Skip to main content

“Zbulohen borxhet që trashëgoi Bashkia ndaj KF Tirana, do shlyhen me këste” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Zbulohen borxhet që trashëgoi Bashkia ndaj KF Tirana, do shlyhen me këste” plus 9 more Gazeta SHQIP


Zbulohen borxhet që trashëgoi Bashkia ndaj KF Tirana, do shlyhen me këste

Posted: 26 Jan 2017 02:36 AM PST

Pika më të rëndësishme e marrëveshjes së djeshme mes KF Tiranës dhe Bashkisë së Tiranës ishte shlyerja e borxheve që kjo e fundit ka ndaj klubit kryeqytetas, gjatë periudhës që bashkia drejtohej nga Lulzim Basha.

Burime nga bashkia thonë se borxhet e akumuluara gjatë periudhës që Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha arrin deri në 211 milion lekë të reja, ndërkohë kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili, kanë rënë dakord që shlyerja e borxhit të nisë sa më shpejt nëpërmjet kësteve fikse, deri në likuidimin e pjesës së shumës që i takon Bashkisë së Tiranës.

Në fushatën e vitit 2011 për Kryetar Bashkie, Lulzim Basha e shfrytëzoi ekipin e Tiranës për të bërë disa premtime dhe deklarata politike, të cilat rezultuan në mashtrime të kota për tifozët sepse në fakt, nga viti 2011 deri në vitin 2013 Basha e la ekipin të mbuluar nga borxhet, çka më pas solli edhe një situatë aspak të mirë financiare.

Gjatë takimit të djeshëm me Presidentin Halili, Veliaj u zotua për shlyerjen e shpejtë të këtij borxhi të prapambetur ndaj KF Tiranës, i cili do t'i vinte shumë në ndihmë ekipit, si një mundësi për blerjen e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm të Superligës.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër, ndërpritet greva për shkak të motit

Posted: 26 Jan 2017 01:35 AM PST

Grupi i banorëve të Nënshkodrës ka ndërprerë mbrëmë në orët e vona grevën e urisë për shkak të kushteve të vështira me temperatura të ulëta e pa asnjë kusht jetësor ku po zhvillohej greva.

Disa banorë të zonës së Nënshkodrës nisën grevën e urisë për të kërkuar dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2010-2011.

Tetë persona tentuan të futen në mjediset e Prefekturës së Shkodrës për të nisur grevën, por pasi nuk u lejuan nga policia, ata përdorën stolat para shatërvanit, në qendër të Shkodrës.

"Ktheja buzëqeshjen Shkodrës se është e jotja. Për çdo gjë të paqartë i ke në parlament. Zoti kryeministër, nëse do ta dish kush i ngriti portat, i ke në parlament", thotë  Pal Marku.

Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar edhe prefekti i Shkodrës, Paulin Rdovani, sipas të cilit, vlerësimet e treta për dëmet nga përmbytjet nuk kanë kaluar fare në qeveri.

Gjatë vitit 2010, zona e Nënshkodrës u përmbyt me një dëm të llogaritur deri në 30 milionë dollarë. Nga dëmshpërblimi i premtuar në masën 100%, banorët thonë se  kanë marrë deri tani shumën që u kompenson vetëm 49% të dëmit.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen 2 persona, 1 në kërkim

Posted: 26 Jan 2017 01:26 AM PST

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar 'January' ka sekuestruar një sasi prej 1 kg lëndë narkotike të dyshuar si kokainë si dhe ka arrestuar 2 persona e ka shpallur në kërkim 1 tjetër.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike"; Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Falsifikim të dokumenteve".

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi: A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

"Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës. Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi", sqaron policia.

Sasia me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila rezultoi me peshë 978 gramë u gjet në automjetin tip Fiat me drejtues Gjergji Gjinaj.

Ndërkohë nga kontrolli i  ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë.

Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjinaj, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë", një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej  6750 euro.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë; 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë; 1 pushkë sportive; 12 aparate celularë të markave të ndryshme; 2 automjete të markave të ndryshme.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Meksika: Nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për murin e Trump

Posted: 26 Jan 2017 01:13 AM PST

Meksika tha se nuk do të paguajë për murin kufitar që ka vendosur të ngrejë presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, tha se i vjen keq për barrierën dhe se vendi i tij "nuk beson në mure".

Pena Nieto, megjithatë, nuk tha se do të anulojë ose shtyjë udhëtimin në Uashington, më 31 janar, për të takuar Trumpin.

Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për një "barrierë të pakalueshme fizike" dhe ka thënë se Meksika do ta rimbursojë SHBA-në për të. Pena Nieto insistoi se "Meksika nuk do të paguajë për asnjë mur".

Sipas Trumpit, muri do të pengojë "përdhunuesit dhe kriminelët" meksikanë të hyjnë në SHBA.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

A ËSHTË “XHAXHI TASI” FILOZOFI MË I MADH SHQIPTAR…?

Posted: 26 Jan 2017 01:10 AM PST

(Në kuadër të muajit janar – Muaji Skënderbej)

Nga: Besim ZYMBERI

Autori i shkrimit, Besim Zymberi

-Shqip, ore, shqip!,-do t'i thërriste Stilian kapedani, priftit grek që mbante meshë në gjuhën greke, në kishën ortodokse të Ibrik Tepesë, në Edrene.
Stilian Kapedani, ishte babai i Fan Nolit. E quanin kapedan, për shkak të trimërisë dhe patriotizmit.

Por, sipas kujtimeve të Nolit, Stilian kapedani e mbante për hero Napoleon Bonapartin. Madje, kishte lexuar për Bonapartin çdo gjë që i kishte rënë në dorë në greqisht e turqisht.

Nolin e vogël shumë inteligjent, Stilian Kapedani shpeshherë e detyronte të lexonte gjëra për Bonapartin dhe, kënaqej shumë kur i vogli jepte përgjigje inteligjente rreth asaj që lexonte.
-Kur ia shpjegoja fatin e Napoleonit në betejën e Vaterlosë, babai im qante,-kujtonte Noli.
Si fëmijë, Noli ishte shumë shëndetlig. Madje, kur i kishte mbushur tetë vjet, e kishin kujtuar për të vdekur dhe i kishin hapur edhe varrin. Në çastin e fundit, ishte nëna që kishte vërejtur një përpjekje të tij për t'i lëvizur qepallëzat dhe e kishte shpëtuar pa e futur në varr për së gjalli Nolin e vogël! Noli i detyrohej shumë nënës gjatë gjithë jetës!

Si fëmijë shëndetlig, edhe në vitet e para të fëmijërisë, Nolin nuk e merrnin në punë fushe. Ai rrinte kah shtëpia. Fati e kishte dashur që ai të kishte një kushëri ulok. Ndaj, një pjesë të madhe të kohës e kalonte me kushëririn, i cili lexonte shumë libra. Kushëriri quhej, apo ka mbetur në histori me emrin-Xhaxhi Tasi! Xhaxhi Tasi, përmendet vetëm në një libër shqip: në "Autobiografinë" e Nolit.
Xhaxhi Tasit, i pëlqente të bisedonte me Nolin e Vogël. Sepse, i vogli ishte shumë inteligjent dhe kureshtar për dijen.

Një ditë, Xhaxhi Tasi i kishte dhënë Nolit për lexim Biblën, e përkthyer në shqip prej Konstantin Kristoforidhit. Kishte mbetur i mahnitur me shpjegimet e Nolit të vogël pasi e kishte lexuar librin!

Por, Xhaxhi Tasi nuk u ndal me kaq. I kishte dhënë për ta lexuar edhe një histori të Skënderbeut. Prapë kishte mbetur i mahnitur me thellësinë e Nolit në shpjegimet. Një ditë e mori afër vetes Nolin e vogël. I dha këtë këshillë, e cila Nolin e vogël, do ta bënte njeriun e madh të historisë, apo do ta bënte ndër njerëzit më të mëdhenj të shekujve të qytetërimit shqiptar:
"Babai yt është trim dhe e do shumë atdheun e vet. Por, siç e di edhe ti, ai ka për hero Napoleonin. Po, kush ishte Napoleon Bonaparti…? Ishte një francez, që bëri gjithçka në të mirë të Francës, me një ushtri që nuk e kishte krijuar vetë, por e kishte trashëguar!

Ndërsa, Skënderbeu, ishte një shqiptar që bëri gjithçka për Shqipërinë, me një ushtri që e kishte krijuar vetë e nuk e kishte trashëguar në nivel të tillë!
Prandaj ti (Nol), në të ardhmen, sa herë të jesh në dilemë a para një vendimi të vështirë, të mos e pyesësh veten se ç'do të bënte bënte Napoleoni?
Ti duhet ta pyesësh veten se çfarë do të bënte Skënderbeu dhe e ardhmja jote do të jetë e ndritur! Sepse Skënderbeu, nuk kthehet prapa dhe nuk përulet para asnjë lloj sfide!"

Kjo ishte këshilla që Xhaxhi Tasi i dha Nolit të vogël. Dhe, Noli i madh kujton që, megjithë jetën shumë të vështirë, nuk u kthye kurrë prapa, sepse dëgjoi me përkushtim e devotshmëri këshillën e Xhaxhi Tasit. Sa herë ishte gjendur në dilema të vështira, Noli i kishte shtruar pyetjen vetes: ç'do të kishte bërë Skënderbeu në momente të tilla? Përgjigja, natyrisht, ishte që ai nuk do të përulej dhe nuk do të kthehej prapa!

Noli i madh, nga një fëmijë shëndetlig e gati i varrosur për së gjalli, rroi mbi 80 vjet. Na la libra të shkëlqyer dhe një veprimtari të mahnitshme atdhetare! E tëra, falë motivimit të marrë nga Xhaxhi Tasi dhe duke qenë gjithnjë i frymëzuar nga pathyeshmëria e Skënderbeut, të cilit i kushtoi edhe njërën prej veprave më të mira të tij!

Por, më e rëndësishmja është që na la edhe profilin e filozofit, pa mbiemër, që në histori do të mbetet vetëm si-Xhaxhi Tasi!
Ky emër, nuk mësohet në librat e shkollës dhe ndoshta asnjë rrugë në trojet shqiptare nuk e mban emrin e tij. Por, është xhaxhi Tasi ai që me një fjali të vetme, të përjetësuar aq sinqerisht nga Noli, përkufizoi në mënyrën më dinjitoze dhe më thelbësore, vetë rrugën të cilën duhet ta ndjekin shqiptarët në rrugën e përplotësimit të identitetit e motivimit të tyre!

Në fund shtroj prapë pyetjen: një margaritar i tillë edukativ, nuk e bën Xhaxhi Tasin filozofin, ose së paku, njërin prej filozofëve më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave…?

(Vërejtje: Të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga Autobiografia e Nolit!)

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kapen me drogë, armë dhe municione, 3 të arrestuar në Lezhë

Posted: 26 Jan 2017 01:08 AM PST

Foto ilustruese

Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona dhe ka sekuestruar drogë, armë e municione pranë Rrugës së Kombit. Arrestet u bënë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në kuadër të operacionit të koduar Muzgu, në fshatin Zall-Xhuxh.

Burime nga policia lokale bëjë me dije se janë vënë në pranga shtetasit Frrok Ndoj, 34 vjeç, Nikolin Ndoj, 38 dhe Aleksandër Domgjoni, 52, të gjithë banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia personave të mësipërm iu sekuestrua një çantë sportive me 4 kilogramë kanabis, një pistoletë TT me 2 krehra me 14 fishekë.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Brazili përfshihet nga epidemia e etheve të verdha, 40 të vdekur

Posted: 26 Jan 2017 01:00 AM PST

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha. Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend qysh në vitin 2000. Shtatëdhjetë raste, përfshirë 40 vdekje, janë konfirmuar, ndërkohë që mbi 300 raste janë duke u hetuar.

Shumica e të prekurve janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais.

Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.

Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Horoskopi – 26 janar 2017

Posted: 26 Jan 2017 12:20 AM PST

DASHI

Mundohuni të mos zhgënjeni pritjet e atij që dashuroni. Qëndrojini lojës së tij edhe pse mund t`ju duket e rrezikshme. Mos tregoni shumë gënjeshtra sepse sot do të dilni zbuluar.

DEMI

 

Në këto momente nuk po ju kërkohet gjë tjetër veç të jeni asgjë më shumë se guximtarë. Duhet të jeni të përgatitur për të zgjidhur vështirësitë personale.

 

 BINJAKET

Marsi vazhdon t'ju dhurojë shumë energji të cilën duhet ta kanalizoni në mënyrë konstruktive për të eliminuar polemikat e kota. Mos nxitoni, por merrni kohë për të vlerësuar çdo gjë me qetësi.

GAFORRJA

Një mosmarrëveshje mund të lindë mes jush dhe një miku apo kolegu. Bindjet që i mbani prej kohësh dhe motivimet do t'ju tregojnë rrugën për kompromis.

LUANI

Merrni rrugën më kurajozë edhe pse mund të mos përputhet plotësisht me zgjedhjet tuaja. Shprehini ndjenjat tuaja pasi nuk keni pse t'ju vijë aspak turp.

VIRGJERESHA

Do ju duhet të duroni një person të rëndësishëm e që flet shumë. Largoni prej vetes melankolinë sepse ju pret një ditë konstruktive e një mbrëmje e mirë në sintoni me dashurinë tuaj.

PESHORJA

Çojini deri në fund detyrat tuaja më të mërzitshme, për të mos i lënë më mbas dore. Me partnerin do të keni debate nëse nuk do ta mbështesni në zgjedhjet e tij.

AKREPI

Propozimet tuaja do të vlerësohen ashtu siç e meritojnë nga kolegët apo superiorët tuaj.  Në dashuri bëni mirë të sqaroni gjërat me partnerin tuaj, për të mos krijuar probleme.

SHIGJETARI

Do të jetë një ditë e ngarkuar në punë. Forma fizike do të jetë e mirë por kjo nuk do të thotë të mos i kushtoni vëmendje. Partneri do të mundohet të organizojë diçka të veçantë kështu që mos u tregoni indiferentë.

BRICJAPI

Nëse dëshironi të arrini "shëndoshë e mirë" në mbrëmje limitoni tonet e ashpra, posesivitetin dhe egoizmin. Shpjegojini gjërat me qetësi e gjithçka do të shkojë për së mbari.

UJORI

Kini kujdes, një polemikë që besonit se e kishit zgjidhur përgjithmonë do ju rishfaqet sërish. Tregohuni tolerantë pasi agresiviteti shpeshherë shkatërron gjithçka keni arritur deri më tani.

PESHQIT

Kush ju qëndron afër do të mundohet t'ju përfshijë në diçka që nuk ju bind e nuk ju jep siguri. Partneri me ëmbëlsinë e tij do të dijë t'ju qetësojë duke eliminuar grindjet.

 

 

Futsall, Shqipëria mund edhe Anglinë

Posted: 25 Jan 2017 02:20 PM PST

Kombëtarja e Futsallës arriti dhe fitoren e dytë në grupin e saj paraeliminator duke mundur me rezultatin e thellë 5-1 Anglinë. Një rezultat historik ky për futbollin e sallave që kurrë më parë nuk ia kishte dalë mbanë të kalonte përtej raundit paraeliminator. Kuqezinjtë, ashtu si një ditë më parë ndaj Bullgarisë, zhvilluan një lojë shumë të mirë përballë britanikëve, ku rezultati përfundimtar flet vetë për dominimin e Shqipërisë. Kombëtarja e Futsallës zhvilloi një tjetër ndeshje befasuese dhe pjesën e parë të lojës e mbylli me rezultatin e pastër 2-0. Karaja shënoi golin e parë pas 11 minuta e 49 sekonda, ndërsa 30 sekonda më pas ishte Selmanaj që realizoi dhe golin e 2-0.

Në pjesën e dytë, Brahimi me golin e tij praktikisht mbylli ndeshjen, ndërsa Anglia mundi të shkurtonte rezultatin me Ballinger. Ndërkohë golin e katërt për kuqezinjtë e realizoi Halimi pas 29 minuta e 50 sekonda, ndërsa Brahimi vulosi rezultatin përfundimtar me golin e 5-1. Gjatë lojës spikati gjithashtu dhe portieri Gashi që realizoi disa pritje të jashtëzakonshme. Me këtë fitore Shqipëria kryeson Grupin D me 6 pikë dhe ndeshjen tjetër do ta luajë të premten kundër Maltës, që vlerësohet si ekipi më i dobët i grupit. Në raundin tjetër, atë eliminator do t'i bashkohet 21 ekipeve më të mira të kontinentit, që do të ndahen në 7 grupe, ku ekipet e renditura në vendin e parë do të kenë mundësi të kualifikohen direkt për në fazën finale të Europianit, ndërsa skuadrat e dyta dhe të treta do të luajnë në play off.

25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Pasi u kthye në myslimane, Lindsay Lohan fotografohet e mbuluar me shami

Posted: 25 Jan 2017 02:15 PM PST

Besimtarët myslimanë mirëpritën vendimin e Lindsay Lohan për tu kthyer në myslimane. Javën e kaluar 30-vjeçarja fshiu nga profili i saj në Instagram të gjitha foto dhe video.

Lindsay këtë herë u shfaq ndryshe, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve. Ajo është fotografuar e mbuluar me shami. Pasi kishte studiuar prej vitesh fenë islame, 30-vjeçarja vendosi të konvertohej.

25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more