Skip to main content

RTSH: “Basha: Fitorja e Trump, ndryshim edhe për PD” plus 9 more

RTSH: “Basha: Fitorja e Trump, ndryshim edhe për PD” plus 9 more


Basha: Fitorja e Trump, ndryshim edhe për PD

Posted: 19 Jan 2017 09:49 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ftua në ekranin e Zerit të Amerikës për një intervistë të shkurtër që mjaftoi për të kuptuar pikëpamjet e opozitës pas ardhjes së administratës së re amerikane të Donald Trump.

Zoti Basha tha se është i ftuar në ëashington nga Partia Republikane dhe nuk i është dashur të blejë një biletë për të siguruar vendin në ceremoninë më të rëndësishme për shtetin amerikan.

Me ardhjen e administratës së re Trump opozita shpreson në një frymëzim të ri politik që lexohet pozitivisht si një mbështetje për Shqipërinë.

Kreu i demokratëve u pyet edhe për përgatitjen e infrastrutkurës për zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri duke kërkuar nga OSBE të ndihmojë vendin tonë të realizojë standardet ndërkombëtare. Opozitari Basha thotë se numërimi elektronik është i mundur.

Zoti Basha ndodhet në Washington bashkë me kryetarin republikan Fatmir Mediu, si të ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të të SHBA-ve.

Komisioni hetimor CEZ, dëshmon ish-avokatja

Posted: 19 Jan 2017 07:39 AM PST

Në dëshminë e dhënë në komisionin hetimor të opozitës për çështjen CEZ, ish avokatja e shtetit Ledina Mandia tha se thelbi i konfliktit ishin ndërprerja e energjisë dhe moskryerja e investimeve. Ndërkohë sipas saj, për tu larguar pa arbitrazh çekët pretendonin 300 milionë euro.

"Kompania CEZ ka pretenduar 300 milione euro për ta mbyllur për të dalë nga Shqipëria, dhe në kusht që çështja të shkonte në arbitrazh, të merte 500 milionë euro."

Ish avokatja e shtetit pretendoi se ka vënë në dijeni ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, se pala çeke gjatë negociatave ka kërkuar që shteti shqiptar të mos përfshihet me çështjen DIA.

"Pala çeke ka pranuar por nuk ka dashur që këtë konflikt ta adresojë si një konflikt mes CEZ Shpërndarje dhe Shqipërisë, por të zgjidhej në rrugë gjyqësore shqiptare"

Por në një letër, të vënë në dispozicion të medias nga Ministria e Energjetike, të hartuar nga Mandia, nuk përmenden çështja DIA. Në letër, shkruhet mbi mosmarrëveshjet mes kompanisë dhe shtetit shqiptar, të cilat janë në shqyrtim në fazën e juridiksionit administrativ apo gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Aksident në Laprakë, përplaset furgoni me nxënës shkolle

Posted: 19 Jan 2017 06:59 AM PST

Një manovër e gabuar e shoferit të një furgoni që transportonte nxënës të shkollës 9-vjeçare është bërë shkak për një aksident, të ndodhur në mesditën e së enjtes, në rrugën "Dritan Hoxha" në Laprakë, afër pallateve "Gintash". Policia njoftoi se furgoni është përplasur me autobusin e linjës së Kamzës dhe për pasojë janë lënduar 4 nxënës të cilët janë transportuar për ndihmë në QSUT. Sipas autoriteteve të policisë rrugore fugoni më nxënës shkolle drejtohej nga shtetasi A. K., ndërsa autobusi i linjës urbane Tiranë-Kamëz, nga shtetasi A. Z dhe si pasojë e kësaj përplasje ka patur vetëm dëme materiale dhe nuk ka dëme në njerëz. "Përdorimi i rripit të sigurimit nga fëmijët në mjet ka sjellë shmangien e ndonjë pasojë në këtë përplasje. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i furgonit ka bërë një ndryshim korsie pa bërë kujdes për fluksin e lëvizjes e për pasojë ka sjellë përplasjen" – Thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

Gjiknuri: Sipërmarrës të Singaporit, interes për investime në Shqipëri

Posted: 19 Jan 2017 06:57 AM PST

Potencialet që ka Shqipëria për investime në fushën e energjisë, dhe konkretisht në hidroenergji, energji elektrike, naftë, gaz dhe në sektorin minerar, janë paraqitur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri. Në një prononcim për televizionin Shqiptar, Gjiknuri u shpreh se gjatë këtij forumi, disa kompani shprehen interesin e tyre për mundësitë që ofron Shqipëria për investim. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, mbi të gjitha theksoi se gjatë këtij viti do të vijojnë projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë, si investimet në sektorin e shpërndarjes së energjisë, fillimi i punës për linjën e interkoneksionit me Maqedoninë, të cilat mundësohen nga konsolidimi i reformës në sektorin hidroenergjitik.

Blushi: Partitë e vjetra duan të sabotojnë reformën zgjedhore

Posted: 19 Jan 2017 06:37 AM PST

Deputeti Ben Blushi në emër të Partisë LIBRA ka listuar disa kërkesa lidhur me reformën zgjedhore të cilat sipas tij janë të domosdoshme për të garantuar që edhe zgjedhjet e Qershorit të jenë të pranuara gjërësisht. Mes kërkesave, Blushi ka përmendur votimin dhe numërimin elektronik, votën e emigrantëve por edhe mundësinë e zvogëlimit të Parlamentit në 100 deputetë.

"Reforma zgjedhore është në kufirin e fundit dhe është e dukshme nevoja e partive të vjetra për ta sabotuar. Në qoftëse nuk zgjidhet çështja e financimeve dhe në qoftëse nuk zgjidhet çështja e administrimit elektronik të votës qoftë si votim qoftë si numërim të paktën njëren prej këtyre të dyjave, kto zgjedhje do të jenë shumë të dyshimta dhe për këtë arsye mund të kemi një krizë pas zgjedhjeve" tha Blushi.

Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, deputeti Blushi tha se ka ende kohë për realizimin e numërimit elektronik të votave për zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai tha se "Shqipëria mund të ndryshoje për një ditë me një kosto minimale dhe me 100 apo 200 rrobot, makina që numërojnë votat. Qoftë Rilindja, qoftë PD-ja, qoftë LSI-ja ata i kanë sabotuar reformën zgjedhore për shkak se secila prej tyre ka një numërues".

Lidhur me koalicionet e mundshme të LIBRA-s, Blushi tha se do të vendosë anëtarësia e kësaj force politike, por se kjo do të ndodhë në muajin Mars.

Teheran: Përfshihet nga zjarri një qendër biznesi 17 katëshe, 30 viktima

Posted: 19 Jan 2017 06:11 AM PST

Ende nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me numrin personave të vdekur si pasojë e shembjes pas zjarrit të një qendre biznesi 17 katëshe në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Mediat vendase njoftojnë se nën rrënoja kanë mbetur të paktën 30 zjarrfikës. Ndërtesa u shëmb kur vazhdonin punimet për shuarjen e zjarrit. Janë plagosur rreth 70 persona ndërkohë që vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të mbeturit nën rrënoja. Ndërtesa e shembur ka qënë nga të parat shumëkatëshe në Teheran dhe ishte ndërtuar në vitet 1960.

Lamtumira për kampionin e botës, Ymer Pampuri

Posted: 19 Jan 2017 06:05 AM PST

Ymer Pampurit i është dhënë lamtumira e fundit të enjten. Homazhet në nder të figurës së shquar të sportit shqiptar, janë bërë në ambjentet e Agjencisë së Shërbimeve të Sportit. Familjarë, miq, bashkëkohës së Pampurit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komitetit Olimpik Shqiptar, Federatës Shqiptare të Futbollit, sportistë e trajnerë të peshëngritjes, kanë nderuar kampionin botëror të shtangës mes të cilëve, Elez Gjoza, Faruk Kalleshi, Ferid Berberi, Erkand Qerimaj e të tjerë. Ymer Pampuri është sportisti i vetëm shqiptar që ka fituar titullin kampion bote. Në olimpiadën e Berlinit në 29 gusht 1972, në stilin e forcës, në konkurrimin në peshën 60 kg, arrin të ngrejë 127.5 kg, duke vendosur rekord olimpik. Në të njëjtën kohë shpallet edhe "Kampion i Botës". Më pas në shkëputje dhe shtytje renditet respektivisht në vendin e 12-të dhe të 10-të. Në përfundim të konkurrimit në tregarësh, Ymer Pampuri renditet në vendin e 9-të.

Europarlamenti votoi raport mbi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së

Posted: 19 Jan 2017 06:04 AM PST

Parlamenti evropian votoi sot, në seancën e parë të drejtuar nga kryetari i ri Antonio Tajani, një raport mbi ecurinë e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Raporti i paraqitur nga eurodeputeti Adam Sejnfeld u miratua me 519 vota pro, e 83 kundër. Raporti thekson se integrimi evropian kërkon një vizion strategjik afatgjatë që duhet ta ndjekin autoritetet në Prishtinë dhe zbatimin e reformave të nevojshme që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit.

MOTI, PROBLEMATIKAT, PARASHIKIMI

Posted: 19 Jan 2017 05:54 AM PST

Mbeten ende të bllokuara akset rrugore Peshkopi–Lurë, Qafë Thore–Theth, Kryezi–Iballë, fshatrat Turaj e Nimçe në Kukës, disa fshatra në Tropojë. Dëbora e rënë ditët e fundit ka krijuar probleme edhe në juglindje.

Emergjencat civile njoftojnë se për shkak të borës, probleme ka patur edhe në furnizmin me ujë dhe energji elektrike. Bashkitë Dibër e Bulqizë kanë mungesë furnizmi me ujë, ndërsa pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult të Malësisë së Madhe, fshatrat Kam, Çorraj, Zogaj e Kepenek në Tropojë. Po sipas Emergjencave Civile gjatë ditës së premte mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të çrregullta.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

– 6°C dhe -3°C në vendet malore

3°C dhe 11°C në vendet e ulëta

5°C dhe 13°C në bregdet.

“Brenga ime shqiptare” Aldo Renato Terrusi promovohet në Bibliotekën Kombëtare

Posted: 19 Jan 2017 05:48 AM PST

Një shtegtim në kërkim të origjinës dhe historisë së vet, por mbi të gjitha në kërkim të eshtrave të babait, vdekur në vitin 1952 në burgun e Burrelit. I tillë mund të përkufizohet libri "Brenga ime shqiptare" me autor italianin Aldo Renato Terrusi, promovuar në Bibliotekën Kombëtare. Brenga ime, rrëfen Terrusi, është gjetja e eshtrave të babait, Xhuzepes, burgosur menjëherë pas çlirimit, kur ai ishte drejtor i bankës kombëtare të Vlorës. Libri pasqyron pikërisht kalvarin e kërkimeve disavjeçare të këtyre eshtrave, por edhe dokumente dhe dëshmi të njerëzve që kanë punuar dhe njohur nga afër babanë tim. Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, gjetja e eshtrave jo vetëm të babait Xhuzepe Terruzit, por gjithë atyre që u pushkatuan dhe vdiqën burgjeve të komunizmit, është detyrim për shtetin shqiptar. Biblioteka Kombëtare, sipas drejtores Persida Asllani , gjatë vitit 2017 do të ketë si refren të aktiviteteve të tij kujtesën. Një prej figurave që do të kujtohet së shpejti do të jetë Musine Kokalari.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more