Skip to main content

“SBASHK-u paralajmëron grevë” plus 9 more Ferizaj Press

“SBASHK-u paralajmëron grevë” plus 9 more Ferizaj Press


SBASHK-u paralajmëron grevë

Posted: 21 Jan 2017 09:43 AM PST

Kryesia SBASHK-ut ka mbajtur takim konsultativ me përfaqësuesit e saj nga të gjitha komunat e Kosovës dhe të universiteteve, për të debatuar lidhur me angazhimet për ndryshimin në Projektligjin për pagat, pasi që është konstatuar se Projektligji si i tillë është degradues për profesionin e mësimdhënësit.

Siç njofton SBASHK-u, pjesëmarrësit në këtë takim i kanë dhënë mbështetje të fuqishme angazhimit të kryetarit dhe kryesisë që përmes dialogut me përfaqësues të institucioneve të shtetit të Kosovës  të korrigjohet ky Projektligj dhe që profesioni i mësimdhënësit të mos mbetet i pozicionuar aq ulët, por  të rangohet në vend të merituar.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në takim kanë vendosur, që nëse  nuk ka reflektim nga ministritë gjegjëse, atëherë SBASHK-u pakënaqësinë do ta shpreh edhe përmes organizimit të veprimeve sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

Po në këtë takim pjesëmarrësit kanë zhvilluar një debat konstruktiv lidhur me idenë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me BSPK-në.

"Përfaqësuesit e SBASHK-ut nga të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës kanë marrë vendim që të fillohet me realizimin e agjendës për zgjedhjet e  reja, duke filluar nga shoqatat sindikale në institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe atij Universitar, e për të vazhduar me zgjedhjet në Kuvendet të të tri niveleve arsimore, në mënyrë që me forca të reja të shkohet  drejt Kongresit, që do të mbahet në fillim të vitit 2018", thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Trump pritet të vizitojë Drejtorinë e CIA-s

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i presidencës amerikane, Sean Spicer.

"I entuziazmuar për të falënderuar burrat dhe gratë e komunitetit të inteligjencës", ka shkruar ndër të tjera zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, në Twitter.

Spicer ka nënvizuar se mbi 300 persona do të jenë të pranishëm gjatë vizitës së presidentit te CIA.

Tre sulme kundër policisë në Stamboll

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

Kjo seri sulmesh regjistrohet në një klimë të përkeqësuar sigurie dhe në një kontekst të tensionuar politik në Turqi, një shtet i tronditur nga një valë e paprecedentë sulmesh.

Një agresor hapi zjarr mbi një makinë policie mëngjesin e sotëm në Esenyurt, ndarje administrative e pjesës evropiane të Stambollit, pa mundur të plagosë agjentët në brendësi. Ai është larguar duke lënë pas një qese plastike dhe një granatë, sipas agjencisë së lajmeve "Dogan".

Të premten në mbrëmje, një raketë është hedhur kundër selisë së policisë në Stamboll, duke prekur murin ndarës. Në këtë godinë po mbahet në paraburgim autori i sulmit tragjik në një diskotekë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik, transmeton atsh.

Një tjetër predhë ka goditur pak më vonë një ambjent të partisë AKP në pushtet, pa mundur të shpërthejë.

Tahiri: Drejtësia për 21 janarin do të vendoset

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 14:43:27Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se kurrë nuk është vonë për të bërë drejtësi: "Nuk është kurrë shumë vonë për të bërë drejtësi, e për 21 janarin do bëhet sigurisht" ka shkruar Saimir Tahiri në facebok.

Përndryshe sot gjatë gjitthë ditës zyrtarë shtetërorë bënë homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku para 6 vitesh humbën jetën katër persona.  /Lajmi.net

Dy persona vetëvriten në Tiranë

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

Mësohet se ngjarja e parë ka ndodhur në rrugën "Panajot Pano" ku është gjetur i varur A.H, 49 vjeçar. Kurse rasti i dytë ka ndodhur në rrugën "Leonard Frroku" ku është gjetur i vetëvarur M.B, 40 vjeçar.

Lajmet për vetëvrasjen e këtyre dy personave është konfirmuar edhe nga Policia e Shqipërsië. /Lajmi.net

SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

SHBA-ja në këto bisedime do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Kazakistan.

Komunikata nga Uashingtoni më 21 janar është bërë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur detyrën zyrtarisht.

Ambasadori amerikan në Astana, George Krol, është emëruar në atë post nga presidenti Barack Obama në fillim të vitit 2015.

Ai më parë ka mbajtur poste në Departament të Shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë, ndërsa ka pasur poste diplomatike edhe në Moskë, Shën Petersburg, Kijev, Minsk, Varshavë dhe Nju Delhi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të ndryshojnë kahjen e negociatave për t'i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri.

Haradinaj nga Franca: Nuk shkeli mbi lirinë e popullit tim

Posted: 21 Jan 2017 07:23 AM PST

"Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim" ka shkruar Ramush Haradinaj në rrejtin social facebook.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!

Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!

Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji Ramush Haradinaj

Mustafa: Ibrahim Rugova njeri i epokave

Posted: 21 Jan 2017 07:23 AM PST

 

"Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s'ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën.

Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s'ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe.

Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor…

"Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave", shkruante Senatori Bob Doll.

Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave.

 

Lavdi për jetë e mot!

Skiatorë nga Franca realizojnë dokumentar për skijimin në Kosovë

Posted: 21 Jan 2017 07:23 AM PST

Një grup i skiatorëve nga Franca kanë ardhur në Kosovë për të realizuar një dokumentar për motin dhe atmosferën që mbizotëron në këto ditë me borë, raporton albinfo.ch.

"Bon Appetit Ski" kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh "S'ka problem", pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi. Ekipi duket se ka kënaqësi dhe moment të mira në këtë udhëtim. Në dokumentar flitet edhe për influencën amerikane, ndërsa shihet edhe obelisku NewBorn dhe pjesë tjera të kryeqytetit, njofton albinfo.ch

Ata kanë treguar fillimisht rrugën dhe vështirësitë për të mbërritur në Brezovicë, e më pas edhe si kanë skijuar atje, duke shfaqur në mënyrë perfekte bukurisë e Brezovicës, por edhe Kosovës.

Ata gjithashtu kanë treguar për Prishtinën, ku është edhe statuja e ish-presidentit Bill Clinton, si dhe kanë treguar për jetën në Kosovë, duke e përshkruar si shumë të vështirë, derisa kanë treguar edhe historinë se si është pavarësuar.(albinfo.ch)

Gjykata e Strasburgut shqyrton dy padi për trazirat e 21 janarit

Posted: 21 Jan 2017 07:23 AM PST

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ka njoftuar se Gjykata e Strasburgut tashmë ka filluar me trajtimin e rasteve të hapura nga familjrët e viktimave të 21 janarit.

Ky fondacion e ka cilësuar si të qëlluar vendimin nga Qeveria Shqiptare, për t'i dëmshpërblyer me 160 milionë lekë familjarët e viktimave të 21 janarit. /Lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more