Skip to main content

“Qysh me e balancu sistemin hormonal?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me e balancu sistemin hormonal?” plus 3 more Qysh me


Qysh me e balancu sistemin hormonal?

Posted: 21 Jan 2017 11:17 AM PST

Në lidhje me menopauzën, efekti pozitiv i sherebelës lidhet me zbutjen e problemit të bezdisshëm të flukseve të nxehtësisë.

Mënyra më e lehtë për ta përdorur atë është që të vendoset 4-5 gjethe sherebele në 1 gotë me ujë të vluar, dhe t'i lëmë të kullojnë për rreth 3 minuta, pastaj të filtrohet dhe pihet çaji, duke shtuar një lugë mjaltë.

Sherebela, është e përkryer në rastet e problemeve t tretjes, por edhe për problemet më të zakonshme tek gratë në moshë riprodhuese që kanë të bëjnë me fertilitetin.

The post Qysh me e balancu sistemin hormonal? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë katrorka me arra të bluara?

Posted: 21 Jan 2017 11:12 AM PST

Përbërësit:

  • 200 gram miell
  • 100 gram sheqer
  • 100 gram arra të bluara
  • 200 gram margarinë
  • 1 e verdhë veze
  • Ekstrakt vanille.

Zbutet margarina e përzihet.

Në margarinë shtohet veza, sheqeri, vanilla dhe përzihet mirë.

Shtohen përbërësit e tjerë.

Në tepsi të lyer me yndyrë vendoset brumi i përgaditur dhe rrafshohet mirë.

Pjeket në temperaturë 200 gradë për 15 minuta.

E nxehtë pritet në katrorë.

The post Qysh me përgaditë katrorka me arra të bluara? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë rastet që sinjalizojnë mashtrimin?

Posted: 21 Jan 2017 11:08 AM PST

Disa fjalë mund të sinjalizojë ndonjë shprehje se ka gjasa të ndodhë ndonjë mashtrim.

Nëse biseda është e rëndësishme, duke e njohur potencialin mashtrues, kjo mund të sigurojë një avantazh të veçantë, në interaksionet sociale apo biznesi.

  1. "Nuk mbaj mend se unë e kam bërë këtë".

Njerëzit mashtrues shpesh pohojnë se nuk mbajnë mend si një mënyrë për të mbuluar të vërtetën. Kjo lloj mbrojtje përcakton dy kurthe për njerëzit hipokritë:

Së pari, në mënyrë që mos të mbani mend asgjë, kjo tregon se ju veçmë e keni të ruajtur në kujtesë këtë informacion por që nuk doni ta zbuloni.

Njerëzit e ndershëm thjeshtë thonë se nuk e dinë e nuk flasin për kujtesën.

Së dyti, kurthi është i ngjashëm.

Një person nuk mund të thotë "Nuk më kujtohet ta kem bërë këtë", përveç faktit nëse ai apo ajo në fakt e ka bërë këtë.

Kjo fjali tregon se personi në fjalë ka diçka që e kujton por që i ikë temës.

  1. "Pse duhet ta bëjë këtë"?

T'i përgjigjesh një pyetje me një fjali pyetëse, është një sinjal i qartë për mundësi mashtrimi. Njerëzit e ndershëm bëjnë mohime të drejtpërdrejta.

Ata zakonisht përgjigjen: "Unë nuk e kam bërë këtë".

Njerëzit mashtrues janë të paqartë dhe kur ata kapen në befasi, atyre iu duhet pak kohë shtesë për të menduar rreth një përgjigje të besueshme.

  1. Fjala "ka të bëjë" është një fjalë kualifikuese që tregon se folësi ka më shumë për të thënë, por që nuk dëshiron ta elaborojë më shumë.

Kjo fjalë nënkupton se folësi dëshiron t'i bie sa më shkurt gjithë historisë.

Njerëzit që flasin të vërtetën përdorin të gjitha faktet, pa frikën e pasojave ligjore apo sociale.

Një person mashtrues nuk e tregon historinë e plotë, sepse ka diçka që nuk duan t'ua zbulojnë.

 

The post Qysh me i ditë rastet që sinjalizojnë mashtrimin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e shmangë blerjen e rrobave që nuk vishen shpesh?

Posted: 21 Jan 2017 10:52 AM PST

1.Shpesh ndodh që për shkakë të  cilësisë së dokët rrobat pas larjes nuk mund ti vishni më.

Por nuk do të thotë gjithmonë që rrobat e shtrenjta kanë cilësi të mirë.

Për këtë arsye duhet kontrolluar se si është bërë qepja, pullet si janë të qepura, materiali a është i dobët etj.

2.Secili prej nesh e ka stilin e vet në të cilin ndihet mëmirë.

Prandaj, në dollapin  tuaj mbani disa pjesë të rrobave më të preferuara në një ngjyrë apo formë të ndryshme, pavarësisht a janë ato xhinse, fustane, këmisha apo bluza.

Analizoni mirë gjërat tuaja të preferuara siç është prerja, pëlhura, rehatia etj., në mënyrë që në të ardhmen të bleni veshje të tillë.

3.Është e lehtë që të zgjidhni rrobat e reja, por mos harroni që të siguroheni për llojin e rrobave që mungojnë në dollapin tuaj.

Mund të ndodhë që të keni dëshirë të vishni një kombinim dhe të kuptoni që disa nga rrobat tuaja më nuk janë në gjendje të mirë për tu veshur.

Në dollapin tuaj mbani 80% rroba që ju gjithmonë mund të vishni, kurse 20% shtesë. Por shpesh herë me të vërtet ndodh e kundërta.

 

The post Qysh me e shmangë blerjen e rrobave që nuk vishen shpesh? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more