Skip to main content

Tirana Observer: “Rooney shpëton United dhe shkruan historinë” plus 9 more

Tirana Observer: “Rooney shpëton United dhe shkruan historinë” plus 9 more


Rooney shpëton United dhe shkruan historinë

Posted: 21 Jan 2017 09:33 AM PST

Kapiteni Wayne Rooney ka shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë, duke i dhënë Manchester United barazimin 1-1 ndaj Stoke, në një ndeshje ku rrezikoi disfatën, por tani mund të krenohet me faktin që nuk ka pësuar asnjë humbje në 10 ndeshjet e fundit zyrtare, edhe pse vendi i parë mbetet ende larg.

Ky ishte goli i 250-të i Rooney me Manchester United, një rekord, më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij klubi.

Në mesin e pjesës së parë, Juan Mata, devijoi në portën e tij një krosim të ardhur nga e djathta, duke i dhënë avantazhin Stoke City, por "djajtë" arritën të shmangin humbjen me golin e Rooney, me goditje dënimi, në minutën e katërt të kohës shtesë.

United mbetet në vendin e gjashtë, 11 pikë larg nga Chelsea kryesues, që ka luajtur një ndeshje më pak. Rooney kaloi Bobby Charlton duke u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së United.

Më shumë gola se Neymar, Sergio Ramos udhëheq Real Madrid drejt fitores

Posted: 21 Jan 2017 09:29 AM PST

Sergio Ramos ishte heroi i ditës së sotme në kryeqytet teksa ekipi i tij Real Madrid është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Ishte pikërisht qendërmbrojtësi që shënoi dy herë për Los Blancos duke i dhënë një fitore të shumëkërkuar dhe të merituar duke ruajtur kështu distancën me rivalët e tjerë për titull si Sevilla dhe Barcelona.

Sergio Ramos ka më shumë gola se Neymar këtë sezon, me brazilianin që ka shënuar vetëm katër herë dhe spanjollin gjashtë herë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave për të besuarit e Zidane, ndërsa në minutën e 63 miqtë shkurtuan diferencën me anë të Anor, duke ngjallur frikë në "Bernabeu".

Në minutat e mbetura, megjithëse nuk arritën të shënonin tjetër gol, lojtarët e Realit arritën të mbanin fitoren, duke siguruar 3 pikët që e çojnë sërish në 4 pikë diferencën nga Sevilla e vendit të dytë dhe 5 nga Barcelona.

Disa këshilla për të përvetësuar partnerin që doni

Posted: 21 Jan 2017 08:33 AM PST

Çfarë e nxit një mashkull të mendojë se ajo është femra e duhur për të

Të dashurosh është proces i ndërlikuar që nuk kontrollohet dot. Secili mundohet të dijë se cili është njeriu i përsosur, përgjigja e kësaj pyetje është e pamundur. Nuk ekziston njeriu i përsosur, por ne mundohemi ta gjejmë atë që është më afër të qenit "i përsosur". Femrat janë tejet kureshtare, ato mundohen të dinë çdo gjë në lidhje me ata që u interesojnë. Çfarë e nxit një mashkull të mendojë se ajo është e duhura? Çfarë procesi zhvillohet në trurin e tij? Dhe pyetja të cilës jemi munduar t'i japim një përgjigje, çfarë mund të bëjmë ne për të ndikuar në këtë proces. Janë disa kërkesa të tyre për të cilat duhet reagimi i duhur.

Lejojeni t'iu mbrojë

Meshkujve u pëlqen ta mbrojnë atë që u takon atyre. Lejojeni atë të shohë anën tuaj të dobët, atë do ta bëjë të ndjejë afërsi, për shkak të instinktit për tu kujdesur.

Jepi një detyrë

Kërkoni nga ai që të riparojë diçka që ju është prishur. T'i japësh një detyrë konkrete do të thotë të lejosh atë ta zhvillojë ndjenjën e suksesit.

Kërko opinionin e tij

Të kërkosh opinionin e tij për të do të thotë shumë. Ai do të kuptojë se ju e vlerësoni mendimin e tij.

Materialet e buta

Materialet e buta si mëndafshi dhe gëzofët e kafshëve, meshkujve iu japin një ndjesi butësie, që shkakton dukja juaj e bute dhe femërore.

Liria

Edhe meshkujt e shëndoshë emocionalisht, duan të sigurohen se identiteti i tyre do të jetë i njëjtë edhe pasi kanë hyrë në një marrëdhënie më serioze. Duke ia bërë atij të qartë se nuk prisni të ndryshojë, se ju e pranoni ashtu si është, zgjon një ndjenjë vetëbesimi tek ai.

Mos u mundo ta lidhësh

Meshkujt e urrejnë ndjenjën e të qenit "i lidhur". Shumë femra mendojnë se kështu e ruajnë atë për vete, është gabim i rëndë të mundohesh ta bësh "për vete" duke mos i lënë hapësirë. Do ta ngulfatni duke ia cenuar lirinë e shoqërimit, lejoje të argëtohet me shokë, të shkojë në ndeshje futbolli apo basketbolli, kjo nuk i jep atij të drejtën të ju lë anash.

Ndajeni frikën me të

Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat kanë një qëllim "të vënë unazat" duke harruar se as ato nuk duan të nguten kur fjala është te marrëdhënia serioze. Nëse ajo ka kërkuar të njoftohet me prindërit e saj, nuk do të thotë se do të martoheni, thjeshtë tregon se ajo nuk dëshiron "të luajë", por ai e keqkupton. Tregoji friken tënde lidhur me dështimin tuaj, ai do ta vërejë se nuk e ke për qëllim të martohesh me të për ndonjë arsye.

Zbulo vetveten

Ndryshimet e vogla të pamjes e bëjnë atë të mendojë që ju keni edhe tipare tjera të personalitetit, se nuk jeni gjithmonë e njëjtë. Ndryshimet e mira e bëjnë atë t'ju çmojë më tepër, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të karakterit.

Respekto fshehtësinë e tij

Secili njeri në botë ka të drejtën e sekretit, nëse këtë e lejon ligji, pse nuk e lejoni ju. Askush nuk ka të drejtë të kontrolloje letrat e askujt, të kontrolloje celularin e askujt, madje as të pyes dikë për diçka që do ta ruajë të fshehtë. Këto janë vese që më vonë shndërrohen në shprehi.

Të jetë i vlerësuar

Ndoshta ai është kryelartë, por akoma është i pasigurt. Atij i pëlqen të jetë i respektuar dhe i vlerësuar. Kur ndodhet pranë jush ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda ashtu edhe në prani të tjerëve. Ja disa fshehtësi që ju ndihmojnë për ta arritur këtë.

Bëjeni të lumtur

Qesh edhe atëherë kur ai tregon një barsoletë jo edhe aq interesante, nxirreni nga situatat e palakmueshme duke e arsyetuar edhe për ato që më vonë ndoshta do ta qortosh, bëje të ndihet i relaksuar edhe kur është i stresuar.

Bëhu e mirë më shoqërinë e tij

Meshkujt janë të mirë kur kanë të bëjnë me shitjet, ndeshjet e sportit dhe veturat e shpejta, mirëpo dobësia e tyre është shoqërimi me njerëz të panjohur. Kur ai ju njofton me dikë, mundohu që të lësh përshtypje të mirë, ai do të ndihet krenar dhe ti do të përfitosh nga rasti të shoqërohesh me rrethin e tij.

Luani lojëra të zgjuarsisë

Luani lojëra që kanë të bëjnë me inteligjencë, zgjuarsi dhe gjendshmëri. Ai do ta vërejë se ju dini të gjendeni nëpër situate të vështira, kjo e bën atë t'ju admirojë. Nuk do të ndihet në siklet kur ndonjë shok tregon barsoleta biondesh, dhe do të ndihet krenar që ka afër një femër të zgjuar.

Luaj rolin e asaj që të gjithë e dëshirojnë

Lejoni që ai të ju shohë me sytë e ndonjë mashkulli tjetër që do të vdiste për të të pasur afër. Por mos u mundoni ti afroheni "karremit" që e përdorni. Nëse një burrë është ulur shumë afër teje, përdore situatën, por mundohu që të dashurin tënd ta vësh në mes teje dhe të panjohurit. Ai do të ndihet me superior, ndërsa ju e keni rritur nivelin e vlerësimit dhe të qenit e vlerësuar.

Rehati

Të dashurosh është proces i ndërlikuar që përfshin në vete zhvillimin e përshtatjes që ndodh kur oksitoksina vërshon trurin. Ju mund ti lironi këto hormone duke e bërë atë të ndiejë se ju dy thjeshtë përshtateni. Ai ndihet mirë me ty kur ndalon së menduari për lidhjen tuaj dhe thjesht e përjeton çdo moment të saj.

Le të ju shohë gjithmonë të dukeni bukur

Mos provo ti dalësh përpara në mëngjes në gjendjen e zakonshme. Mundohu të zgjohesh para tij, të rregullosh pak flokët, të mbash pamjen hyjnore që të fal mëngjesi, dhe mos e befaso me ndonjë surprizë të keqe, në fakt mos e lejo veten të të pyes "kush je ti?"

Gatuani bashkë

Meshkujve u pëlqen të hanë. Pse të mos mundohen edhe ata për këtë punë? Nëse gatuani bashkë ju do të fitoni shprehinë e të ndihmuarit, në mënyrë që të mos ekzistojë ndarja e punëve. Ndani me të çdo gjë. Do ta shihni sa të paharrueshme janë çastet që keni kaluar në kuzhinë. Bëje të ndihet si në shtëpinë e tij Nëse ai vendos që të kalojë disa ditë në shtëpinë tënde, mundohu që atë ta bësh të ndihet si në shtëpinë e tij, duke blerë gjerat ushqimore që ai konsumon, shtriju afër tij kur ai do të shtrihet për të pushuar, thjesht tregoji në mënyrë indirekte se ju do të mund të jetonit bashkë.

 

Disa faktorë ndikojnë që ai të tërhiqet

1) Mundësitë e reja në punë

Ngritja në detyrë do të thotë më tepër orë të shpenzuara në zyrë. Në vend që ta kalojë kohën me partnerin, ai zgjedh karrierën. Kjo është diçka që ka të bëjë më të jo më ty. Nëse ai ka zgjedhur karrierën, respekto vendimin e tij, nëse prapë mendon se mund të rrish pa e parë 12 orë në ditë, të shtunave, madje edhe të dielave (gjë që nuk ndodh) vrapo pas tij.

2) Ju nuk grindeni asnjëherë

Nuk është shenjë e mirë. Të jesh dakord me të edhe atëherë kur nuk ka asnjë shans, jo që e bën më të afërt, por e largon krejtësisht. Askujt nuk i pëlqen t'i bëhet qejfi çdo herë.

Nëse thua për çdo gjë PO ai do të mendojë:

  1. a) Se do ta lidhësh pas një kohe kur ai të dashurohet.
  2. b) Se je mësuar të të shkelin
  3. c) Ti nuk interesohesh

Njëra nga këto do ta bëjnë atë të tërhiqet, madje përgjithmonë.

3) Paniku i humbjes

Shumë meshkuj mendojnë se në çastin që do të lidhen me dikë, do të humbasin shokët, jetën e natës madje edhe gjysmën e pasurisë. Nëse ju reagoni si mos më keq në njërën nga këto tri raste, konsiderojeni "të humbur".

Si do i vijë fundi Tokës? Katastrofat që do shfarosin planetin tonë

Posted: 21 Jan 2017 08:00 AM PST

Nëse e pyesni veten cili është rreziku më i madh i ekzistencës njerëzore me shumë mundësi do ju shkojë mendja tek lufta bërthamore, ngrohja globale ose sëmundjet vdekjeprurëse.

Duke menduar se mund t'i kalojmë të gjitha këto sfida, a jemi me të vërtetë të sigurt nga katastrofat e tjera? Jetesa në planetin tonë të vogël duket e sigurt deri në çastin që mendojmë se çfarë gjendet në hapësirë.

Sipas astronomëve katastrofat e mëposhtme kozmike janë thjesht disa teori që vënë në rrezik ekzistencën e planetit tonë. Lexim të këndshëm!

1.Probabiliteti që të shfarosemi nga një stuhi diellore është i madh sepse planeti unë ndodhet jo shumë larg diellit.

2.Siç e dimë asteroidët ishin shkaku i zhdukjes së dinozaurëve në Tokë dhe mund të bëhen sërish shkaku i zhdukjes së jetës njerëzore.

3.Shpërthimi i supernovave ndodh çdo 100 vite në Rrugën tonë të Qumështit dhe impakti që kanë mund të prekë dhe planetin tonë.

4.Yjet në lëvizje mund t'i afrohen aq shumë diellit sa mund të shpërthejnë në formën e kometave drejt e në planetin tonë./tvklan.al

“21 Janari”, qytetarët i hakërrehen Ramës: I ke vetëm fjalë. Kryeministri u citon Biblën

Posted: 21 Jan 2017 07:04 AM PST

Ja replikat në Facebook:

Komentuesi: Aty ku ka vepra te kryera nuk ka vend per fjal, aty ku ka fjal sigurisht qe veprat kane ngele ne syrtar.

Rama: Se paskemi edhe nje emer ne te dy, po nuk e di a e ke lexuar edhe ti sic e kam lexuar une Biblen qe fillon me fjaline: E para ishte Fjala. Pastaj vazhdon: Fjala ishte Zoti, Zoti ishte Fjala…

Komentuesi: Jo nuk e kam lexuar. Sepse jam mysliman.

Rama: gabim! Une s'jam musliman po kam lexuar edhe Kuranin, ndersa ti me siguri as Kuranin nuk e ke lexuar sepse po ta kishe lexuar do e kuptoje kollaj edhe Biblen

Komentuesi: Te ironizosh e ke me te thjesht se sa te pergjigjesh me nje pergjigje qe te ka hije si KRYEMINSTER.

Komentuesi: Beni shume fjale por vepra shume pak.jo vetem ju per te gjithe qe vini

Rama: Mvaret se si i numeron ti veprat sepse sa per mua, patjeter duhet edhe shume me teper, po kemi bere reforma e pune qe s'jane bere ne 25 vjet, vetem se duhen sy per te pare, veshe per te degjuar dhe vemendje per te kuptuar!

Fatos Mahmutaj: Me 21 janar kisha presione të deklaroja se më plagosën protestuesit

Posted: 21 Jan 2017 06:57 AM PST

Fatos Mahmutaj, gazetari që mbeti i plagosur në prpotestën e 21 janarit në të cilën humbën jetën 4 protestues paqësorë të opozitës, rrëfen për Javanews momentet dramatike të asaj dite, presionet që ai të deklaronte se e kishin plagosur nga turma, si dhe momentet e trishtuara kur e larguan nga puna pse nuk pranonte të akuzonte protestuesit se ishin ata që e kishin plagosur dhe jo Garda.

21 janari është një ngjarje shumëplanëshe, jo vetëm për faktin e rëndë të vrasjes së 4 protestuesve paqësorë të opozitës nga ana e Gardës qeveritare, por nga ana tjetër ajo ishte edhe një sprovë edhe për median.Në raportimin e saj dhe presionet për t'ia mbyllur gojën. 6 vite më vonë si do ta vlerësoni këtë duke pasur parasysh se edhe ju vetë, ndërsa po kryenit punën si gazetarë u plagosët. A mund të thoni cilat ishin prapaskenat që ju të heshtnit si për plagosjen tuaj ashtu edhe për vrasjen e 4 protestuesve paqësorë të opozitës?

«21 janari» padyshim që do të mbetet gjatë, si një nga ngjarjet më të rënda të postkomunizmit shqiptar. Ishte një vrasje e pastër shtetërore, ose e thënë ndryshe një pushkatim masiv pa gjyq që do t'i rëndojë si barrë faji ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Por jo vetëm kaq, por tashmë që kanë kaluar plot 6 vjet dhe ngjarja është kthjelluar edhe më tepër. Përgjegjësia e krimit ka ecur gjithnjë e më tepër drejt Berishës, pavarësisht nëse qëlloi Agim Llupo apo Arjan Avrami me pistoletën e Ndrea Prendit.

Berisha si autori kryesor i kësaj ngjarje të rëndë, pasi nuk ia doli dot fillimisht ta manipulonte me presione dhe blerje, përdori mënyrën më të poshtër të mundshme duke e marrë përsipër gjithçka dhe njëkohësisht duke futur në sqetullën e tij të gjithë kriminelët e «21 janarit».

Dhe tashmë, jemi të gjithë dëshmitarë të mbrojtjes me fanatizëm që iu ka bërë, jo vetëm të enjteve në parlament, por kudo publikisht, krimit të shëmtuar dhe kriminelëve që e rrethojnë. Tani të kthehemi tek rasti im. Fillimisht mua u përpoqën të më manipulonin për të pranuar se plagosja më kishte ardhur nga turma.

Kjo pak a shumë do të vërtetonte edhe pretendimin e Berishës se nuk kishte gazetar të plagosur nga Garda e Republikës. Kjo nuk eci pasi në rastin e parë që takova prokurorët u tregova gjithçka, si dhe iu bëra edhe një skicë të vendngjarjes.

Më pas, duke parë sesi Berisha fshihte e manipulonte në oborrin e kryeministrisë provat, si dhe të akuzuarit për masakrën, presionet ndaj meje vazhduan derisa më detyruan të ikja nga Shqipëria.

Cili ka qenë roli i drejtuesve të medias ku ju punonit që të qepnit gojën? Përse zgjodhën rrugën e forcës duke ju pushuar nga puna? Vendimi për pushimin tuaj erdhi si rezultat se ju nuk ratë dakord me ato që të kërkonin, apo donin të zhduknin gjurmët e krimit e gardës së qeverisë edhe mbi gazetarët?

Drejtuesit e televizionit ku punoja në momentin e parë kur më panë të gjakosur vendosën të më nxirrnin në trasmetim direkt, por e anuluan shpejt këtë vendim pasi nuk pranova kompromisin se isha qëlluar nga turma. Unë këmbëngula se isha qëlluar nga garda dhe me naivitet përpiqesha t'i bindja ndërsa ata rrudhnin turinjtë përpara meje.

Nuk mora asnjëherë një dokument për largimin nga puna veç komunikimit verbal dhe disa sms-ve në celular. Pak ditë më pas kur mësova për konferencën e shtypit të Berishës, kuptova gjithçka rreth sjelljes ndaj meje në TV-në ku punoja.

(Gjatë kohës që ishte zhvilluar konferenca për mediat e kryeministrit, mes kaosit të asaj pasdite të vonë, unë i plagosur dhe i larë me gjak, përpiqesha të gjeja ndonjë mundësi për t'u larguar nga bulevardi. Ky ishte fakti që nuk e mora vesh në kohë reale konferencën dhe deklaratën manipuluese të Berishës për mua).

Si do ti përshkuani shumë vite më vonë ato momente tragjike ku ju u plagosët dhe në këmbët tuaja ra edhe një i vrarë? Si jeni ndier në ato caste?

Ndodhesha thuajse në minutën e katërt ose të pestë të transmetimit live kur plumbi më kapi në dorë. Në fillim kujtova se ishte ndonjë copëz lëkurë pishe nga trungu që ndodhej rreth gjysmë metri pas meje. Në të njëjtën moment kur ndjeva prekjen e plumbit në dorë, dëgjova edhe trokitjen e 5-6 plumbave të tjerë në trung.

Gjaku që më kishte mbushur dorën në të cilën kisha edhe celularin me të cilin po realizoja lidhjen direkte, rrodhi poshtë mëngës dhe prej andej në të gjithë trupin.

Pashë dhe kokën e të ndjerit Hekuran Deda të shpërthente nga pas dhe sërish nuk po kuptoja gjë. Edhe pse kishin kaluar disa dhjetra sekonda unë vazhdoja transmetimin derisa dëgjova nga pas dikë me dialekt vlonjati që tha: «Na vranë na q… nënën!».

Ky ishte i parafundit që zbriste nga platforma, ndërsa unë i fundit. Pas kësaj kalova mbi këmbët e të ndjerit Deda që u plandos përdhe dhe duke vrapuar drejt kullave binjake kërkova që ta ndërprisja transmetimin. Rreth pas një çerek ore u binda që isha plagosur me plumb.

Por ajo çfarë kalova aty nuk ishte asgjë pas asaj që më ndodhi në studiot e TV-së ku punoja. Në ato momente e kuptova sesa i pambrojtur isha dhe sa shpejt shitej një gazetar nga pronarët dhe drejtuesit e medias.

Qeveria pak ditë më parë vendosi të japë shpërblim për familjet e 4 të vrarëve. Si do e komentoni këtë dhe cili duhet të jetë raporti i drejtësis mbi personat që urdhëruan dhe zbatuan vrasjen me gjakftohtësi të 4 protestuesve paqësorë të opozitës?      

Plot gjashtë vjet me vonesë qeveria e pa të udhës të dëmshpërblente familjarët e viktimave të 21 janarit, për të zbutur sadopak dhimbjen e tyre për humbjen e të afërmve.

Por kjo nuk është aspak drejtësia e vërtetë. Edhe pse ngjarja është zbardhur publikisht, si rezyme të saj sot pas 6 vitesh kemi vrasësit që jetojnë të lirë dhe urdhëruesit e tyre me në krye Berishën vazhdojnë jo vetëm t'i mbrojnë por edhe kërcënojnë herë pas here të majtët në pushtet duke iu thënë: Rrini urtë se ua bëjmë sërish si më 21 janar! Për mua drejtësia e 21 janarit do të vihet kur Berisha të ketë përfunduar në burg! /Javanews.al

Editoriali i “The Guardian”: Inagurimi i Donald Trump, një deklaratë lufte politike

Posted: 21 Jan 2017 06:55 AM PST

Kalimi presidencial i pushtetit ndoqi të gjitha detajet e zakonshme civile, por tonaliteti fjalimit të Trump shënoi një ndryshim të frikshëm në Amerikë.

Në detajet e jashtme, transferimi i organizuar i pushtetit presidencal përmbushur në skenën e ditës së inagurimit në Capitol Hill kaloi me nderimin e gjitha traditës. Pjesët thelbësore të ceremonisë së rastit – yjet dhe gradat, dinjitarët dhe ritualet e përshkruara të betimeve – ishin të njohura dhe tradicionale. Rivalët politikë zunë vendet e tyre në podium ashtu sikundër bëjnë çdo katër vjet, shtrënguan duart dhe duartrokitën njëri-tjetrin, duke ofruar komplimente të hijshme dhe duke vënë në skenë një shfaqje të dinjitetit kombëtar.

Megjithatë, e gjitha ishte në fakt një mashtrim. Adresimi inaugural i Donald Trump ishte një deklaratë lufte ndaj gjithçkaje që përfaqësohej prej atyre detajeve të koreografuara. Presidenti Trump – është koha të mësohemi tani më këto fjalë të papërshtatshme me njëra-tjetrën – nuk ngulitën në mendje ndonjë frazë të pavdekshme që të mbetet simbol i asaj dite. Fjalët e tij nuk u ngulitën në tru në ndonjë nga mënyrat e jashtëzakonshme si ato të Linkolnit, Ruzveltit, Kenedit apo Reganit. Por mesazhi i presidentit të ri nuk mund të kishte qenë më i qartë.

Ai ka ardhur për të thërrmuar lustrën e unitetit dhe vazhdimësisë të përfaqësuar nga kalimi paqësor i pushtetit. Dhe ai mund t'ia dalë mbanë në këtë qëllim. Në vitin 1933, Ruzvelti sfidoi botën për të tejkaluar frikën. Në vitin 2017, Trump i tha botës të jetë shumë e frikësuar.

Fjalimi i Trump ishte me raste i hidhur, mburravec dhe banal. Ai ziente nga mëria dhe pakënaqësia ndaj politikës, dhe sistemit amerikan "checks and balances". Kishte si target ata që votuan për të, por jo ata, pjesa më e madhe, që nuk e votuan. Ishte nacionalizmi i parë amerikan, krudo dhe paturp. Fjalimi vlonte nga përçmimi për çdo gjë që ka të bëjë me kryeqytetin që ai tashmë kërkon ta përkulë sipas vullnetit të tij. Ishte, sidoqoftë, bosh nga detajet apo qartësia sesi do të arrihen qëllimet e tij. Madje, që përpara se të hapte gojën,  Uashingtoni ishte në zgrip për atë që do t'i ndodhte Amerikës. Çdo gjë që tha Trump konfirmoi se këto instikte ishin të vërteta. Presidentët shpesh vijnë në detyrë duke premtuar ta zhvendosin kombin në rrugë të reja. Por, nëse mund të besojmë Trump, zgjedhja e tij dhe fjalimi i tij mund të sinjalizojnë tronditjen më të madhe në Uashingtonin në kujtesën e gjallë.

Pyetja vitale për të ardhmen, është nëse Trump mund të jetë i besueshëm. Në fjalimin e tij, ai talli ata që kanë qenë vetëm llafe dhe aspak veprim. Por ekziston rreziku që edhe ai vetë mund të jetë një viktimë e kësaj. Ai e ngriti stekën për presidencën e tij në një nivel shumë të lartë, duke këmbëngulur se çdo gjë do të ndryshojë "pikërisht këtu, pikërisht tani". Por, a do të ndryshojë? Pushteti i presidencës është rritur përgjatë dekadave dhe në zgjedhjet e 2016-ës i ngarkoi republikanët me të gjithë pushtetin e krahëve të qeverisë. Por Trump nuk është, të paktën ende, një diktator. Ai duhet të qeverisë me një kongres që nuk bashkohet me të gjtiha prioritetet e tij – në disa raste, prioritetet e Trump mund edhe të jenë të preferueshme –dhe sipas ligjit, përplasjet duhet të interpretohen nga gjykata. Shtetet kanë shumë pushtet për ta sfiduar atë, ashtu si Kalifornia duket e vendosur ta bëjë në rastin e murit të planifikuar me Meksikën.

Ka pasur një argument që votuesit e zgjodhën Trump duke e ditur se ai do të sfidonte sistemin,  por me bindjen se sistemi do të mbronte votuesit nga pasojat më të këqija. Kjo mund të provohet e drejtë. Por Trump nuk duhet nënvlerësuar. Ai është një ndërprerës krenar më shumë sesa një konformist ngurrues.

Ai është – dhe synon të jetë – i ndryshëm nga të gjithë presidentët e së kaluarës: në personalitetin e tij, stilin e punës, rrugët e  komunikimit dhe çka është më e rëndësishme, në synimet e tij politike. Ata që e mbështesin atë dhe ata që i druhen atij janë dakord me këtë. Megjithatë atë ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me renditje të ulët në mbështetjen publike dhe me një ndjesi të thellëse ndasie. Inagurimi i tij u bojkotua nga disa liderë dhe ngriti në protesta kundër me qindra mijë. Përpjekjet e tij për të rrëzuar hierarkinë politike të Amerikës dhe kulturën do të entuziazmojnë disa – tregu i aksioneve po hungërin – por do të tmerrojnë të tjerët.

Realitetet e synimeve përçarëse të Trump do të duken në javët dhe muajt në vazhdim. Paradhënia e kësaj axhende të trazuar mund të gjendet në faqen online të Shtëpisë së Bardhë. Në planin e brendshëm, program më i madh do të jenë projektet e infrastrukturës që formësuan të vetmin zotim të detajuar të adresimit inaugural.

Përtej brigjeve të Amerikës, pjesa më e madhe duhet hamendësuar: përplasja e mundshme me Kinën përbën rrezikun më të madh nga të gjithë; nëse Trump triumfon në mënyrën e tij të lidhjeve me Rusinë, kjo mund të varet më shumë nga kabineti i rij skeptik.

"Koha për biseda boshe ka mbaruar", tha presidenti Trump. "Tani mbërrin ora e veprimit". Në shtëpi dhe jashtë saj, dhe në dritën e këtij fjalimi, hapet vërtet një perspektivë tmerruese.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Na sollët atdheun, dhe ne kënduam me ju, si në atdhenë Jacksonville, Florida

Posted: 21 Jan 2017 06:53 AM PST

Reportazh rreth koncertit madhështor të Trios së Yjeve të Muzikës shqiptare, vëllezërit korçarë, Stefi & Endri Prifti, dhe Bujar Qamili, organizuar nga kryetari i Vatra Jacksonville, Florida USA, z. Adriatik Spahiu

Nga Raimonda MOISIU

Më 2 Janar 2017, ditën e hënë, që përkonte dhe me ditën e dytë të vitit të ri, me nismën dhe mbështetjen e dega Vatra Jacksonville, Florida, nën kujdesin e drejtpërdrejtë, të kryetarit të kësaj dege dhe stafit që ai drejton, z. Adriatik Spahiu, vatran dhe aktivist i shquar i çështjes kombëtare, organizuan Koncertin muzikor madhështor, gazmor e mbresëlënës, në ambientet e Hotel Mariot Jacksonville, Florida, Manifestimin tradicional të Vitit të Ri 2017, duke përsëritur kështu ritualin e përvitshëm mes qindra qytetarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan.Në krye të sallës, në podiumin qëndror, krahas fonisë dhe DJ muzikor, qëndronin flamuri ynë kuq e zi, dhe ai amerikan. Pasi u këndua hymni shqiptar e ai amerikan, në një atmosferë tejet optimiste dhe emocionuese, me ndjenjën e atdhedashurisë dhe shqiptarisë, ndjesi margaritarë këto që i bëjnë krenarë shqiptarët si vetë historia e identitetit shqiptar, mbrëmjen festive do e deklaronte të hapur vatranja dhe anëtare e Asamblesë të Federatës Panshqiptare Vatra , znj. Shpresa Galla, e cila përvec urimit për vitin e ri, prezantoi dhe artistët shqiptarë. Më pas e mori fjalën Kryetari i degës Vatra Jacksonville, vatrani dhe një zë i rëndësishëm në komunitet, z. Adriatik Spahiu, i cili përpos falenderimit për qindra të pranishmit  në këtë Supër Koncert Festiv, përcolli edhe urimin më të bukur: "Gëzuar Vitin e Ri, 2017-ë", për më shumë gëzim, lumturi në vatrën familjare të gjithsecilit, dhe një vit më të mbarë, të begatë plot sukses në çdo fushë të jetës e karrierës. Z. Spahiu iu uroi mirseardhjen miqëve të ftuar të degëve simotra Vatra, përkatësisht Kryetares të Degës Vatra Orlando, Florisjana Metollari me bashkëshortin e saj, Ermalin, vatranëve të degës Tampa, Kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, znj. Raimonda Moisiu, bisneseve shqiptare të komunitetit, të cilët ndihmuan moralisht e financiarisht në realizimin e këtij manifestimi madhështor tradicional.

Ishte një mbrëmje festive supër gazmore e shoqëruar nga zërat e bukur të vëllezërve korcarë, Stefi & Endri Prifti, dhe bilbili e këngës shkodrane, Bujar Qamili. Përjetime të këndshme e të ngrohta, nën ritmin muzikor të serenatave korcare, muzikës popullore dhe të lehtë, të interpretuar me mjeshtëri, elegancë, talent e profesionalizëm, nga yjet e muzikës shqiptare, të mirënjohurit vëllezërit korcarë, binomi i ndjeshëm , -ARTIST& NJERI-, Stefi Prifti dhe Endri Prifti, me të Madhin e Brilantin e muzikës popullore dhe jareve shkodrane Bujar Qamili, të cilët me zërin e tyre të vecantë, të ëmbël e melodioz, shërbyen si një kumt hisorik duke shpalosur identitetin e artit, kulturës kombëtare, ndricimin e vlerave artistike, tradites e gjuhes shqipe, muzikës shqiptare, gurrës popullore eposit kreshnik,vlerave kombëtare dhe identitetin e shqiptarisë në tokë të huaj. Me përfomancën e tyre të shkëlqyer, profesionale dhe shpirtin artistik, vëllezërit korcar të njohur tashmë anembanë botës shqiptare, si këngëtarët e preferuar e shumë të dashur për publikun shqiptar, Stefi & Endri Prifti, së bashku me brilantin i potpurisë shkodrane, Bujar Qamili, për gjatë gjithë natës, të palodhur e të paepur, u dhuruan bashkëtdhetarëve të tyre në Jacksonville, Florida, momente mbresëlënëse e të paharrueshme, jetë e ngrohtësi.

Bujar Qamili1

Të gjithë së bashku u bëmë njësh me muzikën, mes tingujve të serenatave korcare, dhe këngëve shkodrane, duke krijuar atmosferë hareje dhe lumturie të paparë. Festonim dhe këndonim së bashku, hidhnim vallen nën ritmin e këngëve dhe muzikës popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Atmosfera u ndez dhe arriti kulmin me këngët; "Shqipëri o Nëna ime", kënduar nga i madhi Bujar Qamili, dhe "Xhamadani Vija-vija", kënduar nga vëllezërit Prifti. Të gjithë së bashku shpërfaqëm vlerat madhështore të kulturës shqiptare, treguam vlerat e Shqiptarisë. Borova Cinema-Photography Production, me drejtor ekzekutiv, fotoreporterin Piro Borova ishte e pranishëm nga fillimi deri në fund të pasqyrimit të kësaj mbrëmje të bukur dhe emocionuese festive, duke intervistuar bashkëkombasit, të cilët përcillnin urimet nëpërmjet TV Borova. Urim shumë të vecantë përcolli për bashkëatdhetarët, ish-kryetarja e Gruas Demokrate Korcare, një figurë e ndritur, mësonjëse e mrekullueshme dhe zonjë e hekurt, në fillimet e demokracisë në Korcë, znj. Vasilika Mato Dhimtri, aktualisht drejtoreshë e shkollës shqipe, hapur nga Dega e Vatra Jacksonville, që së bashku me mësonjësen e mëncur e të dashur, Lavdie Mato, përpiqen që dijet dhe mëndjen e tyre ta venë në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan, vecmas për fëmijët që lindin në Amerikë, duke iu mësuar gjuhën shqipe, historinë e vëndit të origjinës, muzikën e kulturën shqiptare. Na ndodh që evenimente apo aktivitete të tilla festive, na lenë mbresa të veçanta dhe përjetime të këndshme, në një vështrim të përgjithshëm evidentojnë personalitetin e artit e kulturës të kombit tonë, në Amerikën multinacionale. Dhe kënga e vallja ushtoi deri në agimin e ditës tjetër.

Stefi dhe endri2

Në fund u përqafuam dhe me fjalët e ngrohta: Na sollët Atdheun, dhe ne kënduam me ju, si në Atdhe! Mirë u takofshim përsëri! Ajo c'ka e bënte tejet mbresëlënëse dhe shqiptare, ishte se natën e 2 Janarit, 2017-ë, shteti i Floridës  nga Jacksonville deri në Clearëater ishte "invaduar" dhe ushtonte nën ritmin e muzikës shqiptare, mga serenatat korcare dhe muzika popullore e të gjitha trevave, nën interpretimin e të mrekullueshmve e të talentuarve Stefi & Endri Prifti, nga potpuritë e jaret shkodrane e figurës së ndritur e të respektuar, artistit, Bujar Qamili, nga ikona e muzikës shqiptare ndër kohëra, bilbili i këngës myzeqare, Bruna Sota Hoxha dhe me bashkëshortin e saj, Riku Hoxha, nga zëri i ëmbël dhe i ngrohtë i korcares së bukur, artistes së talentuar dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, këngëtarja Anxhela Peristeri dhe këgëtarit të mirënjohur dhe i talentuar i Shqipërisë së Mesme, Altin Shira, të cilët na sollën copëza të ëmbla nga Atdheu, na ëmbëlsuan shpirtin këtu në dhe të huaj, në Floridën e largët.

Postscriptum-Pak histori rreth qytetit dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në Jacksonville, Florida.

Qyteti i bukur dhe me shtrirjen tokësore e kontinentale më të gjerë në SHBA-ës, me mbi 840 milje katrore, Jacksonville, Florida, filloi të mëkëmbej në fund të shekullit 18-ë. Fillimisht si toka kullotëse për bagëtitë e imëta dhe kryesisht lopët e kuajt, nga kolonistët britanikë. Por zhvillimi më i madh i qytetit ndodhi në fund të shekullit të 19-ë, kur Jacksonville u shëndrrua në destinacionin turistik dimëror për turistët e shumtë që vinin nga Veriu dhe Midëest-i i Amerikës. Më 3 maj 1901-ë, qendra urbane e qytetit të Jacksonville (doëntoën) u përfshi nga një zjarr i madh, i cili nisi si rezultat i llavës së nxehtë të blozës, që dilte nga oxhaku i një barake pranë fabrikës së fibrave në Cleaveland. Ky zjarr i përmasave të jashtëzakonëshme në pjesën juglindore të SHBA-ës ndezi edhe torfën e thatë që gjendej në hapësirën e fabrikës së fibrave. Zjarri nisi në mesditë, kur shumica e punëtorëve të fabrikës së Cleaveland-it, ishin në pushimin e drekës, por nga koha që ata u rikthyen në punë, gjithë blloku i qendrës, ishte përfshirë në flakë. Zjarri, i cili vlerësohet se një nga më të mëdhenjtë e shkatërrimtarët në historinë e Amerikës, shkrumboi qendrën, qindra residenca banimi dhe bisnese, mbi 10 mijë të pastrehë në rrjedhën e tetë orëve. Guvernatori i Floridës i asaj kohe, William S. Jennings shpalli gjendjen e ligjit ushtarak (Marshall) në Jacksonville duke dërguar njësi militare të ndërhyrjes së shpejtë, për të shpëtuar jetë njerëzish. Pavarësisht shkatërrimit total të qendrës urbane të qytetit, u raportuan vetëm shtatë të vdekur. Rindërtimi filloi menjëherë dhe qyteti iu kthye normalitetit dhe autoriteteve civile, në disa javë, më 17 maj, 1901-ë. Kështuqë zhvillimi i qytetit të Jacksonville u ndërpre përkohësisht apo u zhvillua me hapa të ngadalshëme, për shkak edhe të problemeve ekonomike të viteve '20-ë, '60-ë, '70-ë, të shekullit të kaluar, por gjithsesi qyteti ka përjetuar rritje të qëndrueshm të ekonomisë, me ngritjen e ndërtesës të re federale të qytetit në vitin 2003.

Që prej vitit 1940, Jacksonville ka qenë gjithashtu dhe vazhdon të jetë, një prej porteve më të mëdha e të rëndësishme të Marinës Amerikane. Për shkak të strukturës së saj të konsoliduar, qyteti është një metropol i begatë me mbi një milion banorë dhe ka popullsinë më të madhe komunale në mes të qyteteve të tjera në shtetin e Floridës. Në vitet '20 të e shekullit të kaluar, qyteti filloi të dallohet në tërheqjen e trafikut të rëndësishëm automobilistik, pikë kyce kalimi e rëndësishme për të hyrë në shtetin e Floridës, duke e quajtur qytetin "Porta për në Florida", (Gateway to Florida).

Në Jacksonville-in e vjetër dhe historik jeton e punon një komunitet i fuqishëm dhe i rëndësishëm shqiptar, i cili konkuron ndjeshëm nëpërmjet forcës së krahëve dhe dijes, komunitet punëtor dhe i besueshëm, menaxhon biznese të vogla, të mesme e të mëdha, në sinkron me bisneset e kulturave të tjera, duke punësuar qindra bashkëatdhetarë dhe amerikanë, partnerë dinjitozë dhe të përkushtuar në rritjen e ekonomisë dhe mirëqënies, jo vetëm individuale por edhe asaj amerikane, të shtetit e qytetit ku ata jetojnë. Të gjithë faktorët natyrorë, njerëzore dhe fizike bashkëpunojnë dhe bashkëbisedojnë për të ndërtuar urën lidhëse mes brengës së mërgimit dhe dashurisë për atdheun, mes mirëqenjes ekonomike për vete dhe komunitetin, realizojnë mundësitë të eksplorojnë dhe ndikojnë në rivlerësimin e vlerave social-ekomike kulturore e politike, duke prekur njerëzoren, qytetaren, inteligjencën dhe mundësitë e barabarta në diversitetin e pasur kulturor, kontributin e tyre aktiv, qytetar dhe intelektual, nëpërmjet forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të tjera në Florida. Nga familjet e para që shkelën tokën e Jacksonville-it, Florida ka qenë fisi Taragjati, i pari i tyre, Tish Taragjati.

Biznesmenë shqiptaro-amerikanë, tashmë të integruar suksesshëm në ekonominë e tregut amerikan, dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën ekonomike-social-kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan, në Jacksonville, Florida, të ngrohur me idenë dhe krenarinë e të qenit shqiptar, por edhe si qytetarë të kulturuar e emancipuar në Amerikën e madhe e të lirë, ku ka vend për të gjithë, shanse e mundësi të barabarta. Krahas kompanive me emër të bisnesmenëve amerikanë, vlen të përmendim, bisnesmenët shqiptaro-amerikanë, për arritjet e tyre të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme të kompanive që ata kanë ngritur, si Vicens Jubani, me emrin e bisnesit Village Bread, i cili ka punësuar shumë shqiptarë e amerikanë, bisnesmeni Andi Opari në fushën e transportit rrugor, Albatrass Express Inc., dhe First Coast Express Inc., e bisnesmeni-it, Marin Perkeqi, të cilët po ashtu kanë punësuar dhjetra shoferë shqiptarë e amerikanë të tonazhit të rëndë, bisnesmenë si, Aleks Lushaj, Lek Lleshi LLC, Dibran Flamur Fezga investon në Comfort Plumbing Service, Gaspër Lukaj në industrinë kulinare, Sandër Martini, Hasan Hakrama, Gjon Lleshi, Indrit Këllezi, Arben Hysi, Borova Cinema-Photography Production, me drejtor ekzekutiv, fotoreporterin Piro Borova, Kelmend TV Mark Duka, Bashkim Bardhi në Value Plus Inc., Ilia Mato Gjergji Grinjori në Maintenance& Service Group.Inc., Orgest Lushnja me kompaninë Eagle Realty, etj, etj. Komuniteti i biznesit shqiptaro-amerikan në Jacksonville Florida, me punën e tyre të palodhshme mbështesin fuqishëm shpirtërisht e materialisht, si burimin e çdo idealizmi dhe kanë mundësuar realizimin me sukses dhe përfaqësimin më mbresëlënës, interesant dhe historik, në shtetin e Floridës, por edhe më gjerë në Diasporën shqiptare, jo vetëm për ndjenjat atdhetare, patriotike e kombëtare, por edhe për unifikimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar, zhvillimin ekonomik e kulturor, ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës e traditave shqiptare e patriotike, integrimin e identitetit shqiptar krahas kulturave të tjera në tokën amerikane. Por, jo vetëm kaq! Komuniteti shqiptaro-amerikan tregon e përjetëson historinë e identitetit kulturor shqiptar, nëpërmjet vlerave kombëtare, traditës, gjuhës shqipe, muzikës shqiptare, gurrës popullore dhe eposit kreshnik, si prespektiva të trashëgimisë, për vete dhe gjeneratës së ardhmshme në mërgatën amerikane. Më dt. 18 -ë Nëntor 2012, u themelua Dega Vatra Jacksonville Florida, me inisiativën e aktivistit të cështjes kombëtare, z. Adriatik Spahiu, dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili më pas do të celte edhe degët e tjera të Vatra, në Orlando e Tampa, deri në Hartford të Kënektikat. Është hapur Shkolla Shqipe në të gjitha degët e Vatra që operojnë në qytetet ku ka komunitet shqiptaro-amerikan, në shtetin e Floridës. Zë i fuqishëm në komunitet është edhe organizata Gruaja Shqiptare në Florida. Në shtetin e Floridës, kanë jetuar, punuar dhe shkruar veprat e tyre shkrimtarët e ndarë tashmë nga jeta, por që kanë lënë pas dritën e veprave të tyre, Sotir Lashova dhe Marash Mali.

Në Jacksonville dhe qytetet përreth tij, jetojnë e zhvillojnë aktivitetin e tyre krijues e qytetar sikundër; njeriu dimensional, reporteri, gazetari, shkrimtari, përkthyesi, kritik arti dhe publicisti, Pjerin Logoreci, djali i Artistes së Popullit, Maria Logoreci, aktori i mirënjohur dhe popullor korcar, Petraq Marjani, aktorja e shquar e skenës e ekranit, Xhuljeta Kulla, mjeshtëri i rrëfimit dhe poeti në kuptimin shpirtëror, artistik e filozofik, Thani Naqo, shkrimtari i shquar dhe publicisti, ish diplomati, Pëllumb Kulla, poeti, publicisti dhe analisti mediatik Ilir Levonja, prozatori dhe publicisti, Lekë Gjoka, poeti dhe publicisti, devolliu fisnik Laun Kalana, etj, etj. Më duhet të sjell në vëmendje se në shtetin e Floridës jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj aristik -muzikor, ikona e muzikës shqiptare ndër kohëra, bilbili i këngës myzeqare, Bruna Sota Hoxha me bashkëshortin e saj, muzikantin, Riku Hoxha, dhe këngëtarja e talentuar që rrëmben nga publiku artdashës duartrokitjet dhe admirimin e tyre, Aida Dyrrah.

Për komunitetin shqiptaro-amerikan në Jacksonville dhe shtetin e Floridës ka shumë për të treguar, për shpirtin e vrullin tyre shumë punëtor, dashurinë, mirënjohjen, respektin, talentin dhe dëshirën, shpirtin krijues dhe zërin e rëndësishëm e të vecantë të integrimit të vlerave më të mira kombëtare, historike, kulturore, zërin e identitetit tonë kombëtar në adaptimin e vlerave më të mira të kombit amerikan, i cili na ka hapur krahët duke na bërë pjesë të trungut të lirisë e demokracisë, si respektues të ligjeve e zakoneve të një vend demokratik e të lirë, sikundër është Amerika.

VIDEO/ Dikur konkurrente në “Miss Albania”, ja si dukeshin Anxhela Peristeri, Anjeza Maja dhe Albana Osmani

Posted: 21 Jan 2017 06:45 AM PST

Nё vitin 2001 tre nga personazhet e njohura publike, Albana Osmani, Anxhela Peristeri dhe Anjeza Maja zbritёn shkallёt e Miss Albania pёr tё prezantuar veten e tyre, ndёr vajzat mё tё bukura nga e gjithё Shqipёria. S

ot, 16 vite mё vonё ato kanё qёndruar nё ekran dhe pranё publikut, secila nё mёnyra tё ndryshme, por jo si Miss. Anxhela Peristeri prej shumё vitesh ёshtё dashuruar nga publiku pёr zёrin e saj tё veçantё dhe ka qёndruar pranё tij pёrmes performancave 'live', por edhe realizimit tё disa videoklipeve, shkruan "Class".

Albana Osmani ёshtё njё nga fytyrat e stacionit televiziv "Top Channel", pjesёmarrёse nё disa emisione si moderatore. Sё fundmi ajo ёshtё opinioniste nё "Top Show Magazine".

E njёjta gjё vlen edhe pёr Anjezёn, e cila çdo mёngjes shfaqet nё ekran nё emisionin "Nё shtёpinё tonё".

@anxhelaperisteriofficial_ @anjezamaja @albanaosmani1 #throwback to Miss Albania Days 😍😍😍

A video posted by seen.al (@seen.al1) on

15826908_1199505666752051_2360913452702325223_n

12076902_10153369072119678_2116153546_n

15941508_1315048185205762_1744476793088728930_n

Arsyeja e ndarjes së Pirro Çako-s me Sisilian, pas 5 vite lidhje

Posted: 21 Jan 2017 05:47 AM PST

Historia më e pazakontë e showbizit shqiptar, pikërisht ajo e kantautorit 53- vjeçar dhe të dashurës së tij 24 vite më të re, Sisi Ujka, ka marrë fund.

Pirro Çako është ndarë nga partnerja e tij pas pesë vitesh lidhje, një lajm ky që u botua nga media pas disa dyshimeve se çifti nuk është parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit në evente, festa apo aktivitete të ndryshme, prej shumë muajsh.

Sipas Blitz.al, çifti ka konfirmuar zërat e ndarjes, edhe pse bëhet fjalë për një marrëdhënie që ka marrë fund para disa muajsh, por që u bë publike këtë fillimvit.Ndërkohë që Pirro, një nga anëtarët e jurisë së spektaklit "Gjeniu i vogël", prej pak kohësh është distancuar nga muzika, duke u përgatitur për të rimarrë forcat për një rikthim të ri, këtë periudhë ka mbyllur një kapitull të jetës së tij.

Edhe pse dy ish-të dashurit nuk kanë dhënë asnjë motiv konkret që i çuan në ndarje (duke preferuar që ta mbajnë për vete arsyen), sipas miqve të përbashkët, një nga shkaqet ishte pasi nuk ranë dakord për sjelljen në jetë të një fëmije.

Sisi ka qenë ajo që kishte shprehur dëshirën në çift për të sjellë në jetë një fëmijë, por që Pirro nuk e ka pranuar, duke qenë i vendosur se pranonte të qëndronte në lidhje, vetëm nëse partnerja kërkonte një marrëdhënie të tillë, pa nevojën për të hedhur hapa të tjerë, siç mund të ishte martesa.

Ata prej vitesh bashkëjetonin në shtëpinë e tij në Tiranë te Liqeni Artificial, që i mbeti pas divorcit nga sopranoja Inva Mula, dhe për çudinë e të gjithëve, Sisi, edhe pse shumë e re në moshë, ishte partnerja ideale për Pirron, sa i takon komoditetit që i krijonte në krijimin e hapë- sirave që kërkon një artist në bashkëjetesë.

Për ata që i njihnin nga afër, ajo ishte një familjare e dedikuar dhe që e llastonte muzikantin, duke u sjellë si një zonjë e vërtetë shtëpie. Jeta e tyre në çift nuk ishte nga ato të shfrenuarat, me udhëtime të shtrenjta dhe shpenzime të shumta, por një jetë e qetë modeste, larg zhurmës dhe publikut. Kjo ishte çfarë i duhej Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me Inva Mulën, ku për shumë vite kishte bërë dadon e djalit, Anthony, siç ishte shprehur.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more