Skip to main content

Zëri: “Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm” plus 29 more

Zëri: “Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm” plus 29 more


Austri: Asnjë provë ndaj shqiptarit të arrestuar për terrorizëm

Posted: 21 Jan 2017 02:22 PM PST

Të premten autoritetet austriake lajmëruan arrestimin e një 18-vjeçari me origjinë shqiptare dhe thanë se kishin shmangur një sulm terrorist në Vjenë. Por një ditë më pas, ndërsa situata është qartësuar disi, duket se mungojnë faktet bindëse kundër të arrestuarit, shkruan Top Channel. Shtypi austriak shkruan se i dyshuari, me nënshtetësi austriake dhe origjinë shqiptare, i identifikuar si Lorenc K., u mor në pyetje gjatë gjithë natës nga hetuesit, të cilët nuk kanë folur në detaje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti 2016, më i nxehti në histori

Posted: 21 Jan 2017 02:20 PM PST

  Viti 2016 është më i nxehti në Tokë që nga 1880, vit ku ka filluar dhe mbledhja e të dhënave të para. Kjo është certifikuar nga NASA dhe Nooa, Agjencia Federale Amerikane për metereologjinë. Në vitin që sapo lamë pas, temperaturat globale në tokë dhe në sipërfaqen oqeanike, kanë qenë 0.94 gradë Celsius më e lartë në krahasim me mesataren e shekullit XX, duke arritur shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë, që kalon madje edhe rekordet paraardhëse të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si të zvogëloni dëmin nga qëndrimi i gjatë në karrige?

Posted: 21 Jan 2017 02:18 PM PST

Trupi i njeriut është krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj ulja e gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën. Me dëshirën për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga disa orë të qëndrimit ulur në punë dhe në shtëpi, shumë njerëz praktikojnë ushtrimet dhe kjo është shumë e dëshirueshme dhe e dobishme, por është edhe një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Napoli mposht Milanin në San Siro pas tetë ndeshjeve pa humbje

Posted: 21 Jan 2017 01:50 PM PST

  Napoli ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Milanit, pasi kanë triumfuar 2-1 në San Siro. Pjesa e parë e takimit i takoi në tërësi mysafirëve nga Napoli, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola të shpejt duke befasuar kështu Milanin. Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave, teksa ishte Lorenzo Insigne, i cili shënoi një supergol pas asistimit të Dries Mertens. Pas vetëm tre minutave, Napoli gjeti edhe golin e dytë me anë të Jose Callejon, i cili......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eugent Bushpepa mahnit me interpretimin e këngës 'Suus' të Rona Nishliut (Video)

Posted: 21 Jan 2017 01:42 PM PST

Kënga “Suus” është kënga më e suksesshme shqiptare në Festivalin evropian të këngës, Eurovision. Me këtë këngë, Rona Nishliu e përfaqësoi Shqipërinë në Baku të Azerbajxhanit në vitin 2012, ku zuri vendin e pestë – renditja më e mirë që ka arritur ndonjëherë Shqipëria. Nga ana tjetër, Eugent Bushpepa është një prej vokalistëve më të fuqishëm shqiptarë. Dhe në një emision televiziv, ai ka mahnitur me interpretimin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e Putin bisedë në telefon

Posted: 21 Jan 2017 01:27 PM PST

Presidenti rus Vladimir Putin pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump në ditët e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e Kremlinit, sipas të cilës Putin do të urojë Trump për marrjen e detyrës. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për agjencinë “RIA Novosti” se, telefonata do të bëhet në bazë të një “nevoje protokollare”. Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të mbahet në muajt e ardhshëm dhe jo në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Po shkëlqen Milot Rashica (Video)

Posted: 21 Jan 2017 01:24 PM PST

Milot Rashica është duke vazhduar me formën e lartë në Eredivisie me Vitessen Ai në xhiron e kaluar kishte shënuar në fitoren ndaj Twentes, kurse sot asistoi në golin e barazimit 1:1 ndaj Groningenit, në takimin që është duke u zhvilluar. Përfaqësuesi i Kosovës bëri një krosim të bukur për Foor që dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 49’të. Goal (Rashica M.) Foor N. (1:1) FC Groningen vs... by GoalHunter1...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Askush nuk ndihet më i fuqishëm me CIA-n sesa unë

Posted: 21 Jan 2017 01:07 PM PST

  Presidenti i SHBA-ve,  Donald Trump qysh në ditën e parë ka filluar me punë. U raportua se ai do t’i bëjë një vizitë selisë së CIA-s në Langley dhe atë e realizojë. Gjatë këtij takimi Presidenti Trump u tha punonjësve të CIA-s se ndihet aq i fuqishëm për komunitetin e intelegjencës, njofton Klan Kosova. Madje sipas Trump, askush nuk ndihet më i fuqishëm se sa vet ai i cili dhe është tashmë i pari i SHBA-së. ‘’Askush nuk ndjehet më fuqishëm në komunitetin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi ekskluziv i truprojës së Presidentit Rugova (VIDEO)

Posted: 21 Jan 2017 01:00 PM PST

  Elez Nikqi është njeriu që i kishte qëndruar afër Peridentit, Ibrahim Rugova, sa herë që ai dilte në publik. Ibrahim Rugova nuk lëvizi asnjëherë pa e pasur afër këtë njeri. Elez Nikqi, ishte personi që e fitoi besimin e ish-presidentit të ndjerë, duke u bërë pjesë e stafit të sigurimit të tij që nga viti 1994, e prej vitit 2000 si shef i truprojave. Punën afër presidentit Rugova, për herë të parë Nikqi e rrëfeu për Klan Kosova.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina i bashkon bashkatdhetarët

Posted: 21 Jan 2017 12:41 PM PST

Pas mikpritjes së jashtëzakonshme nga ana e pronarit të "Hotel Campus Garden", Ilir Mulaku, sonte në darkë, bardhekaltrit, ishin të mirëpritur nga bashkatdhetari ynë, pronar i "Pizzeria Romantica", Hasan Abazi. Prishtina është jashtëzakonisht mirënjohëse të gjithë atyre bashkatdhetarëve tanë që këto dy ditë kanë pritur skuadrën tonë, si në pritjen vëllazërore e po ashtu edhe për përkrahjen e madhe në palestër. Prishtina, ndjehet mirë, po ashtu, kur i sheh kaq......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brezovicë: Masa të shtuara të sigurisë për vizitorët (VIDEO)

Posted: 21 Jan 2017 12:29 PM PST

  Vizitorët të cilët ia mësyjnë shpateve të Brezovicës po përballen me jo pak vështirësi. Megjithatë për shkak të gjendjes së vështirë të rrugës nga kushtet atmosferike të temperaturave të ulëta, policia nuk po lejon qarkullimin e asnjë automjeti pa pajisje dimërore, njofton Klan Kosova. Telashe të shumta krijuan dhe autobusët, të cilët pa këto pajisje ia kishin mësyrë Brezovicës. E kjo shkaktoi tollovi e bllokim të punës së kompanive që pastrojnë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë bën në pikë të dimrit ish-ushtari i UÇK’së? (Video)

Posted: 21 Jan 2017 12:25 PM PST

Bora e temperaturat e ulëta nuk janë aspak problem për Gani Kadriajn, ish-ushtar i UÇK’së. 43 vjeçari nga Lipjani, që nga koha e luftës e praktikon çdo dimër larjen në lumin e Topillës në komunën e Shtimes, njofton Klan Kosova.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dokumenti i CIA-s: Më 1994, SHBA i druhej një krize greko-shqiptare

Posted: 21 Jan 2017 12:10 PM PST

  Andreas Papandreu, menaxhimi ekstrem i negociatave për bazat amerikane nga themeluesi i PASOK, mundësia e konfliktit greko-turk në Thrakë, Egje dhe Qipro, madje edhe gjendja e dobët e ekonomisë greke në mes të viteve 1980, përfshihen në 12 milionë dokumentet e deklasifikuara të CIA-s që pritet të publikohen. Në këtë bazë të dhënash përfshihen analiza, fakte dhe vlerësime nga për situatën nga viti 1940 deri me atë të vitit 1990. Dokumenti i fundit në lidhje me Greqinë është i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Supergoli i Insignes kalon Napolin në epërsi ndaj Milanit (Video)

Posted: 21 Jan 2017 12:01 PM PST

Napoli ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Milanit. Është sulmuesi anësor, Lorenzo Insigne, i cili shënoi një gol të bukur, duke mposhtur portierin Gigi Donnarumma për epërsinë 1-0. Goli i Insignes erdhi në minutën e gjashtë pas asistimit të Dries Mertens. /Telegrafi/ Lorenzo Insigne Goal HD - AC Milan 0-1 Napoli... by Football--Live...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marsh protestues i grave kundër Trump dhe gjuhës seksiste (VIDEO)

Posted: 21 Jan 2017 11:59 AM PST

  “Stop gjuhës seksiste”, “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, “Ngrit zërin kundër dhunës”. Këto janë disa prej sloganeve protestuese me të cilat gratë në Prishtinë i janë bashkuar marshit mbarëbotëror që doli si kundërshtim për gjuhën seksiste ndaj grave, të përdorur nga Donald Trump në garën elektorale për president të SHBA-ve. Me një gjuhë të tillë të politikanëve jo rrallëherë janë përballur edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi, zgjerohet pushteti i Erdogan (Video)

Posted: 21 Jan 2017 11:50 AM PST

Pas debatesh të zgjatura, betejash verbale e përplasjesh fizike, parlamenti turk e miratoi paketën e ndryshimeve kushtetuese që zgjerojnë pushtetin e presidentit Rexhep Taip Erdgoan. Për kundërshtarët e Erdoanit, ky është një hap përpara drejt vendosjes së autoritarizmit në vend. Me votim të fshehte, 339 ligjvënës i thanë po propozimit polemizues, 142 e kundërshtuan, 5 vetë hodhën vota boshe e dy ishin të pavlefshme. Projektligji tani pret firmën e Erdoanit javën që vjen. Reforma pas kësaj do të hidhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe shantazhon institucionet (Video)

Posted: 21 Jan 2017 11:31 AM PST

  15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë. Përfaqësuesit e serbëve në vend, në përkrahje nga ata të Qeverisë së Beogradit, synojnë që në të njëjtën datë ta bëjnë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Simbolikisht ata dëshirojnë që t’i lidhin këto dy ngjarje në një datë të njëjtë, që të forcojnë edhe më shumë bindjen se ata dhe Qeveria e Beogradit i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si t’i mbani mend gjërat që i lexoni?

Posted: 21 Jan 2017 11:22 AM PST

  Studentët shpeshherë mund të bëjnë pyetje vetes se çfarë duhet të bëjnë që t’i mbajnë mend gjërat që i lexojnë? Në rrjetin social Quora në të cilin shtrohen pyetje të ndryshme natyrisht që është parashtruar edhe kjo, transmeton Klan Kosova. Shumë përdorues të këtij rrjeti kanë treguar eksperiencat e tyre personale se si kanë arritur t’i mbajnë në mend gjërat që i kanë lexuar. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga mënyrat që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Marshi botëror kundër Trumpit: Gjysmë milionë njerëz protestojnë në Uashington (Foto)

Posted: 21 Jan 2017 11:11 AM PST

Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qyteteve në mbarë botën për të iu bashkuar “marshit të grave” kundër presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Protesta kryesore është mbajtur në Uashington ku në fillimin u mblodhën rreth 200 mijë njerëz, mirëpo thuhet se numri ka arritur në gjysmë milioni, transmeton lajmi.net. Autoritete e qytetit thonë se janë mbledhur  deri në 500 mijë njerëz, shifër më e madhe se sa planifikimet fillestare. Në Uashington numri i grave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reportazh: Inaugurimi, shëmbëlltyra e demokracisë amerikane

Posted: 21 Jan 2017 11:01 AM PST

Mëngjesi i këtij 20 janari në kryeqytetin amerikan Uashington, D.C. më sillte ndërmend mëngjeset dimërore të Tiranës, qytetit aq të dashur për mua. Agu mbërriti i përhirtë. Më shkoi mallin e Tiranës pasi ishte një tablo gri dhe dukej sikur do binte shi nga çasti në çast, dhe nuk ishte as acar, sikurse ndodh rëndom në dimrin amerikan. Ndërsa zbrita nga treni në Union Station dhe po i afrohesha hotelit ku më priste miku im dhe i shqiptarëve, edhe ai vetë me gjak shqiptari, ish-kongresmeni Joseph......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabitja spektakolare e diamantëve, 7 të arrestuar në Holandë

Posted: 21 Jan 2017 10:57 AM PST

Pesë burra dhe dy gra janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në vjedhjen e diamantëve me vlerë 75 milionë euro në vitin 2005, në aeroportin Schipol të Amstërdamit. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet holandeze, sipas të cilave të arrestuarit, të gjithë shtetas holandezë, janë vënë në pranga në Amstërdam dhe Vlanecia të Spanjës. Anëtarët e grupit, të armatosur dhe të veshur si punonjës të aeroportit, vodhën diamantët në momentin kur do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjyshërit përjetojnë lumturinë e fëmijërisë [video]

Posted: 21 Jan 2017 10:39 AM PST

Një grup i pensionistëve, tashmë me flokë të zbardhur, kanë ripërjetuar ndjenjën e të qenit sërish fëmijë duke rrëshqitur mbi dëborë. Pesë të moshuar kanë përdorur enë plastike, që shfrytëzohen për larjen e rrobave, për të rrëshqitur në një kodër në fshatin Bas Cakmaklar në provincën malore Erzurum në lindje të Turqisë, shkruan Daily Mail. Ata lidhën me konopë dy këmbët e të moshuarve, dhe të tjerët u mbajtën për ta,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Romantika është impuls, jo emocion

Posted: 21 Jan 2017 10:37 AM PST

  Kjo është ajo pjesë e trurit e cila është aktive kur kërkoni çokollatën, kur dëshironi të arrini avancim në punë. Kjo është punë truri. Dashuria ROMANTIKE nuk është emocion, thotë antropologia Helen Fisher. Teoria e saj është që pas këtij kuptimi fshihet gjakimi i fuqishëm që të jesh me një person, transmeton Telegrafi. – Është mirë të shkoni në krevat me të, mirëpo gjithashtu dëshironi që t’ju thërrasë në telefon,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Rugova shënon një etapë të rëndësishme të historisë sonë

Posted: 21 Jan 2017 10:25 AM PST

  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Vesli, në 11-vjetorin e vdekjes, ka kujtuar presidentin Ibrahim Rugova. “Sot, në 11 vjetorin e vdekjes, kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, i cili dha një kontribut të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Angazhimi i tij politik shënon një etapë të rëndësishme të historisë sonë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanov mund ta zhysë Maqedoninë në një krizë më të thellë

Posted: 21 Jan 2017 10:17 AM PST

Afati i Nikolla Gruevskit për të bërë qeverinë e re të Maqedonisë është duke kaluar dhe për këtë janë ngritur shumë dilema se çfarë do të ndodh me Maqedoninë nëse ai nuk arrin që të krijojë qeverinë pasi kanë shumë dallime me fituesin e zgjedhjeve tek kampi shqiptar, Bashkimin Demokratik për Integrim. Në mungesë të transparencës për publikun rreth koalicioneve të mundshme në mes partive shqiptare dhe maqedonase rreth qeverisë së re, krijohen debate se kush me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FC Prishtina U-15, sot pati ditë sfiduese

Posted: 21 Jan 2017 09:33 AM PST

Iserlohn, 21 janar, 2017 - Është nder e privilegj i madh të marrësh pjesë në një turne, qoftë edhe i futbollit të vogël, dhe ndodhesh e përballesh me shkollat e futbollit të klubeve më të arritura, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Angli, Kroaci e Poloni. Megjithëse FC Prishtina U-15, pësoi tre humbje shumë të thella, kjo assesi nuk do të thotë se s’jemi askund, por mirë se vijnë këso humbje, për t[ përmirësuar cilësinë e punës me të rinj dhe që talentin t’iu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kur jeni në punë, kjo duhet të jetë dreka juja

Posted: 21 Jan 2017 09:16 AM PST

  Dreka është një vakt i rëndësishëm sidomos për të gjithë personat që janë në punë. Ushqimet që i hani në drekë ua kthejnë energjinë dhe ua përmirësojë shëndetin. Në vend të ushqimit të shpejtë merrni me vete ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruara. Sandviç, sallatë apo fruta, zgjidhni atë që e keni më lehtë për të përgatitur dhe hajeni kur papritmas të ndiheni të uritur pranë tavolinës së punës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestuesit: Mjaft poshtërimit të Kosovës (Video)

Posted: 21 Jan 2017 09:13 AM PST

Disa mijëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, në mbështetje të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar në Paris më 4 janar. Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në Interpol. Protestuesit përmes pankartave kanë shprehur revoltën e tyre ndaj ndalimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rooney shpëton Unitedin nga humbja me një supergol (Video)

Posted: 21 Jan 2017 08:55 AM PST

Manchester United ka barazuar 1:1 me Stoke Cityn Pas barazimit 1:1 me Liverpooli, Manchester Unitedi ka marrë një tjetër barazim. Kësaj radhe ka barazuar 1:1 me Stoke City i Xherdan Shaqirit, i cili luajti për 73 minuta, transmeton Gazeta Express.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e Ferizajt rrezikohen nga akulli [Foto]

Posted: 21 Jan 2017 08:41 AM PST

Pas të reshurave të shumta të borës, banorët e qytetit të Ferizajt tashmë po ballafaqohen edhe me problemin e akullit, jo vetëm me atë të borës. Qytetarët e këtij qyteti tregojnë për Zëri.info se nëpër shumicën e objekteve me lartësi disa metërshe, janë varur copëza akulli të mëdha, të cilat i rrezikojnë kalimtarët. Një banor i Ferizajt ka treguar se vetëm një objekt aty, ka qenë i rrethuar me shirit mbrojtës, për ta pamundësuar qarkullimin at afër.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more