Skip to main content

“Puna para orës 10:00 është “torturë”” plus 9 more - Gazeta Dita

“Puna para orës 10:00 është “torturë”” plus 9 more - Gazeta Dita


Puna para orës 10:00 është “torturë”

Posted: 14 Jan 2017 02:13 AM PST

Doktor Paul Kelley, një studiues i Universitetit të Oxfordit ka arritur në përfundimin se zgjimi i hershëm është një torturë e vërtetë, sidomos kur të duhet të shkosh në punë.

"Kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është një problem ndërkombëtar. Pasojat do të jenë në të ardhmen të mëdha! Puna duhet të nisë pas orës 10. Nëse do të vendosej ky orar, të dyja palët, si punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit do të përfitonin më shumë.

Punonjësit do të jenë më të angazhuar në detyrat që u caktohen, do të jenë më tepër energjik dhe me gjasë, punët e kompanive do të shkojnë më mirë… Të gjithë duhet të kuptojmë rëndësinë e gjumit. Pasojat që vijnë nga mungesa e tij janë njësoj si në rastet kur nuk ushqehesh për një kohë të gjatë".

Disa njerëz do të duhet të fillojnë punën shumë më herët sesa ky orar dhe kjo mund të shndërrohet në një rutinë, por çdo herë zgjimi ka vështirësitë e veta dhe mund të ketë edhe pasoja në produktivitetin e punës.

Disiplina dënon Luftëtarin

Posted: 14 Jan 2017 02:04 AM PST

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, i mbledhur për të shqyrtuar ngjarjet e javës së fundit të fazës së dytë në Superiore ka marrë vendimin për të dënuar me një ndeshje pa tifozë Luftëtarin.

Vendimi është marrë në bazë të relacionit të hartuar nga zyrtarët e ndeshjes së shtëpisë me Kukësin, vendosi që "Luftëtari", për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të përkohshme të lojës dënohet me zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe me gjobë në masën 100.000 Lekë.

Një goditje e rëndë kjo për skuadrën gjirokastrite, që pavarësisht se ka treguar nivel të lartë lojë gjatë pjesës së parë të sezonit, mbështetjen e tifozëve e sheh si një armë të fortë për të siguruar sa më parë mbijetesën.

Partizani dhe Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektartorëve, duke përdorur shprehje fyese dhe duke hedhur mjete ndezëse, gjobiten në masën 150.000 Lekë. Me të njëjtën shumë gjobiten edhe Vllaznia dhe Tirana, për shkak të hedhjeve të mjeteve ndezëse nga spektatorët e këtyre skuadrave.

Ramadan Ndreu i Lacit, paralajmërohet se do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive në rast mospjesëmarrjeje në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Në fakt Ndreu nuk është më trajner i kurbinasve, pasi në këtë pozicion është emëruar Bledar Sinella.

Ilaçi natyral që ju forcon imunitetin dhe ju mbron nga çdo sëmundje

Posted: 14 Jan 2017 02:03 AM PST

Mosha e tretë është kategoria më e predispozuar për të pasur një imunitet të dobët të organizmit.

Si rrjedhojë, ata preken lehtësisht nga infeksione të ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes, apo sëmundjeve të tjera kronike.

Marrja e ilaçeve, kryesisht antibiotikëve, jo gjithmonë jep efektin e  duhur. Për një metabolizëm të fortë, dhe një organizëm plot energji, ju vjen në ndihmë ky ilaç i cili me origjinë siberiane mund të përgatitet lehtësisht, sepse përbërësit gjenden pikërisht në kuzhinën tuaj.

Përbërësit:

100 gr hudhër

150 gr qepë

350 gr mjaltë

2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja:

Qëroni hudhrat dhe qepën dhe copëtojini ato imët. Shtoni mbi të uthullën e mollës dhe lërini në një vend të ngrohtë për rreth 24 orë.

Ngrohni mjaltin në një tenxhere mbi avull deri sa të vlojë.

Shtojeni atë në enën me përbërësit e tjerë, përziejini mirë dhe lëreni mënjanë për rreth 7 ditë.

Pas ditës së shtatë, kullojeni me anë të një kullese dhe transferojeni në një enë të pastër.

Konsumojeni një herë në ditë, katër lugë gjelle radhazi. Procesi duhet ndjekur çdo ditë në mënyrë që të japë efektin e duhur në organizmin tuaj./shije.al

Europa e mbërthyer nga i ftohti e stuhitë

Posted: 14 Jan 2017 02:00 AM PST

Pjesa më e madhe e Europës mbetet e mbërthyer nga moti i ftohtë me erëra të forta dhe stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar kaos në trafik, ndërprerje të energjisë elektrike dhe vonesa në udhëtime.

Energjia elektrike për rreth 350 mijë shtëpi në Francë u ndërpre përkohësisht, ndërsa paralajmërime të shumta për përmbytje janë në fuqi në brigjet lindore të Anglisë.

Ndërsa Gjermania përgatitet për shira të rrëmbyeshëm, parashikuesit thonë se kushtet më të rënda do të shënohen në lindje të vendit. Situata e vështirë mbetet edhe në Ballkan dhe Turqi.

Organizata Botërore Meteorologjike, thotë ndërkohë se moti i keq është përgjegjës për një numër të madh aksidentesh rrugore, mbylljen e shkollave dhe anulimet e fluturimeve.

Organizata po ashtu paralajmëron për pasojat e motit të ftohtë tek të pastrehët dhe emigrantët.

Zyrtarët janë veçanërisht të shqetësuar për vuajtjen e këtyre grupeve në Greqi dhe Serbi.

Mijëra emigrantë në Ballkan jetojnë në tenda pa pasur shumë mundësi ngrohjeje.

Agjencia e kombeve të bashkuara për refugjatët, UNHCR, më herët tha se disa emigrantë kishin humbur jetën si pasojë e të ftohtit në Bullgari. Disa vende, po përjetojnë edhe reshjet më të mëdha të borës në shumë vite me lumin Danub dhe ngushticën e Bosforit që janë mbyllur për lundrim.

 

Zyrtare, Superiorja shtyhet me një javë

Posted: 14 Jan 2017 01:40 AM PST

 

Faza e tretë e Kategorisë Superiore do të nisë në datën 28 janar.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se vendosi të shtyjë me 1 javë rifillimin e kampionatit për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe temperaturave të ulëta që mbërthyen të gjithë vendin.

Federata Shqiptare e Futbollit i kishte filluar prej ditësh bisedimet me drejtuesit e 10 klubeve të Kategorisë Superiore duke arritur edhe konsensusin e plotë me ta.

Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit theksoi se ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në datën 21 janar do të zhvillohen në një ditë tjetër.

Manjani: Klosi të mbajë premtimin për gratë e liruara nga burgu

Posted: 14 Jan 2017 01:36 AM PST

 

Nga burgu "Ali Demi" në Tiranë ku sot u liruan 9 gra, të cilat përfituan nga amnistia, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë.

Manjani tha se "kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion" dhe ftoi ministrin Klosi të mbajë fjalën për riintegrimin e tyre.

Nga ana e tij Manjani tha se ishte gati të lëshonte rekomandime për vende pune për ta.

"Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu rintegruar si njerëz të lirë.  Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin", tha Manjani.

Meteorologët: Datat kur do të bjerë sërish borë në Tiranë

Posted: 14 Jan 2017 01:27 AM PST

Tirana u zbardh nga bora tre ditë më parë, por duket se kryeqytetasit do të kenë një mundësi të dytë, për tu gëzuar sërish.

"Meteoalb" ka bërë me dije se muaji janar do të jetë i ftohtë me reshje dëbore dhe shiu.

"Përfundimisht: Janari 2017 do të vijojë i ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme deri nga data 25", ndërsa të interesuar për Tiranën, "Meteoalb" ka thënë se nuk përjashtohet mundësia.

Ndërsa specifikon si ditët më me probabilitet për të rënë borë, nga 16 deri në 21 janar.

Ndërsa sot "MeteoAlb", sqaron se temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.

Ndaj bëni mirë që këto ditë të visheni trashë dhe të mos dilni pa çadra.

Ish-prokurori Haxhi Giu del nga burgu, e shpëton amnistia

Posted: 14 Jan 2017 01:18 AM PST

 

130 persona kanë nisur të lënë sot qelinë e burgut të Peqinit, ndërsa mes tyre bie në sy edhe emri i ish-prokurorit që njihet si njeriu që hetoi dosjen e "shekullit", atë të vrasjes se deputetit të PD-së, Azem Hajdari, Haxhi Giu.

Ish-Prokurori i Krujës, Haxhi Giu që i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit që në mëngjes, raporton BalkanWeb.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro, tentoi t'i zbusë akuzën nga "trafik narkotikësh", në "moskallëzim krimi".

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës "Shqiponja".

Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Bojkeni flet për herë të parë për humbjen e të atit, Bujar Lako

Posted: 14 Jan 2017 01:11 AM PST

 

"Janë mendime shumë të mira, dhe jo më kot më ka ardhur tani moment për t'i shfaqur, se nuk janë mendimet e mia. Janë mendime që gjithësecili i ka brenda vetes.

I shfaqa pikërisht tani, sepse janë përmbushur disa cikle. Humba edhe babanë tim, u nda nga kjo jetë.

Mendoj që jeta vazhdon, kemi ndërthurje të disa dimensioneve, gjatë kohës që punoj dhe mendoj, e kam këtë ndjesi gjithmonë, dhe përmblidhen disa gjëra që unë mbase nuk i shpjegoj dot, sepse nuk jemi ne ata që mund të shpjegojmë këto, por mesazhi është shumë i mirë, që në jetën që jetojmë me njëri-tjetrin duhet të kemi dashuri brenda vetes, ta shfrytëzojmë këtë jetë për të pasur gjithë kohës harmoni perfekte dhe dashuria, ashtu siç thotë teksti, është sekreti i jetës. Ta duam njëri-tjetrin gjatë kohës që jemi bashkë!"

Këto kanë qenë fjalët e Bojken Lakos në daljen e parë publike pas ndarjes nga jeta të të atit të tij, Bujar Lakos.

I ftuar në Top Show, ai promovoi klipin e tij dhe ndër të tjera tregoi edhe ndjesitë pas vdekjes së të atit.

"Mundohem të dal mbi ndjesitë e mia, duke menduar vetëm për pjesët pozitive të miat, duke i vënë në dukje vetes edhe ato pjesë negative dhe duke menduar deri diku ato momente të caktuara të jetës që i kam dhënë pak fare kënaqësi.

Tani duhet t'i kisha dhënë më shumë. Këto ditë kam filluar një jetë tjetër, një koncept tjetër për jetën. Më vjen mirë që kam nisur një jetë tjetër, dhe ato që nuk i kam pasur të mira në jetën e deritanishme, të bëj një hap më tepër.

Projekte dhe ide më vinë në mendje plot, dhe besoj që do kem mundësi pak nga pak, t'i bëj publike duke i dhënë kënaqësi mamasë sime dhe njerëzve në përgjithësi që e kanë ndier këtë dhimbje dhe atë relatën në marrëdhëniet shpirtërore që kam unë", ka thënë Bojken Lako.

Shenjat e para që japin veshkat nëse nuk po funksionojnë siç duhet

Posted: 14 Jan 2017 01:04 AM PST

 

Rreth 90% e njerëzve nuk i kuptojnë shenjat e para të sëmundjeve të veshkave, ndaj edhe i kapin ato në faza të avancuara, ku shumicën e rasteve veshkat kanë dështuar.

Ja disa nga simptomat më kryesore të mosfunksionimit të veshkave:

Rritja e presionit të gjakut: kjo simptomë vjen kur veshkat kanë një dëm të konsiderueshëm. Veshkat në këtë fazë rrisin presionin e lartë të gjakut.

Probleme me përqendrimin: kur veshkat fillojnë të dështojnë, ato e bëjnë më pak efektiv largimin e mbeturinave nga trupi. Dështimi i veshkave çon në akumulimin e mbeturinave në trup dhe shkaktojnë probleme të tilla si të vjella, humbje oreksi, dhimbje koke, paaftësi për t'u përqendruar, dobësim të sistemit imunitar etj.

Lodhje e vazhdueshme: kjo është një nga simptomat e para dhe më e përhapura thuajse tek të gjitha sëmundjet. Veshkat kur nuk funksionojnë siç duhet ulin nivelin e hemoglobinës dhe ulin nivelet e energjisë. Veshkat mund të shkaktojnë anemi gjithashtu.

Enjtje në trup: kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, ato akumulojnë ujin dhe mbeturinat në trup, kjo shkakton ënjtje të nyjeve limfatike, të barkut dhe të kofshëve.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more