Skip to main content

Zëri: “Tri sportet më të mira për shëndetin e njeriut (Video)” plus 29 more

Zëri: “Tri sportet më të mira për shëndetin e njeriut (Video)” plus 29 more


Tri sportet më të mira për shëndetin e njeriut (Video)

Posted: 25 Jan 2017 02:50 PM PST

Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike na ndihmojnë të jetojmë më gjatë duke i zvogëluar rreziqet e sëmundjeve të ndryshme dhe duke e përmirësuar shëndetin tonë mendor e fizik. Por, cilat ushtrime mendoni se sjellin më së shumti përfitime shëndetësore? Një studim i ri ka zbuluar se tri sporte janë më të prirat t’ju sigurojnë jetë më të gjatë. Lajmi i mirë është se të gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë ushtrime fizike, pavarësisht se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli ka një mesazh për Thaçin, nëse kandidon për President (Video)

Posted: 25 Jan 2017 02:32 PM PST

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për kandidimin e tij për President, në rast se Kushtetuta do të lejojë që ky post të zgjidhet nga populli. Ai ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se do të kandidojë për një mandat tjetër si President, vetëm nëse Kushtetuta ndryshohet, duke i lejuar popullit që të votojnë për zgjedhjen e Presidentit. Pacolli ka treguar se këtë e kërkon edhe ai vetë dhe ka folur për një garë ndërmjet tij e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celta eliminon galaktikët, Reali jashtë Kupës së Mbretit

Posted: 25 Jan 2017 02:21 PM PST

Reali i Madridit i ka dhënë lamtumirën Kupës së Mbretit në Spanjë, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Celta Vigo. Ronaldo u rikthye te goli në këtë takim, por kjo nuk mjaftoi që Reali të vijonte rrugën e suksesit për këtë trofe.  Pas humbjes në Santiago Bernabeo javën e kaluar me rezultatin 1-2, Real Madridi luante vetëm për fitoren mbrëmjen e sotme.  Por Celta Vigo rezultoi një kundërshtar i fortë edhe në këtë sfidë, duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liverpooli eliminohet prej Kupës së Ligës (Video)

Posted: 25 Jan 2017 02:05 PM PST

Liverpool nuk ka mundur të shkoj më tutje në Kupën e Ligës. “The Reds” ka pësuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Anfield Road” kundër Southamptonit duke humbur me rezultat 1-0, e cila gjë ka bërë të mos e vazhdojë garën më tutje Liverpooli, pasi që në takimin e parë ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0. Skuadra e Liverpollit gjatë gjithë pjesës së parëe kërkoi rrugën e golit, por nuk arritën të tundin rrjetën e ekipit kundërshtar, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani jashtë Kupës, këtë herë triumfon Juventusi

Posted: 25 Jan 2017 01:53 PM PST

Kupa e Italisë ka rezervuar një kombinim tjetër të fortë në fazën gjysmëfinale pasi Juventus mundi 2-1 Milanin në një ndeshje emocionuese, por tashmë në fazën tjetër të turneut do të ketë përballë Napolin. Skuadra kampione e Italisë ruajti të gjalla shpresat për objektivin sezonal pasi triumfoi ndaj kuqezinjve falë një starti të vrullshëm që influencoi dhe në kualifikim.  Vetëm 10 minuta zgjati barazpesha pasi një harkim fantastik i Cuadrado-s u finalizua në rrjetë nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E dhimbshme: Shikoni si i ndryshon lufta ushtarët (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 01:45 PM PST

Fotografi dhe gazetari Lalazh Snou përmes projektit “Ëe Are Not Dead” na sjell ndryshimin në fytyrat e ushtarëve nga vështirësitë e luftës. Në këtë set fotografish mund të shihni portretet e ushtarëve britanikë përgjatë shtatë muajve, para gjatë dhe pas misionit në Afganistan, transmeton shekulli.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump firmos urdhërin ekzekutiv për murin me Meksikën

Posted: 25 Jan 2017 01:40 PM PST

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Ai gjithashtu ka firmosur një vendim që i heq fondet qyteteve amerikane që janë kthyer në strehë të emigrantëve të paligjshëm.  Trump tha në një intervistë televizive se, “në mënyrë absolute Meksika do të rimbursojë 100 për qind shpenzimet e Amerikës për këtë mur”.  Ndërtimi i një muri 2......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo shënon golin e vitit (VIDEO)

Posted: 25 Jan 2017 01:36 PM PST

Cristiano Ronaldo ka barazuar rezultatin në ndeshjen Celta Vigo-Real Madrid. -- by ak-productions...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpallet i pafajshëm pas 25 vitesh në burg (Video)

Posted: 25 Jan 2017 01:30 PM PST

Hincapie bindi një gjyqtar të hedh poshtë akuzat ndaj tij. Prokuroria amerikane ka hedhur poshtë lëndën kundër personit, i cili kaloi një çerek shekulli pas grilave pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e disa turistëve në Nju Jork. Prokurorët e Manhattanit thanë sot se nuk do të rigjykojnë Johnny Hincapien, lidhur me rastin i cili ishte bërë simbol i qytetit të kapluar nga krimi ordiner. Hincapie u lirua pasi akuza ishte hedhur poshtë në vitin 2015, mirëpo i njëjti rrezikonte të kthehet në burg pas një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia do të ndërtojë 100 komplekse ushtarake në Arktik

Posted: 25 Jan 2017 01:25 PM PST

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar këtë të mërkurë se ka në plan të ndërtojë mbi 100 komplekse ushtarake në Arktik nga fundi i vitit 2017. Komplekset në fjalë do të përfshijnë aeroportin e ekstremit verior rus Nagurskoje, në ishullin Aleksandra, i cili do të jetë në gjendje të presë të gjitha llojet e avionëve ushtarakë rusë.  Aktualisht Ministria ruse e Mbrojtjes po ndërton në ishullin në fjalë një kompleks të madh rezidencial për stafin ushtarak, i pari në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ICK e Universiteti i Prishtinës bashkojnë forcat

Posted: 25 Jan 2017 01:19 PM PST

Innovation Centre Kosovo (ICK) tashmë do të shërbejë si Inkubator i Biznesit dhe Qendër e Inovacionit edhe për Universitetin e Prishtinës (UP). Synim kryesor i kësaj marrëveshje është ngritja profesionale e studentëve të UP-së në programet dhe aktivitetet e ICK-së. Por, edhe kjo e fundit duke përfituar nga asetet intelektuale dhe profesionale të universitetit. “Qëllimi i marrëveshjes është zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë, si rezultat i bashkëpunimit tonë. Ndihma që do të marrin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Glauk Konjufca flet për idenë e këmbimit të territoreve

Posted: 25 Jan 2017 01:15 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e akademik Rexhep Qosja për këmbim të territoreve. “Ne gjithmonë duhet të jemi të interesuar për shqiptarët jashtë Kosovës, sidomos në Luginë të Preshëvës, ku shkelja e të drejtave të shqiptarëve është mëse evidente”, tha Konjufaca. “Por në kontekstin aktual për shkëmbim të territoreve – kjo temë do të mund të hapej po të ekzistonte një konsensus i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edita Tahiri: Rugova ishte kundër këmbimit të territoreve (Video)

Posted: 25 Jan 2017 12:54 PM PST

Ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qenë kundër opsionit për këmbim territoresh, sepse që të dyja territoret janë toka shqiptare. Kështu thotë për TribunaChannel, Edita Tahiri, si njëra prej udhëheqësve kryesore të LDK-së në periudhën e okupimit. Edita Tahiri, njëherit edhe Ministre për Dialog thotë se Presidenti Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur projekt të qartë kombëtar dhe shtetëror në kohën e luftës për lirinë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Xhaka bëhet ‘përrallë’ nga gazetat britanike (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 12:52 PM PST

Granit Xhaka pushton faqet e para në mediat britanike pas incidentit në aeroport. Mesfushori kosovar ka fyer një punonjëse të aeroportit të Hithrou në Londër, duke e ofenduar me fjalët “k… e bardhë” në gjuhën gjermane. Incidenti në fjalë ndodhi pasi personi të cilin ai po shoqëronte në aeroport, Leonard Lekaj, një kushëri i të fejuarës së tij, Leonita, nuk u lejua të hynte në avion, shkruajnë mediat shqiptare. Britanikja “Sun Sport” e ka lajmin kryesor në faqen e parë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo vjen me huqjen e vitit (VIDEO)

Posted: 25 Jan 2017 12:51 PM PST

Cristiano Ronaldo ka humbur një rast ideal ndaj Celta Vigos. Mbetet 0:0. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria i jep leksion Anglisë, kalon turin e parë

Posted: 25 Jan 2017 12:45 PM PST

Shqipëria e futsallës mund Anglinë dhe kualifikohet në turin tjetër të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli, pas leksionit që i dhanë Bullgarisë vendase një ditë më parë, duke e mundur 7-1, kanë regjistruar sot një tjetër fitore të thellë, duke mposhtur 5-1 Anglinë, për të prerë biletën për në fazën tjetër të turneut, falë edhe fitores së Bullgarisë ndaj Maltës. Golat e Karajas dhe Selmanajt në pjesën e parë të ndeshjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Serbia po armatos Veriun

Posted: 25 Jan 2017 12:43 PM PST

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për DW, thotë se Serbia është duke armatosur serbët në veri të Kosovës. Duke folur për trenin provokues, Thaçi deklaron se nëse nuk do të ishte ndaluar, gjasat për shpërthimin e një konflikti të armatosur ishin të mëdha. “Ne kemi informacione se në tren ka pasur armatim dhe njerëz paramilitarë me qëllim që të futen në Kosovë dhe destabilizojnë Kosovën. Njëkohësisht e njohim edhe planin serb për ndarjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konjufca: Nuk bëhen marrëveshjet si ajo e 'Zajednicës' pa i pyetur institucionet tua

Posted: 25 Jan 2017 12:39 PM PST

Shefi i grupit parlamentar  të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se marrëveshjet e Brukselit mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk bëhen, ashtu si është bërë ajo e “Zajednicës”. “Para se të bëhen marrëveshje, pyeten institucionet e tua, në kuptimin cilat do të ishin vijat e kuqe. A ka qenë qëllimi që të arrihen marrëveshje apo ka qenë qëllimi që të dyshtohen marrëveshjet?”. Konjufca si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhiq: Muri i Mitrovicës ekziston në projektin e urës (Video)

Posted: 25 Jan 2017 12:34 PM PST

Muri i ngritur në veri të Mitrovicës, është në projektin e Brukselit për revitalizimin e urës, jo në lartësin e siç është ngritur, por është pjesë e këtij projekti. Këtë gjë e ka pohuar zyrtarja ekzekutive në Komunën e Mitrovicës veriore Adriana Hoxhiq, e cila ka thënë gjithashtu se rrëzimi i tij nuk është në dorën e Komunës. Hoxhiq ka thënë se çështja e urës është politike, dhe se është folur për të 4 vite me radhë pa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peja e mbyll si lidere

Posted: 25 Jan 2017 12:21 PM PST

Peja e ka mbyllur Grupin B të Ligës Ballkanike si lidere. Verdhezinjtë kanë shënuar shtatë fitore dhe tri humbje dhe janë skuadra e vetme kosovare që përparojnë në fazën tjetër të këtij evenimenti, derisa tri ekipet tjera, Sigal Prishtina, Bashkimi dhe Trepça janë eliminuar nga kjo garë. Pejanët ia dolën ta mposhtin të mërkurën mbrëma Tiranën me rezultat të thellë, 96:72, në ndeshjen e zhvilluar në “Karagaç”. Ndërkaq, skuadra shqiptare i jep fund këtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Policia e Kosovës: ‘Kurir’ po dezinformon – Ambasada holandeze nuk është gjuajtur me armë

Posted: 25 Jan 2017 11:48 AM PST

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, ka sqaruar opinionin lidhur me lajmin dezinformues të publikuar në portale serbe, për kinse sulm me armë në ambasadën Holandeze./Zeri/ Lexoni më poshtë të plotë sqarimin e policisë:   Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me lajmin dezinformues të publikuar në disa portale serbe, ndër to në portalin serb "Informer" ku thuhet "Kaos në Prishtinë: Njerëz të maskuar gjuajnë me armë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftëtarët me porosi nga Prekazi: Ne jemi gati (VIDEO)

Posted: 25 Jan 2017 11:43 AM PST

Në rast të ekstradimit të Ramush Haradinajt në Serbi, disa burra nuk do të rrinë duarkryq, njofton Klan Kosova. Dhjetëra ish-luftëtarë të Dukagjinit, porositën sot nga Prekazi, se në një rast të tillë, më nuk do të ketë paqe me Serbinë.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nikoliq: Nuk do të ketë luftë në Ballkan

Posted: 25 Jan 2017 11:42 AM PST

  Njeriu që para disa ditësh kërcënoi me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se nuk do të ketë luftë të re në Ballkan. Këtë deklaratë Nikoliq e ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve portugezë në Lisbonë të Portugalisë ku po qëndron për vizitë, duke thënë se është e pamundur të gjendet ndonjë politikan që dëshiron luftë, raporton”Danas”, përcjell......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sali Berisha: Tahiri fshehu kapjen e 2.5 ton droge në Bari

Posted: 25 Jan 2017 11:41 AM PST

Ish-­kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar gjatë ditës së sotme një mesazh, që i ka mbërritur atij në faqen e tij zyrtare. Sipas Berishës, Tahiri dhe Policia e Shtetit ka fshehur kapjen e një ngarkese prej 2.5 ton droge më 4 janar, në Bari të Italisë, shkruan gazeta Shekulli. Statusi i plotë i Sali Berishës është më poshtë: Oficeri digjital denoncon: ­ Fshehjen nga Tahiri dhe policia te kapjes se ngarkesës prej 2.5 ton droge me dt 4 janar 2017 ne Bari ­ Kalimin e trajlerit të ngarkesës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, më e korruptuara në rajon (VIDEO)

Posted: 25 Jan 2017 11:27 AM PST

  Transparency International bëri publik raportin vjetor të “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016”. Kosova shënoi përmirësime por prapë mbeti më e korruptuara në rajon. Kosova doli e fundit, pas Sllovenisë që është e para, Kroacisë, Malit të zi, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës e Maqedonisë, njofton Klan Kosova. Ndër problemet kryesore ende mbetet nepotizmi dhe jo-transparenca për financimin e partive politike por edhe disa fusha tjera.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurir: Sulm terrorist në Prishtinë, policia e Kosovës e përgënjeshtron

Posted: 25 Jan 2017 11:24 AM PST

Gazeta serbe “Kurir”, në portalin e saj ka shkruar rreth një sulmi “terrorist” i cili sipas tyre, ka ndodhur në Prishtinë, transmeton zeri.info. Sipas Kurir, dy persona të maskuar kanë shtënë me armë në drejtim të ambasadës së Holandës në kryeqytet, dhe më pas janë arratisur. Mirëpo, një lajm të tillë, e ka mohuar policia e Kosovës. Baki Kelani, ka thënë për zeri.info se ky informacion nuk është i vërtetë. Sipas tij, të shtënat kanë ndodhur në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Injoranca nuk është virtyt zoti Ministër!

Posted: 25 Jan 2017 11:09 AM PST

Letër publike për Ministrin Grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos I nderuar zoti Ministër, Jam tejet i befasuar nga një seri lajmesh sipas të cilave ju kërkoni dënimin maksimal për 7 rekrutë të ushtrisë greke me kombësi shqiptare, që në grumbullimin e tyre të parë ushtarak, kanë pozuar me shënjën e shqiponjës, një simbol i kombit shqiptar dhe një stilizim i flamurit tonë. Sipas të përditshmes Kathimerini ju keni thënë: “Ngjarje të tilla nuk tolerohen nga forcat e armatosura. Kushdo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KE: Drita e gjelbër për zgjatjen e kontrollit brenda Shengenit

Posted: 25 Jan 2017 11:06 AM PST

Komisioni Evropian e ka jap dritën e gjelbër për një vazhdim të gjendjes emergjente të kontrollit kufitar në disa vende brenda Shengenit. Kontrolli i kufijve është paraqitur në vitin 2015 dhe është fokusuar në pesë vendet e BE-së të cilat janë ballafaquar me fluks të madhe të emigrantëve. Shteteve anëtare të BE-së duhet zyrtarisht t’u miratohet ky “rekomandim” nga Komisioni Evropian që ai me pas të hy në fuqi, shkruan lajmi.net. Nëse ky rekomandim miratohet, Gjermania, Austria,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Lu: Cili do të jetë impakti i reformave të Trump mbi Shqipërinë

Posted: 25 Jan 2017 11:04 AM PST

Ambasadori i Shteteve Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat e bëra nga Presidenti Donald Trump si dhe impaktin që do të kenë reformat e paralajmëruara prej tij në botë dhe konkretisht në Shqipëri. Duke folur në Forumin e Humaniteteve me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Histori Filologjisë, ambasadori Lu sqaroi ndër të tjera se si mund të ndikojnë platformat politike të Trump në marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çifti që braktisi gjithçka për të udhëtuar

Posted: 25 Jan 2017 10:57 AM PST

  Pothuajse çdo ditë mësojmë nga një histori të re, nga njerëzit që marrin guximin dhe lënë gjithçka për të udhëtuar. Pas një kohë kur ata lodhën duke punuar nga ora 9:00 në 17:00, shkojnë jashtë në ndjekje të kohës së mirë, verës së përjetshme, aventurave dhe zbulimeve të reja. Këto histori vërtetë janë frymëzuese, transmeton Klan Kosova. Edhe të rinjtë Chanel dhe Stevo, një çift nga Afrika e Jugut – gati një vit më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more