Skip to main content

Zëri: “Thaçi: Ua bëmë me dije Nikoliqit e Vuçiqit se do të veprojmë si shtet i pavarur” plus 29 more

Zëri: “Thaçi: Ua bëmë me dije Nikoliqit e Vuçiqit se do të veprojmë si shtet i pavarur” plus 29 more


Thaçi: Ua bëmë me dije Nikoliqit e Vuçiqit se do të veprojmë si shtet i pavarur

Posted: 24 Jan 2017 02:48 PM PST

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran. “Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prapaskenat e takimit Thaçi-Mustafa e Nikoliq-Vuçiq (VIDEO)

Posted: 24 Jan 2017 02:31 PM PST

Liderët shtetëror të Kosovës e Serbisë, janë takuar në Bruksel. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri, Isa Mustafa i shtrënguan duart me homologët e tyre serb, përkatësisht Tomisllav Nikoliq e Aleksandër Vuçiq. Se çfarë ngjau dhe prapaskenat e këtij takimi mund t’i shohim në kronikë   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundon takimi, Vuçiq: U pajtuam që dialogu të vazhdojë me përfaqësim të lartë

Posted: 24 Jan 2017 02:28 PM PST

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Të dyja palët thanë se ishin “bisedime të vështira”. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran. Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi para Mogherinit e quan Vuçiqin njeri i dramave (Video)

Posted: 24 Jan 2017 02:13 PM PST

Takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel tashmë është duke u mbajtur. Para fillimit të këtij takimi, Federca Mogehrini fton përfaqësuesit e të dyja vendeve për ta bërë një fotografi së bashku, shkruan Indeksonline. Në këtë rast kryeministri serb, Alexander Vuçiq, shihet se heziton të shkoj për të dal në foto, dhe me këtë rast vërehet se si Mogherini i thotë që të vije pasi kjo është krejtësisht normale. Me këtë rast Thaçi iu drejtohet anglisht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto vajza binjake kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës dhe të syve

Posted: 24 Jan 2017 02:12 PM PST

Këto vajzat të lezetshme janë Kalani dhe Jarani Dean. Pavarësisht se ato nuk përngjajnë, (Kalani ka lëkurë të bardh dhe sy blu, dhe Jarani ka lëkurë të zezë dhe sy kafe),  ata në të vërtetë janë binjake. Prindërit e vajzave janë Whitney Meyer dhe Tomas Dean, nga Quincy, Illinois. Meyer ka postuar fotografitë e veçanta të vajzave, të cilat kanë lindur prillin e kaluar, shkruan BBC, transmeton “Zeri.info”. Çifti natyrisht që nuk mund të besojnë fatin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet djali i kryetarit të Leposaviqit, u kap me drogë në veturën e Qeverisë serbe

Posted: 24 Jan 2017 01:55 PM PST

Është arrestuar Marka Jabllanoviq, djali i kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanovqi. Ai u arrestua pasi u kap me drogë në njërën nga veturat e Qeverisë së Serbisë, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova Marka Jabllanoviq, është edhe vëllai i Aleksandar Jabllanoviq, ish-ministrit të shkarkuar për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. Akoma nuk dihen informata të tjera, pasi Policia ka qenë shumë konfidenciale sa i përket kësaj çështjeje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë

Posted: 24 Jan 2017 01:41 PM PST

 Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, bashkë me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu dhe Kryetarin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, kanë qenë mysafirë në një debat në televizionin publik serb RTS1. Zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pohuar për mediat serbe se serbët po e humbin durimin me pritjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi. “Ne nuk do të presim edhe shumë. Nëse nuk krijohet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse e kam parashikuar një krizë në Kosovë në mars: Është një mënyrë e shkëlqyer për Rusinë për ta testuar Trumpin

Posted: 24 Jan 2017 01:31 PM PST

Dëshira e ripërsëritur shpesh nga Donald Trump për ta shmangur konfrontimin me Rusinë me siguri do të ketë implikime për stabilitetin e një numri shtetesh në të ardhmen, ku kryesori nga ato do të jetë Kosova. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur shumë së fundmi me ashpërsimin e retorikës nga Beogradi. Kjo është dëshmuar së fundmi me përpjekjet e Serbisë për të futur një tren nga Beogradi për në Kosovë, tren ky i mbuluar me sloganin "Kosova është Serbi"......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu u përshëndetën Thaçi e Mustafa me Nikolliqin e Vuçiqin (Video)

Posted: 24 Jan 2017 01:22 PM PST

Janë publikuar pamje nga takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikolliq e Aleksandar Vuçiq, po ndërmjetësohet nga shefja për politikë të jashtme e BE'së, Federica Mogherin. Takimi ne Bruksel by GazetaExpress...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nishani takohet me Kurtin dhe Ymerin

Posted: 24 Jan 2017 01:20 PM PST

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarin Visar Ymeri dhe deputetin e saj, Albin Kurti. Biseda mes tyre  u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe kufirin e saj me Serbinë, shkruan Ora News. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peshëngritësi shqiptar kampion bote: Kush ma dha drogën që përdorja në sport

Posted: 24 Jan 2017 12:57 PM PST

“Federata na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra”. Prej pak ditësh, Daniel Godelli ka mundur të çlirohet nga dënimi 2-vjecar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall kampion bote. Arritja më e madhe sportive ndonjëherë në vendin tonë u shndërrua në turp dhe heroi Godelli humbi nga qarkullimi, pa mundur të shprehet dhe pa ditur të vërtetën, as nga trajneri që i stërviti në ato......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat greke: Nuk mjaftoi provokimi me shqiponjën, tani na quajnë edhe racist!

Posted: 24 Jan 2017 12:51 PM PST

Pas reagimeve nga politikanët shqiptarë për ndëshkimin e rekrutëve shqiptarë në ushtrinë greke, mediave në Greqi nuk u ka ardhur mirë që shteti i tyre është quajtur racist. Kështu, televizioni “Star” që është ndër më të ndjekurit në Greqi, thotë se “nuk mjaftoi provokimi me shqiponjën i rekrutëve shqiptarë në ushtrinë greke, por edhe deputetët shqiptarë na quajnë shtet racist, një krahasim plotësisht i gabuar”. Televizioni grek ka marrë rastin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i ri i Pentagonit ‘kundërshton’ Trampin

Posted: 24 Jan 2017 12:47 PM PST

Matis tha se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar në NATO. Shefi i ri i Pentagonit, James Mattis, porositi aleatët në NATO se Uashingtoni mbetet i përkushtuar dhe mbështetë në tërësi aleancën. Ai këtë deklaratë e bëri, përkundër faktit se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, e cilësoi NATO’n si një organizatë të vjetruar. Në ditën e parë në funksionin e tij të ri, Matis zhvilloi biseda telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Probleme me imunitetin? Konsumoni portokall dhe kivi, rezultate mahnitëse

Posted: 24 Jan 2017 12:37 PM PST

Me shumë siguri imuniteti juaj është i dobët. Në këtë artikull do t’ju njohim me kombinimin perfekt për një organizëm të çeliktë. Portokalli dhe kivi janë dy ndër frutat më të pasura me Vitaminën C, por kombinimi i tyre mund të bëjë mrekulli në rritjen e imunitetit të trupit tuaj dhe përfitimet në shëndet janë të mëdha. Një sallatë frutash me këtë kombinim do të ishte një mesvakt i shkëlqyer. Një tjetër mundësi është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon takimi i përbashkët i krerëve shtetërorë të Kosovës me ata të Serbisë

Posted: 24 Jan 2017 12:29 PM PST

Para pak çastesh ka nisur takimi i përbashkët i dy delegacioneve, atij të Kosovës dhe të Serbisë me ndërmjetësim të përfaqësues së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini. Takimi i përbashkët pason takimet e ndara të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me zonjën Mogherini, shkruan lajmi.net. Paraprakisht, Mogherini kishte takuar presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq.      ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuland jep dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit

Posted: 24 Jan 2017 12:15 PM PST

Diplomatja e njohur amerikane, e cila ka qenë e angazhuar edhe në çështjet e Ballkanit, Viktoria Nuland ka dhënë dorëheqje nga posti i ndihmës-sekretares së shtetit amerikan. Nuland është dorëhequr pak orë para se këtë detyrë ta marrë sekretari i ri i shtetit, Reks Tilerson, përcjell zhurnal. Në këtë funksion ajo e ka pasur paraardhës, mikun e shqiptarëve Riçard Hollbruk. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era dëshiron të këndojë në gjuhën shqipe, që Bota ta njeh sa më shumë atë (Video)

Posted: 24 Jan 2017 12:12 PM PST

Era Istrefi ka realizuar një intervistë kohëve të fundit për televizionin më të madh të muzikës MTV Këngëtarja është përgjigjur në një mori pyetjesh në këtë intervistë, por ajo çka ka befasuar shumë kë është që të mos tradhtoi këndimin në gjuhën shqipe. Madje Era gjatë intervistës ka thënë se ajo dëshiron që gjuha e saj të ndihet dhe të njihet nga e gjithë botë. Për këtë ky është një nder. Për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eliminohet edhe Bashkimi nga Liga Ballkanike

Posted: 24 Jan 2017 11:57 AM PST

Pas Sigal Prishtinës, Bashkimi është skuadra e dytë kosovare që është eliminuar sonte nga faza e parë e Ligës Ballkanike. Skuadra prizrenase është mposhtur në shtëpi nga KK Teodo me rezultat 76:79 dhe i thotë kështu herët lamtumirë këtij kompeticioni, shkruan zeri.info. Mysafirët e fituan çerekun e parë 25:22, ndërsa në atë të dytë ishin edhe më bindës, 21:12. Periudha e tretë ka qenë e nivelizuar, 16:16, derisa në 10 minutëshin e fundit prizrenasit dhanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eliminohet Prishtina

Posted: 24 Jan 2017 11:41 AM PST

Për Sigal Prishtinën, eksperienca në Ligën Ballkanike ka marrë fund para kohe, shkruan zeri.info. Bardhekaltrit janë eliminuar qysh në fazën e parë, të grupeve, pas paraqitjeve të zbehta këtë edicion. Humbja e sontme nga Kozuvi me rezultat 73:65 ua dha goditjen e fundit prishtinasve, të cilët kishin një shpresë shumë të vogël për të ecur tutje. Kozuvi e fitoi çerekun e parë 23:14, ndërsa ishte bindës edhe në atë të dytë, të cilin e mbylli 20:10, për ta kryer pothuajse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nikoliq: Unë dhe Vuçiqi e ndalëm trenin, ROSU erdhi tri orë pas

Posted: 24 Jan 2017 11:36 AM PST

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se trenin që ishte nga Beogradi, e ka ndaluar ai dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Unë dhe Vuçiqi kemi vendosur që ta ndalim trenin në Rashkë, derisa ata pas tri orësh i shfaqën Njësitet Speciale të cilat e dinin se treni nuk do të vjen, sepse Vuçiqi foli me krejt amabasadorët e huaj në Beograd”, ka thënë Nikoliq duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, pas takimit me Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova. Nikoliq ka thënë poashtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e dini si mund të quhet stadiumi nacional i Kosovës?

Posted: 24 Jan 2017 11:30 AM PST

Kosova pritet të bëhet me stadium nacional në vitin 2019, ku pritet t’i zhvillojë ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës. Por, a ju intereson se si do të quhet ai? “Zëri” ka mësuar përmes një burimi se aktualisht opsioni kryesor i emrit të stadiumit nacional është “Dardania”. Mbetet të shihet nëse do të vendoset kështu. Me siguri, tifozët e Kosovës, “Dardanët” do të ishin më të lumturit. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda shtëpisë në Palm Springs ku familja Obama po kalon pushimet (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 11:26 AM PST

Pasi i liroi vendin në Shtëpinë e Bardhë Presidentit Donald Trump ditën e premte, ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama po pushojnë në Palm Springs në Kaliforninë Jugore për pak pushim. E ndërtuar në fillim të viteve të 70’ta nga arkitekti Howard Lapham shtëpia është nga më luksozet. Familja Obama e kanë vizituar disa herë Palm Springs gjatë vjetëve të kaluara, duke hapur dyshime se mund të blejnë eventualisht ndonjë shtëpi atje. Aktualisht ata planifikojnë rikthimin në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër mbahet seanca gjyqësore për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës

Posted: 24 Jan 2017 11:15 AM PST

Rasti i sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016, do të trajtohet nesër në Objektin e Departamentit për Krime të Rënda. Rreth kësaj aktakuze pritet të deklarohen katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Arifi, Egzona Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Aktakuza ndaj katër të dyshuarve është ngritur më 29 dhjetor 2016, kurse pjesë e këtij grupi ishte edhe Astrit Dehari, i cili vdiq më 4 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit. /Lajmi.net/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: Negociatat me Serbinë nuk e bëjnë shtet Kosovën

Posted: 24 Jan 2017 11:10 AM PST

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka cilësuar si mashtrim deklaratat se me vazhdimin e negociatave me Serbinë, Kosova do të bëhet shtet. “Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!”, ka shkruar Dardan Molliqaj. Lexo postimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini takon edhe Thaçin e Mustafën

Posted: 24 Jan 2017 11:07 AM PST

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin kosovar, Isa Mustafa. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter. Ky takim i Mogherinit vjen pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq. Pas këtyre takimeve të ndara të të dyja palëve, Mogherini dhe të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A ka vend Adnan Januzaj në 11-shen e parë të Kosovës?

Posted: 24 Jan 2017 10:46 AM PST

Dje u spekulua se Adnan Januzaj dëshiron t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, shkruan zeri.info. Ky lajm më pas u tha se nuk ishte i vërtetë, por prapë se prapë, mesfushori istogas mund t’i bashkohet në çdo moment ekipit të Albert Bunjakit. Por, shtrohet pyetja: A ka vend mesfushori i Manchester Unitedit në ekipin e parë të Kosovës? Pa dyshim, do ta kishte mjaft të vështirë, pasi në të majtë po luan me sukses Bernard Berisha, kurse në të djathtë luan Milot Rashica. Sidoqoftë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini takohet me Nikoliqin e Vuçiqin

Posted: 24 Jan 2017 10:39 AM PST

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Tëitter. Mogherini do të takojë të dyja palët, si atë kosovare, dhe atë serbe, ndaras, para se përfaqësuesit më të lartë të të dyja vendeve të ulen për të vazhduar dialogun mes dy......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi e quan Hivzi Islamin kryetar të varur të Qeverisë

Posted: 24 Jan 2017 10:24 AM PST

Anëtari i Kryesisë së NISMA  për Kosovën, Bilall Sherifi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kundërshtuar zgjedhjen e Hivzi Islamit, në krye të Komisionit qeveritar për matjen e territorit. Ky është shkrimi i plotë: Qeveria e Kosovës më në fund e formoi komisionin për të ashtuquajturin proces të “Matjes së Territorit” të Kosovës. Në këtë shkrim nuk do të merrem me aspektet profesionale të kësaj çështje sepse konsideroj se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuçovë, vajza e denoncon babain se e përdhunoi

Posted: 24 Jan 2017 10:15 AM PST

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një e mitur ka denoncuar në polici se i ati e ka përdhunuar. Mësohet se e mitura iniciale R.Ç ka vajtur ditën e sotme në polici ku ka denoncuar se i ati ka abuzuar seksualisht me të. Pasi ka bërë denoncimin, vajza ka vajtur në shtëpi, kjo ka bërë që blutë të dyshojnë në vërtetësinë e kallëzimit, shkruan Lapsi.al. Po ashtu, një fakt tjetër që ka bërë që të ketë dyshime të forta se vajza po gënjen,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump nënshkruan dy urdhëra të tjerë ekzekutivë, zemëron ambientalistët

Posted: 24 Jan 2017 10:00 AM PST

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka zemëruar ambientalistët duke nënshkruar urdhëra ekzekutivë që mbështesin dy tubacione të diskutueshme të naftës. Trump ka mbështetur projektet e Keystone XL dhe Dakota Access, me kusht që të përdoret çeliku amerikan. Administrata e Obamas në fund të vitit 2015 ndaloi Keystone, që do të mbarte naftë të papërpunuar nga Kanadaja në Teksas. Ushtria ka vendosur vitin e kaluar për të eksploruar rrugë të tjera  derisa të martën në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more