Skip to main content

Ora News: “Për çfarë shpresojnë dhe kujt i frikësohen amerikanët për vitet e administratës Trump” plus 9 more

Ora News: “Për çfarë shpresojnë dhe kujt i frikësohen amerikanët për vitet e administratës Trump” plus 9 more


Për çfarë shpresojnë dhe kujt i frikësohen amerikanët për vitet e administratës Trump

Posted: 20 Jan 2017 11:46 PM PST

Në një kodër pranë Jacumba, të Kalifornisë, fare pranë kufirit SHBA-Meksikë, dy pika karburanti rivalizojnë njëra-tjetrën nën hijen e flamurit amerikan.

Është një pamje tipike amerikane: vendasit dhe të ardhurit mbushin karburant dhe largohen drejt shkretëtirës. Por, kjo vendndodhje ndikohet prej murit të kufirit, si nga pjesa që është ndërtuar, po ashtu edhe nga pjesa që nuk është ngritur ende.

“Njerëzit vijnë nga Meksika dhe marrin vendet e punës që mund t’i kishin njerëzit këtu në SHBA”, thotë Patrick, nga qyteti kufitar El Centor, mbështetës i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe votues për herë të dytë për republikanët.

Votuesi i pavarur Jairo Carcamo e përshkruan Hillary Clinton si “të shitur” dhe Donald Trump si “një racist”, por është i gatshëm megjithatë t’i japë shansin presidentit të 45-të të përmbushë premtimet e tij pozitive për ekonominë. Ai sidoqoftë nuk mendon se muri kufitar është pjesë e zgjidhjes.

Ai thotë se “nëse zoti Trump dëshiron të sigurojë kufirin për të mos lejuar hyrjen e trafikantëve të drogës dhe njerëzve të këqinj, kjo është gjë e mirë. Por, duhen lënë të kalojnë njerëzit e mirë. Neve na duhen njerëz punëtorë, na duhen emigrantë, pasi një amerikan nuk del në fushë për të mbledhur mollë për vetëm 4 dollarë shportën”.

Patti Myers Wiseman, një demokrate e kahershme, mendon se nuk ka asnjë vlerë t’i jepet një shans Trump-it. Mospublikimi i deklarimit të tij taksave dhe mungesa e eksperiencës politike mjaftojnë që ajo ta konsiderojë presidentin “të pakualifikuar”.

Zonja Wiseman thotë se “ai nuk ka paguar taksa prej shumë vitesh për shkak të boshllëqeve ligjore. Ai po thotë se në muajt në vazhdim do të anullojë sigurimin shëndetësor Obamacare dhe gjëra të tjera. Mendoj se do të përfundojë i shkarkuar për shkelje.”

Ndërsa ajo përfundon cigaren që ka në dorë, zonja Wiseman zbulon se frika e saj më e madhe nuk është ekonomia, apo deklarata e taksave, por mundësia e një lufte të papritur. “Butoni i kuq”, thotë ajo.

York, Pennsylvania

“Ai di shumë marifete. Është i zgjuar, është biznesmen. Nëse doni të bëni diçka të mrekullueshme për këtë vend, ai do ta arrijë”, thotë greko-amerikani Yani Pripas, i cili ka ardhur në SHBA në vitin 1975. Pronar i dyqanit “Greek Super Foods” në tregun qendror të Yorkut, ai votoi dy herë për Presidentin Barack Obama, por këtë vit vendosi për zotin Trump.

Ai dëshiron që zoti Trump ta bëjë jetën në Amerikë siç ishte në vitet 1970-të. “Njerëzit ishin të lumtur. Kishin të ardhura. Nuk kishte kaq shumë të huaj në vend”, thotë ai.

Ditën përpara inaugurimit, një grup njerëzish që drekojnë aty çdo ditë u mblodhën në tregun në qendër të York-ut. Grupi përbëhet nga republikanë dhe demokratë, juristë, një sherif, dhe pronarë biznesesh. Ata takohen dhe bisedojnë rreth jetëve të tyre, komunitetit dhe sot, i flasin Zërit të Amerikës rreth politikës.

“Ende nuk po e besoj dot. Do të shkoj në inaugurim dhe me shumë ngazëllim. Është inaugurimi im i parë”, thotë Louis Rivera, i cili u zhvendos në York bashkë me të shoqin rreth një vit më parë. Ai ka votuar për demokratët që nga viti 2008.

Por, ai nuk është dhe aq i ngazëllyer për perspektivën e katër viteve të ardhshme. “Tashmë pres më të keqen, për shkak të gjërave që kanë thënë Trump, por le t’i japim atij mundësinë të ndryshojë dhe të përqafojë të gjithë”, thotë Rivera.

Jenna Geesey mendon se administrata Trump është zgjidhja për të dalë nga ngërçi.

“Shpresoj të mbajë premtimet për forcimin e sigurisë kombëtare dhe reformimin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Për një periudhë të stërzgjatur ka patur një ngërç pa aktivitet dhe pa legjislacion të vërtetë në ndihmë të klasës së mesme”, thotë Jenna.

Juristja me bindje të forta demokrate, Audrey Woloshin, thotë se “që unë të ndjehem më komod me udhëheqësinë e tij, zoti Trump duhet të shndërrohet në një folës më të mendueshëm dhe më shumë diplomat”. Ajo thotë se është “krejtësisht kundër” pozicioneve filozofike dhe ideologjike të zotit Trump, si dhe të anëtarëve të kabinetit të tij, dhe se për këtë arsye ajo “ka shumë frikë”.

 

Lumberton, Karolina e Veriut

Qyteti Lumberton ka një nivel papunësie prej 2.5% më të lartë se sa mesatarja kombëtare.

Drejtori i Komisionit të Zhvillimit Industrial të Karolinës së Veriut, Gregory Cummings, thotë se “në periudhën 1996-2001, humbëm rreth 8 mijë vende pune. Humbëm në metalurgji dhe në tregun e tekstileve që ishte biznesi ynë kryesor. U goditëm shumë rëndë”.

Viti 1996 ishte viti i dytë i zbatimit të marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut – NAFTA.

“Kur zoti Trump thotë se NAFTA nuk ishte një marrëveshje e vërtetë e tregtisë së lirë, por se favorizonte vetëm në një drejtim, ai merr kështu menjëherë vëmendjen e njerëzve të këtushëm”, thotë Phillip Stephens, kryetar i Partisë Republikane për bashkinë Robeson.

Pronari i një biznesi të vogël, Tanner Smith, ka jetuar në Lumberton gjatë gjithë jetës së tij, dhe ka qenë gjithnjë demokrat. Por, këtë radhë votoi për republikanët.

Por, çfarë pret prejt Trump-it? “Të mbajë premtimet e tij dhe të veprojë me shpejtësi për vendet e punës”, thotë zoti Smith.

Demokratja, India Lowry, e cila nuk votoi për zotin Trump bën një punë të dytë në një dyqan ushqimesh gjysëm të gatshme. “Është shqetësuese që shumicën e mallrave e marrëm nga Kina”, pranon ajo.

Biznesmeni Alton Locklear, votues i zotit Trump, thotë se falenderon Zotin që presidenti i ri do të lëvizë vendin në drejtim të ndryshëm. “Kam folur me shumë njerëz në komunitetin tim për të shtuar vendet e punës dhe ata janë të ngazëllyer”, thotë ai.

Ai thotë se qyteti Lumberton është një qytet fetar, me kisha në çdo cep.

“Dua të flas hapur. Trump tha të gjitha gjërat që ne kemi patur në mendje, për çfarë duhet bërë për ekstremizmin islamik, emigracionin dhe taksat që paguajmë”, thotë zoti Locklear.

 

Ottawa, Illinois

Misri nuk do të mbillet në fushat e Illinois deri në muajin prill, kështu që këtu ka ende kohë për të menduar dhe diskutuar për ndryshimin e administratës.

Fermeri Monty Whipple plugon arat ku dikur punonte i ati dhe xhaxhai, rreth 19 kilometra pranë qytetit Ottawa. Por, gjërat kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke u ndërvarur më shumë nga tregtia.

Zoti Whipple votoi për zotin Trump, si zgjidhja e vetme e mbetur: “Ne eksportojmë shumë prodhime, që nga gruri dhe mishi; industria e bagëtisë ndërvaret nga eksportet. Zoti Trump është pozicionuar fort kundër disa prej marrëveshjeve të tregtisë që janë miratuar në të kaluarën, si NAFTA dhe të tjera”.

Agjenti i siguracioneve për fermerët, Robert Hasty, thotë se është më shumë republikan se sa demokrat, por se nuk vendosi dot të votojë për zotin Trump.

Zoti Hasty thotë se është më tepër konservator nga pikëpamja politike, por se ndjehet gjithnjë e më shumë liberal nga pikëpamja sociale: “Jam i shqetësuar për aspektin moral, për gjërat që ai ka thënë dhe ka bërë. Kam dy vajza të vogla dhe më duken trazuese gjërat që ai ka thënë nga podiumi”.

Minneapolis, Minnesota

Somalezët filluan të vijnë në Minneapolis në vitet 1980-të. Deri në vitin 2013, komuniteti ishte rritur në 250 mijë persona, me qindra biznese të tyret.

Somalezët anojnë nga demokratët, por janë aktivë në të dyja partitë. Shërbimi në gjuhën somaleze i Zërit të Amerikës konstatoi se ata janë të gatshëm të ndryshojnë preferencat duke zgjedhur ndërmjet dy partive.

Faduma Yusuf është një republikane krenare që kandidoi për këshillin bashkiak të qytetit Minneapolis në vitin 2013. Por, ajo votoi për zotin Obama në vitin 2008, dhe për Mitt Romney-n në vitin 2012. Këtë vit, ajo nuk votoi.

“Kur pashë Trump-in të ofendojë komunitetin tim somalez dhe komunitetin emigrant, dhe kur i emërtoi terroristë njerëzit që erdhën këtu për të mbijetuar dhe për një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët, atëherë vendosa të mos votoj për të”, thotë zonja Yusuf.

Aktivisti social Faisal Derie votoi dy herë për zotin Obama, por këtë vit, vendosi për zotin Trump.

“Mendoj se do të jetë një ndër presidentët më të mirë në historinë e Shteteve të Bashkuara, nëse jo më i miri. Mendoj se do ja dalë shumë mirë si president, dhe se do punojë mirë me botën dhe udhëheqësit demokratë. Duke qenë se është biznesmen dhe jo nga një eksperiencë politike, mendoj se do të ndjejë vuajtjet e njerëzve të varfër”, thotë zoti Derie.

Samsam Aden, një studente somalezo-amerikane që erdhi në Minneapolis katër vite më parë si refugjate, votoi për zonjën Clinton, pasi thotë se e ardhmja e saj është e pasigurtë nën administratën Trump.

“Unë dhe tre vëllezërit dhe motrat e mia patëm ëndrrën për t’u arsimuar dhe për të përcaktuar se çfarë do të bëhemi në atdheun tonë të ri. Por, tani që një burrë që kërcënon komunitetin tim po drejton vendin, ne jemi të pasigurtë se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Në përgjithësi, nuk jam optimiste për të ardhmen e myslimanëve në SHBA”, thotë zonja Aden.

Për këtë artikull kontribuoi edhe Abdi Mahamud Mascade, nga Minneapolis.

/VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Maqedonia e quan Serbinë “fqinj i keq”

Posted: 20 Jan 2017 01:45 PM PST

Maqedonia e akuzoi Serbinë si "fqinj të keq", duke thënë se duhet të ndalojë së "fyeri" atë, duke e quajtur "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë".

Ministria e Jashtme e Maqedonisë e përshkroi përdorimin e këtij termi si "provokim që ofendon ndenjat e qytetarëve maqedonas".

Qeveria në Shkup tha se Beogradi është duke vepruar "në mënyrë të papërshtatshme dhe fyese".

Në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë, fqinji i saj jugor, Greqia, ka protestuar kundër përdorimit të emrit Maqedoni.

Një provincë veriore e Greqisë quhet po ashtu Maqedoni dhe Athina insiston se vetëm provinca greke duhet ta përdorë atë emër.

Si kompromis, ish-republika jugosllave është lejuar t'iu bashkohet shumë organizatave ndërkomëbtare nën emrin "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë".

Nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ky vend ende njihet me këtë emër./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA vret mbi 100 luftëtarë të Al Qaeda-s në Siri

Posted: 20 Jan 2017 01:44 PM PST

Zyrtarë amerikanë thanë se Forca Ajrore e SHBA-së ka kryer sulme në një kamp militantësh në Siri, duke vrarë mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës.

Është ky sulmi i fundit anti-terrorist i kryer nën presidentin amerikan, Barack Obama.

Zyrtarë ushtarakë thanë se një bombardues B-53 dhe disa dronë kanë marrë pjesë në ofensivën e 19 janarit në perëndim të Alepos, pranë kufirit me Turqinë.

Ata i kanë përshkruar militantët e vrarë në sulm si “bërthamë” e Al Kaidës.

Më 19 janar, ushtria amerikane ka thënë se ka vrarë edhe një udhëheqës të Al Kaidës në provincën Idlib të Sirisë./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha: Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën!

Posted: 20 Jan 2017 01:40 PM PST

"Një erë e re po vjen". Kështu shkruan kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa ka postuar në faqen e tij në fb një foto me bashkëshorten e tij nga Shtëpia e Bardhë në SHBA, ku po merr pjesë në ceremonitë festive të organizuara me rastin e marrjes zyrtarisht të detyrës së Presidentit të SHBA nga Donald Trump.

 "Emocione dhe mbresa të pashlyeshme për mua dhe Aurelën nga ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Donald Trump. Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën. Ndryshimi po vjen" shkruan Basha. 

Në ceremoninë e inagurimit të Trump krahas Bashës është dhe kryeparlamentari Meta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me kryebashkiakun e dytë të Tiranës, do menaxhojë natën kryeqytetin

Posted: 20 Jan 2017 01:32 PM PST

Brihen Fejzullahi është emëruar nga kryebashkiaku Veliaj "Kryetari i Natës" për Tiranën, i cili  do të merret me organizimin e aktiviteteve në orët e vona.

Në këtë mënyrë, Tirana radhitet midis pesë qyteteve të Europës që kanë një kryetar bashkie për natën, duke garantuar aktivitete të shumta kulturore për qytetarët.

Prezantimi i tij u bë në ambientet e Piramidës, e cila prej pasdites së sotme do të funksionojë si një Qendër Kulturore e hapur 24 orë për publikun.

Fejzullahi: Deri sot çdo gjë është bërë në mënyrë sporadike. Është një qytet që merr frymë, por siç e shohim ne nuk jeton natën. Bëhet në rang personal por jo në rang qyteti. Kam jetuar 10 vite jashtë dhe jam kthyer sepse kam bindjen që ky vend bëhet. Titulli është shumë i fortë dhe pastaj ta marrësh mikrofonin pas lali Erit e di si është? Do mundohemi të bëjmë më të mirën për atë çfarë na është caktuar të bëjmë.

Veliaj: I themi të gjithë qytetaëve të Tiranës dhe sidomos të rinjve ti kthehemi një qyteti që jeton gjatë gjithë kohës dhe ta bëjmë Tiranën qytetin e ëndrrave tona. Një duartrokitje për gjithë skuadrën e kryetarit të natës, të cilët kanë një kalendar gjatë gjithë vitit, kështu që do të shihemi shumë shpesh.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nesho: Me Trump nuk do ketë shpërbërje të NATO-s, por reformim

Posted: 20 Jan 2017 01:17 PM PST

I ftuar në studion e Ora News, diplomati Agim Nesho, deklaroi se zgjedhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë pasqyroi nevojën e qytetarëve për një alternativë të re. Ai shtoi se NATO nuk rrezikon shpërbërjen, por me siguri do të ketë një reformim të saj. Sa i përket Shqipërisë, Nesho vlerësoi se marëdhënia mes popullit shqiptar dhe amerikan ësthë një lidhje tradicionale e cila do të vijojë edhe nën administratën Trump. Ndërkohë për Kosovën, eksperti theksoi se pret vazhdimin e mbështetjes, por paralajmëroi se Prishtina duhet të bëjë kujdes nga Serbia.

Sipas diplomatit, Agim Nesho, i cili ishte i ftuar në studion e Ora News, zgjedhja e Presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë u bë nga njerëzit e thjeshtë të cilët zgjodhën një alternativë të re në kushtet kur po humbisnin vazhdimisht vendet e punës.

Nesho: Njerëzit e thjeshtë që kanë humbur nga proçeset e globalizimit, njerëz të pakënaqur të shikuar nga shoqëria si të marxhinalizuar në frymën e një nacionalizmi të ri. Klasa punëtore ka zgjedhur një alternativë të re, alternativa është pikërisht ajo që përmendi Presidenti Trump, anti-stablishment.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Trump mbi NATO-n, Nesho nënvizoi se nuk rrezikohet shpërbërja e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por vetëm reformimi i saj.

Nesho: Nuk do të ketë shpërbërje si në rastin e diskutimit më të madh që është për aleancën e NATO-s, por do të ketë rinegociim mbi bazat e tjera, mbi bazat e barazisë.

Sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Nesho tha se kjo është një lidhje tradicionale e cila do të vazhdojë edhe me administratën Trump.

Nesho: Miqësia mes dy popujve është një miqësi historike, është natyrale, asnjë njeri nuk mund ta prekë sepse kjo nuk ka lindur nga imponimi, por ka lindur nga lidhjet reciproke.

Në lidhje me Kosovën, Nesho deklaroi se mbështetje do të ketë, por paralajmëroi se Kosova duhet të tregojë kujdes nga Serbia.

Nesho: Kosova ka garanci por duhet të ruajë gjithmonë dhe të jetë e vëmendshme që sa më shpejt të realizojë proçesin e njohjes dhe  së dy dyti të mos bjerë pre e provokimeve.

Në mbyllje, Nesho gjykoi se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të jetë i mundur, por theksoi se kooperimi do të bazohet tek interesat respektive të të dyja vendeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fytyra e Michelle Obama kur Melania Trump i jep dhuratën

Posted: 20 Jan 2017 12:58 PM PST

Ekziston një shprehje që një foto vlen sa një mijë fjalë, – dhe kjo gjen vlerë në momentin kur Melania Trump, i dorëzon Michelle Obama një dhuratë.

Duke ndjekur traditën, Zonja e Parë e SHBA,  solli një dhuratë për Michelle – brenda një kutie Tiffany & Co.

Teksa Melania dhe Donald ngjitën shkallët për në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë i prezantoi kutinë Michelle.

Por Michelle injoroi një shtrëngim duarsh dhe u zgjat për një përqafim e një puthje në faqe.

“Kjo është një dhuratë për ty," i thotë Melania e buzëqeshur Michelle, ndërkohë që kjo e fundit gjithë siklet merr kutinë dhe kthehet që dikush t'ja marrë në mënyrë që dyshja të bëntë një foto sëbashku.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nikolla: Shmangëm korrupsionin dhe emërimet politike të mësuesve

Posted: 20 Jan 2017 12:30 PM PST

Portali “Mësues për Shqipërinë”, sipas Ministres së Arsimit Lindita Nikolla ka shamngur korrupsionin dhe emerimet politike në sistem. Nikolla ka zhvilluar një takim me mësuesit e punësuar nëpërmjet këtij portali, ndërsa ka theksuar se tashmë gjithkush merr atë që meriton.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një takimi me mësues të  punësuar nga portali ‘Mësues për Shqipërinë’, tha se ky sistem shmangu korruspionin dhe emërimet partiake.

Sipas Nikollës jan rreth 340 mësues të punësuar nëpërmjet portalit,  ku asnjërit nuk i është dashur të kalojë nga zyra e Drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfin e korrupsionit për tu punësuar në arsim.

Nikolla: Gjetëm afro 3 mijë mësues që ose ishin pa arsimin përkatës, ose jashtë profilit në të gjitha shkollat e vendit. Mësues që për një arsye ose tjetër detyroheshin të dilnin para nxënësve të tyre në një profil që nuk ishte profili në të cilin ata kishin studiuar apo ishin licensuar.

Portali “Mësues për Shqipërinë”, tha ministrja Nikolla, në këto dy vite ka mundësuar që çdo mësues të marrë atë çfarë realisht meriton.

Nikolla: Kishim vendosur për të kthyer një histori të re në respekt të meritës dhe figurës së mësuesit, sigurisht ju referuam standarteve dhe përvojave më të mira botërore duke kthyer në një sistem të ri transparence dhe merite edhe proçesin e punësimit të mësuesve.

Ditën e shtunë, mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin ‘Mësues për Shqipërinë”. 

/Oranews.tv/   

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Frekuencat dixhitale, Bushati: Të ndërpritet proçesi, AMA në shkelje të ligjit

Posted: 20 Jan 2017 12:16 PM PST

Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Endira Bushati, përshëndeti hetimin e Prokurorisë për mënyrën si po ndahen licencat dixhitale, ndërsa tha se i gjithë proçesi është i jashtëligjshëm.  Bushati tha se skualifikimi i Ora News nga ky proçes është i jashtëligjshëm dhe kjo ndodh pasi AMA  favorizon media klieneteliste.

Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati ka kërkuar hetim të thellë nga prokuroria për mënyrën se si po ndahen frekuencat dixhitale.

Ky proçes tha ajo duhet të ndërpritet pasi është në kundërshtim me ligjin. 

Ish-drejtuesja e AMA-s, argumentoi se skualifikimi i Ora News për frekuencë dixhitale është jashtë çdo rregullorje dhe ligji.

Bushati tha se ky autoritet ka dhënë 4 licenca të jashtëligjshme, ndërsa sipas saj tregu po shkon drejt një monopoli të uzurpuar nga media klienteliste. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Austri, arrestohet shqiptari, planifikonte sulme terroriste

Posted: 20 Jan 2017 12:12 PM PST

Një shtetas shqiptar në Austri është arrestuar pasditen e së premtes pasi dyshohej se do të kryente një sulm terrorist në Vjenë.

Mediat austriake raportojnë se sulmi me bombë ishte planifikuar në fund të muajit janar.

Shqiptari u arrestua në një apartament të Vjenës nga forcat speciale rreth orës 18 të pasdites së sotme. Ndalimi i tij vjen si pasojë e paralajmërimeve që kishin dhënë shërbimet sekrete të huaja ndaj autoriteteve austriake për një sulm të mundshëm.

Gazeta austriake "Krone" tha se një grup islamikësh radikalë me prejardhje nga Shqipëria kishin planifikuar nëj sulm në Vjenë mes 15 dhe 30 janarit. Megjithatë, nuk bëhet asgjë e ditur mbi burimet e këtij raporti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more