Skip to main content

RTSH: “Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!” plus 7 more

RTSH: “Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!” plus 7 more


Kreu i KQZ Biba: Nuk ka kohë për votim elektronik!

Posted: 22 Jan 2017 10:39 AM PST

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba, ka hedhur poshtë mundësinë e përdorimit të teknologjisë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ndonëse sipas tij teknologjia në zgjedhje është e mundur "Projekte të tilla kërkojnë kohë dhe pilotim paraprak përpara se të realizohen në shkallë të gjerë”. “Kur them kohë, e kam fjalën nga 20 muaj deri në dy vjet" tha zoti Biba. Ai i bëri deklaratat ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur një bashkëpunim me ekspertë nga Korea e Jugut, bashkëpunim që synon kryerjen e një studimi sesi mund të përdoret teknologjia në zgjedhje. "Unë nuk njoh ndonjë vend që ta ketë bërë në 5 muaj implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e vendit të vet", tha zoti Biba.

LSI fillon koventat zgjedhore në Bashkinë e Tiranës

Posted: 22 Jan 2017 10:36 AM PST

LSI filloi përgatitjet nëpërmjet konventave zgjedhore në Bashkinë e Tiranës me zgjedhjen e forumeve drejtuese në njësinë administrative Nr. 7. Në takimin me anëtarësinë nënkryetari Luan Rama tha se solidariteti dhe transparenca janë vlerat që bëjnë dallimin mes LSI dhe forcave të tjera politike . Nënkryetari Rama theksoi se parime si meritokracia do ti sigurojnë LSI një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm.

Votimi elektronik, Rama: Gati nëse e propozon OSBE/ODIHR-i

Posted: 22 Jan 2017 10:22 AM PST

Komunikimin e javës nëpërmjet rrjetit social Fjesbuk, kryeministri Edi Rama ja ka kushtuar propozimit të opozitës për votimin elektronik në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Për zotin Rama ky është një kusht i vënë nga PD-së dhe më tej si një orvatje të dështuar e një grupi të lodhur që kërkon të justifikojë humbjen që e pret në këto zgjedhje parlamentare.
Për kryeministrin socialist votimi elektronik është thuajse i pamundur të bëhet në këto zgjedhje. Por ai ka shtuar se nëse ekspertët e OSBE/ODIHR-it do ta propozojnë futjen e teknologjisë në zgjedhje, atëherë qeveria është e gatshme të pranojë. "Ne na mjafton që OSBE-ODIHR të na miratojë një plan konkret të argumentuar dhe garantuar për futjen e elektronikës në zgjedhje dhe e pranojmë menjëherë, pa diskutim. Kush do e bëjë këtë plan? Dikush që e ka bërë, nëse e ka bërë me sukses diku tjetër. Le ta kërkojmë përmes komisionit të reformës zgjedhore. Nëse na vjen një ofertë serioze e mbështeteur nga një eksperiencë suksesi në vendet e tjera demokratike, për ne mjafton që ekspertët e OSBE-ODIHR që janë dhe arbitri i vetëm ndërkombëtar të japin opinionin e tyre pozitiv dhe jemi gati ta pranojmë dhe të marrim çdo përgjegjësi që na takon si qeveri për ta mbështetur teknikisht dhe financiarisht. Përndryshe një këshillë miqësore për opozitën. Kjo qeveri nuk sfidohet kot me alibira absurde për humbjet që keni marrë dhe ju presin. Kthehuni në realitet dhe do të shikoni se do të bëni më shumë për veten dhe për Shqipërinë duke sfiduar shumë më mirë qeverinë" tha zoti Rama në komunikin e tij të javës në Fejsbuk.
Për kryeministrin dhe kreun e PS, PD është një parti e dobët, njësoj si kryetari i saj Basha, që sipas Ramës është një fotokopje e zbehtë e Berishës. “Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër me 18 qershor? PD ka një kryetar të ri, por jo një lider të ri dhe aq më pak një lidership të ri. Por le ta zëmë se e ka, ky nuk është as më i besueshëm dhe as më i votueshëm sesa ai që zëvendësoi. Programi i ri i PD është një fotokopje e dobët e të vjetrit, dhe më i gabuar për Shqipërinë dhe shqiptarët sot sesa programi i 2009. U thotë shqiptarëve më jepni votën tu kthej taksën e sheshtë dhe 97 përqind nga ju të paguajnë për qeverinë më shumë taksa nga rroga e tyre, ndërsa biznesi të paguajë më pak nga fitimet e veta” tha tha zoti Rama në komunikin e tij të javës në Fejsbuk.
Sipas tij votimi elektronik që kërkon PD është si një celës magjik i derës së shpëtimit, por nga përballja e thjeshtë me vërtetën ajo nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet.

Parlamenti turk miraton ndryshimin e kushtetutës

Posted: 22 Jan 2017 10:18 AM PST

Ktyeministri i Turqisë, Bin Ali Yëlldërëm dhe Parlamenti i Turqise miratuan pas debatesh të shumta ndryshimin e kushtetutës, duke i dhënë më tepër fuqi presidentit. Por para se të hyjë në fuqi, ky ndryshim duhet të miratohet në referendum nga populli. Kryeministri tha se populli turk është i dashuruar me republikën dhe shtimit të vlerave të kësaj republike. Parlamenti i miratoi me 39 vota pro ndryshimet kushtetuesem që i japin më tepër pushtet presidentit. Debati ka qenë i ashpër dhe ka kaluar deri në dhunëmes opozitës dhe pozitës. Data e saktë e referendumit nuk është caktuar ende.

Presidenti Tramp do të takohet me kryeministren britanike Mei

Posted: 22 Jan 2017 09:53 AM PST

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë kryeministren britanike Teresa Mei. “Presidenti do të presë kryetarin e parë të huaj kur zonja Mei të vijë në Uashington të premten", deklaroi zëdhënësi Sin Spaicër në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për "Financial Times", kryeministrja Mei është shprehur se "ka besim në marrëdhëniet e ardhshme Londër-Uashington".

40 milion euro në sezon për Messin

Posted: 22 Jan 2017 09:03 AM PST

Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe Barcelona po bën çmos për ta mbajtur Lionel Mesin në skuadër . Hezitimi i tij për ta rinovuar kontratën e ka rritur ofertën e Barcelonës në 40 milionë euro pagë në sezon. Kjo ofertë synon ta mbajë Mesin larg klubeve të tjera të mëdha të Evropës, por edhe ofertat e çmendura nga Kina e largët të cilat arrijnë  deri në 300 milion euro. Oferta që Barcelona i ka bërë Lionel Mesit,  kërkon ta bindi atë të firmosë një kontratë të re, pas asaj aktuales që skadon më 2018-ën.

Gjirokastër, vazhdon dorëzimi i armëve

Posted: 22 Jan 2017 08:47 AM PST

Një telefonatë e një shtetasi në zyrën operative të sallës së policisë, njoftoi për posedimin e një arme luftarake dhe dëshirën për t’iu përgjigjur amnistisë, për dorëzimin vullnetar të saj. Raportimi u bë nga fshati Labovë, pak kilometra larg qytetit të gurtë të Gjirokastrës. Për dorëzimin e armës salla operative ka filluar procedimin në ndjekje të këtij rasti. Drejt Labovës u nis një grup efektivësh të policisë, pasi personi që posedon armën nuk dëshiron të qarkullojë me armën me vete për të shmangur çdo lloj keqkuptimi. Ky është rasti i Çaki Veshka nga fshati Labovë, i cili ka marrë një armë të tipit Kallashnikov, në vitin e largët 1997, gjatë hapjes së depove. Që nga ajo ditë ai thotë se e ka groposur armën në kasolle dhe nuk e ka përdorur kurrë, pasi arma luftarake, sipas tij është mjaft e rrezikshme. Arsyeja që ai nuk e ka dorëzuar më parë armën ka qenë frika nga ndëshkimi penal. Dorëzimi vullnetar i armëve do të vijojë deri më 30 Prill 2017 duk përjashtuar qytetarët nga përgjegjësitë penale, më pas do të fillojë faza e dytë, ajo e kontrollit, ndëshkimit dhe konfiskimit të armëve pa leje.

Itali, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme kanabisi nga Shqipëria

Posted: 22 Jan 2017 08:11 AM PST

Një sasi e konisderueshme prej 1,3 ton Canabis Sativa nga Shqipëria janë sekuestruar në Pulia. Policia italiane kishte 24 orë që mbahej e informuar nga pala shqiptare dhe u vu në ndjekje të mjetit lundrues me mjetet e saj detare duke arritur ndalimin e skafit. Në pranga kanë rënë dy persona me iniciale G.I.  24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Autoritetet vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafik dhe mjetet lundruese të ndaluara të shtunën në brigjet shqiptare  në Porto Palermo dhe Hoxharë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more