Skip to main content

RTSH: “Betohet Trampi: Së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!” plus 9 more

RTSH: “Betohet Trampi: Së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!” plus 9 more


Betohet Trampi: Së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish!

Posted: 20 Jan 2017 10:46 AM PST

Donald Trump u betua të premten paradite zyrtarisht si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një cermoni ku ishte i pranishëm presidenti në ikje Barak Obama dhe kandidatja demokrate për presidente Hillari Klinton, zoti Tramp mbajti një fjalim mbresëlënës, që mund të cilësohet si program i mandatit të tij 4 vjeçar. "Njerëz, faleminderit". "Bashkë do të përmbushim detyrat e Amerikës dhe të botës për shumë e shumë vite në vazhdim” ishin fjalët e para të presidentit të ri. "Ne po transferojmë fuqinë nga Washington DC dhe po jua japin ju, njerëzve" "Kjo është dita juaj, është festa juaj, dhe ky vend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vendi juaj. Burrat e gratë e harruara të këtij viti nuk do të harrohen më” tha më tej presidenti i ri amerikan.
Për presidentin amerikan "Koha për fjalë të kota ka mbaruar". "Ne duhet të mendojmë shumë e të ëndërrojmë edhe më shumë. Unë nuk do të pranoj më politikanë të cilët flasin pa vepra, ankohen vazhdimisht, dhe nuk bëjnë kurrë diçka për t'i zgjidhur gjërat" tha ai. "Koha për fjalë të kota ka mbaruar, tani vjen ora e veprimeve. Mos lejoni askënd t'ju thotë se nuk mund të bëhet".
Presidenti premtoi që puna dhe edukimi do të fuqizohen nën administrimin e tij. "Ne kemi pasuruar vendet e tjera ndërkohë që pasuria, fuqia dhe vetëbesimi i vendit tonë janë shpërndarë në horizont. Një nga një, fabrikat kanë lënë gjiret tona". "Pasuria e klasës së mesme është "shqitur" nga shtëpitë e tyre e është rishpërndarë gjithandej nëpër botë. Duke filluar nga kjo ditë e në vazhdim do të jetë vetëm Amerika e para, Amerika e para!" tha zoti Tramp. "Ne do të kthejmë njerëzit tanë në punë. Do të ndjekim dy rregulla të thjeshta, të blejmë amerikanë dhe të punësojmë amerikanë" premtoi ai. "Së bashku do ta bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish. Do ta bëjmë Amerikën krenare sërish. Dhe po, së bashku do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish. Zoti e bekoftë Amerikën," presidenti i ri amerikan Donald Tramp para se të linte podiumin.

Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë në fushën e planifikimit të territorit

Posted: 20 Jan 2017 06:42 AM PST

Shqipëria dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin me produkte konkrete në fushën e planifikimit të territorit, në nivel kombëtar e vendor, strehimit, legalizimit dhe standardeve urbane. Këtë qëndrim kanë ndarë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe homologu nga Republika e Kosovës Ferat Shala, gjatë takimit sot në Tiranë. Ministrat dhe delegacionet që i shoqëronin, ranë dakord mbi piketat e bashkëpunimit për vitin 2017, në fushat që dy ministritë mbulojnë. Sipas njoftimit për shtyp mësohet se pala kosovare tregoi interes për tu mbështetur në eksperiencën e Ministrisë së Zhvillimit Urban lidhur me sistemin on-line për lejet e ndërtimit që ka nisur të aplikohet në Shqipëri prej shtatorit të kaluar. Takimi i parë i përbashkët me grupet e punës respektive, do të organizohet shumë shpejt në Prizren, në të cilin është parashikuar edhe një sesion informues në fillim të muajit shkurt nga Ministria e Integrimit Europian dhe Delegacioni Europian.

Kristiano Ronaldo shitet brenda 2 vitesh

Posted: 20 Jan 2017 05:51 AM PST

Kristiano Ronaldo nuk do ta përmbushë kontratën me Realin e Madridit, pasi ai do të shitet para sezonit 2018-2019. Për momentin mbetet një hipotezë e pakonfirmuar, por, për mediat spanjolle, është thjesht çështje kohe derisa të zyartizohet. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar që ta shesë Kristiano Ronaldon. Sipas asaj që raporton faqja në Internet e revistës "Don Balon", 31-vjeçari do të luajë vetëm edhe një sezon në "Santiago Bernabeu", pavarsisht se në nëntorin e vitit të kaluar nënshkroi një kontratë të 5-vjeçare, që do ta mbante në Madrid deri në vitin 2021. Siç raportohet nga Spanja, Perez është duke menduar që ta shesë Ronaldon në Kinë 3 vite para se t'i skadojë kontrata, ku do të përfitonte shumë më shumë se tek Reali i Madridit. Ndërkohë, edhe kampionati amerikan i futbollit, MLS, është një mundësi për portugezin, i cili mund të largohet, pavarësisht se gjithmonë ka shprehur dëshirën ta mbyllë karrierën në Bernabeu. Futbollisti, i cili pas pak javësh mbush 32 vjeç, këtë edicion ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje me madrilenët.

Yjet e TOB në operën e Kuvajtit

Posted: 20 Jan 2017 05:24 AM PST

Opera e Kuvajtit do te prese solistet e operas shqiptare dhe orkestren e Teatrit te Operas dhe baletit me dt 26 janar ne nje koncert me muzike nga kompozitore shqiptare dhe te huaj. Një ftesë e Teatrit të Operas të Kuvajtit, i ka sugjeruar qeverisë kuvajtiane prezencën e trupës se teatrit te operas dhe baletit shqiptar atje me nje koncerti te pltoe simfonike – vokal. Ky është një event ku bashkohet kultura e vendeve të ndryshme të botës dhe Shqipëria do të prezantohet me një "Koncert Gala" me emrat më të rëndësishëm të operas së vendit tonë. Nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të shtetit të Kuvajtit Sheikh Jaber Al-Mubarak. Edicioni i 23-të i eventit më të rëndësishëm ndërkombëtar, ku do të performojnë trupat artistike të vendeve si Meksika, Belgjika, Greqia, Spanja etje, do të mbyllet me shfaqen e artistëve tanë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ky event ka për synim bashkimin e kulturave të vendeve të ndryshme. Stafi drejtues ka përzgjedhur me kujdes pjesët, të cilat do të interpretohen nga Orkestra Simfonike e TKOB dhe solistët e intitucionit më të rëndësishëm operistik në vend. Shfaqa e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të përmbyllë edicionin e 23-të të "Festivalit Ndërkombëtarë të Kuvajtit". Programi i koncertit përfshin kompozitorë të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Thoma Gaqi, dhe kompozitorët me famë botërore si Lehar, Strauss, Verdi, Rossini etj. Orkestra simfonike e TOB do te drejtohet nga dy dirigjente Edmond Doko dhe nga dirigjenti spanjoll Ricardo Casero. Po keshtu ne skene si soliste do te ngjiten soprano Eva Golemi, Mezzo-sopranoja Vikena Kamenica dhe baritoni Armando Likaj.

Makinat jo aktive, draft për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Posted: 20 Jan 2017 05:13 AM PST

Ministria e financave ka dërguar në qeveri draftin për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe doganore, duke përfshirë në të edhe heqjen nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore. Ndonëse Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka qenë dakord për përfshirjen në këtë draft të fshirjes së detyrimeve për automjetet, palët duket se janë dakordësuar edhe për faljen e gjobave për makinat deri në vitin 2011. Në nenin 12 të draftit parashikohet edhe çregjistrimi i makinave duke u falur detyrimet deri në vitin 2010. Projekt-ligji saktëson se të gjithë personat e interesuar kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të paraqiten pranë Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përfshirë taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinës, taksën vjetore të qarkullimit, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Nëse brenda 6 muajve personat e interesuar nuk bëjnë çregjistrimin, Drejtoria e Transporteve duhet të kryejë vetë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë përafërsisht 100 mijë automjete, të cilat nuk janë aktive, pra që nuk kanë kryer veprime për detyrimet financiare dhe kontrollin teknik për një periudhë të gjatë kohë, afërsisht 10 vjet.

Gjermania mbështet krijimin e një laboratori rajonal analizash fito-sanitare në Ballkan

Posted: 20 Jan 2017 04:58 AM PST

Gjermania do të mbështesë krijimin e një laboratori rajonal analizash  fito-sanitare të produkteve bujqësore dhe blegtorale që do të mbulojë të githa vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky laborator do të asistohet nga një laborator gjerman reference, me qëllim shmangien e vonesave dhe kontestimeve mbi pastërtinë e produkteve bujqësore në pikat doganore te vendeve te rajonit. Kjo u sigurua nga ministri gjerman i bujqësisë Kristian Shmid, gjatë një takimi ne Berlin me homologun e tij shqiptar Edmond Panariti.  Gjatë bisedes, ministri Panariti informoi ministrin Shmid për strategjinë e përballimit të sëmundjes Dermatoza Nodulare, si dhe kërkoi mbështetje financiare për të përballuar këto sëmundje të panjohura deri tani në Evropë.  Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministri  Panariti gjithashtu u takua me parlamentaren e Bundestagut gjerman Kordula Kovaç, e cila e siguroi atë për asistencë juridike në lidhje me aksesin në fondet evropiane të paraaderimit në BE. Pala gjermane ka treguar interes për promovimin e varieteteve autoktone të verës shqiptare, siç është ajo e Kallmetit.

Ambulanca fluturuese

Posted: 20 Jan 2017 04:54 AM PST

Kjo ndërthurje e një ambulance me një helikopter mund të jetë diferenca midis vetë jetës dhe vdekjes. Sipas statistikave, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1,000 njerëz vdesin çdo vit vetëm nga vonesat e ambulancave apo pamundësia e ndihmës mjekësore për të arritur tek të plagosurit. Por duket se shpikja më e fundit do të ndihmojë që kjo statistikë ulet ndjeshëm. E përshtatshme për t’u ulur kudo, sepse kërkon shumë pak hapësirë, kjo ambulancë fluturuese shmang trafikun dhe shkon drejt e në vendin e ngjarjes. Ajo është e pajisur me një barrelë të gatshme dhe me pajisjet e nevojshme për të mundësuar transportin e të sëmurit apo të dëmtuarit deri në spital. Po kështu, kjo mini-ambulancë ka hapësirë edhe për një mjek, infermier apo person shoqërues. Me pak fjalë, kjo ambulancë fluturuese pritet të revolucionarizojë të ardhmen e transportit mjekësor.

Bushati: Administrata Trump do të vijojë angazhimin amerikan në Shqipëri

Posted: 20 Jan 2017 04:49 AM PST

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati shpreson që administrata e re Trump do të vijojë angazhimin amerikan në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ministri Bushati, falenderon sekretarin e shtetit Kerry për përkushtimin e treguar ndaj Shqipërisë dhe gjithe administraten Obama për kontributin e dhënë për zhvillimin e demokracisë në Europen juglindore. "Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit", shkruan minstri Bushati pak para fillimit të ceremonisë së përurimit të presidentit të ri të SHBA.

Ilir Dashi: Hekurudha e re Tiranë-Durrës

Posted: 20 Jan 2017 04:48 AM PST

6 mujori i parë i këtij viti do të shënojë nisjen e projektit për rikonstruksionin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës së re që degëzohet më Rinasin. I ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” në Televizionin Shqiptar, Drejtori i Hekurudhave, Ilir Dashi, tha se ky projekt prej 19 milionë eurosh përveç se do të jetë i standarteve europiane, do të ofrojë edhe një alternativë udhëtimi me kosto më të ulët. Z. Dashi sqaron se tashmë kanë përfunduar procedurat e para dhe pritet zhvillimi i procedurave tenderuese. Ndërkaq pritet fillimi i punës edhe për segmentin jugor të hekurudhës. Z. Dashi ka sqaruar edhe se stacioni i trenit të Tiranës do të rindërtohet pranë atij ekzistues, duke u lidhur edhe me terminalin multimodal.

Ish deputeti i PD Tahiri drejt humbjes përfundimtare të mandatit

Posted: 20 Jan 2017 04:43 AM PST

Dashamir Tahiri nuk gëzon më mandatin e deputetit. Në një vendim të marr të premten në orën 12:00,  Gjykata Administrative vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-deputetit të PDIU Dashamir Tahiri, për sigurinë e padisë. Pas këtij vendimi ai mbetet pa mandat, duke lënë në fuqi vendimin e marr nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Pas dështimit në Kolegjin Zgjedhor, ai ka humbur betejën ligjore edhe në Gjykatën Administative. Nëpërmjet avokatit të tij, Fatmir Braka, ish – deputeti i Partisë Demokratike kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështja të shqyrtohej në themel. "Vendimi i Gjykatës Administrative jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së” tha avokati Braka. Vendimi për ti hequr zotit Tahiri mandatin e depueteti, u mor nga KQZ në fund të dhjetorit, pasi u prek nga ligji për dekriminalizimin. Sipas dokumentave ai nuk kishte plotësuar siç duhet formularin dhe kishte mbajtur të fshehur dënimin e tij, për një patentë të fallsifikuar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more