Skip to main content

Ora News: “Përfunduan në Bunë me 8.5 kg kanabis, ja emrat e tre të arrestuarve” plus 9 more

Ora News: “Përfunduan në Bunë me 8.5 kg kanabis, ja emrat e tre të arrestuarve” plus 9 more


Përfunduan në Bunë me 8.5 kg kanabis, ja emrat e tre të arrestuarve

Posted: 14 Jan 2017 11:57 PM PST

Policia e Shkodrës bën publikë emrat e tre të arrestuarve gjatë operacionit policor të koduar  “Gold Rush”, ku u sekuestruan 8.5 kg kanabis. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së shtunës (14 janar 2017).

Në pranga përfunduan tre të rinj nga Lezha, përkatësisht shtetasit:

-Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë

– Aldo Përleka, 22 vjeç,  banues në Lezhë

-Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë

Policia e Shkodrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, u vunë në ndjekje të tyre dhe në fshatin Zues të njësisë administrative Rrethina, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Buna.

Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Imazhet tronditëse në një ndër burgjet më të ndyrë në botë!

Posted: 14 Jan 2017 11:56 PM PST

Padyshim mund të cilësohet si një ndër burgjet më të ndyrë në botë. Gjendet në Rio de Janeiro të Brazilit dhe quhet "Insituto Penal Placido de Sa Carvalho".

Burgu është shumë i mbipopulluar ku dhjetra të burgosur jetojnë në një dhomë dhe kjo ka sjellë përplasje të shumta dhe vrasje.

Por ky nuk është i vetmi problem…

"Instituto Penal Placido de Sa Carvalho" ka një higjenë inekzistente dhe ndryshe cilësohet si "foleja" e minjve pasi aty gjenden mjaft minj.

Shumë prej të burgosurve kanë vdekur pasi janë infektuar nga minjtë.

3c213e5800000578-0-image-a-2_1484420722055 3c213f1300000578-0-image-a-12_1484420872273 3c213ea000000578-0-image-m-11_1484420863717 3c213e7400000578-0-image-a-13_1484420887483 3c213b8700000578-0-image-a-14_1484420894127 3c213ee900000578-0-image-a-16_1484420936967 3c213f6400000578-0-image-a-15_14844209332693c213e2c00000578-0-image-a-17_1484420949751

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Operacion masiv antiterror në lagjen Molenbek, tre të arrestuar

Posted: 14 Jan 2017 11:42 PM PST

Policia belge ndërmori  mbrëmjen e së shtunës  një operacion masiv antiterror në lagjen Molenbek të kryeqytetit të Brukselit, që njihet si vendi ku ishin strehuar një numër i madh ndjekësish të ISIS-it.
Zyrtarët thanë se të gjitha rrugët e kryeqytetit belg u bllokuan, ndërsa forca të shumta policore zbarkuan në lagjen Molenbek ku kryen bastisje të disa banesave.

Një helikopter policie është parë gjithashtu të patrullojë në zonë.

Mediat vendase raportuan për arrestimin e disa personave, por policia belge tha më vonë se kishin arrestuar tre persona në një seri bastisjesh anti-terroriste.

Ndërsa zëdhënësja e prokurorisë Bruksel, Van Wymersch tha se “aksioni ka përfunduar. Asgjë nuk u gjet, asnjë armë, asnjë eksploziv”.

Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje, por tha se tre të arrestuarit do të merret në pyetje të dielën për të përcaktuar nëse ata duhet të akuzohen ose të lirohen.

Autoritetet belge kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur terroristët sulmuan aeroportin dhe metronë e Brukselit më 22 mars, duke vrarë 32 njerëz.

Lagjja Molenbek është e lidhur me një numër sulmesh terroriste vitet e fundit. Në këtë zonë ishte edhe shtëpia e Salah Abdeslam, truri i sulmit të përgjakshëm në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Olta Gixhari i shuan kuriozitetin Mamaqit, zhvishet në emision

Posted: 14 Jan 2017 11:25 PM PST

Aktorja Olta Gixhari ishte e ftuara e rradhës në emisionin e Ermal Mamaqit, "Xing me Ermalin".

Si zakonisht, Ermali e ka ngacmuar mysafiren me pyetje nga më të ndryshmet, njëra prej të cilave ishte nëse mbante ose jo brekë.

Për të vërtetuar që vesh të brendshme, Olta Gixhari hipi mbi tavolinë dhe hoqi pantallonat duke mbuluar pjesën e poshtme vetëm me një këmishë.

ermal0kryes-780x439 olta1 olta2

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Porosia e Uashingtonit: Qeveria e re të formohet pa vonesa

Posted: 14 Jan 2017 11:24 PM PST

Uashingtoni me porosi që partitë politike të fillojnë negociatat në mënyrë që qeveria e re të formohet pa vonesa. Zv/ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit Hojt Ji, në një deklaratë për Zërin e Amerikës nënvizoi gjithashtu nevojën që qeveria e re ti zbatojë të gjitha obligimet e ndërmarra përfshi Marrëveshjen e Përzhinës dhe të respektojë punën e Prokurorisë Speciale.

“Vlerësojmë se është e rëndësishme që qeveria e re t'i mbështesë përcaktimet ndërkombëtare, përfshirë edhe dispozitat e Marrëveshjes së Përzhinës, partitë ta bëjnë me dije qartë se janë të përcaktuara që ta respektojnë kushtetutën e shtetit, të drejtat e njeriut, t'i respektojnë institucionet e shtetit, përfshirë edhe institucionet e reja si Prokuroria Speciale Publike, pastaj ta respektojnë sundimin e së drejtës dhe qëllimet e qytetarëve për integrim në BE dhe në NATO” – deklaroi Hojt Li, zv/ndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit.

Mesazhet e SHBA-ve, janë thuajse identike me thirrjen e Brukselit pak ditë më parë për zbatimin e menjëhershëm të reformave, formimin e shpejtë të qeverisë dhe punën pa pengesa të Speciales. Hojt Li nga ana tjetër nuk deshi të komentojë platformën e partive shqiptare por iu bëri thirrje partive që të punojnë për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Nuk do komentoja asnjë detaj nga platforma që e përmendët, kjo është në mes vetë partive. I ftoj miqtë tanë ose liderët e këtyre partive ta kenë në mendje se qytetarët e tyre llogarisin tek ata. Sa më shpejtë të marrin vendim për qeveri që do të mund ta udhëheqë vendin drejt një ardhmërie më të mirë, më të përparuar, më stabile, në Evropë demokratike” – shtoi më tej Hojt Li.

Sipas Hojt Li zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin të besueshme dhe bazë e mirë për përfundimin e krizës së stërzgjatur. /Alsat.M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Posted: 14 Jan 2017 11:04 PM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do t'i vazhdojë sanksionet kundër Rusisë të vendosura nga administrata Obama, por kjo mund të mos zgjasë shumë.

Në një intervistë për gazetën Wall Street Journal, Donald Trump tha se do t'i mbajë sanksionet "të paktën për një periudhë", por mund t'i heqë nëse Rusia ndihmon në luftën kundër terroristëve dhe bëhet e dobishme për arritjen e qëllimeve të tjera të rëndësishme të SHBA.

“Nëse marrëdhëniet janë të mira dhe nëse Rusia me të vërtetë na ndihmon, pse duhet t'i mbajmë sanksionet?” tha ai.

Zoti Trump tha se, pasi të bëjë betimin si president, do të jetë i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë e kuptoj se ata do të donin të takoheshim, dhe për mua s'është problem” i tha ai gazetës.

Presidenti i zgjedhur tha gjithashtu se politika amerikane e një Kine të vetme, e cila e shikon Tajvani si pjesë të Kinës, do të jetë objekt negociatash. “Çdo gjë po negociohet, duke përfshirë politikën e një Kine të vetme," tha zoti Trump.

Komentet e fundit të zotit Trump duket se largohen nga ato të këshilltarëve të tij të bëra në dhjetor se telefonata e tij me presidenten e Tajvanit nuk përfaqësonte ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e SHBA me Kinën apo Tajvanin.

Telefonata, e bërë menjëherë pas fitores së zotit Trump në zgjedhje, ishte komunikimi i parë mes SHBA dhe udhëheqësve tajvanezë që nga viti 1979, dhe kjo u kritikua ashpër nga Kina.

Një ide për rrugën që do të marrin marrëdhëniet e ardhshme SHBA-Rusi mund të krijohet nëse administrata Trump pranon ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë që fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Sipas gazetës Washington Post, Rusia ka ftuar administratën Trump të marrë pjesë në bisedime.

Gazeta thotë se ambasadori i Rusisë në Uashington, Sergej Kislyak e bëri ftesën muajin e kaluar në një bisedë telefonike me këshilltarin e zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn. Administrata Obama nuk është ftuar në bisedimet për Sirinë.

TRUMP DHE KOMUNIKIMET ME RUSINË

Michael Flynn, këshilltar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për sigurinë kombëtare, thuhet se ka pasur disa biseda telefonike me ambasadorin e Rusisë në SHBA më 29 dhjetor, të njëjtën ditë që Presidenti Barack Obama dëboi 35 diplomatë rusë dhe vendosi sanksione të tjera si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve, që mesa duket ndërmori Rusia për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Një zyrtar i lartë i SHBA tha të premten se administrata Obama është në dijeni të thirrjeve telefonike dhe komunikimeve të tjera të shpeshta ndërmjet zotit Flynn dhe ambasadorit të Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Zëdhënësi i zotit Trump, Sean Spicer, u tha gazetarëve të premten se zoti Flynn dhe ambasadori komunikuan më 28 dhjetor dhe diskutuan rreth një telefonate të mundshme mes presidentit të zgjedhur dhe presidentit rus Vladimir Putin pas inaugurimit të zotit Trump më 20 janar. Zëdhënësi tha gjithashtu se ata shkëmbyen me tekst urime për Krishtlindjet.

Diskutimet ndërmjet administratave që përgatiten të vijnë në fuqi dhe qeverive të huaja nuk janë të pazakonta, por diskutimet e shpeshta pikërisht në ditën e masave amerikane të kundërpërgjigjes do të ngrinin pikëpyetje nëse zoti Flynn dhe ambasadori kanë diskutuar rreth një reagimi të mundshëm të Rusisë.

Një ditë pas sanksioneve dhe dëbimit të dhjetëra zyrtarëve rusë nga SHBA, zoti Putin tha se ai nuk kishte në plan të hakmerrej. Presidenti i zgjedhur Trump, i cili e ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur zotin Putin, e përshëndeti vendimin e presidentit rus.

Për bisedat telefonike me ambasadorin e Rusisë u njoftua për herë të parë të enjten nga David Ignatius i gazetës Washington Post, i cili shkruante se bisedat mund të bien në kundërshtim me ligjin Logan. Ky është një ligj mëse 200-vjeçar që i ndalon shtetasit amerikanë të përpiqen për të ndikuar te qeveritë e huaja të cilat janë kanë konflikte me SHBA./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veseli: Presidenti Thaçi dha urdhër që të ndalohet treni

Posted: 14 Jan 2017 01:50 PM PST

Institucionet e Kosovës kanë treguar vendosmëri, kur kanë marrë vendim që të respektojnë urdhrin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë.

Kështu thotë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili përgëzon institucionet përgjegjëse për ndalimin e trenit serb, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se ndalimi i hyrjes së trenit në Kosovë, tregon vendosmërinë e institucioneve për të ruajtur sovranitetin.

"Institucionet e Kosovës, duke respektuar urdhrin e Presidentit Hashim Thaçi për ndalimin e hyrjes së trenit serb në Kosovë, treguan vendosmërinë për ruajtjen e sovranitetit shtetëror tonin. Kjo absolutisht nuk nënkupton se ne jemi kundër lëvizjes së lirë. Por, ky tren, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste serbe, kishte për qëllim provokimin e radhës nga Beogradi. Institucionet respektuan përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese", ka shkruar Veseli  në Facebook

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA do të ftohen nga Turqia dhe Rusia për bisedimet mbi Sirinë

Posted: 14 Jan 2017 01:46 PM PST

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do të ftohen nga Turqia dhe Rusia për të marrë pjesë në bisedimet e reja të paqes për Sirinë, që pritet të zhvillohen këtë muaj në Kazakistan, tha ministri i jashtëm i Turqisë të shtunën.

Mevlut Çavusoglu kishte shprehur më parë mbështetje për pjesëmarrjen e SHBA në bisedime, edhe pse Rusia ende nuk e ka bërë publike se është dakord që në bisedime të ftohen zyrtarë amerikanë.

“Para së gjithash, siç e dini, ne kemi rënë dakord me Rusinë për të ftuar Shtetet e Bashkuara. Kam folur me ministrin rus Lavrov dhe ne do t'i ftojmë Shtetet e Bashkuara," tha ai. “Ne nuk e mohojmë rolin e Shteteve të Bashkuara,” tha zoti Çavusoglu.

Sekretari i ardhshëm i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha të premten se Rusia ka ftuar administratën Trump për të marrë pjesë në bisedimet e paqes.

Ftesa, sipas zotit Spicer, erdhi gjatë një telefonate më 29 dhjetor ndërmjet këshilltarit të zotit Trump, Michael Flynn dhe ambasadori rus Sergej Kislyak, në të njëjtën ditë që administrata Obama njoftoi se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë si përgjigje për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Administrata Obama ka qenë përjashtuar nga procesi i paqes pas ndërprerjes së bisedimeve me Rusinë në fund të dhjetorit. Si SHBA dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën se ishin përpjekur ta sabotonin raundin e mëparshme të bisedimeve.

Qeveria e Sirisë dhe luftëtarët rebelë ranë dakord për një armëpushim mbarëkombëtar më 30 dhjetor, pas bisedimeve të ndërmjetësuara nga Rusia dhe Turqia. SHBA nuk ishin të pranishme në këto bisedime.

/Voa/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trupat ushtarake amerikane mbërrijnë në Poloni

Posted: 14 Jan 2017 01:24 PM PST

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre.

Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është "ditë e madhe", që do të ndihmoj në sigurinë rajonale.

Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t'i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

"Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët", tha sot zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e "lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën".

Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.

"Këto aksione i kërcënojnë interest dhe sigurinë tonë", tha pardje presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shtuar se "veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë ushtarake afër kufijve tonë".

/Rel/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy rreshta për Henri Çilin

Posted: 14 Jan 2017 01:18 PM PST

Ka ca ditë që pronari i Universitetit Evropian të Tiranës dhe i mediave MAPO, bën një diatribë të pozicionit të tij publik që e mbështet mbi disa shtylla kryesore, ku nuk mungojnë as përplasjet personale të tij me ish kolegë apo kontraktues të tij.
Duke zhveshur arsyetimin nga pasioni, duhet thënë se Henri Çili është një person që e ka bërë vetë veten. E ka nisur nga hiçi, dhe sot ka para dhe influencë.

Kjo është e vërtetë sa c'është llogjika e kapitalizmit dhe e shoqërisë ku jetojmë, ashtu siç është fals argumenti i Cilit, se kjo është rezultat i tregut të lirë. Treg i lirë është vetëm në SHBA, ndërsa tek ne duhet të kalosh në shtrungën e miqësive, dallavereve dhe pazareve. Dhe Henri Çili nuk bën përjashtim nga ky rregull. Është si gjithë kapitalistët shqiptarë, madje do të thosha ca më korrekt dhe i mirë, pasi ka pasur kurajon të marrë si pedagogë, njerëz të përndjekur nga pushteti i rradhës dhe të jetë korrekt në detyrimet e tij kontraktuale.

Personalisht nuk e kam problemin pse Henri Çili merr më shumë fonde nga shteti, sesa universitetet shtetërore, pasi duke parë kalbësirën e sistemit, më mirë t'i marrë Henri, sesa t'i bëjë rrush e kumbulla Dhori Kule dhe dinastia e tij.

Faji këtu është i Edi Ramës i cili në vend se të promovonte meritokracinë apo kërkimin shkencor (unë besoj se ajo që investojmë në kërkim, është zero), preferon të bëjë pazare elektorale me paratë e shtetit, por jo i Henri Çilit.

Por Çili, nuk ka pse e paraqet këtë si sistem dhe triumf të liberalizmit. Kjo është një pocaqi allashqiptare dhe e kundërta e liberalizmit.

Nuk mund të quhet liberale nga pikëpamja ekonomike një sistem i cili promovon monopolet nëpërmjet koncesioneve; eleminon pronën publike edhe nëse ajo është rentabël, duke i hequr të drejtën e konkurrencës; premion oligarkët, dhe mos harrojmë se i tillë nuk je nga sasia e parave që ke, por nga sistemi që aplikon.

Ndërsa nga pikëpamja politike as Berisha dhe as Rama nuk kanë ndonjë nuancë liberale. Janë thjesht dy autoritarë, aspirantë për diktatorë që konteksti evropian nuk ua mundëson.

Sepse as Kili i Pinoçetit nuk ishte sistem liberal, megjithëse në ekonomi ishte i tillë.
Liberalizmi kërkon disa faktorë, ku më kryesorja është fryma, dhe asnjë prej këtyre nuk ekziston këtu. Ndaj Çili nuk ka pse sforcohet të mbulojë sipërmarrjen e tij me një bosht ideologjik që nuk e ka.

Dhe në këtë kontekst vijmë tek afera e mediave të kontrolluar prej tij. Ai ka plotësisht të drejtë, kur thotë që ato duhet të kenë një linjë editoriale. Madje kjo nuk është gjetje e tij, por është maksimë nëpër botë.

Ashtu sikurse nuk mendoj se Alfred Lela është simbol i luftës ndaj censurës dhe i ruajtjes së pavarësisë editoriale. Lela nuk është revolucionar dhe linja redaksionale e Çilit kjo ka qenë që në krye të herës: interesi personal. Vetëm se Henri duhet të ndajë që interesat e tij si sipërmarrës nuk janë ideologjia e liberalizmit, por thjesht e tij.

Unë e mirëkuptoj se mbase në thellësi të tij ai është liberal, por ambjenti ku jeton nuk ta mundëson. Ka gjithë mirëkuptimin tim. Por këtë mos ta bëjë nën flamurin e liberalizmit duke e djegur si kauzë, ashtu siç Rama rreckosi flamurin e të majtës.

Sa i përket çështjes së personelit të medias që zotëron, ai rrëshket në individualizmëm primitiv.

Sepse një media nuk është një biznes cfarëdo. Në media, aksionerët e saj moralë janë edhe gazetarët që vene emrin dhe fytyrën, ndaj nuk mund t'i trajtojë si rrogëtarë të thjeshtë.
Pastaj sa i takon rrogave, duhet të ishte po ai liberal që unë njoh. Jo Henri, rroga më e mirë e një gazetari në Shqipëri, është sa ajo e një punëtori të kualifikuar në perëndim. Dhe ishte i fundmi Alfred Peza që e vërtetoi se është më mirë deputet, se në media.

Së fundmi një saktësim për shkrimin e tij të fundit që e mbaronte me ngazëllimin se tani që erdhi Donald Trump, erdhi edhe koha e tij, domethënë e liberalëve. Henri, Trump është përfaqësues klasik i së djathtës, si supremist i bardhë, mizongjin, narcist, etj. Liberalizmi ishte i përfaqësuar nga Klintonët dhe rruga e tyre e tretë më aplikimin në terren të mirëqënies dhe bashkëjetesës për të majtë dhe të djathtë.

Trump është i djathtë. Trump nuk do të përkrahë liberalizmin, përkundrazi, ai po i bën një nder të majtës, duke kristalizuar edhe një herë gjërat. Ç'ka do të thotë që me hir apo pahir, pas tij apo më vonë në pushtet do të vijë e majta. Ashtu siç pas surrogatos që po bën Rama, do të vijë e djathta, pastaj e majta në pushtet. Atëhere ruhu! Sepse e majta, ajo e rracës e kam fjalën, nuk njihet për pazare.

/Marrë nga dritare.net/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more