Skip to main content

“Trump ringjall dy projekte të ndaluara nga administrata e Obamës ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Trump ringjall dy projekte të ndaluara nga administrata e Obamës ” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Trump ringjall dy projekte të ndaluara nga administrata e Obamës 

Posted: 24 Jan 2017 10:00 AM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhërat për avancimin e projekteve kontraverse për ndërtimin e tubacioneve të naftës që ishin bllokuar nga administrata e Barack Obamës.  Fjala është për projektet "Keystone XL" dhe tjetri Dakota Access që janë nënshkruar sot nga presidenti Trump. Ish presidenti Obama kishte bllokuar projektin "Keystone XL" në fund të vitit 2015 duke thënë se ai e dëmton përpjekjen amerikane për të siguruar një marrëveshje për ndryshimet klimatike. Në vitin 2016 ishte ndaluar edhe projekti për ndërtimin e tubacionit të naftës "Dakota Access".  Fisi i indianëve të Amerikës, "Sioux" në zonën "Standing Rock" dhe përkrahësit e saj thonë se projekti kërcënon ujin e pijës dhe zonat e mbrojtura të indiano-amerikanëve.  Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump ka thënë sot se "nga tash e tutje ne do të fillojmë të ndërtojmë tubacione në Shtetet e Bashkuara". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisionet e Senatit iu japin përkrahje edhe dy nominimeve tjera të Trump 

Posted: 24 Jan 2017 09:40 AM PST

Një panel i Senatit i ka dhënë përkrahje nominimit të Wilbur Ross për postin e udhëheqësit të Departamentit të Tregtisë. 79 vjeçari Ross, është tregtar i specializuar në blerjen e kompanive që kanë vështirësi, por të cilat ende mund të gjenerojnë përfitime.  Ai njihet personalisht me presidentin e ri Trump që 20 vjet, të cilin e ka përkrahur prej fillimit të fushatës zgjedhore presidenciale.  Një nga komisionet e Senatit i kanë dhënë përkrahje edhe një tjetër nominimi të presidentit Trump, pikërisht Elaine Chao për postin e shefes së Departamentit të Transportit.  Konfirmimi përfundimtar i Chao dhe Ross në këto poste do të bëhet nga një votim në Senat. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rriten pakënaqësitë e minatorëve - kërkohet zbatimi i Ligjit për Trepçën

Posted: 24 Jan 2017 09:09 AM PST

Janë bërë afër tre muaj që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Trepçën dhe Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të krijojë ende Bordin mbikëqyrës të Trepçës, në mënyrë që të mund të fillohet me zbatimin e ligjit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arbitrazhi e rrëzon apelin e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA

Posted: 24 Jan 2017 08:52 AM PST

Gjykata e Arbitrazhit për Sport e ka hedhur poshtë apelin e Federatës serbe të Futbollit kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA.  Gjykata ka thënë se Kosova ka plotësuar standardet e UEFA-s sepse "njihet si shtet nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara".  Federatat evropiane e futbollit në muajin maj kanë votuar në favor të pranimit të Kosovës si anëtare e UEFA-s, megjithë kundërshtimet e Serbisë.  Vendimi i UEFA-s u pasua nga pranimi i Kosovës edhe në federatën botërore të futbollit, FIFA, një javë më pasë, duke ia mundësuar shtetit të ri ballkanik pjesëmarrjen në garat e kualifikimit për në Kupën e Botës që më 2018 do të mbahet në Rusi, një vend që nuk e njeh Kosovën si shtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria britanike: BREXIT nuk ka kthim prapa 

Posted: 24 Jan 2017 08:10 AM PST

Ministri i qeverisë për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, David Davis ka thënë se "brenda ditësh" qeveria do e dërgoj në parlament një projektligj që i lejon ekzekutivit të nis procesin e negocimit me Brukselin.  Deklarata e Davis është bërë pasi Gjykata Supreme e këtij shteti ka vendosur sot që qeveria nuk mund të nis negociatat për dalje nga BE-ja pa e marrë paraprakisht miratimin e legjislativit.  Davis megjithatë ka thënë se tashmë është arritur "pika pa kthim" rreth daljes së Britanisë nga BE-ja.  Kryeministrja britanike, Theresa May ka dashur që pa e marrë miratimin e parlamentit të vë në veprim Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës përmes së cilës do të njoftohej Brukseli për vendimin e Britanisë për tu larguar nga BE-ja.  Me këtë do të niseshin edhe zyrtarisht negociatat për dalje të Britanisë nga BE-ja. Kjo gjykatë, po ashtu, ka vendosur që qeveria e zonjës May, nuk ka nevojë të zhvilloj konsultime me Skocinë, Uelsin, apo Irlandën veriore për procesin Brexit. Ky vendim e ka zemëruar Ministren e Parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, e cila ka thënë se tash "po bëhet edhe më e qartë" se Skocia duhet të vendos nëse është e "kënaqur që për të ardhmen tonë të diktohet" nga Londra, "apo nëse është më mirë që të marrim të ardhmen në duart tona?" Skocezët kanë votuar kundër pavarësimit nga Londra në referendumin e vitit 2014, por pas BREXIT-it janë shtuar thirrjet që Skocia të mbajë një referendum të ri për të qëndruar në BE.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kocijançiq: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Posted: 24 Jan 2017 07:35 AM PST

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka folur për gazetarët në Bruksel përpara takimit të sotëm Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se palët, në të kaluarën, kanë rënë dakord për shumë gjëra, porse jo të gjitha janë zbatuar. Kocijançiq ka theksuar se zbatimi i marrëveshjeve është shumë i rëndësishëm.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kocijançiq: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

Posted: 24 Jan 2017 07:27 AM PST

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka folur për gazetarët në Bruksel përpara takimit të sotëm Kosovë-Serbi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat në Maqedoni i kërkojnë qeverisë t’i ndal presionet

Posted: 24 Jan 2017 06:42 AM PST

Presionet ndaj mediave dhe OJQ-ve kritikuese në Maqedoni kanë vazhduar në forma të ndryshme. Së fundi është formuar edhe një shoqatë për të "luftuar" veprimtarinë tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“La La Land” vazhdon dominimin, merr 14 nominime për Oskar

Posted: 24 Jan 2017 05:57 AM PST

Filmi "La La Land" ka marrë 14 nominime për çmimin e Akademisë amerikane të filmit, Oskar, duke e prekur rekordin e arritur më parë nga filmat "Titanic" dhe "All About Eve". La La Land ndër të tjera është nominuar për filmin, aktorin dhe aktoren më të mirë. Ky prodhim garon kundër filmit Arrival i cili ka marrë 8 nominime. Në kategorinë filmit më të mire janë përfshirë edhe "Manchester by the Sea", filmit "Moonlight", filmit "Hacksaw Ridge", "Hidden Figures", "Fences", Hell or High Water" dhe filmit "Lion". Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oskar mbahet në Hollywood më 26 shkurt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkup: Prokuroria Speciale nis hetimet për blerjen e makinës së Gruevskit

Posted: 24 Jan 2017 05:40 AM PST

Prokuroria Speciale në Maqedoni ka njoftuar nisjen e hetimeve për raste të reja lidhur me shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërorë. Hetimi i parë ka të bëjë me rastin e koduar "Tanku", që i adresohet blerjes së makinës "mercedes" në vlerë prej 600 mijë euro nga ish kryeministri, Nikolla Gruevski. Nën hetimet lidhur me këtë shpërdorim janë drejtuesit e lartë të MPB-së, por pa saktësuar identitetin e personave që po hetohen.  "Në rastin konkret ekziston dyshimi se me qëllim plotësimit të dëshirës së kryeministrit të atëhershëm për furnizim me makinë speciale, e dyshuara e parë, ka inkurajuar të dyshuarin e dytë që të shfrytëzoj detyrën dhe autorizimet e tij dhe gjatë furnizimeve publike, në mënyrë joligjore të favorizojë operatorë të caktuar ekonomik dhe të blihet një makinë e atij lloji",thuhet në njoftimin me shkrim të Prokurorisë Speciale.  Rasti tjetër i koduar si "Tarifa" ka të bëjë me blerjen përmes një procedura joligjore të një softueri në vlerë prej rreth 4 milion euro për nevojat e kompanisë energjetike "ELEM". Për këtë rast dyshohet 7 zyrtarë të lartë shtetërorë.  "Ekziston dyshim i fuqishëm se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për licencim dhe mirëmbajtje të softuerit, në kundërshtim me kushtet e Marrëveshjes për tenderim publik", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. (REL) 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni për matjen e territorit cilësohet profesional dhe jo politik

Posted: 24 Jan 2017 05:16 AM PST

Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka mbajtur sot takimin e parë, në mënyrë që, siç tha, t'i jepet një përgjigje profesionale dhe shkencore pyetjes se a ka humbur territor shteti i Kosovës më marrëveshjen për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kazakistan: Kanë përfunduar bisedimet për armëpushim në Siri

Posted: 24 Jan 2017 05:16 AM PST

Zyrtarët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit, në takimin e tyre në Kazakistan, janë pajtuar për krijimin e mekanizmit për monitorimin e armëpushimit të ndejshëm në Siri. Në takimin dyditësh në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e qeverisë së Sirisë dhe grupet opozitare siriane, që janë takuar në mënyrë indirekte, me shpresë se do të arrihet respektim në gjithë Sirinë i armëpushimit të pajtuar në muajin dhjetor. Sot, në deklaratën e përbashkët në fund të bisedimeve, thuhet se Irani, Rusia dhe Turqia, në mënyrë të përbashkët, do ta vëzhgojnë armëpushimin dhe do "të sigurojnë bashkëpunim të plotë, do të parandalojnë çfarëdo provokimesh dhe do të përcaktojnë të gjitha modalitetet e armëpushimit". Të tri vendet, po ashtu, e kanë riafirmuar synimin e tyre për të luftuar kundër grupit, Shteti Islamik, dhe Jabhat al-Sham (dikur i njohur me emrin Fronti Al-Nusra), dhe për "ndarjen e tyre nga pjesa tjetër e opozitës së armatosur". Rusia është kritikuar ashpër për sulmet e saj ajrore kundër grupeve të moderuara opozitare, që mbështeten nga Turqia dhe konalicioni i vendeve, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë për përmbysjen e qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, të cilën nga ana tjetër, e mbështesin Rusia dhe Irani. Nuk është e qartë nëse përfaqësues të qeverisë së Sirisë apo ata të grupeve opozitare e kanë nënshkruar deklaratën përfundimtare të përbashkët. Vlerësohet se 300 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur prej vitit 2011, kur ka filluar lufta civile në Siri. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita kërkon pezullimin e dialogut me Serbinë

Posted: 24 Jan 2017 04:13 AM PST

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë dalë me qëndrime të përbashkëta kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, në formatin dhe përmbajtjen aktuale. Në një konferencë të përbashkët për media, përfaqësuesit e këtyre tri partive politike thanë se vazhdimi i dialogut, "në kohën kur Serbia mbanë në fuqi urdhër arrestet kundër figurave politike të Kosovës, në kohën kur ndërton mure ndarëse në Mitrovicë dhe në kohën e nisjes së një treni provokues", është i pakuptimtë. Andaj, opozita kërkoi që dialogu të pezullohet dhe për këtë të deklarohet edhe Kuvendi i Kosovës. Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se në fillim të procesit të dialogut, qeveria kishte premtuar se me anë të këtij procesi Kosova do të fitoj në fund njohjen e saj nga Serbia, do të fitoj në procesin e integrimit evropian dhe do të integroj komunitetin serb. Të tri premtimet, vijoi ai, nuk janë realizuar, madje sipas tij, Serbia i ka intensifikuar veprimet e saj kundër shtetit të Kosovës, kurse përafrimi i Kosovës me BE-në është sfiduar seriozisht. "Tani kemi nevojë që ta rishqyrtojmë dialogun", ka thënë Konjufca. Dialogun me Serbinë, sipas tij, asnjë qeveri nuk mund ta sheh si një të drejtë të saj, pasi që pozicioni i Kosovës në këto bisedime, duhet të jetë konsensus i rrafshit nacional. Si masë kundër vazhdimit të dialogut në formën aktuale, tri partitë opozitare thanë se do të thirrin një seancë parlamentare, ku do të shqyrtohet pozicioni i Kosovës në bisedime, përfshi edhe kërkesën për pezullim të dialogut.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takimi me Elvisin, 25 vjet pas luftës

Posted: 24 Jan 2017 04:05 AM PST

Në Bosnje Hercegovinë, ndodhi një takim emocionues i fotografit gjerman Bjorn Steinz, i cili kishte vendosur ta gjejë Elvisin që për herë të fundit e kishte parë në moshën 6 vjeçare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hivzi Islami, kryesues i Komisionit për matjen e territorit

Posted: 24 Jan 2017 03:54 AM PST

Kryetari i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami është emëruar kryesues i Komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës. Ky Komision ka mbajtur takimin e parë, të cilin e ka hapur kryeministri Isa Mustafa. Ashtu siç ishte paralajmëruar, pjesë e këtij Komisioni nuk është edhe opozita, e cila ka refuzuar ftesën. Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Republikës së Kosovës ka për detyrë që t'i jap përgjigjeje profesionale dhe shkencore, pyetjes se a ka humbur apo jo territori shteti i Kosovës më Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit më Malin e Zi. "Komisioni do të qëndroi larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake të grupeve të interesit. Ne këtu në këtë moment na duhet vetëm profesionalizimi", ka thënë kryesuesi, Hivzi Islami. Raporti përfundimtar i Komisionit pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe më pas do të njoftohet edhe Kuvendi i Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria britanike duhet të ketë miratim parlamentar për Brexit

Posted: 24 Jan 2017 03:42 AM PST

Gjykata Supreme e Britanisë thotë se qeveria e këtij vendi duhet të ketë miratim të parlamentit, para se ta filloj procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, që njihet si Brexit. Me vendimin e saj të sotëm, kjo gjykatë potencialisht mund ta shtyjë planin e kryeministres, Theresa May, për hapjen e negociatave me zyrtarët e BE-së deri në fund të muajit mars. Presidenti i Gjykatës Supreme të Britanisë, David Neuberger, tha se vortimi ishte 8:3 në favor të vendimit. Kjo gjykatë, po ashtu, ka vendosur që qeveria e zonjës May, nuk ka nevojë të zhvilloj konsultime me Skocinë, Uelsin, apo Irlandën veriore për procesin Brexit. Pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme funta britanike ka shënuar rënie në këmbimet e hershme në bursat ndërkombëtare. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadyrov e konfirmoi praninë e çeçenëve në policinë ruse në Siri

Posted: 24 Jan 2017 02:13 AM PST

Lideri i rajonit të Çeçenisë në Rusi, Ramzan Kadyrov, e ka konfirmuar praninë e çeçenëve në njësitet e policisë ushtarake ruse në Siri. Në rrjetin Instagram, Kadyrov ka shkruar sot se një përfaqësues çeçen dhe një politikan rus aktualisht janë kthyer nga Siria , ku në mesin e njerëzve të tjerë, ata janë takuar edhe me "çeçenët e rinjë, që shërbejnë në batalionin e policisë ushtarake të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë". Raportet në media në muajin dhjetor thonin se dy batalione nga forcat speciale policore të Çeçenisë ishin dërguar në Siri për ta mbrojtur një bazë ajrore ruse atje. Zoti Kadyrov i pat përgënjeshtruar raportet, duke e hedhur poshtë praninë e personelit ushtarak çeçen në Siri. Më herët në vitin 2016, Kadyrov pat thënë se i kishte dërguar çeçenët, që të inflitrohen në organizatën terroriste, Shteti Islamik, në Siri për të mbledhur informacione të inteligjencës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaliforni: Për shkak të stuhisë – gjendje e jashtëzakonshme

Posted: 24 Jan 2017 01:20 AM PST

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, mbrëmë vonë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e këtij shteti, për të ndihmuar në ripërtritjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhitë e fuqishme gjatë dhjetorit dhe janarit. Kalifornia, që ka vuajtur nga thatësia, është goditur fquishëm nga të reshurat e mëdha, së pari gjatë fillimit të dhjetorit, e pastaj edhe në janar, që kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës së kaluar, raporton AFP. "Kam parë se kushtet e rrezikut ekstrem për sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë ekzistojnë, për shkak të dëmeve nga stuhia", tha guvernatori, Jerry Brown. Ai e ka urdhëruar zyrën e shërbimeve të emergjencës së Kalifornisë që "t'i ndihmoj qeveritë lokale". Derisa zyrtarët ende janë në procesin e vlerësimit të dëmeve nga erërat e fuqishme, konsiderohet se ato janë "në dhjetëra miliona dollarë". Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 50 prej 58 qarqeve të Kalifornisë. Megjithqë stuhia ka sjellur të reshura të mëdha të shiut dhe borë në male, zyrtarët nuk besojnë se kjo do ta përfundoj thatësinë, që vlerësohet se ishte më e madhja në historinë e këtij shteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Takimi në Bruksel për të sqaruar fazën finale të dialogut me Serbinë

Posted: 24 Jan 2017 01:01 AM PST

Me takimin e sotëm në Bruksel, Kosova dhe Serbia po fillojnë fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Pak çaste para se të niset për në Bruksel, Mustafa ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se takimi i sotëm është i një formati të veçantë, si rrjedhojë e proceseve dhe ngjarjeve të fundit. "Presim që ky takim të jetë fillim i fazës përfundimtare të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim të nivelit të lartë, ku do të marrim pjesë së bashku me presidentin e Republikës, do të prezantojmë qëndrimet e institucioneve të shtetit tonë", ka thënë kryeministri. Tensionimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka shtyrë shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini që të ftoj në takim në Bruksel, nivelin më të lartë politik nga Prishtina dhe Beogradi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, pritet të jenë ballë për ballë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq. "Kohëve të fundit ka pasur veprime sistematike të Serbisë për të destabilizuar gjendjen në Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe përmes strukturave të tyre paralele", ka theksuar Mustafa. Kosova, ka vijuar kryeministri, është e përcaktuar për paqe, për siguri e fqinjësi të mirë me të gjitha vendet. "Por, po ashtu jemi shumë të vendosur që të mos lejojmë ndërhyrje të askujt në punët e brendshme të Kosovës dhe të parandalojmë dhe evitojmë çdo provokim i cili ka për synim destabilizimin e situatës në vendin tonë", ka theksuar ai. Ndër kërkesat kryesore të Prishtinës zyrtare në takimin me palën nga Serbia në Bruksel, Mustafa ka thënë se do të jetë ajo për ndaljen e fletë-arresteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe ajo për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Në vijim, Mustafa ka folur edhe për formatin e ardhshëm të bisedimeve, marrë parasysh se kësaj radhe delegacionet do të udhëhiqen nga presidentët e dyja shteteve. "Takimi si i tillë nuk mendoj se e përcakton formatin e ardhshëm të dialogut. Para së gjithash ne duhet t'i sqarojmë temat dhe çështjet për të cilat ka nevojë të dialogohen në të ardhmen", ka thënë Mustafa. Sipas tij, në takim do të diskutohet rreth ndërtimit të mekanizmave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe të sigurohet një përfshirje e nevojshme të gjithë akterëve përgjegjës, përfshirë edhe opozitën. "Ndërkaq, sa i përket vet dialogut, konsideroj që dialogu është përcaktim i yni strategjik dhe pa marrë parasysh se kush është apo kush do të jetë në krye të qeverisë në të ardhmen, ne nuk kemi alternativë tjetër të zgjidhjes së problemeve, përpos dialogut dhe rrugës evropiane të cilën e kemi zgjedhur", është shprehur Mustafa. Krejt në fund, Mustafa ka deklaruar se kjo është koha "të nis faza përfundimtare e dialogut evropian ndërmjet dy shteteve e cila domosdo duhet të përfundoj me normalizimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë". Ftesa e Brukselit për liderët politik në Prishtinë dhe Beograd pasoi tensionet e vazhdueshme, të cilat pasuan disa veprime të Serbisë në raport me Kosovën. Mbajtja në fuqi e urdhërarresteve ndërkombëtare të Serbisë ndaj ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe figurat politike nga Kosova, pastaj ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës dhe nisja e trenit 'provokativ' nga Beogradi për në Mitrovicë, si dhe reagimi i Kosovës se "do t'u kundërpërgjigjet këtyre provokimeve", besohet se ishin arsyet që Brukseli kërkoi t'i ketë në një tavolinë njerëzit kryesor të politikës nga Kosova dhe Serbia. Bazuar në deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga 24 janari pritet që në Bruksel të nis kapitulli i fundit i dialogut, i cili sipas tij, do të duhej të përmbyllej me normalizim të marrëdhënieve ndër shtetërore dhe "pse jo" edhe me njohje reciproke. "Mendoj që përfundimisht ka ardhur koha që të hapet kapitulli i fundit i dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, kapitulli i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore", ka deklaruar Thaçi. Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë para këtij takimi se në radhë të parë pret qetësimin e situatës së tensionuar në raportet ndërmjet dyja vendeve. "Nuk pres shumë, por pres qetësimin e situatës", ka thënë Vuçiq, duke besuar se Bashkimi Evropian do t'ia tërheq vërejtjen Prishtinës zyrtare se nuk mund të dërgoj në të ardhmen forcat policore në pjesën veriore, siç ishte rasti me vendimin për ndalimin e trenit të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Opozita në Kosovë, ndërkaq, ka kundërshtuar ashpër vendimin e presidentit dhe kryeministrit që të marrin pjesë në vazhdimin e dialogut, përderisa Serbia po ndërmerr një varg veprimesh, të cilat sipas opozitarëve, kanë si qëllim destabilizimin e gjendjes në vend. Për herë të parë, Kosova dhe Serbia zhvilluan takim në nivel të presidentëve më 06 shkurt të vitit, 2013. Atë kohë, takimi u zhvillua ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me ndërmjetësimin e ish-shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.  Prishtina dhe Beogradi, patën arritur Marrëveshjen e parë të normalizimit të marrëdhënieve pas 10 raundeve të bisedimeve, më 19 prill, 2013. Inicialet në këtë marrëveshje i patën vendosur, ish-kryeministrat, Hashim Thaçi për Kosovën dhe Ivica Daçiq për Serbinë. Ndër pikat kryesore të marrëveshjes ishin ato për shuarjen graduale të strukturave paralele serbe në Kosovë dhe integrimine tyre në institucionet e shtetit. Pastaj dakordimi për pjesëmarrjen e serbëve, përfshirë edhe ata të komunave veriore, në zgjedhjet e Kosovës në të dyja nivelet e pushtetit si dhe pika për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Miliona euro për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike

Posted: 24 Jan 2017 12:50 AM PST

Miliona euro vazhdojnë të shpenzohen për trajtimin e pacientëve nga Kosova jashtë institucioneve publike shëndetësore, thonë ekspertë të fushës. Sipas tyre, numri prej mijëra pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit është pasojë e problemeve me mungesën e pajisjeve të nevojshme dhe njëkohësisht edhe me kuadrot profesionale. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, gjatë vitit 2016 ka ndarë rreth 8 milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore dhe një shumë e njëjtë thuhet të jetë ndarë edhe për këtë vit. Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se gjatë vitit 2016 kanë mbështetur përmes programit për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore 1100 pacientë, nga gjithsej 1950 syresh sa kanë kërkuar ndihmë. Valbon Krasniqi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, i tha Radios Evropa e Lirë se janë katër lloje të caktuara të sëmundjeve që kërkojnë shpenzime më të mëdha. "Patologjitë më të shpeshta që pacientët kanë kërkuar kanë qenë kardiologji dhe kardiokirurgji, fusha e oftalmologjisë, ortopedisë si dhe nga fusha e hematologjisë dhe hemato-onkologji. Janë këto katër lloje të sëmundjeve që shpenzojnë më së shumti për trajtim", tha Krasniqi. Por, për sindikalistët e shëndetësisë, mungesa e trajtimit të shumë llojeve të sëmundjeve në institucionin publik shëndetësor ka për pasojë rrjedhjen e, siç vlerësojnë, 200 milionë eurove në vit jashtë vendit. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i dha këto shifra duke u bazuar, siç tha, në hulumtimet e bëra nga Banka Botërore. Kjo, tha ai, po ndodhë për arsye të mungesës së kuadrit profesional dhe infrastrukturës së duhur në institucionet publike shëndetësore. Ai tha se mungon vullneti politik për ta ranguar si prioritet sistemin shëndetësor. ''Kuptohet që gjithë këto vite të humbura sikur të investohej si në kuadrin profesional, po ashtu edhe në infrastrukturë, këto raste do të trajtoheshin në sistemet tona. Ka munguar vullneti, dhe investimet nuk janë rritur dhe paratë po dalin jashtë Kosovës. Kjo tregon një mungesë vullneti politik që nuk i kanë dhënë shëndetësisë prioritet". "Sikur të investoheshin të gjitha paratë që dalin jashtë Kosovës, si në resurset humane, po ashtu në infrastrukturë, pacientët nuk do dilnin jashtë vendit. Kuptohet që të gjitha sëmundjet nuk mund të trajtoheshin, por shumica po", ka thënë Syla. Por, për drejtues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk mund të trajtohen disa lloje të sëmundjeve në mungesë të përgatitjeve adekuate të profesionistëve shëndetësorë. Shpend Fazliu, zyrtar për informim në këtë Qendër, tha se përveç kuadrove duhen edhe rreth 60 milionë euro për aparaturat e nevojshme. "Në kuadër të klinikave ekzistojnë komisionet në përbërje të tre mjekëve specialistë, ku në fund nënshkruhet për referim të pacientëve që nuk mund të trajtohen brenda institucioneve publike shëndetësore. Trajtimi bëhet kryesisht për sëmundjet hematologjike e që nuk mund të kryhen brenda QKUK së". "Por, edhe sëmundje të tjera nuk mund të trajtohen brenda QKUK-së, për shkak se ky institucion nuk posedon aparaturën e nevojshme apo edhe mjekët nuk e kanë përgatitjen adekuate për t'i kryer ato", ka thënë Fazliu. Numri i pacientëve që kërkojnë shërim jashtë vendit nuk është zvogëluar ndër vite, por problemi më i madh thuhet të ketë mbetur tek çështja e referimit të pacientëve jashtë vendit. Një udhëzim administrativ, që ka qenë objekt i shqyrtimit të prokurorisë së Kosovës, është cilësuar nga organet e ndjekjes si mjet për shpërdorim detyre nga një numër i mjekëve. Mbi 40 mjekë dhe personel tjetër i QKUK-së, po gjykohen në bazë të një aktakuze të ngritur nga Prokuroria e Shtetit për shpërdorim detyre dhe të fondeve për dërgimin e pacientëve për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Aktakuza e ka detyruar ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, të jap dorëheqje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more