Skip to main content

RTSH: “Dhuna në shkolla; Rezultat i moskomunikimit në familje” plus 9 more

RTSH: “Dhuna në shkolla; Rezultat i moskomunikimit në familje” plus 9 more


Dhuna në shkolla; Rezultat i moskomunikimit në familje

Posted: 24 Jan 2017 07:11 AM PST

Mungesa e komunikimit në familje për probleme të ndryshme që shqetësojnë adoleshentët në ditët e sotme bëhet burim i gjenerimit të dhunës në ambjentet e shkollës dhe jashtë saj .Psikologët sqarojnë se dhe kur ndodh që situatat e tensionit ndërmjet nxënësve indentifikohen në kohë dhe referohen nga mësuesit apo shokët e klasës, janë prindërit ato të cilët përpiqen të justifikojnë veprimet e fëmijëve të tyre. Nxënësit e shkollave duke mos pranuar fenomenin te vetja thonë se shpesh herë kanë qenë deshmimtarë të rasteve kur jane fyer e rrahur bashkëmoshatarët e tyre. Konfliktet mes adoleshentëve në të shumtën e rasteve përfundojnë me një përjashtim nga shkolla ekzistuse për ti transferuar në një tjetër institucjon arsimor.

Formula 1; Berni Ekleston drejt fundit të mbretërimit si kreu ekzekutiv

Posted: 24 Jan 2017 06:10 AM PST

Në atë që është padyshim ulja e siparit të një epoke të cilën ai e dominoi personalisht për 40 vjet, mbretërimit të Berni Eklestonit si kreu ekzekutiv i "Formulës 1" po i vjen fundi. Por shpejtësia me të cilën kjo po ndodh, është një shenjë e qartë se pronarët e rinj, kompania "Liberti Midia", kërkojnë të ndryshojnë mënyrën sesi administrohet ky sport. Në të njëjtën kohë, kjo përfaqëson kthesën më domethënëse të administrimit të "Formulës 1" që nga koha kur Eklestoni mori drejtimin e saj në fund të viteve 1970. Kompania që e ka blerë "Formula 1"-shin para një jave, kishte bërë të ditur më parë se planifikonte ta mbante Eklestonin edhe për 2-3 vjet të tjera, që të mundësonte një kalim sa më me pak probleme të administrimit tek pronarët e rinj. Por 86-vjeçari është zëvendësuar tanimë nga Çejs Keri, i cili ishte emëruar më parë president i F1-shit dhe tanimë është bërë edhe shefi ekzekutiv i saj. Ndërsa Berni Eklestonit i është dhënë pozicioni i presidentit të nderit, por ai nuk do të jetë pjesë e procesit të vendim-marrjes.

Operacioni “Depërtimi”; Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis

Posted: 24 Jan 2017 06:01 AM PST

Është finalizuar me sukses nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Operacioni i koduar "Depërtimi”, duke sekuestruar 30 kg kanabis, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona. Në deklaratën e saj policia njofton se personat e arrestuar janë Fatmir Buzi, 44 vjeç, Rejdi Buzi 19 vjeç, Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, si dhe Berlin Metaj, 18 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Ndërsa ka filluar procedimi në gjendje të lirë për për një 15-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 kg kanabis, si dhe disa telefona celularë.

Australia për shpëtimin e Marrëveshjes së Paqësorit

Posted: 24 Jan 2017 05:42 AM PST

Pas anullimit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të marrëveshjes tregtare Trans-Paqësore, e nënshkruar më herët nga paraardhësi i tij Barak Obama, Australia dhe vendet e tjera të Paqësorit thanë se do të përpiqen ta shpëtojnë atë. Rrjedhimisht, mund të ndodhë që vendin e SHBA-ve ta zërë Kina. "Pasi humbëm Shtetet e Bashkuara, që është humbje e madhe, ne nuk do të largohemi", tha sot në kryeqytetin Kanberra, Kryeministri i Australisë, Malkolm Tërnbull.

Britani; Gjykata Supreme vendos kush ka të drejtë të votojë për procesin e Brexit

Posted: 24 Jan 2017 04:57 AM PST

Gjykata Supreme e Britanisë ka vendosur se vetëm Parlamenti ka të drejtë të votojë nenin 50 për të nisur zyrtarisht procesin e Brexit, para se të vihet në zbatim nga Kryeministria May. Vendimi shënon një goditje të rëndë për qeverinë konservatore, e cila kishte kërkuar të anashkalonte legjislativin. Gjykata më e fuqishme në vend ka mbështetur vendimin e Gjykatës së Lartë që e konsideron jokushtetuese që Kryeministria britanike, Theresa May, të fillojë zyrtarisht procesin e largimit nga BE-ja pa miratimin e deputetëve. Njëmbëdhjetë Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dorëzuan vendimin mengjesin e sotem, pas një seance katër ditore dhjetorin e kaluar.

Itali; Vazhdon të rritet numri i viktimave nga orteku

Posted: 24 Jan 2017 03:30 AM PST

Ka shkuar në 12 bilanci i viktimave të shkaktuar nga një ortek bore që 5 ditë më parë goditi hotelin Rigopiano në provincën e Peskarës. Mbreme forcat e shtëpimit kanë mundur të nxjerrin nga gërmadhat trupin e pajetë të një gruaje, gjendur në një dhomë mes kuzhinës e zonës bar të hotelit. Edhe trupi i pajetë i një emigranti senegalez, punonjës sezonal në këtë strukturë eshte nxjerre po dje nga germadhat. Bilanci provizor i kësaj tragjedie është 12 viktima, 11 të mbijetuar e 23 persona të humbur. Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në kushtet e një moti ekstrem që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Italinë. Gërmohet me lopata e me sonda, pa mundur të operohet me mjete mekanike për shkak të kushteve aktuale të terrenit, e me shpresën se mund të gjejnë nën gërmadha ende të mbijetuar. Ndërkohë Prokuroria e Peskarës ka nisur hetimin ndaj kësaj ngjarje për të verifikuar arsyet e vonesës së evaukimit të personave që gjëndeshin në këtë hotel, vonesës së mbërritjes se mjeteve për pastrimin e rrugëve, por mbi të gjitha po përpiqet të hidhet dritë mbi terrenin e papërshtatshëm në të cilin ishte ndërtuar Hoteli Rigopiano, që sipas specialistëve ishte një ndërtim i paligjshëm ndaj të cilit vite më parë ishte nisur një proces hetimor.

Mogherini; Një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Posted: 24 Jan 2017 03:23 AM PST

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherini pritet të drejtojë sot në mbrëmje një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me praninë e dy kryeministrave, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç si dhe të dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikoliç. Në këtë mbledhje të rradhës do të flitet kryesisht për uljen e tensioneve që u krijuan mes dy qeverive për shkak të trenit serb që u bllokua në veri të Kosovës si dhe për shkak të ndalimit të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, në Kolmar të Francës për shkak të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Megjithatë, deklaratat paraprake të bëra nga zyrtarët e dy palëve nuk kanë dhënë shpresë për një debat konstruktiv. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se do të kërkojë shfuqizimin e të gjithë urdhër-arresteve për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Nga ana tjetër, kryeminsitri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka pritshmëri se takimi mund të jetë pozitiv. Kjo është hera e parë pas më shumë se një viti e gjysmë që BE thërret palët në një takim të nivelit të lartë, ndonëse përgjatë muajve të fundit ka patur një numër të konsiderueshëm bisedimesh në nivel ekspertësh.

Shon Spajser: Ceremonia e inaugurimit të Trump, padiskutim më e ndjekura nga publiku

Posted: 24 Jan 2017 02:25 AM PST

Zëdhënësi i ri i Shtëpisë së Bardhë Shon Spajser, kritikoi përllogaritjen e numrit të pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump. Ai tha gjatë komenteve për shtyp se "nuk ka diskutim" se kjo ishte ceremonia e inaugurimit më e ndjekur ndonjëherë. Spajser tha se "dhjetëra miliona" vetë ndoqën marrien e drejtimit të vendit nga Trump përmes medias sociale apo transmetimeve në internet, përveç qindra mijërave vetëve të mbledhur në Uashington. Të shtunën në mbrëmje, Spajser tha për gazetarët se "ajo ishte audienca më e madhe që ka ndjekur ndonjëherë një inaugurim, si me prani fizike, apo duke e ndjekur nga pika të ndryshme të globit". Ai nuk pranoi pyetje nga gazetarët. Deklaratat e tij për madhësinë e turmës pasojnë fjalët e Presidentit Trump se ndoshta në qendër të Uashingtonit kishte 1.5 milionë vetë që ndoqën ceremoninë e inaugurimit. Grupe të ndryshme mediatike kanë krahasuar pjesëmarrjen në ceremonitë e inaugurimit për presidentin Obama me ceremoninë e inaugurimit të Trump. Sipas përllogaritjeve 1.8 milionë vetë ishin në ceremoninë e 2009 për Obaman, ndërsa ka njoftime se vetëm 250 mijë vetë u mblodhën për Trump, megjithëse disa përllogaritje të tjera flasin për një numër më të madh.

Reks Tillerson, drejt postit si Sekretar i Jashtëm i SHBA

Posted: 24 Jan 2017 01:08 AM PST

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin Amerikan miratoi kandidaturën e Reks Tillerson si Sekretar i Jashtëm, pavarësisht shqetësimeve që rrethonin marrëdhëniet e tij të biznesit me Rusinë. Ndarja në linja partiake ishte fare e qartë: të 11 republikanët ia dhanë votën e tyre të përzgjedhurit të Donald Trump-it dhe të 10 demokratët në komitet votuan kundër. Votimi i plotë do të mbahet në Senatin e kontrolluar tërësisht prej republikanëve.
Gjithashtu senati konfirmoi Majk Pompeon per drejtor te CIA-s. Senati votoi 66 për dhe 32 kundër, që ish-kongresisti, Majk Pompeo, të bëhet drejtor i ri i CIA-s.
Kjo lëvizje i vuri kapakun një dite mjaft të ngjeshur për administratën e Trump. Momenti më i rëndësishëm i saj ishte tërheqja nga partneriteti i Transpaqësorit, një tjetër premtim i fushatës që miliarderi njujorkez vë në jetë pas marrjes së postit të presidentit në 20 janar. Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për tërheqjen nga pakti tregtar i firmosur prej 12 vendeve, që ka qenë një nga shtyllat e politikës së Barack Obama-s në Azi. Ajo që sapo bëmë, tha shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë, është lajm i jashtëzakonshëm për punëtorët amerikanë.
Në fillimin e javës së tij të parë të plotë në zyrën ovale, Trump ndaloi gjithashtu financimin e grupeve ndërkombëtare që promovojnë abortin, ngriu punësimin e disa punonjësve federalë, u takua me krerë korporatash e paralajmëroi vendosjen e taksave doganore mbi firmat që spostojnë aktivitetin jashtë kufijve dhe fajësoi votat e paligjshme për humbjen e tij të thellë të votës popullore përballë Hillary Clinton-it, por pa ofruar ndonjë provë për pretendimet e tij.

Minnesota, guvernatorit Dejton i bie të fikët gjatë fjalimit

Posted: 24 Jan 2017 01:02 AM PST

Parlamenti lokal i shtetit të Minnesotas në SHBA u alarmua ndërsa Guvernatorit, Mark Dejton, i ra të fikët gjatë fjalimit. Demokrati 69-vjeçar sapo kishte kthyer shishen me ujë dhe po përgatitej të vazhdonte me fjalimin kur ra mbi podium. Kolegët u lëshuan menjëherë drejt tij duke e marrë dhe kaluar në një dhomë tjetër. Ky është rasti i dytë që i bie të fikët ketij guvernatori, pasi një skenë e ngjashme i ndodhi në shkurt të vitit 2016 gjatë një aktiviteti. Në atë kohë ai u shtrua në spital.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more