Skip to main content

Tirana Observer: “6 fakte që nuk i keni ditur për kafen turke” plus 9 more

Tirana Observer: “6 fakte që nuk i keni ditur për kafen turke” plus 9 more


6 fakte që nuk i keni ditur për kafen turke

Posted: 14 Jan 2017 10:00 AM PST

Të gjithë në shtëpitë tona kemi kafe turke të cilën me shumë dashuri dhe përkushtim prindërit tanë e pinë në mëngjes ose në mbrëmje. Kemi dëgjuar aq shumë mbi kafenë turke e cila është e pranishme çdo ditë në shtëpi, por me shumë siguri nuk i dini këto "sekrete".

1- Nëse mendoni se kafeja turke quhet turke sepse e ka origjinën në Turqi, gaboheni. Provat historike tregojnë se kafeja turke ka nisur të konsumohet në Jemen në shekullin e 15-ë. Më pas ajo u përhap në Kajro dhe Mekë. Historianë të njohur tregojnë se në vitin 1640 në Kostandinopojë është hapur kafeteria e parë.

2- Kafeja e mirë turke dallohet tek ajka që krijohet në krye të filxhanit. Ajka e ndihmon kafenë të qëndrojë e nxehtë për një kohë më të gjatë. Ajo duhet të jetë e butë dhe me bulëza.

3- Kafeja turke shoqërohet me një gotë ujë. Sepse uji do t'ju ndihmojë të ndjeni shijen e vërtetë të kafesë, dhe do të bëjë pastrimin e qiellzës nga llumi që ngelet në fund.

Turkish Coffee

4- Rituali i kafesë turke nuk quhet i plotë nëse nuk konsumohet me një llokum. Ai i shton ëmbëlsinë dhe e plotëson.

5- Në kulturën turke nëse duhet të përcaktohet burrëria e dhëndrit atëherë në kafenë e tij shtohet kripë. Vajza bën kafenë dhe sasia e kripës tregon interesin. Nëse kripa është e tepërt atëherë çifti nuk është për njëri-tjetrin. Nëse kripa është në nivele mesatare atëherë vajza ka interes, ndërsa kur vajza ka hedhur shumë pak kripë në kafe atëherë ajo është e gatshme për t'u martuar. Dhëndri duhet ta pijë kafenë e përgatitur në mënyrë që të quhet i gatshëm për martesë, shkruan Shije.

6- Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Vendimi është marrë në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku. /albeu.com/

Ndalet treni serb, dyshohet për eksploziv në hekurudhë

Posted: 14 Jan 2017 09:39 AM PST

trenii-1-1-550x346Mediat serbe kanë njoftuar se treni i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë është ndalur në stacionin hekurudhor në Rashkë, sepse ka informata për rrezikshmeri të lartë nga pika në Jarinjë deri në Mitrovice.

Sipas Klan Kosova,  policia kanë bërë me dije se janë duke e kryer punën e tyre pasi kanë kuptuar se dyshohet për një mjet shpërthyes në hekurudhën ku do të kalojë treni serb.

"Lidhur me informacionin që ka qarkulluar për mjet shpërthyes në hekurudhë, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore", ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

"Deri në këto momente nuk është hasur asgjë e dyshimte, për derisa puna dhe angazhimi policor është duke vazhduar".

5 vjet pa ngrënë pizza! Dieta me të cilën Linda Halimi humbi 50 kile

Posted: 14 Jan 2017 09:33 AM PST

auto_linda-halimi_11484393849-550x429 halimiiiPas daljes në revistën People, si një frymëzim për të gjithë ata që duan të dobësohen, këngëtarja shqiptare, Linda Halimi ka zbuluar dietën ushqimore që e ndihmoi të rrëzonte 50 kilogramë.

Kështu, për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë

Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në zgarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të zgarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.

Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.

Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).

Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza.   Linda ka patur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj, dhe shpresojmë që e suksesshme të jetë edhe pjesëmarrja e saj në Eurovision me këngën "World".

Nga Andi Bushati / Mediat, a ishim më mirë kur ishte Berisha?

Posted: 14 Jan 2017 09:20 AM PST

Zhurma e pazakontë që shkaktoi shkarkimi i dy gazetarëve prej mediave që prej vitesh zvarriten pas qeverive, përpos debatit të raportit mes pushtetit dhe fjalës së lirë, pronarëve dhe gazetarëve, botuesve dhe reporterëve, ka ngritur edhe një pyetje të cilën, unë personalisht, e kam të vështirë edhe ta shtroj?

Kur ka pasur më shumë liri në media, në kohë të Berishës apo sot?

Natyrisht, që kur kam kërkuar si gazetar rotacionin e pushtetit në vitin 2013, as që e kisha imagjinuar, se vetëm pas tre vitesh, do të ndodhesha përpara kësaj dileme.

Atëhere, përpos njëmijë e një arsyesh të lidhura me krimin shtetëror, me Gërdecin, 21 janarin, vjedhjen e 10 votave të Tiranës, korrupsionin e familjarëve të Berishës dhe privatizimet skandaloze të klientëve të saj, isha i bindur se ai grup keqbërësish arrogantë duhej të largohej edhe për qëndrimet që kish mbajtur ndaj pushtetit të katër.

Nuk mund të harroheshin kërcënimet me gjoba 20 milionë euroshe që i bëheshin televizionit më të madh në vend, Top Channel.

Nuk mund të falej shndërrimi i konkurentit të tij direkt, TV Klan, në një makineri propogande gëlbesiane, që arriti deri aty sa të "provonte" se njerëzit para kryeministrisë ishin vrarë me thika të helmuara nga turma.

Nuk mund të kapërdihej presioni fizik, familjar, financiar ndaj Mero Bazes, një gazetari që i kish ndejtur më pranë se kushdo Berishës në kohën e opozitës.

Ishin jashtë çdo imagjinate mbyllja e emisionit tim "Zonë e ndaluar", nga TV Klan, moslejimi i Edi Ramës për të folur në "Zonë e lirë", ndërprerja e "Faktor Plus" të Bazes dhe largimi nga drejtimi i lajmeve i drejtorit Arban Hasani, po ashtu siç ishte edhe tradhëtia që i bëri Frangaj, Fevziut duke i prodhuar një emision paralel, vetëm se ky i fundit ishte prishur me Berishën.

Pra, kur tre vite më parë kërkoja rotacion, me të vërtetë as që nuk e kisha imagjinuar se shumë shpejt, një televizion si Agon Channel, do të fikej vetëm pas mbërritjes aty të Andi Bejtes dhe Fatos Lubonjës. Atëherë as nuk e kisha paramenduar se këta zëra kritikë të Ramës do të shpalleshin non grata për ekranin e TV Klan, që dikur nuk kish nguruar të nxirrte fotografitë lakuriq të ish liderit të opozitës. Atëherë as që më që shkonte në mend se Aleksandër Frangaj do të qe i shtrënguar t'i jepte fund një mardhënieje miqësoro- profesionale me Shkullakun.

Atëhere më dukej një herezi që Henri Çili, të cilin një gazetë e majtë si "Dita" e kish shpallur "servilin e vitit", do të kërkonte një mandat të dytë për Edi Ramën, pasi kishte kërkuar një të tretë për Berishën.

Në atë kohë as nuk mund të fantazoja, se "Vizion Plus", në të cilin unë personalisht kisha punuar si në një ishull imagjinar lirie, do të censuronte emisionin "Publicus" të bashkëpuntorit tim të dikurshëm Artan Rama.

Kur bëj këtë bilanc të dhimbshëm për historinë e viteve të fundit, natyrisht që e kam të vështirë të ndaj të keqen më të vogël.

Natyrisht, që në këtë optikë nuk më bëjnë përshtypje as lotët e krokodilit që derdh opozita për Shkullakun e Lelën, as shigjetat që ajo lëshon për Frangajn dhe Çilin, për sa kohë që PD-ja e re nuk ka bërë një "mea culpa" të thellë për krimet e së shkuarës.

Por, përsëri kur tentoj të vë të dyja kohët në peshore "zbuloj" një rezultat të habitshëm: megjithë persekucionin e tij të egër, Berisha bashkëjetoi në tetë vitet e pushteti të tij, jo vetëm me një gazetë të papërsëritshme sot për forcën e saj demaskuese si Tema, por edhe me dy televizione të mëdhenj si Top Channel dhe Vizion Plus, që nuk arriti ti bëjë asnjëherë plotësisht për vete.

Ndërsa sot nuk gjendet asnjë TV, asnjë media tredicionale që të jetë e pozicionuar kundër Ramës. Tashmë të gjitha ekranet dhe gazetat e mëdha që financohen nga botuesë biznesmenë janë gjunjëzuar në mënyrë të turpshme përballë këtij regjimi kleptokratësh.

Të gjithë janë vënë në rresht duke vërtetuar edhe njëherë se, në një sistem si yni, aftësia koruptuese e "specialistëve" socialistë është ku e ku më keqbërse se dhuna dhe harbutëria e berishistëve; se pushteti i parasë është më i rrezikshëm se ai i gardistëve; se forca e joshjes është më zvenitëse se ajo e shantazhit.

Prandaj, me këtë zhgënjim për gjendjen ku jemi, me dhimbje dhe me një gur në zemër, po i bëj një pyetje kolegëve të mij të përmendur në këtë shkrim dhe një rrethi shumë më të gjërë sesa ata: A mos ishim më mirë kur dukej sikur ishim më keq? A mos fatkeqësisht mos kishte më shumë dritare lirie, në kohën e errët kur drejtonte Berisha?

(Lapsi.al)

MARTESA/ Detajet e celebrimit të Tunës me Patrisin dhe pse dështoi plani i çiftit për dasmë

Posted: 14 Jan 2017 08:37 AM PST

patris-tuna-telegrafi-780x439-650x358Çifti i famshëm që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, janë kurorëzuar zyrtarsisht në Komunën e Prishtinës. Sipas burimeve të "Panorama" Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë vendosur që kurorëzimi i tyre të kalojë në privatësi, pa dashur që kjo datë e rëndësishme të mediatizohet. Ndërkohë flitet se festa e dasmës ka dështuar. Burime të afërta të çiftit thanë se ata kishin planifikuar dy ahengje ditën e mërkurë, të cilat nuk dihet se për çfarë arsyesh dështuan. Fillimisht u njoftua se Tuna dhe Patrisi do të mblidheshin në një drekë, më vonë u tha se do të organizonin një darkë larg mediave vetëm për miqtë e tyre, por ende nuk ka informacione të sakta nëse është mbajtur kjo darkë apo jo.

Modelja Iva Spaho: Me skandale bëhesh e famshme, por jo modele

Posted: 14 Jan 2017 08:31 AM PST

iva
Iva është një nga modelet më simpatike në vendin tonë. Ka preferuar të ecë me hapa të sigurt në modeling, duke mos eksperimentuar me ekstravagancën dhe zhveshjen. "Vulgariteti nuk bën pjesë në karakterin tim", thotë Iva. Ndjen keqardhje për nivelin e modeleve sot në vendin tonë, megjithatë shprehet se nuk është detyra e saj të gjykojë askënd. Në jetën private ndihet e lumtur dhe e plotësuar, edhe pse nuk jep detaje. Meshkujt që dinë të trajtojnë femrat janë ata që e joshin bukuroshen tonë. Nuk i vë vetes çmim, ndaj nuk preferon të zhvishet përpara objektivit.

Sipas Ivës, seksi mund të jesh edhe duke qenë më e përmbajtur apo misterioze. Iva Spaho, një modele e suksesshme në Shqipëri, por jo vetëm; si e keni nisur?

E kam nisur që në moshë të vogël. Kam qenë rreth moshës 14-15 vjeçare. Fillimisht bëja shooting fotografish, për editoriale mode të ndryshme të revistave, e më pas, duke u njohur me njerëz të ndryshëm të kësaj fushe më ofroheshin vazhdimisht punë të tilla, të cilat normalisht nuk mund t'i pranoja të gjitha, por një pjesë të konsiderueshme të tyre e ato që më përshtateshin më tepër i pranoja e i kryeja me dëshirë.

Sa ndryshon modelingu në Shqipëri nga ai në vendet e tjera?

Për fatin tim të mirë e punës sime, unë pata shansin të prekja pasarelat që ëndërroja aq shumë. Një ndër eventet më të rëndësishme që mund të përmend është "World Fashion Week", që u krye në Paris, në të cilin prezantova Shqipërinë nën fustanet e mrekullueshme të stilistes me origjinë shqiptare Ema Savahl. Emocioni e kënaqësia ishin të papërshkrueshme. Ajo që bën më shumë përshtypje krahasuar me modelingun në Shqipëri është organizimi, që mendoj është elementi më i rëndësishëm në kryerjen me sukses të një eventi modelingu. Detajet që bëjnë diferencën e bëjnë në një farë mënyre të duket më bukur një sfilatë tek ata se te ne.

Mendoni se është bërë disi i "rëndomtë" profesioni i modeles në Shqipëri?

Në kohën kur fillova unë të merresha me modeling, ishte herët, atëherë kur edhe fotografë e stiliste kishte më pak, sikurse modele, që në një farë mënyre numëroheshin e njiheshin pothuajse. Sot kur forcë tepër të madhe kanë marrë edhe rrjetet sociale, si "Instagram"-i, një pjesë e madhe e femrave e ashtuquajnë veten modele. Deri diku më vjen keq për këtë pjesë, sepse nuk bëhet më dallimi, e që të jesh një modele duhet detyrimisht të plotësosh disa kritere.Iva-spaho

Keni dëgjuar apo njeh Iva modele që kanë nga pas meshkuj që i përdorin si sponsorë? Si i gjykoni këto femra?

Kam dëgjuar e më ka rënë rasti edhe të rastis vajza të tilla, duke marrë parasysh që jetojmë në një vend të vogël, por mendoj se në përgjithësi bëhen sponsorë për nevoja vetjake të vajzave, e jo në aspektin e modelingut. Secili e zgjedh vetë mënyrën e jetesës, e varet se çfarë kërkon nga vetja, por në aspekte në ndryshme nuk më pëlqen t'i gjykoj njerëzit. Gjithashtu mendoj se jo detyrimisht duhet të jesh modele që të kesh të tillë sponsor; këto janë raste të rëndomta që na vrasin veshin shpesh, jo vetëm në modele, por edhe në vajza të profileve të tjera. Unë vetëm mund t'i këshilloj e t'u them që të jenë të zonjat e vetes, e kurrë të mos jenë nën tutelën e dikujt.

A të bën modele një set seksi, me foto provokuese?

Absolutisht jo! Foto seksi e provokuese mund të bëjë secila nga ne, qoftë edhe për dëshirën e saj, pasi një shoot fotografik sot nuk është vështirë për ta pasur. Siç e thashë edhe pak më lart, që të jesh modele duhet të përmbushësh disa kritere, e jo detyrimisht të jesh seksi.

Teksa shikon fotot tuaja, ndryshe nga modelet e tjera nuk ka shumë foto ku shfaqeni e zhveshur; është një zgjedhje kjo?

Është e vërtetë. Patjetër që është një zgjedhje e imja. Kur një modele fillon shkallë-shkallë ta ushtrojë këtë hobi apo pasion për fotografinë, që në fillim, mendoj e pozicionon veten në atë që dëshiron, aty ku e shikon veten e në atë profil që i përshtatet. Edhe pse, mbase për sytë e publikut nuk bie në sy, edhe bota e modelingut është e egër dhe duhet të dish të menaxhosh veten dhe imazhin tënd. Pasi, gjatë gjithë rrjedhës propozimet do të jenë të shumta, por varet si i seleksionon, si e ruan dhe si e prezanton imazhin tënd. Më tepër se foto të zhveshura apo seksi, unë kam zgjedhur të bëj fotografi sensuale, ajo që vërtet mua më përshtatet, pasi vulgariteti nuk bën pjesë në karakterin, idetë e imazhin tim.

I gjykon Iva femrat që zhvishen?

Unë nuk gjykoj asnjë. Nuk kam ardhur në këtë botë për të gjykuar, e njerëzit me të tillë virtyte nuk më pëlqejnë. Pasi secili ka jetën e vet, e ndërton dhe e vazhdon atë sipas dëshirës e koncepteve. Në botë ka shumëllojshmëri njerëzish e karakteresh. Ne zgjedhim vetë me kë duam të rrimë e kush na përshtatet për të na qëndruar pranë. Unë nuk i pëlqej ekzagjerimet, zhveshjet, ekstravagancën pa kufij. Unë pëlqej të jem interesante, mistike dhe nuk më pëlqen ta shpalos të gjithë veten time. Të qenët misterioze apo më pak e zhveshur, kjo mendoj se është seksi.

Ndërkohë, në natën e ndërrimit të viteve ju pamë edhe si aktore te "Xing me Ermalin"; si ishte kjo eksperiencë?

Ishte një eksperiencë shumë e bukur, pasi për mua ishte diçka e papritur e spontane, ashtu si mua më pëlqen të jenë gjërat. Kaluam shumë bukur ditët e xhirimeve e kur ka organizim dhe mirëkuptim çdo gjë është e suksesshme e merr kënaqësi shpirtërore. A do të tentojë Iva botën e televizionit, ke marrë oferta deri më tani? Kam marrë oferta të ndryshme e, siç e sipërpërmenda, më takon mua tani të bëj selektimin, por së shpejti do jem me projekte të reja tepër interesante.Iva-Spaho-1

 

Si është jeta private e Ivës?

Kam një jetë të bukur, falë Zotit! Jam rritur, jam formuar dhe e di çfarë dua e çfarë zgjedh. Kam miq të mirë shumë, kaloj kohë me ta, merrem me veten, me familjen time, me punën time. Duke qenë se për momentin nuk kam preokupime të tjera, jam e lumtur me këto që kam e u përkushtohem. Mundohem çdo ditë ta bëj ndryshe, pasi mua rutina nuk më pëlqen e nuk më përshtatet. Në një farë mënyre shpesh them që jetoj një jetë të shpejtë e aktive.

Çfarë duhet të ketë një mashkull që t'ju joshë?

Së pari të jetë mashkull, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Një mashkull që e respekton femrën, e di ta trajtojë, mua më tërheq. Për mua shumë i rëndësishëm është komunikimi, të qenët i vërtetë e i thjeshtë dhe sensi i humorit, pa dyshim.

Cila është shuma që e zhvesh nudo Ivën përpara objektivit?

Unë nuk mund t'i vë vetes kurrsesi një çmim apo shifër! Do ishte ekstrem mbase, nëse do më kërkohej patjetër një shifër. Nëse një ditë do ta bëja, do ta bëja për pasion apo kënaqësi, ose ajo varej pastaj, nëse do pozoja për ndonjë nga revistat me famë botërore, atë që kam dëshirë e synoj unë në këtë fushë, por gjithsesi jo nudo.

A bëhesh një modele e famshme në Shqipëri vetëm nëse bën skandale?

Nuk e besoj absolutisht këtë gjë. I famshëm në një metropol kaq të vogël sot bëhesh, pa diskutim, duke bërë skandale, por modele kurrsesi. Po bëhen të famshëm individë që nuk kanë asnjë talent apo elementë për të qenë të famshëm, por prapë kjo i përket asaj që synon e si kërkon të prezantohesh.E.Himaj

 

Në “rrjetën elektronike” të shkëmbimit të informacionit

Posted: 14 Jan 2017 08:30 AM PST

Nga Isidor Koti

Aeropagu në Greqinë e lashtë mblidhte të gjithë banorët e Athinës për të marrë vendime të rëndësishme. Në atë skenë aq emblematike për demokracinë, jo vetëm zhvillohej debati, por edhe civilizimi. Pavarësisht ndryshimit katërcipëror të kohëve, sot kuvendi i qytetarëve dixhitalë është zhvendosur në një "aeropag" të ri: në botën e internetit. Pajisjet elektronike luajnë rol parësor e të dobishëm për punë, në jetën shoqërore dhe në zbavitje. Shfaqja e internetit si një kanal i ri komunikimi dhe biznesi, e ka ndryshuar mënyrën e komunikimit tek njerëzit dhe mënyrën se si shumë persona drejtohen sot. Një prej kanaleve më të rëndësishëm të komunikimit në internet janë rrjetet sociale dhe pa dyshim, më kryesori mbetet Facebook.

Dy foto interior dhe exterior (brenda dhe jashtë) kompleksit të banimit, për foton e sfondit dhe të profilit dhe pas disa sekondash u krijua llogaria e re që shumë shpejt do mblidhte pothuajse të gjithë banorët e pallatit. Një ide që ri-lindi një mënyrë të re komunikimi mes administratorit të pallatit dhe banorëve, për të bashkëbiseduar në kohë reale me mesazhe dhe foto për çdo problem akut apo të përgjithshëm që ndodh. Absolutisht ishte një variant efikas për ta lehtësuar komunikimin e drejtpërdrejt dhe për t'i dhënë zgjidhjeve problemeve në kohë të shpejt në pallat. Një çelës suksesi komunikimi, por sigurisht diçka më shumë se kaq.

Testimi i opinionit. Ky është thelbi i përfitimit në këtë përqasje të re në komunikimin me qindra banorë. Duke provuar mendimet e tyre, duke sprovuar besimin dhe kritikat,si administrator pallati kam arritur të përftoj një mekanizëm që e ka bërë procesin e punës më frytdhënës. Ky është bashkëpunim i mirëfilltë administrator pallati – banor, madje më i ngushtë sesa interesi biznes – klient. Të bën përshtypje se si banorët i kontrollojnë edhe gjatë natës mesazhet dhe të rejat e fundit nga pallati. Si pasojë, shumë prej tyre shprehen konfidencialisht se ndihen sikur kanë ngecur në një «rrjetë» elektronike, të cilën e shohin jo vetëm si informim, por edhe si reagim, si edukim dhe argëtim. Në jo pak raste jam habitur si disa prej tyre fiksohen edhe pas detajeve, të cilat në jo pak raste të dalin sysh gjatë postimit, nga ngarkesa dhe nxitimi.

Transformimi i madh që kanë sjellë interneti dhe web-i në komunikim dhe informim ka përmasa të atilla që nuk mund të krahasohen me ndonjë zhvillim tjetër pararendës. Ka ndryshuar pothuajse gjithçka në pronësinë e mjeteve dhe infrastrukturës së prodhimit dhe transmetimit të informacionit masiv. Shumë banorë publikojnë edhe vet shqetësimet dhe idetë e tyre në këtë faqe, për të përcjellë mesazhin tek administratori dhe banorët e tjerë. Karakteristikë e rëndësishme është edhe përpunimi i një gjuhe të re të kodifikimit të informacionit, duke krijuar edhe një database (bazë të dhënash) për kalendarin e punëve dhe kohën e zgjidhjes së problemeve, defekteve të mundshme, etj.

Në këtë "rrjetë elektronike" të dobishme kanë rënë edhe emigrantët, të cilët kanë banesat e tyre dhe ndjekin me interes zhvillimet nga mirëmbajtja e pallatit. Të shpërndarë në shumë shtete të botës, ata ndjekin dhe komentojnë çdo ide e risi, madje edhe bëjnë sugjerime e kritika, duke u bërë praktikisht banorë virtual të pallatit dhe sigurisht real kur kthehen në atdhe e në banesën e tyre. Shumë prej tyre janë përfshirë edhe në nisma të ndryshme, duke ofruar kontribute të rëndësishme, që ndihmojnë rritjen e mirëqenies së komunitetit, e sidomos në vlerën e ambienteve të përbashkëta.

Përpos anëve pozitive, në faqen e rrjetit social nuk mungojnë edhe efektet anësore në këtë mënyrë komunikimi. Por kjo ka të bëjë me mënyrën e reflektimit kulturor e edukativ personal, perceptimin dhe lirinë e çdo individi që ka të drejtë të shprehet, qoftë edhe në mënyrë joetike (edhe pse kjo nuk shkon, nuk vlen për askënd). E megjithëkëtë, asnjë banor nuk duhet të paragjykohet, pavarësisht gjuhës së komunikimit dhe sjelljes. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që kushdo të integrohet në stilin modern të jetesës së përbashkët. Kjo ndodh duke dhënë shembullin pozitiv e duke bërë pjesëmarrës këdo, sepse secili mund të mësojë nga tjetri.

Ndërthurja e mesazhit me imazhin, përpunimi dhe publikimi i çdo njoftimi, thirrje apo angazhimi ndërqytetar në rrjetet sociale (duke respektuar grupin konfidencial) është një metodë e vlefshme komunikimi dhe pune. Ndoshta jo të gjithë e kanë mundësinë për ta ndjekur çdo ditë këtë dritare informimi dhe shkëmbimi, por përmes metodës virale, ky "grip" përhapet shpejt sa nga një hyrje tek tjetra, sa nga njëra shkallë tek tjetra. Ndërgjegjja dhe sedra bëhen edhe më të ndjeshme në çdo rast gjithëpërfshirje, prandaj banorët, përgjithësisht, mbeten të kënaqur për këtë rrugë ndërlidhëse me administratorin e pallatit dhe njëri-tjetrin.

Aksident në Berat, drejtori i Doganës përplaset me mjetin ku udhëtonin 3 familjarë

Posted: 14 Jan 2017 08:19 AM PST

makina-ne-autostradeTre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë mesditën e sotme në Berat. Burime nga policia konfirmojnë për "BalkanWeb" se në aksident është përfshirë dhe drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti ndërkohë që policia ende nuk bën të ditur asgjë në lidhje me shoqërimin apo jo të tij.

"BalkanWeb" meson se aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat- Lushnje, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip Benz me targa AA 843 PE, që drejtohej nga Drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, AA 29 DO, që drejtohej nga 19 vjeçarja me inicialet A.T.

Burimet pohojnë për "BalkanWeb" se e reja udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh sëbashku me vjehrrën e saj, shtetasen me inicialet E.B, 64 vjeçe dhe vjerrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjec, në momentin që është përplasur me mjetin tip 'Benz' që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36 vjeçari, banues në Fier.

Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qënë e fuqijshme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dal krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip Opel dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit.

Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije për "BalkanWeb" se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore, ndërkohë që 64 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Bëhet gjithashtu e ditur se dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Beratit. Ndërkohë, drejtori i Doganës është ndaluar nga policia.

 

Fotografi të rralla nga e kaluara e Leonora Jakupit

Posted: 14 Jan 2017 08:00 AM PST

nori-780x439Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të bukura dhe më të talentuara shqiptare.

Leonora ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme, tek ka qenë edhe fituese e shumë shpërblimeve. Por, siç thotë ajo, "gjithnjë llogaris se shpërblimi më i madh është ai publikut, i cili tash e mbi njëzet vjet më duartroket, më dëgjon dhe më kërkon".

Sot Leonora, veç zërit, ajo ka edhe performancë të veçantë, ende me bukuri magjepse, elegante… Fotografitë më poshtë janë postuar nga "Kosovarja" dhe besohet se deri më tani nuk janë parë në publik.k4-1 k5 nori-780x439 k1-1 k2-1 k3-1

Ledri nis një lidhje të re, vajza që jeton në Gjermani i rrëmben zemrën reperit

Posted: 14 Jan 2017 07:02 AM PST

15965115_1018912541548763_7923551589733177654_nHistoria e tij me Adelën ka marrë fund njëherë e mirë. Kur nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja, bëhet me dije se reperi i mirënjohur ka nisur një tjetër histori. Një vajzë që jeton në Gjermani është e dashura e re e djaloshit nga Kosova. Thuhet se çifti është në hapat e parë të lidhjes dhe të paktë janë personat që e dinë këtë raport, megjithatë një histori e re dashurie për një nga djemtë më të mikluar të showbiz-it nuk kishte se si t'i shpëtonte syrit të mediave./ Bluetooth

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more