëve, e ka dëmtuar shumë, kandidatin konservator për president të Francës, Francois Fillon.

Hahn në Shkup, pritet me protesta

Posted: 21 Mar 2017 07:21 AM PDT

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i shoqëruar nga eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Shkup, në një përpjekje të re për t'i dhënë fund krizës politike në vend. Hahn dhe deputetët e Parlamentit të Evropës u pritën përpara selisë së Bashkimit Evropian në Shkup me protesta nga mbështetësit e VMRO DPMNE-së të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, në kundërshtim të barazisë gjuhësore dhe koalicionit të arritur ndërmjet Lidhjes Social Demokrate me partitë politike shqiptare. "Nuk e japim Maqedoninë. Ne kemi vetëm një shtet. Nuk do tëlejojmë të na e shqiptarizojmë shtetin", kanë brohoritur protestuesit. Johannes Hahn ndërkaq përmes rrjetit social Twitter ka porositur Maqedoninë që të respektojë demokracinë. "Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare. Mos nxitni tensione ndëretnike", ka theksuar Hahn në rrjetin social Twitter, pak kohë përpara se të zbriste nga avioni. Komisioneri I BE-së për zgjerim dhe eurodeputetët nisin të martën takimet me spektrin politik në vend për të gjetur zgjidhje për krizën e krijuar. Por, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që refuzoi t'i ndajë mandatin liderit të Social Demokratëve, Zoran Zaev, edhe përkundër sigurimit të shumicës parlamentare, nuk do të takohet me Johannes Hahn. Kabineti i Presidentit, ka njoftuar se Ivanov, që po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, do të kthehet në orët e vona të mbrëmjes që i pamundëson, siç thuhet, 'takimin me komisionerin Hahn'. Por, Brukseli thotë se në agjendën e Hahn është paraparë edhe takimi me presidentin. Johannes Hahn po qëndron për herë të dytë në Maqedoni pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor me ç`rast gjatë javës së kaluar tha se së "pari nevojitet bartja demokratike e pushtetit dhe më pas zbatimi i reformave". Arrihet pajtimi për Komisionin parlamentar Ndërkohë, përfaqësuesit e grupeve parlamentare kanë arritur ujdinë rreth përbërjes së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si parakusht për caktim të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Komisionin në fjalë do ta përbëjnë 6 anëtarë të VMRO DPMNE-së, 5 anëtarë të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe me nga një anëtar do të jenë të përfaqësuara dy partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lëvizja Besa. "Vendosëm të realizojmë një pauzë prej dy orësh që partitë politike të zhvillojnë konsultime brenda tyre, për të caktuar emrat e deputetëve që do ta përbëjnë Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në kuadër të parlamentit të Maqedonisë. Ndërkohë duhet të vendoset dhe nga cila parti do të jetë dhe kryetari i komisionit në fjalë", bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, Talat Xhaferi deputet I Bashkimit Demokratik për Integrim. (REL)

Pikturat e vjedhura të Van Goghut rikthehen në muzen në Amsterdam

Posted: 21 Mar 2017 06:39 AM PDT

Muzeu "Vicent Van Gogh"në Amstredam, ka njoftuar se janë rikthyer dy piktura të shekullit të 19-të, që ishin vjedhur 14 vjet më parë. Policia italiane, shtatorin e kaluar, gjatë një hetimi ndaj Raffaele Imperiale, i cili akuzohet se ka udhëhequr një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës, kishte gjetur dy piktura e Van Goghut. Dy pikturat e ekspozuara sot në muze, konsiderohen si pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit artistik të Van Goghut. Në vitin 2002, hajdutët kishin hyrë përmes çatisë së muzeut dhe kishin arritur që për katër minuta të vidhnin pikturat.

Lideri bjellorus thotë se janë arrestuar 20 persona të armatosur

Posted: 21 Mar 2017 05:59 AM PDT

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka thënë sot se rreth 20 militantë të armatosur, të cilët kanë planifikuar "provokim të armatosur" në Bjellorusi, janë arrestuar. Lukashenka pretendon se të dyshuarit janë trajnuar në kampet e militantëve në Bjellorusi, Ukrainë dhe "me gjasë" në Lituani dhe Poloni. Ai gjithashtu ka akuzuar se burime në Lituani dhe Poloni, financojnë aktivitetet e të arrestuarve. Deklarata e Likashenkas vjen vetëm një ditë pasi ai tha se kundërshtarët politik në vend, dëshirojnë "të krijojnë tensione në Bjellorusi" dhe se ata, sipas tij, "kanë mbështetje financiare nga perëndimi dhe shërbimet sekrete". Mijëra bjellorusë janë duke protestuar për një taksë ndaj të papunëve. Protestat kanë vazhduar edhe pse Lukashenka e ka tërhequr këtë taksë. Më shumë se 150 protestues janë arrestuar që prej 1 marsit. Dhjetra të tjerë ose janë gjobirut ose janë dënuar deri me 15 ditë burgim. Nuk ka pasur raportime se protestuesit kanë qenë të armatosur.

Riatdhesimi i mijëra të ikurve nga Kosova

Posted: 21 Mar 2017 05:44 AM PDT

Të paktën 32 mijë qytetarë të Kosovës të larguar nga vendi në valën e ikjes, dy vjet më parë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, janë riatdhesuar, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Erdogan: Vota po në referendum, përgjigje për Evropën fashiste

Posted: 21 Mar 2017 04:50 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se vota "Po" në referendumin e 16 prillit, është përgjigja më e mirë, në atë që ai e quajti Evropë "fashiste dhe mizore". "Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore.. një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi", tha Erdogan në një tubim në Ankara. Referendumi i 16 prillit pritet t'ia rrisë kompetencat Erdoganit, raporton AFP. Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Evropës janë tensionuar, pasi Holanda dhe Gjermania anuluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin. Erdogan në vazhdimësi e ka akuzuar Berlinin për "praktika naziste", ndërkaq Holandën për "fashizëm". Të hënën zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se komenete e Turqisë për "nazizëm dhe fashizëm", po bëhen me qëllim që Evropa "të mos bie në kurthin e fashizmit". Kjo krizë diplomatike po vë në pikëpyetje përpjekjet disa vjeçare të Ankarasë që t'i bashkohet BE-së. Por Erdogan ka thënë se nuk tensionimi i raporteve nuk do të përdoret kundër procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE.    

Rusi: Një person dënohet me 19 vjet burgim për pengmarrjen në teatër

Posted: 21 Mar 2017 04:22 AM PDT

Një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në pengmarrjen e vitit 2002, në një teatër në Moskë është dënuar me 19 vjet burgim. Gjykata rajonale ushtarake e Moskës, ka njoftuar për vendimin ndaj Khasan Zakayev, i cili ka ndihmuar militantët çeçenë gjatë sulmit në teatrin Dubrovka. Zakayev ishte arrestuar në mars të 2015-ës. Ai ishte deklaruar "pjesërisht" fajtor, duke pranuar se ka transportuar armë në Moskë, pak para se sulmi të ndodhte. Por ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se për çfarë arsye do të përdoreshin ato armë. Militantët e ndërprenë një shfaqje në teatër më 22 tetor dhe morrën peng të gjithë audiencën. Të gjithë pengmarrësit u vranë kur forcat speciale ruse lëshuan një agjent kimik dhe më pas hynë në ndërtesën e teatrit më 26 tetor. Një OJQ që avokon për të drejtar e viktimave dhe të familjarëve të tyre thotë se 174 pengje po ashtu vdiqën, shumica prej tyre për shkak të mungesës së trajtimit mjekësorë pasi ata kishin thithur gazin toksik. Shumë pengje u ngufatën pasi u tërhoqën jashtë ndërtesën dhe u lanë të pavetëdijëshëm të shtrirë në tokë. Zyrtarët rusë kanë thënë se nga sulmi në teatrin e Moskës, kanë vdekur 130 pengje.

Publikohet një raport për skemën e dyshuar të shpërlarjes së parave në Rusi

Posted: 21 Mar 2017 03:38 AM PDT

Është publikuar një raport për skemën e shpërlarjes së 20 miliardë dollarëve, të cilat ishin larguar nga Rusia në mes të viteve 2010 dhe 2014. Sipas The Global Laundromat, raporti tregon se në këtë skemë kanë qenë të përfshirë shumë rusë që dyshohet se kanë lidhje me qeverinë ruse dhe shërbimet e inteligjencës ruse. "Një pjesë e fondeve mund të jenë marrë nga thesari i Rusisë përmes mashtrimit dhe manipulimit me kontrata shtetërore dhe evazionit fiskal", thuhet në raport. Raporti i fundit i kryer nga Organizata për Krime dhe Korrupsion, si dhe nga partner lokalë në Rusi, Moldavi dhe gjetkë, është bërë pas një raporti të vitit 2014, për shpërlarje të parave. Hetimi ka dokumentuar rreth 70,000 transaksione të dyshimta, në të cilat janë përfshirë 21 kompani fiktive të kontrolluara nga Rusia, të cilët kanë dërguar pagesa në 96 shtete. Raporti thotë se dy prej kompanive fiktive, nënshkruanin marrëveshje të huasë, ku është përfshirë një qytetar moldav. Pasi një kompani ka dështuar, gjykata në Moldavi urdhëronte që kredia të paguhej në konton e Moldindconbank. Më pas paratë transferoheshin në banka në Perëndim dhe pjesë të tjera të botës. Në total, 8 miliardë dollarë kanë lëvizur në këtë mënyrë. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë kohore, dyshohet se 13 miliardë dollarë kanë lëvizur përmes bankës në Letoni, Trast Komercnbank. Që prej vitit 2014, kur u zbulua kjo skemë e shpërlarjes së parave, Moldavia, Letonia dhe Britania e Madhe kanë nisur hetim kriminal por tentimet për të sjell përgjegjësit para dretjësisë apo për të kthyer paratë e humbura, kanë dështuar në mungesë "të bashkëpunimit të zyrtarëve rusë", thuhet në raport.

Nga 900 persona me sindromën Down, vetëm 3 të punësuar

Posted: 21 Mar 2017 02:40 AM PDT

Në Kosovë jetojnë rreth 900 persona me sindromën Down. Ndonëse vitet e fundit, është shtuar përkujdesja për këtë kategori, megjithatë vlerësohet se ende mungon mbështetja e plotë institucionale. Prej 900 personave me sindromën Down sa ka Kosova, vetëm 3 prej tyre janë të punësuar. Që të tre në institucione private dhe asnjë në institucionet publike. Kjo kategori e shoqërisë ka edhe Shoqatën Down Syndrom Kosova e cila është themeluar në vitin 2007, dhe tani funksionon me qendra rajonale në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe në Mitrovicë. Mimoza Rogova, anëtare e kësaj shoqate, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në kuadër të shoqatës janë dy programe; ai për edukim dhe intervenim të hershëm, ku ofrohen shërbime profesionale për fëmijë dhe familjarët e tyre, si dhe programi për të rritur, ku ofrohen trajnime profesionale për një jetë të pavarur. "Shoqata Down Syndrom Kosova që nga themelimi ka dhënë një kontribut të madh duke avokuar dhe lobuar për të drejtat e personave me sindromën Down. Kemi punuar edhe për integrimin e personave me sindromën Down në institucionet e edukimit dhe arsimimit. Edhe pse ekziston Ligji për përfshirjen e personave me aftësi te kufizuara në shkollat e rregullta, megjithatë ne ende hasim në problematika nëpër institucione që fëmijët me këtë sindromë të ndjekin mësimet në shkollat e rregullta", ka thënë Rogova. Ndryshe, Shoqata për personat me Down Sindrom, në kuadër të organizatës ka hapur një kafiteri, ku të ardhurat e fituara do të shfrytëzohen për nevojat e shoqatës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, ka thënë se hapja e kafiterisë është aktivitet që vlen për ngritjen e vetëdijes së përgjithshme të shoqërisë si dhe të sigurojë të ardhura për shoqatën. "Këta (personat me sindromën Down), meritojnë vëmendje dhe ne po mundohemi t'iu ndihmojmë me aq sa kemi mundësi përmes projekteve. Unë mendoj që duhet të ndodhin këto aktivitete, pasi këta njerëz janë pjesë e shoqërisë tonë dhe meritojnë të kenë vëmendje dhe respekt. Mendoj që edhe komunat tjera duhet të kenë aktivitetet të tilla", ka thënë Abrashi. Themeluesja e organizatës Down Sindrom Kosova, Leonora Shabani, ka bërë të ditur se para vitit 2007, prindërit e fëmijëve me sindromën Down nuk kanë pasur njohuri për të drejtat e fëmijëve të tyre. Më pas me angazhimin e zyrtarëve të kësaj organizate, informimi por edhe përkrahja ka ndryshuar qasjen e tyre, thotë ajo. "Edhe prindërit kanë menduar se nuk mund ta gëzojnë asnjë të drejtë për fëmijët e tyre. Unë jam e lumtur që kemi arritur të ndikojmë te prindërit që të vetëdijesohen se edhe personat me Down sindorm kanë të drejta. Mentaliteti në shoqëri ka ndryshuar", ka thënë Leonora Shabani. Falë angazhimeve të shoqatave, fëmijët me sindromën Down janë pjesë e sistemit të rregullt arsimor, thekson Shabani. Gjatë një viti, mbi 6 mijë nxënës me nevoja të veçanta kanë vijuar mësimin e rregullt. ''Tash vet prindërit kanë dëshirë t'i kyçin në shkollë fëmijët dhe arsyeja pse ne kemi insistuar që fëmijët me sindromën Down të regjistrohen me fëmijët e tjerë, dhe jo në shkolla speciale, është sepse ata kopjojnë sjelljet e fëmijëve në klasë dhe përparojnë më shpejtë", është shprehur ajo. Për çështjen e shkollimit flasin edhe vet prindërit e fëmijëve të prekur me sindromën Down. Myrvete Gashi, nënë 56 vjeçe, thotë se është e lumtur që djali i saj po përparon në proces të rregullt mësimor. "Unë në moshën 8 vjeçare e kam regjistruar djalin në klasën e parë. Tash është në klasën e dytë dhe vijon mësimin në shkollë të rregullt. Jam e kënaqur me trajtimin, me mësuesen dhe gjithë stafin këtu pasi e përkrahin. Por, edhe unë vet shpesh vi dhe rri në shkollë, sepse ka raste kur më kërkon. Megjithatë po shoh përparim tek djali dhe jam e lumtur që na është mundësuar t'i regjistrojmë fëmijët me sindromën Down në shkolla të rregullta", është shprehur zonja Gashi. Sidoqoftë, shkalla e respektimit të të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë, nuk është në nivel të kënaqshëm, thonë edhe vetë zyrtarë të lartë institucionalë. Sipas tyre, edhe pse është punuar në hartimin e ligjeve për të drejtat e fëmijëve, ato nuk zbatohen në tërësi. (REL)

Një kafe me personat me sindromën Down

Posted: 21 Mar 2017 02:19 AM PDT

Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër të fushatës së shënimit të Ditës Botërore të Personave me sindromën Down, me moton "Një Shije Më Ndryshe" ka promovuar kafiterinë X 21, e cila ka punësuar personat me sindromën Down.

Thaçi: Njerëzit nën hetime jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Posted: 21 Mar 2017 02:00 AM PDT

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. "Njerëzit nën hetime, të mos lejohen jo vetëm të marrin poste publike, por as të përfshihen në listat zgjedhore", ka deklaruar Thaçi. Këto komente,ai i bëri në konferencën "Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë". "Synojmë që në Kosovë të kemi parti politike gjithëpërfshirëse e transparente", tha Thaçi. Nisma e tij për miratimin e një kodi për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, është mbështetur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O'Connell. Ai tha se sondazhet tregojnë se partitë politike janë më së paku të besueshme nga qytetarët. "Ky fakt, është mjaftë shqetësues për Britaninë e Madhe. Andaj, ne kemi ofruar eksperiencën tonë që partitë politike të bëhen më përgjegjëse dhe transparente dhe së bashkua ta luftojnë të keqen", ka thënë O'Connell. "Populli duhet të kërkojë më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe t'i mbajë ato llogaridhënëse", theksoi ai. Por, brenda partive politike, vijoi ai, ka njerëz që janë nën hetime për vepra kriminale. "Si mund të presim që kriminelët të japin llogari qytetarëve të vet", theksoi ambasadori O'Connell. "Duhet të kemi parti politike të shëndosha, demokratike e transparente", theksoi O'Connell, duke u pajtuar plotësisht me nismën e presidentit Thaçi, për miratimin e kodit për dekriminalizimin e skenës politike. Qëllimi i kësaj konference, u tha se është të ndihmohen proceset demokratike në Kosovë dhe të ndikohet te partitë politike të rrisin transparencën e financimit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë para votuesve.

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Bagdad

Posted: 21 Mar 2017 01:56 AM PDT

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës me makinë bombë në Bagdad, ku u vranë 27 persona. Përmes një deklarate të postuar online, vetëm pak orë pas sulmit, IS-i ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se një militant ka parkuar makinën e cila ishte e mbushur me eksplozivë, në zonën komerciale të Bagdadit, në lagjen Amila, e cila është e banuar me shiitë, raporton AP. Më herët, zyrtarët irakianë e kanë përshkruar këtë sulm si sulm vetëvrasës. Autoritetet në Irak kanë thënë se nga sulmi kanë mbetur të plagosur 45 persona, ndërkaq edhe 5 të tjerë, që prej sulmit, konsiderohen të zhdukur. Në muajin shkurt, nga një sulm me makinë bombë në Bagdad, u vranë të paktën 59 persona dhe u plagosën 66 të tjerë.

Pakistani ka rihapur dy pikëkalime kuftiare me Afganistanin

Posted: 21 Mar 2017 01:37 AM PDT

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka urdhëruar që të ripahen dy pikëkalimet kufitare me Afganistanin, duke e quajtur "gjest i vullnetit të mirë". Mbyllja e kufinjve më 16 shkurt, la të bllokuar qindra mijëra njerëz në dy pikëkalimet kryesore në Torkham dhe Chaman. Pakistani mbylli pikëkalimet kufitare me Afganistanin, pasi më shumë se 130 persona u vranë në një seri të sulmeve të kryera nga militantët, për të cilat, Islamabadi thotë se kanë ardhur nga Afganistani. Afganistani hedh poshtë këto pretendime.    

loading...

Related Posts :

Namazi

Syzat