Skip to main content

Zëri: “Momenti kur Trump injorohet nga Melania, derisa mundohet t’i tregojë se ku duhet të ulet (Video)” plus 29 more

Zëri: “Momenti kur Trump injorohet nga Melania, derisa mundohet t’i tregojë se ku duhet të ulet (Video)” plus 29 more


Momenti kur Trump injorohet nga Melania, derisa mundohet t’i tregojë se ku duhet të ulet (Video)

Posted: 19 Jan 2017 02:49 PM PST

Donald Trump është munduar t’i tregojë bashkëshortes së vet se ku duhet të ulet derisa po mbante një fjalim, por ajo e injoroi plotësisht duke u vepruar krye në veti. Ky moment i sikletshëm ndodhi vetëm disa minuta para se Trump të deklaronte, se “kabineti i tij ka koeficientin më të lartë në testin IQ sesa çdo qeveri tjetër që e ka pasur”, transmeton Telegrafi. Këto komente ekspertë të shumtë i vlerësojnë si të pabaza dhe të drejtuara kah kundërshtarët e tij......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëshmitari i vdekjes së të riut nga orteku në Brezovicë rrëfen për atë që pa (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 02:43 PM PST

Sot në Brezovicë në mënyrë tragjike ndërroi jetë një 24-vjeçar nga Ferizaji. Detaje se si ndodhi ngjarja e tmerrshme e cila rezultoi të jetë fatale për të riun e Ferizajt tregon një dëshmitar i ngjarjes. Në një komunikim dhe shkëmbim ngushëllimesh mes miqsh në rrjetet sociale dëshmitari në fjalë rrëfen momentin se si Fisnik Qerkini teksa po skijonte u bë viktimë e ortekut të borës, shkruan lajmi.net. Ai shpjegon se trupi i të ndjerit qëndroi gati tri orë në vendin ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

The Guardian: Pas agresionit serb, Kosova kërkon ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-të

Posted: 19 Jan 2017 02:39 PM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera ku ka denoncuar, siç ka thënë ai “një numër veprimesh dhe aktesh të agresionit, nga Serbia”. Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve, thuhet në një shkrim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq e krahason trenin me dronin: A duhej t’i çonim tanket në Kosovë?

Posted: 19 Jan 2017 02:30 PM PST

Kryeministri serb Aleksander Vuçiq në një intervistë për prestigjiozen italiane “La Repubblica” ka folur për tensionet e fundit të krijuara mes Serbisë e Kosovës pas tentativës së trenit serb me mbishkrimet “Kosova është Serbi” për t’u futur në Mitrovicë. Vuçiq duke e quajtur ushtri, policinë e Kosovës e cila shkoi në kufi për ta ndaluar trenin, tha se ky ishte një veprim i papërgjegjshëm i Prishtinës. Ai deklaron se simbolet nuk ishin imazhe nacionaliste, por ato......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dallku i dëshpëruar: Ku është plani për të ardhmen (FOTO)

Posted: 19 Jan 2017 02:28 PM PST

Armend Dallku mendon se Kosova ka mbetur në vendnumëro për sa i përket planit për të ardhmen e futbollit në këtë vend. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, i kthyer në Kosovë ku vesh fanellën e Prishtinës, i ka tërhequr vëmendjen nëpërmjet një statusi në Facebook autoriteteve kosovare që nuk po ndjekin shembujt në botë. Statusi i Dallkut: Klubi Kinez Gunagzhou Evergrande hapi qendrën stërvitore më të madhe ne botë. Në Akademi stërviten 2500 futbollist. Qendra stërvitore ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë fshihet pas koalicionit Putin-Erdogan

Posted: 19 Jan 2017 02:19 PM PST

Forcat ajrore ruse dhe turke më 18 janar kanë nisur një operacion të përbashkët ushtarak nga ajri kundër Shtetit Islamik  në qytetin al-Bab në verilindje të Aleppos, një nga bastionet e fundit të xhihadistëve pranë kufirit turk. Kjo është hera e parë që forcat ajrore të Rusisë dhe Turqisë janë përfshirë në një operacion të përbashkët, kurse sulmet janë kryer me pëlqimin e qeverisë siriane. Forcat ajrore ruse në këtë sulm kanë angazhuar katër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet Sociedad-Barcelona, kush e ka pritur këtë rezultat? (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 02:07 PM PST

Barcelona ka fituar betejën e parë ndaj Real Sociedadit 1:0 në Copa del Rey Skuadra e Barcelonë ka fituar pas 10 viteve në Anoeta ndaj Real Sociedadit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:0. Për herë të fundit Barcelona në udhëtim te Sociedad kishte fituar me 5 maj të vitit 2007.  Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Neymar, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë. Barcelona pas kësaj fitoreje ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, pasi ndeshja e kthimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është profesioni i Vali Krasniqit, burrit të Adelinës (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 02:06 PM PST

Ata thonë se lidhja e tyre është si një binom i përsosur. Adelina Ismaili, femra më e pëlqyer në të gjithë shqiptarinë, ra kokë e këmbë në dashuri me Vali Krasniqin, biznesmen. Të dy të ri, të pashëm dhe tejet të zgjuar. Adelina e Vali janë çifti më i kompletuar i estradës. Karriera e këngëtares së famshme menaxhohet pikërisht nga Vali. Ndryshe, Vali ka studiuar për ekonomi në “HES-SO University of Applied Sciences”, shkruan “Kosovarja".    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident i rëndë në Tiranë, udhëtarët mbesin të bllokuar në makinë

Posted: 19 Jan 2017 02:04 PM PST

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në dalje të Tiranës pranë qendrës tregtare “Casa Italia”. Burime të lapsi.al në vendngjarje thanë se aty kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të nxjerrë personat e bllokuar në një makinë. Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë vetëm për një të lënduar që është dërguar në spital. Nuk është e qartë ende dinamika e aksidentit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Takohen’ familja e Medës me të Obamës (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 02:00 PM PST

Meda po vazhdon pushimet me familjen e tij. Siç edhe ju kemi treguar Meda ka disa ditë që bashkë me familjen e tij janë në pushime. Ata në rrjetet sociale kanë publikuar fotografi e video të ndryshme nga ky pushim, shkruan rtv21.tv Së fundmi ata kanë publikuar një fotografi ku shihen pranë familjes Obama, mirëpo këta të fundit janë të ndërtuar prej dyllit. Kujtojmë se projekti i fundit nga Meda është “A u knaqe”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tjetër gol, Roma-Sampdoria mbyllet me rezultat të çmendur (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 01:55 PM PST

Roma është skuadra e fundit që është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë Skuadra e Romës ka mposhtur me spektakël 4:0 Sampdorian, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Golat për Romën në këtë ndeshje i shënuan Radja Nainggolan dy gola, ndërsa nga një gol e realizuan Edin Dzeko dhe Stephan El Shaarawy. Roma në çerekfinale u është bashkuar skuadrave tjera si Napoli, Fiorentina, Juventus, Milan, Inter, Sesena dhe Lazio.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Deklarata e Thaçit, më e kota që kam dëgjuar!

Posted: 19 Jan 2017 01:54 PM PST

Kryeministri  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmend të ndalet së komentuari trenin që ishte ndaluar të futej në Mitrovicë nga policia e Kosovës. I pyetur nga gazetarët se si i komenton akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Beogradi dëshiron ta aneksojë një pjesë të Kosovës, ashtu siç ka bërë Rusia me Krimenë, ai ka deklaruar se ky është “komenti më pa lidhje që ka dëgjuar ndonjëherë”, transmeton Telegrafi. “Sipas Kushtetutës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu: Askush nga ‘Vetëvendosje’ nuk e ka sulmuar asnjë gazetar

Posted: 19 Jan 2017 01:51 PM PST

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka sulmuar asnjë gazetar. Sipas Haxhiut, profesioni dhe parimet e gazetarisë nuk do të lejonin asnjëherë që Mentor Shala dhe soji i tij të bartin emrin gazetar, transmeton “Zeri.info”. Ajo përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se, Shala nuk është gazetar, por një shërbyes i regjimit "Pronto". “Ne kërkojmë që ky......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadorja Çitaku gati për ceremoninë e inaugurimit të Trump (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 01:42 PM PST

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku është bërë gati për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-së. Ajo përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, shihet nën shoqërinë e disa miqve me të cilët do të jenë bashkë në ceremoninë e Trump. “Në koncertin e inaugurimit bashkë miqtë dhe kolegët e mi të dashur”, ka shkruar ajo. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në Amerikë ((Foto+Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:41 PM PST

Shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara ka dalë në shitje me një çmim tejet të lartë, dhe atë hiq më pak se 250 milionë dollarë dhe ndodhet në lagjen Bel Air në Los Angeles. Me një fjalë kjo shtëpi i ka të gjitha, duke filluar nga salla e boullingut, dhomat e masazhit e deri tek pishinat, kinemaja, dhomat gjigante të mbushura me shishe të verërave më të shtrenjta e baret luksoze, transmeton Telegrafi. E ndërtuar në një hapësirë prej 38 mijë metra katrorë, kjo shtëpi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Supergol nga El Shaarawy (Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:39 PM PST

Roma është duke e deklasuar Sampdorian me rezultat 3:0 Roma është duke treguar paraqitje shumë të mirë ndaj Sampdorias, të cilën është duke e mposhtur 3:0 në Kupë të Italisë.  Golin e tretë për Romën e shënoi Stephan El Shaarawy, i cili shënoi me parabol. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi trishtues nga Hoeness: Përjetova tmerrin në burg

Posted: 19 Jan 2017 01:38 PM PST

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ishte për disa vite në burg. Numri një i bavarezëve nuk pagoi tatimin dhe përfundoi prapa grilave në Munich. Por ai ka treguar se ka përjetuar tmerrin aty, derisa të burgosurit kishin provuar ta shantazhonin. 65-vjeçari ka thënë se ka vuajtur në burg, teksa të burgosurit tentonin t’i bënin foto me telefon për t’i shitur ato pastaj. “Të burgosurit kanë provuar që të më bëjnë foto me telefona të futur në mënyrë të paligjshme brenda në burg,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj e krahason Xhelal Sveçlën me Marko Gjuriqin

Posted: 19 Jan 2017 01:18 PM PST

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, e ka krahasuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, se po flet me gjuhë dhe argumente të njëjta si ato të zyrtarit të qeverisë serbe, Marko Gjuriq. “Xhelal Sveçla kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës duke përdorur argumente dhe retorikë të njëjtë me të cilën shërbehen këtyre ditëve edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë”, ka shkruar Gecaj në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanka: Arritëm në Washington, moment special (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 01:17 PM PST

Vajza e parë e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Ivanka Trump, po ndjehet tejet e emocionuese me rastin e inaugurimit të babait të saj për postin e të parit të shtetit amerikan. Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar nga vet Ivanka, të cilën e ndau me publikun në facebook, ku shihej që sapo ka arritur në Washington, njofton Klan Kosova. ‘’Sapo arrita në Washington DC bashkë me familjen time. Moment shumë special’’ është shprehur Ivanka teksa shihet me fëmijët e saj në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma shënon edhe golin e dytë (Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:13 PM PST

Roma ka dyfishuar epërsinë në 2:0 ndaj Sampdorias në Kupë të Italisë Skuadra e Romës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sampdorias, me anë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Edin Dzeko. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shembet ndërtesa në Iran, 25 zjarrfikës dyshohen të vdekur (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 01:11 PM PST

Të paktën 25 zjarrfikës rezultojnë të humbur dhe dyshohet të kenë humbur jetën pasi një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët është shembur në qendër të Teheranit. E ndërtuar në vitin 1962, ndërtesa 17-katëshe ishte ndërsa e parë më e lartë në vend dhe përfshinte edhe një qendër tregtare. Raportet për viktimat janë kontradiktore. Agjencia Associated Press ka cituar TV Press të Iranit të ketë thënë se 30 zjarrfikës janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabitet me armë një barnatore në Prishtinë

Posted: 19 Jan 2017 01:08 PM PST

Barnatorja “Kushtrimi” në lagjen Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë, është grabitur me armë para rreth 2 orëve. Pronari i saj, Syl Nikqi, e ka konfirmuar për lajmi.net duke pohuar se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo grabitje. “Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por ato vajzat janë frikësuar shumë”, deklaron Nikqi. Ai thotë se nuk e di shumën e parave që kanë vjedhur grabitësit, por pohon se mund të kenë qenë mbi 500 Euro para që janë mbledhur nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rexhep Selimi për ROSU-në: Nuk bëhesh hero me foto në Facebook (Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:04 PM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, nuk mendon se ditën e shtune u bë ndonjë heroizëm i madh, kur Policia e Kosovës u dërgua në veri për ta ndalur trenin serbo-rus. “Duket që videot e postimet i kanë zënë vendin operimeve konkrete. Në ato video jo që kanë qenë të gatshëm, por nuk i kanë nxjerrë fort mirë. Heronjtë janë ndryshe, jo me fotografi”, ka thënë ai. Ai nuk e sheh në rregull edhe postimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurti kërcënon me gaz lotsjellës

Posted: 19 Jan 2017 12:58 PM PST

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT. “Mbaj mend si më arrestuan mua, me njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita përsëri kundërshton matjen e territorit (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 12:57 PM PST

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë shprehur kundër ftesës së Qeverisë së Kosovës. Ata nuk duan të jenë pjesë e Komisionit që do të bënë matjen e territorit të Kosovës, i cili do të mbahet më datë 24 janar 2017. Opozita ftesën e Qeverisë po e konsideron si fitim në kohë që sa më gjatë ta mbajë pushtetin. Madje, ata thonë se qëndrimin e opozitës e dinë tashmë edhe vetë krerët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nainggolan bombardon portën e Sampdorias (Video)

Posted: 19 Jan 2017 12:52 PM PST

Roma ka kaluar në epërsi ndaj Sampdorias, me supergolin e mesfushorit belg, Radja Nainggolan. Shikojeni këtë gol fantastik nga Radja Nainggolan.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymar kalon Barcelonën në epërsi (Video)

Posted: 19 Jan 2017 12:43 PM PST

Neymar ka shënuar golin e parë për Barcelonën ndaj Real Sociedad Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Real Sociedadit, me golin e Neymar të shënuar nga pika e bardhë. /Express/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shala: Vetëvendosje po bën thirrje për likuidim të gazetarëve

Posted: 19 Jan 2017 12:39 PM PST

Drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje. Shala e ka krahasuar VV-në me regjimet totalitare dhe diktatoriale, dhe ka thënë se po bën thirrje për likuidim të gazetarëve e shkatërrim të medieve. Deputetët e VV-së, shfaqen sot në Kuvend një banerë me fotografitë e disa zyrtarëve të shtetit, si dhe drejtorit të RTK-së e redaktorit Ridvan Berisha, ku akuzoheshin se janë fajtor për arrestimin e aktivistëve të tyre. Reagimi i plotë i Mentor Shalës: Me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roma-Sampdoria, 'bombardohet' porta (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 12:36 PM PST

Leandro Paredes i Romës ka dridhur traversën e Sampdorias, me një super-goditje nga distanca.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E zbulon Majk, Cozman ‘është dashuruar’ (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 12:36 PM PST

Duket se Cozman ka gjetur përsëri dashurinë. Pas ndarjes nga Tuna, shpesh është folur për Cozman dhe është spekuluar se ka filluar lidhje me secilën vajzë që ai është parë. E duket se një vajzë e me të vërtetë i ka marrë mendjen reperit, e këtë e zbulon miku i tij, e kolegu Majk, përcjell lajmi.net. Ai duket se është në darkë me Cozman, i cili shihet i ulur përballë tij dhe po buzëqesh duke shikuar në telefon, ndërsa përshkrimi i Majk “u dashuru pom doket”......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more