Skip to main content

“Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon)

Posted: 20 Jan 2017 01:09 PM PST

"Be" sipas kanunit ishte i gatshëm ta bënte presidenti i vendit Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte të ish-drejtorit politik të UCK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllain Hakiun, 17 vite më parë. Ky shfajësimi përmes Kanunit e bindi atë ta shfajësojë Thaçin.

Por, është një pleqnar nga Vushtrria që tregon se si kryet ky zakon kanunor. Sipas Ali Jonuzit, që njihet si Ali Pasoma, për shfajësim të një gjaku duhen 24 betarë. Gjysmën e tyre e cakton i akuzuari e gjysmën tjetër familja që e akuzon një person të caktuar.

Imer Imeri: Presidenti Thaçi Imer Imeri: Presidenti Thaçi "bën be" se nuk ka gisht në vrasjen e Haki Imerit (Video)

Bindja e pleqnarëve nuk është e lehtë. Sipas tij, nëse nuk ka be nga të gjithë, gjaku nuk shpëlahet.

Rrahman Lajqi, pleqnar tjetër nga ana e Dukagjinit, e përgëzon Thaçin për gatishmërinë që të bëjë be. Madje thotë se ndihet mirë që Kanuni po aplikohet.

Por, njohësi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj, rastin kur një president vendi thirret në Kanun quan të papranueshëm. Ai madje vlerëson se në rastet penale, as e drejta zakonore nuk mund të merret parasysh.

Ndryshe, mësuesi dhe aktivisti i LDK-së nga Vojniku i Skenderajt, Haki Imeri, ishte vrarë me 2 nëntor të vitit 1999. Dorasit e tij ende nuk janë zbardhur.

Nga Presidenca nuk ka pasur deri më tani një reagim lidhur me çështjen e besë, së përmendur nga familjarët e Imerit. /Klan Kosova/

The post Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (Videon) appeared first on Telegrafi.

Mustafa e Vuçiq në Bruksel me ftesë të Mogherinit

Posted: 20 Jan 2017 12:21 PM PST

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se ajo ka ftuar kryeministrin e vendit Isa Mustafën dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në raundin e ardhshëm të bisedimeve në Bruksel.

Siç është shprehur Mogherini ky takim është në interes të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, si dhe të gjithë rajonit.

"Unë sapo u ktheva nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, i cili ishte një mundësi e mirë për takime dypalëshe me udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Forumi i këtij vitit ishe më i dobishëm në prag të inaugurimit të presidentit të SHBA-së, disa muaj pas Brexit-it", tha Mogherini shkruajn mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Takimi i dy kryeministrave atij të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 24 janar./Telegrafi/

The post Mustafa e Vuçiq në Bruksel me ftesë të Mogherinit appeared first on Telegrafi.

Nataliteti dhe mortaliteti në rajon: Serbia çdo vit po “humb” një qytet, Kosova e “fiton” çdo vit një

Posted: 20 Jan 2017 12:16 PM PST

Për shkak të shtimit negativ natyror, Serbia dhe Kroacia çdo vit humbasin numër të madh të banorëve, mesatarisht sa një qytet të vogël. Kosova dhe Shqipëria shënojnë shtim natyror sa një qytet të vogël. Gjithashtu, trend pozitiv ka shënuar edhe Maqedonia, tregon analiza e Anadolu Agency (AA).

Në analizë bëhet e ditur se Bosnjë e Hercegovina (BeH) ka rritje negative të popullsisë, me ç’rast vendi po ashtu humb pothuajse një vendbanim të vogël në vit.

Sipas raportit "Vlerësimi i Popullsisë në Kosovë, 2015" nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i lindjeve me banim rezident në Kosovë për vitin 2015 ishte 31,116, kurse numri i vdekjeve ishte 8,884, dhe shtimi natyror me gjithsej 22,232.

Gjatë vitit 2015, numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33,221, nga të cilët 17,365 ishin meshkuj dhe 15,856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109.5 meshkuj për çdo 100 femra. Po të njëjtin vit kanë ndodhur 22,422 vdekje, nga të cilat 11.839 ishin meshkuj dhe 10.583 ishin femra.

Ndërkaq, numri i lindjeve në Serbi ka qenë 65,657, përkundër 103,678 sa kanë vdekur. Në Kroaci kanë lindur 37,503, krahasuar me 54,205 njerëz sa kanë vdekur.

Situatë pak sa më e mirë, edhe pse me rritje negative të shtimit natyror regjistrohet në Bosnjë e Hercegovinë, ku sipas të dhënave të fundit 5.712 persona kanë vdekur më shumë nga sa kanë lindur. Sipas këtyre të dhënave në BeH, kanë vdekur 35,980 kurse 30,268 njerëz kanë lindur.

Të dhënat e fundit tregojnë se në Slloveni 807 persona kanë lindur më shumë nga sa kanë vdekur. Numri i vdekjeve ka qenë 19,834, ndërsa numri i lindjeve ishte 20,641.

Situatë e ngjashme është edhe me Malin e Zi ku, sipas të dhënave të fundit, 1.057 persona kanë lindur më shumë nga sa kanë vdekur. Pra, në Mal të Zi kanë vdekur 6,329 njerëz, kurse kanë lindur 7,386.

Trendi i shtimit pozitiv është i theksuar edhe në Maqedoni, ku 2,614 persona kanë lindur më shumë nga sa kanë vdekur. Të dhënat e fundit në Maqedoni tregojnë se numri i vdekjeve ka qenë 20,461, në krahasim me 23,075 sa kanë lindur.

Trendi negativ i humbjes së popullsisë, përveç normës së rritjes së popullsisë natyrore ndikohet edhe për shkak të migrimit, të cilat janë të larta kryesisht në zonat e Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, për të gjetur punë në Bashkimin Evropian, por edhe nga Kroacia. Për shembull, të dhënat e fundit tregojnë se si rezultat i migrimit, vetëm Kroacia në një vit ka humbur 17,945 banorë. Në Kroaci, kanë ardhur 11.706 persona, kurse 29.561 njerëz janë larguar nga ky vend.

The post Nataliteti dhe mortaliteti në rajon: Serbia çdo vit po “humb” një qytet, Kosova e "fiton" çdo vit një appeared first on Telegrafi.

Serbia, faktor rrezikues i paqes në Ballkan

Posted: 20 Jan 2017 11:18 AM PST

Në UBT, të premten u mbajt konferenca më titull "Paqendërtimi në Kosovë- Transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme", në kuadër të secilës u promovua edhe libri i titulluar "Ndërtimi liberal i paqes", i autorit Ramadan Ilazi.

"Në konferencë u trajtuan faktorët destabilizues dhe cenuesit kryesorë të procesit të paqendërtimit në Kosovë dhe më gjerë, me ç’rast panelistët u pajtuan se shteti i Serbisë është njëri ndër rrezikuesit e përhershëm të paqes në Ballkan", thuhet në njoftimin për media.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se situata aktuale e krijuar në Kosovë e ka krijuar një pasiguri të madhe brenda instancave më të larta shtetërore, por edhe në popull.

"Gjendja e krijuar e ka luhatur sigurinë e përgjithshme dhe ka shkundur rrënjët e paqes së brishtë në vendin tonë, të ndërtuar ndër vite", tha Hajrizi.

Politologu, njëherësh edhe ligjërues në UBT, prof. dr Behlul Beqaj, duke numëruar faktorët potencial të rrezikimit të paqes, vlerësoi se Ballkani përbën një rrezik të përhershëm për shpërthimin e konflikteve të mundshme.

"Provokimet e Serbisë, BE-ja me standardet e saj të dyfishta, stigmatizimi i Kosovës si vend prodhues i radikalizmit islamik, dështimi i dialogut dhe niveli aktual i korrupsionit në vend, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes", vlerësoi Beqaj, për të shtuar se "institucionet duhet të insistojnë në zbatimin e plotë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe të diskutohen faktorët e paqes".

Analistja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha se mungesa e komunikimit dhe pamundësia e një jete të përbashkët mes kosovarëve dhe serbëve të Kosovës, si dhe mungesa e informacioneve për gjenezën e konfliktit ka bërë që sipas saj, secila palë të krijojë të vërteten e vet mbi bazat e diskursit të tyre nacionalist.

Njohësi i fushës së paqendërtimit, njëherësh edhe autor i librit të botuar, Ramadan Ilazi vlerësoi se mungesa e procesit të ballafaqimit të mirëfilltë me të kaluarën do të jetë rrezikues i vazhdueshëm i procesit të vendosjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

"Qytetarët e Kosovës janë të ndrydhur mes kërkesës për drejtësi dhe nevojës për paqe, ndërkaq Serbia nuk është e gatshme për ballafaqim me të kaluarën e vet", tha Ilazi, për të vijuar se "zgjidhja është tek realizimi i një konsensusi politik, por edhe popullor"

Duke folur për nevojën e botimit të një libri të tillë, i cili është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe, autori tha se libri "Ndërtimi liberal i paqes" është përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe e literaturës mbi procesin e paqendërtimit.

"Ky libër është i dominuar nga doktrina liberale dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes i shumë debateve të studiuesve brenda vendit, pasi që aleanca liberale e garanton sigurinë e Kosovës".

Përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Donika Emini theksoi se brenda instancave shtetërore mungon koordinimi mes institucioneve kyçe për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes në vend.

"Mungesa e koordinimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, FSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme reflekton në mungesën e strategjisë dhe bashkërendimit të veprimeve mes tyre", tha Emini, për të shtuar se zgjidhjen e sheh tek "koordinimi i brendshëm dhe hartimi i një udhërrëfyesi, sepse pa këto, Kosova nuk do ta ketë mundësi të ndërtojë paqe dhe as të anëtarësohet në BE".

Konferenca i mbylli punimet me një debat, i cili u orientua në gjetjen e mënyrave për shtrirjen e pushtetit në tërë vendin, në rreziqet e mundshme të një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, në ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA-së karshi Kosovës pas zgjedhjes së Trump-it për president, në shtrirjen e aktivitetit rus në Ballkan, në gjendjen e shqiptarëve nëpër shtetet e tjera etj./Telegrafi/

The post Serbia, faktor rrezikues i paqes në Ballkan appeared first on Telegrafi.

Limja uron Trumpin: Kosova do jetë çdo herë mike e Amerikës

Posted: 20 Jan 2017 10:47 AM PST

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limja, përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtarë "Facebook", e ka uruar presidentin e ri amerikan, Donald Trump pas inaugurimit.

Ai ka thënë se presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Ky është postimi i plotë:

Urime për Presidentin e ri të posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe amerikanët janë populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjellin në çdo kohë.

Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës.(sic.)

The post Limja uron Trumpin: Kosova do jetë çdo herë mike e Amerikës appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Me trup në Francë por me zemër në Amerikë, urime Trump!

Posted: 20 Jan 2017 10:35 AM PST

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

Postimi i plotë:

Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan!
Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet!
Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump!
Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet.
Urime Amerikë!(sic.)/Telegrafi/

The post Haradinaj: Me trup në Francë por me zemër në Amerikë, urime Trump! appeared first on Telegrafi.

Mustafa uron Trumpin, thotë se beson në përkrahjen e tij ndaj Kosovës

Posted: 20 Jan 2017 10:05 AM PST

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar presidentit e ri të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i bindur se Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.

Postimi i plotë:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e përgëzoj Presidentin e posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i uruar gjithë të mirat dhe suksese.
Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit.
Presidenti George H. W. Bush, në vitet ’90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për Kosovën.
Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua.
Presidenti George W. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e Kosovës.
Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme Kosovën.
Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.
Qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e “popullit më proamerikan në glob".
Congratulations Mr. President Donald J. Trump!(sic.) /Telegrafi/

The post Mustafa uron Trumpin, thotë se beson në përkrahjen e tij ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Thaçi uron Donlad Trump

Posted: 20 Jan 2017 09:32 AM PST

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump.

Urimi i Thaçit ka ardhur pak minuta pasi Trump dha betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Urime Presidenti Trump. Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës e SHBA-së duhet të qëndrojë i fuqishëm si gjithmonë edhe për katër vitet e ardhshme," ka shkruar Presidenti Thaçi në Twitter./Telegrafi/

The post Thaçi uron Donlad Trump appeared first on Telegrafi.

Tahiri: Tensionet në veri shtyjnë zbatimin e marrëveshjeve

Posted: 20 Jan 2017 09:21 AM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, tha se 'hapja e urës së Ibrit, e paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme (20 janar) është shtyrë për shkak të nxitjes se zhvillimeve negative nga Serbia.

Ajo tha se marrëveshjet e arritura mes palëve 'nuk janë zbatuar për shkak të qëndrimeve negative nga autoritetet e Serbisë"

“Zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen, ashtu siç e bëri edhe revitalizimin, siç u hoq edhe barrikada nga ura e Ibrit, ka shtyrë inaugurimin për arsyet e lartë-përmendura”, ka deklaruar Tahiri.

Një nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për drejtësinë, e paraparë fillimisht që të zbatohej më 10 janar dhe e shtyrë për një javë më vonë, është penguar së zbatuari, tha Tahiri për shkak të zhvillimeve të fundit të nxitura nga Serbia.

“Të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit”, tha Tahiri.

Një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është Serbi" në të paktën 20 gjuhë të ndryshme, që u nis të shtunën e kaluar drejt Kosovës nga Beogradi, nxitti 'luftë fjalësh' ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Tahiri, deklaroi po ashtu se javëve të fundit, Serbia ka bërë provokime të një-pas-njëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon.

“Provokimet kanë qenë të përmasave dramatike që përbejnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, është shprehur Tahiri./REL/

The post Tahiri: Tensionet në veri shtyjnë zbatimin e marrëveshjeve appeared first on Telegrafi.

Miqësia e palëkundur në mes Kosovës dhe SHBA-ve

Posted: 20 Jan 2017 08:59 AM PST

Nuk është vetëm një rrugë në Kosovë që mban emrin e një udhëheqësi amerikan. Janë shumë të tilla dhe shumë bulevarde që simbolizojnë, siç thonë qytetarët e Kosovës, krenarinë e madhe për "miqësinë me SHBA-të".

Një bulevard në kryeqytet, mban emrin e njërit president amerikan, George Bush, gjatë administratës së të cilit u pavarësua Kosova, më 2008.

Më shumë se kaq, Prishtina i ka ngritur një presidenti tjetër amerikan, Bill Clinton, një shtatore në hyrje të saj, që shënon 'falënderimin e përjetshëm për ndihmën e tij'.

Kur e gjithë bota ka kthyer sytë nga inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, shteti më i ri në botë njëkohësisht edhe vendi më pro-amerikan në gjithë rruzullin tokësor, e prêt me shumë 'qetësi' ndryshimin në administratën amerikane.

'Lidhjen e saj' me SHBA-në, e nisur prej shumë dekadash, në këtë ditë e bën edhe më të veçantë 'më të privilegjuar'.

Në rrugët e Prishtinës, qytetarët thonë se besojnë në vazhdimin e politikës amerikane ndaj Kosovës, pavarësisht se cila administratë vie në krye. Për herë të parë, ndër vite, ndërkaq thonë se 'nuk e njohin mirë njeriun që do të udhëheqë me shtetin më të fuqishëm në botë".

“Nuk vendos vetëm Trump me politikën e amerikane karshi Kosovës, por vendosin si shtet – amerikanët. Ata nuk kanë llogari që për një person të caktuar si Donald Trump t'i ndryshojnë relacionet me shtetet tjera në krejt botën", tha një qytetare.

"Zgjedhja e Donald Trump si president …. shpresojmë më të mirën. Nuk e besoj që politika amerikane të ndryshojë", tha një qytetar.

Historia e lidhjes së Kosovës me SHBA-në është e hershme dhe ajo lidhet në veçanti me fundin e viteve të 90-ta kur shqiptarët e Kosovës e panë ish-presidentin Clinton si njeriun kyç në fushatën ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe, që i dha fund 'krizës më të madhe humanitare në Evropë'.

Afro një milion shqiptarë të dëbuar u kthyen në shtëpitë e tyre.

Administrata amerikane pak vjet më vonë u pa si 'shtytësja kryesore' e kërkesës politike të Kosovës për pavarësinë e saj. Pas përfundimit të një procesi të gjatë të bisedimeve, nën drejtimin e ish të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës, presidentit finlandez Martti Ahtisaari, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

SHBA-ja, ishte pjesë e procesit dhe pothuaj vendi i parë që e njohu mëvetësinë e Kosovës. Nën administratën e një republikani, presidentit George Ë. Bush.

“Dashuria e shqiptarëve të Kosovës me Amerikën”, thonë njohës të rrethanave, “përveç ndihmës së parezervë amerikane për Kosovën lidhet edhe me mosbesimin që ata kanë në vendet e Evropës”. Sado që shteti më i ri në botë synon anëtarësimin në BE.

Një sondazh i vitit 2016, i një organizate ndërkombëtare për hulumtime Gallup, e nxjerr Kosovën nga 132 vende të botës, shtetin më pro-amerikan, me 85 për qind të të anketuarve pro administratës së SHBA-së, duke lënë prapa madje edhe Britaninë e Madhe.

Dhe prandaj, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike në SHBA, Kosova e sheh sërish me shumë shpresë e mirëkuptim vazhdimin e ndihmës amerikane për vendin.

Njohësi i mirë i rrethanave në SHBA, Ilir Ibrahimi i cilësoi si të "pabazë" zërat se administrata Trump do të ketë një ndryshim radikal ndaj politikës së Kosovës.

Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë, se "politika amerikane ndaj Kosovës nuk është e bazuar vetëm në presidentin i cili është për momentin nën udhëheqjen të shtetit të Amerikës.

"Kjo qasje e shtetit amerikan do të vazhdojë në përkrahje të Kosovës, sepse Kosova është një projekt i shtetit të Amerikës dhe deri tani mund të quhet një projekt suksesi, sepse ka arritur të bëjë një shtet të pavarur, të ndërpres një konflikt i cili ka marrë jetesa njerëzish. Prandaj edhe pritjet e tilla se do të ketë një ndryshim shumë të madh nga politika amerikane ndaj Kosovës janë të pabazuara", thekson Ibrahimi.

Pritjet e Kosovës dhe Ballkanit, thonë analistët, janë të mëdha duke marrë parasysh garancitë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ramush Tahiri, analist, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se roli i Amerikës do të jetë i rëndësishëm ashtu si deri tani dhe do të jetë një garantues për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

"Kosova si shtet i ri ka një miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan rolin e rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe politika amerikane është një politikë e etabluar tash e disa dekada dhe roli i Kosovës është i rëndësishëm dhe si e tillë politika amerikane nuk ndryshon varësisht se cila garniturë vjen në pushtet, republikanët apo demokratët", tha Tahiri.

Sidoqoftë, SHBA-ja të premten, më 20 janar, e inauguron presidentin e 45-të të saj dhe bota e pret me shumë 'kujdes' nisjen e punës së tij.

Për shtetin më të ri në botë, Kosovën, "dashuria për SHBA-në" nuk do të ndryshojë dhe me gjasë as edhe rreshtimi i saj si 'shteti më pro-amerikan në botë' . (REL)

The post Miqësia e palëkundur në mes Kosovës dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more