Skip to main content

“Vlorë, kapet stafi me 2 italianë në bord” plus 9 more Lajmet

“Vlorë, kapet stafi me 2 italianë në bord” plus 9 more Lajmet


Vlorë, kapet stafi me 2 italianë në bord

Posted: 21 Jan 2017 12:22 PM PST

Policia e Vlorës ka ndaluar një skaf me dy shtetas italianë në bord. skafi është kapur në plazhin e quajtur "Darëzezë-Hoxharë" dhe në bordin e tij ndodheshin shtetasit A.D., 64 vjeç dhe F.M., 65 vjeç, nga Italia. Sipas policisë, gjatë kontrollit në skaf nuk janë konstatuar materiale të paligjshme. Policia bën me dije se dy shtetasit italianë do të merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e lundrimit të tyre në ujërat shqiptare.

"Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur "Darëzezë-Hoxharë" Vlorë, është kapur një mjet lundrues "Skaf", me 2 shtetas italianë në bord A.D., 64 vjeç dhe F.M., 65 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues "Skaf" me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare. Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues", bën me dije policia.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një skaf tjetër u bllokua sërish nga policia e qytetit bregdetar dhe sërish në bord ishin dy shtetas italianë.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, kapet stafi me 2 italianë në bord appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Real Madrid i falet Ramos, mposhti Malagen

Posted: 21 Jan 2017 11:25 AM PST

Është Sergio Ramos dhe jo Ronaldo njeriu që nxjerr Realin nga mini-kriza. Mbrojtësi shpëton Los Blancos me një dygolësh që vendosi fitoren 2-1 ndaj Malagas e cila pësoi humbjen e 5 radhazi. Reali nuk shkëlqen, ashtu si dhe Cristiano Ronaldo por merr një dozë oksigjeni pas dy disfatave ndaj Seviljas dhe Celta Vigos.

Reali e nisi duke shpërdoruar, me Benzeman dhe Ronaldon, Malaga bëri të sajën dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 16 me Gonzalo Castro-n që goditi shtyllën, ndërsa Zidane i duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin muskular të Marcelos që i la vendin Iscos në minutën e 25, braziliani do të kryejë ekzaminimet të hënën me Zidanë që i duhet të luftojë me kohën për të rikuperuar Carvajal. Goli i zhbllokimit erdhi në të 35 me Sergio Ramos që përdori armën e tij të preferuar goditjen me kokë pas asistit të Tony Kroos nga goditja e këndit.

Reali në avantazh dhe ishte e njëjta dyshe që bëri bis, me Tony Kroos që krosoi sërish për golin e dyfishimit, që Sergio Ramos e shënoi këtë herë me këmbë.

Goli i 9 sezonal për Sergio Ramos, i 6 në La Liga edhe pse pamjet evidentojnë pozicionin jashtë loje të mbrojtësit. Gjithsesi dygolëshi i Ramos nuk i dha qetësinë e nevojshme Realit që në pjesën e dytë pësoi gol nga Juanpi i vetëm në zonë pas një shtytjeje të Navas ndaj Juankar.

Me shkurtimin e distancave Navas bëri një pritje të mrekullueshme ndaj Castros duke evituar baraziimin. për të zgjuar Realin mendoi Kameni që pasi i shpëtoi një kthim i topit nga Demichelis, ja doli të evitonte golin me një rikuperim të mrekullueshëm duke ndalur Ronaldon të vetëm para tij. Portugezi më pas në të 77 goditi shtyllën me Realin që e mbylli ndeshjen në avantazh 2-1 duke u shpallur kampion i dimrit por jo në shëndet të plotë.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Real Madrid i falet Ramos, mposhti Malagen appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

U plagos nga shpërthimi i granatës në Pogradec, ndërron jetë 22-vjeçari

Posted: 21 Jan 2017 11:21 AM PST

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në QSUT 22-vjeçari Endri Guçe, i cili u plagos një ditë më parë nga shpërthimi i një granate të vjetër në Pogradec.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur 22-vjeçari ishte duke rregulluar tubacionet e ujësjellësit në shtëpinë e 52-vjeçarit, Raif Muçollari, i cili gjithashtu mbeti i plagosur.

Ndërkohë Drejtoria e Ujësjellësit sqaron se nuk ka qene ne dijeni te ndërhyrjes se banoreve ne tubacion.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post U plagos nga shpërthimi i granatës në Pogradec, ndërron jetë 22-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë 

Posted: 21 Jan 2017 11:04 AM PST

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion nga Uashingtoni për të marrë pjesë në bisedimet për paqe për Sirinë në Astana, që fillojnë më 23 janar.

SHBA-ja në këto bisedime do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Kazakistan.

Komunikata nga Uashingtoni më 21 janar është bërë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump nisi detyrën zyrtarisht.

Ambasadori amerikan në Astana, George Krol, është emëruar në atë post nga presidenti Barack Obama në fillim të vitit 2015.

Ai më parë ka mbajtur poste në Departament të Shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë, ndërsa ka pasur poste diplomatike edhe në Moskë, Shën Petersburg, Kijev, Minsk, Varshavë dhe Nju Delhi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të ndryshojnë kahun e negociatave për t'i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri.

21 janar 2017 (Stilografi.com)bote

The post SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë  appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vlorë, bllokohet gomonia me dy italianë

Posted: 21 Jan 2017 10:20 AM PST

Policia e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy shtetas italianë që ndodhej në afërsi të zonës së Porto Palermos. Mjeti është bllokuar rreth orës 04:50, në Porto-Palermo Himarë me 2 shtetas italianë në bord, M.M., 45 vjeç; A.A., 29 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues "Gomone" me gjatësi 8 m, me dy motorë mërkuri 250 KF, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.

Nga hetimet paraprake, nga deklaratat e tyre, mësohet se të dy shtetasit italianë janë nisur me mjetin e tyre lundrues nga Monopoli-Itali, në drejtim të Korfuzit, por për shkak të një defekti të shkaktuar nga motorat, janë kthyer për të ndaluar në Porto-Palermo, Himarë.

Policia Kufitare ka bllokuar mjetin lundrues dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Operacioni është kryer si bashkëpunim i forcave Delta dhe Drejtoria e Policisë e Vlorës të cilët po kontrollojnë territorin. Shtetasit italianë, njëri nga Brindizi dhe tjetri nga Bari.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vlorë, bllokohet gomonia me dy italianë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vdekja e 29-vjeçares, ISHTI: Ashensori nuk ishte mirëmbajtur

Posted: 21 Jan 2017 09:20 AM PST

Shkak i ngjarjes së rëndë një ditë më parë, ku mori flakë ashensori i një pallati, e për pasojë humbi jetën një 29-vjeçare ka qenë depozita e vajit e ashensorit, e cila ndodhej pranë kafazit të ashensorit. Të paktën kështu thuhet në raportin e hartuar nga ISHTI. "Rreth orës 09.48 ka marrë zjarr depozita e vajit të ashensorit hidraulik e cila ndodhej brenda kafazit të ashensorit. Zjarri i rënë ka dëmtuar kafazin e ashensorit dhe pastaj ka shkaktuar vdekjen e një banoreje të këtij pallati. Kabina ndodhej e pozicionuar në katin e parë dhe kishte dhe ajo në brendësi materiale konstruktive të djegshme", thuhet në raportin e ISHTI.
ISHTI thotë se shkaku i zjarrit ishte kryesisht instalimi i depozitës së vajit brenda kafazit të ashensorit hidraulik, por gjendja nuk do të kishte agravuar në këtë pikë nëse nuk do të shoqërohej nga moseleminimi i rrjedhjeve të vajit, mospastrimi i vajit të rrjedhur dhe papastërtive në fundin e kafazit të ashensorit. Gjithashtu ISHTI vëren se nuk ka pasur ndonjë skemë lajmërimi për dëmtimin e ashensorit sipas kërkesave të standardeve për ashensorët.

Ndërkaq, nga kontrolli i rrjetit elektrik është konstatuar se nuk ka pasur rënie automati monofazor që i përkiste familjarëve. Ndërsa automati trefazor i ambienteve të përbashkëta, prej nga furnizohet dhe ashensori me energji ka qenë i stakuar.

Ditën e djeshme një 29-vjeçare humbi jetën pasi mori flakë ashensori i pallatit në të cilën jetonte në lagjen "Fresku" të kryeqytetit. Policia e kryeqytetit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe procedimin e përgjegjësve për situatën e krijuar.
21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vdekja e 29-vjeçares, ISHTI: Ashensori nuk ishte mirëmbajtur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Siri, sulm me bombë në kampin e refugjatëve; 6 të vdekur

Posted: 21 Jan 2017 09:03 AM PST

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vrarë dhe 30 janë plagosur nga shpërthimi i një autobombe në një kamp refugjatësh në kufirin me Jordaninë, bëjnë me dije burime të sigurisë së Amanit. Dëshmitarët okularë kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur pranë një tregu në qendër të kampit Al Raqban.

Ndërtesa përdorej për një fraksion të armatosur sirian, ushtria e Al Ashair, e mbështetur nga Jordania për të kontrolluar sigurinë në kamp.

Zyrtarët thanë se personat e plagosur janë hospitalizuar dhe se në mesin e tyre ka nga ata në gjendje të rëndë.

Në kampin Rekban, për hyrje në Jordani presin më shumë se 85 mijë sirianë. Edhe në fund të vitit të kaluar në kamp erdh deri tek shpërthimi ku pati viktima dhe të plagosur

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Siri, sulm me bombë në kampin e refugjatëve; 6 të vdekur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Jolie apo Johansson? Ja kë zgjedh Taulant Xhaka

Posted: 21 Jan 2017 09:03 AM PST

Taulant Xhaka në një rrëfim të veçantë. I intervistuar nga faqja e secializuar sportive, bzbasel.ch, mesfushori i kombëtares shqiptare nxjerr në pah një anë të panjohur. Jashtë fushës se lojës ai është një njeri aktiv që ka pasionet dhe veset apo ëndrrat e tij. i detyruar të zgjedhë mes dy alternativave, vëllai i madh i familjes Xhaka zbulon anën e panjohur të tij, por në të njëjtën kohë edhe dëshirat që e bëjnë jetën e tij më intriguese përveçse të suksesshme.

Fillimisht ai pyetet se cila është loja e preferuar dhe për të FIFA mban vendin e parë, ndërsa shton se skuadra e tij e parë, Concordia Basel do të mbetet në zemrën e tij përjetësisht. Mish apo peshk? Taulanti bën zgjedhjen e parë, ndërsa i pyetur se nëse do të kishte mundësi zgjedhjeje mes Scarlett Johansson dhe Angelina Jolie, 25-vjeçar anon nga aktorja bionde. "Të dyja janë femra shumë të bukura por Johanson më tërheq më shumë", thekson Xhaka që gjatë javëve të fundit është vënë sërish në qëndër të vëmendjes.

Merkatoja mbetet e hapur por edhe pse ai është lojtar i Baselit, ëndrra është Premier League. "Në Angli dhe në Spanjë futbolli ndryshon shumë por të dy janë kampionate magjepsës. Unë zgjdh Premier League jo sepse aty luan vëllai im por është kampionati më i mirë në planet", thekson mesfushori shqiptar.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Jolie apo Johansson? Ja kë zgjedh Taulant Xhaka appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Vallëzimi parë i Trump si president

Posted: 21 Jan 2017 09:03 AM PST

Nën tingujt e këngës 'My way' të Frank Sinatra presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Zonja e Parë kanë vallëzuar në ballon e inaugurimit të premten mbrëma, galanë kushtuar forcave të armatosura.

E veshur me një fustan të bardhë me shpatulla të zbuluara, Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump mori vëmendjen e të gjithëve, ndërsa presidenti i ri dukej një zotëri i vërtetë teksa kërcente me zonjën e tij.

Pas dy ballove të mbajtura në qendrën e konventave Walter E. Washington, balloja e tretë e çiftit presidencial u zhvillua në ndërtesën e Muzeut Kombëtar, ku ishin ftuar edhe ushtarakë në detyrë e veteranë.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Vallëzimi parë i Trump si president appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Alban Skënderaj sërish sukses me “Duart Lart”

Posted: 21 Jan 2017 08:45 AM PST

Ndërkohë që është tepër i angazhuar me koncertet e tij si brenda dhe jashtë vendit, Alban Skënderaj po përgatitet gjithashtu të ulet në karrigen më emocionuese në Shqipëri, në atë të "The Voice Of Albania", i cili starton më 27 janar në ekranin e Top Channel.

Viti që shkoi rezultoi tepër i suksesshëm për artistin e talentuar, i cili përveç projekteve të shumta muzikore që publikoi, ai ishte një ndër artistët që fitoi më shumë çmime në ceremoninë e "Top Music Awards", përfshi edhe njërin prej më të rëndësishmëve, "Achievement Award".

Një ndër këngët që korri një sukses të jashtëzakonshëm që në momentin që doli në treg është "Duart Lart", një këngë që për 27 javë ka mundur t'i rezistojë konkurrencës, duke u pozicionuar në vendet më të rëndësishme të Top Listës. Gjatë kësaj jave, "Duart Lart" është ngjitur me 4 pozicione, duke u renditur në vendin e 36-të.

Albani është gjithashtu pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare me këngën "Engjëll", e cila po ashtu ka 27 javë që qëndron në "The Top List",dhe është pozicionuar në majat e klasifikimit.

21 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Alban Skënderaj sërish sukses me "Duart Lart" appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more