Skip to main content

RTSH: “Çmimet e referencës; Problem për biznesin” plus 9 more

RTSH: “Çmimet e referencës; Problem për biznesin” plus 9 more


Çmimet e referencës; Problem për biznesin

Posted: 25 Jan 2017 06:23 AM PST

Në një forum biznesi të organizuar nga dhoma amerikane e tregëtisë me drejtorinë e përgjithshme të doganave, sipërmarrësit ngriten si shqetësim aplikimin e çmimit të referencës dhe procesin e skanimit në dogana. Nëse për çmimet e referencës administrata doganore u angazhua të ndryshojë metodën e llogaritjes, për vonesat në procesin e skanimit, drejtuesit përkatës thanë se nuk kanë raportime nga biznesi. Aplikimi i çmimeve të referencës në dogana vijon të mbetet shqetësimi kryesor i biznesit në vend. Forumi i parë i biznesit për këtë vit nisi me këtë problematikë. E pranishme në tryezën e organizuar nga dhoma amerikane e tregëtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e doganave, Belinda Ikonomi, tha se do të ndryshojë metodën e llogaritjes së çmimit të referencës përmes një udhëzimi të ri, në mënyrë që të jenë afër realitetit. Një tjetër shqetësim i biznesit është dhe procesi i skanimit në dogana që sipas sipërmarrësve është tërësisht administrativ. Me hyrjen në fuqi të kodit të ri doganor, nga 1 Qershori të gjitha bizneset do të kenë mundësi të bëjnë deklaratat e tyre online, një proces për të cilin bizneset kërkuan më shumë informacion nga doganat.

Veliaj tek rruga “Selaudin Bekteshi” në rikonstruksion e sipër

Posted: 25 Jan 2017 05:54 AM PST

Banorët e njësisë katër në kryeqytet do të kenë një rrugë të re, pasi Bashkia ka filluar rikonstruksionin e segmentit "Selaudin Bekteshi" në atë njësi. Sipas kryebashkiakut Veliaj, do të vijojnë investimet në kuadër të planit të ri urbanistik, që parashikon një Tiranë policentrike. "Bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike. Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë." Veliaj gjithashtu u shpreh se gjatë këtyre dy viteve të fundit është mbajtur premtimi për legalizimin dhe urbanizimin e të gjitha zonave në Tiranë, ndërsa theksoi se zgjidhja më e mirë për modernizimin e Tiranës është që të ecet paralelisht me dy proceset. Sipas tij, urbanizimi do të rrisë dhe vlerën e banesave: "Në disa zona të Tiranës çmimi është rritur me 15%, ndërsa vlera e banesës që ka një qytetar i Tiranës në disa zona të tjera ka shkuar deri 35-40%." Investimi në rrugën Selaudin Bekteshi e përfshin me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës.

Vetvritet 31 vjeçari, reagon Basha

Posted: 25 Jan 2017 05:39 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pas aktit të vetvrasjes së një 31 vjeçari, i cili nuk mund të paguante faturat e energjisë elektrike. Përmes një deklarate për shtyp, Basha apeloi që kjo dramë, sipas tij, e përsëritur këto vite për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë, duhet të marrë fund. Ai thekson se Partia Demokratike ka parashikuar që asnjë familje të mos rrijë në errësirë për shkak të pamundësisë ekonomike për ta paguar faturën. Deri në 200 kw energji në muaj do ta paguajë shteti për familjet në pamundësi ekonomike, shprehet Basha, duke shtuar se në qeverisjen e të djathtëve buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje.

Dobrushi: Fondacioni “Soros” pjesë e ekspertizës për Reformën në Drejtësi

Posted: 25 Jan 2017 05:37 AM PST

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit "Soros" në Shqipëri Andi Dobrushi, deklaroi të mërkurën në Tiranë se kjo organizatë është ftuar nga Parlamenti i Shqipërisë për të qënë pjesë e ekspertizës gjatë hartimit të ligjeve për Reformën në Drejtësi. Zoti Dobrushi deklaroi se spekullimet që janë bërë në media apo segmente të politikës janë për shkak të afrimit të fushatës elektorale. “As nuk jemi fshehu, as nuk kemi krijuar teori konspirative, as nuk jemi armiku, as nuk jemi komplotistët. Jemi thejsht një organizatë shqiptare që përpiqemi të kryejmë rolin tonë” tha zoti Dobrushi. “Gjithë këto telenevola dhe seritë e reja të telenovelave që i dëgjojmë sot e kësaj dite, besoj i shtohen argumentave për të krijuar një fasadë të re përpara zgjedhjeve, për të krijuar imazhe, për të krijuar armikun e jashtëm që për fat të keq e kemi zakon ta kërkojmë jashtë” tha zoti Dobrushi. Sipas tij fondacioni ka mbështetur perceptimin e 96 për qind të shqiptarëve të cilët kanë perceptimin se në vend mbretëron padrejtësia.

Koçijançiç; Jo deklarata publike pas takimit Kosovë-Serbi

Posted: 25 Jan 2017 05:26 AM PST

Zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar kundër deklarimeve publike që janë dhënë pas takimit të mbrëmshëm. Sipas një deklarate me shkrim, Maja Kocijançic ka thënë se gjatë takimit të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, është rene dakord që të mos bëhen deklarata publike. "Rezultat kryesor ishte tejkalimi i tensioneve dhe përmbajtja nga komentimi në publik për diskutimet. Na vjen keq që kësaj nuk i janë përmbajtur të gjithë. Ju bëjmë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë me marrëveshjen e arritur dje", ka thënë ndër të tjera në këtë deklaratë, Kocijançic.

Hetohet Kryetarja e Bashkisë së Romës për fallsifikim të akteve publike

Posted: 25 Jan 2017 05:18 AM PST

Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, është vënë nën hetim nga Prokuroria italiane me akuzën e abuzimit të detyrës e fallsifikimit të akteve publike. Ajo do të merret në pyetje më 30 janar per akuzat se ka fallsifikuar aktet publike duke abuzuar me postin në emërimin në krye të Departamentit të Turizmit pranë Bashkisë së Romës, Renato Marra, vëllain e ish-kreut të Departamentit të personelit të kësaj komune. Ky i fundit është arrestuar pak javë më parë nga Policia financiare italiane me akuzën e korrupsionit. Sipas Prokurorisë italiane, kryetarja e Bashkisë së Romës, nuk ka ndaluar kreun e Departamentit të zyrës së personelit të emërojë në krye të Departamentit të turizmit vëllain e tij. "Jam e qetë, – ka komentuar në faqen e saj në facebook kryebashkiakia e Romës, – e kam besim të plotë tek drejtësia. Kam informuar mbi gjithçka liderin e Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo".Por deri më tani, Bepe Grillo nuk ka shprehur asnjë koment ndaj kësaj çështje. Virginia Raggi është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës pas fitores së Lëvizjes 5 Yje në këtë qytet në zgjedhjet lokale të qershorit të 2016.

Haveli në Tiranë, “Politika dhe Ndërgjegjia”

Posted: 25 Jan 2017 05:07 AM PST

Me një ekspozitë fotografike ka nisur në Tiranë java përkujtuese për një prej figurave më emblematike të trashëgimise europiane e pikërisht Vaclav Havel. Në bashkëpunim me COD, Ambasada çeke realizon një javë aktivitete kushtuar këtij personaliteti, ku përmes ekspozitës fotografike, konferencave dhe filmave sillen në vëmendje idetë e filozofit, dramaturgut dhe politikanit që shënjoi ndarjen e epokave në Europë. "Politika dhe Ndërgjegjja" titullohej ekspozita, ku paraqiteshin 20 foto që fokusonin çaste nga jeta e tij, duke përcjellë mesazhe rreth politikës e ideologjisë. Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të Ambasadores së Çekisë, Bronislava Tomašova dhe pika kulmore ishte diskutimi i gazetares Ilva Tare, me Michael Žantovský, Drejtor i Bibliotekës "Vaclav Havel" ne Pragë.
Në hapjen e javës kushtuar Havelit marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete, dashamirës të artit dhe kinematografisë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Në ditët në vijim do të shfaqet filmi i regjisorit Pavel Koutecky "Qytetari Havel", një dokumentar i detajuar, i regjistruar mbi jetën e ish-disidentit politik Vaclav Havel, udhëheqës i Revolucionit të Kadifenjtë dhe kryetar i parë i Republikës Çeke, pas ndarjes së Çekosllovakisë në 1992. Historia e një njeriu që mundohet të ruajë ekuilibrin midis jetës personale dhe asaj politike, duke e sjellë kombin e tij nga e kaluara komuniste, në të ardhmen e lirë dhe demokratike.

Trupat e NATO-s mbërrijnë në Lituani

Posted: 25 Jan 2017 05:00 AM PST

Një pjesë e konsiderueshme e trupave të NATO-s kanë arritur në Lituani afër enklavës ruse të Kaliningradit. Më shumë se 100 ushtarë belg dhe qindra mjete ushtarake kanë hyrë në Klaipeda, e cila është rreth 60 kilometra larg nga Kaliningradi, ku Rusia ka një bazë detare dhe sistem shumë të gjerë raketash. Gjithsej janë dërguar 1,200 anëtarë të Forcave të NATO-s dhe një batalion belg do të bashkohet me trupat gjermane, holandeze dhe norvegjeze në bazat lituaneze. Në samitin e vitit të kaluar të NATO-s në Varshavë, aleanca vendosi të dërgojë forca në vendet në kufitare me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Minxhozi: Prishtina dhe Beogradi duhet të qetësojnë marrëdhëniet

Posted: 25 Jan 2017 04:50 AM PST

Ngjarjet e fundit Serbi – Kosovë nuk janë të pranueshme sidomos nga optika e dialogut me asistencë europiane që po zhvillojnë të dy vendet. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, duke paraqitur situatën e javëve të fundit, ka vlerësuar se gjithçka ka ndodhur, ka dëmtuar dialogun e nisur. “Ka një gadishmëri nga pala kosovare që dialogu të vazhdojë, që ky dialog të jetë më konstruktiv, dhe ky dialog t’ju shërbejë të dy palëve. Natyrisht është përshëndetur mbrëmë nga përfaqësuesja e lartë zonja Mogerini, fillimi i dialogut që ka të bëjë me kapitullin e 35-të që Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me fqinjët dhe Kosovën” tha zoti Mixhpozi.
Përveç kësaj, në vlerësimet e ambasadorit të Tiranës zyrtarë, hyn dhe mospërputhja tjetër e interesave tregtare të Serbisë. “Serbia eksportin në kosovë rreth 500 milionë euro, ndërkohë që Kosova eksporton në një masë shumë më të vogë” tha zoti Minxhozi. “Është e pakuptueshme kur ke një trend ekonomik zhvillimi të kënaqshëm, të merren masa të tilla” shtoi ai.
Në paraqitjen disaminutëshe të hapur për median, ambasadori Minxhozi apeloi për normalizimin e situatës në funksion të dialogut. “Qetësimi i situatës në Kosovë, qetësimi i marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, ka një përgjegjësi të madhe edhe për zhvillimin e rajonit. Është një rajon i tensionuar, dhe përkeqësim i klimës politike, i marrëdhënieve, apo veprime siç kanë ndodhur kohët e fundit, do të cënonin rëndë jo vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por do të cënonin dukshëm edhe stabilitetin në rajon”.

Kreu i AMA-s hedh poshtë akuzat për monopolizim dhe shpërndarje abuzive frekuencash.

Posted: 25 Jan 2017 04:19 AM PST

Për kreun e AMA-s, Gentian Sala institucioni që ai drejton, është aleati i TV lokale dhe për të faktuar këtë, në raportimin e tij në Komisionin Parlamentar të Medias, iu referua uljes së tarifave për këto televizione duke iu përgjigjur këtij shqetësimi të ngritur prej tyre një ditë më parë. Sala hodhi poshtë si të pavërteta edhe akuzat për monopolizim të tregut mediatik përmes shpërndarjes abuzive të frekuencave. Sa i takon pretendimit të televizioneve lokale për përfshrije të detyrueshme në platformën e televizionit publik, kreu i AMA-s tha se çdonjëri prej tyre është i lirë të zgjedhë përfshirjen edhe në platforma të tjera, por, TVSH-ja ofron tarifat më të pranueshme për ta, ku parashihet përfshirja falas gjatë vitit të parë të transmetimit në këtë platformë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more