Skip to main content

“Torturë, përdhunime dhe uri, AI: Turqia po shkel të drejtat e njeriut” plus 9 more - Gazeta Dita

“Torturë, përdhunime dhe uri, AI: Turqia po shkel të drejtat e njeriut” plus 9 more - Gazeta Dita


Torturë, përdhunime dhe uri, AI: Turqia po shkel të drejtat e njeriut

Posted: 15 Jan 2017 01:54 AM PST

Në 15 korrik 2016, një fraksion brenda forcave ushtarake të Turqisë u përpoq të rrëzonte qeverinë. Grushti i shtetit dështoi dhe, në ditën, javët dhe muajt që pasuan, qeveria turke mori një kurs të spastrimit në masa të jashtëzakonshme ndaj sa e sa njerëzve, të cilët i akuzon se kanë lidhje me Fethullah Gylenin – një klerik turk që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara, të cilin qeveria turke e akuzon si orkestruesin e përpjekjes për grusht shteti.

Presidenti i Turqisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe pezullimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) përgjatë kësaj periudhe, duke i lejuar vetes kësisoj që të anashkalonte parlamentin, për të krijuar një varg ligjesh apo për të kufizuar disa prej lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Madje presidenti Erdogan nuk e përjashtoi mundësinë për të futur në veprim edhe ligjin e dënimit me vdekje.

Torturë, përdhunime dhe lënie në uri

Që prej tentativës për grusht shteti janë arrestuar mbi 10.000 njerëz. Ne kemi prova se mbi shumicën e tyre po ushtrohet dhunë, torturë, përdhunime dhe abuzim seksual.

Ne kemi hyrë në bisedime edhe me juristë, doktorë dhe pjesë nga stafet e qendrave të ndalimit, të cilët shprehen se disa prej të arrestuarve po mbahen nëpër vende jozyrtare, si salla sporti, madje ka raste kur i mbledhin edhe në stalla për kafshët. Disa prej tyre, përfshi këty edhe të paktën tre gjyqtarë, janë mbajtur nëpër korridoret e gjykatave. Policia i mban të ndaluarit në një gjendje të stresit aktiv, duke u mohuar ushqimin, ujin dhe trajtimin mjekësor të nevojshëm, duke i fyer vazhdimisht me fyerje nga më të rëndat, madje ka edhe shumë raste kur mbi ta ushtrohet dhunë, torturohen, përdhunohen dhe abuzohen seksualisht.

Dy avokatë në Ankara u shprehën për ne se të ndaluarit kanë qenë dëshmitarë të skenave kur përfaqësues të lartë të ushtrisë përdhunohen në sy të të gjithëve (madje me mjete të ndryshme, si shkopinjtë) nga ana e oficerëve të policisë.

Gazetarë të arrestuar

Gati 70.000 njerëz nga radhët e ushtarakëve, sektori i arsimit, i drejtësisë dhe i shërbimit publik janë pezulluar ose janë shkarkuar nga detyra.

Shkalla e këtyre largimeve është treguesi më i qartë për zbatimin e një gjuetie shtrigash të pastër në mbarë vendin. Autoritetet turke kanë vënë në qendër të shënjestrës edhe shumë kompani mediatike dhe gazetarë, duke e zgjeruar spastrimin e tyre deri edhe në radhët e lirisë së shtypit. Janë mbi 20 faqe uebi për lajmet që janë bllokuar, 42 gazetarë janë përballur me urdhër-arreste në emër të tyre dhe 25 kompanive mediatike u është hequr përfundimisht licensa për të kryer aktivitetin e tyre.

Amnisty International: Ne bëjmë thirrje

Duhen hetuar menjëherë të gjitha abuzimet me të drejtat e njeriut që janë bërë gjatë përpjekjes për grusht shteti dhe autorët e tyre të nxirren përpara drejtësisë. Mirëpo ky hetim nuk mund të përdoret si justifikim për të shkelur të drejtat e njeriut. Ne i bëjmë thirrje presidentit dhe autoriteteve turke që të dënojnë torturat, si dhe që t'u mundësojnë monitoruesve të pavarur të të drejtave të njeriut që të hyjnë në ambientet ku mbahen personat e ndaluar dhe ata të arrestuar. Të gjithë të ndaluarve u duhet njohur e drejta për të komunikuar me avokatët e tyre dhe për t'u takuar me familjarët.

Berat, 5 të arrestuar për vjedhje, mes tyre dy roje private

Posted: 15 Jan 2017 01:44 AM PST

Pesë persona ranë në prangat e policisë së Beratit të shtunën me akuzën e vjedhjes. Policia bëri arrestimin e dy rojeve private të një kompanie private.

Ardit Pajo 23 vjeç, banues në Urë Vajgurore dhe Blerim Rapi 36 vjeç, banues në Berat u kapën në flagrancë duke vjedhur naftën e makinerive të cilat i kishin në ruajtje.

Gjithashtu po më datë 14.01.2017, forcat e policië arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë, konkretisht:

-M.R 18 vjeç,  i dënuar më parë për vjedhje,

-F.P, 16 vjeç

-N.M 18 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i këtyre shtetasve  u bë pasi u kapën në flagrancë nga forcat e policisë duke vjedhur sende dhe materiale ndërtimi në një ndërmarjen private.  Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të pesë të arrestuarve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja".

Kur Mehdin Zhega kërkonte strehim politik pasi ndihej i përndjekur nga Berisha

Posted: 15 Jan 2017 01:37 AM PST

E kush nuk e mban mend Din Zhegën e futbollit, shkodran e shqiptar; një legjendë e fushës si lojtar dhe e pankinës si trajner. Por jo të gjithë e dinë si shkodrani fisnik, ishte jo vetëm pak i majtë – pra kundër rrymës dominuese politike të qytetit të tij –  por mbi të gjitha dhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit '92. I kujt do thoni? I PS-së, sigurisht. Dhe ky do përbënte një telash për të.

Një artikull i botuar në gazetën "Aleanca" e korrikut të vitit 1993, flet për problemet me të cilat po ndeshej Din legjenda.  Në artikull shpjegohet se ai ishte ndjerë i kërcënuar nga pushteti i kohës, (ishte koha kur Berisha kishte nisur revanshin ndaj socilaistëve nën petkun e  antikomunizmit).

Nënkryetari i PS-së  së vitit 1993, Namik Dokle, shpjegon pse Medin Zhega kishte gati një vit që mungonte në sallën e Kuvendit dhe cilat ishin arsyet që e kishin çuar atë drejt kërkesës për strehim politik në Gjermani.

a1

Lexoni artikullin e shkruar nga gazetari Lorenc Vangjeli:

E martë 27 korrik 1993

Ka kërkuar strehim politik deputeti socialist Medin Zhega?

Namik Dokle: Edhe në se ka kërkuar, e ka bërë sepse nuk ka ndjerë veten të sigurt.

Nga: Lorenc Vangjeli

Deputeti socialist Medin Zhega, ka më tepër se një vit që është larguar nga jeta parlamentare.  Në fillim ai mori leje për vetëm një muaj i cili do të shërbente, sipas Zhegës, për një specializim të natyrës së sportit.  Që prej asaj kohe ne nuk kemi marrë asnjë njoftim për të", deklaron për "Aleancën", nënkryetari i PS-së Namik Dokle, i cili nuk mund të saktësojë kohëne  largimit të zotit Zhega. Të tjerë deputetë socialiste nuk pranojnë të identifikohen, deklarojnë se z.Medin Zhega, ka kërkuar strehim politik në Gjermani dhe se tashmë ai jeton me "djersën" e azilantit politik. "Nuk e  mbaj mënd mirë se kush por njëri nga deputetët tanë, më duket se Ndre Legisi, më ka thënë para tre katër ditëve që zoti Zhega ka kërkuar strehim politik, madje dhe se ka dhënë intervistë në një gazetë gjermane", – thotë përsëri Dokle; i cili shton se: "edhe në se e ka kërkuar strehimin politik, e ka kërkuar sepse nuke  ka ndjerë veten të sigurt". Duke bërë më pas njëe paralalezimë  të largët me ikjen e Kadaresë në tetorine  1990 në Francë. Sipas Dokles, ky është njëri varjant i mundshëm që shpjegon largimine zotit Zhega, varjanti tjetër, "ndoshta, -thotë ai- duhet kërkuar në motive ekonomike". I pyetur mbi faktin se çdo të bëjë grupi socialist për problemin Zhega, Dokle thotë se ai vetë nuke  ka të qartë se si duhet vepruar sepse rregullorja e parlamentit nuk e parashikon rastin kur një deputet kërkon strehim politik, por Dokle nga ana tjetër pohon se ka pasur presione direkte dhe indirekte të rradhës për zëvëndësimine Zhegës. Një deputet i PS-së që nuk pranon të identifikohet shprehet se zëvëndësimi i Zhegës, s'do të bëhet, të paktën tani shpejt.  Sipas tij, udhëheqja e PS-së, nuk poi  hap dritën jeshile futjes në parlament të deputetit të Radhës.  Një gjë e tillë është më e komplikuar se sa kapërcimi i një pune rutinore,- thotë ai.

Ajo ka të bëjë me faktin se deputeti i rradhës është një eurosocialist, zoti Alfred Trebicka.

19 vite më pas, Medin Zhega ndërroi jetë. Ishte korriku i vitit 2012. Një ndër ata që e vlerësuan maksimalisht ato ditë figurën e  Zhegës ishte padyshim edhe Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipërisë. Ja mesazhi:

"Është vështirë sot të shpreh me fjalë dhimbjen dhe pikëllimin tim për këtë humbje të madhe për sportin shqiptar. Gjate karrierës se tij si sportist dhe trajner, Mehdini, ish-futbollisti yll i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtar që na beri të përjetojmë momente të paharruara me lojën, talentin dhe kompetencën e tij. Në drejtimin e kombëtares shqiptare Mehdini, me mjeshtërinë e tij, organizimin, disiplinën ja doli qe ekipi ynë të luaj ndeshje të shkëlqyera që mbahen gjithnjë mend nga simpatizantët e saj në Shqipëri dhe jashtë saj. Në këto çaste dhimbje, unë ndaj me ju familjarë të nderuar, që ishit mbështetja dhe burimi kryesor i suksesit te tij, dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të dashur, trashëgimia çmuar e të cilit do ta mbajë atë përjetë mes nesh", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të kryeministrit Berisha. /tesheshi.com/

TAP, 2017 viti më kulmor

Posted: 15 Jan 2017 01:14 AM PST

Viti 2017 shënon një vit shumë të rëndësishëm për ndërtimin e gazsjellësit TAP, pasi përveç vijimit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit, nisin edhe punimet për ndërtimin e stacionit të kompresorëve në zonën e Fierit.

Si ishte ecuria e projektit në vitin 2016? Sa është shifra e përgjithshme e investimit në ndërtim, angazhimi i kompanive shqiptare, krijimi i vendeve të punës?

Viti 2016 shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, ndërkohë që punimet paraprake për infrastrukturën e nevojshme kanë nisur në vitin 2015.
Nga muaji gusht, kur nisën punimet për gazsjellësin, janë pastruar rreth 50 kilometra nga korridori i punimeve, rreth 40 kilometra nga tubacioni janë salduar dhe mbi 22 kilometra nga tubacioni tashmë është shtrirë nëntokë dhe është mbuluar. Në fund të vitit 2016, përfundoi edhe kalimi i lumit Seman duke përdorur një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, e quajtur Shpimi Horizontal i Drejtuar, duke mos ndikuar në ekosistemin e luginës së lumit dhe mjedisin përreth. Gjatë vitit 2016, në ndërtimin e gazsjellësit TAP në Shqipëri janë punësuar mbi 1,800 persona ku vlen të theksohet se rreth 90% e tyre janë shqiptarë.

Cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me ecurinë e tij gjatë vitit 2017, duke qenë se është cilësuar edhe si viti kulmor sa i përket procesit të ndërtimit?

Viti 2017 shënon një vit shumë të rëndësishëm për ndërtimin e gazsjellësit TAP, pasi përveç vijimit të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit, nisin edhe punimet për ndërtimin e stacionit të kompresorëve në zonën e Fierit. Gjithashtu gjatë këtij viti pritet që të fillojnë punimet edhe në sektorin lindor të gazsjellësit, në zonën e Korçës, për të vijuar drejt zonës malore të Skraparit, ku është edhe pika më e lartë e gazsjellësit TAP, 1800 metra mbi nivelin e detit.
Edhe gjatë vitit 2017, zonat përgjatë korridorit të TAP do të shikojnë që investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nuk do të mungojnë. Rreth 99% e fazës së parë të përmirësimit të infrastrukturës rrugore ka përfunduar dhe tashmë në fazën e dytë do të përmirësohen mbi 120 km të tjera rrugë në zonat tejet të izoluara të Jugut të Shqipërisë.
Paralelisht me punimet për ndërtimin e gazsjellësit do të nisë edhe implementimi i një sërë projektesh sociale që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në këto zona. Rindërtimi i shkollës së mesme të Bilishtit është një prej projekteve sociale që nis që në fillim të këtij viti, ndërsa në janar përfundojnë punimet e dy pikave të vrojtimit për turistët e kanionit të Osumit, që bashkë me rindërtimin e urës së Çorovodës do të ndikojnë pozitivisht në turizmin e kësaj zone.

Cili do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë i TAP në ekonominë shqiptare gjatë këtij viti?

Projekti TAP e vendos Shqipërinë për herë të parë në hartën energjetike të Shqipërisë, duke e rritur rëndësinë rajonale gjeostrategjike të vendit, duke ndihmuar në integrimin tregtar dhe fizik në Bashkimin Europian.
Ashtu si edhe gjatë 2016, TAP do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, ku sektori i ndërtimit dhe shërbimeve që lidhen me të do të jenë përfituesit kryesorë. Ashtu siç edhe është komunikuar, janë një sërë kompanish shqiptare të përzgjedhura nga kontraktorët kryesorë të TAP për të realizuar punime të ndryshme gjatë ndërtimit të gazsjellësit. Gjithashtu, për sa u përket shërbimeve mbështetëse si transporti, strehimi, ushqimi, shërbimet financiare apo ligjore, siguria, etj., shumica do të ofrohen nga shoqëri shqiptare.
Përfshirja e shoqërive shqiptare gjatë 2017 pritet të jetë më e madhe, pasi edhe punimet ndërtuese do të jenë më të shumta duke sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e numrit të të punësuarve dhe nxitjen e ekonomive vendase përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Çfarë përmban në thelb rishikimi i marrëveshjes me qeverinë shqiptare?

Në amendamentet e Marrëveshjes me Qeverinë e Vendit Pritës shprehet vullneti i TAP për:
– Rishikimin e periudhës së stabilitetit fiskal që i jep të drejtën shtetit shqiptar të marrë më shumë tatim fitimi, e cila përgjatë kohëzgjatjes operacionale të projektit pritet të ketë një efekt pozitiv për shtetin shqiptar prej rreth 60 milionë eurosh;
– Rritjen e investimeve në komunitet nga 7 në 14 milionë euro;
– Dyfishimin e fondeve për trajnime në sektorin e gazit natyror, nga 350,000 euro në 700,000 euro;
– Memorandumi i Mirëkuptimit që synon të mbështesë kompaninë e sapokrijuar Albgaz (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri), në aftësimin e saj për të qenë pjesë e ofrimit të shërbimeve të mirëmbajtjes për TAP në fazën operacionale; / Monitor

Rrëfimi i gramshiotit për djalin komandant në Amerikë: Në shpatullën e majtë ka tatuazh flamurin shqiptar

Posted: 15 Jan 2017 01:09 AM PST

Pas publikimit të lajmit se i riu nga Gramshi Arbër Ceci është përzgjedhur drejtues i Grupit të Gardës Kombëtare të Nju Jorkut, infoelbasani.al kontaktoi me familjen e tij që banon në Brooklyn të Nju Jorkut.

Babai i tij Arben Ceci tregoi udhën se si familja nga Gramshi emigroi në Greqi, si punuan atje për të mbajtur familjen, aplikimi për llotari, kthimi në Shqipëri, puna si izolues banesash, emigrimi në Amerikë, arsimimin e fëmijëve, karriera ushtarake dhe objektivat në të ardhmen për djalin që tashmë ka prekur ëndrrën e tij.

Ja çfarë shkruan Arben Ceci për infoelbasani.al: Arbëri ka lindur ne 6 Gusht 1991, në Gramsh! Unë kam shërbyer si mësues gjuhë-letersie në disa shkolla të Gramshit për 11 vjet. Në vitin 1991 emigrova në Greqi dhe në shtator 1995 mora bashkëshorten dhe Arbërin dhe vendosemi në Athinë ku jetuam deri në vitin 2006.

Më pas kthehemi në Shqipëri pasi fituam llotarinë amerikane. Në Athinë Arbëri mbaron shkollën 9-vjeçare. Në Shqipëri, për afër 2 vite, punoi me mua në hidro-izolimet e banesave në Tirane. Në korrik të vitit 2008-vijmë këtu në Brooklyn të Nju Jork-ut!

djali

Në vitin 2010 Arbëri mbaron gjimnazin Abraham Lincoln me rezultate të shkëlqyera! Mbas mbarimit të gjimnazit e ftojnë të shërbejë në Gardën Kombëtare këtu në Nju Jork Qytet. Arbëri pranon me dëshirën e vet dhe për një vit kryen shërbimin ushtarak në Virginia.

Mbas shërbimit ushtarak me orientimin e Gardës Kombëtare, ndjek studimet e larta në University of Staten Island dhe përfundon me 2016 me rezultate të larta. Që prej 2 vitesh shërben si oficer i Gardës Kombëtare në pritje për të vazhduar Akademine e Lartë Ushtarake!

Arbëri është karakterizuar përherë nga vendosmëria, dëshira dhe pasioni për dije e punë. Është korrekt, i dashur dhe i respektueshëm!Këto karakteristika i ka pasur tërë jetën e tij, gjë që ka sjellë dashurinë dhe respektin e të gjithëve ndaj tij. Synimi i tij në karrierë është që të bëhet oficer i lartë shembullor.

Arbëri ka një ndjenjë e krenari të madhe patriotike shqiptare dhe ne shpatullën e tij të majtë ka tatuazh flamurin kombëtar shqiptar. Mburret me origjinën e tij shqiptare e gramshiote!

 

Rrihet dhe plagoset biznesmeni në Elbasan

Posted: 15 Jan 2017 01:02 AM PST

Një biznesmen është gjetur ditën e sotme i rrahur dhe me plagë në trup brenda aktivitetit të tij. Ai është Ylli Salla nga qyteti i Elbasanit.

Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur nga persona të paidentifikuar brenda biznesit të tij. Ai është lënë aty dhe më pas autorët janë larguar.

Nuk dihen shkaqet e këtij sulmi ndaj biznesmenit, por Policia ka nisur hetimet. Ndërkohë, Salla është dërguar në spital për mjekim.

Putin trondit Serbinë me deklaratën e tij për Kosovën

Posted: 15 Jan 2017 12:56 AM PST

Intervista e presidentit rus, Vladimir Putin dhënë të përditshmes më të lexuar gjermane "BILD" ka shkaktuar tërmet në opinionin publik serb.

Disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea. Agjencia e Lajmeve B92 ka shkruar një artikull, ku citohet Putini, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Menjëherë pas publikimit kanë shpërthyer komente të ndryshme të lexuesve serb. Ata kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. "Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës", ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

"Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: "Putin, të duam"!, "Putin, Serbia është me ty"!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s'i 'kërcet' për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…", ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Izrael-Palestinë, samit në Paris për nxitjen e bisedimeve për paqen

Posted: 15 Jan 2017 12:48 AM PST

Në Paris të Francës zhvillohet sot një konferencë ndërkombëtare, e cila synon të japë shtysën e parë të bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Delegatë nga 70 vende të botës pritet të rikonfirmojnë mbështetjen e tyre për zgjidhjen dyshtetërore të konfliktit që zgjat prej dekadash.

Palestinezët kanë mirëpritur takimin, por Izraeli, i cili nuk do të ketë pjesëmarrës, ka denoncuar konferencën si të ngarkuar kundër tij. Raundi i fundit i bisedimeve të drejtpërdrejta për paqen mes dy palëve u rrënua mes fjalëve të ashpra në prill të vitit 2014.

Izraeli dhe palestinezët janë ftuar të dëgjojnë konkluzionet e takimit, por jo të marrin pjesë edhe vet ata në samitin që vjen mes tensioneve më të fundit Izrael-komunitet ndërkombëtar, pasi OKB-ja miratoi një rezolutë muajin e kaluar që denonconte si të paligjshme aktivitetin e ndërtimit të blloqeve të banimit në tokat e pushtuara.

Izraeli akuzoi administratën "Obama" si nismëtare dhe nxitëse të mocionit, të cilin në fakt edhe e lanë të miratohet pa përdorur fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara. Shtëpia e Bardhë, gjithsesi, ka mohuar të ketë bashkëpunuar në miratimin e rezolutës.

Raportimet e medieve të huaja flasin mbi një deklaratë të përbashkët të takimit, që u bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve "të riaktivizojnë zyrtarisht angazhimet e e tyre për zgjidhjen dyshtetërore" dhe të shmangin "ndërmarrjen e hapave të njëanshme që paragjykojnë rezultatin përfundimtar të negociatave".

Zgjidhja dyshtetërore, pra për një shtet palestinez së bashku me Izraelin është mbështetur nga të dyja palët, por ka ende vizione kontradiktore mbi llojin e shtetit që do të krijohet. Izraeli refuzon përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e paqes, duke thënë se zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti takimin e parisit si një "konferencë e manipuluar", e cila nuk mund ta detyrojë Izraelin. "Ajo është e manipuluar nga palestinezët, që nën kujdesin e francezëve do të miratojnë qëndrime antiizraelite", tha ai të enjten. "Kjo gjë nuk e ndihmon paqen të avancojë".

Departamenti amerikan i Shtetit, ndërkohë, njoftoi se Sekretari John Kerry do të jetë në takim për të siguruar se "çfarëdo që të ndodhë në atë konferencë, ajo të jetë konstruktive dhe e balancuar".

VIDEO/ Sfiduan Policinë, si u kapën të aksidentuar 3 trafikantët

Posted: 15 Jan 2017 12:31 AM PST

Policia e Shkodrës bën publikë emrat e tre të arrestuarve gjatë operacionit policor të koduar  "Gold Rush", ku u sekuestruan 8.5 kg kanabis. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës (14 janar 2017).

Në pranga përfunduan tre të rinj nga Lezha, përkatësisht shtetasit:

-Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë

– Aldo Përleka, 22 vjeç,  banues në Lezhë

-Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë

Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, u vunë në ndjekje të tyre dhe në fshatin Zues të njësisë administrative Rrethina, u konstatua mjeti i dyshuar, tip "Benz" me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Buna.

Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Çamëria, flasin 2 deputetët e PS: Pse firmosëm për komisionin

Posted: 15 Jan 2017 12:24 AM PST

Kërkesa parlamentare e 7 deputetëve për të ngritur një komision mbi zbardhjen e tragjedisë së Çamërisë dhe gjenocidit mbi shqiptarët e kësaj zone, mban firmat edhe të dy deputetëve socialistë, Artan Gaçi dhe Enkelejda Shkreli.

Këta dy ligjvënës i janë bashkuar nismës me bindjen se mbi këtë ngjarje historike duhet hedhur dritë. Të pyetur nga "Shqiptarja.com" se për çfarë arsyesh ju bashkuan një nisme të tillë, deputetët socialistë dhanë përgjigje të karakterit patriotik dhe të dinjitetit etnik dhe kombëtar.

"Kam të njëjtën arsye që kisha kur këmbëngula për muaj me radhë (dhe besoj që ja dola) që Fjalori Enciklopedik fyes i Akademisë Malazeze të tërhiqej nga qarkullimi",-tha Enkelejda Shkreli. Artan Gaçi thotë se ka firmosur këtë nismë sikundërse do të kishte firmosur për çdo çështje që ka të bëjë me një pjesë të komunitetit shqiptar kudo qoftë ai.

"Kjo është një çështje e komunitetit shqiptar të Çamërisë. Është një çështje e shqiptarëve sikundërse mund të ishte një çështje e Labërisë, e gegëve apo e toskëve.

Për mua Çamëria është një zonë e jetuar nga shqiptarët dhe duhet trajtuar si e tillë pa qenë nevoja për të ndezur debate konfliktuale me fqinjët",-tha deputeti socialist.

Për Artan Gaçin kjo nuk është një firmë për protagonizëm, por një përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë pjesë të historisë. "Nuk firmosa as për nacionalitet, as për patriotizëm politik, as për vëmendje.

Përkundrazi, sa më shumë punë e sa më pak vëmendje do të ishte mirë në këtë rast, ku puna të hedhë sa më shumë dritë mbi këtë pjesë të historisë",-tha Gaçi. Deputeti i Partisë Socialiste thotë se historia ka nevojë të rishikohet dhe duhet nisur me gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

"Kjo është një mundësi që historia të rishikohet dhe të hidhet dritë me realizëm dhe vërtetësi mbi ngjarjet pasi historia jonë është shtrembëruar herë pas here, jo vetëm në këtë rast, nga Fuqitë e Mëdha dhe faktorë të jashtëm.

Është rasti që rishikimi i fakteve të nisë me gjenocidin që ka ndodhur me komunitetin shqiptar të Çamërisë",-tha deputeti. Artan Gaçi thotë se është bërë pjesë e kësaj nisme edhe për një arsye personale, pasi prej 10 vitesh tashmë frekuenton rregullisht trojet e Çamërisë së dikurshme. "Çamëria është një krahinë shqiptare.

Unë prej 10 vjetësh tashmë së bashku me familjen time shkoj dhe vizitoj ato troje për turizëm, por edhe për kuriozitet historik. Shkoj edhe në fshatin e famshëm të Sulit, ku u bë qëndresa e fundit ndaj Turqisë. Është jo normale që heronjtë e këtyre qëndresave, gratë që u hodhën në shkëmb bashkë me fëmijët pas vrasjes së burrave, heronj të tjerë si Marko Boçari e të tjerë, tentohen të përvetësohen nga Greqia. Kjo zonë ka vlera historike po aq sa Kruja.

Është e trishtueshme që faktet historike shtrembërohen në dëm të shqiptarëve",-tha Artan Gaçi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more