Skip to main content

RTSH: “Ambasada e SHBA u revokon vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve” plus 9 more

RTSH: “Ambasada e SHBA u revokon vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve” plus 9 more


Ambasada e SHBA u revokon vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve

Posted: 26 Jan 2017 08:00 AM PST

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi të enjten se ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada nëpërmjet një deklarate. “Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale” spjegon deklarata.  Ndonëse nuk jep emra apo numrin e personave që u është refuzuar viza,  deklarata bën të ditur se  “Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin”, dhe më tej shënon “…si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t'i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar” paralajmëron më tej deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë. “Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri” përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Deklarata e saj vjen ndërsa parlamenti shqiptar është mbledhur në seancën parlamentare javore, ku nuk kanë munguar replikat e ashpra të maxhorancës dhe opozitës për afera korruptive.

Parlament, debate mbi votimin dhe numërimin elektronik

Posted: 26 Jan 2017 06:49 AM PST

Votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, janë artikuluar sërish nga opozita si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Eduart Halimi tha se kjo është zgjidhja e vetme që vota e qytetarëve të lexohet drejtë. Duke kërkuar emra konkretë lidhur me akuzat për inkriminimin e qeverisë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi tha se kërkesa për votim elektronik është një alibi pasi koha nuk premton për realizimin e saj. Në përgjigjie të tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se votimi elektronik është e vetmja zgjidhje që të realizohet edhe votimi i emigrantëve. Por sipas Ruçit, ka qenë vetë opozita ajo që për disa herë ka refuzuar të diskutojë pikën e votimin të emigrantëve në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Më herët në nisje të seancës parlamentare janë betuar dy deputetët më të rinj të Kuvendit, Flamur Çela dhe Edmond Zeno.

Tifozët e Tiranës pengojnë stërvitjen duke shkaktuar trazira

Posted: 26 Jan 2017 06:33 AM PST

Marrëveshja e arritur të mërkurën me ndërmjetësimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, në bazë të së cilës Tirana dhe Partizani do ta ndajnë së bashku Stadiumin "Selman Stërmasi", deri në përfundimin e stadiumit të ri kombëtar të kryeqytetit, është shndërruar në "mollë sherri". Janë tifozët bardheblu, të cilët kishin paralajmëruar edhe më parë, duke u shprehur kundër kësaj marrëveshjeje, të cilët kanë reaguar sot. Ata kanë hyrë në Kompleksin Stërvitor "Skënder Halili", gjatë kohës që Tirana duhet të niste stërvitjen, duke e bllokuar seancën që skuadra duhet të zhvillonte sot. Në fakt, nuk kanë munguar as momentet e tensionuara, teksa tifozët kanë tentuar të godasin disa prejt futbollistëve të skuadrës. Megjithatë, gjendja është qetësuar, me tërheqjen e lojtarëve në dhomat e zhveshjeve dhe me largimin gradualisht të tifozëve. Sidoqoftë, seanca stërvitore e planifikuar për t’u zhvilluar sot, nuk është mbajtur, ndërsa mbetet për t’u parë sesi do të reagojnë tifozët në ditët në vazhdim.

Qeveria prish marrëveshjen me “Transatlantik Albania”, përfiton “Albpetrol”

Posted: 26 Jan 2017 06:12 AM PST

Qeveria shqiptare ka prishur marrëveshjen konçesionare me kompaninë e naftës "Transatlantik Albania", duke i marrë dy vendburime të naftës që kjo kompani shfrytëzonte për t’ia dhënë në dorëzim kompanisë shtetërore Albpetrol. Bëhet fjalë për dy puse nafte që ndodhen në zonën e Gorishtit dhe Cakranit. Vendimin e mori ministri i industrisë Damian Gjiknuri, për shkak të mos përmbushjes se detyrimeve kontraktuale, si dhe mos pagesës prej 20 milionë dollarësh që kompania koncesionare i detyrohej Albpetrol. Kjo është hera e parë që u vendos të ndërhyhet për rimarrjen para përfundimit të afatit të vendburimeve të naftës, që shfrytëzohen në marrëveshje partneriteti nga një kompani private.

Gjoka: Nuk është vetëm çështje pikësh por çështje gare

Posted: 26 Jan 2017 06:05 AM PST

Këtë fundjavë rifillon kampionati kombëtar i kategorisë superiore. Vllaznia-Kukësi është ndeshja hapëse e fazës së tretë, e cila do të luhet të premten. Skuadra kuksiane vjen në këtë sfidë me synimin e vetëm për të marrë tri pikët. Kështu është shprehur trajneri Ernest Gjoka. "Jemi përgatitur seriozisht për këtë kampionat. Nuk është vetëm çështje pikësh por çështje gare. Nëse duam të shkojmë drejt titullit duhet të kemi arritje." u shpreh Gjoka. Kukësi do të ketë dy mungesa, Grecën dhe Allën, ndërsa rrumbullaku një nga lojtarët e ardhur gjatë merkatos së dimrit do të aktivizohet si titullar ndaj Vllaznisë. "Për këto ndeshje nuk kemi të gatshëm dy prej lojtarëve tanë, por kjo gjë sduhet ta ulë ritmin e lojës sone." – vijoi Gjoka. Ndërsa kapiteni i Kukësit, Rrahman Allaçi, ka vënë theksin se që të dalin kampion, duhet patjetër të vlerësojnë çdo sfidë që luajnë si brenda dhe jashtë fushës së tyre.

Doda: Parlamenti shqiptar të nxjerrë të vërtetën se kush është masakra e kryer mbi shqiptarët e Çamërisë!

Posted: 26 Jan 2017 05:38 AM PST

PDIU, parti e cila i është bashkuar koalicionit të majtë qeveritar, ka kërkuar të enjten ngritjen e një komisioni hetimor për genocidin e ushtruar mbi popullsinë çame nga fashistët grekë në mesin e shekullit të kaluar. Kërkesa është shqyrtuar të enjten në konferencën e kryetareve ku duket se nuk ka patur dakordësi. Megjithate deputetja e PDIU Mesila Doda sqaroi për mediat se ngritja e komisionit do të vendoset javën e ardhshme. “Është kërkuar të shtyhet për javën e ardhshme pasi nuk ka pasur me sa duket një konsultim mes palëve për të kuptuar objektin, rëndësinë e objektit, por dhe mënyrën sesi do trajtohet Komisioni Hetimor në të ardhmen” tha zonja Doda. “Asnjë njeri nuk është tërhequr nga çështja e komisinit hetimor, po konsultohemi me kryetarët e komisioneve, të grupeve, po u bëjmë me dije cili është qëllimi dhe si kemi vepruar për të ardhur pranë kësaj kërkese” shtoi ajo.
Sipas deputetes së PDIU, kërkesa e kësaj partia synon “…të nxjerrë të vërtetën se kush është masakra e kryer mbi shqiptarët e Çamërisë, do duhet të shikojmë të gjithë dokumentat që shteti shqiptar disponon, dokumentat e arkivave dhe kush ka qenë përmasa e genocidit mbi popullësinë çame. Besoj se javën e ardhshme do kemi lajme të tjera dhe do kemi mundësi të shikojmë një Komision që do shkojë përpara në mënyrë shumë të suksesshme” tha deputetja Doda. “Komisioni që do hetojë çështjen do marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk ka ndërmend të shkojë dhe hetojë në Greqi. Do kërkojmë zbardhjen e dëshmive nga dëshmitarët okularë, do kërkojmë marrjen e dokumentave që janë në arkivat zyrtarë. Nuk ka asnjë qëllim që ne të shkelim juridiksionin apo tejkalojmë Kushtetutën e Shqipërisë, por të nxjerrim të vërtetën e një ngjarje që të ndodhur kohë më parë që është një krim i kryer mbi popullsinë” tha deputetja Mesila Doda duke theksuar se kjo është kauza kryesore e PDIU.

Ndërpritet greva e urisë në Shkodër pas vetëm disa orëve

Posted: 26 Jan 2017 05:08 AM PST

Ka zgjatur vetëm disa orë greva e urisë e 8 banorëve të zonës së Livadeve, në perferiferi të qytetit të Shkodrës, që kërkojnë nga qeveria dëmshperblimet e përmbytjeve të viteve 2010-2011. Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, me ndërhyrjen edhe të drejtuesve të sindikatave të pavarura të Shkodrës, greva e cila filloi mesditën e djeshme, u ndërpre për shkak të kushteve të paëpërshtatshme në të cilat po zhvillohej. Pas mos lejimit nga policia për zhvillimin e saj në mjediset e prefekturës, banorët protestues filluan grevën në ambjent të hapur, në sheshin para bashkisë. Ata thonë se do ti rikthehen grevës, pas gjetjes së një vendi të përshatshëm për zhvillimin e saj. Kjo greve erdhi si përshkallëzim i protestave të nisura prej gati dy vitesh, fillimisht nga banorë të Nën-Shkodrës, për dëmshpërblimet e padhëna, sipas tyre, për përmbytjet e 6-7 viteve më parë. Ndërkohë sipas drejtuesve të prefekturës në Shkodër banorëve të dëmtuar u janë shpërndarë dy këste të dëmshpërblimeve dhe po vijojnë negociatat me OSHE dhe KESH për dhënien edhe të këstit të fundit, që sipas vendimit të qeverisë ka të bëjë vetëm për dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

Klosi: Administrata publike u përgjigjet pritshmërive për integrimin në BE

Posted: 26 Jan 2017 04:31 AM PST

Në sfidën për të përmbushur kriteret, kusht për Integrimin e vendit në BE, administrata publike sipas ministrit Klosi u pergjigjet pritshmërive. Meritën kryesore për këtë ua njeh të rinjve shqiptarë të shkolluar që janë bërë pjesë e administratës gjatë viteve të fundit , falë edhe mundësisë që iu dha atyre nga programi ” praktika kombëtare e punës pranë administratës publike”. 200 të rinj të tjerë morën në dorë sot kontratat një-vjeçare të punës. I hapur edhe për të rinj nga Kosova e Diaspora , 100 kontrata të tjera pune do t’u dorëzohen fituesve në Prishtinë gjatë javës që vjen. 

I gjelbri Van der Bellen betohet si president i Austrisë

Posted: 26 Jan 2017 04:23 AM PST

Aleksandër Van der Bellen u betua të enjten si president i Austrisë, duke u bërë kreu i parë i shtetit i mbështetur nga një parti opozitare e vendit. Ish-kreu i Partisë së Gjelbër bëri betimin në parlament pasi mundi rivalin e ekstremit të djathtë, Norbert Hofer në zgjedhjet e muajit dhjetor me 53. 8 për qind të votave. Zgjedhjet shfaqën zhgënjimin e votuesve të të dy partive të qendrës, që kanë formuar një koalicion qeveritar dhjetëvjeçarin e kaluar, të Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Popullore konservatore. Marrja e detyrës së Van der Bellen vjen mes një krize të rëndë të partnerëve të koalicionit, që ka rritur spekulimet lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Rigopiano, 29 persona humbën jetën nga orteku

Posted: 26 Jan 2017 04:19 AM PST

Merr fund makthi i kërkimeve në hotelin Rigopiano në Abruco të Italisë, i goditur nga orteku ditë më parë duke shuar çdo shpresë të mundshme. Të paktën 29 persona humbën jetën. Eshtë ky bilanci përfundimtar pas10 ditësh kërkimi. Rreth 40 persona ndodheshin në hotel ndërsa fatmirësisht 11 prej tyre shpëtuan duke përfshirë 4 fëmijë. Kryemnistri Gentiloni u shpreh se zyrtarët lokalë nuk e kishin marrë shumë seriozisht rrezikun e ortekut, por falenderoi punën e ekipeve të shpëtimit. Duke folur para deputetëve kreu i qeverisë tha se hetimet ende nuk kanë përfunduar, por sipas disa raportimeve thuhet se zyrtarët lokalë të Pescarës nuk i morën seriozisht thirrjet e personave të cilët pasi u larguan nga hoteli kishin kërkuar ndihmë. Orteku i cili peshonte rreth 120.000 ton goditi hotelin lukzos me një shpejtësi prej 100km në orë. Ekzaminimet në trupat e pajetë treguan se pjesa më e madh e tyre humbën jetën si pasojë e traumës fizike të shkaktuar nga rrënimi i godinës, por disa prej tyre kishin edhe shenja të asfikimit dhe hipotermisë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more