Skip to main content

Ora News: “Tre deputetë të BDI-së kundër koalicionit me VMRO-DPMNE” plus 9 more

Ora News: “Tre deputetë të BDI-së kundër koalicionit me VMRO-DPMNE” plus 9 more


Tre deputetë të BDI-së kundër koalicionit me VMRO-DPMNE

Posted: 24 Jan 2017 11:50 PM PST

Ndërsa vijojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni, mësohet se tre deputetë të BDI-së së Ali Ahmetit janë shprehur kundër koalicionit me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit, mëson INA nga burime të afërta me këtë parti politike.

Edhe nëse  Ali Ahmeti do të mund të arrijë marrëveshje për koalicion me Nikolla Gruevskin, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie janë kundër koalicionit me VMRO-DPMNE.

Në rast se edhe një deputet i BDI-së është kundër kësaj, atëherë është e pamundur të sigurohen 61 deputetë për të formuar mazhorancën.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjendet kafka e dekompozuar e një njeriu në Karbunarë

Posted: 24 Jan 2017 11:38 PM PST

Është gjetur në Vlorë koka e prerë e një njeriu.

Kafka e dekompozuar mësohet se është gjetur pasditen e së martës nga një bari në afërsi të pyllit në Karbunarë, i cili ka njoftuar më pas policinë.

Uniformat blu e kanë dërguar kafkën për ekspertizë në mjekësinë ligjore.

Nga ana e policisë kanë nisur kërkimet për trupin e viktimës.

Paraprakisht policia e Vlorës deklaron se nuk ka marrë ndonjë denoncim për ndonjë person të zhdukur, por hetimet vijojnë pasi dyshohet se kemi te bejme me ngjarje kriminale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Durrësi do ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 8:00-16:00

Posted: 24 Jan 2017 11:26 PM PST

Qyteti i Durrësit do të ketë sot ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në këtë qytet bën me dije se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 08:00-16:00.

Shkak sipas UKT-së Durrës, eshte stakimi i energjise elektrike ne stacionin e pompimit nga ana e OSHEE ne Fushe Kuqe.

 /Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lirohet gardiania që u arratis me të dashurin e dënuar për përdhunim

Posted: 24 Jan 2017 11:16 PM PST

Lirohet gardiania zviceriane e burgut e cila u arratis nga burgu me të dashurin e saj sirian të dënuar për përdhunim, ngjarje e ndodhur me 9 shkurt të 2016.

Gjykata e qarkut në Dietikon të Zyrihut e dënoi të martën me 15 muaj burg me kusht Angela Magdicin, që nënkupton se nuk detyrohet të vuajë burg efektiv.

Avokati i saj kishte kërkuar për klienten e tij vetëm gjashtë muaj me kusht me një kohë provuese prej dy vitesh. Nga ana tjetër, Prokuroria ishte për një dënim të kombinuar me kusht prej 27 muajsh, nga të cilët shtatë muaj do të ishin burg efektiv.

Në seancën gjyqësore, Angela shfaqi pendesë, duke rrëfyer se vendimi për t`u arratisur ka qenë i pamenduar. Por ajo vazhdon ta dojë Hassanin e saj, i cili mund të marrë një dënim shtesë prej deri 6 muajsh burg.

Rasti i 33-vjeçares Angela Magdici nga Zyriu shkaktoi zhurmë të madhe në mediat zvicerane vitin e kaluar.

Arratisja spektakolare nga burgu së bashku me të dashurin e saj, të burgosurin sirian, Hassan Kiko 27 vjeç, ishte një skenar i denjë për filma.

 "Bonny and Clyde" (Boni e Klajd) ose Romeo e Xhuljeta, ishin emërtimet me të cilat identifikohej çifti i ri i jashtëzakonshëm, nga mediat.

Por aventura e tyre e arratisjes do të zgjaste vetëm 45 ditë.Çifti u arrestuan në Itali, nga ku u ekstraduan më pas në Zvicër.

/Oranews.tv/

Hassan Kiko

Angela Magdici

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Brukseli thotë se palët janë pajtuar të ulin tensionet

Posted: 24 Jan 2017 10:49 PM PST

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përmes një deklarate me shkrim, Mogherini falënderoi të dyja palët për, siç tha, takimin konstruktiv.

“Ato kanë diskutuar zhvillimet e ditëve të fundit, janë pajtuar për të lënë prapa tensionet dhe për t’u përqendruar në punën përpara”.

“Unë kam theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë, për Bashkimin Evropian dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, tha mes tjerash Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte mirë që Serbia ta njohë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletarrestimet e Serbisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

“Kemi insistuar që Bashkimi Evropian të jetë i qartë dhe i vendosur në presionin e vet ndaj Beogradit”, tha Thaçi.

Thaçi përsëri theksoi se muri në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritetet lokale atje, duhet të rrënohet dhe se Serbia duhet të zhbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se takimi i së martës ka qenë ndër më të vështirët dhe se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

“Do të bëjmë përpjekje që të gjithë të lëshojmë topin dhe të sillemi me pëgjegjësi”, tha Vuçiq.

Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliç, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

Më 14 janar, Kosova ka ndaluar një tren të nisur nga Beogradi, të hyjë në territorin e saj. Treni, me mbishrimin "Kosova është Serbi" dhe simbole kishtare mesjetare, është parë si provokim në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se synim i Serbisë, përmes këtij treni, ka qenë të aneksojë veriun e Kosovës.

Sipas Nikolliqit, me ndalimin e trenit, Kosova ka treguar se dëshiron luftë me Serbinë.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të tendosen qysh në fillim të këtij muaji, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë, në bazë të një urdhërarresti nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon Haradinajn për krime lufte.

Edhe Beogradi, edhe Prishtina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe normalizimi i marrëdhënieve është kusht për përparimin e tyre.

Takimi i së martës ishte i pari në nivel të lartë pas një periudhe njëvjeçare.

Ndërkaq, ishte hera e dytë që në takim morën pjesë edhe presidentët. Në vitin 2013, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte takuar në Bruksel me homologun serb, Nikolliq.

Po atë vit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët kanë thënë se kanë marrë atë që kanë dashur nga marrëveshja, porse zbatimi i pikave të saj lë për të dëshiruar./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Investigimi për Veliajn, Berisha: Një horr si ky ekziston vetëm në Tiranë!

Posted: 24 Jan 2017 10:30 PM PST

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon pas publikimit të investigimit të gazetarit të "Shuplaka-s", Artur Çani, që hedh dritë mbi mashtrimin e Stafit të Zyrës së PR-it të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili pavarësisht se qëndron vetëm 9 ditë në muaj në Tiranë dhe 22 ditë majë avionit e jashtë atdheut, rezulton sikur ka punuar pothuajse çdo ditë në kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha e cilëson kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si një horr pa asnjë normë morale.

"Vetem nje horr pa asnje norme morale njerezore mund te sillet dhe te veproje ne kete menyre poshteruese ndaj qytetareve te Tiranes.", shkruan Berisha.

Postimi i Berishës:

"Nje horr si ky ekziston vetem ne Tirane!

Te dashur miq, Erion Veliaj ne nje muaj qendron vetem 9 dite Tirane dhe kohen tjeter jashte shteti dhe kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Kurse ana tjeter me e zeze eshte se ky i pafytyre, me zyren e tij te mashtrimit te publikut genjen qytetaret me video te parapregatitura sikur eshte ne Tirane ne aktivetet te perditshem dhe po djersine ne pune nderkohe qe ai ndodhet ne Singapor, Londer apo Milano.

Vetem nje horr pa asnje norme morale njerezore mund te sillet dhe te veproje ne kete menyre poshteruese ndaj qytetareve te Tiranes. Per me shume lexoni ju lutem ketu me poshte hetimin e bazuar ne dokumentat origjinale nga gazetari Artur Çani!"

Poshtë këtij postimi, Berisha ka publikuar edhe shkrimin e Shuplaka-s.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me autobusët pa shoferë. Ja në kë kryeqytet të Europës janë

Posted: 24 Jan 2017 01:50 PM PST

Bashkia e Parisit në Francë ka vënë në dispozicion “autobusët pa shoferë” me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit, që në muajt e dimrit arrit në përmasa serioze,

Ky lloj transporti publik është në dispozicion për distanca të shkurtra dhe këta autobusë që punojnë me energji elektrike.

Autobusi është i pajisur me sensorë dhe kamera, të cilat i mundësojnë të ndjekë korsinë e rezervuar, të rregullojë shpejtësinë dhe të ndalojë në stacionet e duhura.  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bruksel, takimi Kosovë-Serbi për ulje tensionesh

Posted: 24 Jan 2017 01:40 PM PST

Në Bruksel, udhëheqësit më të lartë të Kosovës dhe Serbisë takohen sonte me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Takimi, në të cilin marrin pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliç, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

Më 14 janar, Kosova ka ndaluar një tren të nisur nga Beogradi, të hyjë në territorin e saj. Treni, me mbishrimin "Kosova është Serbi" dhe simbole kishtare mesjetare, është parë si provokim në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se synim i Serbisë, përmes këtij treni, ka qenë të aneksojë veriun e Kosovës.

Sipas Nikolliçit, me ndalimin e trenit, Kosova ka treguar se dëshiron luftë me Serbinë.

"Nëse ata (shqiptarët e Kosovës) fillojnë dhe vrasin serbë, ne do të shkojmë të gjithë, jo vetëm ushtria. Unë do të shkoj i pari", ka thënë Nikolliç.

Marrëdhëniet dypalëshe kanë nisur të tendosen qysh në fillim të këtij muaji, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë, në bazë të një urdhërarresti nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon Haradinajn për krime lufte.

Edhe Beogradi, edhe Prishtina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe normalizimi i marrëdhënieve është kusht për përparimin e tyre.

Takimi i së martës është i pari në nivel të lartë pas një periudhe njëvjeçare.

Ndërkaq, është hera e dytë që në takim marrin pjesë edhe presidentët. Në vitin 2013, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar në Bruksel me homologun serb, Nikolliç.

Po atë vit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët kanë thënë se kanë marrë atë që kanë dashur nga marrëveshja, porse zbatimi i pikave të saj lë për të dëshiruar.

Në prag të takimit të sotëm, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Mogherinit, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka rëndësi jo vetëm për këto dy vende, por edhe për Bashkimin Evropian./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump po inaugurohej, Kina dislokon super-raketën

Posted: 24 Jan 2017 01:36 PM PST

Kina ka vendosur super-raketën Dongfeng-41 ICBMs në provincën Heilongjiang, e cila kufizohet me Rusinë, sipas raporteve në bazë të imazheve të "vjedhura".

Transferimi është kryer në kohën e inaugurimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara.

Transportimi i raketës balistike u transmetua nga mediat kineze, ndërsa analistët ushtarakë besojnë se kjo është ndoshta "Dongfeng-41" e dyta që vendoset në Kinën Verilindore nga brigada strategjike e raketave.  DF-41 është e aftë të arrijë 15,000km dhe ka rreth 10 mbushje bërthamore.

Ka spekulime se Kina ka në plan të vendosë tre brigada të DF-41 në të gjithë vendin. Kina në mënyrë rutinore bën demonstrime të forcave të saj ushtarake duke dërguar sinjale sfiduese ndaj SHBA-ve.

"Dislokimi i dyshuar i DF-41 pranë kufirit të Rusisë nuk duhet të lexohet si një kërcënim për Rusinë", thotë analisti ushtarak Konstantin Sivkov për RIA Novosti.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Brexit, Kryeministrja britanike të shtunën në Turqi

Posted: 24 Jan 2017 01:29 PM PST

Kryeministrja britanike, Theresa May, të shtunë (28 janar 2017) do të zhvillojë një vizitë syrtare në Turqi.

Burime pranë Kryeministrisë së Turqisë bëjnë të ditur se Theresa May do të ketë takime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe me Kryeministrin Binali Yildirim, shkruajnë mediat turke.

Krahas luftës ndërkombëtare kundër organizatës terroriste DAESH, në takime pritet të shqyrtohen në detaje edhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Britanisë së Madhe, vend që po përgatitet për t'u ndarë nga Bashkimi Evropian, sipas të njëjtave burime.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more