Skip to main content

Ora News: “Kjo 4-vjeçare mban nën kontroll dhe ushqen 6 pitbulla” plus 9 more

Ora News: “Kjo 4-vjeçare mban nën kontroll dhe ushqen 6 pitbulla” plus 9 more


Kjo 4-vjeçare mban nën kontroll dhe ushqen 6 pitbulla

Posted: 25 Jan 2017 11:51 PM PST

E pabesueshme por e vërtetë.. Pitbulli është një nga qentë më të rrezikshëm, pasi në të shumtën e rasteve ata sulmojnë njerëzit, dhe jo vetëm, por edhe pronarët e tyre.

Por me këtë 4- vjeçare ndodh krejtësisht e kundërta. Mamaja e saj e filmon teksa ajo mban nën kontroll dhe ushqen qentë e saj. Por, edhe pse njerëzit e shohin sesi ajo ja del me pitbull-ët, ata e kanë të vështirë ta pranojnë këtë fakt, i duket e pabesueshme.  

Kjo video tregon momentin kur këta qenë të egër jo vetën që e shohin në dritë të syrit 4- vjeçaren kur ajo i flet, por gjithashtu ata e dëgjojnë me vëmëndje që të ulen kur ti thotë pronarja e tyre.

Në momentin që vajza mer ushqimin ata presin me padurim qe ajo te japi komnadën e të ngrënit. Kur ajo më në fund  u thotë se është koha për të ngrënë ata menjëherë shkojnë drejt ushqimit.

Videoja u përhap masivisht  dhe mori miliona shikime në YouTube.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mal i Zi, 13 serbë pranojnë tentativën për grusht shteti

Posted: 25 Jan 2017 11:50 PM PST

Trembëdhjetë qytetarë serbë, të dyshuar për përgatitje të grusht shtetit në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor, u dakorduan me prokurorinë dhe e pranuan fajin.

Sipas gazetës malazeze "Pobjeda", pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë nënshkruar marrëveshje dhe së shpejti do të nxirren para gjyqit, por Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Bratisllav Dikiçin, ish-shef i xhandarmërisë serbe, i cili është i dyshuar për koordinim të aksioneve të grupit.

Nëse marrëveshja me Prokurorinë aprovohet nga Gjykata Supreme, 13 të akuzuarit do të marrin dënime me burg nga tre deri në pesë muaj.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi u arrestuan 20 shtetas të Serbisë, midis të cilëve edhe Dikiq, nën dyshim se kanë përgatitur sulme terroriste.

Më 6 nëntor kryeprokuroi special i Malit të Zi, Millivoe Katniç deklaroi se një grup i shtetasve të Serbisë, Malit të Zi dhe Rusisë kanë tentuar të kryejnë sulm terrorist më 16 tetor.

Sipas tij, organizatorë të grupit kanë qenë nacionalistë rusë, të cilët kanë konsideruar se pushteti nuk mund të ndryshohet në zgjedhje dhe për këtë arsye duhet të ndryshohet me dhunë.

Gjatë hetimit të akuzuar janë dy shtetas rusë për shkak të financimit të tentimit për grusht shtet dhe për planifikim të atentatit ndaj kryeministrit të atëhershëm Millo Gjukanoviç. /Alsat.M/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Kjo është bibliotekë!”Studenti kinez shtang protestuesit anti-Trump

Posted: 25 Jan 2017 11:40 PM PST

Protesta anti-Trump e një grupi studentësh në Universitetin e Uashingtonit ka dështuar me sukses. Kjo pasi me sa duket zgjodhën vendin e gabuar, bibliotekën.

Protesta modeste thuhet se u organizua rreth një orë pas inaugurimit të Presidentit të SHBA.

Studentët me megafonë filluan të bërtasin: "Kush e mori pushtetin?” “Ne kemi marrë pushtetin! “Çfarë lloj pushteti? ‘Fuqia barabartë!”

Por entuziazmi u shua menjëherë ndërsa zëri i një djali aziatik me këmishë të errët dhe syze u dëgjua mes turmës “Hej, hej … hej!” “Kjo është bibliotekë!”

Protestuesit për një moment u shtangën të habitur, edhe pse një pjesë e tyre shpërthyen në fyerje ndaj tij, përfshirë edhe një vajzë që e pyet nëse ai do të kthehet në Pekin.

Është e paqartë nëse studenti i guximshëm ishte punonjës i bibliotekës, apo ishte aty për të lexuar dhe kërkonte qetësi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pse Berisha ka menduar për një marrëveshje të fshehtë Rama-Vuçiç

Posted: 25 Jan 2017 11:39 PM PST

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se qëndrimi i Tiranës ndaj trenit “e ka bërë të mendojë më shumë se kurrë për  një marrëveshje të fshehtë Rama-Vuçiç”

Pjese nga  intervista dhënë gazetarit Çim Peka në "Fakt" për "Syri.net" dhe që do transmetohet sot ne oren 20:00

Gazetari: Aneksimi i Mitrovicës fut shqiptarët në luftë?

Berisha: Padyshim nëse shqiptarët i thonë vetes një komb plotësisht

Gazetari: Edhe nëse rrezikohet anëtarësimi në NATO?

Berisha: Nuk mund të ketë kurrë rrezikim anëtarësimi në NATO, por nëse vriten shqiptarë, ta harrojnë se s’do ketë reagim tjetër

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arta Dade në “Tonight Ilva Tare”: Nuk do e refuzoja postin e Presidentit

Posted: 25 Jan 2017 11:35 PM PST

Arta Dade do të jetë deputete edhe në legjislaturën tjetër. E ftuar në "Tonight Ilva Tare", Dade tha se koalicioni me LSI duhet të vazhdojë sepse është një kolaicion që ka funksionuar. Por ndryshe është shprehur për PDIU.

Dade tha se PDIU nuk ka qenë në fushatën e 2013 me PS dhe kjo forcë kërkon pushtet për të konsoliduar partinë.

Dade do të mirëpriste një Presidente grua dhe nuk do ta refuzonte nëse do të ishte ajo e propozuara.

Për mandatin

Unë besoj që duhet të jem deputete megjithatë ende ka muaj për ta menduar.  Deri tani janë puqur mendimet dhe vendimet e mia me ato të partisë.

Për koalicionin

Unë besoj që nuk ka arsye që të mos vazhdohet e njëjta praktikë sepse është një koalicion që ka funksionuar dhe po të marrim reformat, në mënyrë të veçantë reforma në drejtësi, kemi arritur në një pikë që ka arritur implementimi dhe kjo është njohur edhe nga partnerët startegjik, SHBA-BE. Vendimet merren nga forcat politike por unë për koalicionin me LSI do isha në favor për ta vazhduar se është një koalicion që ka funksionuar dhe është një bashkëpunim i natyrshëm. Nuk do të kisha të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkuar sepse nuk ishim së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe shpesh herë duhet të menaxhojmë edhe situata të cilat mund të krijojnë probleme për partinë më të madhe sepse është një tentativë në Shqiëpri që forcat më të vogla kërkojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë dhe duhet t'i shmangim këto.

Për Presidentin

Do ta mirëprisja që një grua të ishte në krye të shtetit sepse nuk i mungojnë Shqipërisë gra me personalitet që nuk bëjnë kompromise dhe që ngrihen mbi interesa partiake por nuk është një gjë e dhënë dhe tani duhet të rendim të gjejmë një grua. Unë do të parapëlqeja që të ishte një përfaqësues nga PS. Nëse mua më vjen propozimi nuk do të isha refuzuese nëse mendohet që mund të jem edhe për këtë detyrë.

/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meksika i përgjigjet Trump, Presidenti: Nuk paguajmë për murin

Posted: 25 Jan 2017 11:13 PM PST

 Meksika nuk do të paguajë për murin në kufi me SHBA. Kështu deklaroi Presidenti, Enrique Pena Nieto, në një mesazh drejtuar kombit të tij.

Ai shprehu qëndrimin kundër këtij plani të Presidentit të SHBA-së Trump i cili firmosi një ditë më parë urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën, duke shtuar se “Meksika nuk beson në mure”.

Megjithatë Presidenti meksikan nuk e përmendi anulimin apo shtyrjen e udhëtimit në Uashington të planifikuar më 31 janar për të takuar Presidentin e ri amerikan.

Pena Nieta: “Unë e kam thënë herë pas here, Meksika nuk do të paguajnë për ndonjë mur. Vendi ynë është duke folur për rregullat e reja për bashkëpunim, tregti, investime, sigurinë dhe migrimin në rajonin e Amerikës së Veriut. Si President unë do të marr përgjegjësinë e plotë për të mbrojtur interesat e Meksikës dhe meksikanëve.  Meksika ofron miqësinë e saj ndaj popullit amerikan dhe gatishmërinë e saj për të arritur marrëveshje me qeverinë e tyre. Marrëveshjet që do të jetë në favor të të dy vendeve,  Meksikës dhe SHBA.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dëmshpërblimi për përmbytjet, tetë banorët ndërpresin grevën e urisë

Posted: 25 Jan 2017 10:50 PM PST

Ndërpritet greva e urisë në Shkodër. Tetë banorë të zonës së Nënshkodrës të prekur nga përmbytjet e vitit 2010-2011, të cilët deklaruan një ditë më parë futjen në grevë urie në ambientet e lulishtes pranë Prefekturës kanë dalë nga greva e urisë pas ndërhyrjes së kreut të BSPSH, Albert Tuka.

Grevistët kanë arritur marrëveshje me këtë të fundit dhe Tuka ka premtuar gjetjen e një ambienti për zhvillimin e grevës

Banorët kanë protestuar disa herë këtë fillim viti, duke i vendosur edhe afat qeverisë 25 janarin si datë përgjigjeje, por një gje e tillë mungoi.

Banorët kërkojnë dëmshpërblimin e përmbytjeve të viteve 2010-2011.Për situatën reagoi dje dhe prefekti i Shkodrës Paulin Radovani.

Ai beri me dije se komisionet e ngritura bene 3 vlerësime, por qeveria e shkuar njohu me VKM vetëm dëmet në bujqësi, që ja faturoi KESH asokohe.

Ai tha se vlerat e mbetura nga ajo shumë do mbyllen brenda këtyre javëve duke rakorduar edhe diferencat me OSHEE.

Ish-të përmbyturit në grevë urie tek stolat në qendër të Shkodrës

Prefekti: Vlerat e mbetura zgjidhen brenda pakë javëve

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Plani i Donald Trump: Pezullim të vizave për 7 vende myslimane

Posted: 25 Jan 2017 01:57 PM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka në plan që të pezullojë lëshimin e vizave për qytetarët e 7 vendeve me shumicë myslimane për të paktën 30 ditë.

The Associated Press shkruan se projekt drafti tregon se presidenti Donald Trump ka për qëllim të ndalojë pranimin e refugjatëve sirianë dhe do të pezullojë programin e gjerë të Shteteve të Bashkuara për refugjatët.

Presidenti gjithashtu planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria apo Jemeni për të paktën 30 ditë, sipas draftit. Të gjitha janë vende kryesisht myslimane.

Trump pritet të nënshkruajë urdhrin këtë javë. Ky draft projekt ndjek urdhërin e të mërkurës së Donald Trump për forcimin e politikave të emigracionit apo edhe ndërtimin e një muri me Meksikën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dade: Koalicioni PS-LSI të vazhdojë, kujdes me deputetët e rinj

Posted: 25 Jan 2017 01:44 PM PST

Deputetja socialiste, Arta Dade e ftuar në Tonight Ilva Tare thotë se shpreson që me zgjedhjen e deputetëve të rinj, Partia Socialiste të jetë e kujdesshme ndryshe nga se ka ndodhur në vitin 2013. Sipas saj, koalicioni me LSI-në duhet të vazhdojë pasi ka qenë i suksesshëm. Dade shprehet me rezerva kundër koalicionit PS-së me PDIU-në.

Pjesë nga intervista:

Dade: Partitë në Shqipëri janë gjithë kohës në fushatë. Në zonën time elektorale kam qenë në fushatë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Ende nuk ka projekte lidhur me listat. Shpresoj fuqishëm që ato gabime që u bënë në 2013 të mos përsëriten. Fakti që zhvillimet e fundit e kanë bërë grupin parlamentar të PS, madje edhe në zbatueshmërinë e ligjit të dekriminalizimit duhet të jetë një përvojë që nuk duhet përsëritur. Nëse do të punohet edhe përmes strukturave të Partisë, do t'i japim vendit një grup parlamentar që i përgjigjet sfidave të vendit. Po të jetë vullneti pozitiv që realisht të sjellësh në Parlament njerëz që i japin vlerë Parlamentin. Uroj t'i japim vendit një Parlament siç e meritojnë shqiptarët.

-A ja keni thënë kryetarit të partisë?

Dade: Çdo njeri i mençur dhe në kuadër të asaj çka ka ndodhur janë mundësi për zgjedhur një grup pozitiv parlamentar.

-Ju do të jeni sërish në Parlament?

Dade: Besoj që duhet të jem. Deri tani janë puqur vendimet dhe mendimet e mia me ato të Partisë.

-Koalicioni PS-LSI

Dade: Është një koalicion që ka funksionuar dhe besoj se s'ka arsye pse të mos vazhdojë. Reforma në drejtësi është një arritje dhe kemi arritur në një pikë ku ka nisur zbatimi. Kjo është vlerësuar.

Hezitimi për koalicionin

Dade: Vendimet merren nga forcat politike. Në mënyrë të veçantë koalicioni me LSI-në duhet të vazhdojë. Funksionoi edhe nga zgjedhjet e 2013-s. Nuk kam të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkëngjitur. Është një tentativë që forcat më të vogël tentojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë. Kjo ka ndodhur jo vetëm me PDIU por edhe me parti të vogla në 2005. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet bërë kujdes. Përgjithësisht, forcat politike vijnë në koalicion edhe në baza ideologjike.

Duhet shmangur PDIU?

Dade: Nuk e kam fjalën atje. Në qoftë se nuk janë kontributor kërkojnë në ndarjen e pushtetit më shumë se sa e meritojnë.

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sula: Hapja e dosjeve mund të sjellë trazim në shoqëri

Posted: 25 Jan 2017 01:32 PM PST

“Hapja e dosjeve të ish-sigurimit mund të sjellë pas trazira në shoqëri”. Deklarata vjen nga kryetarja e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit Gentiana Sula. E ftuar në “Ora e intervistës”, Sula tha se procesi është delikat por në përfundim ka për qëllim shkëputjen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste.

A mendoni se do të shkaktojë një lloj trazimi në shoqëri?

Sula: Trazim po! Nuk është e kolljashme të përballesh me një gjë të rëndë që ka ndodhur në familjet, në lagjen, ose në qytetin ose në shoqërinë tonë. Është një dhimbje e madhe dhe vetë shoqëria pas 25 vitesh akoma nuk e ka hedhur akoma këtë hap, unë them që është një peshë e madhe është një plagë që me përulje i afrohemi, nuk është se do jetë një gjë e thjeshtë. Është thënë që shpesh herë mënyra si ka vepruar sigurimi ka qenë me dhunë, me shtërngim. Kështu që kjo është një aspekt që e vë ne pozitë atë që ka shpërbyer pa dashje si instrument.

Pikërisht për këto arsye, rekomandon Sula, grupet që do të jenë të angazhuara me këtë proces duhet të vendosin ngjarjet në kontekstin e kohës.

Sula: Unë i vë shumë theksin rolit që do kenë historianët, gazetarët, publicistët që ta tregojnë si ka funksionuar makineria e dhunës që pastajs ecili ta kuptojë rolin që ka pasur në këtë lojë që është bërë me qytetarët.

Sula paralajmëroi se interesi do të jetë i lartë, teksa në përfundim çdo qytetari i lind e drejta të shohë dosjen e vet.     

Lexo më shumë: Hapen dosjet e sigurimit të shtetit, nis me Musine Kokalarin

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more