Skip to main content

“Tortë e njelmët me peta tortile” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

“Tortë e njelmët me peta tortile” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Tortë e njelmët me peta tortile

Posted: 14 Jan 2017 09:07 PM PST

Tortë e shpejtë me banane dhe krem

Posted: 14 Jan 2017 09:07 PM PST

Mos i ringrohni këto 8 ushqime, mund të helmoni familjen tuaj

Posted: 14 Jan 2017 09:07 PM PST

Ndodh shpesh që nga mbrëmja e kaluar, të mbeten ushqime të ndryshme të cilat nuk mundët dot t'i konsumoni të gjitha. Megjithatë, disa ushqime janë të sigurta të konsumohen edhe pasi të ngrohen, e disa të tjera mund të jenë të dëmshme për organizmin tonë.

Kjo mund të jetë e vështirë të besohet se disa ushqime të shëndetshme, kur ngrohen përveçse humbasin vlerat ushqyese të tyre, mund të jenë një rrezik i mundshëm për shëndetin. Më poshtë keni një listë prej 8 ushqimesh të cilat nuk duhet të ngrohen dhe të hahen përsëri.

Kërpudhat

Kërpudhat nëse ngrohen  paraqesin rrezik të lartë shëndetësor. Ata duhet të hahen  menjëherë pasi janë përgatitur, ose të hahen të ftohta një ditë më pas. Kur ju hani kërpudha të ngrohta, kjo mund t'ju vë në në rrezik sepse ngadalëson tretjen e ushqimit, dhe madje krijon edhe probleme me zemrën.

Vezët

Ngrohja e vezëve të ziera ose të skuqura i bën ato vdekjeprurëse për organizmin tuaj, kështu që mos e bëni kurrë këtë.

Panxhari

Panxhari është një ushqim që përmban nitrate, është shumë i dëmshëm dhe shkatërrues për trupin nëse ngrohet.

Spinaqi

Ngrohja e spinaqit nuk është shumë e sigurtë për shëndetin tuaj. Ai duhet të konsumohet vetëm atëherë kur gatuhet .Arsyeja për këtë janë nitratet që gjenden në spinaq. Kur ju e ngrohni atë,  nitratet shndërrohen në nitrite, gjë që e bën spinaqin kancerogjen për trupin tuaj.

Patatet

Patatet janë shumë të dobishme, sepse ata kanë shumë përfitime shëndetësore. Megjithatë, përfitimet e tyre humbasin kur ato nuk konsumohen në të njëjtën kohë që gatuhen. Duke i ngrënë një ditë më pas, ato mund të shkaktojnë helmim dhe të bëhen shumë të rrezikshme për ju.

Mish i pulës

Mish i pulës është jashtëzakonisht i rrezikshëm, kur hahet një ditë pasi është përgatitur. Kjo mund të shkaktojë disa probleme me tretjen, sepse struktura e proteinave ndryshon një ditë më pas. Kjo është një arsye për t’u shqetësuar pasi mishi i pulës përmban më shumë proteina sesa mishi i kuq.
Ndaj, nëse dëshironi ta konsumoni atë edhe një ditë më pas, hajeni më mirë të ftohtë sepse kështu nuk do të jeni të rrezikuar nga ndonjë helmim ose ndonjë problem tjetër shëndetësor që mund të shkaktojë.

Orizi

Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit , orizi i pagatuar mund të përmbajnë spore të baktereve që mund të shkaktojnë helmim ushqimor. Kur orizi gatuhet, sporet mund të mbijetojnë. Kur ai lihet në temperaturën e dhomës, sporet shumohen dhe mund të prodhojnë helme që shkatojnë të vjella ose diarre.

Selinoja

Njerëzit zakonisht përdorin selino për të përgatitur supa. Ashtu si spinaqi, selinoja gjithashtu përmban nitrate që transformohen në nitrite pasi ngrohen. Nëse ju keni bërë një supë me selino, ju duhet ta hani të gjithë supën menjëherë, ose hiqni selinonë para se të ngrohni supën. E njëjta gjë vlen edhe për karotat.

The post Mos i ringrohni këto 8 ushqime, mund të helmoni familjen tuaj appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Si të përgatisni makaronat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë

Posted: 14 Jan 2017 09:07 PM PST

Pasta më e mirë që mund të bëni nuk kërkon orë përgatitjeje ose një listë pa fund përbërësish. Për sa kohë që keni parmixhano dhe hudhra në kuzhinën tuaj, mund t'i përgatisni që tani. Pjesa tjetër është vetëm teknikë, të cilës mund t'i ktheheni herë pas here.

Bashkimi i ujit të pastës, gjalpit dhe pastës "al dente" mbetet gjithmonë e jashtëzakoshme. Ja si t'a përgatisni:

1. Hidhini kripë pa kursim ujit të pastës. Do t'ju shërbejë si bazë për salcën.
2. Copëtoni një grusht hudhra, hiqjuani lëkurën dhe vendosini në tigan me pak vaj ulliri dhe vërini në flakë mesatare. Kur të nisin të marrin ngjyrë, fikeni flakën dhe mbulojini. Do të zbuten dhe do të marrin aromë karamelizimi.
3. Ndërsa pasta është bërë "al dente" hidhni një filxhan kafeje nga uji i pastës tek tigani me vaj dhe hudhër dhe vëreni tiganin në flakë mesatare. Kur të nisë të ziejë, hidhni disa copa gjalpë.
4. Kalojeni pastën direkt nga ena në tigan dhe përziejini me salcën që përgatitët më parë. Shtoni piper të zi. Kalojini në tas për servirje.
5. Shtoni një grusht parmexhan të grirë dhe përziejini. Shtoni një dorë tjetër me kaçkavall dhe përziejini sërish. Përsëriteni këtë proces sa ta shihni të mjaftueshme.

Bonus: Doni të shtoni disa perime në pastë? Hidhni brokoli të zier në avull ose finok të pjekur, ose lulelakër në tiganin me gjalpë dhe vaj ulliri. Doni salcë domateje? Shtoni ca domate të konservuara në vajin me hudhra dhe lërini të zihen për 5 minuta dhe më pas shtoni ujin e pastës dhe gjalpin. Basta!

The post Si të përgatisni makaronat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë appeared first on Kuzhina Shqiptare.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more