Skip to main content

Tirana Observer: “FOTO/ Donald Trump betohet si president i SHBA: Sot pushteti i kalon qytetarëve” plus 9 more

Tirana Observer: “FOTO/ Donald Trump betohet si president i SHBA: Sot pushteti i kalon qytetarëve” plus 9 more


FOTO/ Donald Trump betohet si president i SHBA: Sot pushteti i kalon qytetarëve

Posted: 20 Jan 2017 09:40 AM PST

Donald Trump është betuar si president i Shteteve të Bashkuara përpara 900 mijë të pranishmëve në Capitol Hill. "Do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të SHBA. Do të bëj më të mirën për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA. Ndaj, Zot më ndihmo!", ka pohuar Trump.

Trump ka mbajtur fjalimin tradicional të kreut të shtetit, ku ka ripërsëritur qëndrimet e shprehura gjatë fushatës elektorale.

Ai theksoi se tani fuqinë do e marrin qytetarët.

"Ky nuk është një kalim i thjeshtë fuqish nga një administratë në tjetrën, nga një parti në tjetrën.

Sot fuqia kalon nga Uashingtoni drejt qytetarëve amerikanëve", tha presidenti amerikan.

Trump ka premtuar se do të shkatërrojë terrorizmin radikal islamik.

"Ne do të bashkojmë botën e civilizuar kundër terrorizmit radikal islamik, të cilin do ta ç'rrënjosim plotësisht nga faqja e dheut", tha presidenti i SHBA.

"Ne, qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në një përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Jemi këtu për të plotësuar premtimet që u kemi bërë amerikanëve. Ne jemi një komb dhe ëndrrat e qytetarëve janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi ynë. Betimi që unë bëra sot është një betim për besnikëri ndaj amerikanëve për shumë dekada. Ne kemi mbështetur industrinë e huaj në kurriz të asaj amerikane, kemi ndihmuar ushtritë e huaja në kurriz të ushtrisë tonë, kemi mbrojtur kufijtë e të tjerëve në kurriz të kufijve tanë. Kemi bërë të pasura vendet e tjera, ndërsa fuqia e vendit tonë është zhdukur në horizont. Nga sot, Amerika do të jetë gjithmonë e para. Çdo vendim për emigracionin dhe çështjet e huaja do të merret në të mirë të amerikanëve dhe ne do të mbrojmë vendin tonë nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Kjo do të na çojë drejt prosperitetit dhe një fuqie më të madhe. Nuk do t'ju zhgënjej asnjëherë. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Faleminderit! Zoti ju bekoftë juve dhe Amerikën!", thaTrump.

Të pranishëm në ceremoninë madhështore kanë qenë edhe presidentë të Shteteve të Bashkuara ndër vite si George W. Bush, Bill Clinton, etj. Nuk ka munguar as rivalja e tij në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton.

3C540F0900000578-4140152-image-a-190_1484927778403 3C54510500000578-4140152-image-a-250_1484931484378

3C544ACE00000578-4140152-image-a-224_1484929562907

3C546FE500000578-4140152-image-a-274_1484932148210 3C548F9D00000578-4140152-image-a-275_1484932154534 3C547B0E00000578-4140152-image-a-269_1484932143904 3C548F9100000578-4140152-image-a-267_1484932053781 3C54A5B300000578-4140152-image-a-277_1484933085076 028325b4-0792-41bc-9e27-e49e2a6670fa_800 f4755c70-cdaa-49cf-b802-3b0953db4caf_800 3b995799-2e90-4c47-93fc-b46c4bce76b1_800 4de0c4c9-2574-4d37-a8f7-1974ab6299f7_800 9847ee0f-e5b4-493f-a450-d8d43bc0b08d_800 6dd1ccf37b1644dc7648694353723fdb-kUmE-U1100880462509x3C-1024x576@LaStampa.it I5D2MXN8-kbOB-U1100880462509x3C-1024x576@LaStampa.it-Home Page

3C54CD8100000578-4140152-image-a-292_1484934371767

Shkenca e lotëve: Përse njerëzit qajnë?

Posted: 20 Jan 2017 08:31 AM PST

Studiuesit janë shumë të tërhequr nga ideja se njerëzit lotojnë në raste të caktuara dhe po studiojnë arsyet dhe përfitimet që i vijnë shoqërisë nga e qara. Kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjik

Michael Trimble, një neurolog i sjelljes do të jepte një intervistë në radio si ekspert botëror kryesor mbi të qarën kur një asistent e pyeti atë për një gjë të çuditshme: përse disa njerëz nuk qajnë aspak?

Kjo pyetje lindi mbi idenë se disa njerëz nuk preken kurrë aq shumë sa të qajnë me lot. Trimble mbeti në vend, ai dhe disa shkencëtarë të tjerë kanë hulumtuar mbi të qarën e zakonshme dhe brenda programit radiofonik, ai dha adresën e tij të kontaktit dhe i ftoi njerëzit që nuk qanin t'i shkruanin. Ai mori qindra mesazhe.

"Ne nuk dimë asgjë për njerëzit që nuk qajnë", thotë Trimble tani. Në fakt, ka shumë shkencëtarë që ende nuk bien dakord përse njerëzit qajnë. Darvini dikur i deklaroi se lotët si të paqëllimtë dhe rreth 150 vite më vonë, e qara emocionale mbetet një nga misteret më të çuditshme të trupit njerëzor.

Megjithëse te disa specie ndodh e qara për shkak të dhimbjes dhe irritimit, njerëzit janë të vetmet krijesa që derdhin lot nga ndjenjat. Te bebet lotët synojnë të tërheqin vëmendjen dhe përfitimin e kujdesit nga të rriturit. Por çfarë mund të thuhet për të rriturit? Është e dukshme se ka nxitës emocionalë të tyre, por nuk është e qartë përse?

Prej shekujsh ka ekzistuar ideja se e qara ka përfitimin fiziologjik të lubrifikimit të syve. Por përtej kësaj, kërkuesit janë përqendruar te procesi emocional sesa te procesi psikologjik.

E qara është më shumë sesa një simptomë e trishtimit. Nxitet nga emocione që variojnë prej befasisë, dashurisë dhe te zemërimi. Që prej 1500 vitesh përpara Krishtit, njerëzit kanë spekuluar për shkaqet e lotëve dhe dyshonin se vinin prej zemrës. Më vonë u mendua se ishte mendja ajo që nxiste lotët.

Një teori mbizotëruese në vitet 1600 ishte se emocionet vijnë nga nxehtësia e zemrës dhe janë si formë e avullimit të ujit brenda trupit. Derisa në vitin 1662 një shkencëtar danez me emrin Niels Stensen zbuloi gjëndrën e lotit që ishte origjina e vërtetë e lotëve. Që atëherë e deri më sot kërkuesit nuk kanë reshtur së kërkuari për më shumë informacion mbi lotët dhe përfitimet që vijnë prej tyre.

crying-eye-1024x683

Nga ideja e lagështisë së syrit te mendimi që vetëm njerëzit lotojnë, ka disa teori konkurruese mbi shkaqet e lotëve. Shumicës së teorive u mungojnë provat dhe janë bazuar mbi spekulime.

Megjithatë, po shfaqen prova në studime të reja dhe shpresëdhënëse. Një prej këtyre teorive beson se lotët nxisin lidhje shoqërore dhe njerëzore mes njerëzve. Ndërsa shumica e kafshëve lindin plotësisht të formuar, njerëzit lindin të dobët dhe të papajisur nga ana fizike me asgjë tjetër veçse vetes. Edhe me përforcimin fizik dhe emocional përgjatë viteve, të rriturit vazhdojnë të mos i shpëtojnë plotësisht ndjesisë si të pashpresë.

"E qara sinjalizon veten dhe të tjerët se ka një problem të madh te ty dhe se aktualisht ke nevojë për ndihmë nga jashtë", thotë Jonathan Rottenberg, një kërkues dhe profesor i emocioneve në Universitetin e Psikologjisë në Floridën Jugore.

Shkencëtarët kanë zbuluar disa prova se lotët nga emocionet janë të ndryshëm nga ato që derdhen për shembull kur presim qepë, gjë që mund të ndihmojë në shpjegimin përse e qara dërgon sinjale të forta te të tjerët. Përveç enzimave, lipoideve, metaboliteve dhe elektroliteve që përbëjnë çdo lot, lotët emocionalë përmbajnë më shumë proteinë.

Një hipotezë është se përmbajtja më e lartë e proteinës e bën lotin më të dendur, lë më shumë gjurmë në faqe dhe rrëshqet më ngadalë, gjë që ka më shumë gjasa të dallohet nga të tjerët.

Lotët gjithashtu tregojnë se ne jemi të dobët dhe të prekshëm gjë që tregon çastin kritik të dëshirës për lidhje njerëzore. Lotët bëhen diçka që lajmërojnë menjëherë dëshirën për t'u shoqëruar me të tjerët.

Në këtë kuptim, teoria tregon se lotët janë të nevojshëm për të manipuluar të tjerët rreth vetes. E qara ka ndikim mjaft të fortë te të tjerët.

Gjithashtu, e qara mund të neutralizojë zemërimin e fuqishëm te të tjerët dhe studiuesit besojnë se kjo është arsyeja përse lotët janë pjesë aq e rëndësishme e grindjeve mes dy personave që dashurohen. E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur dikush ndihet fajtor dhe kërkon falje nga të tjerët.

Një studim tjetër sugjeron se lotët te femrat përmbajnë një substancë që frenon dëshirën seksuale te burrat. Kjo nuk duhet keqkuptuar, pasi pavarësisht se një burrë nuk ndien dëshirë seksuale për një grua që qan, ai ka simpati për të dhe pakësohet agresioni.

Për sa u përket njerëzve që nuk qajnë, ata priren të janë të tërhequr në vetvete dhe i përshkruajnë lidhjet me njerëzit e tjerë si më pak intensive. Ata gjithashtu përjetojnë eksperienca më negative si zemërimi, neveria dhe inati krahasuar me njerëzit që qajnë.

Më shumë kërkime nevojiten për të përcaktuar se çfarë ndodh me të qarën dhe se si ndikon kjo te ne, por ideja kryesore është se lotët funksionojë në shumicën e kohës.

Pas incidentit më tren, Vuçiç vjen në Kosovë brenda 20 ditësh. A do të ndalohet njësoj si presidenti serb?

Posted: 20 Jan 2017 07:42 AM PST

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar një vizitë të shefit të tij Aleksandar Vuçiq në Kosovë, e cila, sipas tij, do të ndodhë brenda 20 ditësh

Ai ka thënë se Vuçiq do të shkojë në veri, por edhe në pjesë tjera të Kosovës ku jetojnë serbët.

Pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë sipas një fletarresti të INTERPOL-it të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Mbetet të shihet nëse pala kosovare do të lejojë një vizitë të tillë, sidomos pas incidentit të fundit me tren./express

PORTRET/ Nga gratë tek ushtria, njihuni me presidentin e ri amerikan Donald Trump

Posted: 20 Jan 2017 07:04 AM PST

I lindur në Queens, të Nju Jorkut, zoti Trump u rrit në një familje të pasur dhe babai i tij, i cili merrej me pronat e patundshme, ishte një influencë thelbësore.

"Babai i tij ishte shumë autoritar, kërkues dhe drejtues. Donaldi sigurisht që mori këto tipare dhe karakteristika," thotë politologu Bart Rossi.

I riu Trump e kërkoi suksesin në botën e rrezikshme të pronave të patundshme në Manhattan.

Gjatë karrierës së tij pati arritje të larta, si ngritja e kullës së spikatur "Trump", dhe shfaqi talent në mediat, gjë që do ta ndihmonte më vonë gjatë fushatës.

Ai pati edhe dështime të dukshme, kazino që falimentuan dhe një rënie të pasurisë së tij prej një krize në pronat e patundshme.

Me tre martesa, dy divorce dhe pesë fëmijë që luajtën rol kyç në fushatë, jeta personale e zotit Trump ka marrë po aq vëmendje sa edhe veprimtaria e tij e biznesit.

Në krye të një perandorie të pasurive të patundshme të trashëguar nga i ati, Fredi, pretendon se ka një pasuri prej 10 miliardë dollarë, ndonëse "Fortune", "Forbes" dhe "Bloomberg Billionaires Index" e vlerësojnë pasurinë e tij në rreth katër miliardë dollarë.

Hyrja e tij në botën e pasurive të patundshme fillon në vitet '80. Dhe që atëherë, përveç ndonjë incidenti rrugës, nuk është ndalur asnjëherë, me ndërtimin e qiellgërvishtëseve ikonike, hoteleve luksoze, resorteve prej ëndrrash, kazinove, fushave të golfit.

Marka e prodhimit "The Donald" dhe e organizatës së tij "Trump Organization" është një strategji agresive në fushën e menaxhimit, me emrin "Trump" që shfaqet kudo, nga kullat me të cilat ka ndryshuar lagjen e Manhattan deri tek avioni i tij personal të quajtur "Trump Force One".

Një rritje e pafrenueshme për dikë që nuk është krejtësisht transparent dhe me kundërshtarët që janë gati të nxjerrin çdo gjë nga sirtarët kundër tij.

Por ajo që i ka dhënë vërtet popullaritet Donald Trump-it ndër vite është karakteri i tij vullkanik, i rrëmbyer, i shkujdesur, mjeshtër i provokimit.

Mbret i "politikisht jo korrekt", përveç ndërtimit, ka sjellë modelin e tij të të qenurit i rrëmbyeshëm, të të folurit troç edhe në politikë. Një sjellje që po i jep sukses edhe në këtë aventurë të re.

1984

1984

Ky është viti në të cilin është bërë kjo fotografi. Në këtë vit Trump sapo kishte hapur Harrah's në Trump Plaza, një Casino në Atlantic City. Vetëm njëri nga shumë investimet, të cilat e bënë miliarder trashëgimtarin e milionave.

 

I ati: Frederick Junior

i-ati-frederick-junior

Paratë e xhepit për bizneset e tij, Trumpi e trashëgoi nga i ati, Frederick. Ai i jep Donaldit fillimisht një milion dollarë. Kur vdiq, në vitin 1999, ai i la Donaldit dhe tri vëllezërve e motrave të tij një pasuri prej 400 milionë dollarësh.

 

Miliarda me markën

miliarda-me-marken

Trumpi reagon me agresivitet, dështon herë pas here, por në plan afatgjatë ka sukses, për shembull me Trump Tower në New York City. Trumpi thotë se pasuria e tij sot është dhjetë miliardë dollarë. Ekspertët quajnë realiste një të tretën e kësaj shume.

 

"Shumë i mirë, shumë i zgjuar"

shume-i-mire-shume-i-zgjuar

Kështu e quan Trumpi veten. Dhe thotë se ka studiuar në Universitetin elitar Wharton në Filadelfia. Atje e mbaroi ai shkollën në vitin 1968 me një certifikatë Bachelor.

 

Kapiteni Trump

kapiteni-trump

Më parë, i ati e pati dërguar në moshën 13-vjeçare në një konvikt ushtarak në Cornwall-on-Hudson. Atje i riu duhet të mësonte disiplinën, në vitin e fundit Trumpi mori atje madje rangun e oficerit. Ai shijoi atje më shumë trajnim ushtarak se sa në ushtri, thotë vetë Trumpi për kohën e tij në shkollë.

 

Thembër e sëmurë në vend të Vietnamit

thember-e-semure-ne-vend-te-vietnamit

Vajtjen në luftën e Vietnamit, Trumpi megjithatë arriti ta shmangë. Për shkak të thembrës së sëmurë, i riu me trup sportiv u deklarua i paaftë për ushtrinë.

 

E para: Ivana

e-para-ivana

Më 1977 Trumpi u martua me modelen çeke, Ivana Zelníčková. Tre fëmijë ka ai nga kjo martesë, e cila shoqërohet herë pas here me fjalë për lidhje jashtëmartesore. Është Ivana ajo që fikson edhe nofkën për Trumpin "The Donald".

 

Familja numër dy

familja-numer-dy

Donald Trump me ish-bashkëshorten Marla dhe me të bijën Tiffany Në vitin 1990 Trumpi u divorcua nga Ivana dhe u martua me gruan e tij të dytë, Marlan, 17 vjet më të re se ai. Vajza e përbashkët quhet Tiffany.

 

Girls, Girls, Girls

girls-girls-girls

Jo vetëm në krah të bashkëshortes del Trump me dëshirë në publik. Shpesh ai viziton konkurset e bukurisë dhe pozon krah për krah me modele të reja. Nga viti 1996 deri në 2015 pronë e tij madje është konkursi Miss Universe.

 

Arti i marrëveshjes

arti-i-marreveshjes

Si mund të fitosh shpejt miliona? Libri bestseller i Trumpit "The Art of Deal" ta tregon – ky libër është pjesërisht një autobiografi, pjesërisht udhëzues për biznesmenë me ambicie. Më e vonta me këtë libër Trumpi kërcen me katapultë jo vetëm në listat Bestseller, por edhe në vëmendjen e opinionit të SHBA.

Inaugurimi i Trump/ Mesazhi i Lu: Presim që marrëdhënia Shqipëri-SHBA të forcohet më shumë (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 06:31 AM PST

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shpërndarë një video ku dërgon mesazhin falënderues me rastin e ceremonisë së përurimit Presidencial.

Donald Lu falenderon shqiptarët për urimet e dërguara për Presidentin e ri dhe shprehet se pret që marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA të forcohet akoma më shumë.

"Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar Presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta.

Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Uashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre.

Presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Trump", u shpreh ambasadori amerikan në Shqipëri.

 

Alarmohen italianët: Shqiptarët po blejnë biletat tona!

Posted: 20 Jan 2017 06:19 AM PST

 

Edhe pse ndeshja Itali-Shqipëri do të zhvillohet pas afro dy muajsh, interesi për këtë sfidë ka nisur prej kohësh, për të mos thënë që në momentin e hedhjes së shortit, sidomos nga tifozëria shqiptare, pasi për herë të parë Kombëtarja kuqezi do të luajë një ndeshje zyrtare me axurrët.

Por nëse dikush nga shqiptarët mendon se do të jetë e njëjta atmosferë si në ndeshjen miqësore në Genoa, ku mbizotëronin ngjyrat kuqezi, gabohet rëndë. Federata Italiane e Futbollit jo më kot zgjodhi Palermon për të zhvilluar këtë ndeshje.

Megjithatë, pavarësisht kalkulimeve dhe masave të marra nga federata italiane, qytetarë të ndryshëm italianë kanë lëshuar alarmin në rrjetet sociale se shqiptarët e pajisur me dokumenta italiane mund të blejnë biletat pa problem dhe të ulen ku të duan në stadium dhe të bëjnë tifo për Shqipërinë.

Dihet që në Itali jetojnë një komunitet mjaft i madh shqiptarësh të shpërndarë nga Veriu në Jug, madje deri në Siçili dhe Sardenjë. Llogariten rreth 600 mijë shqiptarë në vendin fqinj përtej Adriatikut dhe janë kryesisht popullsi në moshë të re. Sikur 1% të kishte interes, do të ishin 6 mijë shqiptarë në stadium, pa llogaritur pjesën që mund të vinte nga Shqipëria apo nga shtetet e tjera të Europës.

Stadiumi "Renzo Barbera" i Palermos ka një kapacitet prej 36 mijë e 349 vendesh. Që do të thotë se zyrtare për tifozët shqiptarë do të jenë 1800 vende, më saktësisht 5% e stadiumit, ashtu siç e parashikon rregulli.

Duke parë interesin e madh nga pjesa shqiptare, natyrisht që këto vende janë shumë pak. Kujtojmë që i njëjti alarm u bë edhe nga Danimarka për ndeshjen eliminatore të "Euro 2016" në Kopenhagen. Danezët kërcënuan jo pak me masa shtrënguese deri në moslejimin e simboleve kuqezi në pjesën e tifozërisë së kombëtares së tyre, por në fund u dorëzuan, sepse kjo ishte shkelje e të drejtave të njeriut, pasi shumica e tifozëve jetonin në vendet e BE-së dhe që binte ndesh me parimet europiane./Telesport

Flet pasuesi i Tramexanit: Stimuluese që karriera ime nis me përballjen me Italinë

Posted: 20 Jan 2017 05:55 AM PST

Marco Veronese ka zyrtarizuar kontratën si zëvendësues dhe pasues i Tramexanit në kombëtaren shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga vetë FSHF.

Vetë Veronese është shprehur se do të japë maksimumin e impenjimit dhe do të vihet në dispozicion të plotë të trajnerit të skuadrës.

"Jam realisht i nderuar që do të mbuloj edhe një detyrë të tillë, për të gjetur dhe për të bashkëpunuar me njeriun që mund të mësosh shumë prej tij. Jam po kaq i nderuar që do të punoj në vendin e Paolos, të cilit i uroj realisht një karrierë shumë të mirë në drejtimin e Luganos. Do të jap maksimumin e impenjimit tim dhe do të vihem në dispozicion të plotë të trajnerit dhe skuadrës", ka thënë Veronese.

E në fakt prezenca e tij në pankinë nis me Italinë, dhe kjo për të është e bukur, por dhe stimuluese.

"Prezenca imë në pankinë nis me Italinë? E bukur, por edhe stimuluese. Por, është një ndeshje shumë e rëndësishme si gjithë të tjerat që do të zhvillojmë në grup", theksoi Marco Veronese, ndihmësi i De Biazit, i cili e mori zyrtarisht detyrën këtë të enjte.

Trump dhe “butoni i kuq”: Kush e merr vendimin për një sulm bërthamor?

Posted: 20 Jan 2017 05:47 AM PST

Gjatë ditës së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, një njeri me uniformë dhe me një çantë misterioze do të shoqërojë Barack Obama-n në një ceremoni në Capitol Hill, në Uashington.

Pas përurimit, objekti më i rëndësishëm që fshihet në çantë, "butoni bërthamor", ose "butoni i kuq" do të jetë në dispozicion të presidentit të ri, i cili do të jetë personi i vetëm në SHBA, që ka të drejtën për të dhënë urdhrin që mund të çojë në vdekjen e miliona njerëzve në më pak se një orë.

Duke njohur temperamentin dhe karakterin impulsiv të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shumë pyesin nëse ka ndonjë shans që të shmanget një vendim i nxituar, apo i papërshtatshëm i presidentit të ri, i cili mund të çojë në pasoja katastrofike.

Korrespodenti i BBC në çështjet e sigurisë, Frank Gardner, është përpjekur të shpjegojë mekanizmin e "butonit bërthamor" dhe të numërojë skenarët e mundshëm që mund të çojnë në aktivizimin e tij.

Kush vendos nëse miliona njerëz duhet të vdesin apo të jetojnë?

Sipas Gardner, në strukturën e komandës amerikane, përveç Presidentit ka persona të tjerë, si për shembull Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes, ish-gjenerali i Marinës, James Mattis, i cili do të jetë i përfshirë në procesin që nis nga çasti i urdhërimit deri në ekzekutimin e tij.

Megjithatë, një specialist në çështjet bërthamore, Mark Fitzpatrick i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Uashington, thekson se  askush nuk mund ta ndalojë presidentin të japë një urdhër të këtij lloji.

Ana teorike

Ekspertët shpjegojnë se skenari në të cilin një president i pakontrollueshëm merr një vendim të këtij lloji është joreal.

Por, në teori, në qoftë se Presidenti i jep një urdhër të këtij lloji Sekretarit të Mbrojtjes në bazë të Kushtetutës ai është i detyruar ta ekzekutojë.

Në teori, Sekretari mund të refuzojë përmbushjen e këtij urdhri nëse ka arsye të dyshojë në shëndetin mendor të presidentit, por ky vendim është ekuivalent me kryengritjen ushtarake.

Presidenti, ndërkohë, ka të drejtë ta shkarkojë atë në vend dhe menjëherë t'i japë të njëjtin urdhër zëvendës/Sekretarit.

Ndërkohë, sipas Amendamentit 25 të Kushtetutës amerikane, zëvendës/Sekretari mund të njoftojë se Presidenti është çmendur dhe nuk mund të marrë vendime të drejta, por për këtë është e nevojshme  të marrë mbështetjen e shumicës së kabinetit.

Kushte të ndryshme – vendime të ndryshme

Gjithsesi, sipas një ish-zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, gjithçka varet nga kushtet në të cilat merret vendimi për të lëshuar raketat bërthamore.

Nëse është rezultat i një diskutimi të gjatë, dhe një vendim me ndërgjegje të plotë për të sulmuar një vend X, shumë njerëz do të marrin pjesë në këtë proces.

Më shumë gjasa, do të përfshihet zëvendëspresidenti, këshilltari për sigurinë kombëtare, dhe shumica e kabinetit.

Por nëse SHBA do të përballet me një kërcënim të papritur strategjik, për shembull, në qoftë se do të zbulohen raketa bërthamore armike të drejtuar nga SHBA-të, atëherë presidenti mund të japë urdhër për të nisur raketat bërthamore personalisht.

Si funksionon "butoni bërthamor"?

Brenda valixhes, që është gjithmonë afër presidentit, përveç butonit të plotfuqishëm është edhe i ashtuquajturi "Libri i zi" i cili tregon skenarët e mundshëm, duke përfshirë edhe sulmet bërthamore nga SHBA.

Për të pasur qasje në të, presidenti duhet të verifikojë identitetin e tij përmes një karte të veçantë plastike. Ka zëra se një nga presidentët e mëparshëm ka humbur kartën, duke e lënë atë në xhepin e xhaketës, e cila ishte dërguar më pas në pastrim kimik.

Pasi presidenti zgjedh objektivat për shkatërrim bërthamor nga 'menu'-ja, nëpërmjet kryetarit të Komitetit të Përbashkët të Shefave të Shtabit me urdhër të komandës së Pentagonit, dhe më pas, me ndihmën e kodeve të mbyllura, jep një tjetër urdhër për selinë e komandës Strategjike të SHBA-së në bazë të Forcave Ajrore të Offutt në Nebraska.

Në fund urdhri për të nisur raketat u transmetohet njësive të lëshimit,  duke përdorur kodet e shifruara që duhet të përputhen me ato që ruhen në kasafortë.

30 minuta

Dihet se SHBA dhe Rusia së bashku kanë raketa bërthamore të mjaftueshme për të shkatërruar disa herë njëra-tjetrën. Arsenali bërthamor total i të dy vendeve kalon 90% të të gjitha armëve bërthamore në botë.

Shpejtësia e një raketë balistike ndërkontinentale mund të arrijë 27.000 kilometra në orë.

Ato dalin nga atmosfera e Tokës dhe më pas fillojnë të bien drejt objektivit me një shpejtësi prej 6.5 kilometra në sekondë dhe në këtë çast nuk mund të ndalen më.

Kështu, fluturimi i një rakete mes Rusisë dhe SHBA merr 25 deri në 30 minuta.

Kompetenca të tjera të Donald Trump

Presidenti nuk ka fuqi që të deklarojë zyrtarisht luftë, pasi kjo është përgjegjësi e Kongresit amerikan. Megjithatë presidenti mund të dërgojë trupa ushtarake në vende të huaja, nëse është e nevojshme, por edhe kjo duhet të miratohet nga Kongresi.

Presidenti amerikan nuk mund të propozojë legjislacione, por një anëtar i Kongresit paraqet propozimet e tij.

Ai ka të drejtën e vetos ndaj çdo ligji të miratuar nga Kongresi.

Megjithatë, vetoja e tij mund të shkelet nga një shumicë votash prej dy të tretave të secilës dhomë,  Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit.

Presidenti i SHBA-së emëron anëtarët e Gjykatës Supreme si dhe të të gjitha gjykatave të apelit dhe të gjykimit në sistemin federal.

Të nëntë gjyqtarët emërohen të përhershëm, me miratimin e Senatit. Emërimet e presidentit bëhen vetëm pasi krijohet një vend i lirë në gjykatë nëpërmjet dorëheqjes apo vdekjes së një gjyqtari.

Presidenti i SHBA-së mund të falë të burgosurit, dhe mund t'i kursejë ata nga ekzekutimi nëse janë dënuar me vdekje.

Dita

Autori i masakrës në 2013: Jam penduar, kam qenë i vogël, vëllai më ndihmonte me lekë

Posted: 20 Jan 2017 05:09 AM PST

Autori i vrasjes së trefishtë në Vlorë në 2013, që u arrestua sot, Delin Hajdaraj pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se është penduar për vrasjet që ka kryer duke e justifikuar me moshën e vogël.

“Kam qenë i vogël, nuk e di sesi më iku arma. Unë qëllova në ajër dhe nuk e di sesi me iku arma. Jam penduar”, mësohet se është shprehur ai para grupit hetimor.

Delin Hajdaraj ka deklaruar se ka qëndruar në Vlorë pas vrasjes, ndërsa për të siguruar jetesën e ndihmonte vëllai në Bruksel dhe të afërmit.

“Këto katër vite kam jetuar në Vlorë i strehuar në tre banesa me qira. Dilja shumë pak jashtë shtëpisë gjatë ditës dhe në ato momente maskohesha.

Për sigurimin e të ardhurave më ka ndihmuar vëllai i madh i cili prej vitesh jeton ne Bruksel, të afërm dhe miq”.

Delin Hajdaraj është dënuar në mungesë nga gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me burgim të përjetshëm.

Delin Hajdaraj është autori i vrasjeve të Sokol Isufajt 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozit.

Delin Hajdaraj u arrestua sot në Vlorë

Pas mbi 3 vitesh në kërkim, policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 3-fishtë në korrik të vitit 2013, Delin Hajdaraj 26 vjeç.

Historia, si ndodhi masakra në Vlorë

Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni, Besa Osmeni, 27 vjeçe dhe Xheni Osmeni, 22 vjeçe.

Ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë: Blendi Lina, 22 vjeç, Gramoz Beqiraj dhe Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonjë kontakt ose ndonjë adresë facebook-u.

Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.

Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshëririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.

Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.

Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.

Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndërsa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbrëmjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.

10 gjërat që nuk duhet t’i sakrifikoni për një lidhje

Posted: 20 Jan 2017 04:35 AM PST

Është e vërtetë që kur dy persona lidhen së bashku, ata përpiqen të bëhen një trup i vetëm, një mendje e pandarë dhe dy njerëz të unifikuar. Por gjithsesi, ka disa gjëra të cilat duhet t'i ruani si personale dhe të mos hiqni dorë prej tyre pavarësisht sesa të madhe e keni dashurinë për partnerin tuaj.

Që nga lumturia deri te bindjet tuaja fetare, ka disa gurë themeli që ju karakterizojnë, prej të cilave nuk duhet të sakrifikoni asnjërën, pasi në një dashuri e vërtetë nuk do t'ju duhet…

Lumturinë

Partneri juaj duhet t'ju sjellë lumturi dhe gëzim në jetë, në vend që t'ju ulë moralin dhe t'ju bëjë të ndiheni të trishtuara. Nëse partneri/ja ju bën të mos ndiheni mirë për jetën, atëherë nuk jeni më në një lidhje të shëndetshme. Është e kuptueshme nëse partneri/ja juaj nuk është gjithnjë në humor të mirë, por nëse ai/ajo po ju lëndon qëllimisht, duhet të ndaheni. Lërini personat negativë të punojnë për të përmirësuar veten përpara se të mund të kenë një lidhje të shëndetshme.

Argëtimin

A qeshni me partnerin tuaj dhe a provoni gjëra të reja së bashku? Ndërsa është normale të keni mosmarrëveshje, shumica e marrëdhënies suaj duhet të ketë të bëjë me lumturinë dhe argëtimin. Është e rëndësishme ta shijoni jetën me partnerin tuaj dhe miqtë, e për më tepër, partneri juaj duhet ta respektojë këtë gjë.

Lirinë

Në një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të jeni në gjendje të dilni dhe të shijoni argëtimin pa shqetësuar apo zemëruar partnerin tuaj. Sjellja posesive është normalisht një tregues i pasigurisë dhe pasiguria është problem i tyre personal të cilin ju nuk mund ta rregulloni. Një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme përfshin dy partnerë që kalojnë kohë së bashku dhe veçmas.

Paqen e brendshme

Është e rëndësishme që të ruani paqen e brendshme në vetvete. Nëse partneri ju bën të ndiheni nervoz, të zemëruar, apo në ankth, ju mund ta gjeni veten në mes të depresionit. Nëse ziheni rregullisht me partnerin tuaj, është koha t'ia bëni vetes pyetjen përse po vazhdoni të qëndroni në këtë marrëdhënie? A po e bëni njëri-tjetrin të lumtur? A mund të zgjidhet problemi?

Përvojat

Jeta është plot entuziazëm. Gjatë jetës do të keni eksperienca brilante, të cilat do t'ju bëjnë më të zgjuar, më të lumtur dhe më në paqe me veten. Nëse personi që keni në krahë nuk kërkon të provojë gjëra të reja dhe ju pengon t'i provoni dhe ju ato, lumturia juaj mund të jetë e vështirë për t'u arritur. Një partner me stabilitet emocional do t'ju inkurajonte që të përjetonit gjëra të reja dhe të argëtoheshit.

Personalitetin

Personaliteti juaj është ai që ju karakterizon. Personi i duhur do t'ju dojë juve dhe personalitetin tuaj mbi çdo gjë. Në një marrëdhënie të lumtur, asnjë partner nuk do të donte ta ndryshonte personalitetin e tjetrit, sepse ata e duan njëri-tjetrin për atë që janë. Sigurisht që kompromisi është normal dhe i shëndetshëm, por nuk do të doni të jeni me dikë që përpiqet të ndryshojë personalitetin tuaj – gjë që do të thotë se ai/ajo nuk ju do mjaftueshëm.

Marrëdhëniet tuaja

Në fillim të një marrëdhënieje, shumë njerëz kalojnë një periudhë mjalti – entuziazëm, afërsi dhe një dëshirë për të qenë me tjetrin gjithë kohën. Megjithatë, nëse keni qenë së bashku për pak muaj dhe mezi i shihni miqtë dhe familjen tuaj, kjo tregon për sjellje posesive. Është e rëndësishme të keni shumë marrëdhënie të shëndetshme në jetë dhe të mos jeni shumë të varur me partnerin tuaj, pasi kjo është e pashëndetshme.

Ndjenjat

Një pjesë e madhe e një marrëdhënieje të shëndetshme është respekti: të dy partnerët duhet të dëgjojnë vërtet njëri-tjetrin dhe të kuptojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre pa i gjykuar. Nëse ndieni se partneri juaj nuk i merr në konsideratë ndjenjat tuaja, pyesni veten nëse i merr ai/ajo parasysh ato që ndieni dhe si mund ta ndryshoni këtë.

Ëndrrat

Një marrëdhënie e mirë është një partneritet. Të dy njerëzit duhet të mbështesin njëri-tjetrin në çdo hap të rrugës së tyre. Është normale të keni ndjenja të ndryshme, por ju duhet të mbështesni gjithnjë njëri-tjetrin gjatë gjithë rrugëtimit. Dashuria do të thotë të duash që dikush të përjetojë gëzimin dhe lumturinë tuaj. Çfarë dëshiron në jetë është një pjesë e madhe e atij që ti je dhe është po ashtu me ndikim të madh në marrëdhënien tuaj të realizoni ëndrrat.

Besimin

Besimi juaj është i rëndësishëm për atë që jeni vërtet. Askush në jetën tuaj nuk duhet të përpiqet t'ju ndryshojë fenë apo besimet tuaja. Ndoshta partneri juaj nuk ka të njëjtin besim me ju, por kjo nuk duhet të ndryshojë asgjë mes jush. Vlerat personale janë ato që kanë më së shumti rëndësi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more