Zëri: “Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)” plus 29 more |
- Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument)
- Jelena Miliq lëshon studion ku po debatonte me Aleksandër Vuçiq (Video)
- Foto ekskluzive nga dasma e djalit të Kastriot Tushës
- Afrimi e Xeni e kallin në dasmën e djalit të Kastriot Tushës (Foto)
- Fruti që zbardhon dhëmbët më shumë se pasta (Foto)
- Kujdes, radiatorët ua shkatërrojnë shëndetin
- Kastriot Tusha bën bashkë edhe krerët e futbollit (Foto)
- Walker: Ja pse më nuk flas me Thaçin (Video)
- Sevilla përmbysi Realin, ia shkaktoi humbjen e parë (Video)
- Dështon Juventusi (Video)
- Kastriot Tuasha mbledh të gjithë artistët në dasmën e djalit të tij (Foto)
- Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët
- Dy ish-presidentët takohen në dasmë (Foto)
- Ronaldo kalon Real Madridin në epërsi (Video)
- Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb
- Ndërron jetë legjenda e WWE-së, i cili ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës
- Instituti Amerikan Stratfor parashikoi murin dhe trenin
- Qeveria nuk e ka prioritet ushtrinë (Video)
- Higuain i pafat (Video)
- Çfarë ka humbur Ronaldo ndaj Sevillas (Video)
- Morniga, bima që vret kancerin dhe parandalon diabetin
- Rama, në ditëlindjen e Isa Boletinit, flet për Specialen e për trenin
- Test: A mund t'i gjeni të gjitha b-të në këto foto?
- Fiorentina shokon Juventusin (Video)
- Ju kujtohet fytyra e bebes në diell tek TeleTubbies? Ja si duket ajo sot (FOTO)
- Ja si ta zbulosh kush po të telefonon me numër privat (VIDEO)
- Nëse e bëni këtë në iPhone, celulari bllokohet përgjithmonë (Video)
- AP: Nga Haradinaj tek incidenti i trenit - kriza e madhe në zemër të Ballkanit
- Kështu e festoi golin ylli i Serie A (Video)
- Kaosi me lëndë në gjykata, mungesë e gjyqtarëve (Video)
Sjedi Hoxha ia punëson vëllain në postë Mentor Shalës (Dokument) Posted: 15 Jan 2017 03:07 PM PST Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka punësuar Mendim Shalën, vëllain e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, raporton “Zeri.info”. Siç mëson “Zeri.info”, Mendim Shala është pranuar në departamentin e marketingut në Postën e Kosovës. Pavarësisht se Mendim Shala është pranuar në punë, ai pothuajse asnjë herë nuk është në vendin e punës. Vlen të theksohet se Sejdi Hoxha, përpos që është drejtor i Postës ai është edhe militant i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Jelena Miliq lëshon studion ku po debatonte me Aleksandër Vuçiq (Video) Posted: 15 Jan 2017 02:42 PM PST Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike ka lëshuar studion gjatë debatit me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq që po mbahej në televizionin “Pink”, transmeton “Zeri.info”. Miliq, e ka lëshuar studion pasi që kryeministri serb, Vuçiq, i ka thënë se ajo po flet kundër interesave të Serbisë. Ky reagim i kryeministrit Vuçiq, ka ardhur pasi që Miliq, në një emision tjetër i kishte thënë Vedrana Rudan opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Foto ekskluzive nga dasma e djalit të Kastriot Tushës Posted: 15 Jan 2017 02:27 PM PST “Zeri.info”, ka siguruar fotografi nga dasma djalit të këngëtarit Kastriot Tusha. Dasma e cila po mbahet në “Hotel Sheraton”, në Tiranë ka mbledhur mjaftë fytyra të njohura publike. “Zeri.info”, ju sjell fotografi ekskluzive nga kjo dasmë. Për momentin, çifti i ri është duke vallëzuar. Shijoni fotografitë e kësaj atmosfere. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Afrimi e Xeni e kallin në dasmën e djalit të Kastriot Tushës (Foto) Posted: 15 Jan 2017 02:24 PM PST Ndër të ftuarit në dasmën e djalit të Kastriot Tushës janë edhe këngëtari Afrim Muçiqi e Shkëlzen Jetishi-Xeni, raporton “Zeri.info”. Para pak çastesh, ata ia kanë marrë këngës, gjë që ka bërë që edhe atmosfera të ndizet në dasmën e djalit të Kastriot Tushës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fruti që zbardhon dhëmbët më shumë se pasta (Foto) Posted: 15 Jan 2017 02:10 PM PST Arritën muajt e ftohtë të dimrit, dhe me ta edhe portokalli i lëngshëm. Përveç faktit që janë plotë me vitamina C, prandaj edhe ideal për imunitet të fortë, portokalli është aleat i madh i bukurisë. Më interesante nga të gjitha është se krejt çka ju duhet për bukurinë është lëvorja e tyre. Nëse ju dëshironi të keni dhëmbë të bardhë që shkëlqejnë, pa shkuar te dentisti, e gjitha që ju duhet të bëni është të fshini...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kujdes, radiatorët ua shkatërrojnë shëndetin Posted: 15 Jan 2017 02:08 PM PST Edhe pse ndihemi të lumtur kur nga dritarja e shtëpisë së ngrohtë e shikojmë borën duke rënë, duhet të jemi të vetëdijshëm se kujdesi ndaj lëkurës, në këto ditë të ftohta, është dukshëm më ndryshe, për shkak të radiatorëve. Më poshtë lexoni dëmet që vijnë nga radiatorët: Buzët e plasaritura: Për shkak të ngrohjes së ambientit në dimër, buzët plasariten më lehtë, pasi ajri në dhomë është më i thatë, kurse...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kastriot Tusha bën bashkë edhe krerët e futbollit (Foto) Posted: 15 Jan 2017 02:06 PM PST Këngëtari Kastriot Tusha, është përkujdesur në mënyrë të detajuar për mysafirët në dasmën e djalit të tij, transmeton “Zeri.info”. Përpos artistëve, këngëtarëve e politikanëve, Tusha nuk i ka harruar as udhëheqësit e futbollit shqiptar e kosovar. Madje, ai është përkujdesur që kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukan ta vendos në një tavolinë me presidentin e “FC Prishtina”, Remzi Ejupin. Në këtë fotografi shihet edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Walker: Ja pse më nuk flas me Thaçin (Video) Posted: 15 Jan 2017 01:59 PM PST Njeriu që alarmoi botën për atë që ndodhi në Reçak ishte ish-ambasadori William Walker. Njeriu që e nderojnë shumë kosovarët nuk është se tani ka fort raporte të mira me disa nga politikanët e vendit, njofton Klan Kosova. Të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në Reçak, ish ambasadori u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaqi. Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti. Bile i kishte mbetur hatri edhe për mungesën e Kryeministrit këtu. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sevilla përmbysi Realin, ia shkaktoi humbjen e parë (Video) Posted: 15 Jan 2017 01:48 PM PST Ecuria prej 40 ndeshjeve pa humbje është ndërprerë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, pasi Sevilla ka përmbysur rezultatin ndaj Real Madridit për të triumfuar në fund 2:1 Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë këtë sezon. Pas 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, Reali u ndal në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku u mposht 2:1, transmeton Gazeta Express. “Los Blancos” ishin duke fituar deri në minutën e 85’të, kur Sergio Ramos shënoi autogol për barazimin e rezultatit. Deri në fund...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 15 Jan 2017 01:46 PM PST Fiorentina e ka mposhtur 2:1 Juventusi “Zonja e Vjetër” ka pësuar humbjen e katërt këtë edicion në Serie A, pasi u mposht 2:1 nga Fiorentina në xhiron e 20’të, transmeton Gazeta Express. Për Fiorentinan shënuan Nikola Kalinic dhe Milan Badelj, derisa golin e nderit për Juventusin e shënoi sulmuesi Gonzalo Higuain. Pas kësaj humbje, Juve mbetet në kuotën e 45 pikëve, vetëm një më shumë se Roma, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kastriot Tuasha mbledh të gjithë artistët në dasmën e djalit të tij (Foto) Posted: 15 Jan 2017 01:43 PM PST Në familjen e këngëtarit Kastriot Tusha sot është ditë gëzimi e feste, kjo për faktin se ai po e marton djalin e tij, transmeton “Zeri.info”. Në fotografitë të cilat ka siguruar “Zeri.info”, nga dasma e djalit të Kastriot Tushës, e cila po mbahet në “Hotel Sheraton”, në Tiranë, shihet Tusha është përkujdesur që të ftoj mjaftë artistë e këngëtarë. Në këto fotografi shihet se ndër mysafirët e ftuar është edhe aktori i madh Mirush Kabashi,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vdekur nga të gjitha anët Posted: 15 Jan 2017 01:32 PM PST Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision special në TV Pink – dedikuar trenit që dje u nis nga Beogradi me synimin të shkonte në veri të Mitrovicës – ka thënë se të shtunën, rreth orës 4:00 të mëngjes, ka kuptuar se ka grupime të forcave shqiptare kundër të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës kur shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të dhe BE-në dhe serbët lokalë. Por, kjo shton se nuk...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dy ish-presidentët takohen në dasmë (Foto) Posted: 15 Jan 2017 01:28 PM PST Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli janë takuar sonte në Tiranë, transmeton “Zeri.info”. Ka qenë këngëtari Kastriot Tusha, ai i cili në dasmën e djalit të tij, që është duke u mbajtur në ambientet e “Hotel Sheraton”, në Tiranë, ka bashkuar të dy ish-presidentët si dhe shumë personalitete të tjera. Siç shihet në këto fotografi, të dy ish-presidentët duken mjaftë të lumtur, transmeton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ronaldo kalon Real Madridin në epërsi (Video) Posted: 15 Jan 2017 01:14 PM PST Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas me golin e shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutën e 67’të nga penalltia. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja çka shkruajnë mediat greke për trenin serb Posted: 15 Jan 2017 01:10 PM PST Edhe mediat greke kanë shkruar për trenin serb që donte të futej në Kosovë, duke shkruar se Serbia ka kërcënuar Kosovën. Gazeta e njohur “Protothema” nënvizon se presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç madje nuk ka hezituar të thotë se nëse ndonjë serb do të prekej në Kosovë, Beogradi do të niste edhe ushtrinë për në veriun e shtetit të ri ballkanik. Gazeta në fjalë shton se Kosova ka qenë territorialisht e Serbisë deri më 2008, kohë kur ka fituar edhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ndërron jetë legjenda e WWE-së, i cili ishte akuzuar për vrasjen e të dashurës Posted: 15 Jan 2017 01:05 PM PST Ikona e WWE-së, Jimmy ‘Superfly’ Snuka, ka ndërruar jetë në moshë 73-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij. Snuka, me prejardhje nga Fixhi, i cili ka jetuar në Camden County të New Jerseyt, ishte i njohur për hedhjet nga litarët e ringut. Në vitin 2015, ai ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të pavullnetshme për Nancy Argentino, trupi i të cilës ishte gjetur më shumë se tri dekada më herët në një hotel. Prokurorët kishin thënë se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Instituti Amerikan Stratfor parashikoi murin dhe trenin Posted: 15 Jan 2017 01:02 PM PST Instituti Amerikan për Studime Strategjike ‘Stratfor’, në raportin e tyre kishte vlerësuar dhe parashikuar se Ballkani do të jetë arena ‘që do të tërheqë vëmendjen e Rusisë dhe Perëndimit në tremujorin e fundit të vitit 2016 dhe fillim vitin 2017. Ata kanë parashikuar se pas referendumit të diskutueshëm në Republikën e Serbe, e cila u mbajt pavarësisht vendimit përjashtues të Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hrecegovinë, tensionet etnike do të nxiten edhe në Veri të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Qeveria nuk e ka prioritet ushtrinë (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:58 PM PST Transformimi i FSK-së në ushtri nuk është prioritet i Qeverisë së Kosovës. Kështu kanë thënë ish ushtarë të UÇK-së, tani deputetë të partive të ndryshme. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se gjasat kanë qenë gjithmonë por vullneti i Qeverisë ka munguar për ta transformuar FSK-në në FAK në mandatin e saj kushtetues. Madje ai u shpreh se një gjë e tillë nuk mund të ndodh, deri sa janë kushtëzimet e Listës serbe. /Tribuna...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 15 Jan 2017 12:51 PM PST Juventusi është duke humbur 1:0 nga Fiorentina, pas pjesës së parë “Zonja e Vjetër” kishte disa raste të mira shënimi, por duken të pafat. Sidomos ky i Gonzalo Higuain, goditje që u ndal nga mbrojtësi i Violas, i cili ishte i shtrirë. /Express/ La última jugada del primer tiempo de #FiorentinaJuve Gonzalo a punto de lograr el empate ¡Vamos Pipa! 👏⚽ @G_Higuain #Higuaín #FinoAllaFine pic.twitter.com/Q18HWJCrmh — Gonzalo Higuaín |GH9 (@GHsiemprearg) January 15, 2017 ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Çfarë ka humbur Ronaldo ndaj Sevillas (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:50 PM PST Sevilla dhe Real Madridi janë duke dhuruar spektakël në “Ramon Sanchez Pizjuan” Sevilla dhe Real Madridi mbyllën pjesën e parë ashtu siç edhe e filluan, pa gola. Dyja skuadrat dhanë spektakël për gjithë të pranishmit në stadium, me raste nga dyja anët. Por, më të mirin duket se e kishte Cristiano Ronaldo, i cili nuk arriti të devijojë një pasim të Benzemas, që u pengua edhe nga kundërshtari. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Morniga, bima që vret kancerin dhe parandalon diabetin Posted: 15 Jan 2017 12:49 PM PST Moringa është një barishte që ju ndihmon për një jetë të shëndetshme, në mënyrë që të shmangni problemet e trupit. Kjo barishte magjike vjen nga Azia Jugore. Moringa përman një sasi të madhe të vitaminave, si vitamina B, vitamina A, vitamina C, vitamin B2, hekur dhe magnez. Ja cilat sëmundje parandalon kjo barishte: Forcon eshtrat Për shkak të sasisë së madhe të hekurit, kjo barishte ndihmon në forcimin e eshtrave. Parandalon kancerin Kjo barishte ndihmon në rritjen e qelizave kancerogjene,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama, në ditëlindjen e Isa Boletinit, flet për Specialen e për trenin Posted: 15 Jan 2017 12:45 PM PST Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij, që përkon edhe me masakrën e kryer në Reçak. Rama ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”, një referencë kjo për gjykimet e mundshme të ish-luftëtarëve të UÇK’së në Gjykatën Speciale. Kryeministri shqiptar është deklaruar edhe për trenin provokues serb, duke konsideruar të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Test: A mund t'i gjeni të gjitha b-të në këto foto? Posted: 15 Jan 2017 12:41 PM PST Ky test i fundit që është bërë hit në rrjetet sociale sigurohet që t’ua lodhë sytë. Përdoruesit e internetit janë aktivizuar pasi u sfiduan nga një test i cili kërkon që t’i gjeni të gjitha shkronjat ‘b’ në mesin e shkronjave ‘d’. Testi ka disa nivele të vështirësisë, nga më e lehta deri tek më e vështira. Testi i modifikuar nga Gazeta Express për përdoruesit shqiptarë të internetit, kërkon që të jeni shumë të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fiorentina shokon Juventusin (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:38 PM PST Fiorentina ka kaluar në epërsi ndaj Juventusit Ishte sulmuesi Nikola Kalinic ai që shënoi për 1:0 në minutën e 37’të, duke shokuar mysafirët. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ju kujtohet fytyra e bebes në diell tek TeleTubbies? Ja si duket ajo sot (FOTO) Posted: 15 Jan 2017 12:36 PM PST Dikur për të gjithë ne shumë i pëlqyer 'teletubbies' që fillonte me daljen e një dielli duke buzëqeshur e përsonazhi i fytyrës në diell, tani është 22 vjeçare. Ajo para pak vitesh kishte zbuluar se përkundër pretendimeve të shumë njerëzve për të marrë meritat e saj, ajo në të vërtetë është ‘dielli’ tek ‘teletubbies’, përcjell lajmi.net Siç shihet nepërmjet fotografive ajo nuk ka ndryshuar edhe shumë edhe pse ka kaluar një kohë e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ja si ta zbulosh kush po të telefonon me numër privat (VIDEO) Posted: 15 Jan 2017 12:35 PM PST Të gjithë ne jemi ndjerë të bezdisur të paktën një herë nga një telefonatë pa numër. Dikush, i cili nuk ka as emër dhe as figurë, por që i bie telefonit tuaj dhe ju jeni në dilemë ta hapni apo të mos e hapni. Jeni i/e interesuar për t’i dhënë fund kësaj situate? Nëse po, atëherë kjo është mundësia juaj. Por si mund ta zbulojmë numrin e telefonit që na bezdis, në qoftë se ai del numër privat në ekranin tuaj. Ndiqni hapat e mëposhtëm që...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nëse e bëni këtë në iPhone, celulari bllokohet përgjithmonë (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:34 PM PST Nëse ia vendosni datën iPhone-it apo iPad-it tuaj në 1 janar 1970, ose t’i mashtroni miqtë tuaj për ta bërë këtë, ju do ta bllokoni iPhone-in dhe nuk ka kush që ta zhbllokojë atë më. Ky bllokim që ndodh me vendosjen e kësaj date të caktuar në cilësimet e celularit tuaj të Apple, bën që iPhone-i pas fikjes të mos mund të ndizet më. Faktikisht, iPhone do të ndizet deri tek shfaqja e logos së Apple, por do të mbetet aty dhe nuk do të mund ta zhbllokoni atë edhe nëse e fusni në PC...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
AP: Nga Haradinaj tek incidenti i trenit - kriza e madhe në zemër të Ballkanit Posted: 15 Jan 2017 12:27 PM PST Një tren nga Serbia, me mbishkrimet "Kosova është Serbi" në gjuhë të ndryshme, i ndalur në kufirin me Kosovën, ka shkaktuar një krizë të madhe në Ballkan dhe ka shkallëzuar një konflikt të mundshëm Rusi-Perëndim për dominim në zemër të Ballkanit, shkruan agjencia e lajmeve The Associated Press. Serbia ka akuzuar udhëheqësit e Kosovës të dielën se po "kërkojnë luftë", dhe ka paralajmëruar se do të mbrojë "çdo centimetër" të territorit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kështu e festoi golin ylli i Serie A (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:22 PM PST Se sa shumë e donë të dashurën e tij Dries Mertens, këtë e tregoi në ndeshjen ndaj Pescaras Ndryshe nga shumë futbollist, Dries Mertens, pasi shënoi golin e tretë për Napolin në fitoren 3:1 ndaj Pescaras, iu afrua njërës kamerë në stadium ku vizatoi zemrën – duke ia dedikuar kështu golin të dashurës së tij. /Express/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kaosi me lëndë në gjykata, mungesë e gjyqtarëve (Video) Posted: 15 Jan 2017 12:12 PM PST 400 mijë lëndë gjyqësore janë ende në sirtarë e Gjykatave të Kosovës – të pashqyrtuara. Sistemi i brishtë i drejtësisë, sipas juristëve, shprehet më së miri me këtë numër lëndësh që vazhdojnë të grumbullohen çdo ditë pa një shqyrtim korrekt. Mungesa e mbështetjes financiare për sistemin e drejtësisë po cilësohet nga njohës të fushës, si një prej arsyeve kryesore të grumbullimit të lëndëve. /Tribuna Channel/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: