Skip to main content

““Partitë shqiptaret në Maqedoni do ta prishin platformën për interesa personale”!” plus 8 more Gazeta Tribuna

““Partitë shqiptaret në Maqedoni do ta prishin platformën për interesa personale”!” plus 8 more Gazeta Tribuna


“Partitë shqiptaret në Maqedoni do ta prishin platformën për interesa personale”!

Posted: 14 Jan 2017 03:35 AM PST

 

Pas disfatës që pësuan, duke humbur gati 10 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, partite shqiptare atje janë bashkuar. Ato kanë nënshkruar një platformë të përbashkët. Platforma përbëhet prej 7 pikëve e cila ka të bëjë me barazinë e shqiptarëve të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zhvillimi i barabartë ekonomik dhe rajonal, forcimin e shtetit ligjor, krijimin e besimit në marrëdhëniet ndëretnike, zgjidhjen e emrit të diskutueshëm me Greqinë për Maqedoninë, ndërtimi i marrëdhënieve të fqinjësisë dhe integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në aleancën veri atlantike të NATO-së.

Por, çfarë thonë analistët politik të Maqedonisë për këtë bashkim?A do të qëndrojnë kështu të bashkuara partitë shqiptare në Maqedoni?

Xhenis Sulemani, njohës i çështjeve politike në Maqedoni ,tha për InfoPress se nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni sipas tij paraqet moment historik. Ai shton se shumica e pikave të parashtruara është dashur që moti të aplikohen. Megjithatë, vlerëson se kurrë nuk është vonë prandaj, siç thotë Sulemani, edhe kjo nismë duhet të përshëndetet.

Sipas Sulemanit, nga ana tjetër duhet edhe t'u bëhet presion që partitë të jenë më transparent me opinionin dhe të tregojnë se me çfarë mekanizma duan ta realizojnë pikat e parapara në dokumentin e nënshkruar, kur ka vështirësitë juridike (Kushtetuta), por edhe ato politike (mos gatishmëria e palës maqedonase).

"Që Platforma të mbetet unike, deri në realizimin e saj, partitë politike nuk duhet të dalin me qëndrime dhe interpretime të ndryshme për të njëjtën. Nga Lëvizja Besa thonë se kjo është platformë afatgjate dhe një shteg se si do ecë politika shqiptare në të ardhmen, nga BDI thonë se është një pikënisje debati mes maqedonasve dhe shqiptarëve, ndërkaq për Aleancën për shqiptarët dokumenti është kusht për formimin e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë", mendon Sulemani.

Ai thotë se interpretimet e tilla krijojnë bindjen se partitë lehtë mund të heqin dorë nga e njëjta dhe nuk e bën aspak serioze veprimtarinë e tyre politike.

"Koha do të jetë dëshmitari më i mirë!", shprehet analisti i çështjeve politike në Maqedoni, Xhenis Sulemani.

Ndërsa, në anën tjetër analisti politik Nijazi Muhamedi thotë se ky bashkim i partive shqiptare në Maqedoni, siç e quan ai "i telallisur" me eufori ndër shqiptarët si një "ngjarje historike", para se te dihet se ku do të dalë, është problematik. Sipas Muhamedit ky bashkim do të qëndrojë aq sa u duhet atyre që e sajuan për interesat e mjegulluara të tyre, ndërsa vlerëson se sajuesit e saj janë edhe të përzier, si dhe inicuesit me interesa të përziera.

"Kronistët e vëmëndshëm të jetës politike ndër shqiptarët e Maqedonisë e dinë se ky bashkim kësodore është një projektim i hershëm i palës maqedonase për ta zhbërë veprimin kolektiv, kombëtarist të shqiptarëve, për ta dromcuar dhe çorientuar nëpër "opsione xhepi", strukturimin e vullnetit politik të shqiptarëve, organizimin politik të tyre dhe për të ngritur prej gjithë asaj një mercenarizëm politik tejet poshtërues për shqiptarët", tha Muhamedi për InfoPress

Ai vlerëson se gjeneza e këtij bashkimi kësodore sipas tij nuk ka  motive të sinqerta.

"Tirana dhe Prishtina, këto që shtyhen se kush dhe si e bëri bashkimin janë vetëm "pagëzuesit kombëtar", të këtij bashkimi problematik, janë legjitimuesit dhe mistifikuesit "gjithëkombëtar" të këtij bashkimi. Analistët e vëmendshëm dhe të paanshëm të këtyre zhvillimeve "bashkimtare" do të vërejnë që sot se ky "bashkim" ka nisur të zhbëhet që të mërkuren  në mbrëmje kur Ali Ahmeti dhe partia e tij doli me komunikatën se nga gjithë ajo "Deklaratë" konfuze dhe kontadiktore në formulimin e saj të dobët politik dhe që e kanë nënshtkruar për t'ia drejtuar bllokut politik maqedonas, mandatarit të parë ose atij që mund të vijë pas tij, i vihet gjoja si "kusht i panegocueshëm", vetëm çështja e statusit zyrtar të gjuhës shqipe, ndërsa prioritet i tyre mbeten prapë do punë të kota, të përgjithshme integrimesh europiane dhe auro-atlantike të Maqedonisë,e "Deklaratën",sa për demagogji, e kanë vënë për t'u njohur nga mandatari si "kusht", i nënshkruesve të tjerë të saj", thotë analisti Muhamedi

Ai tutje thotë se mbetet të shihet se si do reagojnë sot "partnerët e tjerë bashkimtarë", ndaj këtij truku të cilin ai e quan  çuditshëm, por edhe shumë të lexueshëm se është me sherr.

Sipas tij bashkimet fiktive dhe të pështjellueme në motive,si ky i fundit janë treguar dhe dihet se nuk sjellin fryte të dobishme politike.Kjo pasi që siç thotë Muhamedi, janë "bashkime", të çarjeve politike që i projektojnë të tjerët ose interesat e "aktorëve stratregjikë" të tyre.

"Shqiptarët në Maqedoni pashmangshmërisht duhet të bashkohen rreth një projekti kombëtar të qëndrueshëm, në një organizëm politik unitar, të vetëm, të njëpërnjësuar, që do ta bartë vendosmirisht dhe gjer në finalitetin e atij projekti, të vetin dhe për interesat kombëtare të tyre", mendon ai.

The post "Partitë shqiptaret në Maqedoni do ta prishin platformën për interesa personale"! appeared first on Gazeta Tribuna.

Besa Gaxherri zbulon se si u dashurua me Ramizin! (Video)

Posted: 13 Jan 2017 02:26 PM PST

Këtë edicion në emisionin LEMzA' me Kiki Rrahmani mysafirë ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri.

Ajo me publikun e emisionit LEMzA’ ndan edhe historin shumë romantike të dashurisë me Ramizin dhe shumëcka tjetër.

Për të kuptuar se si ia vodhi zemrën Ramizi deputetës së njohur klikoni linkun e mëposhtëm./Gazeta Tribuna/

 

The post Besa Gaxherri zbulon se si u dashurua me Ramizin! (Video) appeared first on Gazeta Tribuna.

HOTI: ALEANCA ME AMERIKËN KËRKON BESNIKËRI DHE UNITET POLITIK KOSOVAR

Posted: 13 Jan 2017 01:47 PM PST

SHBA është alet i përhershëm i Kosovës dhe shteti ynë duhet të ketë unitet politik sa i përket raportit me Amerikën. Këtë mendim e ka ndarë zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në emisionin "Debat" në RTK duke thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë unike sa i përket raporteve me Amerikën.

 

Hoti ka folur edhe për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Sipas tij, elita politike në vend është dashur ti dëshmojë Serbisë se ajo nuk mund të abuzojë me krerët e UÇK-së. Kur Franca liroi Haradinajn me kusht, kryeministri i Serbisë, Vuçiç paralajmëroi konferencë të jashtëzakonshme për këtë rast ndërkaq një gjë e tillë nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo sipas Hotit është lëshim i politikës në vend.

 

"Ne duhet të mbrojmë luftën e shenjtë të UÇK-së pa konsensus dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për emra të veçantë", është shprehur Hoti. Këtu ai ka pasur kritika edhe për Kuvendin e Kosovës i cili sipas tij është dashur që të miratojë një rezolutë të dinjitetshme jo vetëm për z.Haradinaj, por që ti bëhet e qartë Serbisë se jemi shtet me perspektivë dhe të preket liria e vendit.

 

Sipas tij, Serbia po e dëmton vazhdimisht Kosovën nëpërmjet veprimeve të ndryshme. Hoti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe duke thënë se qeveria në vend duhet të ndjekë këshillat ndërkombëtare për këto dy çështje.

 

"Në qoftë se John Kerry , Joe Biden e personalitetet tjera vijnë në Kosovë për çështjen e demarkacionit dhe asociacionit dhe kërkojnë që të zgjidhen problemet për këto çështje, ne nuk mund të rrimë symbyllur dhe të jemi aq mospërfillës ndaj këshillave ndërkombëtare", ka thënë Hoti.

 

Zëvendësministri ka folur edhe rreth ndërtimit të murit në veri duke thënë se muri është një politikë e fuqishme që Qeveria duhet ta shfrytëzojë për ta degraduar hegjemonizmin serb. Tutje, Hoti ka diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ndryshimet që duhen bërë në PDK, Hoti tha se Veseli duhet të bëjë reformë në nivelin ekzekutiv,legjislativ, partiak e në nivel të degëve të partisë.

 

Ai ka folur edhe për rolin e presidentit Thaçi duke e cilësuar atë si një pasuri që e ka Kosova dhe një njeri që ka punuar fort për vendin. Sipas zëvendësministrit, PDK me fillimin e vitit në krye me z. Veseli do të bëjë ndryshime të mëdha për të qenë pranë agjendës së qytetarit të Kosovës.

 

The post HOTI: ALEANCA ME AMERIKËN KËRKON BESNIKËRI DHE UNITET POLITIK KOSOVAR appeared first on Gazeta Tribuna.

E arrestojnë në Kosovë, e dënojnë në Bujanoc

Posted: 13 Jan 2017 12:48 PM PST

Florim Qerimi nga Stublina (1980) është arrestuar më 14 korrik në brendi të territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Florimi tha se xhandarmëria e ka dërguar në Gjykatën e Bujanocit ku është dënuar nga një gjykatës shqiptar me 200 euro.

Qerimi thotë se vija kufitare po shkelet vazhdimisht nga xhandarmëria serbe.

"Isha duke shkuar në arën time ku prisja ta korrnim grurin dhe për një moment kam hasur në xhandarmërinë serbe e cila më arrestojë dhe më pas më dorëzoj tek stacioni i policisë serbe".

Kështu e nis rrëfimin Florim Qerimi banor nga Stublina i cili u arrestua më 14 korrik derisa po shkonte në arën e tij, raporton rajonipress.

Qerimi tha se xhandarmëria serbe nuk janë sjellë keq me të. "Realisht unë pak rezistova sepse u thash se jam në tokën time ku gjithmonë e kam punuar tokën dhe asnjëherë s'kam pasur problem, por ata më thanë se duhet të dorëzojmë tek policia", shpjegon Florimi.

Sipas Florimit, xhandarmëria e kanë dorëzuar tek policia serbe dhe së bashku me ta është dërguar në Bujanoc ku është dënuar nga një gjykatës shqiptar me 200 euro.

"Ishte një gjykatës shqiptar që quhej Reshat dhe i cili u soll shumë keq. Insistonte me çdo kusht që unë të dënohesha me 500 euro, por fatmirësisht qëlloi një shqiptar nga Dobrosini i cili insistonte se unë isha arrestuar gabimisht meqë isha në pjesën e Kosovës", ka thënë ai.

Florimi thotë se policia kufitare e Kosovës duhet urgjentisht të mbajnë një takim me pjesën serbe që është përgjegjëse për vijën kufitare, kuptohet, me ndërmjetësimin e KFOR-it, në mënyrë që këto skandale mos të përsëriten.

"Nëse vazhdohet kështu që të pengohemi nga xhandarmëria serbe, ne nuk mund të jetojmë tutje këtu", shprehet Qerimi.

 

 

The post E arrestojnë në Kosovë, e dënojnë në Bujanoc appeared first on Gazeta Tribuna.

Rita Ora seksi në veshjet e Nënadimreshës (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 12:47 PM PST

Festat e fundvitit po afrohen, dhe sigurisht shumë nga artistët e huaj dhe vendor do të zgjedhin që të veshin veshjet e Santa Claus.

Rita Ora duket se ka qenë më e shpejt pasi ajo në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi e veshur si Nënadimreshë.

Padyshim që komentet që ajo ka marrë kanë qenë shumë të mira derisa Rita duket shumë joshëse dhe seksi me këtë veshje.

Se a do të na sjellë ndonjë befasi tjetër ajo mbetet të shihet.

The post Rita Ora seksi në veshjet e Nënadimreshës (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna.

Policia fut në Kuvend thasë të zinj (FOTO)

Posted: 13 Jan 2017 12:47 PM PST

Policia e Kosovës është gjithandej kuvendit të Republikës së Kosovës. Ata pars pak qasteve jabë parë duke futur brenda disa thasë të mëdhenj dhe të zinj që përdorën për gjuajtjen e mbeturinave, transmeton gazeta Tribuna.

Ngase thasët janë të zinj nuk shihet se çfarë kanë brenda, ndërsa Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

The post Policia fut në Kuvend thasë të zinj (FOTO) appeared first on Gazeta Tribuna.

Protesta e opozitës, Veseli nuk pret tensione (Video)

Posted: 13 Jan 2017 12:47 PM PST

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk pret që në protestën e 18 prillit të thirrur nga tri partitë opozitare, të përsëritet dhuna që kishte ndodhur në dy protestat e fundit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e të mbështetura nga AAK dhe Nisma për Kosovën.

Megjithatë, Veseli vlerëson se rruga me e mirë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve është përmes institucionaleve shtetërore, transmeton Tribuna Channel.

Në protestën e së shtunës të thirrur nga opozita, do të protestohet kundër kapjes së shtetit, çmimit të lartë të energjisë elektrike, kontrollit të pushtetit në RTK, uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Protestat e fundit të organizuara nga opozita në muajin janar, patën eskaluar në dhunë me ç'rast u patën lënduar dhjetëra policë e qytetarë si dhe u dëmtuan shumë objekte shtetërore dhe private./Tribuna/

The post Protesta e opozitës, Veseli nuk pret tensione (Video) appeared first on Gazeta Tribuna.

Prishtina në finale, pret takimin tjetër

Posted: 13 Jan 2017 12:47 PM PST

Prishtina ka kaluar në finale të DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi barazoi 1:1 me Llapin në Merdarë në ndeshjen e kthyese.

Takimin e parë bardhekaltërit e kishin fituar 3:0.

Ndeshja në Gjilan mes Dritës dhe Trepçës '89 ka shkuar në vazhdime, pasi 90 minutat janë mbyllur me fitoren 1:0 të gjilanasve, ashtu siç ishte mbyllur edhe ndeshja e parë në favor të 89-shit.

The post Prishtina në finale, pret takimin tjetër appeared first on Gazeta Tribuna.

Ilir Deda e thotë veç një fjali për protestën

Posted: 13 Jan 2017 12:46 PM PST

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, e ka thënë vetëm një fjali për protestën e djeshme të Opozitës. E ka vlerësuar si organizimin opozitar si dinjitoz.

"Sot gjatë protestës dinjitoze në Prishtinë", ka shkruar Deda teksa ka publikuar disa foto ku shihen udhëheqësit e lartë të Vetëvendosjes.

Dihet se Ilir Deda gjithmonë ka dhënë vlerësime kur ka pasur protesta në Kosovë. Madje, kur ishte pjese e shoqërisë civile Deda e pati dhënë një vlerësim të zi të protestës së Vetëvendosjes në vitin 2008.

The post Ilir Deda e thotë veç një fjali për protestën appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more