Skip to main content

Zëri: “‘Dardanët’ iu përgjigjen akuzave të maqedonasve” plus 29 more

Zëri: “‘Dardanët’ iu përgjigjen akuzave të maqedonasve” plus 29 more


‘Dardanët’ iu përgjigjen akuzave të maqedonasve

Posted: 20 Jan 2017 03:15 PM PST

Grupi i tifozëve “Dardanët” u janë përgjigjur akuzave të klubit maqedonas FC Gama, të cilin e kanë mposhtur në finale të turneut “CocaCola Prishtina Futsal 2017”. Tifozët kosovarë, të cilët e fituan këtë turne me plot meritë ndiejnë obligim të sqarohen me opinionin, duke i konsideruar të pabaza akuzat e maqedonasve, kinse kanë marrë kërcënime dhe se u është bërë e padrejt. Kjo është përgjigja e “Dardanëve” drejtuar klubit maqedonas: “Pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër në Prishtinë protestohet për Haradinajn

Posted: 20 Jan 2017 02:31 PM PST

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës kanë paralajmëruar një protestë për nesër në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas ndalimit nga Policia në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë. Siç është bërë e ditur, nga të gjitha komunat e Kosovës autobusët do të nisen në ora 11:00 drejt kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të mbahet protesta në ora......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dridhet Reali, çfarë ka Ronaldo në dorë? (Video)

Posted: 20 Jan 2017 02:25 PM PST

Cristiano Ronaldo ka dridhur Real Madridin para ndeshjes me Malagan. Ylli portugez është shfaqur me dorë të lidhur pas stërvitjes së fundit të Real Madridit.  Kjo ka alarmuar mediat madrilene, të cilat janë në dyshim nëse Ronaldo do të luajë ndaj Malagas apo jo, përcjell Express.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump iu afrua gruas së tij për ta puthur, por ja çfarë bën ajo (Video)

Posted: 20 Jan 2017 02:22 PM PST

Një nga gjërat më të rëndësishme të një presidenti të ri është imazhi i tij si një njeri familjar. Sot, në inaugurimin e 45-të në Uashington, Donald Trump ishte i rrethuar nga miqtë dhe familjarët. Në sekondën e fundit para se të merrte podiumin për t’iu drejtuar turmës së njerëzve në National Mall, ai mendoi të bënte diçka të këndshme. Me Michelle dhe Barack Obama që po shikonin, Trump iu afrua gruas së tij për t’ia dhuruar një puthje. Por nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Trenat provokues të Serbisë do t’i ndalim

Posted: 20 Jan 2017 02:12 PM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se nëpërmjet veprime provokuese, si rasti i fundit me tren, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin. Në këtë intervistë dhënë për “Epoka e re”, Mustafa ka vlerësuar se ndalja e trenit ilegal serb ishte një test për vendosmërinë e institucioneve të shtetit të Kosovës që t’i mbrojë ligjet. Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se as në të ardhmen presidenti serb nuk mund të hyjë në Kosovë pa respektuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E rrallë: Ja çfarë ka ndodhur në ndeshjen mes Las Palmasit dhe Deportivos (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 01:59 PM PST

Në ndeshjen mes Las Palmasit dhe Deportivo La Corunas ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme Derisa po luhej minuta e 47-të e kësaj ndeshje, e cila është zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas, sistemi që ujitë fushën e futbollit është lëshuar përnjëherë, shkruan AS, përcjell Express Pas kësaj, gjyqtari i takimit e ka ndërprerë ndeshjen derisa është ndalur uji. Pas pak minutave ndeshje ka vazhduar normalisht dhe në fund ka përfunduar me rezultat të barabartë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A e keni ditur se për çka shërben sirtari poshtë furrës së shporetit?

Posted: 20 Jan 2017 01:56 PM PST

Nëse shporeti juaj ka një sirtar poshtë furrës, ju ndoshta nuk po e përdorni në mënyrën e duhur. Shumica e njerëzve e përdorin këtë hapësirë për t’i futur në të tiganët e tepsitë e pjekjes dhe nganjëherë i fusin edhe dorezat ndihmëse në të. Mirëpo kjo nuk është arsyeja se pse shporetët që i kemi në shtëpi e kanë atë ekstra hapësirë nën furrë. Sirtari poshtë furrës, shërben për të mbajtur ushqimin që e keni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Telefonata e fundit e Obamas me ‘Mikeshën speciale’

Posted: 20 Jan 2017 01:54 PM PST

Barack Obama zgjodhi një mikeshë speciale për telefonatën e fundit të tij si president ndaj një udhëheqësi të huaj, përpara se Donald Trump të bënte betimin dhe të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Në telefonatën e bërë të enjten, ish-presidenti Obama foli me Kancelaren gjermane Angela Merkel për të theksuar se marrëdhëniet e forta SHBA-Gjermani janë jetike për rendin botëror, në një kritikë të nënkuptuar ndaj Trumpit. Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle biseduan me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A duhet pirë ujë gjatë ushqimit?

Posted: 20 Jan 2017 01:49 PM PST

Pirja e ujit para dhe gjatë ushqimit është shprehi që e kanë shumë njerëz. Zbulimet e reja tregojnë se pijrja e ujit gjatë ngrënies bën më shumë dëm sesa dobi. Pse uji nuk është i mirë për t’u pirë gjatë ngrënjes së ushqimit? Dietologia Robin Joukilis, në librin e saj “Go with your gut” (Ecni me lukthin tuaj) pretendon se kjo shprehi dëmton tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese në organizëm. Joukilis ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Yndyrat që trupi ynë i kërkon me “këmbëngulje”

Posted: 20 Jan 2017 01:48 PM PST

Është e vërtetë se sapo dëgjojmë fjalën yndyrë ndërmend na vjen shëndeti i tepërt, probleme me zemrën apo probleme me qarkullimin e gjakut. Trupi ynë ka nevojë për yndyra që të funksionojë siç duhet, ka nevojë për energji për të mbrojtur organet tona dhe mbi të gjitha për të mbajtur organet nën kontroll. Janë yndyra të cilat kanë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Ata ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ulin presionin e gjakut dhe përmirësojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët botërorë shpresojnë në bashkëpunim me Trumpin

Posted: 20 Jan 2017 01:41 PM PST

Udhëheqës botërorë kanë uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas inaugurimit të tij më 20 janar. Ata kanë shprehur dëshirën për të punuar me administratën e tij, ndërsa disa liderë perëndimorë kanë bërë thirrje për vazhdim të bashkëpunimit në çështjet e sigurisë. Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për gazetën Financial Times, tha se mendon se Trump “e njeh rëndësinë e NATO-s”, pavarësisht kritikave për aleancën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Austri arrestohet një shqiptar, dyshohet se planifikonte sulm terrorist

Posted: 20 Jan 2017 01:20 PM PST

Policia austriake arrestoi të premten një person, nën dyshimet se ka planifikuar sulm me bombë në Vjenë, raporton Reuters. Agjencia e lajmeve citon një zëdhënës të policisë të ketë thënë se i dyshuari është arrestuar në një apartament në Vjenë nga forcat speciale. Sipas tij, shërbimet e huaja të inteligjencës i kanë paralajmëruar autoritetet austriake për sulm të mundshëm. Gazeta austriake Krone raporton se një grup i islamistëve radikalë me prejardhje shqiptare ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dorëshkrimet origjinale të Clinton për Bush dhe të Bush për Obamën (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 01:15 PM PST

Janë publikuar për herë të parë letrat e shkruara me dorë të ish-Presidentit, Bill Clinton, për pasardhësin e tij George W. Bush dhe ajo e Bushit për Barack Obamën, Letrat, të cilat ruhen në Arkivin Kombëtare të Administratës Amerikane, janë pjesë e traditës që përcillet tash e sa kohë nga presidentët në Amerikë. Në letër, Bush i shkruan Obamës; “Urime që je bërë President. Sa po ke filluar një kapitull fantastik të jetës tënde”, njofton Klan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Talentja e vogël që po mahnit me vizatimet e saj (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 12:55 PM PST

Është vetëm 14 vjeçe por talenti i saj për vizatimin tejkalon pritshmëritë. Erleta Matoshi nga Hajvalia, nxënëse e klasës së tetë ka talent të veçantë në fushën e artit pamor, transmeton Indeksonline. Çdo ditë ajo realizon punime, kryesisht portrete dhe skulptura, të cilat arrin ti punojë me mjaftë mjeshtëri. Më poshtë gjeni disa nga punimet e saj.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pak më ndryshe, kosovari që interpreton në mënyrë të veçantë hitet shqip (Video)

Posted: 20 Jan 2017 12:49 PM PST

Ka me mijëra klikime në rrjetet sociale. Është ky Lirjon Zenelaj i cili me këngë-covera, hite të ndryshme, argëton fansat e tij në internet. Lirjoni, nga Suherka, me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha 6 vjeçare.  Derisa tani po vazhdon studimet në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, transmeton Indeksonline Më poshtë i keni disa video ku shihet Lirjoni dhe Drilon Jahdauit.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja edhe sa gjatë Trump nuk do të jetë më President

Posted: 20 Jan 2017 12:46 PM PST

Sot, Donald Trump mori postin e Presidentit të SHBA-së. Ai vendosi dorën e tij në bibël dhe recitoi fjalët: “Betohem solemnisht se do të kryej me besnikëri detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe do të jap më të mirën e aftësisë sime, për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”. Dhe të gjithë mbetën me një pyetje të rëndësishme: Sa kohë ka deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale? Në mënyrë që saktë ta dini......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti uron presidentin e ri amerikan

Posted: 20 Jan 2017 12:45 PM PST

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti e ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e dhënës së betimit të tij, duke shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Maqedonisë, shqiptarëve dhe Ballkanit në rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. Urimi i Ahmetit: Më lejoni ju lutem që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eliza Dushku injoron inaugurimin e Trumpit, uron fat të mbarë për familjen Obama (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 12:41 PM PST

Aktorja e mirënjohur shqiptare Eliza Dushku, e cila tash e disa vite jeton në SHBA, mesa duket e ka ndjekur me vëmendje sot (e premte) inaugurimin e presidentit të ri në’ Shtëpinë e Bardhë’. Por, mesa duket nuk ka qenë akomodimi i presidentit Donald Trump në shtëpi fokusi kryesor për aktoren, pasi ajo më shumë është emocionuar kur ka parë familjen e presidentit në largim Barack Obama që të largohet. Dushku ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta të dhunshme dhe arrestime në ditën e inaugurimit të Donald Trump (Video)

Posted: 20 Jan 2017 12:18 PM PST

AP raporton se një grup protestuesish kanë dëmtuar makina, dyqane dhe kanë shkaktuar dëme tjera gjatë protestave kundër inaugurimit të presidentit Donald Trump. Policia, raporton AP, po përdorë spreijn djegës dhe arreston disa nga protestuesit. CNN raporton se deri më tani, janë arrestuar të paktën 90 persona. More than 90 people are arrested, as police and protesters clash blocks from the #InaugurationDay parade https://t.co/vEtks78F0S — CNN Politics (@CNNPolitics) January 20, 2017   Police standoff with protesters continues in DC, where......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe pas trenit, siguria e vendit në nivel (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 12:07 PM PST

Treni serb me simbole nacionaliste ka provokuar goxha rëndë Kosovën. Bile ka mobilizuar edhe forcat policore, të cilat shkuan në Jarinje për të intervenuar në rast nevoje, njofton Klan Kosova Por, pavarësisht situatës së fundit, siguria brenda vendit mbetet në nivel. Të paktën kështu u ka thënë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, anëtarëve të komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e këtij organi të sigurisë. Selimaj këtë të premte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kodet e shërbimeve seksuale në 'sallonet e masazhit' në Tiranë!

Posted: 20 Jan 2017 12:06 PM PST

Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral). Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Conte dhe Mourinho në garë për yllin e Milanit (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 12:03 PM PST

Gianluigi Donnarumma, portieri i Milanit, gjatë verës mund të transferohet në Premierligë Skuadra e Milanit mund të mbetet pa yllin e saj të ri, portierin italian,  Gianluigi Donnarumma gjatë verës. Sipas tabloidit britanik, The Independent, Jose Mouirnho dhe Antonio Conte po synojnë që gjatë verës t’i bëjnë ofertë Milanit për Donnarumma, përcjell Express. Por, përveç Chelseas dhe Manchester Unitedit, portierin e talentuar po e kërkon edhe Real Madridi dhe Juventusi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania reagon ashpër ndaj fjalimit të Donald Trump

Posted: 20 Jan 2017 11:50 AM PST

Zëvendës kancelari i Gjermanisë ka akuzuar Donald Trump për dhënien e fjalimit të inaugurimit me “tona të larta nacionaliste”. Sigmar Gabriel shtoi se biznesmeni është zgjedhur si rezultat i “radikalizmit të keq” në SHBA. Politikani i bëri këto komente në një intervistë televizive, transmeton Gazeta Express. Trump u betua zyrtarisht si Presidenti i 45-të i SHBA-së, së bashku me Zëvendës Presidentit Mike Pence. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini: I kam ftuar Mustafën dhe Vuçiqin në Bruksel

Posted: 20 Jan 2017 11:43 AM PST

Përfaqësuesja e lartë BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini thotë se ishte ajo që i ftoi në raundin tjetër të dialogut kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në Bruksel. Mogherini tha se ky takim është esenciale  në ditët e tensioneve në rritje. Ajo thekson se është në interes të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës sikurse edhe gjithë rajonit, transmeton lajmi.net. Kjo është sipas saj ajo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si provuan imamët salafi të krijonin bashkësinë e tyre islame në Kosovë (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 11:30 AM PST

Ministria e Administratës Publike ka pezulluar punën e organizatës IKSB që u themelua dhe u drejtua nga imamët Ekrem Avdiu, Sadat Rrustemi dhe Alladin Abazi. Vendimi i MAP-it, i lëshuar në tetor të 2016-s është jetëgjatë vetëm 1 vit... Lexoni në Gazetën Express, se si u provua që në Kosovë të krijohet një bashkësi islame e imamëve salafi nga një hoxhë që Prokuroria kosovare vitin që shkoi pushoi hetimet për lidhjet e tij me terrorizmin...  Tre imamë kosovarë po planifikonin të krijonin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Profili i presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump (Video)

Posted: 20 Jan 2017 11:24 AM PST

Miliarder, yll televiziv dhe tani presidenti i 45-të i shtetit më të fortë në botë – Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Hyrja e Donald Trumpit në botën e pasurive të patundshme fillon në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Ndërsa, gjithnjë ishte i rrethuar me gra të bukura, sidomos nga Evropa Lindore. Njihet si i rrëmbyeshëm, që flet troç edhe në politikë. Me modelin e tij të çuditshëm të flokëve, nuk i trembet pasojave të fjalëve të tij. Me sloganin “Make......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku fton Trumpin të kujdeset për të varfrit

Posted: 20 Jan 2017 11:20 AM PST

Papa Françesku e ka ftuar sot presidentin e Amerikës, Donald Trump që gjatë mandatit të tij të udhëhiqet nga vlerat etike dhe të kujdeset për të varfrit. Në urim për Trumpin, Papa ka thënë se lutet që vendimet e Trumpit të jenë të bazuar në frymën dhe vlerat etike të njerëzimit, të cilat e kanë përcjellë popullin amerikan dhe përkushtimin e kombit amerikan në përparimin e njerëzimit dhe lirive në mbarë botën. /Lajmi.net/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e falënderoi Clinton

Posted: 20 Jan 2017 11:17 AM PST

Njerëzit janë ankuar se Trump i mbeti borxh rivales së tij Hillary Clinton pasi që nuk e përmendi në fjalimin e tij inaugurues, duke pasur parasysh se ajo mori pjesë në ditën e tij të madhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Por, sipas Washington Post, kur ajo dhe ish-presidenti Bill Clinton mbërritën në ceremoni, Trump shkoi tek Clintonët dhe shtrëngoi dorën e saj. “Faleminderit që je këtu”, thuhet se Trump pëshpëriti. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bushi me qese në kokë (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 10:59 AM PST

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump, nisi të bie shi. Një fotografi e publikuar tashmë në rrjetet sociale, shfaq George W.Bush të mbuluar me qese në mënyrë që të mbrohet nga shiu. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

CNN: Fjalimi më radikal ndonjëherë, Trump ishte plot populizëm

Posted: 20 Jan 2017 10:53 AM PST

Fjalimi inaugurues i presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump është nder më radikalët të këtij lloj në histori të Amerikës, kanë thënë analistët e CNN-it. Përveç kësaj, analistët e CNN-it të cilët drejtpërdrejt ndoqën ceremoninë e inaugurimit të Donlad Trumpit theksuan se fjalimi i tij ishte “populizëm i pastër”, transmeton lajmi.net. Ato thonë se fjalimi i Trumpit ngjanë në fjalimet e tij të fushatëz zgjedhore, përvec se kësaj herë nuk kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more