Libri
“Pavarësi dhe personalitete” u kushtohet atyre që e ëndërruan, e bënë
dhe e përjetësuan Shqipërinë. Arsyeja që e shtyu autorin të shkruajë
këtë libër është atdhedashuria, e cila ka çmim të lartë, çmim të cilin e
paguan edhe personalitetet e këtyre ngjarjeve historike.
Edhe
pse libri ka mbi 400 referenca dhe është shumë i argumentuar, nuk
ngarkohet me faktografi. Vetë autori është shkrehur: “Jam përpjekur të
bëj një libër pak më ndryshe, duke u nisur nga ajo që ka pak libra që
janë marrë me integritetin e personaliteteve. Pjesa më e madhe e librit i
kushtohet integritetit të personaliteteve të lirisë, të pavarësisë dhe
të demokracisë shqiptare, ndërsa pjesën e dytë e kam filluar me
personalitetet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, për të
vazhduar tutje me personalitete të tjera të rëndësishme, Ismail Qemali,
Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, e të tjerë, pasi historia e jonë është
minierë e pashtershme e personaliteteve të shquara. Unë kam mësuar nga
filozofia e popullit dhe këtë jam përpjekur ta bashkoj me filozofinë e
më të mëdhenjve të botës, kurse parim në aktivitetin tim politik kam
pasur porosinë e Xhemajl Abrisë që bashkudhëtar të mos kem interesin
personal”.
loading...
Lexo edhe: