Skip to main content

“Thaçi: “Retorika nacionaliste” e Serbisë ka bërë që takimi të jetë i vështirë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Thaçi: “Retorika nacionaliste” e Serbisë ka bërë që takimi të jetë i vështirë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Thaçi: “Retorika nacionaliste” e Serbisë ka bërë që takimi të jetë i vështirë

Posted: 25 Jan 2017 08:47 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se takimi i mbrëmshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ishte "i vështirë", për shkak të zhvillimeve të fundit. "Situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së procesit të dialogut të nivelit të lartë politik, e posaqërisht pas zhvillimeve të fundit të hidhura me veprime provokative dhe retorikës nacionaliste" të Serbisë, kanë bërë që takimet si ai i mbrëmshmi të jenë "të vështira dhe të rënda", tha sot Hashim Thaçi, në një konferencë për gazetarë në Prishtinë, pas kthimit nga Brukseli. Megjithatë, ai theksoi se si liderë shtetërorë "kemi përgjegjësi për të punuar me përkushtim për ruajtjen e paqes dhe normalisht, edhe pëfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi theksoi se konsideron se "është arritur pajtueshmëri për uljen e tensioneve dhe për tu përkushtuar për dialog me seriozitet të madh".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump kërkon “hetime” për pretendimet e tij për vjedhje të votave

Posted: 25 Jan 2017 08:13 AM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se do të kërkoj "hetim madhor" lidhur me pretendimet e tij për vjedhje të votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar, përkundër konsenzusit të përgjithshëm se kjo gjë nuk ishte gjërësisht e përhapur. Në një postim të sotëm në rrjetin Twitter, zoti Trump tha se hetimet duhet të fokusohen në personat "e regjistruar për votim në dy shtete, ata të cilët janë ilegalë dhe ata që janë të regjistruar, por kanë vdekur". Sipas tij, "varësisht nga rezultatet, ne do t'i forcojmë procedurat votuese". Zoti Trump ka fituar me votat e Kolegjit Elektoral për çdo shtet, që ia mundësuan atij triumfin me dallim solid kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton. Por, zonja Clinton e ka fituar të ashtuquajturën votë popullore, pasi i ka pasur 2.9 milionë vota më tepër se Donald Trump. Zoti Trump pat sugjeruar se humbja e tij në votën popullore kishte ndodhur për shkak të mashtrimit votues, por ai nuk e ka arsyetuar pretndimin e tij. Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, anëtar i Partisë Republikane, tha dje se ai nuk ka parë dëshmi që e mbështesin pretendimin e zotit Trump. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, po ashtu, dje tha se Donald Trump mendon se kanë votuar miliona imigrantë ilegalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Kosova e siguron BE-në se do t’i zbatojë rezultatet e dialogut

Posted: 25 Jan 2017 07:47 AM PST

Kosova e siguron Bashkimin Evropian se do t'i respektojë të gjitha rezultatet e dialogut politik me Serbinë, ka thënë presidenti Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i ka bërë pas kthimit nga Brukseli, ku të martën është zhvilluar takimi i lehtësuar nga Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në nivel të presidentëve dhe kryeministrave. "E siguroj zonjën Mogherini se Kosova do t'i respektojë marrëveshjet dhe zotimet e dialogut", ka thënë Thaçi gjatë një konference për gazetarë. Ai tha se situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së dialogut në nivelin politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e "posaçërisht pas veprimeve dhe retorikës së fundit nacionaliste serbe, kanë ndikuar që takimi i fundit të jetë i vështirë dhe i rëndë". "Por, ne jemi liderë shtetëror dhe jemi të përkushtuar për paqe e stabilitet dhe angazhohemi për marrëdhënie të mira", është shprehur Thaçi. Qëllimi kryesor i takimit të fundit në Bruksel, sipas tij, ishte ulja e tensioneve dhe shmangia nga provokimet. Por, ai tha se duhet të punohet shumë për normalizimin e raporteve ndër shtetërore. "Kemi kërkuar nga Serbia që t'i ndalë veprimet provokuese që si qëllim kanë destabilizimin e situatës në Kosovë. Mendoj se kishte mirëkuptim mes palëve që të ulen tensionet dhe t'i përkushtohemi dialogut me seriozitet të madh", ka thënë Thaçi. Të dyja palët, kla nënvizuar ai, janë pajtuar se dialogu nuk ka alternativë. "Dakordimi tjetër është gatishmëria që të vazhdohet dialogu në nivelin e lartë politik, për çka jemi të gatshëm të japim kontributin maksimal', tha presidenti i Kosovës. Ai ka ripërsëritur se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tani duhet të hyjë në fazën finale.  "Shpresoj që me ndihmën e ndërmjetësueses do të arrijmë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një situate të paqes e sigurisë", tha Thaçi. Sipas tij, një "marrëveshje e tillë do të ishte garanci për paqen e stabilitetin në rajon, por edhe për perspektivën euro-atlantike". Kosova, ka thënë presidenti Thaçi është përkushtuar për paqe e siguri si dhe për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor. "Dua të potencoj që Kosova thërret për paqe e stabilitet, fqinjësi të mirë e vlera euro-atlantike", është shprehur ai.  Takimi i së martës ishte i pari në nivel të lartë pas një periudhe njëvjeçare. Ndërkaq, ishte hera e dytë që në takim morën pjesë edhe presidentët. Në vitin 2013, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte takuar në Bruksel me homologun serb, Nikolliq. Po atë vit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët kanë thënë se kanë marrë atë që kanë dashur nga marrëveshja, porse zbatimi i pikave të saj lë për të dëshiruar. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët: "Kapja e shtetit pengon luftën kundër korrupsionit"

Posted: 25 Jan 2017 07:39 AM PST

Organizata Transparency International ka nxjerr në pah se Maqedonia ka shënuar rënie të madhe, për 24 vende, në luftën kundër korrupsionit, kryesisht për shkak të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se dy vitesh. "Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni është në nivel shumë të ulët. Ballafaqohemi me situatë ku praktikisht liderët përgjegjës në vend nuk reagojnë, gjegjësisht nuk ndërmarrin masa për tejkalimin e situatës dhe për luftë e cila do të rezultojë me efekte pozitive", ka theksuar Dona Dimov nga Transparecy International – Maqedoni. Ky institucion thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë për shumë vite është duke zhvilluar politikë klientelizmi, e cila jo vetëm që nuk ka përfillë sugjerimet e faktorit ndërkombëtarë për të luftuar korrupsionin por, siç thotë, bartësit e institucioneve dhe "vetë shteti janë vënë në funksion të pengimit të luftës kundër korrupsionit". Përderisa, Arif Musa ish anëtar i komisionit anti-korrupsion, për Radion Evropa e Lirë, thotë se kapja einstitucioneve nga politika si dhe ndërtimi i mentalitetit autokrat në vend janë shkaqet kryesore se pse Maqedonia ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. "Problemi kryesisht qëndron në kapjen e institucioneve nga ana e politikës dhe njerëzit e inkriminuar që janë në krye të shtetit. Kjo besoj se është elementi bazë se pse Maqedonia ka shënuar rënie kaq drastike sa i përket luftës kundër korrupsionit nga vendi i 66 në vendin e 90-të. Që do të thotë se institucionet përkatëse dhe pushteti nuk luftojnë korrupsionin në asnjë mënyrë nuk marrin masa konkrete veçanërisht kur bëhet fjalë për dënimin e personave për të cilët ka dëshmi se janë të korruptuar, që do të thotë se kemi të bëjmë me kapjen e institucioneve nga njerëz të inkriminuar", tha Arif Musa. Përderisa Xhelal Nezi, që drejton institutin për gazetari hulumtuese SCOOP thotë se përqendrimi i pushtetit tek udhëheqja e një partie të caktuar e bën vendin që të ketë institucione jofunksionale me demokraci po ashtu jofunksionale me një sistem gjyqësor të kontrolluar. Neziri ka nënvizuar edhe problemin e lirisë së shprehjes dhe presionin nga ana e shtetit ndaj sektorit civil si mekanizma shumë të rëndësishëm që ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. "Sektori civil dhe media janë ata që raportojnë mbi dukurinë e mosfunksionimit të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Ngufatja, shtypja e tyre do të thotë pastrim i terrenit që korrupsioni të shtrihet në të gjitha poret e shoqërisë në Maqedoni". "Përderisa në shtet funksionon një sistem i kontrollimit të institucioneve nga partia politike në pushtet ose më mirë thënë një grup i ngushtë në udhëheqësin e kësaj partie atëherë lufta kundër korrupsionit është diçka shumë irrelevante përderisa korrupsioni shndërrohet në një normë të funksionimit të asaj qeverie ose sistemit shtetëror. Nuk është për t`u habitur kjo rënie drastike që po shënon vendi sa i përket luftës kundër korrupsionit", thekson Xhelal Neziri. Në renditjen e vendeve të korruptuara, Maqedonia është në mesin e 9 shteteve në botë me rënien më të madhe dhe gjendet në pozitën e 90, bashkë me Mozambikun, Meksikën dhe Bjellorusinë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdimi i dialogut në fazën përmbyllëse

Posted: 25 Jan 2017 07:16 AM PST

Takimi në Bruksel i përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve, sinjalizon se ky dialog po hyn në kapitullin e fundit apo drejt përmbylljes, sepse ky dialog nuk mund të zgjas pafundësisht, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se takimit të së martës në Bruksel, megjithatë i ka paraprirë një situatë e re në Kosovë, të cilën e ka krijuar Serbia dhe sy ky është një realitet, për të cilin autoritetet e Kosovës duhet të bisedojnë. "E kam fjalën këtu edhe për çështjen e murit, por, po ashtu edhe për moszbatimin e marrëveshjeve që kanë të bëjnë qoftë me strukturat paralele, qoftë për funksionalizimin e gjykatave atje ( në veri). Unë besoj se mesazhi më i rëndësishëm është vazhdimi i dialogut, respektivisht vullneti i mirë i të dyja palëve. Por, po ashtu, besoj se do të ketë edhe një qasje të re, në përgjithësi në vazhdimin e dialogut, për shkak se, të paktën, pala kosovare nuk ka kurrfarë arsye dhe nuk ka kurrfarë logjike që ta vazhdojë më dialogun ashtu siç ka shkuar deri më tash". Publicisti Halil Matoshi, njohës i zhvillimeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se vet fakti që në takimin e së martës në Bruksel janë ftuar presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, është sinjal se dialogu është në fazën finale. Sipas tij, vet fakti se dialogu po shkon drejt përmbylljes, ka stimuluar retorikën e ashpër nga autoritetet e të dyja vendeve, e cila është shpërfaqur javëve të fundit, ndonëse, siç thotë ai, kjo retorikë më tepër është e adresuar për konsum të brendshëm. "Serbisë, në këtë rast, i ngutet që duke i rritur kërkesat dhe retorikën karshi Kosovës, të përfitojë sa më shumë në agjendat evropiane. Unë mendoj që, pikërisht për shkakun se nga Serbia po kërkohet që të bëjë hapa të shpejtë përpara, ajo praktikisht po shkakton këso tensionesh, kinse të intensitetit të ulët në rajon, përkatësisht në raport me Kosovën". Por, analisti Mushkolaj, vlerëson që, pavarësisht që dialogu nuk mund të vazhdojë pafundësisht, megjithatë, ai nuk pret që dialogu të përfundojë shpejt. "Unë nuk pres se ky fund i dialogut do të jetë i shkurtër për shkak se siç e dimë nuk janë diskutuar çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, jashtëzakonisht thelbësore për të dyja palët, në këtë rast sidomos për palën kosovare. Kam fjalën këtu në radhë të parë për dëmet e luftës, për të pagjeturit po ashtu edhe për të gjithë ato borxhe financiare që Serbia i ka karshi Kosovës dhe më e rëndësishme se si do të jetë përfundimi, a do të jetë ky një akt i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, apo cili do të jetë ai mekanizëm që do ta shty Serbin që ta njohë shtetësinë e Kosovës". Mushkolaj ka shtuar se vazhdimi i dialogut nuk ka asnjë kuptim në qoftë se në fund të këtij procesi Serbia nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Analisti Matoshi vlerëson se megjithatë, në fazën, siç e quan ai, e fundit të dialogut, do të ketë rezultate në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, por edhe të marrëveshjeve të reja eventuale. "Mbi të gjitha, Serbisë dhe Kosovës, ju duhet një akt zyrtar i përmbylljes së luftës. Serbia nuk ka nënshkruar asnjë dokument me Kosovën që është përmbyllur konflikti, sepse Serbia ka nënshkruar vetëm me NATO-s, por jo edhe me Kosovën një lloj të paqes, përkatësisht, kapitullimin me 10 qershor të vitit 1999". Sidoqoftë, takimi në Bruksel ishte ftuar pas tensionimit të situatës dhe retorikës së ashpër nga të dyja palët. Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se palët kanë diskutuar për zhvillimet e ditëve të fundit dhe se "janë pajtuar për të lënë prapa tensionet dhe për t'u përqendruar në punën përpara". Megjithatë, retorika e ashpër nga të dyja palët ka vazhduar edhe pas takimit të fundit në Bruksel. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

Posted: 25 Jan 2017 05:14 AM PST

Moszbatimi i ligjeve dhe mungesa e koordinimit institucional kundër korrupsionit, janë problemet kryesore në luftimin e kësaj dukurie në Kosovë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Organizata Transparency International, në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport. Instituti i Kosovës për Drejtësi monitoron trajtimin e rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Betim Musliu në këtë Institut, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se nga monitorimet e bëra, në vazhdimësi është parë se nuk ka luftim të vërtetë kundër korrupsionit. "Në Kosovë nëse e shohim mënyrën se si është duke u qeverisur, si dhe klanet e krijuara përbrenda pushteteve, sidomos brenda pushtetit gjyqësor, dëshmojnë që ka njerëz të cilët kanë krijuar fuqi dhe njëfarë lloj autokracie është tani më tek ta, që kjo nuk përkthehet ndryshe përveç si proces korruptiv, si korruptim i këtyre udhëheqësve në këto institucione", thekson Musliu. Në bazë të raportit të Organizatës Transparency International për vitin 2016, Kosova ka bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej. Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike,  thotë për Radion Evropa e Lirë se megjithëse ka një përmirësim të vogël në luftimin e korrupsionit, Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve më të korruptuara. "Ne si shoqëri civile kemi bërë thirrje që korrupsioni nuk po luftohet ashtu siç është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian, por edhe nga akterët tjerë ndërkombëtarë. Qeveria e Kosovës nuk po e merr me seriozitet që ta rrisë luftën ndaj këtij fenomeni negativ. Në Kosovë janë një sërë ligjesh që janë deri diku të mira, por që moszbatimi i këtyre ligjeve është problemi kryesor në luftimin e korrupsionit", thotë Merja. Ajo thekson se mungesa e koordinimi të institucioneve në luftimin e korrupsionit ka bërë që shumë raste të korrupsionit të mbeten pa u hetuar dhe pa u gjykuar nga gjykatat. "Ajo që vihet re në Kosovë është që shumë nga rastet e korrupsionit që ndiqen janë raste të vogla në mënyrë që të rriten statistikat, derisa rastet, që njihen se mund të jenë përfshirë 'peshqit e mëdhenj' të korrupsionit nuk hetohen dhe nuk nisen procedura hetimi apo gjykimi ndaj tyre", thekson Merja. Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë, janë trajtuar 41 raste të korrupsionit të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza. Policia e Kosovës dhe drejtoria për krime ekonomike, brenda të njëjtës periudhë kohore kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për raste të korrupsionit dhe qindra kallëzime penale i kanë ngritur pranë institucioneve hetuese. Me gjithë reformat e ndryshme që janë bërë, sistemi i drejtësisë thuhet se vazhdon të mbetet jo i fuqishëm përballë rasteve të korrupsionit. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se për më shumë rezultate në fushën e sundimit të ligjit, ku hyn edhe luftimi i korrupsionit, duhet të ketë pavarësi të pushtetit gjyqësor. "Duhet që ndikimi politik të largohet nga sistemi i drejtësisë dhe sistemi i drejtësisë duhet të përkrahet me resurse, por duhet të vendosen edhe mekanizma për të mbajtur përgjegjës sistemin gjyqësor dhe prokurorial pasi që tani për tani e kemi të pambrojtur dhe pa mekanizma efikas llogaridhënës", thekson Musliu. Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, tashmë janë shndërruar në kusht për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Lavrov takon opozitën siriane të premtën 

Posted: 25 Jan 2017 04:57 AM PST

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohet me opozitën siriane në Moskë, më 27 janar, njofton ministria e jashtme ruse.  Njoftimi i sotëm është bërë pasi Rusia, Irani dhe Turqia thonë se së bashku do të zbatojnë një armëpushim tre javor në zonat ku zhvillohet luftë në Siri.  Të tri shtetet e kanë bërë këtë zotim më 24 janar në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas dy ditë bisedimesh për paqe në Siri që u mbajten në Astana të Kazakistanit.  Opozita siriane ka qenë e paknaqur me këtë komunikatë dhe më pas e ka hartuar planin e saj për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit, derisa qeveria siriane thotë se ata nuk do të mbajnë bisedime në nivel qeveritar me Turqinë e as që duan të nënshkruajnë dokument që është nënshkruar nga zyrtarët turq.  Moska dhe Teherani e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad në luftën gjashtë vjeçare të Sirisë, derisa Ankaraja përkrahë opozitën. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Belgjikë: Paraburgosen 7 veta gjatë operacionit anti-terrorizëm

Posted: 25 Jan 2017 04:15 AM PST

Autoritetet belge kanë paraburgosur shtatë persona për t'i marrë në pyetje pas bastisjes së disa shtëpive, operacion ky që ka të bëjë me një hetim kundër terrorizmit në Bruksel, njofton prokuroria e këtij qyteti të mërkuren. "Hetimet që kanë të bëjnë me çështjen e kthimit të mundshëm të luftetarëve nga Siria", thotë njoftimi i prokurorisë.  Operacionet janë fokusuar në rreth tetë lokacione dhe nuk kanë lidhje me sulmet e fundit terroriste në Bruksel apo Paris.  Në lokacionet e bastisura nuk është gjetur armatim apo mjete shpërthyese. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kocijançiq: Liderët s’është dashur të komentojnë pas takimit të mbrëmshëm

Posted: 25 Jan 2017 03:24 AM PST

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar kundër deklarimeve publike që janë dhënë pas takimit të mbrëmshëm.  Sipas një deklarate me shkrim, Maja Kocijançiq ka thënë se gjatë takimit të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur mbrëmë, është arritur pajtimi që të mos bëhen deklarata publike.  "Rezultat esencial ishte tejkalimi i tensioneve dhe përmbajtja nga komentimi në publik për diskutimet (e mbrëmshme). Na vjen keq të kuptojmë që kësaj nuk i janë përmbajtur të gjithë, derisa iu bëjmë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë tutje nga marrëveshja e arritur dje", ka thënë ndër të tjera në këtë deklaratë, Kocijançiq.  Zëdhënësja e kryediplomates evropiane thotë se Mogherini megjithatë është e kënaqur dhe "falenderon sërish liderët politik të Beogradit dhe Prishtinës për dialogun kontruktiv që është mbajtur mbrëmë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Bastiset grupi që planifikonte sulme ndaj policisë, hebrenjëve dhe azilkërkuesve 

Posted: 25 Jan 2017 03:16 AM PST

Rreth 200 policë gjermanë kanë bastisur dhjetëra shtëpi në gjashtë shtete federale të mërkurën në kuadër të hetimeve ndaj të paktën një grupi të ekstremit të djathtë, raporton Reuters.  Bastisjet janë kryer ndaj gjashtë personave që dyshohen se planifikonin sulme me armë ndaj policisë, hebrenjëve dhe azilkërkuesve, njofton zyra e prokurorit.  Deri më tash nuk është thënë nëse është arrestuar ndokush gjatë këtyre operacioneve policore.  Prokuroria nuk e ka identifikuar as grupin pjesë e të cilit janë të dyshuarit, por mediat gjermane raportojnë se bastisjet janë kryer kundër pjesëtarëve të një grupi që e quan vetën "Reichsbuerger" apo "Qytetarët e Rajhut"  Grupi nuk e njeh Gjermaninë e sotme si shtet legjitim pasi mendon që "Rajhu Gjerman" me më shumë territor është ende gjallë, megjithë humbjen e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bastisjet e të mërkurës u kryen në Berlin, Baden-Wuerttemerg, Brandenburg, Saksoni të Ulët, Rhineland-Palatinate dhe Sachsen-Anhalt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump po përgatit ndalimin e përkohshëm të refugjatëve dhe disa vizitorëve myslimanë

Posted: 25 Jan 2017 02:17 AM PST

Mediat amerikane raportojnë se presidenti Donald Trump, më 25 janar, do të urdhërojë masa të reja kundër imigracionit, përfshirë edhe ndalimin e përkohshëm dhe pezullimin e vizave për qytetarët sirianë, ata nga Iraku, Irani dhe vende të tjera myslimane. Ndalimi i hyrjes së refugjatëve brenda SHBA-së, me përjashtim të minoriteteve fetare që largohen nga persekutimi, pritet të zgjasë shumë muaj derisa autoritetet të hartojnë një proces agresiv të kontrollimit të imigrantëve, raporton Reuters dhe Associated Press. Një tjetër urdhër pritet të vendosë bllokadë vizash për këdo nga Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni, raportojnë agjencitë e lajmeve, duke cituar zyrtarë anonim dhe ekspertë. Urdhërat e parë do të nënshkruhen gjatë 25 janarit, gjatë një vizite në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ndërsa të tjerat do të nënshkruhen brenda pak ditësh, thuhet në këto raportime. Trump e ka konfirmuar se ai planifikon të bëjë një njoftim të madh duke shkruar në Twitter më 24 janar se "se e nesermja planifikohet të jetë ditë e madhe për sigurinë. Në mes të tjerash, do e ndërtojmë murin" në mes të SHBA-së dhe Meksikës. Ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën ka qenë një nga zotimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore. Ai gjithashtu ka bërë fushatë duke premtuar politika të ashpra ndaj imigracionit për vendet me shumicë myslimane në Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë, përfshirë edhe ndalimin e rrjedhës së refugjatëve. Fillimisht, ai ka bërë thirrje për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA për këdo nga vendet myslimane, por më pas e ka ndryshuar zotimin duke u fokusuar në atë që ai e quajti "kotrollim ekstrem" të njerëzve që vijnë nga shtetet ku operojnë organizatat terroriste. Shumë përkrahës të Trumpit e kanë kritikuar vendimin e ish presidentit Barack Obama për të rritur numrin e refugjatëve nga Siria që janë pranuar në SHBA duke thënë se ata i frikësohen se ata që largohen nga lufta civile do të kryejnë sulme militante. Siria, Afganistani dhe Iraku, të gjitha këto vende të përfshira në luftë, janë në mesin e vendeve që kanë numrin më të madh të refugjatëve. Trump pritet t'i jap instruksione Departamentit të Shtetit që të mos lëshojë viza për njerëzit nga disa shtete, dhe se ai mund të sygjerojë edhe zyrtarë doganorë të SHBA-së që të ndalojnë cilindo posedues të vizës amerikane që të hyjnë në SHBA. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë mbrëmë se Departamentet e Sigurisë Kombëtare do të punojnë në hartimin e një procesi të hetimit, për të kontrolluar personat e këtyre shteteve në të ardhmen, menjëherë pasi të fillojë punën Sekretari i ri Shtetit. Ekspertët ligjor thonë se urdhërat ekzekutiv mund të sfidohen ligjërisht nga grupe të caktuara të cilët thonë se ato janë jo kushtetuese pasi diskriminojnë një grup fetar. "Komentet e tij gjatë fushatës dhe një numër i caktuar i pjesëtarëve të ekipit të tij janë fokusuar tej mase në fenë si cak", vlerëson për Reuters eksperti i imigracionit, Hiroshi Motomura, nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles. Masa të tjera mund të përfshijnë urdhërimin e të gjitha agjencive që të përfundojnë hartimin e sistemit të identifikimit biometric për ata që nuk janë shtetas amerikanë, që hyjnë e dalin nga SHBA-ja, dhe kapjen e imigrantëve që përmes mashtrimit përfitojnë nga programet qeveritare, shkruan më tej Reuters. (REL) Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Somali: Nga sulmi me bombë në një hotel vriten së paku 13 persona

Posted: 25 Jan 2017 02:07 AM PST

Së paku 13 persona janë vrarë të mërkurën në kryeqytetin somalez, Mogadishu, kur militantët e grupit Al Shabab kanë shpërthyer vetura bombë në portën e një hoteli, raporton Reuters.  Pas shpërthimit, militantët kanë hyrë për të kryer sulm brenda hotelit, njofton policia e Somalisë. "Së paku 13 njerëz, përfshirë civilët dhe oficerët, janë vrarë gjatë dy shpërthimeve në hotel. Disa dhjetëra të tjerë janë lënduar", ka thënë për Reuters, majori Mohamed Ahmed, oficer policor.  Sipas tij, numri i viktimave mund të rritet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abel: Fuqia politike dhe financiare në Kosovë, të përqendruara në duart e pushtetit

Posted: 25 Jan 2017 01:35 AM PST

Koordinatorja rajonale e Transparency International, për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin, Cornelia Abel, i tha Radios Evropa e Lirë se në vendet e rajonit të Ballkanit "sistemi politik është i kapur dhe me pushtet të përqendruar tek partitë politike". Sipas saj një "numër i liderëve në Ballkan po shndërrohen në autokratë duke e ndjerë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth". Ajo tha se "fuqia politike dhe financiare në Kosovë janë të përqëndruara në duart e qeverisë dhe sikurse edhe në gjithë Ballkanin, kemi të bëjmë me një sistem të kapur ". Organizata Transparency International në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport. Radio Evropa e Lirë: Çfarë i bën shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në mesin e vendeve më të korruptuara në botë? Cornelia Abel: Rajoni i Ballkanit ka qenë i trazuar nga kjo çështje për një periudhë dhe procesi i anëtarësimit është përqendruar në këtë. Së fundi, në vendet kandidate dhe në përgjithësi në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta jo në Kroaci dhe Slloveni, është bërë një vlerësim i integritetit të sistemit dhe mbi të gjitha mundësinë e parandalimit të korrupsionit në sistem. Rezultati i përgjithshëm i yni në rajon ishte se këtu kemi të bëjmë me sistemin e kapur politik, ku partitë politike kanë pushtet të madh dhe ekzekutivi i mbisundon të gjitha institucionet e tjera dhe nuk ka një ndarje të qartë të pushtetit në këto vende; ka një sistem të dobët të drejtësisë dhe organe të dobëta të sundimit të ligjit, megjithëse ka patur në vitet e kaluara më shumë vëmendje në to dhe ajo që është më shqetësuesja është se mediat dhe shoqëria civile po kërcënohen gjithnjë e më shumë. Pra, çështja themelore këtu është se nuk kemi një sistem funksional të llogaridhënies dhe mekanizma të sundimit të ligjit dhe dikë që do të kërkonte llogaridhënie nga jashtë sistemit, e që do të ishin mediat dhe shoqëria civile, që janë të kërcënuara dhe të shtypura gjithnjë e më shumë. Kjo çon drejt problemeve të tjera që dalin nga niveli i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Radio Evropa e Lirë: Nëse e vlerësojmë Kosovën, ajo është përballur me korrupsionin që prej vitesh. Por, çka i mungon Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Ju folët për Ballkanin në tërësi, por çka në veçanti me Kosovën? Cornelia Abel: Kur flasim për Kosovën, ajo në indeksin tonë ka shënuar një rezultat të ulët në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit madje edhe më të ulët se sa Maqedonia e cila këtë vit ka rënë jashtëzakonisht shumë për shkak të krizës politike dhe ngjarjeve të tjera. Ajo që shohim në Kosovë është se legjislacioni nuk është i dobët, por nuk zbatohet si duhet. Kjo ndodh gjithandej rajonit. Ajo që shohim posaçërisht në Kosovë, dhe jo vetëm në këtë vend, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. Është përmirësuar paksa në vitin 2016, sepse u krijua një task-forcë e hetimeve që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, pra ka hapa të ndërmarrë. Çështja më e madhe është se institucione të ndryshme që kishin përzierje të përgjegjësive nuk kanë bashkëpunuar, por e kanë penguar njëra tjetrën. Problemi më i madh në Kosovë, e këtu ajo nuk është e vetmuar, është se llogaridhënia institucionale dhe integriteti institucional janë shumë të dobëta. Pastaj fuqia politike dhe financiare janë të koncentruara në duart e qeverisë dhe siç e thash edhe më herët ne kemi të bëjmë me një sistem të kapur e që i referohet edhe Kosovës. Përderisa edhe fuqia politike edhe ajo financiare janë të përqendruara tek një parti politike apo tek ajo që është në pushtet në këtë kohë, ato mund ta keqpërdorin gjithashtu. Problemi më i madh është me prokurimin publik megjithëse janë bërë hapa në vitin 2016, por mbetet ende një çështje madhore ku mjetet financiare shkojnë në drejtim të gabuar dhe jo për përftime të qytetarëve, por për një numër të vogël të njerëzve. Dhe në fund, partitë kryesore politike po kontrollojnë institucionet e tjera dhe nuk ka ndarje të qartë të pushtetit në Kosovë. Radio Evropa e Lirë: Nëse vendet e tjera po përballen me rritjen e liderëve populistë për shkak të korrupsionit, atëherë ku qëndron Ballkani? Cornelia Abel: E saktë. Nëse e marrim Ballkanin, tashmë pjesërisht liderët me porosi populiste dhe autokrate kanë ardhur në pushtet. Merreni si shembull atë që po ndodh në Serbi. Ajo po ecë në këtë drejtim. Edhe në Bosnjë populizmi është përdorur shumë posaçërisht nga udhëheqësit e entiteteve që janë shumë të fuqishëm atje. Maqedonia tani, meqë Gruevski sërish ka arritur që të bëjë qeverinë dhe ka kërcënuar, e porosia këtu është autokrate. Autokracia dhe populizmi shkojnë së bashku. Problemi kryesor këtu është se megjithëse autokratët u thonë njerëzve se ne do të krijojmë rend dhe do të përkujdesemi dhe do të bëhet më mirë, kur e shikoni më afër gjithë këtë e shihni se ka shumë më shumë interesa personale dhe që kryesisht shkon në kurriz të buxhetit të shtetit. Pastaj e shihni se mbyllet hapësira për shoqërinë civile, hapësira e mediave dhe këtë e kemi parë shumë në Ballkan në këto vitet e fundit. Posaçërisht kishte shumë fokus për këtë në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, gjithandej ku mediat dhe gazetarët kanë raportuar në mënyrë kritike dhe janë kërcënuar dhe pjesërisht kjo vlen edhe për shoqërinë civile. Ka pak hapësirë për llogaridhënie kur bëhet fjalë për autokratët dhe duhet vetëm të shihet Turqia që nuk është larg nga Ballkani Perëndimor, ku në këto tri vitet e fundit i gjithë sistemi që ishte i ndarë ka rënë në duart e sistemit presidencial. Kam frikë se një numër i liderëve në Ballkanin Perëndimor po shikojnë nga Trump, nga Putini, Orbani e Erdogani. Megjithëse në vende të vogla ata po e ndjejnë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth dhe unë shpreh shqetësimin tim për këtë gjë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani teston raketa të reja duke e vazhduar garën bërthamore me Indinë 

Posted: 25 Jan 2017 01:03 AM PST

Ushtria pakistaneze ka thënë se ka kryer me sukses testet e raketave të reja tokë-tokë dhe të cilat kanë mundësi të bartin koka bërthamore deri në 2200 km.  Testet e 24 janarit janë të dytat për Pakistanin brenda një muaji, duke e shtyrë para garën me armë me Indinë. Më 10 janar, Pakistani e ka testuar edhe raketën e parë të lansuar nga një nëndetëse. India, vitin e kaluar e ka testuar një sistem anti raketor që është i disenjuar për të zbuluar raketa që mbajnë koka bërthamore.  Testet e fundit raketore reflektojnë ngritjen e tensioneve në mes të dy shteteve fqinje që kanë armë bërthamore. Këto dy vende kanë luftuar tri herë ndërmjet veti prej pavarësimit nga Britania në vitin 1947. Vitin e kaluar, zyrtarët e Pakistanit kanë shprehur shqetësime serioze rreth testimeve të sistemit anti-raketor të Indisë.  Ministri i jashtëm pakistanez, Sartaj Aziz, i ka thënë Senatit të Pakistanit se kjo mund të çojë deri te prania e tepruar e armëve bërthamore në Oqeanin Indian.  Të dyja vendet kanë kryer teste të rregullta raketore balistike prej vitit 1998. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Regjisori iranian i nominuar për Oskar thotë se nuk u përball me cenzurë

Posted: 25 Jan 2017 12:16 AM PST

Irani i është kthyer garës për çmimin e akademisë amerikane të filmit, Oskar pasi filmi iranian i zhanrit triller psikologjik "The Salesman" është nominuar në kategorinë e filmave të huaj.  Filmi në gjuhën farsi ka regjisor, Asghar Farhadi, i cili në vitin 2012 ia ka siguruar vendit të tij nominimin e parë për Oskar me filmin "A Separation". Në filmin e ri, lidhja e një çifti iranian tensionohet derisa ata performojnë shfaqjen klasike amerikane "Death of a Salesman".  Ata zhvendosen në një apartament të ri, ku një veprim i dhunshëm që ka lidhje me një ish banor të banesës iu ndryshon jetën.  Farhadi i ka thënë AP-së: "Çdo film mund të ketë ndikim në ndjenjat tona. Dhe, gjithashtu kur filmi përfundon, këto ndjenja kthehen në mendime dhe reflektim. Në rrënjë të çfarëdo ndryshimi, mund të gjendet reflektim dhe konsideratë".  Autoritetet iraniane kanë censuruar disa filmbërës në emër të moralit islamik, por Farhadi, i cili jeton dhe punon në Iran, ka thënë se ai nuk është përballur me këtë problem. "Sa i përket bërjes së filmit tim, nuk jam përballur me vështirësi", i ka thënë ai Reutersit.  "Por, kur filmi ka dal në kinema, përkundër pëlqimit të madh nga publiku, ekziston një grup i vogël, shumë i vogël, që mundohen të krijojnë pengesa. Ky lloj i njerëzve ndoshta edhe këtë nominim do e marrin si një formë të konspiracionit", ka thënë ai. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti i TI: Korrupsioni dhe pabarazia po fuqizojnë populizmin

Posted: 24 Jan 2017 11:19 PM PST

Transparency International ka bërë publik, të mërkurën, Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 me thirrjen për, sic thuhet, "luftimin e rrethit vicioz të korrupsionit dhe të pabarazisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Japoni: Zbulohen 3 aeroplanë ushtarak rusë që fluturuan afër Japonisë

Posted: 24 Jan 2017 11:03 PM PST

Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak pasi ka zbuluar tre aeroplanë të ushtrisë ruse që i janë afruar kufinjëve të këtij shteti më 24 janar, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.  Bombarduesit rusë të llojit "TU-95 Bear" i janë afruar tokës japoneze nga veriu dhe më pas kanë fluturuar mbi Detin Japonez gjatë pasditës, thuhet në njoftim.  Dy prej tyre më pas kanë fluturuar drejt ishullit jugor të Okinavës, duke bërë xhiro përreth shtetit për tu kthyer në Rusi në mbrëmje, njofton ministria japoneze e mbrojtjes.  Aeroplanët rusë nuk e kanë shkelur hapësirën ajrore japoneze, ka thënë Japonia.  Përballja e tillë e fundit që përfshinte aeroplanët ushtarak rusë në kufi, ka ndodhur në janar të vitit të kaluar.  Megjithatë, gjatë vitit të fundit, shumica e 500 fluturimeve nga aeroplanë ushtarak të huaj, afër këtij shteti dhe që janë zbuluar nga ministria e mbrojtjes japoneze kanë qenë aeroplanë kinezë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senati e konfirmon Nikki Haley për Ambasadore të SHBA-së në OKB

Posted: 24 Jan 2017 10:15 PM PST

Senati amerikan e ka konfirmuar mbrëmë vonë nominimin e presidentit amerikan, Donald Trump për ambasadore të SHBA-së në OKB me 96 vota pro dhe vetëm 4 kundër.  Guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley e ka fituar përkrahjen e shumicës së senatorëve demokratë sepse ajo ka dëshmuar se nuk i përkrahë përpjekjet republikane për zvogëlimin e fondeve amerikane për OKB-në.  Senatori demokrat, Ben Cardin, ka deklaruar se Haley gjithashtu ka thënë se "Krimea nuk është ruse" megjithë aneksimin që ia ka bërë Moska këtij gadishulli ukrainas në vitin 2014 dhe se ajo i ka ofruar mbështetje të fuqishme mbrojtjes së sovranitetit të Ukrainës.  Udhëheqësi i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, ka thënë se Haley, vajza e imigrantëve indian, do të jetë një "avokate e fuqishme" për interesat amerikane në OKB.  Senati pritet të votojë se shpejti edhe për kandidatin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, ish shefi i kompanisë, Oxxon Mobil, i cili mezi ka arritur ta marrë miratimin e Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë më 23 janar.  Kandidatura e Tillersonit arriti të sigurojë së fundi edhe përkrahjen e senatorit demokrat, Joe Manchin, i cili në vitin 2018 do të kërkojë votën për tu rizgjedhur senator në një shtet që e ka mbështetur fuqishëm presidentin Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pajtim për të vazhduar dialogun

Posted: 24 Jan 2017 03:57 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë folur për gazetarët në Bruksel, pas takimit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brukseli thotë se palët janë pajtuar të ulin tensionet

Posted: 24 Jan 2017 12:16 PM PST

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more