Skip to main content

“OVL e Pejës bën thirrje për protestën e nesërme për Haradinajn” plus 9 more Ferizaj Press

“OVL e Pejës bën thirrje për protestën e nesërme për Haradinajn” plus 9 more Ferizaj Press


OVL e Pejës bën thirrje për protestën e nesërme për Haradinajn

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

Ramush Haradinaj

Siç thuhet në njoftim, ndalimi i Komandantit nga drejtësia franceze me aktakuza të Millosheviqit është i papranueshëm, pasi që për akuza të njëjta, Komandanti Ramush Haradinaj është shpallur 2 herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

"Andaj, ftojmë Veteranët e Dukagjinit dhe mbarë Kosovës, që marrin pjesë në protestën e nesërme në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë në ora 13:00", thuhet ndër tjerash./Lajmi.net/

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

Prishtinë

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më   23.01.2017   në NS 35/10kV Besia do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Batllava (14015001) prej orës 12:00 deri në orën  15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.

Arsyeja e shkyçjes: energjizimi i TSSH i ri  10(20) kV  250 kVA  Lagjja e Boshnjakëve në kuadër të projektit  LOT 2  Podujeva  nënprojekti  Batllavë.

2.

Më   24.01.2017   në NS 35/10kV Prishtina 3 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Rilindja-Pallati i shtypit (10011012) prej orës 10:00 deri në orën  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Pallati I Shtypit Rilindja.

Arsyeja e shkyçjes: kyçja e e konsumatorit princ caffe house shpk si dalje e posaçme në trafostacionin pallati i mediave.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më datë  24.01.2017 në NS 35/10kV Drenasi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gllobari ( Kodi: 16021008) prej orës 11:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Gllobar te shkollva, Tërrsteniku, Gurthyesi Kalisi, Vërbovci, TS Ipko dhe TS Vala.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja dhe promontimi shtyllave.

2.

Më 23.01.2017 në NS 35/10kV Drenasi do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Gllobari ( Kodi: 16021008) prej orës 11:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gllobari, Gllobari te shkolla, Tërrsteniku, Gurthyesi Kalisi, Vërbovc , TS Ipko dhe TS Vala.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja dhe promontimi shtyllave.

3.

Më 23.01.2017 në NS 35/10kV Badovci do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Hajvalia ( Kodi: 10014002) prej orës 08:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Hajvalia

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e dy konzollave metalike, vendosja e 12 izolatorve VHD 20 kV dhe kalimi i përçuesve në shtylla të betonit.

4.

Më 23.01.2017 në NS 110/10kV Prishtina 3 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Nr.5 Xhemajl Ibishi( Kodi: 12000001) prej orës 09:00 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xhemajil Ibishi, Ministria e Shëndetësisë dhe Dragodani (një pjesë).

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i dy setave të kokave të kabllove në hyrje dhe dalje në NS Xhemajl Ibishi 2.

5.

Më 23.01.2017 në NS 110/10kV Prishtina 5 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV j9 Llukar ( Kodi: 13000004) prej orës 10:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Llukar, Makovc dhe Sinidoll.

Arsyeja e shkyçjes: vendosja e izolatorëve dhe premontimi i shtyllave në LP10 kV.

6.

Më 23.01.2017 në NS 220/35/10kV Podujeva  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Podujeva 5 ( Kodi: 14000005) prej orës 10:30 deri në orën 14:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviq dhe Ballovci.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i kabllove në NS10/0,4 kV Bujakët.

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

1.

Me 22.01.2017 ne NS 110/10 kV Prishtina 2 , KOSTT-i do te beje kalimin e ngarkesës se TR3 ne TR1. Manipulimi do te kryhet prej orës 01:00-01:10.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do te mbesin daljet 10 kV : nr.15, nr. 16, nr.19,nr.21, nr.22, nr.23, nr.24, nr.25, nr.26, nr.27, nr.28, nr.29, nr.30 dhe nr.31(Rr.Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, rr. Haxhi Zeka, Ilirida 1, Ilirida 2, Ilirida 4, Novosellët, rr. Çamëria, rr. Nazim Gafurri, rr. Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr. Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr. Shaip Kamberi, rr. Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, Afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr. Vushtrria, rr. Labëria, rr.Ilirida, Bota Sot, gjimnazi "Gjin Gazulli", Sofalia, Villa Gërmia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhja, Blloku I Banesave, Muzeu, rr. A.Rrustemi, Varrezat e Jahudive, Rezervoarët, Matiqani dhe Zllatari.

Arsyeja e shkyçjes: kryqëzimi i kabllove 10 kV te TR3.

Prizren

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 23.01.2017 në NS 110/35/10 kV Prizreni 1  do të shkyçet

  • Dalja 10KV Betonjera ( Kodi: 30000004), prej orës 10:00 deri në orën 15:00

Gjatë kësaj kohe pa  furnizim me energji elektrike do të mbesin: Votra, Ortakolli 1, Oratkolli 2, Ben Aff, Lux Dekor dhe Ortakoll II.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave dhe bartja rrjetit në shtyllat e reja të tensionit të mesëm.

2.

Më 24.01.2017 në NS 110/10 kV Prizreni 3  do të shkyçet

  • Dalja 10KV Kullat ( Kodi: 31000001), prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kësaj kohe pa  furnizim me energji elektrike do te mbeten rrugët: Adem Jashari, Zara, Behajdin Allaqi, Pellazgët, Fadil Rifati, Abdyl Beqiri, Ulpiana, Skënder Rexhepi, Tefik Çanga, Marie Kraja, Faredin Hoti, Aleks Buda, Sarajeva, Vjosa, Shkodra, Ukë Bytyqi, Alajdin Rrahmanaj, Akili, Elena Gjika, Beteja e Kabashit, Ahmet Prishtina, Flamuri, Avdi Shala, Mahir Domi, Martirët e Kabashit,  Sef Kosharja, Rozafa, Selver Maqkaj, Shaip Zurnaxhiu, Risani, Sahit Tixhaj, Rrustë Kabashi, Ali Pashë Tepelena, Bajroni, Ali Ibra, Dervish Hima, Durrësi, Garibaldi, Hamzë Ukaj, Kolë Jakova, Tamil Shala, Bashkim Sukaj, Nëna Terezë, Fadil Ferati, Sami Koka dhe Sheshi i UÇK-së.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave dhe bartja rrjetit në shtyllat e reja të tensionit të mesëm.

Peja

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 23.01.2017 në  NS 110/10kV Klina do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Klinavci (Kodi: 52000002)  prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kërnicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkov dhe Rudica.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i 4 shtyllave TM dhe izolatorëve VHD.

2.

Më 24.01.2017 në  NS 110/35/10kV Peja 1 do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Vitomirica (Kodi: 50000010)  prej orës 09:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Katuni i Ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllës së TL dhe bartja e rrjetit.

Gjilani

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më  23.01.2017  në NS 110/35/10 kV  Vitia do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Germova ( Kodi : 61067003) nga ora  11:00 deri në ora  15:30

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gërmove, Gërmova e Ulët, Sodovinë, Pompa Lindi, Mobilieria, Plastika, Remniku i ri, Goshicëe Kulla, Vërban.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i  ndarësit linjor dhe i shtyllave TM dhe izolatorëve.

2.

Më 24.01.2017  në NS 35/10 kV  Gjilani III do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Perlepnica ( Kodi : 60062002) nga ora  11:00 deri në ora  15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Prelepnica (Progres, Tafa, Pro Eng, Remi, Kosova Komerc, Kafana Bunar, Evropa, sera), T.S. Privat Kmetovac (Kabi, Planeti, Kamenolom), T.S Repetitor – Zeleni Vrh,  Kmetovci, Prelepnica, Kosaca I  Silova – Muhaxheri

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë në Dobëerçan.

Gjakova

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 23.01.2017  në  NS 110/10 kV Gjakova 2 do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10kV Ura e Terzive( Kodi: 81000004) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Damjan (një pjesë), Fshaj Kushavec, Muhader, Pnish, Rogovë, Smaq dhe  Ujëz.

Arsyeja e shkyçjes: montimi i ndarësit linjor në TS – Pnish dhe revizionimi I ormanit TU, TS-Ujzi 3 revizionimi I oramnit TU (ndërrimi I nërpresave, bazamenteve siguresave TU), kontrollimi-shtimi I trafovajit, pastrimi i hapsirës jashtë dhe mbreda TS-it.

2.

Më  23.01.2017 në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Opterusha ( Kodi :82000001) prej orës  10:00 deri në orën  15:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca dhe Zoçishtë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi bazameteve Primare në TS Opterushë III.

3.

Më 23.01.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Mirusha(kodi:82082002) prej orës 08:00-11:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin : Rr.603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Rr.Imer Krasniqi (7 konsumatorë), Rr.605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), Rr.606 Pavarësia (1 konsumatorë), fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë), Turjakë.

Arsyeja e shkyçjes: revizionimi i rrjetit 10kV Segmenti për TS Mrasor, ndërrimi i shtyllës në TM10kV.

4.

Më  24.01.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Mirusha(kodi:82082002) prej orës 08:00-12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr.603 Adem Jashari (1 konsumatorë), rr.Imer Krasniqi (7 konsumatorë), rr.605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), rr. 606 Pavarësia (1 konsumatorë), fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) Turjakë.

Arsyeja e shkyçjes: kalimi i përçuesve nga shtyllat e vjetra në shtylla të reja të betonit.

5.

Më  24.01.2017 në NS 35/10 kV Gjakova I do të ketë shkyçet:

  • Dalja 10 kV Ponosheci(kodi:80080006) prej orës 10:00-14:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orizë, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndarësit linjor dhe riparimi I TM në TS Madanaj 2, TS – Kulla Meje revizionimi I oramnit TU (ndërrimi I nërpresave, bazamenteve të siguresave TU), kontrollimi-shtimi I trafovajit, pastrimi I hapësirës jashët dhe mbreda  trafostacionit.

Ferizaj

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 23.01.2017 në NS 110/35/10kV Lipjani  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Konjuhu ( Kodi :41000004) nga ora 12:00 deri në ora 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lipjan (një pjesë), Konjuh, një pjesë e Banullës, Bizneset përgjatë magjistrales Prishtinë – Ferizaj.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e një shtyllë të betonit 12/1000.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 24.01.2017 në NS 110/35/10kV Ferizaj  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Drejtimi i fshatrave ( Kodi :40000002) nga ora 09:30 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

Arsyeja e ndërprerjes: bartja e përçuesit nga shtyllat e vjetra në të reja të tensionit të mesëm në Zllatar.

Mitrovica

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 23.01.2017 në NS 35/10kV Mitrovica II do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Iber Lepenci ( Kodi :71075012) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hakif Bislimi, Kemajl Loshi, Shaip Kalludra, Ali Fejzullahu,  Shaban Idrizi, Elmaz Peci, Hoxhë Hasan Tasini, Gani Hajra dhe fshatrat: Zhabar i Ulët dhe i Epërm, Shipol dhe Lushtë.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave 10kV.

2.

Më 24.01.2017 në NS 110/10kV Vushtria 2 do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Stacioni Hekurudhor ( Kodi :73000004) nga ora 10:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq, Brusnik.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave  10kV.

Miqësi e fuqishme ndërmjet Kosovës – SHBA-ve

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

60-big_1484929761-3676276

Një bulevard në kryeqytet, mban emrin e njërit president amerikan, George Bush, gjatë administratës së të cilit u pavarësua Kosova, më 2008.

Më shumë se kaq, Prishtina i ka ngritur një presidenti tjetër amerikan, Bill Clinton, një shtatore në hyrje të saj, që shënon 'falënderimin e përjetshëm për ndihmën e tij'.

Kur e gjithë bota ka kthyer sytë nga inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, shteti më i ri në botë njëkohësisht edhe vendi më pro-amerikan në gjithë rruzullin tokësor, e prêt me shumë 'qetësi' ndryshimin në administratën amerikane.

'Lidhjen e saj' me SHBA-në, e nisur prej shumë dekadash, në këtë ditë e bën edhe më të veçantë 'më të privilegjuar'.

Në rrugët e Prishtinës, qytetarët thonë se besojnë në vazhdimin e politikës amerikane ndaj Kosovës, pavarësisht se cila administratë vie në krye. Për herë të parë, ndër vite, ndërkaq thonë se 'nuk e njohin mirë njeriun që do të udhëheqë me shtetin më të fuqishëm në botë".

"Nuk vendos vetëm Trump me politikën e amerikane karshi Kosovës, por vendosin si shtet – amerikanët. Ata nuk kanë llogari që për një person të caktuar si Donald Trump t'i ndryshojnë relacionet me shtetet tjera në krejt botën", tha një qytetare.

"Zgjedhja e Donald Trump si president …. shpresojmë më të mirën. Nuk e besoj që politika amerikane të ndryshojë", tha një qytetar.

Historia e lidhjes së Kosovës me SHBA-në është e hershme dhe ajo lidhet në veçanti me fundin e viteve të 90-ta kur shqiptarët e Kosovës e panë ish-presidentin Clinton si njeriun kyç në fushatën ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe, që i dha fund 'krizës më të madhe humanitare në Evropë'.

Afro një milion shqiptarë të dëbuar u kthyen në shtëpitë e tyre.

Administrata amerikane pak vjet më vonë u pa si 'shtytësja kryesore' e kërkesës politike të Kosovës për pavarësinë e saj. Pas përfundimit të një procesi të gjatë të bisedimeve, nën drejtimin e ish të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës, presidentit finlandez Martti Ahtisaari, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

SHBA-ja, ishte pjesë e procesit dhe pothuaj vendi i parë që e njohu mëvetësinë e Kosovës. Nën administratën e një republikani, presidentit George W. Bush.

"Dashuria e shqiptarëve të Kosovës me Amerikën", thonë njohës të rrethanave, "përveç ndihmës së parezervë amerikane për Kosovën lidhet edhe me mosbesimin që ata kanë në vendet e Evropës". Sado që shteti më i ri në botë synon anëtarësimin në BE.

Një sondazh i vitit 2016, i një organizate ndërkombëtare për hulumtime Gallup, e nxjerr Kosovën nga 132 vende të botës, shtetin më pro-amerikan, me 85 për qind të të anketuarve pro administratës së SHBA-së, duke lënë prapa madje edhe Britaninë e Madhe.

Dhe prandaj, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike në SHBA, Kosova e sheh sërish me shumë shpresë e mirëkuptim vazhdimin e ndihmës amerikane për vendin.

Njohësi i mirë i rrethanave në SHBA, Ilir Ibrahimi i cilësoi si të "pabazë" zërat se administrata Trump do të ketë një ndryshim radikal ndaj politikës së Kosovës.

Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë, se "politika amerikane ndaj Kosovës nuk është e bazuar vetëm në presidentin i cili është për momentin nën udhëheqjen të shtetit të Amerikës.

"Kjo qasje e shtetit amerikan do të vazhdojë në përkrahje të Kosovës, sepse Kosova është një projekt i shtetit të Amerikës dhe deri tani mund të quhet një projekt suksesi, sepse ka arritur të bëjë një shtet të pavarur, të ndërpres një konflikt i cili ka marrë jetesa njerëzish. Prandaj edhe pritjet e tilla se do të ketë një ndryshim shumë të madh nga politika amerikane ndaj Kosovës janë të pabazuara", thekson Ibrahimi.

Pritjet e Kosovës dhe Ballkanit, thonë analistët, janë të mëdha duke marrë parasysh garancitë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ramush Tahiri, analist, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se roli i Amerikës do të jetë i rëndësishëm ashtu si deri tani dhe do të jetë një garantues për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

"Kosova si shtet i ri ka një miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan rolin e rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe politika amerikane është një politikë e etabluar tash e disa dekada dhe roli i Kosovës është i rëndësishëm dhe si e tillë politika amerikane nuk ndryshon varësisht se cila garniturë vjen në pushtet, republikanët apo demokratët", tha Tahiri.

Sidoqoftë, SHBA-ja të premten, më 20 janar, e inauguron presidentin e 45-të të saj dhe bota e pret me shumë 'kujdes' nisjen e punës së tij.

Për shtetin më të ri në botë, Kosovën, "dashuria për SHBA-në" nuk do të ndryshojë dhe me gjasë as edhe rreshtimi i saj si 'shteti më pro-amerikan në botë' . (REL)

Arrestohet gazetari rus gjatë raportimit për protestat kundër Trumpit

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

Gjatë raportimit për këto protesta, është arrestuar nga policia amerikane edhe gazetari i televizionit rus "RT.Com", Alexander Rubinstein.

Ai edhe pse u'a tregoi kartën e gazetarit autoriteteve policore, po vazhdon të mbahet në paraburgim. /Lajmi.net

Betohet zëvendëspresidenti Mike Pence

Posted: 20 Jan 2017 09:01 AM PST

Ai do të shërbejë 4 vjet dhe do të jetë numri dy i superfuqisë më të madhe të botë.

Këndellja folklorike e shqiptarëve

Posted: 20 Jan 2017 08:02 AM PST

Petrit Kuçana

U këndellën edhe njëherë shqiptarët në këtë fillim viti, krejt si i dehuri që u gjend para tre fakteve (gati) të pabesueshme dhe këtë këndellje s'mund ta bënte askush më mirë se Beogradi. Nëse muri në Mitrovicë u "end" ditën e natën muri dhe u prit ndonjë deklaratë nga Brukseli apo ndërkombëtarët, arrestimi i Haredinajt i shkundi shqiptarët, edhe ata që besonin se Serbia tashmë ishte evropianizuar dhe ishte partnere e paqes dhe se dialogu Prishtine-Beograd kishte  bërë mrekullinë e madhe. Mbase ka qenë tronditës ai treni i famshëm  "Kosova është Serbi" made in Rusia, i kuruar deri në detaj, që shkoqiti ca të vërteta t mëdha të fshehura nën petkun e përgjumjes shqiptare.

Në të vërtete deklaratat për luftë të Beogradit, ndotën edhe kostumet e mirëmbajtura prej kaq vitesh të kozmopolitëve të Prishtinës e Tiranës, që u gjenden krejt gafil në këtë situatë dhe mbase u duhet pak kohë për të fshirë avujt e marrëdhënieve "asnjëherë më të mira shqiptaro- serbe" në syzet e tyre.  Zhvillimet e fundit duket sikur përkojnë qartas me një shabllon të tipit "s'keni parë gjë akoma" që nis me "paralajmërimin e fundit" të Beogradit, që na qenkërka provokuar rëndë.

Treni nuk u fut në Mitrovicë dhe kaq mjaftoi që të thyheshin statuset e rrjeteve sociale, me foto e video nga më të paparat, e madje majde deri tek këngë e ahengje që i marrin të keqen çdo folkloristi. Me tone të papara lavdërohen politikanë e pushtetarë, nga Prishtina në Tiranë, e për të vijuar me luftën nëpër deklarata se kush foli më bukur, se kush ia përplasi në fytyrë serbëve më bukur.

Një këndellje tipike turbofolk shqiptare ndërkohë që duket e pamundur të kuptojmë dështimin  tonë total si faktor. E ndërmend na vjen ndonjë deklaratë e ndonjë diplomati se shqiptarët po i humbin miqtë… Andej nga Tirana i kemi kryer të gjitha "obligimet kombëtare", por thjesht të zënë me ca punëra dekriminalizimi për ca tipa që na u gjenden në parlament, që na paskërkan qenë të përfshirë në veprimtari të pahijshme, e lajmet që mbizotërojnë janë për ca tipa të tjerë që paskan bërë para të madhe.

Kemi bërë plot dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive shqiptare në Prizren dhe Tiranë dhe kemi publikuar foto fantastike të tyre, kanë thyer rrjetet sociale, që mu në Beograd u kemi thënë serbëve se Kosova është e pavarur, se sa herë e lyp nevoja qëndisim deklarata të papara, duke çuar peshë zemrat e shqiptarëve.

Nuk na bën shumë përshtypje ndonjë deklaratë e dhomave të tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës se produktet serbe po pushtojnë tregun shqiptar, dhe s'na bën fare përshtypje edhe ndonjë lajm për kapjen e mallrave kontrabandë mes dy shteteve tona.  Është kaq normale që në një ditë të dëgjosh një lajm se një banor i rrethit të kufirit është kapur me rreth dy kuintalë mollë kontrabandë që e çonte drejt Kosovës, ndërkohë që në Korçë fshatarët në mënyrë demostrative i hedhin mollët në përrua pasi nuk ka treg për to.

Platformë për bashkim ekonomik, për integrim tregu nuk e kemi bërë, se mallrat serbe janë të lira, se bash në krye të punëve i kemi ata që përfitojnë më së shumti nga kjo tregti dhe s'ka si të ndodhë ndryshe, vetëm të pajtohemi shifrat marramendëse të tregtisë shqiptaro-serbe, e pasi të konsumojmë mallrat serbe, që kanë mbushur tregun shqiptar o burra, kush bën statusin apo deklaratën më të bukur kundër tyre.

Por ama kombëtar jemi. Në tërë këto vite ne kemi bërë abetaren e përbashkët të unifikuar dhe as që na shkon ndërmend qoftë edhe të pyesim të parët e bajraqeve tona, për rezultatet konkrete të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare. Se mos guxon kush të jetë skeptik, pasi tani që po vendoset taksa e Rrugës së Kombit (vetëm) 10 euro, punët do i kemi më mirë dhe se nuk shqetësohemi shumë se mund të gjejmë ndonjë arritje që është për t'u shënuar thuasje në asnjë fushë të jetës, të paktën në ato fusha ku qeveritë vendosin.  Nuk e vëmë ujin në zjarr dhe as nuk befasohemi kur tentojmë të këndellemi se nuk ka një fushë jetësore ku bashkëpunohet, qoftë edhe në art, kulturë se në ekonomi s'bëhet fjalë, se nuk kemi mundur të hartojmë qoftë edhe një strategji, për "përafrim" madje gati-gati desh krijuam edhe kombin kosovar…

Të përhumbur u gjendem edhe kur bie fjala "humbëm" mikun më të madh në BE, Britaninë e Madhe dhe dështuam qartësisht në rrugën e integrimit drejt Evropës, dukë ndërtuar "shtetet që nuk duam" më të korruptuarat, më të varfrat. Nuk mundëm të shfrytëzojmë mbështetjen e pakufishme të botës, madje u harruam dhe nuk po dimë të gjendemi në situatat e reja të krijuara, duke vazhduar vetë shkatërrimin, ndërkohë që Serbia gati gati po kërkon haptas Veriun e Mitrovicës. Çfarë u bë me Preshevën? Nejse nga andej kemi foto të bukura të kryeministrit, dhe derisa të zbrazen ato troje shqiptare, nuk do të dale "ndonjë lajm" prej andej. Modeli kroat mbetet i paadoptueshëm, pasi na duhen ato fotot me kryeministrin e Serbisë…

U arrestua Ramushi dhe mbahet në Francë, e shpërthyen demonstratat shqiptare anë e mbanë botës ku ka mërgimtarë e shumë pak dihet për lobingje të njëmendta, aq më tepër në këto kohë kur më shumë se kurrë do të na duhen miqtë, sërish, edhe ata që kishim, edhe ata që mbase në këto kohë i harruam, apo nuk u kujdesëm që të zhvillojmë ato strategjitë e domosdoshme që në momentet dhe çastet qiellore, kur e gjithë bota ishte me ne. Diplomacia jonë vazhdon të perceptohet si punësim zakonisht i të afërmve të pushtetarëve.  Njohjet e reja të Kosovës?! Mund të ketë edhe të tilla. Thjesht shqiptarët vazhdojnë të mbesin më të varfrit e Evropës me klasat politike më të pasura, qoftë edhe nga tregtia me serbët dhe Serbinë, me dy akademi shkencash dhe pa asnjë platformë, me rininë e papunë që largohet dhe pa asnjë projekt , pa asnjë sinergji ndërshqiptare, (përveç projektit të madh të taksës së Rrugës së Kombit) dhe sinergjinë fejsbukiane, ndonjë kënge patriotike e ndonjë simboli kombëtar që sjell përgjumje derisa Serbia na rizgjon, na këndell e duket se këso rastesh do të kemi shumë.

E kur Serbia të na këndellë sërish mbase do të jemi vonë, për gjithçka, në gjithçka…

Gjuriq falënderon Norvegjinë për rindërtimin e kishave serbe në Kosovë

Posted: 20 Jan 2017 04:24 AM PST

Temë diskutimi ka qenë ecuria e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe situata politike në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Siç njofton Zyra për Kosovë, Gjuriq ka shprehur mirënjohjen ndaj Norvegjisë për ndihmën që po e tregon në vazhdimësi në rindërtimin e manastireve dhe kishave serbe në Kosovë me mbështetjen e qeverisë norvegjeze./Lajmi.net/

Një person vdes në Tiranë si pasojë e zjarrit në ashensor

Posted: 20 Jan 2017 04:24 AM PST

Foto ilustruese

Njesia e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin,kurse shkaqet se si ka ardhur deri te ky zjarr ende nuk dihen.

Para disa ditësh edhe një ndërtesë u përfshi nga zjarri në qytetin e Shkodrës, por që u regjistruan vetëm dëme materiale. /Lajmi.net

Proteste kundër Trump, në mesin e tyre edhe figura të famshme

Posted: 20 Jan 2017 04:24 AM PST

Protesta u mbajt para hotelit "Trump International", në kohën kur Trump po mbante fjalimin e fundit si qytetar i zakonshëm i SHBA-ve para monumentit të Abraham Linkolnit në Washington.

Në protestë dalën edhe shumë figura të famshme, si aktorët Robert De Niro, Marisa Tomei, Sally Field, Alec Baldwin, Mark Ruffalo dhe Cynthia Nixon, Cher dhe Natalie Merchant, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u mbështetën edhe nga kryebashkiaku i New Yorkut Bill de Blasio dhe Shefi i Minneapolisit, Betsy Hodges.

16114555_649968228521859_4191346489389814798_n

Donald Trump i cili u zgjodh për president të SHBA-ve më 8 nëntor të vitit të kaluar, sot me betimin solemn edhe zyrtarisht bëhet presidenti i ri amerikan.

Gjenden gjashtë persona të gjallë nën rrënojat e hotelit në Itali

Posted: 20 Jan 2017 04:24 AM PST

Mediat italiane raportojnë se zjarrfikësit tashmë kanë filluar të punojnë për nxjerrjen e tyre nga rrënojat.

Kontaktet e para me të gjeturit kanë filluar rreth orës 11:00. /Lajmi.net

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more