Skip to main content

Ora News: “Bulqizë, dy familje të izoluara prej 20 ditësh nga dëbora” plus 9 more

Ora News: “Bulqizë, dy familje të izoluara prej 20 ditësh nga dëbora” plus 9 more


Bulqizë, dy familje të izoluara prej 20 ditësh nga dëbora

Posted: 22 Jan 2017 12:02 AM PST

Dy familje në fshatin Gjinovec të Bulqizës kanë mbetur të bllokuara për shkak të dëborës. Familjet thuhet se janë izoluar që prej 20 ditësh.

Trashësia e dëborës në zonë i kalon rreth një metër e gjysmë, ndërsa familjet bëjnë apel për ndihmë për shkak se siç thonë kanë të sëmurë në shtëpi dhe se po u mbarojnë rezervat ushqimore.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“11 vite burg, pasi nuk kisha dokument zyrtar se nuk isha vëllai”

Posted: 21 Jan 2017 11:51 PM PST

Një burrë është liruar nga qelia pasi kaloi pothuajse 11 vjet në burg për një vrasje të kryer nga vëllai i tij.

"Faji" i vetëm i burrit ishte se nuk kishte asnjë dokument zyrtar që mund të provonte se ai ishte kriminel.

Bala Singh nga qyteti Bijnor i shtetit Uttar Pradesh të Indisë u lirua të premten në mëngjes nga burgu.

"Kam humbur një dekadë të rinisë sime në burg vetëm për shkak se unë nuk kam ndonjë dokument zyrtar për të provuar se nuk jam vëllai im", tha Bala, tani 43 vjeç.

Makthi i burrit filloi në vitin 2001, kur vëllai i tij, Pappu thuhet se u përfshi në një vrasje së bashku me tre persona të tjerë. Policia arrestoi tre personat, por nuk arriti të kapte Pappu-n.

Në prill të vitit 2006, policia arrestoi vëllain e tij, me pretendimin se ishte Pappu dhe burri ka qenë në burg që prej atëherë. Dhjetë vjet pas arrestimit, policia kuptoi gabimin e bërë.

"Ne nuk kemi pasur më parë shenjat e gishtave të Pappu. Vitin e kaluar i dërguam bashkë me shenjat e gishtave të Bala-së në një laborator të mjekësisë ligjore në qytetin Lucknow, për të parë nëse vërtetë ishin dy njerëz të ndryshëm. Laboratori ka provuar se Bala nuk është Pappu", ka thënë një inspektor i burgut.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mbi 40 emigrantë në një furgon, arrestohet 20 vjeçari shqiptar

Posted: 21 Jan 2017 11:07 PM PST

Një trafikantë shqiptarë i emigrantëve të paligjshëm për në Evropën Veriore u arrestua nga policia italiane, por tjetri arriti t'i shpëtonte policisë.

Në pranga përfundoi një 20 vjeçar me iniciale N.S, pasagjer në furgogonin e mbushur me plot 41 emigrantë nga Afrika.

Shqiptari u arrestua në kufirin italiano-francezë, mes Ventimiglia dhe Menton, një rrugë e njohur për emigrantët e paligjshëm. Furgoni ishte i mbushur tej kapaciteteve, ndërsa emigrantët kishin dhënë nga 150 euro secili, duke përfituar mbi 6 mijë euro.

Drejtuesi i mjetit, i vetëdijshëm për praninë e policisë duke përfituar nga errësira, arriti të shpëtonte, por nuk mundi bashkëpunëtori i tij. Gjykata në Itali ka vërtetuar arrestimin e 20 vjeçarit dhe ai ka pranuar akuzën, por nuk ka treguar emrin e bashkëpunëtorit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Austri, s’ka prova për të riun nga Tirana i akuzuar për terrorizëm

Posted: 21 Jan 2017 10:47 PM PST

Shqiptari i arrestuar në Austri nën akuzën e lidhjeve me ISIS duket se nuk ka shumë prova për të. Shqiptari Lorenz K, me prirje kriminale, siç raportojnë mediat vendase, nuk ka planifikuar ndonjë sulm terrorist me bomba në metro.

Ai u arrestua të premten, por marrja e tij në pyetje nga shërbimet inteligjente, nuk ka nxjerrë prova bindëse se ai mund të jetë përfshirë direkt në planifikimin e ndonjë sulmi.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se kishte parë video në internet në lidhje me ISIS-n, por nuk ka pranuar të ketë planifikuar ndonjë sulm me bombë.

I riu me nënshtetësi austriake e banues në Neunkirchen, u arrestua të premten në rrugën "Cobra". Arrestimi u pasua me dhjetëra kërkime në Vjenë dhe në zona të tjera për miq apo bashkëpunëtorë të mundshëm.

Policia austriake ka marrë në pyetje edhe babain e tij, gjithashtu rezident në Austri, i cili ka mohuar që i biri të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm. Mediat austriake thonë se i riu është i biri i dy prindërve nga Tirana dhe banues në Neunkirchen.

Ai është akuzua më herët për vjedhje dhe sulm. Ai dyshohet se gjatë qëndrimit në burg është takuar me myslimanë radikalë, si Mirsad O., predikues i rrezikshëm në Austri. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova bindëse për të.

Një sërë avokatësh kanë kërkuar që ta përfaqësojnë, çka do të thotë se është një tjetër provë se ai është i pafajshëm.

Austri, arrestohet shqiptari, planifikonte sulme terroriste

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Indi, 36 të vdekur nga një aksident hekurudhor

Posted: 21 Jan 2017 10:28 PM PST

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një tren doli nga shinat dhe u përplas në shtetin indian të Andhra Pradesh.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se ekipi i të vdekurve mund të rritet.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump viziton CIA-n: Keni përkrahjen time 1000 %

Posted: 21 Jan 2017 10:19 PM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump iu ka thënë sot zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) se ka respekt të madh për agjencinë në fjalë, duke hedhur poshtë raportimet se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës, raporton Reuters.

Në vizitën e parë të tij në këtë agjenci qeveritare si president, Trump e ka lavdëruar këtë organizatë duke iu thënë zyrtarëve që kishin dal në punë vetëm të takohen me të, se ai i do ata dhe do t’i përkrahë.

"Unë jam 1000 % me ju", i ka thënë Trump stafit të CIA-s gjatë vizitës në drejtorinë e agjencisë në Langley, Virgina.

Kohë më parë mediat amerikane kanë thënë se Trump ka zemëruar agjencitë amerikane të inteligjencës pasi nuk është pajtuar me konkludimet e tyre se Rusia ka kryer sulme kibernetike ndaj procesit zgjedhor amerikan, me qëllim që ta ndihmojnë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet.

"Më lejoni të them se arsyeja pse ju jeni vizita ime e parë" si president është se unë ju përkrahë dhe respektoj në tërësi, ka thënë presidenti amerikan duke hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është në konflikt me komunitetin amerikan të inteligjencës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrëzohet nga pushteti pas 22 vitesh, braktis vendin ish-Presidenti

Posted: 21 Jan 2017 01:57 PM PST

Ish-presidenti i Gambisë, Yahya Jammeh, është larguar nga vendi pasi humbi zgjedhjet që e rrëzuan  pas 22 vjetëve në pushtet

Jammeh është mposhtur në zgjedhjet e dhjetorit nga Adama Barrow, por ai sfidoi më pas rezultatin e zgjedhjeve.

Por, pas dy ditëve që është betuar presidenti i ri, Jammeh ka lënë vendin duke u larguar me një avion që thuhet se shkonte në Guinenë.

Barrow i ka thënë BBC-së, se atij do t'i duhet të rikthehet në vend "herët a vonë".

Në një intervistë për BBC, ai tha se ai do të krijojë një komitet investigativë që do të merret me akuzat që i janë bërë Jammehs për abuzim me të drejta të njeriut.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sanksionet, Putin pritet të telefonojë Trump

Posted: 21 Jan 2017 01:44 PM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i SHBA-ve Donald Trump pritet të zhvillojnë një bisedë telefonikë. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Kremlinit mëngjesin e së shtunës.

Zëdhënësi Dmitry Peskov ka deklaruar për mediat ruse se, telefonata është një domosdoshmëri diplomatike, sipas një raporti të CNN postuar në Twitter.

Zëdhënësi i Putin tha se çarmatimi bërthamor ishte një ide e mirë në koncept, por reduktimet simetrike janë absolutisht të papranueshme dhe të pakuptimta, për shkak të diferencës ndërmjet SH.B.A. dhe rezervave ruse.

Ai gjithashtu tha se Putin do të fillojë një bisedë për heqjen e sanksioneve të SHBA-së në Moskë. Trump javën e kaluar u shpreh hapur për heqjen e disa sanksioneve të vendosura mbi Rusinë nga ish-presidenti Obama.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Grabitja më e madhe e diamantëve, arrestohen 7 persona

Posted: 21 Jan 2017 01:21 PM PST

Shtatë persona janë vënë në pranga pasi dyshohen se kanë vjedhur diamantë me vlerë 75 milionë Euro në aeroportin Schipol të Amsterdamit në vitin 2005.

Pesë burra dhe dy gra, të gjithë shtetas holandezë janë arrestuar në Valencia dhe Amsterdam, sipas autoriteteve në Holandë.

Anëtarët e bandës të armatosur, ishin veshur si punonjës të aeroportit për të vjedhur më pas diamantët kur ato do të ngarkoheshin në avion.Diamantët do të dërgoheshin në Antuerp të Belgjikës, kryeqyteti europian i diamantëve.

Disa nga gurët me vlerë u morën gjatë ndjekjes me makinë të grabitësve, por pjesa tjetër me vlerë 40 milionë euro ende nuk është gjetur.

Mediat ndërkombëtare thanë se grabitja është më e madhja e këtij lloji e bërë ndonjëherë. Diamantët u vodhën në një zonë të sigurisë së lartë të aeroportit, pasi grabitësit depërtuan me anë të një autoblinde.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emigrantët rrezikojnë jetën, me litar mbi ujë për të shkuar në Europë

Posted: 21 Jan 2017 01:13 PM PST

Skena të tmerrshme tronditëse janë publikuar nga policia spanjolle, të cilat dëshmojnë se çfarë rrezikojnë emigrantët ilegalë për të arritur në Evropë.

Pamjet e publikuar anga tabloidi Dailymail tregojnë disa të rinjë të cilët kalojnë mbi ujë duke u kapur më një litar.

Raportet e policisë spanjolle kanë treguar se ka pasur rreth 500 tentime për të kaluar ilegalisht në Spanjë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more