“Rama: Në shkurt receta elektronike; qytetarët më të kënaqur nga shëndetësia” plus 9 more Gazeta SHQIP
“Rama: Në shkurt receta elektronike; qytetarët më të kënaqur nga shëndetësia” plus 9 more Gazeta SHQIP |
- Rama: Në shkurt receta elektronike; qytetarët më të kënaqur nga shëndetësia
- Fier, 4 muaj pa rrogë, punëtori kërcënon se do hidhet nga oxhaku
- Basha: Propozoni kandidatët tuaj për deputetë
- Rritja e sigurisë, 9 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit
- Gambia, presidenti largohet nga vendi bashkë me 11 mln $
- SHBA, 18 të vdekur nga moti i keq
- Horoskopi – 23 janar 2017
- “Top Awards”, 2PO2 dhe UNIKKATIL rimarrin kreun
- Greqi, ushtarët me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën rrezikojnë dënimin
- 19 vjet nga sulmi në familjen Jashari
Rama: Në shkurt receta elektronike; qytetarët më të kënaqur nga shëndetësia Posted: 23 Jan 2017 02:46 AM PST Kryeministri Edi Rama foli sot për reformat tërësore të ndërmarra në sistemin shëndetësor. Rama deklaroi se qeveria e tij ka arritur të ulë ndjeshëm shpenzimet e njerëzve për shëndetin. Sipas tij, sektori i shëndetësisë shihet me dyshim vetëm nga ata persona që vitet e fundit nuk kanë pasur nevojë për shërbimin shëndetësor. Veç kësaj, ai foli edhe për recetat elektronike., të cilat do të aplikohen në shkurt në të gjithë vendin. "Sot kemi një kantier reformash tërësore dhe masa për të mbështetur këto reforma. Falë këtyre, jemi në kushtet t'u themi njerëzve me krenari se kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin. E dimë qartë se si duhen bërë gjërat më tej. 600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike. Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet me jetën e njerëzve", tha Rama. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Fier, 4 muaj pa rrogë, punëtori kërcënon se do hidhet nga oxhaku Posted: 23 Jan 2017 01:25 AM PST Një punonjës i rafinerisë së naftës në Fier kërcënon se do të hidhet nga oxhaku, pasi prej muajsh ai nuk ka marrë rrogën. Agim Myrdini është ngjitur në majë të oxhakut të uzinës 40 metra të lartë dhe kërcënon të hidhet. 59 vjeçari, në gjendje të rënduar psikologjike mban në dorë edhe një shishe benzinë. Punonjësit thonë se kanë katër muaj pa marrë paga dhe 22 muaj pa iu depozituar sigurimet shoqërore, ndonëse puna në uzinë ka vijuar normalisht dhe prodhimi është shitur. Protestuesit apelojnë që institucionet shtetërore të ndërhyjnë. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Basha: Propozoni kandidatët tuaj për deputetë Posted: 23 Jan 2017 01:24 AM PST Në një postim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipëria dhe pasuritë e saj publike janë kapur nga një gusht i vogël njerëzish ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Basha u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për të propozuar kandidatët e tyre për deputetë. Në faqen zyrtare të PD-së, secili mund të propozojë kandidaturën e tij. Këto kandidatura do t'i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin. Postimi i Bashës Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben. Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t'i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar. Por sot, njerëzit po gjejnë forcën dhe po kërkojnë zgjidhje të reja, politikë të re dhe shpresa të reja. Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t'u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen. Si 26 vite më parë, Partia Demokratike do t'i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t'i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste. Është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit. Dua t'u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: ushtrimi i të drejtës për t'u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
|
Rritja e sigurisë, 9 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit Posted: 23 Jan 2017 01:11 AM PST 102 drejtues mjetesh në kryeqytet kanë kaluar në sitën e kontrollit të policisë rrugore fundjavën që lamë pas. Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, 9 prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa për 93 të tjerë janë vendosur gjoba. Shërbimet e patrullës gjatë fundjavës janë përqendruar në zona të ndryshme të kryeqytetit duke zhvilluar kontrolle me Radar për matjen e shpejtësisë si dhe Drager për testet e alkoolit. Të arrestuarit, 8 janë për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 1 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi. Sakaq janë ndëshkuar me masa administrative: -40 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit. -31 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. – 20 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti, me shpejtësi tej normave të lejuara. -2 drejtues mjetesh me masë Administrative Plotësuese për drejtim mjeti në sens të kundërt me atë të lëvizjes. Policia Rrugore e Tiranës deklaron se do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet kodin rrugor me qëllim rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Gambia, presidenti largohet nga vendi bashkë me 11 mln $ Posted: 23 Jan 2017 01:04 AM PST Më shumë se 11 milionë dollarë mungojnë në arkat e shtetit të Gambias në Afrikë, pasi udhëheqësi Yahya Jammeh u largua për në mërgim pas humbjes zë zgjedhjeve. Këshilltari i Presidentit të ri Adama Barroë, Mai Ahmad Fatty tha se ekspertët financiarë po përpiqeshin të vlerësonin humbjet ekzakte. Makina luksoze dhe sende të tjera të shtrenjta janë parë teksa ngarkoheshin në një avion mallrash natën që Jammeh u largua nga vendi. Jammeh u largua nga Gambia të shtunën, duke i dhënë fund 22 viteve në pushtet. Zyrtarët e rinj të mbërritur në vend dhe që zbuluan zhdukjen e parave thanë se arkat e shtetit janë praktikisht bosh dhe se kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave dhe banka qendrore e vendit. Megjithëse autoriteteve të aeroportit kryesor të vendit i ishte thënë që të lejonin vetëm Presidentin të largohej dhe të mos merrte sende me vete, mediat raportojnë se veç valixheve pa fund, ai u shoqërua edhe një nga flotë makinash luksoze që u larguan bashkë me të drejt Guinesë Ekuatoriale, ku duket se ai do të shijojë një ekzil mjaft luksoz. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
SHBA, 18 të vdekur nga moti i keq Posted: 23 Jan 2017 12:34 AM PST Moti i keq ka shkaktuar të paktën 18 viktima në jug të SHBA-së, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Guvernatori Nathan Deal ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtate qarqe në Georgia, ku 14 persona humbën jetën. Katër personat e tjerë u vranë nga tornadot në Mississippi. Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës. Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Florida. Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert. Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Posted: 23 Jan 2017 12:16 AM PST
DASHI Sot eshte nje dite e mire per te krijuar miqesi te reja dhe per te pare fytyra te reja. Cdo gje po ju duket shume monotone. DEMI Edhe pse sot mendoni per punen dhe karrieren do te vereni se nuk mund te anashkaloni ceshtjet e zemres dhe partnerin. BINJAKET Sot po mundohen tju vene shkopinj nen rrota. Kjo gje nuk do tju pengoje aspak te arrini ato synime qe I keni vene vetes. GAFORRJA Po e ndjeni qe vera ka mbaruar dhe kjo gje spo ju pelqen. Nje gote vere ne mbremje do te kaloje ne biseda shume te ngrohta me partnerin. LUANI Dita do te nise pak e zymte sot per shkak te nje takimi qe nuk do te shkoje dhe aq mire. Pasditja do te jete perfekte. VIRGJERESHA Sjellja juaj e mbyllur, pesimiste dhe superkritike sot do te krijoje probleme te medha ne komunikim. PESHORJA Edhe pse po degjoni shume fjale verdalle perseri kjo gje nuk do ta prishe harmonine ne cift. Nje dite e bukur dhe e qete sot per ju. AKREPI Nuk keni dhene shume nga vetja ne nje ceshtje qe eshte me e rendesishme sec mendoni. Do te prisni qe gjerat te qetesohen por do te jete vone. SHIGJETARI Sapo keni dale nga nje lidhje e rendesishme per ju dhe kjo gje ju ka tronditur disi. Per ata qe presin rritje ne karriere nuk ka ardhur akoma momenti. BRICJAPI Jeni duke menduar se si do ta kaloni diten dhe e keni gjetur zgjidhjen. Ne shoqerine e miqve do te kaloni moment shume te kendshme. UJORI Paraqitet nje muaj shume i nxehte per kete shenje. Flirte te reja ne horizont dhe kreativitet ne rritje. PESHQIT Jeni te hapur dhe te sinqerte me te gjithe sot dhe kjo eshte nje vecori e juaja. Nje udhetim I shkurter parashikohet per fundjave. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH |
“Top Awards”, 2PO2 dhe UNIKKATIL rimarrin kreun Posted: 22 Jan 2017 02:15 PM PST 2po2 padiskutim është shndërruar në një "fabrikë këngësh" pasi brenda një periudhe të shkurtër, ai ka publikuar disa projekte muzikore. Një ndër këngët që vazhdon të zërë majat e klasifikimit të "The Top List" është bashkëpunimi i tij me Unikkatil, "Kryt Nalt". E publikuar rreth 8 javë më parë, ky projekt muzikor është rikthyer sërish në krye të klasifikimit të "The Top List", duke treguar kështu interesin e madh të fansave, të cilët nuk rreshtin së votuari dyshen e talentuar. Kjo javë ka renditur mjaft mirë gjithashtu edhe këngën më të re të Gent Fatalit, i cili për këtë javë pozicionohet në treshen më të nxehtë të klasifikimit. Dy projekte të reja muzikore janë futur kësaj jave në Top Listë dhe bëhet fjalë për talente të reja si Ana Bakaj dhe dyshja Arnon, Jonisa. Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është "Mos u Dorzo" e Stresit ndërsa ajo që ka humbur më shumë pozicione është "Mirëmëngjesi" e Edona Vatocit. Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të "Top Awards":topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi. Ky është klasifikimi zyrtar, java e 58 e "The Top List", Top Awards:
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
Greqi, ushtarët me origjinë shqiptare që bënë shqiponjën rrezikojnë dënimin Posted: 22 Jan 2017 02:02 PM PST Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka indinjuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku ushtarët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar. Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e "Shqipërisë së Madhe". Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t'u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë. Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla. Ngjarja ka ndodhur në një repart elitar të këmbësorisë së ushtrisë greke në Mesologji të Greqisë, ku 7 ushtarët e ushtrisë greke, por me origjinë shqiptare, janë fotografuar mbrëmjen e së premtes së kaluar dhe në vazhdim kanë publikuar foton e bërë brenda ambienteve të repartit ushtarak duke bërë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqipes dy krenare. Ngjarja e pazakontë ka shqetësuar së tepërmi krerët e ushtrisë greke, te cilët kanë urdhëruar menjëherë hapjen e një hetimi, ndërsa komandanti i repartit dhe shefi i shtabit te forcave tokësore greke, rrezikojnë postet e tyre. U deshën pak orë, që autoritetet helene të kenë emrat e 7 shqiptarëve me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident. Ata janë ndaluar dhe u morën në pyetje prej autoriteteve ushtarake greke. Janë kontrolluar edhe telefonat e tyre celulare, nëse janë fotografuar ambiente të repartit ose armatime të gjendura në të, si dhe telefonatat e tyre, nëse kanë komunikuar me persona të cilësuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke. Sipas një njoftimi të shtabit te përgjithshëm të ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 kadetëve në propagandë anti-greke. Mësohet se 7 kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm. Me interes pritet edhe kthimi nga SHBA ku ndodhej për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, i ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos. Ky i fundit njihet si përkrahës i linjës patriotike, shpesh herë e konsideruar si ekstremiste për mbrojtjen e identiteti helen në ushtri, ndaj dhe pritet që dënimet ndaj 7 kadeteve do të jenë shumë të ashpra. 22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
19 vjet nga sulmi në familjen Jashari Posted: 22 Jan 2017 01:15 PM PST 22 janari 2017, shënon 19-vjetorin e sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa. Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin. Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit. 22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) |
You are subscribed to email updates from Gazeta SHQIP Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: