Skip to main content

Ora News: “RENEA arreston Delin Hajdarin, autorin e masakrës në Vlorë” plus 9 more

Ora News: “RENEA arreston Delin Hajdarin, autorin e masakrës në Vlorë” plus 9 more


RENEA arreston Delin Hajdarin, autorin e masakrës në Vlorë

Posted: 20 Jan 2017 12:18 AM PST

Delin Hajdari, autori i masakrës në Vlorë , është arrestuar më shumë se tre vjet nga masakra që ndodhi në zonën e njohur si "Kalaja" pranë "Ujit të Ftohtë".

Më 28 korrik 2013 a, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17¬vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, humbën jetën në një plazh mjaft të populluar në Vlorë

Operacioni për arrestimin e Delin Hajdaraj, 26 vjeç, banues në Vlorë u bë gjithashtu në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për lokalizimin e vendodhjes së këtij shtetasi, rreth orës 20:30 të mbrëmjes, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në katin e katërt (me qira) të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Drejtoria Vendore e Policisë në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea Tiranë, kanë kapur një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e trefishtë, më datë 28.07.2013 !

Policia e Vlorës, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të tij, ka kërkuar ndihmë nga Forcat Speciale Renea Tiranë, të cilët në bashkëpunim kanë realizuar kapjen e këtij shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili kishte rreth 4 vite në arrati.

Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet.

Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për ti shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodrani me makinë me xhama të zinj tenton të korruptojë policin

Posted: 20 Jan 2017 12:16 AM PST

Një 24-vjeçar nga Shkodra, i cili po udhëtonte me makinë me xhama të zinjë është arrestuar nga policia. I riu është u arrestua në Krujë pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë për t'ju shmangur masës administrative.

"Bekim Bajraktari  24 vjeç, banues në Shkodër më datë 19.01.2017, në  aksin rrugor Thumanë- Tapizë,   është ndaluar nga Punonjësi I Qarkullimit Rrugor pasi drejtonte automjetin me perde në xhamat e pasëm dhe sinjale shtesë në pjesën e përparme të mjetit. Me qëllim për t’iu shmangur masës administrative konform shkeljes së kryer Bajrakatari, ka tentuar ti ofrojë shumën prej 1 000 lekë punonjësit të policisë",sqaron policia.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Orteku godet hotelin, vijojnë kërkimet për 35 persona

Posted: 20 Jan 2017 12:07 AM PST

Ekipet e shpëtimit në Itali kanë vijuar gjatë natës për nxjerrjen e rreth 30 personave të cilët ndodheshin në hotelin Rigopiano në Peskara, i cili u godit nga orteku i dëborës.

Zëvendësministri i Brendshëm Filipo Bubbico tha se ende ka shpresë për të gjetur të mbijetuar.

“Situata është shumë e vështirë, por ne ende kemi shpresë për të gjetur dikë të gjallë. Në situata të tjera të ngjashme në të kaluarën ka ndodhur, edhe pse pas shumë orësh", u shpreh ministri Bubbico.

c_2_fotogallery_3008278_38_image c_2_fotogallery_3008278_40_image c_2_fotogallery_3008278_39_image c_2_fotogallery_3008278_43_image c_2_fotogallery_3008278_41_image c_2_fotogallery_3008278_42_image

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruevski: Arbën Xhaferi ishte i mençur dhe mendjendritur

Posted: 19 Jan 2017 11:50 PM PST

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski vlerëson firgurën e ish kreut të PDSH në Maqedoni, Arbën Xhaferit. Në  një intervistë per Express ai tha se Xhaferi ishte një njeri mendjendritur.

"E njihja atë personalisht dhe isha pjesë e qeverisë së ish presidentit të VMRO dhe ish kryeministrit Georgievskit kur ishim në koalicion me PDSH dhe Arbën Xhaferi ishte kryetar. E kam takuar shpesh dhe pasi  u bëra kryetar i partisë pata takim të veçantë me të. Drekuam në një restorant në Shkup dhe biseduam. Ishte periudha e hershme si kryeministër dhe aty ishte edhe Menduh Thaçi. Ishte shumë I mençur dhe mendjendritur dhe kishte fjalor shumë karakteristik me fjali shume filozofike. Jo shumë politikanë që i kam takuar kanë karakteristika të tilla.”

Arbën Xhaferi u nda nga jeta në 15 gusht të 2012.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Era Istrefi, tanimë “100 përqind” shqiptare

Posted: 19 Jan 2017 11:48 PM PST

Era Istrefi tanimë është 100 përqind shqiptare. Këngëtarja e lindur në Kosovë e njohur ndërkombëtarisht për muzikën e saj, ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në një rrëfim ekskluziv në "Top Albania Radio", Era Istrefi shprehu emocionin për marrjen e pasaportës dhe nuk kurseu falenderimet për ata që e mundësuan marrjen e kësaj pasaporte.

"Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës", shprehet Era.

Më tej, këngëtarja që ka pushtuar klasifikimet europiane dhe botërore me hitet e saj, shprehet se viti 2017 do të jetë shumë i ngarkuar me evente të ndryshme muzikore. Së shpejti diva e muzikës mbarëshqiptare do të dalë me produksionin e saj më të ri, shoqëruar edhe me një videoklip.

"Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza "Shengen" dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët", thotë këngëtarja.

Në kulmin e suksesit të saj muzikor, Era Istrefi ndihet 100 përqind shqiptare dhe krenare për të përfaqësuar Shqipërinë e Kosovën kudo në botë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti i ri amerikan dhe pritshmëria shqiptare

Posted: 19 Jan 2017 11:42 PM PST

Donald Trump merr sot detyrën si President i 45 i SHBA-ve. Në këtë post ai bëhet njëherësh njeriu më i pushtetshëm dhe më me ndikim në botë. Për shqiptarët ai përfaqëson edhe kryetarin e shtetit më me ndikim në hapësirën tonë. Për këtë arsye, zgjedhja e Presidentit amerikan është dhe mbetet një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për vendin e tij, por edhe për botën, dhe brenda saj, edhe për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Si një shoqëri me kulturë masovike dhe populiste, e cila zhvillimet në botë i lexon me mendje simpliste, shoqëria shqiptare, sidomos ajo politike, e prêt mandatin e ri presidencial amerikan me emocione province, – plot pasion, në garë me mullinjtë e erës dhe i tejmbushur me mite e alibi, të cilat të thëna shpesh e në mënyrë periodike, fillojnë të besohen edhe prej atyre që i thonë të parët. Shqiptarët nuk kanë të drejtë dhe as aftësinë të gjykojnë zgjedhjen e popullit amerikan. Shqiptarët vetëm mund ta respektojnë në çdo rast, sido që të jetë ato. Gafa e liderëve tanë politikë që vrapuan në drejtimin e gabuar të garës përmes lobimit apo përmes daljeve mediatike, janë një rast i mirë për të mësuar nga gabimet, për të reflektuar dhe për të kuptuar se fatet tona politike e shtetërore ka ndodhur e mund të ndodhë të përcaktohen në kancelaritë e mëdha perëndimore, por fatet e këtyre të fundit nuk ka ndodhur, nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë të përcaktohen nga kancelaritë folklorike të Tiranës.

Donald Trump përfaqëson Amerikan, aleatin dhe shtetin tek të cilët shqiptarët besojnë me shumë dhe nderojnë më shumë. SHBA ishte përcaktuese kur u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar, ishin në krahun tonë gjatë Luftës II Botërore, ishin në anën e duhur në përpjekjet për të evituar vendosjen e komunizimit, ishin rezistentë e konsistentë në vlerat e qëndrimet antikomuniste, ishin forcë vendimtare shtytëse për ndryshimin e vitit 1990, ishin përcaktuese në çlirimin e Kosovës dhe më pas edhe në pranimin e Shqipërisë në NATO. Në politikën e ditës SHBA janë forca kryesore shtytëse për reformën në drejtësi, për konceptin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve funksionale kushtetuese, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të medias, të besimit dhe të një ekonomie konkurruese. Ata janë "rojet" e shtetit të Kosovës dhe lobuesit kryesorë të njohjes e progresit të saj. Ne jemi pjesë e misioneve paqësore me SHBA në Afganistan e Irak, jemi në marrëveshje partneriteti strategjik në NATO dhe në strehimin e disidentëve iranianë, ashtu siç jemi prej vitesh një nxënës shembullor në raportet miqësore me fqinjët në veri e jug të Kosovës.

Me këtë bilanc është në interesin jetik tonin që SHBA të vazhdojë të jetë në të njëjtat linja angazhimi dhe vëmendje ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Kur ditët e dehjes protokollare të kalojnë, të gjithë ne do drejtojmë sytë e veshët tek Presidenti i ri dhe administrate e tij për të pritur dhe ndjerë natyrshëm konfirmimin e kësaj linje e miqësie me Shqipërinë. Gjatë fushatës elektorale dhe në komentet e shumta në media, siç ka ndodhur me çdo president tjetër, edhe me Presidentin Trump shqetësimet tona nuk ishin dhe nuk mund të ishin pjesë e tyre. Disa lajme pro serbe u përgënjeshtruan brenda 6 orësh. Indirekt ne kemi deklaratat e fundit dhënë medias gjermane e britanike, për një rishikim të angazhimit ndaj NATO (ku ne jemi pjesë), një qëndrim kritik mbi projektin e BE-së (ku ne aspirojmë) dhe këshillën kundër zgjerimit me anëtarësime (ku ne synojmë të kundërtën). Ka raportime të vazhdueshme gjithashtu për një raport të ri midis shtetit më demokratik të botës dhe Rusisë, një vend, i cili dukshëm vijon të jetë në anën tjetër të interesave tona kombëtare.

A janë këto deklarata të mjaftueshme për të paragjykuar mandatin e ri presidencial nga këndvështrimi ynë? Jo. Presidenti Obama gjatë fushatës së parë elektorale ka bërë deklarata shumë më kritike ndaj nesh, (kritika ndaj ndërhyrjes në Kosovë dhe sulmit të NATO-s ndaj Serbisë), megjithatë koha tregoi se ai ishte vijues i vendosur i linjës amerikane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bilanci i tij në Tiranë e Prishtinë është pozitiv. E njëjta mund dhe duhet të ndodhë edhe me Presidentin e ri. Sa herë Presidentët amerikanë ndërrohen në "Ibër", "Merdarë", "Tetovë" apo "Ulqin" ndodh dicka, sic historia e fundit me trenin apo Haradinaj. Ballkanasit e njëjtë duan të testojnë, as ne, as veten, por Uashingtonin. Ata morën përgjigjen e përpara 20 janarit. Sot jemi me 20 janar dhe përgjigjia është në fuqi.

A duhet të jemi të shqetësuar? Po. Natyrisht. Jo për Presidentin e vendit mik, jo për shtetin mik, jo nga miqësia dhe gëzimi i miqve, por nga ndryshimi i pa-testuar, nga nevoja jetike për të pasur SHBA-të në krah. Të shqetësuar jo nga përrallat me Soros që dëgjohen në Tiranë, Shkup e ndonjë kryeqytet tjetër para-demokratik; jo nga mitet se "fatet tona po rivendosen papritur diku larg nesh", por nga kureshtja që krijon ri-formatimi i politikës dhe gjeopolitikës, nga fakti se pa e kuptuar bota ka ndryshuar, të gjithë kanë ndryshuar, – vetëm ne kemi mbetur vendnumëro, të njëjtat fytyra, të njëjtat probleme, të njëjtat skena dhe të njëjtat aspirata. Ne vijojmë të kemi 1000 probleme "shqiptare": një shtet të dobët, një elitë politike të korruptuar, një media e shoqëri civile të vakët, një ekonomi jo konkurruese dhe një botë shqiptare të lodhur, në ikje dhe në krizë vlerash e besimi. Dhe kur jemi kaq të brishtë kemi nevojë për dritë jeshile, për besim, për shpresë, – pritshmëri që prej më se 26 vitesh i kemi adresuar drejt Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Vjenës, Romës e Parisit.

Presidenti Reagan, i cili në momentin e zgjedhjes kishte elementë të shumtë të njëjtë me Presidentin e ri (të sotëm) amerikan, është shprehur se SHBA është e fortë sepse më shumë sepse kanë institucione, kanë vlera, kanë parime dhe kanë aftësi t'i çmojnë, promovojnë dhe pasurojnë ato. Me siguri se kjo traditë e jashtëzakonshme e vendit model të demokracisë në një botë gjithnjë e më të trazuar do të konfirmohet sot, siç është konfirmuar disa herë pas zgjedhjes, nga Presidenti Trump. Prej nesër, me siguri ne do të harxhojmë edhe një javë duke komentuar ftesat, biletat, telegramet, fotot dhe në fund të javës, – do të duhet të ulemi me këmbë në tokë për tu marrë me gjërat tona më emergjente, të cilat janë kaq të shumta në numër dhe kanë kaq pak shanse e përkujdes të zgjidhen.

Së fundi, por me rëndësi: urimi ynë sot, përveç suksesit të vendit mik, suksesit të Presidentit të ri, nevojës për konfirmim e thellim të raporteve midis dy vendeve, – na lejon të shpresojmë për një ndryshim pozitiv, – urimin që Perëndimi ta kuptojë se vende si Shqipëria, më shumë sesa stabilitet formal nën sundimin e pakicës, kanë nevojë për demokraci funksionale me vendimmarrjen e shumicës. Demokracia e sjell edhe stabilitetin, e anasjellta ndodh rrallë e më rrallë, – një thënie e Presidentit të parë dhe të fundit (deri tani) që ka vizituar Shqipërinë!

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thëniet e famshme të 45 Presidentëve të SHBA

Posted: 19 Jan 2017 11:19 PM PST

"Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë". Më shumë se për punët që bëri, presidenti i 8-të i SHBA, Martin Van Buren, ka lënë shenjë në histori për këtë thënie lapidare. Ndodhur në këtë kontekst çdo kush mund të pyesë se për çfarë thënie mbahen mend 45 presidentët e SHBA? Gazetari Roland Qafoku publikoi dje në emisionin e tij "Debati në Channel One" një insert me shprehjen për secilin president të SHBA nga George Washington deri te Donald Trump për të cilën mbahen mend dhe që në fakt tregon shumë për ta.

  1. GEORGE WASHINGTON (1789–1797)

"Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur".

  1. JOHN ADAMS (1797–1801)

"Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dike që e cilëson mik për besnikërinë e treguar" 

3.THOMAS JEFFERSON (1801–1809)

"Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë ëiskey-n, pije që deri tani ka bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet". 

  1. JAMES MADISON (1809–1817)

"Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja". (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

  1. JAMES MONROE (1817–1825)

"Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuese të madhe në zbavitjen e saj".

  1. JOHN QUINCY ADAMS (1825–1829) .

"Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë".

  1. ANDREW JACKSON (1829–1837)

"Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër".

  1. MARTIN VAN BUREN (1837–1841)

"Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë". 

  1. WILLIAM HENRY HARRISON(1841)

"Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për tu shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara".

  1. JOHN TYLER (1841–1845)

"Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën".

  1. JAMES KNOX POLK (1845–1849)

"Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegjje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë".

  1. ZACHARY TAYLOR (1849–1850)

"Tregojini atij se si përfundon në ferr" (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për tu dorëzuar).

  1. MILLARD FILLMORE (1850–1853)

"Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi knë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit  dhe ndoshta të jenë të detytuar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese".

  1. FRANKLIN PIERCE (1853–1857)

"Nuk ka ndonjë gjë në të majtë…. Por ama janë të dehur" (në planet e tij pasi humbi një kandidim të dytë në 1856).

  1. JAMES BUCHANAN (1857–1861

"I dashur zotëri, nëse ju jeni po aq i lumtur në momentin kur futeni në Shtëpinë e Bardhë po aq sa edhe edhe kur largoheni prej saj, realisht ju jeni një njeri i lumtur".

  1. ABRAHAM LINCOLN (1861–1865)

"S'di se kur unë do dëgjoj dikë të më argumentojë skllavërinë dhe unë do ndjeja një impuls të fortë për të njohur dhe kuptuar personalitetine tij".

  1. ANDREW JOHNSON (1865–1869)

"Nga të gjitha rreziqet që kombi ynë ndeshet akoma një gjë është e vërtetë: Ato nuk janë të njëjta me ato të cilat duhet të rezultojnë nga sukseset e arritjeve më të fundit të afrikanizimit të gjysmës së Jugut të vendit".

  1. ULYSSES S. GRANT (1869–1877)

"Puna nuk është turp për njerëzit; për fat të keq herë pas here ka njerëz që turpërojnë punën".

  1. RUTHERFORD B. HAYES (1877–1881)

"Unë jam tejet i lodhur nga kjo jetë e varësisë së plotë, nga përgjegjësia dhe nga rraskapitja". 

  1. JAMES A. GARFIELD (1881)

"Zoti im! Në këtë vend ka gjithçka që një njeri i dëshiron ti ketë. Apo jo?". 

  1. CHESTER A. ARTHUR (1881–1885)

"Unë mund të jem president i SHBA, por jeta ime private nuk është cështje e dikujt ".

  1. GROVER CLEVELAND (1885–1889, 1893–1897)

"Gratë e ndjeshme dhe të zgjuara nuk dëshirojnë të votojnë".

  1. BENJAMIN HARRISON (1889–1893)

"Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën".

  1. WILLIAM MCKINLEY (1897–1901)

"Ne kemi nevojë për Haëai-n më shumë se sa California-n. Kjo është prova e pashmangshme".

  1. THEODORE ROOSEVELT (1901–1909)

"Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes". 

  1. WILLIAM HOWARD TAFT (1909–1913)

"Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon-restorant në të". 

  1. WOODROW WILSON (1913–1921)

"Dobia e një universiteti është se nxjerr aristokratë të rinj, ndryshe nga baballarët e tyre që nuk e kishin këtë mundësi".

  1. WARREN G. HARDING (1921–1923)

"Unë jam një burrë me pak talent nga një qytet i vogël; nuk dukem shumë që unë jam president". 

  1. CALVIN COOLIDGE (1923–1929)

"Kur shumë njerëz janë të pazotë të gjejnë punë, ata përfundojnë të papunë ".

  1. HERBERT HOOVER (1929–1933)

"Unë jetova më shumë se bastardët" (duke iu referuar shumë njerëzve që e bënin fajtor për Depresionin e Madh).

  1. FRANKLIN DELANO ROOSEVELT (1933–1945)

"Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur".

  1. HARRY S. TRUMAN (1945–1953)

"Unë e shkarkova MacArthur (gjenerali i trupave amerikane të dërguar në Kore) sepse ai nuk respektoi autoritetin e presidentit. Unë nuk e shkarkova atë sepse mendoja se ai ishte maskara. Ai në fakt ai ishte i tillë. Por është e rëndësishme të them se të qenit maskara nuk është kundër ligjit. Ah, nëse kjo do ishte e kundërligjshme, gjysma e drejtuesëve të ushtrisë do futeshin në burg". 

  1. DWIGHT DAVID EISENHOWER (1953–1961)

"Nuk dua që kur urinoj të kujtoj këtë qelbësirë".(duke iu referuar senatorit Joe Mc Carthy).

  1. JOHN FITZGERALD KENNEDY (1961–1963)

"Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre"!

  1. LYNDON BAINES JOHNSON (1963–1969)

"Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin".

  1. RICHARD MILHOUS NIXON (1969–1974

"Kur presidenti bën dicka, kjo do të thotë që ajo nuk është e jashtëligjshme".

  1. GERALD R. FORD (1974–1977)

"Unë jam një Ford, jo një Lincoln".

  1. JAMES EARL CARTER (1977–1981)

"Unë jam i shqetësuar se si funksionon çdo kristian sepse ndonjë mund të shkojë në ferr". (duke iu drejtuar Reverend Jerry Falëell)

  1. RONALD REAGAN (1981–1989)

"Është e vërtetë që puna e rëndë nuk ka vrarë dikë, por unë ju siguroj që puna e rëndë rrezikon jetën".

  1. GEORGE HERBERT WALKER BUSH (1989–1993)

"Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to".

  1. WILLIAM JEFFERSON CLINTON (1993–2001)

"Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij".

  1. GEORGE W. BUSH (2001–2009)

"Çelsi i politikës së jashtme është të mbështetesh në besim".

  1. BARACK OBAMA (2009-2016)

"Në 15 muajt e fundit ne kemi udhëtar në cdo cep të SHBA. Kam qenë deri tani në 57 shtete. Unë mendoj si i majtë kur shkoj".

  1. DONALD TRUMP (2016 E NË VIJIM)

"Unë do ta bëj Amerikën përsëri të madhe".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qosja: Shkëmbim territoresh me Serbinë, Kosova e Shqipëria të bashkohen

Posted: 19 Jan 2017 10:59 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja ka hedhur idenë e shkëmbimit të territorit me Serbinë ndërsa  Kosova të bashkohet me Shqipërinë.

I ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ai tha se kjo është e vetmja mënyrë e zgjidhjes së çështjes dhe se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për cështjen e kufijve.

"Po. Po. Pse jo?", ka thënë Qosja.

Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë – duke u bashkuar Kosova dhe Shqipëria –  ndërsa e ka cilësuar të pamundur pajtimin shqiptaro-serb, tani për tani, njofton Klan Kosova.

"Cështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë. Cështja serbe për shqiptarët për mendimin tim mund të zgjidhet vetëm në këtë mënyrë".

"Tani për tani pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm. Në Serbi gjithmonë ka pasur një unitet të fuqishëm mes kishës dhe politikës. Në festat e Krishtlindjes, kleriku kryesor tha: "Në Kosovë kemi trupin dhe shpirtin dhe Kosova do të jetë serbe". Nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetësh. Serbia sunohet nga njerëz që jetojnë me atë mitologji. Maska e rrejshme i ra edhe tani. Europianizmi i tyre retorik është i rrejshëm".

"Në vizionin tim, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshvës varet nga ne dhe këmbëngulja, mencuria jonë. Por ne do të bashkohemi. Kjo nuk është vetëm në të mirën tonë, por në të mirën e të gjithë Ballkanit"

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bosi i drogës “El Chapo” ekstradohet në SHBA

Posted: 19 Jan 2017 10:40 PM PST

Bosi i drogës Joaquin "El Chapo" Guzman është ekstraduar nga një burg në veri të Meksikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është konfirmuar nga qeveria meksikane, shkruan BBC.

Guzman, i cili mund të përballet me burgimin përjetë është kërkuar me akuzën e trafikut të drogës dhe kontrabandës.

Lideri i kartelit u përball me dy kërkesat për ekstradim – njërin prej tyre në Kaliforni dhe një tjetër nga Teksasi.

Guzman ishte njëri prej bosëve më të kërkuar për drogë deri në ditën e kapjes së tij në janar të vitit 2016. Gjashtë muaj më vonë, ai iku nga burgu i sigurisë së lartë në Meksiko përmes një tuneli.

Ai tani pritet të paraqitet në një gjykatë federale amerikane në Brooklyn të premten.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fillojnë ceremonitë e përurimit të Presidentit të zgjedhur Trump

Posted: 19 Jan 2017 10:17 PM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi se do të unifikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur nga shkallët e memorialit të Abraham Linkoln, ai tha se do të sjellë ndryshimin.

Pas një koncerti të enjten në mbrëmje zoti Trump tha se ka pak rëndësi në se moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara.

Për ditën e inaugurimit parashikohet shi i lehtë me temperatura relativisht të buta për janarin.

President-elect Donald Trump delivers remarks at a “Make America Great Again” welcome concert in Washington, Jan. 19, 2017.

Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe “për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë”.

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”, tha ai, shkruan Zeri i Amerikës.

Zoti Trump synon të theksojë “sfidat me të cilat ndeshemi”, shtoi zoti Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një agjendë legjislative.

80fcaf76-062b-4918-aa78-016cf33c7d5f_cx0_cy10_cw0_w987_r1_s_r1 019ed9d0-5b1a-49d1-a525-b263cb7af763_w610_r1_s

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more