Skip to main content

“Nuk ia doli të mbyllte gypin si duhet, mbulohet nga ujërat e ndotura (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Nuk ia doli të mbyllte gypin si duhet, mbulohet nga ujërat e ndotura (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Nuk ia doli të mbyllte gypin si duhet, mbulohet nga ujërat e ndotura (Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:25 PM PST

Punëtori i paemëruar që po punonte në një objekt në Angli, është mbuluar nga uji i ndotur që ka dalë nga një gyp.

Megjithëse kishte vënë një kovë të madh për të mbledhur lëngun që do dilte, ai nuk kishte menduar se do të ketë zbrazje kaq të madhe, transmeton Telegrafi.

Derisa kolegët e tij qeshen, burri në uniformë përpiqet të mbyllë pjesën që nxirrte ujë më rrëmbim.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni se si rrëshqet dhe rrëzohet, në pamundësi të qëndrojë në këmbë nga presioni i madh. /Telegrafi/

The post Nuk ia doli të mbyllte gypin si duhet, mbulohet nga ujërat e ndotura (Video) appeared first on Telegrafi.

Cungu më i shtrenjtë në botë (Foto)

Posted: 19 Jan 2017 10:15 AM PST

Në Shtetet e Bashkuara, një dyqan që shet orendi shtëpiake, e ka vënë në shitje edhe një cung që mund të përdoret si tavolinë anësore.

Mirëpo, çmimi që i është dhënë këtij objekti të thjeshtë është i lartë, transmeton Telegrafi.

Për të blerë këtë pjesë të trungut, duhet të paguhen hiq më pak se 349 dollarë.

Çmimi i lartë për një cung të thjeshtë

"Do të hap biznes dhe të shesë trungje të drurit", shkruan në fotografinë e postuar në rrjetet sociale.

Mirëpo, derisa shumë janë tallur me shumën e lartë që duhet të paguhet për një gjë kaq të thjeshtë, ka të tillë që e kanë mbrojtur.

"Është një tavolinë origjinale nga natyra, me pamje që të kujton botën e egër, por është e drejtë dhe e lëmuar. Ka marrë vitet që të rritet dhe mund të qëndrojë për kohë shumë të gjatë pa u prishur", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Cungu më i shtrenjtë në botë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ia “drodhi” të dashurës me një femër tjetër, por as ajo nuk qëndroi duarkryq (Video)

Posted: 19 Jan 2017 05:07 AM PST

Një djalë i cili donte t'i bënte një shaka të dashurës së tij, duke menduar se do ta mashtronte, është gjendur në një pozitë të sikletshme.

Kjo pasi që, përcjell Telegrafi, derisa ai po bënte plan për t'ia hedhur të dashurës së tij, edhe ajo nuk ka qëndruar duarkryq.

Derisa ky ishte me femrën, "dashnore e tij", e dashura e tij e vërtetë, i "hakmerret" gjithashtu. Ajo fton "të dashurin e saj" që të shkonin së bashku në shtëpi. /Telegrafi/

Për të parë se çfarë ndodh më pas, shihni videon:

The post Ia "drodhi" të dashurës me një femër tjetër, por as ajo nuk qëndroi duarkryq (Video) appeared first on Telegrafi.

Përveçse mbeti pa njërin sy, ajo mendoi edhe vetëvrasjen – rrëfimi i gruas që bëri botoks në fytyrë (Foto/Video)

Posted: 19 Jan 2017 04:36 AM PST

Një grua mbeti e shëmtuar dhe e verbër në njërin sy, pasi "mbushja" e dështuar i shkaktoi fytyrës së saj bymim, gjë që bënte që ajo t'i ngjante një "jashtëtokësori".

Carol Bryan, 54, nga Florida kishte bërë "mbushje" në vitin 2009, por ata i kishin injektuar atë në një pjesë të fytyrës së saj, gjë që e kishte çuar deri në atë gjendje sa që për të hapur syrin e saj ajo do të duhej të përdorte edhe dorën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kirurgjia korrigjuese kishte qenë ajo që i kishte bërë gjërat më keq se që kishin qenë, duke e lënë atë "shumë të shëmtuar", që si pasojë ajo kishte jetuar e vetmuar për më shumë se tri vjet, madje edhe duke planifikuar vetëvrasjen.

Kështu dukej ajo para se të bënte “mbushjen”

Por së fundi një doktoreshë kishte rënë dakord për të kryer kirurgjinë "rindërtuese" në fytyrën e Carol dhe doktoresha tani po bën fushatë për të paralajmëruar të tjerët për rreziqet e procedurave korrigjuese, në dukje të padëmshme.

Duke u shfaqur në një emision televiziv, përcjell Telegrafi, për të folur në lidhje me transformimin e saj, Carol zbuloi se ishte hera e parë në gjashtë vjet që ajo u paraqit në publik, pa syze dielli për të mbuluar fytyrën e saj.

"Kur isha në të 20-tat dhe të 30-tat e mia, njerëzit më shikonin mua. Isha tërheqëse, me vetëbesim", ka thënë ajo.

"Fillova të bëjë Botox në të 30-tat për linjat vertikale në mes të syve të mi. Ishte e mahnitshme. Dukesha shumë vite më e re".

Por pas tre muajsh, siç ka rrëfyer ajo, kishte filluar të kuptonte se diçka nuk shkonte me fytyrën e saj – ajo filloi të mos e njihte veten kur shikonte veten në pasqyrë. /Telegrafi/

The post Përveçse mbeti pa njërin sy, ajo mendoi edhe vetëvrasjen – rrëfimi i gruas që bëri botoks në fytyrë (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Zhveshje dhe gjëra bizare në videon kontroverse të këngës së dashurisë (Video)

Posted: 19 Jan 2017 12:18 AM PST

Grupi muzikor nga Rusia që njihen si Little Big, e kanë lansuar videon e këngës 'Dashuri e Urryer', me një video ku ka shumë zhveshje, mish, maska dhe gjëra tjera bizare.

Derisa kënga i kushtohet një marrëdhënie të dështuar, në filmim shfaqen modelet e zhveshura me qëndrim shumë serioz, skatebord me sipërfaqe të mbuluar nga mishi, si dhe njerëz që nxjerrin sy nga goja, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është lansuar para gjashtë muajsh, tani është popullarizuar duke u parë mbi 13 milionë herë, brenda pak ditësh.

Sidoqoftë, jo të gjithë po i pëlqejnë këto pamje, ku shfaqet një kloun që bën gjeste të turpshme, gjashtë ushtare në shtratin rozë si dhe një grua e mbuluar me oktapod.

"Afro katër minuta të pamjeve tmerruese, që nuk do të më lënë të flejë", është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/

The post Zhveshje dhe gjëra bizare në videon kontroverse të këngës së dashurisë (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more