Skip to main content

RTSH: “Përkujtohet 97 vjetori i Kongresit të Lushnjes” plus 6 more

RTSH: “Përkujtohet 97 vjetori i Kongresit të Lushnjes” plus 6 more


Përkujtohet 97 vjetori i Kongresit të Lushnjes

Posted: 21 Jan 2017 06:03 AM PST

Lushnja ka përkujtuar të shtunën 97 vjetorin e Kongresit Kombëtar,  i konsideruar akti themelor kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Kongresi u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920,  në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga. Në të u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje qytetarë, deputetë të Lushnjës, përfaqësues të qeverisë kryen vizita në shtëpinë muze ku u mbajt kongresi. Ministrja e zhvillimit urban  Eglantina Gjermeni, e vlerësoi kongresin si ngjarja më e madhe në shtetformimin shqiptar. Zonja Gjermeni u zotua që 100 vjetori i këtij kongresi do ta gjejë Lushnjën më të zhvilluar. Ndërsa kreu i bashkisë së Lushjës Fatos Tushe në fjalën e tij theksoj se pushteti vendor do të vazhdojë të hulumtojë për të nxjerrë nga pluhuri i harresës dhe për të vlerësuar figurat dhe familjet lushnjare të cilat kanë kontribuar në periudha të ndryshme pas shpalljes së pavarësisë.

Linjat ndërkombëtare të autobuzëve vendosen pas pallatit të sportit “Asllan Rusi”

Posted: 21 Jan 2017 05:50 AM PST

Bashkia e Tiranës ka vendosur që autobusët e linjave ndërkombëtare të parkohen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit "Asllan Rusi". Bashkia e rehabilituar këtë hapësirë  që do të shërbejë njeherazi edhe si parking. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se 36 linja janë zhvendosur në këtë terminal të përkohshëm, duke patur si synim edhe lehtësimin e trafikut. Zoti Veliaj lajmëroi edhe ndërtimin e një terminali të posaçëm për autobusët e linjave të jug-lindjes së vendit. Megjithate zgjidhja afatgjatdo të jetë terminali në kthesën e Kamzës i cili po hedh shtat ditës

21 janari, Rama premton rigjykimin e çështjes

Posted: 21 Jan 2017 05:38 AM PST

Gjashtë vjet nga ngjarja e tragjike e 21 janarit, kur para selisë se qeverisë Berisha, rojet e gardës vranë katër protetsues të opozitës së majtë, ish organizatori i protestës, aktualisht kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër premtim. Ai tha se do të rihapi gjykimin për këtë çështje “Drejtësia për 21 janarin mund të vonojë, por nuk do të harrohet dhe qeveria jonë pavarësisht se ka bërë sa të jetë e mundur për të lehtësuar jetën tuaj të përditshme do të vazhdojë të bëjë duke njohur përgjegjësinë për krimin e shtetit” tha ai. Duke folur para familjarëve të viktimave në një takim në kryeministri zoti Rama tha se “E kemi njohur de fakto dhe jemi të vendosur ta njohim de jure edhe në nivelin e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg për ti dhënë mundësi hapjes së hetimeve. Dhe rihapja nuk mund të përfundojë si herën e parë” tha ai.
Kryeministri Rama ju referua ndërkaq edhe Reformës në Drejtësi zoti Rama tha se “Vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të plumbave të shtetit u bë arsyeja më kokëfortë mes shumë arsyeve për të ndërmarrë reformën më transformuese në këto 25 vjet. 21 janari mbetet motiv i motiveve që jo vetëm ta çelim kantierin e kësaj reforme që pështjelloi në mënyrë të vecantë politikën shqiptare, por dhe ta cojmë përpara nga Kushtetuta si letër dhe ligjet e shkruara në ligjshmërinë e jetës së përditshme të qytetarëve" tha zoti Rama.

At Aleks Lipe, martiri i parë i elitës fetare

Posted: 21 Jan 2017 05:02 AM PST

70 vjet pas egzekutimit nga regjimi komunist është përkujtuar figura e at Aleks Lipes, një prej pak parashikuesve të fatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në vitet e regjimit komunist. I lindur më 12 janar 1895, at Aleks Lipe, i shkolluar për teologji në Greqi, ka dhënë një kontribut të veçantë jo vetëm si pjesë e kishës autoqefale shqiptare, por edhe si atdhetar dhe mbështetës i zhvillimeve shoqërore në zonën e Jugut. Në vite besimtarët do të kujtonin dhe vlerësonin punën si klerik, duke çmuar faktin që meshat i kryente në gjuhën shqipe. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore At Aleks Lipe do të mbante një qëndrim antifashist dhe nacionalist. Ai nuk pranoi të bëhej pjesë e lëvizjes komuniste, duke vazhduar punën e tij në shërbim të bësimtarëve dhe veprimtarinë atdhetare. Në këtë kohë ai shfaqet në shtyp me artikuj ku parashikonte jo vetëm ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, por edhe pasojat që do të sillte ai. Në një shkrim të botuar në revistën e viteve 40 "Revista Kristiane", At Aleks Lipe e sinjalizoi atë që e quajti “gjëma që po mbërrinte”, dhe i paralajmëroi njerzit për falsitetin e atij ateizmi të egër. Kaq ka mjaftuar që pas përfundimit të luftës, At Aleks Lipe të arrestohej nga komunistët dhe të akuzohej për tradhëti të lartë ndaj atdheut. Gjyqi e dënoi atë me vdekje dhe në qershor të vitit 1946 At Aleks Lipe u pushkatua.

Ngjarjet e 21 janarit, AKZ protestë kundër qeverisë Rama

Posted: 21 Jan 2017 04:06 AM PST

Grupimi nacionalist Aleanca Kuqezi u mblodh të shtunën paradite para selisë së qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në shenjë proteste ndaj moszbardhjes së ngjarjeve të 21 janarit 2011. Gjashtë vjetë më parë gjatë një proteste të opozitës së majtë të asaj kohe ndaj qeverisë së djathtë të kryeministrit Sali Berisha, forcat e Gardës së Republikës që ruanin godinën e qeverisë, shtinë me armë duke vrarë 4 protestues. Kreu i AKZ Kreshnik Spahiu ja ka faturuar qeverisë aktuale moszbardhjen e ngjarjeve, ndërsa ka paralajmëruar një protestë tjetër më 2 mars. "Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarre por ndryshe" tha ai. Në protestë morën pjesë disa dhjetra anëtarë të AKZ të cilët lëshuan bomba tymuese dhe fishekzjarre. Policia ishte e pranishme gjatë zhvillimit të protestës. Ka patur momente tensioni midis saj dhe protestuesve.
Ngjarja e 21 janarit 2011, është një prej ngjarjeve më të debatueshme të politikës shqiptare gjatë viteve të fundit. Maxhoranca e majtë aktualisht në pushtet ka akuzuar ish kryeministrin Berisha se ka qenë ai që ka urdhëruar për të goditur protestuesit para selisë së qeverisë. Por zoti Berisha ka këmbëngulur se ka mbrojtur ligjshmërinë, pasi sipas tij ish udhëheqës i opozitës së majtë Edi Rama u përpoq të merrte me dhunë pushtetin. Disa procese gjyqësore lidhur me këtë çështje kanë nxjerrë fajtorë disa drejtues të Gardës së Republikës, por dënimet e tyre kanë qenë simbolike. Të afërm të viktimave ndërkohë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Pak ditë më parë qeveria Rama ka vendosur të shlyejë detyrimet ligjore ndaj viktimave të 21 janarit 2011. Fondi i miratuar për këtë qëllim është në vlerën e 160 milionë lekëve.

Tiranë, më 1 shkurt nis aplikimi i recetave elektronike

Posted: 21 Jan 2017 03:24 AM PST

Duke filluar nga data 1 shkurt, mjekët në Tiranë do nisin të lëshojnë receta elektronike, duke i dhënë fund lëshimit të recetave të shkruara me dorë. Receta elektronike do të përmbajë diagnozën, përshkrimin e mediakmenteve për çdo pacient dhe do të gjenden online. Tomi Thomo, ekspert në Ministrinë e Shëndetësisë thotë se receta elektronike mbulohet nga sistemi i referimit dhe do të mund të zbatohet nga farmacitë që kanë kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ajo do të lëshohen jo vetëm barnat me rimbursim të plotë dhe të pjesshëm, por edhe ato pa rimbursim që lëshohen në zbatim të protokolleve mjeksore. Aplikimi i recetës elektronike rrit monitorimin e mjekimit të përdishëm tek pacientet, ngushton hapsirat për korrupsion dhe zbulon problematikat e shërbimit të mjekut të familjës. Kjo formë pritet të shtrihet në të gjithë vendin brenda ketij vit.

Nishani dhe Basha urojnë Trampin

Posted: 21 Jan 2017 03:11 AM PST

Presidenti Bujar Nishani uron Presidentin e 45-të të SHBA-së, Donald Trump me rastin e marrjes së detyrës. Nishani shpreh bindjen se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të thellohet gjatë presidencës së Trumpit. "Ju siguroj se shqiptarët do të vijojnë të jenë krah jush në realizimin e agjendës suaj kundër ISIS dhe terrorizmit ndërkombëtar, por edhe për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike",nënvizon Presidenti Nishani në mesazhin e urimit për Presidentin Trump.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili morri pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump, uroi Presidentin për marrjen e detyres. " Zoti e ndihmoftë në detyrën e tij! Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane", thekson Basha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more