Skip to main content

Tirana Observer: “Kush është deputeti i radhës brenda mazhorancës që i hiqet mandati” plus 9 more

Tirana Observer: “Kush është deputeti i radhës brenda mazhorancës që i hiqet mandati” plus 9 more


Kush është deputeti i radhës brenda mazhorancës që i hiqet mandati

Posted: 19 Jan 2017 10:03 AM PST

Pas Dashamir Tahirit e Shkëlqim Selamit, një tjetër deputet i maxhorancës rrezikon të humbasë mandatin. Nga hetimet e prokurorisë së përgjithshme rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia italiane. Burime të besuara nga prokuroria thanë për 'News24', se deputeti ndaj të cilit po zhvillohen hetime nga sektori i Dekriminalizimit, është zgjedhur nga radhët e një prej partive në koalicion me Partinë Socialiste që qeveris vendin prej 2013.

Nga informacionet paraprake rezulton se ai është dënuar në Itali, për akuzën e trafikut të drogës dhe çështje që lidhen me prostitucionin. Zyrtarisht e kontaktuar nga 'News24' zyra e shtypit pranë prokurorit të Përgjithshëm, nuk pranoi të bënte komente lidhur me këtë çështje, me argumentin se veprimet në këtë fazë kanë karakter sekret.

Por burime të tjera, pranuan faktin se verifikimet qe po kryhen janë në një fazë të thelluar, pasi informacionet e siguruara deri në këtë moment, duket se e kanë bindur prokurorinë të ndërmarrë hapa te mëtejshëm.

Burimet thanë se është vetëm çështje kohe dhe se prokuroria do të finalizojë procesin e verifikimit, për të nisur njëherazi hetimet ndaj deputetit në fjale për akuzën e falsifikimit të formularëve, pasi dyshimet se ka fshehur rekordet kriminale në vendet e BE-së, janë të forta.

Në dhjetor të 2016, Prokuroria e Përgjithshme përmbylli fazën e verifikimeve për Dashamir Tahirin e PDIU dhe Shkëlqim Selamin e LSI, dhe i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tu ndërprerë mandatin. Tahiri e Selami të cilët u zhveshën nga mandati, i janë drejtuar gjykatës Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KQZ.

Ndërkohe, 'News24' verifikoi formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga vete deputeti në fjalë dhe që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ku rezulton se ai nuk ka pranuar të jetë ndaluar, shoqëruar, hetuar apo dënuar nga ndonjë autoritet i huaj, ndonëse pranon se ka jetuar ne Itali për një kohe relativisht të gjatë.

Kokëdhima kërkon votim elektronik, sulmon qeverinë “Rama”

Posted: 19 Jan 2017 09:00 AM PST

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima është shprehur në mbështetje të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje.

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët e Tiranës, ai akuzoi mazhorancën dhe opozitën se kanë krijuar një sistem të rafinuar të vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve

"Ndër të gjitha krimet, më i rëndi është vjedhja, trafikimi dhe manipulimi i votës së popullit. Vjedhja dhe ndotja e zgjedhjeve. Saliu e mbolli në Shqipëri kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, nga manipulimi, trafikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nuk fitojnë socialistët dhe qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë. Nga manipulimet e zgjedhjeve fiton vetëm kasta sunduese. Këta politikanë nuk i mundësojnë dot akoma Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Udhëheqësit e majtë në vend që të distancoheshin nga kultura e vjedhjes së zgjedhjeve i vajtën pas, dhe të dy palët rafinuan një sistem të manipulimit të zgjedhjeve ku populli voton dhe kryetarët numërojnë  votat.

Pastrimi i zgjedhjeve kërkon votim elektronik në qendrat e votimit, numërim elektronik, administratë zgjedhore jo partiake, lejimin e emigrantëve për votim, kontrollin e plotë të financimit të zgjedhjeve për të kriminalizuar dhe dënuar ashpër çdo shkelje në proçesin elektoral, shitjen dhe blerjen e votës, trafikimin dhe tjetërsimin.

Mënyrat natyrale si të trajtojmë infeksionet vaginale dhe urinare

Posted: 19 Jan 2017 08:32 AM PST

Sinjalet që na dërgon trupi është gjuha me të cilën flasin organet tona.

Skuqjet, irritimet, puçrat, infeksionet e lehta apo dhimbjet janë shenja paralajmëruese që diçka nuk shkon me organizmin tonë.

Nëse do të mundnim t'i kuptonim këto të fundit si duhet të jeni të sigurtë, që shumë probleme shëndetësore do t'i trajtonim në kohë. Vagina është një nga organet që gjithashtu mund të "flas", por shumë femra nuk e kuptojnë.

Për këtë ju vjen në ndihmë Living duke ju përkthyer gjuhen e shqetësimeve vaginale dhe metodat natyrale të trajtimit.

Lëngu i boronicës mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar, pasi lëngu përmban komponime që ndalojnë bakteret të ngjiten pas murit të fshikëzës urinare. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare.

Për infeksionet vaginale

Një vaginë e shëndetshme është shtëpia e lactobacillus, një lloj bakteri i mirë që ndihmon indet tuaja të ruajnë një nivel të shëndetshme pH.

Përdorimi i antibiotikëve, menopauza, diabeti apo edhe terapite hormonale çekuilibrojnë mjedisin e bakterve te shëndetshme dhe na vendosin në rrezik.

Fatmirësisht, duke ngrënë ushqime të pasura me probiotike si kos i thjeshtë, lakër turshi mund të rivendosim ekuilibrat midis baktereve të shëndetshme dhe atyre jot ë shëndetshme. /Living

Lesi replikon me Bushatin: Frangaj punonte me këpucë të grisura, pse nuk thoshe gjë kur punoje me të?

Posted: 19 Jan 2017 07:42 AM PST

Botuesi dhe gazetari Nikollë Lesi, në një shkrim botuar te "Koha Jonë", replikon me Andi Bushatin në lidhje me sulmet e fundit që ky ka ndërmarrë ndaj Aleksandër Frangajt pas largimi të Shkullakut nga media që ai drejton.

Lesi kujton kohën kur Frangaj nisi gazetarinë me një palë këpucë të vjetra.

Gjithashtu, Lesi i kujton Bushatit kohën kur ai punonte për Frangajn dhe nuk thoshte asnjë gjë.

SHKRIMI

Aleksandër Frangaj është një ish-gazetar "Koha Jone", ish-ortak dhe ish-mik i imi. E ka filluar profesionin e gazetarit që student, me një palë këpucë të grisura si dhe unë; punoi, iu privua liria me burg bashkë me kolegun dhe mikun tim Martin Leka në kohën e Berishës së I-rë.

U ndamë në korrikun e vitit 1996 për arësyet që tashmë i kam bërë të ditura publikisht dhe që këto ditë, më në fund, del nga shtypshkronja libri im "Kështjella e Medias", ku edhe Sandri mbetet pjesë e rëndësishme e librit dhe e historisë të së parës media të lirë në Shqipëri, "Koha Jone". Po i tregoj të gjitha këto si një hyrje se pse po futem në këtë debat të ditëve të fundit ku Aleksandër Frangaj me TV Klan dhe Abc neës po bëhet epiqendra e debatit publik. I sqarova për një lexues që nuk e njeh historinë e medias së pas vitit '90. Jo për Andi Bushatin dhe miqtë e mijë, kolegë, miq apo jo miq.

Sandri është bashkëprodhim i të gjithëve ne. Edhe i joti miku im Bushati. Siç jemi edhe ne bashkëprodhim të njëri tjetrit, të cilët vijmë nga ai brez gazetarësh i pas'viteve '90. Atëhere ishim idealistë, kurajoz, pasionantë, disi profesionalistë, nuk shikonim nëse gazeta ishte e imja me Sandrin, por edhe ju, si të gjithë, e ndjenit veten "bashkëpronarë". Dhe natyrisht që ato lekë, aqsa vinin nga shitja dhe reklamat ndaheshin pothuaj bashkë, përveç rrogave që ishin detyrim. "Koha jone", ti e di se u bë më e madhja e medias së shkruar, asokohe. Arriti në 88 mijë kopje shitje në një ditë në kohën që Ben Blushi ishte kryeredaktor. Apo jo miku, Bushati?

Ishte kohë për gazetari !

Ndonëse u ndamë, edhe me ju, prapë mbetem miq. Jeta ofroi mundësi të reja, edhe për Klan-in tuaj. Dhe ecët mirë, profesionalisht. Ju shkuat me Sandrin. Ti dhe disa miq të mijë shumë të mirë. Unë bëra gabim që u futa edhe në politikë. E bëra atë gabim dhe nuk do më varni, besoj! Por ama kërkova në parlament që të bëhet një ligj për hetimin e burimeve financiare në media. Besoj e mbani mend? Dolën gazeta të reja në treg në vitin 1998 e më pas. Tregu i medias u bë më plural, lajmi ishte më i bollshëm për publikun. Konkurenca u hap, porse në pak muaj u dreqos. Disa botues të ardhur nga bota e biznesit e sakatuan tregun e medias. Ne mund të kishim gabime, por konkurenca ishte te cilësia dhe kurajo e shkrimeve. Nuk kemi përdorur, as unë e Sandri, konkurencë të padrejtë. Të paktën deri kur nuk kishte hyrë në media bota e biznesit, sidomos biznesi kriminal.

Sandri nuk vjen nga bota e biznesit. Vjen si ti dhe unë, pa biznes, pa lekë. Por me kurajo, idealizëm, profesion. Natyrisht që zgjerimi i medias dhe konkurenca e pandershme, për fajin tonë që nuk luftuam fort, për fajin e politikës që donte ta denigronte forcën e pushtetit të katërt, për fajin dhe të ndërkombëtareve të cilët kurrë nuk kërkuan një "dekriminalizim" në media; pra sollën një denatyrim të tablosë mediatike shqiptare. Natyrisht që Sandri për ti bërë ballë këtij ekspansioni biznesi shantazhues, por edhe jo kriminal që hyri në media pa rregulla ligjore konkurence, u detyrua të përshtatej ose thuaj pak më troç, manovroi në një treg kaosi të cilin e solli kastile politika.

Më vonë, pushteti mikloi, pothuaj të gjithë. Nga pak, porse hodhi kocka për mbijetesë për mediat e pa kapura, në formë reklamash të diktuara. Unë qëndrova në median time me idenë utopike të dikurshme, por që mundohesha të lundroja nëpër dallgët e një konkurence brutale antiligjore. Edhe Sandri ishte në një betejë për jetë a vdekje si media, si profesion me hyrjen e biznesit, siç ta thashë, bile po e përsëris, biznesit kriminal. Nuk po them për të gjithë, porse për një pjesë të madhe të biznesit që hyri në media jo për kënaqësi profesioni apo për t'i shërbyer publikut. Hyri për tenderime, ofertime, për miliona dollarë pazare me pushtetin në këmbim të shërbimit mediatik ndaj klasës politike në fuqi.

Nëse nuk do lejohej nga media, ligji, kurajo jonë, pra e të gjithëve do të kishim tablo tjetër mediatike. Do ishte si në Perendim, pothuaj. Konkurenca mund të më nxirrte jashtë loje, edhe mua. Edhe Sandrin. Edhe të tjerë. Por do të ishte nxjerrje me rregulla loje, ligjore. Saliu i II-të, kur unë do

Viza turistike, ambasada e SHBA: Ju duhet vetëm pasaporta, me paratë qerasni veten

Posted: 19 Jan 2017 07:35 AM PST

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në faqen e Facebook, njofton se për intervistën për vizë turistike nevojiten "vetëm pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160".

Statusi i Ambasadës Amerikane:

"Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t'jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!"

15966155_10154346083110838_8462114791870905645_n

16174847_10154346083130838_7789795173165429907_n

15978104_10154346083230838_5871743872435214325_n

16003318_10154346083155838_5210894780791033733_n

Këta janë 10 klubet më të pasura: Manchester rrëzon Realin nga froni

Posted: 19 Jan 2017 07:02 AM PST

Manchester United i jep fund dominimit 11-vjeçar të Realit të Madridit si klubi me më shumë të ardhura të arkëtuara.

Manchester United i jep fund dominimit 11-vjeçar të Realit të Madridit si klubi me më shumë të ardhura të arkëtuara.

Sipas një raporti të përpiluar nga Deloitte Football Money, për sezonin 2015/2016, Manchester United wshtw ngjitur nga vendi i tretë në te parin. Raporti i Deloitte bën të ditur se 20 klubet më të rëndësishëm në Europë arkëtuan në total 7.4 miliardë euro, shifër kjo që është 12.5% më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Manchester United siguroi 689 milionë euro në sezonin 2015/2016 duke fituar të drejtën për të qenë klubi me më shumë të ardhura në Europë. Në vendin e dytë vazhdon të qëndrojë skuadra e Barcelonës me 620.2 milionë euro, 100 mijë euro më shumë se rivalët e Realit të Madridit në vendin e tretë.

Klasifikimi vijon me Bayern e Munchen dhe Manchester City, që sezonin e kaluar arkëtuan respektivisht 592 dhe 524.9 milionë euro të ndjekur nga Paris Saint Germain, Arsenal e Chelsea. Plotësojnë dhjetëshen e klubeve me më shumë të ardhura skuadrat e Liverpoolit dhe Juventusit, të cilët mundën që shtojnë në arkat e tyre 403.8 dhe 341.1 milionë euro.

Screenshot_1

Marrëveshje Trump-Putin, Rusia do njohë Kosovën?

Posted: 19 Jan 2017 06:49 AM PST

Një eksperte e njohur dhe mjaft e respektuar britanike, Mary Dejevsky, mendon se Rusia po e afron idenë e njohjes së pavarësisë së Kosovës si pjesë e arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë mes Moskës dhe Uashingtonit kur Donald Trump të marrë në duart e tij frerët e kombit amerikan.

Dejevsky, ish-korrespondente në Moskë dhe Uashington, shkruan aktualisht për "The Guardian", ndërsa është edhe anëtare e "Think Tank"-ut anglez, Chatham House.

1484836773serbia"Balkaninsight" thotë se komentet e saj, të bëra për revistën "Tablet", janë një reflektim mbi pasojat e mundshme të një takimi të mundshëm e të shumëpërfolur Trump-Putin.

Miliarderi e ka shprehur në disa raste dëshirën për t'u larguar me kreun e shtetit rus pas betimit si presidenti i 45-te i Shteteve të Bashkuara dhe vendosjes së marrëdhënieve amerikano-ruse në një kurs të ri.

Dejevsky takohet rregullisht me liderët e Kremlinit përmes grupit ndërkombëtar Valdai. ajo mendon se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një serie veprimesh që synojnë mbylljen e ngërçeve diplomatike të pas Luftës së Ftohtës dhe përmirësimin e relatave mes dy fuqive të mëdha. Në shkrimin e saj,  Dejevsky thotë se Putin po investon shumë në afrimin me administratën e re amerikane, ndaj dhe pak gjasa ka që ta lërë t'i shpëtojë nga duart mundësia e një marrëveshjeje me të.

Shumë vende perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye e kanë njohur prej kohësh pavarësinë e Kosovës, por mjaft të tjerë, mes të cilëve Serbia vetë, Rusia, Kina, e pesë anëtare të BE-së, nuk e kanë hedhur ende këtë hap.

Media amerikane: Këto janë 50 femrat më të bukura shqiptare (FOTO)

Posted: 19 Jan 2017 06:38 AM PST

Nuk është hera e parë që uebsite-i i njohur amerikan "BuzzFeed" përmend Shqipërinë në artikujt e vet.

Këtë herë amerikanët kanë bërë një listë të gjatë të 50 femrave më të bukura shqiptare. Disa të njohura, disa jo. Disa prej tyre bëjnë pjesë në botën e modës, disa të tjera vijnë nga televizioni, muzika, etj, shkruan opinion.al.

Megi Luka

 

Në mesin e tyre janë Diana Avidu, Eni Koci, Marina Vjollca, Morena Taraku, Luana Vjollca, Xhesika Berberi, Amarda Toska, Floriana Garo, Elvana Gjata, e shumë të tjera.

Është ish-misi i Kosovës, Diana Avdiu e cila ka publikuar në Instagramin e saj një pjesë të këtij artikulli, pasi ajo edhe është renditur në vendin e parë.

Megjithatë duam të saktësojmë faktin se ky artikull është krijuar nga një përdorues me emrin "Illyrian" dhe jo nga stafi editorial i uebsite-it.

Sigurisht që asnjë amerikan nuk ka sesi të njohë njeh 50 femrat më të bukura të vendit tonë…

1. Diana Avdiu

Diana Avdiu

2. Amarda Toska

Amarda Toska

3. Bleona Qereti

Bleona Qereti

4. Antoinette Kalaj

Antoinette Kalaj

5. Xhemi Shehu

Xhemi Shehu

6. Eralda Hitaj

Eralda Hitaj

7. Eni Koci

Eni Koci

8. Sara Pjetri

Sara Pjetri

9. Xheni Bushi

Xheni Bushi

10. Lorena Haliti

Lorena Haliti

11. Ersela Kurti

Ersela Kurti

12. Lina Shabani

Lina Shabani

13. Amanda Lajcaj

Amanda Lajcaj

14. Brittany Pjetraj

Brittany Pjetraj

15. Dajana Kllogjri

Dajana Kllogjri

16. Neraida Bega

Neraida Bega

17. Eva Pepaj

Eva Pepaj

18. Andonia Dobi

Andonia Dobi

19. Iris Shala

Iris Shala

20. Marina Vjollca

Marina Vjollca

21. Morena Taraku

Morena Taraku

22. Luana Vjollca

Luana Vjollca

23. Aurela Skendaj

Aurela Skendaj

24. Xhesika Berberi

Xhesika Berberi

25. Cindorella Toli

Cindorella Toli

26. Dorina Gegici

Dorina Gegici

27. Megi Luka

Megi Luka

28. Kristin Prengaj

Kristin Prengaj

29. Aferdita Dreshaj

Aferdita Dreshaj

30. Trejsi Sejdini

Trejsi Sejdini

31. Megi Xhidra

Megi Xhidra

32. Kristina Cocoli

Kristina Cocoli

33. Angela Martini

Angela Martini

34. Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj

35. Alba Vejseli

Alba Vejseli

36. Amina Shena

Amina Shena

37. Kleofina Pnishi

Kleofina Pnishi

38. Shkurta Ajeti

Shkurta Ajeti

39. Liridona Miftari

Liridona Miftari

40. Kristina Cavo

Kristina Cavo

41. Dhurata Lipovica

Dhurata Lipovica

42. Alesia Bami

Alesia Bami

43. Mikaela Brokeri

Mikaela Brokeri

44. Gentjana Cana

Gentjana Cana

45. Dorela Hysa

Dorela Hysa

46. Ketjona Pera

Ketjona Pera

47. Anida Curri

Anida Curri

48. Floriana Garo

Floriana Garo

49. Elvana Gjata

Floriana Garo

50. Ledina Celo

Ledina Celo

 

Viktima e pestë e “21 Janarit”, Gjykata: Garda, fajtore për vetëvrasjen djalit të Myrtajt

Posted: 19 Jan 2017 06:27 AM PST

Gjykata Administrative e Tiranës ka njohur si viktimë të pestë lidhur me demonstratën e 21 janarit 2011 edhe Bardhosh Myrtajn, i cili i dha fund jetës tre muaj pasi i ati Faik Myrtaj u vra në bulevard.

Për këtë arsye, gjyqtarja Silvi Gjonçaj shprehet se Garda e Republikës duhet të dëmshpërblejë familjarët e kësaj familjeje edhe për vetëvrasjen e 22-vjeçarit, i cili ka qenë nën efektin e zisë patologjike.

Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Dorian Matlia shpjegon për Top Channel vendimin e dhënë.

"Konsideroj Gardën e Republikës fajtore, ekskluzivisht gardën dhe jo Policinë e Shtetit, sepse vrasjet erdhën nga garda. Gjykata ka njohur edhe viktimën e pestë, djali i Faik Myrtaj, që ka kryer një vetëvrasje në kushte të rënda psikike si pasojë e vrasjes së të atit. Prandaj, garda do të paguajë dëmshpërblim jo vetëm për personat që i dimë, por edhe për një person të pestë", deklaron Matlia.

Ndërsa qeveria ka dhënë 1.2 milion dollarë si dëmshpërblim për familjarët e të vrarëve në bulevard në zbatim të katër vendimeve të Gjykatës Administrative që nuk janë apeluar në shkallën e dytë nga pala e paditur, Garda e Republikës.

Konkretisht gjykata ka dëmshpërblyer trashëgimtarët e të ndjerit Faik Myrtaj, bashkëlidhur edhe për të birin e vetëvrarë; trashëgimtarët e Ziver Veizit; vëllezërit dhe motrat e të ndjerit Hekuran Deda dhe fëmijët e tij.

Ndërkohë që janë nën gjykim tre dosje të tjera për vëllezërit dhe motrat e Ziver Veizit, për të gjithë familjarët e të ndjerit Aleks Nika dhe vëllezërit e motrat e Faik Myrtaj.

E kontaktuar nga Top Channel, avokatja e familjarëve të të ndjerit Aleks Nika tha se, verdikti nga Gjykata Administrative pritet të shpallet në datën 30 janar, çka do të thotë sipas saj se, ata nuk janë përfshirë në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për 21 Janarin.

Për ngjarjen e 21 janarit të 6 viteve më parë, përveç procesit penal në Shqipëri ka edhe 7 procese civile dhe një tjetër në Strazburg për Aleks Nikën, vrasja e të cilit nuk ka ende autor./TCH

Eurodeputeti Vajgl: Dënoj thirrjet për luftë në Ballkan

Posted: 19 Jan 2017 06:18 AM PST

1484824290vajglEurodeputeti Ivo Vajgl i konsideron të dënueshme deklaratat luftëndjellëse në Ballkan e thotë se liderët e rajonit duhet t'i lënë mënjanë të tilla retorika e të fokusohen në procesin e integrimit europian.

Ndonëse nuk bëri emra e nuk përmendi ngjarje konkrete, mesazhet e tij dukeshin qartë që i drejtoheshin mes të tjerash, edhe Serbisë. Deklaratat e disa liderëve janë shqetësuese dhe nuk mund të argumentohen me afrimin e fushatave zgjedhore, secila retorikë nacionaliste dhe nxitëse konfliktesh duhet dënuar fuqishëm nga gjithë liderët rajonalë dhe europianë. Në Ballkan, theksoi ai, nuk do ketë ndryshim të kufijve.

Vajgl mendon se rajonit i nevojitet një integrim i mirë dhe shkëmbime tregtare për të shëruar plagët e luftrave të viteve '90. Provokimet serbe, të nisura me ngritjen e murit në Mitrovicë, arrestimin e Haradinajt e së fundi me dërgimin e trenit të mbushur me parrulla nacionaliste drejt Kosovës, shumë i lidhin me shpresat e Beogradit për një ndryshim të politikave të Shtëpisë së Bardhë pas marrjes së presidencës amerikane nga Donald Trump.

Aq shumë i josh serbët ideja e një afrimi të Trumpit me Vladimir Putinin dhe përfitimeve që ata do të kishin nga kjo situatë, sa e përditshmja serbe "Kurir" ka njoftuar në faqen e saj "online" se  "takimi historik i atyre që i përshkruan si politikanët më të fuqishëm, do të ndodhë në Beograd. Është raportuar kohë më parë në disa media të huaja mbi mundësinë e një përballjeje, që sipas tyre kishte gjasa të zhvillohej në Islandë, por shtypi serb ka dalë me hipotezën e re se do të jetë Beogradi mikpritësi i këtij takimi me arsyetimin se Serbia ka marrëdhënie të mira si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more