Skip to main content

“Vllaznia, Cungu i pakënaqur me merkaton” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vllaznia, Cungu i pakënaqur me merkaton” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vllaznia, Cungu i pakënaqur me merkaton

Posted: 20 Jan 2017 02:37 AM PST

Pas disa ditëve përgatitje në Ulqin, Vllaznia është rikthyer në Shkodër, për të vijuar me seancat stërvitore në mënyrë që të jetë gati për rifillimin e kampionatit. Së fundmi në "Reshit Rusi", kuqebluve u janë bashkuar në stërvitje dy lojtarë shumë të rëndësishëm sic janë mesfushori Florind Bardulla dhe mbrojtësi Dimtar Bicaj të cilët kishin qëndruar për disa pushim për shkak të gjëndjes gripale. Trajneri Armando Cungu në një prononcim për mediat lokale në Shkodër u shfaq gjithsesi i pakënaqur me mënyrën sesi shkoi minifaza përgatitore e dimrit në Ulqinj të Malit të Zi.

"Përsa i përket mënyrës se si shkuan gjërat nuk jam i kënaqur, s'jam i kënaqur sepse në Ulqin gjetëm një situatë jo fort të mirë. Ishte shumë ftohtë, kishte erëra të forta dhe në 3 apo 4 ditët e para të përgatitjeve e vuajtëm shumë dicka të tillë, pasi moti i keq nuk na dha mundësi fare për t'u stërvitur".

Në fillim të Janarit te kuqeblutë u rikthye Arsen Hajdari, ndërsa prej disa ditësh te Vllaznia, është afruar në provë edhe mbrojtësi i krahut të majtë belgu Landri Mulemo. Cungu është i pakënqur me drejtuesit e klubit shkodran përsa i përket lëvizjeve në merkato, duke theksuar se pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë më e vështirë për kuqeblutë.

"Kohë nuk kemi fare sepse kampionati rifillon pas disa ditësh. E kam thënë edhe më përpara që këto dy faza do të jenë shumë më të vështira se dy fazat e para për shumë arsye që tashmë dihen dhe nuk ka nevojë që t'i përsëris, pasi të gjithë e marrin me mend se si funksionon kështu që në këto kushte, të them të drejtën kam pritur që edhe ekipi të përforcohet, por kjo nuk është bërë e mundur. Kam pritur nga klubi që më të afrojnë lojtarë, por realisht ka ardhur vetëm një futbollist me ngjyrë nga Belgjika që është mbrojtës i majtë, dhe asnjë lojtar tjetër, ndërkohë që kundërshtarët tanë janë forcuar ndjeshëm, pasi edhe ekipi më i dobët është përforcuar me 3 apo 4 lojtarë dhe në këto kushte kjo nuk është një situatë e mirë për ne".

Në 2 fazat e para të kampionatit, Vllaznia ka grumbulluar 21 pikë, 7 më shumë se Laci që për momentin mban vendin e parfundit, por gjithsesi
pavarësisht situatës së vështirë, Cungu ka besim se Vllaznia nuk do ta diskutojë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

"Megjithatë unë kam besuar te këta djem, vazhdoj të besoj. Nëse do të tregohemi seriozë si në pjesën më të madhe të dy fazave të para të kampionatit, nuk do e vendosim në diskutim mbijetesën, kjo është e vetmja gjë që mund të them për momentin".

Të Shtunën në Lezhë përballë Besëlidhjes, skuadra shkodrane do të zhvillojë testin e fundit përgatitor përpara sfidës ndaj Kukësit që do të luhet fundjavën tjetër, në "Loro Borici".

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Librazhd, nis ofrimi i shërbimeve të integruara për fëmijët me aftësi të kufizuar

Posted: 20 Jan 2017 02:34 AM PST

Word Vision në bashkëpunim me MEDPAK dhe Bashkinë e Librazhdit  mbështesin  qëndrën  komunitare për ofrimin e shërbimeve  të integruara ditore  për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar. Rreth 470 fëmijë dhe prindër  do të kenë mundësi  të marrin shërbime të  specializuara ditore në këtë qëndër. Fëmijëve dhe prindërve do tu ofrohet këshillim Psiko –Social përmes një ekipi  specialistësh.

Punonjësi  social, psikologu, logopedi, fizioterapisti  dhe mjeku  pediatër do të vlerësojnë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe veshtirësit  në të nxënë me qëllim diagnostifikimin e nevojave arsimore, por edhe refrimin e rasteve për shërbime të specializuara.

Qëndra komunitare në Librazhd  do të mbështetet me materiale didaktike dhe paisje ndihmëse për të ndihmuar fëmijët me Aftësi të Kufizuar  të  vijojnë arsimin e detyruar dhe të aftësohen për një jetë  të pavarur. Vlerësimi i fëmijëve do të kryhet sipas 7 fushave të zhvillimit. Mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve do realizohet duke u bazuar në Planin Individual të Edukimit i cili do të hartohet në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, specialistët e qendrës, prindërit dhe  bashkëmoshatarët e fëmijëve dhe të rinjve.

Ekspertët do të mbështesin fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në ambientet e qendrës, përmes  modelit të shërbimit lëvizës të specialistëve.

Toni Gogu –Drejtori kombëtar i World Vision tha :-"Ne kemi angazhuar 340 profesionistë, mësues, prindër të fëmijvve me Aftësi të Kufizuar në 9 rajone të vendit tonë jo vetëm për të identifikuar problematikën me te cilën përballen çdo ditë 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar por për të qwnë ashtu si edhe sot në Librazhd në krahë të  insitutioneve   vendore dhe kombëtare në mënyrë që këta fëmijë dhe prindërit e tyre të përfitojnë nga shërbimet e integruara. Pas  disa javësh përfundon studimi i parë kombëtar i cili do të  na japi  një pamje të qartë të prevalencës së aftësis së kufizuar në vend dhe do të ndihmojë në koordinimin e institucioneve në mbështetjen me shërbime të integruara të  fëmijëve me aftësi të  kufizuar".

 

Të dhënat e para të studimit të  parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri,  i mbështetur nga World Vision  dhe  Save the Children  tregoi  se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10% e fëmijëve të moshës 2 deri ne 17 vjeç ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim.  Nga totali i 13,000 familjeve, te perfshira ne kete studim, 44 % e prindërve raportuan se fëmija e tyre ka të paktën një vështirësi, në të paktën një nga fushat e zhvillimit ( shikim, dëgjim, në të  ecur, folur, në kujtesë, kujdesin ndaj vetes, komunikim, në të nxënë, kontrollin e sjelljes, pranimin e ndryshimeve, ndërtimin e marrëdhënieve, përqëndrimi, të luajturit dhe shoqërizimi në grup)

 

Stafi i qendrës  komunitare në Librazhd do të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve  me Aftësi të Kufizuar  duke u fokusuar në fuqizimin e prindërve, bashkepunimin Qendër- Bashki- Zyrë Arsimore- Shkollë me qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijeve në shkolla dhe në jetën e komunitetit.

 

 

 

 

World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, zhvilluese dhe advokuese në botë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo punon prej rreth 60 vitesh, në 100 vende të ndryshme. World Vision gjendet në Kosovë që prej vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit me Serbinë) dhe në Shqipëri që prej vitit 1999 për të punuar në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje dhe për çështjet e rinisë.  Ju mund të gjeni më shumë të dhëna duke vizituar faqen tonë zyrtare në internet

 

 

19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Zgjidhet misteri i ‘Rrathëve të Zanave’

Posted: 20 Jan 2017 02:30 AM PST

Një hipotezë e re shpjegon se si janë formuar rrathët e rërës të qarkuar nga një unazë bari, që gjenden në zona shumë të thata të planetit, si në Namibi dhe Australi

Të ashtuquajturit 'rrathët e zanave', që gjenden në Namibi, por edhe në Australi, janë një fenomen natyror që për dekada me radhë kanë habitur ekspertët. Janë zonë në formë rrathësh simetrikë të privuar nga bimësia, por të rrethuar nga bari. Mund të kenë dimensione të ndryshme që shkojnë nga 3-20 metra diametër dhe kanë një jetëgjatësi prej dhjetëra vjetësh. Disa kanë mundur të mbijetojnë edhe 70 vjet.

DY HIPOTEZA. Me kalimin e kohës ka pasur shpjegime të shumta lidhur me shkakun e formimit të tyre, edhe pse, në të vërtetë, askush nuk ka qenë në gjendje të japë një përgjigje të plotë për pyetjen.

Gjatë viteve të fundit ka pasur 2 hipoteza më të besueshme; e para sugjeronte se këto qarqe ishin vepër e termiteve që sistematikisht gërryenin rrënjët e barit në brendësi të tyre. Hipoteza u mbështet nga fakti se për 80% të rasteve të qarqeve të Namibisë kishin nën vete një numër të madh termitesh. Por këtë hipotezë e kundërshtonte fakti se në rrathët australianë nuk ka termite.

Hipoteza e dytë argumentonte se formimi i qarqeve i atribuohet barërave autoktone, të cilat kishin arritur nivele çuditërisht të sofistikuara të vetorganizimit në një nga mjediset më të shkretë në Tokë.

PERGJIGJJA  E FUNDIT…SALOMONIKE. Tashmë duket se një grup shkencëtarësh kanë gjetur zgjidhjen: shkaku i formimit të tyre duhet kërkuar tek të dyja fenomenet e mësipërme.

Sipas Korina Tarnita dhe grupit të studiuesve që kanë publikuar studimin e tyre në revistën 'Nature', termitet e Namibisë vërtetë ushqehen me rrënjët e bimëve që janë mbi folenë e tyre dhe kjo shkatërron vegjetacionin në sipërfaqe. Aty ku kolonitë e termiteve janë të detyruar të jetojnë njëri pranë tjetrit, fushat me bar të paprekur simbolizojnë kufijtë që i japin fraksioneve kundërshtare. “Nëse një koloni termitesh plotëson një tjetër më të vogël, zakonisht e para merre terren mbi të dytën dhe zgjeron territorin e saj, – thotë Tarnita. – Por në qoftë se dy koloni të të njëjtës madhësi janë në kontakt me njëra-tjetrën, ato preferojnë  të përcaktojnë një kufi.

MUNGON DIÇKA.. Shpjegimi, megjithatë, nuk është i plotë; ai nuk mund të argumentojë se pse 'qarqet e zanave' kanë një formë pothuajse të përkryer rrethore dhe sidomos nuk i shpjegon rrathët australianë.

Por studiuesit duket se kanë përgjigje edhe për këtë kundërshti: ata argumentojnë, në fakt, se janë të rëndësishëm edhe barërat që formojnë rrathët.  Në zonat ku ka mungesë të ujit dhe lagështie, disa bimë  dërgojnë rrënjët e tyre të gjata nën sipërfaqe për të vjedhur fqinjët e tyre. Ky sistem çon në formimin e arnave të thata të rërës. Lagështira përqendrohet jashtë tyre, duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi  barit rreth e qark që të marrë ushqim të mjaftueshëm për mbijetesë.

Është ky shpjegimi që përfundimisht zgjidh misterin e 'rrathëve të zanave'? Në të vërtetë, ka ende një boshllëk, sepse kërkimet ishin bazuar në modele që janë punuar në laborator, tani duhet të konfirmohen në realitet.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Votimi elektronik, Rama: Kërkesa e PD-së është e parealizueshme

Posted: 20 Jan 2017 02:17 AM PST

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se votimi elektronik është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër. Kreu i qeverisë veçoi, sipas tij, tre të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik.

Postimi i Ramës

"E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë!

E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik. Ashtu sikundër, nuk na e kanë këshilluar kurrë as identifikimin elektronik, me plot argumenta që nuk është ky vendi per t’i renditur. Nuk po zgjatem këtu edhe me faktin se qeveria e vjetër atëhere ishte kategorikisht kundër për identifikimin elektronik, ashtu siç ishin kundër për hir të së vërtetës edhe ekspertët e OSBE/ODHIR-it, edhe një pjesë e vetë ekspertëve tanë. Sic e dëshmojnë edhe shënimet e negociatave të asaj kohe apo procesverbalet e diskutimeve për reformën zgjedhore, ne hoqëm dorë shumë herët nga kjo ide dhe u fokusuam vetëm tek numërimi elektronik.

E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka!

Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëhere, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u terhoqëm nga ndonjë presion apo se s’kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t’i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër. Por më tutje, nuk këmbëngulëm më as për dy projektet pilot, sepse testet e bëra nga KQZ-ja dështuan dhe përballë fakteve kokëforta u detyram të heqim dorë. Pse e si dështuan testet është një histori më vete, e cila vlen sidoqoftë të rianalizohet nga ata që sot pretendojnë të njëjtën gjë që pretendonim ne atëhere. Por fakti është se ne u bindëm që rruga e vetme e sigurtë mbetej numërimi tradicional, i cili u lehtësua mjaft në 2013-ën me heqjen e hulumtimit të materialeve zgjedhore nga procesi.

E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste!

E vërteta është se as unë s’kam dhe s’kam si të kem asnjë problem në parim me gjithe këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s’ka dhe s’ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapercyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti. Po natyrisht këtë s’mund ta faktojnë e lere më pastaj ta garantojnë, opinionet e politikanëve të cilët ngjajnë si dy pika uji me “qytetarët” digjitalë, që publikojnë shpifjet e tyre përmes liderit digjital të PD-së në tabelën e fletë-rrufeve digjitale të këtij të fundit. Kjo duhet faktuar e garantuar nga ekspertë të padyshimtë ndërkombëtarë të fushës dhe padyshim OSBE/ODHIR- i i njohin kush janë dhe i kanë plot ndër këta ekspertë në shërbim të proceseve zgjedhore në mbarë botën.

Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s’ka zgjidhje). Megjithatë, ja qendrimi im për këtë debat:

Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor! Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit. Lëre pastaj opozita që, edhe ajo me plot të drejtë, nuk do të mbetej mbrapa në akuzat e saj për dështim të qëllimshëm të procesit nga ana jonë, madje përkundrazi, do t’u binte daulleve të fitores kundër qeverisë që dështoi qëllimisht procesin. Por, thënë kjo, dua ta bëj shumë të qartë se personalisht s’kam asnjë kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike, një eskpertize ndërkombëtare që, me gjasë, do ta faktonte e do ta garantonte mundësinë reale të futjes së elektronikës në proces! Pra, le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim. E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetëm i standarteve zgjedhore që njeh bota demokratike janë ata), atëherë pse jo!

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, zjarr në një pallat në zonën e Freskut, një i vdekur në ashensor

Posted: 20 Jan 2017 01:45 AM PST

Zjarri ka përfshirë një pallat në zonën e "Freskut" në Tiranë. Mësohet se zjarri ka nisur në ashensorin e pallatit. Raportohet se një person është gjetur i asfiksuar nga tymi në ashensor.

Në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse dhe po bëhet evakuimi i banorëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

“El Chapo” ekstradohet në SHBA

Posted: 20 Jan 2017 01:42 AM PST

Bosi i drogës Joaquin Guzman është ekstraduar drejt shteteve të bashkuara të Amerikës. Lajmi u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, i cili tha se nën masa të rrepta sigurie Guzman u nis me një avion drejt SHBA-ve pa specifikuar se ku do të mbërrijë.

I njohur me nofkën ‘El Chapo’, Guzman ishte dikur lideri i Sinaloa, një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë. Veç famës që fitoi prej këtij biznesi, Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu.

Pas arrestimit të tretë, SHBA nguli këmbë për ekstradimin e tij dhe duket se Meksika ka qenë mëse e lumtur t'ia plotësojë këtë dëshirë duke hequr një peshë mjaft të sikletshme nga vetja.

Janë disa shtete amerikane mes të cilave Arizona, Kalifonia dhe Teksasi që kanë ngritur akuza kriminale ndaj El Chapos, përfshirë trafik droge dhe vrasje, diçka që e bën të paqartë se ku do të zhvillohet gjyqi i tij.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, rrugët kombëtare të kalueshme; problem akset rurale

Posted: 20 Jan 2017 01:37 AM PST

Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të çrregullta që janë shoqëruar me reshje të dobta, kryesisht në vendet malore reshjet kanë qenë në formë dëbore. Të gjithë akset rrugore kombëtare janë të qarkullueshme, disa akse rurale pjesërisht me zinxhirë.

QARKU DIBËR – Në qarkun e Dibrës i vetmi aks i bllokuar është Peshkopi – Lurë. Ndërkohë asket rrugore Ura e Çerenecit – Steblevë; Lurë – Rrëshen, në vendin e quajtur Kraj – Lurë; Skuraj – Burrel – Qafë Bualli; Qafë Bualli – Krastë; Qafë Bualli – Peshkopi; Pashkopi – Kala e Dodës (Vasie); Muhur – Draj Reç; Qafë Bualli – Krastë; Ura e Çerenecit – Ostren – Trebisht; Ura e Qytetit – Zerqan; Klos – Xibër; Burrel-Macukull janë të kalueshëm me zinxhirë.

QARKU LEZHË – Në qarkun e Lezhës të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Vetëm fshatrat Nenshejt dhe Lajthizë të Njësisë Administrative Orosh vazhdojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e dëborës.

QARKU SHKODËR – Aktualisht në shkallë Qarku nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Akset rrugore të bllokuara janë: Qafë Thore – Theth ; Kryezi – Iballë (Fushë Arrëz), po punohet për hapjen e tyre. Ndërsa akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë: Tamarë – Vermosh; Hadroj – Qafë – Benë; Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierz ; Fushë Arrëz – Qafë Shllak; Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz; Bardhet – Kryezi; Shkodër – Bregu Lumit – Theth ; Laç Vau Dejës – Qafë Çelë – Pukë ; Iballë – Bardhet Probleme me energjinë elektrike kanë disa fshatra në Njësinë Administrative Pult dhe Temal

QARKU KUKËS – Akset rrugore kombëtare Kukës, Has dhe Tropojë janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Ndërsa akset rrugore të bllokuara në bashkinë Kukës janë ata të Njësisë Administrative Arrën, me gjithë fshatrat përbërës dhe Njësisë Administrative Topojan. Në bashkinë Tropojë të bllokuara mbeten akset rrugore të Njësisë Administrative Lekbibaj, me fshatrat Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj; të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, me fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj si dhe të Njësisë Administrative Bujan, me fshatrat Lëkurtaj e Selimaj. Po punohet për hapjen e këtyre akseve rrugore, për lidhjen e fshatrave me qendrën.

QARKU KORÇË – Akset rrugore kombëtare qarkullohen pa zinxhirë. Akset rrugore të kalueshëm me zinxhirë janë Korçë – Dardhë; Korçë – Voskopojë; Ersekë – Leskovik; Liqenas – Dogana – Goricë; Korçë – Dogana – Kapshticë.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për probleme.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet 24-vjeçari

Posted: 20 Jan 2017 01:33 AM PST

Një 24- vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ka tentuar të korruptojë policin. Në pranga ka rënë 24 vjeçari Bekim Bajraktari banues në qytetin e Shkodrës, pasi teksa udhëtonte më automjetin e tij me perde në xhamat e pasmë dhe sinjale shtesë ka tentuar t'i japë ryshfet policit rrugorë.

Bekim Bajraktari 24 vjeç është ndaluar nga polici rrugor në aksin rrugor Thumanë- Tapizë.

Me qëllim për t’iu shmangur masës administrative konform shkeljes së kryer Bajraktari, ka tentuar t'i ofrojë shumën prej 1 000 lekë punonjësit të policisë.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Meta takon senatorin Roberts: Bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë edhe më i ngushtë

Posted: 20 Jan 2017 01:13 AM PST

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat Roberts.

Gjatë këtij takimit, Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve.

Ndër të tjera, në këtë takim Roberts theksoi se: "Është një privilegj që ju kemi sot këtu në një moment kaq të veçantë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij eventi. Jeni shumë i mirëpritur. Ne besojmë se në të ardhmen bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i ngushtë".

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e falënderoi senatorin Roberts për pritjen e tij duke nënvizuar se Shqipëria mbështetet fuqimisht tek bashkëpunimi i ngushtë me SHBA. "Ju falënderoj që më ftuat këtu dhe ne mbështetemi tek Shtetet e Bashkuara për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Ne besojmë se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të forta dhe do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë në shumë fusha, edhe në atë të agrikulturës", tha Meta.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Basha takon Presidentin e Fondacionit “Heritage”

Posted: 20 Jan 2017 12:57 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar Presidentin e Fondacionit "Heritage", Jim DeMint.

Në një postim në Facebook, kreu i PD-së tha se në këtë takim u fol për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.

"Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage, që është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë", shkruan Basha.

20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more