Skip to main content

Tirana Observer: “Derbi “El Classico”: Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion” plus 9 more

Tirana Observer: “Derbi “El Classico”: Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion” plus 9 more


Derbi “El Classico”: Tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

Posted: 23 Jan 2017 09:36 AM PST

Një treshe gjyqtarësh nga Durrësi janë nën hetim për korrupsion pasiv, pasi dyshohen se kanë përfituar një udhëtim për të parë ndeshjen Real Madrid – Barcelona nga një biznesmen, palë në një gjykim civil.

Flamur Vezaj/ BIRN

Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit  e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim.

I kontakuar nga BIRN, Sadiku mohoi kategorikisht se kishte udhëtuar bashkë me gjyqtarët në Itali dhe Spanjë si dhe akuzën se kishte sponsorizuar shpenzimet e tyre. Sipas Sadikut, përkimi i datave të udhëtimit me ato të gjyqtarëve ishte krejt rastësore.

Ai shtoi se gjatë këtyre udhëtimeve nuk ka pasur kontakt me gjykatësit e çështjes.

"Unë nuk kam pirë as edhe një kafe me gjyqtarët. Më zvarrisin prej një viti e tetë muajsh në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pa asnjë provë," i tha Sadiku BIRN.

Sipas një dokumenti të siguruar nga BIRN, kallëzimi kundrejt tre gjyqtarëve është depozituar fillimisht në prokurorinë e Durrësit dhe më pas i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo Prokurori ka regjistruar procedimin me nr.113 të vitit 2015, për veprat penale të "korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë" si dhe të "korrupsionit pasiv…"

Dokumentet hetimore të para nga BIRN tregojnë se tre gjyqtarët kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës nga aeroporti "Nënë Tereza" më 24 tetor 2014, me linjën tranzit Alitalia dhe janë kthyer më 26 tetor 2014. Ndërsa biznesmeni Sadiku ka udhëtuar drejt Spanjës një ditë më parë, më 23 tetor 2014, dhe është kthyer me të njëjtin avion me gjyqtarët më 26 tetor.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtëquajturi derbi "El Classico" u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Si gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Dyshimet për financimin e këtyre udhëtimeve janë në proces hetimi prej më shumë se një viti e gjysmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. BIRN mësoi se tre prokurorë janë ndërruar përgjatë kësaj kohe, pa arritur ende në një vendimarrje.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Gjithsesi, Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Të kontaktuar nga BIRN nëpërmjet telefonit, të tre gjyqtarët nuk iu përgjigjën një kërkesë për koment mbi hetimin e prokurorisë dhe udhëtimet e dyshuara. Ndërsa Sadiku i shpjegoi BIRN se e kishte vënë re praninë e gjyqtarëve në aeroport, por udhëtimet e tij kishin qëllime biznesi dhe axhendë të ndryshme nga ajo e gjyqtarëve.

Ndryshe nga Sadiku, një burim i Prokurorisë i tha BIRN se ekzistojnë një seri provash hetimore që dëshmojnë udhëtimin e gjyqtarëve në shoqërinë e biznesmenit. Në funksion të këtij hetimi, Prokuroria ka dërguar letër porosi në Itali dhe Spanjë, duke mbledhur dëshmi mbi itinerarin e të dyshuarve.

Prezenca e këtyre letër porosive konfirmohet dhe nga Sadiku, i cili tha BIRN se edhe vëllai i tij në Itali ishte marrë në pytje si pjesë e këtij procedimi, duke i shkaktuar "shqetësim familjar".

Sadiku e cilëson kallëzimin kundër tij një fabrikim të ish-ortakut Ushina, të mbështetur nga lidhjet e tij të ngushta familjare në Gjykatën e Durrësit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme. I kontaktuar nga BIRN, Ushina nuk pranoi të komentonte mbi konfliktin gjyqësor dhe arsyet që e shtynë të bënte kallëzim penal.

BIRN mësoi gjithashtu se tre gjyqtarët janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak. Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014.

Gruaja vdiq nga flakët në ashensor, dëshmia e teknikut: Nuk e rregullova se s’më paguan

Posted: 23 Jan 2017 09:01 AM PST

Një person i identifikuar si tekniku i ashensorit është shoqëruar dje në Komisariatin nr.4 të Policisë në kryeqytet dhe është marrë në pyetje në lidhje me zjarrin që i mori jetën 29-vjeçares Drilona Duriçi.

Shtetasi në fjalë është marrë në pyetje për mëse dy orë nga hetuesit e Policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur brenda ashensorit të pallatit në zonën e "Qesarakës", ku humbi jetën nëna e një fëmije 5-vjeçar tri ditë më parë.

Në dëshminë e tij, mësohet se personi i shoqëruar në komisariat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka thënë se nuk kishte kontratë të shkruar me banorët e godinës në fjalë.

Gjatë dëshmisë në Polici, mësohet se tekniku i ashensorit ka thënë se kishte pasur vetëm një marrëveshje verbale me 3-4 banorë të pallatit, që ishin përfaqësues të kateve, të cilët i jepnin 6 mijë lekë të rinj në muaj.

Pasi ka shpjeguar se kishte më shumë se një vit që mirëmbante pallatin në fjalë, tekniku ka thënë se muajin e fundit nuk ishte paguar nga banorët dhe për këtë arsye nuk ishte marrë me mirëmbajtjen e tij.

Personi i shoqëruar në Polici ka dhënë edhe disa shpjegime në lidhje me mënyrën si funksiononte ashensori, ndërsa më pas është lënë i lirë.

Gjatë hetimit, mësohet se tekniku është dërguar te pallati i shoqëruar nga policia dhe është mbajtur aty gjatë ekspertizës së kryer.

Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje edhe banorët e pallatit, që kanë shpjeguar se dy javët e fundit ashensori kishte dhënë probleme teknike.

Ata kanë thënë se, me sa kanë kuptuar, ashensori ka pasur probleme me shkodimin e sistemit. Një banor i pallatit tha dje se dy javët e fundit, ashensori ka pasur disa anomali që nuk i kishte shfaqur më parë.

Ai tha se banorët kanë hyrë në apartamente 6-7 vjet më parë dhe kanë marrë në dorëzim godinën nga kompania ndërtuese.

"Dy javë më parë, pati një stakim nga energjia elektrike, sepse kishte luhatje tensioni prej tre-katër javësh dhe shkëputje të energjisë. Dhe kur kishte probleme të tilla, ashensori, siç thoshin ata teknikët, shkodohej, me gjuhën teknike të tyre, sepse nuk merrnim vesh. Për disa orë ashensori dilte jashtë funksionit, stakohej dhe hapej në katin përkatës ku ndodhte stakimi, pra dyert e ashensorit mbeteshin të hapura edhe në këtë rast. Pas këtij problemi që pati rreth dy javë më parë, u vu në punë dhe funksiononte", pohoi banori i pallatit ku ndodhi ngjarja./Panorama

20 foto të pazakonta që do t’ju bëjnë ta shihni botën me sy tjetër

Posted: 23 Jan 2017 07:50 AM PST

Duke lexuar këtë artikull, ju do të jeni në gjendje që të shikoni 20 foto që nuk i keni parë asnjëherë, pamje të pazakonta dhe jofamiljare që gjenden të Tokë.

441405-Untitled-3-650-a5a3b0d2af-1484638019

Ky nuk është një gur mbi foton e Tokës, por është ana e kundërt e Hënës, me Tokën në sfond – një foto nga NASA që ofron një pamje shumë të rrallë të të gjithë njerëzimit.

 

1423710-3034441004_f1e8244aae_o-1484667624-650-8c23fd5428-1484667845

1423560-2ea1842430-1484667630-650-8c23fd5428-1484667845

1423360-8c1304ba482b256003557298668302a6-1484667635-650-8c23fd5428-1484667845

Do të jesh me fat nëse viziton bregdetin Cappuccino, që duket sikur dikush ka derdhur një ton kafe dhe qumësht në oqean, dhe i ka futur në blinder.

 

441655-045-650-cbbd40d30a-1484638019

Kjo është stërvitja e një surfisteje. Kjo grua po ecën në fund të oqeanit me një gur 18 kg i cili do ta ndihmojë të luftojë dallgët dhe rrymën.

 

440905-B8VySvcIIAA405f-650-c6f295eee6-1484638019

Kjo pemë bonsai është 800-vjeçare.

 

440655-d0DmuZ2-650-affa29b277-1484638019

Kjo është gjyshja e aktores Jesicca Alba.

 

441205-0_c1c4e_c3cbd72a_orig-650-639b8ae464-1484638019

Venat e gjakut në dorë.

 

440755-632-650-794bdb62df-1484638019

Ky është mekanizmi më i madh në botë që mund të lëvizë në mënyrë autonome.

 

440705-730-650-dfb1eeee2b-1484638019

Një rinoceront i zi lindi për herë të parë pas 18 vjetësh në një kopsht zoologjik në Zyrih.

 

440405-232323-650-b7a5810d43-1484638019

Fituesit e Superbowl fitojnë këto unaza.

 

440805-827-650-32baa34e83-1484638019

Shahistët më të mirë në botë po përpiqen të luajnë futboll.

 

441155-1027-650-39c0e9d636-1484638019

Kjo kamera ka kapur një gorrillë, një sekondë para se të thyej nga kafsha e fuqishme.

 

441055-1127-650-afaf2d65d8-1484638019

Kjo rrëshqitëse bore është po aq e famshme ndër automobilat e rrugëve me borë, saç është Lamborgini.

 

441105-1224-650-ade9eb357a-1484638019

Shkallë në shkretëtirë

 

441555-1324-650-a542d8629a-1484638019

441355-13-1-650-8bec044667-1484638019

Një alpinist profesional po përpiqet të ngjitet në sipërfaqen më të lëmuar ndonjëherë.

 

441505-1423-650-852755b927-1484638019

Ambienti i brendshëm i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

 

440505-1520-650-271ff955d2-1484638019

Ky mjet i lejon këtij qeni të lëvizë pa u përplasur me objektet përreth.

 

440555-1614-650-49fb62d8da-1484638019

Ky është një ishull i vërtetë në Malajzi, ku jetojnë njerëz.

 

441005-1812-650-aa8dc901ef-1484638019

Një fshat Tibetian.

 

440355-1911-650-a542d8629a-1484638019

"Toka e gjigantëve", një projekt energjie.

ANALIZA/ Rishqyrtimi i kufijve në Ballkan do të trondiste Europën

Posted: 23 Jan 2017 07:08 AM PST

Diagnoza e Timothy Less për krizën në Bosnje mund të jetë e saktë, por zgjidhja e tij për problemin është shumë jopraktike.

Nga Marcus Tanner

Një nga shprehjet që të mbeten më shumë në kujtesë nga Donald Trump – rreth vendimit të SHBA për të pushtuar Irakun, e përngjason atë me "hedhjen e gurëve në një zgjua bletësh".

Duke gjykuar nga reagimi ndaj artikullit të Timothy Less në Balkan Insight rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, ai gjithashtu është fajtor për hedhjen e gurëve ndaj një zgjoi bletësh. Për të thënë të drejtën, askush nuk ka vdekur si rezultat i stilit të shkrimit – por kjo qartazi ka krijuar një reagim të zemëruar.

Shumica e atyre që iu përgjigjën artikullit të tij kanë qenë padyshim armiqësor, duke e akuzuar Less se po ushqen të njëjtat pasione si njerëzit me tru në kokë janë përpjekur t'i shtypin për çerek-shekullin e fundit.

Në thelb, ai thotë se shtetet multi-etnike në Ballkan kanë dështuar ose janë në dështim dhe propozon rishqyrtim të kufijve shtetërorë për të krijuar entitete më homogjene etnikisht, që ai thotë se do të jenë më të qëndrueshme.

Less nuk shprehet se shtetet multi-etnike nuk mund të funksionojnë, por thotë se ato nuk mund të funksionojnë në Ballkan sepse kontrollet dhe balancat e nevojshme të projektuara për të mbajtur minoritetet të lumtur ose mungojnë ose nuk funksionojnë në atë mjedis.

Nuk është çudi që fjalët e tij kanë shkaktuar një tmerr të tillë; ato qartazi shkojnë kundër mendimit modern perëndimor që e mban "diversitetin" si një ideal që duhet ruajtur.

Shumica e politikanëve perëndimorë, përveç atyre të të djathtës ekstreme, të paktën e përmendin me fjalë boshe multi-etninë si një aset – dhe qortojnë kundërshtarët më të zëshëm të tij si racistë.

Hija Gjermanisë Naziste dhe e një nxitjeje të Hitlerit për të krijuar një super-shtet me etni të qastër varet mbi të gjithë debatin rreth etnisë, ndaj për këtë arsye shumë njerëz e shohin si toksik.

Një arsye përse shumë intelektualë perëndimorë iu referuan luftës së Bosnjës për pavarësi me simpati të tillë – dhe panë luftën Kroate për pavarësi me aq ftohtësi – është pikërisht sepse synimi i një Bosnje multi-etnike dukej më i përshtatur me kohën.

Përkundrazi, synimi i shumë kroatëve, krijimi i një shteti të stilit të vjetër etnik, nuk ishte.

Kur Less e quan Bosnjën një dështim, ai jo vetëm kritikon një vend Ballkanas, ai sulmon një ide shumë të mbështetur që shumë njerëz janë të dëshpëruar ta ruajnë.

Megjithatë, thjesht se diagnoza e tij i bën njerëzit të mos ndihen mirë nuk do të thotë se ka arsye për ta hedhur atë poshtë.

Është e vështirë të shpërfillet fakti se boshnjakët – vazhdimisht – kanë votuar për të njëjtat parti të vjetra nacionaliste, jo për alternativat që supozohen si civile, joetnike.

Për sa kohë mund të përshkruhet kjo si neo-Marksiste si rezultat i ndërgjegjes së rreme dhe iluzionit masiv? Për sa kohë mund të vazhdojmë ta quajmë këtë rezultat të "manipulimit"?

Ndoshta është koha të pranojmë se këto janë politika, rregulla dhe politikanë që shumica e njerëzve në Bosnje duan, jo se ata janë manipuluar për t'i përqafuar.

Këtu unë – personalisht – do të ndahesha nga Less jo në diagnozën e tij për situatën në Bosnje, por me zgjidhjen e tij.

Less mund të ketë zemëruar perëndimorët liberalë me idenë e tij për shtetet etnike, por ai është shumë pjesë e rrymës tradicionale që medojnë se çdo problem ka një zgjidhje.

E vetmja diferencë e vërtetë midis Less dhe kritikëve të tij është se ata mendojnë se problemet e Bosnjës mund të kurohen nga një aspirinë metaforike, ndërsa ai do të ndërmarrë një operacion radikal dhe një gjymtim.

Por ka edhe një altervativë tjetër, që është të pranohet se disa sëmundje kronike mund të tolerohen në vend që të kurohen nga metoda akoma më drastike. Në fjalë të tjera, dështim ose jo, Bosnja duhet lënë ashtu siç është, jo të rikonfigurohet – akoma jo – nga të jashtëm dashamirës.

"Dështimi" i Bosnjës në çdo rast është shumë relativ. Nuk është një shtet plotësisht i dështuar, në mjerim dhe me shifra të mëdha emigrantësh apo terrorizëm.

Ekonomia e vendit është në gjendje më të mirë sesa politika e tij. Këtë vit parashikimi i normës së zhvillimit është mbi mesataren e BE-së. Turizmi po lulëzon. Krimi është i ulët. Kantoni i Sarajevës, njësia më e populluar në qeverisjen lokale pa vetëm katër vrasje në 2015. Çikago pa 468.

Bosnja jo vetëm që nuk dëmton fqinjët e saj, por thjesht duke ekzistuar, i shërben të gjithë rajonit duke mbajtur larg dy protagonistë historikë, Serbinë dhe Kroacinë.

Sa për zhbërjen e Bosnjes dhe rikonfigurimin e kufijve të saj në linja etnike, kjo nuk do të ishte një çështje vendore.

Një zhvillim i tillë dramatik do të shkaktonte valë tronditjeje në të gjithë Europën. Hera e fundit kur Europa Perëndimore pa krijimin e kufijve të rinj ishte në 1922, kur lindi Shteti i Lirë Irlandez.

Hera e fundit kur kufijtë u ndryshuan në Europën Lindore ishte pas kataklizmit të Luftës së Dytë Botërore në 1945.

Është e vërtetë se lindën shtete të reja në Europën Lindore në vitet 1990 si rezultat i kolapsit të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë.

Por kufijtë në këto shtete të reja të gjitha ndjekin kufij të vjetër të brendshëm të entiteteve ekzistuese. Ato janë kufij të ri ndërkombëtarë – por jo kufij të rinj në vetvete. Kufijtë e Letonisë moderne ndoqën shembujt e kufijve të vjetër të Letonisë Sovjetike dhe kështu me radhë.

Europa mbetet shumë këmbëngulëse ndaj idesë që kufijtë të ribëhen për të reflektuar parime etnike, që është një nga arsyet përse aneksimi i Krimesë nga Rusia shihet kaq ofensiv.

Duke gjithashtu si shumë e papërfytyrueshme që fuqi të mëdha në Europë të lejojnë lënien mënjanë të këtij parimi tani, thjesht prej serbëve dhe kroatëve të pakënaqur në Bosnje.

Pakënaqësia e tyre e dukshme, e njohur dhe mund të mbajë Bosnjen në tension për vitet e ardhshme – por atyre me gjasa do t'u duhet ta pranojnë atë gjithsesi./BIRN

Dyshoni nëse punëdhënësi jua paguan sigurimet, ja si ta verifikoni online

Posted: 23 Jan 2017 06:23 AM PST

screenshot-2_1484757931-5965032Nëse keni dyshime që punëdhënësi juaj mund të mos jua paguajë kontributet e sigurimeve ka një zgjidhje të lehtë, pa u detyruar të shkoni tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Tatimet, në bashkëpunim me e-Albania mundësojnë në faqen e tyre të internetit të e-Albania verifikimin online të pagesës së sigurimeve për punëmarrësit. Punëmarrësit në të gjithë vendin mund të verifikojnë online nga kompjuteri nëse pagesa e kontributit të sigurimeve shoqërore është bërë në mënyrë të rregullt nga punëmarrësi. Shërbimi elektronik "Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit" u mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429). Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për te aksesuar informacionin rreth sigurimeve duhet, dokumenti i identifikimit të përdoruesit, karta identitetit ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t'u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

-Regjistrohuni si qytetar në portal

-Zgjidhni shërbimin "Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit"

-Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin "Afisho".

Pas këtyre veprimeve ne ekranin e kompjuterit shfaqen menjëherë të dhënat. Të interesuarit e marrin këtë shërbim pa asnjë pagesë në çdo kohë.

Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është 22 000 lekë dhe paga maksimale mujore është 97 030 lekë.

Kontributi për Sigurime Shëndetësore në Shqipëri është 3.4 për qind, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5 për qind. Punëdhënësi paguan 16.7 për qind të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2 për qind të kontributeve.

Në vite ka rezultuar se ka kompani, që ndonëse u kanë mbajtur kontributet nga paga punonjësve të tyre, nuk i kanë derdhur ato për llogari të shtetit, duke rezultuar debitorë./Monitor

Rrëfehet Gullit: Milan, Sacchi dhe ndryshimi mes Maradonës e Messit

Posted: 23 Jan 2017 06:11 AM PST

Holandezi i njohur, Rud Gullit ndodhet në Itali për të prezantuar librin e tij, me titull "Non guardare la palla", teksa ka gjetur kohë për t'u intervistuar nga mikrofonat e "Che tempo che fa" në Rai 3, dhe, gjithashtu, nga "Sky Sport".

Milani është ekipi i tij i preferuar: "Ia detyroj shumë karrierën time Milanos, sepse aty kam mësuar disiplinën. Pastaj, më detyruan të shkoj te Sampdoria, një tjetër skuadër, me cilën jam shumë i lidhur, për shkak se mjekët e kuqezinjve nuk kishin absolutisht asnjë besim te gjunjët e mi. Nuk është e vërtetë se u thyen, gjunjët e mi ishin në rregull, por isha i frustruar, sepse ajo nuk kishte të bëjë me të luajturin. Nuk kam pasur marrëdhënie idilike me Arrigo Sacchi. Ishte e vështirë për të komunikuar me të. Ai nuk fliste anglisht, ndërsa unë nuk flisja italisht. Ne komunikuar me gjeste. Gjithmonë bërtiste, humbte zërin e tij, ishte diçka e padurueshme. Sidoqoftë, Milani ishte një destinacion që e zgjodha me krenari, edhe pse nuk mungonte interesi i Juventusit. Te Milani, drejtuesit e klubit janë përpjekur gjithmonë për t'i vënë lojtarët në kushtet më të mira, për të shprehur veten. Kjo është një meritë e madhe e klubit kuqezi".

Rud Gullit është pyetur edhe në lidhje me krahasimet që bëhen mes Maradonës dhe Leo Messit, dy ikonave të futbollit argjentinas dhe atij botëror.

"Maradona ishte një nga ata lojtarë, në gjendje të fitonte i vetëm, por kishte dëshirë të trajtohej me dashuri e respekt nga të gjithë kundërshtarët, çka nuk ishte e mundur. Messi është një lojtar i madh, por ndryshe nga Maradona, ai është i mbrojtur nga të gjithë: gjyqtarët, rregulloret e futbollit dhe kamerat. Kur Diego bënte një dribling, gjithmonë duhej të ishte shumë i kujdesshëm, që të mos i thyenin këmbët. Askush nuk e kursente në ndërhyrje", – shprehet Rud Gullit, pjesë e suksesit të kombëtares holandeze në Kampionatin Europian.

Pioli: Te Interi dua “themele” italiane, mos të ëndërrojmë Messin

Posted: 23 Jan 2017 06:04 AM PST

Juventusi është një skuadër  e fortë por, jo pathyeshme. Gjashtë fitoret radhazi që ka arritur Interi, kanë bërë që trajnerit Stefano Pioli ti rritet vetëbesimi për skuadrën që ai drejton.

Sidoqoftë është një lloj optimizmi që frenohet në momentin kur e pyesin në lidhje me objektivat që kanë zikaltërit, atë të një bilete për në Champions League, tekniku frenohet disi duke deklaruar se nëse

"Ne jemi duke përjetuar një moment pozitiv, por nga këtu nuk dua të flas për Champions. Ne duhet të japim më të mirën në çdo ndeshje të mbetur dhe pastaj të shohim çfarë do të arrijmë. Unë mendoj se kemi lojtarë të talentuar dhe me cilësi absolute, që po shërbejnë me sakrificë, të cilët nuk i keni parë të luajnë kështu, si një ekip, së bashku. Dhe rezultatet janë duke na dhënë arsye më shumë se mund të përmirësohemi më shumë në këtë drejtim. Notat ua kemi lënë juve, gazetarëve, ndërsa ne e dimë se kemi filluar një process, që do të përfundojë në muajin maj. Na duhet të përballemi me ekipe shumë të rëndësishme, të fitojmë sa më shumë të jetë e mundur dhe pastaj, në fund të sezonit, bëjmë llogaritë. Asokohe vlejnë edhe notat e vlerësimet. Unë besoj se në futboll, si në çdo sport, faktori mental është me shumë rëndësi. Kur ke besim mund të kapërcesh kohët e vështira."

Më tej gjatë intervistës së tij, Pioli flet edhe për zërat që qarkullojnë në lidhje me afrimin e trajnerit të Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone në krye të stolit zikaltër.

Gjithashtu shuan çdo aludim të mundshëm për transferimin e Lionel Messit tek Interi.

"Kurrë nuk më kanë shqetësuar zërat, në lidhje me Simeonen në krye të stolit të Interit. Sigurisht që kam nën drejtim një skuadër të madhe dhe janë të shumtë ata që do donin të ishin në vendin tim por, momentalisht jam unë timonieri i zikaltërve dhe është detyra ime të jap gjithçka për këtë klub.

Përsa i përket Messit, është një argument i pabazë. Drejtuesit e ekipit e kanë thënë që është një dëshirë e parealizueshme por, besoj se transferimet big nuk do të mungojnë tek Interi", theksoi Pioli.

Pioli konfirmon synimin e tij për t'u përqëndruar gjithnjë e më shumë te të rinjtë italianë: "Duam të afrojmë të rinjtë e fortë italianë, të cilët mund të bëhen bërthamë solide dhe të krijojnë një identitet."

Pëllumb Xhufi: Objekti në kalanë e Shkodrës, ku gabojnë kisha e myftinia

Posted: 23 Jan 2017 05:48 AM PST

Kisha-xhami në Kalanë e Shkodrës, monument kulture, i njohur për katolikët si Kisha e Shën Shtjefnit dhe për myslimanët si Xhamia e Sulltan Mehmetit, prej vitesh ka nxitur debat mes të krishterëve dhe besimtarëve myslimanë në atë qytet e më gjerë.

Shkak për këtë është bërë fakti se objekti ka shërbyer si kishë për disa shekuj, e më pas me rënien e Shkodrës 500 vite më parë, si xhami sipas autorëve Theodor Ippen te "Shqipëria e vjetër", Kostandin Jireçek te "Historia e Serbëve" dhe Aleksandër Meksi te "Arkitektura e kishave të Shqipërisë" VII-XV.

Për sa më sipër, myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari, në një intervistë për "GSH", tha javën e shkuar se "emërtimi kishë-xhami i një objekti adhurimi është krejtësisht qesharak dhe abuzues" dhe ngulmoi që objekti është xhami dhe se nuk ka dëshmi që provojnë të kundërtën. I pyetur nga "GSH" nëse do të ishte e pëlqyeshme që secili komunitet fetar, të kryente shërbesat e të falej në të njëjtin objekt, sipas festave, imami thotë se "myslimanët falen në xhami, të krishterët (këtu, katolikët) në kisha".

Teksa jepte rastin e xhamisë së Prezës, imami shprehej se, "në shumë kala të vendit ekzistojnë xhami të tilla, si rasti i asaj në kalanë e Prezës, që u inaugurua në vitin 2015, edhe me praninë e Presidentit të Turqisë, z. Taip Rexhep Erdogan, falë investimit të organizatës qeveritare turke 'TIKA'".

Duke e cilësuar meshën e mbajtur në kala si provokim, Sytari shtonte se, "një bashkëpunim i shtetit shqiptar me atë turk në këtë drejtim do të ishte më se i duhur dhe me dobi. Edhe pse, mendoj se restaurimi i xhamisë shekullore të kalasë së Shkodrës mund të bëhet edhe me financime të vetë qeverisë shqiptare, pasi ajo mbetet një gjurmë e rëndësishme e trashëgimisë sonë shpirtërore kombëtare".

Në një intervistë për "GSH", profesor Aleksandër Meksi tha se objekti ka qenë së pari kishë e mandej xhami. Ai sqaroi rrethanat historike e shtoi se, kush bën sherre me fenë, nuk beson ne Perëndi. Të premten, në një reagim për "GSH", famullitari i katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, Dom Artur Jaku, i cili në 26 dhjetor mbajti meshën në kalanë e Shkodrës, dha një lloj përgjigjeje për debatet e fundit mbi objektin kishë-xhami (monument kulture) në Kalanë e Shkodrës.

Dom Artur Jaku, i cili është famullitar i katedrales që bart emrin e kishës së kalasë, tha se kisha në Shkodër, s'ka vullnet tjetërsimi mbi kishën- xhami në kala, se për çdo meshë është marrë leje në instancat e duhura dhe se as nuk duan protagonizëm, as heroizëm. Ai shprehej se "për ekzistencën e Kishës së Shën Shtjefnit s'mund të ketë asnjë hije dyshimi", e megjithatë shtoi se "zhvillimi i një liturgjie, s'mund të jenë minuta bezdisjeje, por përkundrazi, minuta paqeje".

"Debati", herë në heshtje e herë me prononcime, mes komuniteteve fetare, nisi vite më parë, kur një ambasadë e huaj dha një fond të konsiderueshëm për restaurimin e objektit si kishë, çka u kundërshtua nga komuniteti mysliman, i cili tani kërkon që objekti të restaurohet si xhami nga 'TIKA". Në vijim të intervistave që "GSH" ka marrë për çështjen, botojmë sot, reagimin që i kemi kërkuar profesor Pëllumb Xhufit, historian që i ka kushtuar shumë kohë studimit të Mesjetës.

Nga Pëllumb Xhufi

HARMONIA FETARE MES FIKSIONIT E REALITETIT

Një intervistë e myftiut të Shkodrës, z. Muhamed Sytari, dhënë një televizioni turk, risolli vëmendjen dhe shqetësimin rreth debatit që ka shpërthyer prej disa vjetësh lidhur me identitetin historik të monumentit të kultit brenda mureve të kështjellës Rozafa, i njohur nga të krishterët si kisha katedrale e Shën Stefanit (Shtjefnit), dhe nga myslimanët si xhamia e Mehmet Fatihut. Mjerisht, deklaratat e myftiut përmbajnë të pavërteta, që ngacmojnë të gjithë shqiptarët deri në idenë dhe qenien e tyre kombëtare.

Nuk e gjejmë të nevojshme të zgjatemi në komentin e deklarimeve të tij, aq më tepër që së fundi për këtë çështje është shprehur gjerë e gjatë në një shkrim të shkëlqyer studiuesi Agron Gjekmarkaj.

Ky e ka rrokur problemin në tërësinë e tij, e krahas aberracioneve të myftiut, nuk mungon të fshikullojë edhe këmbënguljen e ndonjë kleriku katolik për të shuguruar si kishë përsëri sot, pas gati 550 vjetësh, një objekt kulti, që e nisi jetën si kishë, e vazhdoi si xhami, dhe sot është e duhet të jetë thjesht një monument kulture, dëshmi lapidare e historisë sonë të trazuar, por dhe e asaj paqeje e harmonie fetare, që përbën një nga vlerat e mëdha të shoqërisë sonë.

Sigurisht, meriton vlerësim qëndrimi i matur i komunitetit mysliman të Shkodrës dhe i vetë myftinisë, që nuk i janë përgjigjur provokimit të ndonjë famullitari ekstremist, i cili mendon se jeton në epokën e kryqëzatave dhe çdo 26 dhjetor, ditën e Shën Stefanit, u prin besimtarëve në një ritual grotesk që zhvillohet në rrënojat e kishës-xhami, aty sipër në kështjellë. Por nga ana tjetër, nuk mund të mos kundërshtojmë leximin që z. Sytari i bën historisë së shqiptarëve, e në mënyrë të veçantë historisë së shek. XV. Nuk dimë ku t'i klasifikojmë bindjet e njohuritë historike të myftiut, kur në emër të myslimanëve shqiptarë i thur ditirambe dhe përulet me nderim përpara figurës së Mehmetit II, sulltanit që më 1479 kaloi në teh të shpatës të gjithë popullsinë e Drishtit e një pjesë të mirë të vetë Shkodrës.

Si mund të quhet "çlirues" i Kostandinopojës dhe i vetë Shkodrës, një sulltan i tillë, i cili as nuk e shkonte ndërmend të fshihte shpirtin mizor e hovin pushtues të tij dhe prandaj as nuk u quajt ndonjëherë "Mehmet çliruesi", siç i pëlqen ta cilësojë atë myftiu i Shkodrës. Përkundrazi, sulltani që më 1453 u bë zot i Kostandinopojës e më 1479 mori edhe vetë Shkodrën, deshi të quhej thjesht e vetëm "Mehmet pushtuesi" (Fatih)!

Si mund t'i quash shqiptarët myslimanë shtetas të devotshëm të Perandorisë Osmane, kur kronikat e shek. XVI-XX janë të mbushura me kryengritje e përpjekje të pareshtura për çlirimin nga sundimi osman e për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ku pikërisht vendi dhe roli i tyre ishte vendimtar? Qartazi, myftiu i Shkodrës, z. Mehmed Sytari ka një raport të shtrembër me historinë.

Dhe nuk është i vetmi. Në një shkrim të botuar në datën 20 janar në "Gazetën Shqiptare", kleriku katolik, dom Artur Jaku, përfshihet në debatin mbi kishën-xhami të Shkodrës, duke na bërë të ditur se qenka pikërisht ai që u prin pelegrinazheve dhe meshave që tashmë zhvillohen çdo 26 dhjetor në rrënojat e ish-kishës katedrale të Shën Stefanit, alias ish-xhamisë sulltanore të Mehmet Fatihut. Dom Jaku vetëprezantohet si "famullitar i katedrales së Shën Shtjefnit, Shkodër". Çudi! Në vitin 1479, kishën katedrale të Shën Shtjefnit e drejtonte një ipeshkv fjalërëndë e hijerëndë. Nuk di si e ka hijen dom Jaku, por fjalën me siguri e ka të lehtë.

Gjithsesi, eprorët e tij do të dinë ta vlerësojnë zellin e tij për të kryer çdo 26 dhjetor ritualin e pelegrinazh-haxhillëkut në kishën-xhami të kështjellës së Rozafës, dhe s'është çudi që famullitari i sotëm të jetë ipeshkvi i nesërm i Shkodrës, me seli në kështjellë, në kishën e Shën Stefanit të rindërtuar, të pastruar nga "turqizmat" (minarja) e të rishuguruar.

Ndërkohë, dom Jaku ka argumentet e tij për të justifikuar ceremonitë fetare dhe meshat e tij në rrënojat e ish-kishës katedrale të Shën Stefanit. Këto, sipas tij, janë thjesht një kremtim i lidhjeve të kishës së Shën Stefanit me historinë. Sigurisht, e ka fjalën për historinë e krishterë të objektit. Por historia e këtij ka vazhduar edhe në vitet që pasuan pushtimin e Shkodrës nga turqit osmanë, kur kisha e dikurshme e Shën Stefanit u kthye prej tyre në xhami dhe për 500 vjet shërbeu si e tillë. Historia as nuk zhbëhet, as nuk përvetësohet.

Dhe gjithashtu nuk shtrembërohet, siç bën në shkrimin e tij dom Jaku. Sigurisht, thotë të vërtetën kur e lidh shndërrimin e kishës famëmadhe të Shën Stefanit në xhami me kushtet e një pushtimi të huaj, me pushtimin osman. Por nuk e ka drejt kur e lidh ndërtimin apo pagëzimin e asaj kishe me një periudhë lirie, me periudhën, siç thotë rrëmujshëm ai, "e shtetit autokton shqiptar" (?).

Kjo qenkësh periudha e martirëve të parë të kishës, kur i Gjithëfuqishmi vendosi t'i blatojë Shkodrës dhe kishës së saj katedrale emrin e protomartirit Stefan. Ashtu si nacionalistët folkloristë, që i ndërtojnë skemat e tyre mbi bazën e parimit të hershmërisë, edhe dom Jaku me sa duket don të thotë, se meqë historia e krishterë e objektit të kultit në Rozafë është "më e hershme", madje shumë më e hershme se historia islame e tij, objekti duhet t'i kthehet kishës katolike.

Mirëpo, po të zgjidheshin çështjet ashtu, do të duhej që Ballkani të lirohej nga të ardhurit e vonë, sllavët, dhe po ashtu Lindja e Mesme të pastrohej nga arabët e t'u kthehej tërësisht hebrenjve. Nga ana tjetër, po të duam të jemi korrektë me historinë, do duhet të themi se ndërtimi dhe pagëzimi i kishës katedrale në Rozafë nuk ka gjasë të ketë ndodhur në shek. I, kohë kur edhe u flijua protomartiri Stefan.

Historia e saj lidhet me shek. XIII-XIV, kur Shkodra e një pjesë e mirë e trevave tona të veriut ranë nën sundimin e mbretërisë serbe. Dhe dihet, shteti dhe kisha serbe kishin zgjedhur si pajtor të tyre pikërisht protomartirin Stefan. Prandaj, emrin "Stefan" e mbajnë një pafundësi kishash mesjetare serbe, dhe njëherësh e mbajnë edhe të gjithë mbretërit serbë të shek. XII-XIV, nga Stefan Nemanja te Stefan Dushani.

Ndonjë kishë e rrallë në Shqipërinë e veriut (në jug nuk bëhet fjalë), që mban emrin e Shën Stefanit, datohet gjithmonë në hapësirën e këtyre dy shekujve. Dom Jaku nuk duhet të tronditet nga kjo e vërtetë, nëse nuk e di, dhe nuk duhet ta fshehë apo ta shtrembërojë atë, në rast se e di. Kjo është historia.

Në fund të fundit, edhe ato kisha në zonën e Shkodrës e të Lezhës, që mbajnë emrin e Shën Markut, janë ndërtuar e shuguruar gjatë shek. XIVXV, kur aty ka sunduar shteti i Venedikut, i cili kishte për pajtor të vet pikërisht ungjillorin Mark. Shqiptarët, siç dihet, kanë ndjekur më së shumti kultin e shenjtëve të tjerë, të Shën Sergjit e Bakut, të Shën Gjergjit, Shën Kollit, Shën Gjonit, Shën Vlashit, Shën Ilisë, Shën Mëhillit etj.

Gjithsesi, pasi i përligj me sharm të rremë historik vizitat dhe meshat kuptimplote që udhëheq çdo 26 dhjetor në ish-kishën e Shën Stefanit, dom Jaku u përgjigjet kritikave që shoqërojnë me të drejtë gjestin e tij donkishotesk, duke thënë se ceremonitë fetare që ai kryen te kisha-xhami e Shën Stefanit kanë edhe një vulë institucionale: për to është marrë leje në Ministrinë përkatëse të Kulturës.

Por, të mos t'u besojë shumë dom Jaku lejeve e vulave që lëshon ndonjë neofit i papërgjegjshëm i asaj ministrie. Sepse si të gjithë neofitët, edhe ata që administrojnë artin e kulturën në këtë vend qëllojnë që zellin ta kenë të madh, por dijen të pakët dhe xhepin të thellë. Nga duart e menaxherëve të tillë të artit e të kulturës kanë dalë deri edhe leje për të ndërtuar biznese e pallate moderne mbi qytete, mbi kështjella e mbi varreza antike.

Nga mendje të tilla dalin ide të tilla të çmendura, si ajo që para pak kohe deshi ta rindërtojë si "katolike" kishën e Shën Thanasit të Dhërmiut, meqë aty, në shek. XVII, kishin meshuar për disa kohë murgjit bazilianë të ardhur nga Roma. Pak rëndësi kishte nëse murgjit në fjalë praktikonin edhe ata, si gjithë banorët e Himarës, ritin oriental (bizantino-ortodoks). Pra, për çështje të tilla të koklavitura si ajo e kishës-xhami të Shkodrës, kleri katolik bën mirë të mos t'i drejtohet mendjes aguridhe të atyre që kanë zyrat dhe vulat e shtetit. Më mirë t'i drejtohen ndërgjegjes dhe përgjegjësisë së veçantë që pikërisht kleri katolik shqiptar ka pasur si edukator i shqiptarëve dhe i shqiptarisë.

Qëndrimet e sjelljet e famullitarit dom Jaku apo, në përgjithësi, e klerit katolik (që s'më bëhet mbarë ta quaj "shqiptar", për sa kohë hierarkia e tij është zënë nga klerikë të huaj), do të ishin një precedent e shembull i keq edhe për drejtuesit e komuniteteve të tjera fetare. Kisha ortodokse, ku gjithashtu gëlojnë klerikët e huaj, do të ishte gati të hapte betejat e saj. Dhe nuk do t'i mungonin rastet. Kur udhëtari italian, Ciriaco d'Ancona, vizitoi Vlorën në vitin 1436, gjeti në qendër të saj një kishë me emrin e Shën Dhimitrit, e cila ishte kisha kryesore e qytetit. Pas pushtimit osman, kjo kishë mori emrin e Sulltan Muradit II dhe prandaj quhet edhe sot "Muradije". Po të ndiqej arsyetimi i dom Artur Jakut, kisha ortodokse ka të gjithë të drejtën e Zotit që ta rivendikojë atë xhami e ta kthejë në një vend pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë.

Sigurisht, dom Jaku do thoshte se ky rast nuk i intereson, ai shqetësohet vetëm për punët e katolicizmit. Por, gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta, sepse pasi u kthye nga kishë bizantine në xhami, ky objekt fetar u transformua për pak kohë edhe në një kishë katolike, me emrin e Shën Markut, patronit të Venecias. Kjo ndodhi më 1690, kur një flotë veneciane, me një sulm të beftë pushtoi Vlorën dhe e para punë që venecianët bënë, ishte kthimi i xhamisë Muradije, dikur kisha ortodokse e Shën Dhimitrit, në një kishë katolike. Sigurisht, ky lajm historik nuk do ta linte indiferent dom Jakun dhe druaj se me shpirtin luftarak që e karakterizon, do përgatiste "kryqëzatën" e radhës. Por historia nuk mbaron këtu, sepse ka të dhëna, se kisha e hershme e Shën Dhimitrit na qenkësh ngritur mbi themelet e një tempulli pagan!

Dhe këtu na jepet e drejta edhe neve që nuk besojmë në Zot, ne paganëve (ateistëve), që të rivendikojmë të drejtat tona mbi atë tempull me histori të shtresëzuar pagane, kristianoortodokse, kristianokatolike e myslimane. E atëherë beteja për përvetësimin e tempull-kishëxhamisë në qendër të Vlorës do të ishte gjithëpërfshirëse. Sigurisht, nuk ka shans që shqiptarët e sfilitur nga hallet dhe varfëria t'u bashkohen betejave fetare, që nxisin klerikë të papërgjegjshëm, nga ata që kanë pushtuar mediat këto ditë. Në fund të fundit, ato çka A. Gjekmarkaj me një shprehje të gjetur i quan "mujshari të saladinëve e të kryqtarëve të ditëve tona", janë të destinuara të jenë veç shfaqje banale, që luhen në një teatër të zbrazur.

(Gazeta Shqiptare)

Berisha: Rama, kone e Soros, po dëmton marrëdhëniet me SHBA

Posted: 23 Jan 2017 05:32 AM PST

Ish–kryeministri Berisha akuzon kryeministrin Rama se po e përdor interesin kombëtar për arsye personale që e lidhin atë me miliarderin George Soros.

Berisha e quan Ramën një "kone e Sorosit" dhe që me qëndrimet e tij për interes të Soros po dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.

Statusi i Berishës

Interesi kombetar ne kembet e Edi Rames, kones se Xhorxh Sorosit!

Per here te pare qe nga koha e Enver Hoxhes, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivit, presidentin e SHBA per marrjen e detyres.

Te dashur miq, inaugurimi i presidentit te ri te SHBA eshte nje ngjarje madhore per kombin amerikan, miqte e tij dhe mbare boten. Kjo sepse me se pari, SHBA jane sot faktor kryesor i paqes dhe stabilitetit ne planetin tone. Prandaj dhe urimet e lidereve nga mbare bota per presidentin e SHBA me rastin e marrjes se detyres.

Inaugurimi i presidentit te ri SHBA per Shqiperine dhe kombin shqiptar eshte i nje rendesie edhe me te veçante se sa per kombet tjera. Kjo para se gjithash per vet rolin percaktues qe SHBA kane luajtur ne historine e lirise tone. Por megjithe rolin percaktues te SHBA ne sigurine e botes si udheheqes i Aleances se Atllantikut te Veriut, rolin e tyre vendimtar ne lirine e kombit shqiptar, Edi Rama, kreu i ekzekutivit shqiptar njelloj si Enver Hoxha dikur dhe Kim Jong Un sot, nuk e uroi dot presidentin e ri te SHBA, aleatit tone strategjik kryesor me rastin e marrjes se detyres.

Kjo sepse Edi Rama? Si nje kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes te nxjerre nga goja ne mediat e medha, te kontrolluara nga Soros, gjate fushates kunder Presidentit Donald Trump, sharje te ulta prej ordineri te cilat nuk i thane dot as dhe kundershtaret e tij me ekstremiste.

Ai pervec sharjeve prej halabaku politik u zotua se zgjedhja e Trump (zoti mos e thente) do demtonte shume marredheniet e Shqiperise me SHBA duke harruar se keto marredhenie jane jetike per Shqiperine dhe kombin shqiptar.

Me kete rast ftoj çdo shqiptar te qendroje fuqishem kunder Edi Rames, qe perben aktualisht me qendrimet e tij, nje rrezik te madh per interesin dhe sigurine tone kombetare! sb

“Polici i Portokallisë”, në një rrëfim të sinqertë për bashkëshorten dhe fëmijët: Në jetë mora notën 10

Posted: 23 Jan 2017 05:25 AM PST

Njihet nga të gjithë si polici i "Portokalli"-së, rol në të cilin aktorin Flori Binaj e shohim prej më shumë se një dekade.

Por, përveç punës në skenë, ai është baba i një vajze të bukur dhe një djali të bukur e të vogël.

Aktori ka folur së fundi për familjen e tij, në një intervistë të sinqertë e plot humor në show-n "M'fal për shprehjen".

Binaj tregon vështirësitë e të qenit baba i dy fëmijëve, por edhe përjetimet e bukura si baba. Ai rrëfen se me fëmijën e parë ndryshojnë disa gjëra, – "thua që nuk është ashtu siç e kishe në plan",- shpjegon Flori, teksa rrëfen se, – "Por kur vjen edhe i dyti… Është totalisht jashtë planeve. Megjithatë është shumë gjë e bukur. Nuk duhet t'i shohësh fëmijët si janë sot, sepse gjërat ndryshojnë, ata rriten, ikin ditët e lodhshme, harrohen e kanë gallata. Por janë disa gjëra që të ngelen në mendje".

I quajtur si "hero" nga kolegu Elvis Pupa, për aftësinë që arrin të përballojë punën në "Portokalli" si aktor, shkrimin e skenarëve edhe dy fëmijë, Flori tregon,- "Në fakt të japin disa energji që t'i mendon se nuk i ke, por dua të falënderoj gruan time, që e kupton këtë gjë shumë mirë e më thotë: rri aty se merrem unë me fëmijët".

I pyetur se si i ka pritur lindjet e dy fëmijëve, aktori i njohur rrëfen me humor,- "Kishim 11 vjet me Sabinën, bashkëshorten, dhe kishte ardhur momenti të mos mendonim më për veten por të bëheshim prindër. Femrat kur shtrohet kjo çështje kanë 1001 pyetje, por meshkujt kanë në mendje vetëm diçka (qesh)… Megjithatë edhe meshkujt mendojnë nëse do të jenë të aftë ta lënë partneren shtatzënë që herën e parë. Në këtë moment ndërhyn shoqëria që jep receta të ndryshme (të çuditshme)".

 

 

Sa i takon gjinisë së fëmijës së tij të parë, Flori Binaj pranon se ashtu si paraardhësit e të gjithë shqiptarëve edhe ai preferonte djalë.

"Që nga momenti që e zbuluam brenda kokës sime dëgjoja një zë që më thoshte se e kam djalë. Deri pak përpara se të bënim ekon, çuditërisht atë ditë zëri brenda meje më tha që do të ishte vajzë. Mjeku na tha që kishim bërë një alamet vajze",- tregon ai.

Aktori shpjegon më tej se në atë moment ka kuptuar se sa me fat ishte që do të kishte një vajzë.

Intervistën e tij, Flori Binaj e përfundon duke thënë, – "Nuk prita gjatë, doja që vajzën time Krena ta bëja me një vëlla. Në matematikë kam qenë gjithmonë keq, 5, apo 6 nota më e mirë, por në jetë mora 10, vajzë e para, djalë i dyti"./Class

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more