Skip to main content

“Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora” plus 9 more Gazeta SHQIP


Moti i keq, punonjësit e Bashkisë pastrojnë rrugët e qytetit nga bora

Posted: 12 Jan 2017 02:02 AM PST

Mëngjesi e gjeti Tiranën të mbuluar tërësisht nga bora e cila ra gjatë orëve të mbrëmjes. Por pavarësisht temperaturave të ulëtave, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Edhe mëngjesin e sotëm, në të gjithë rrugët e kryeqytetit shihje punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës të cilët hidhnin kripë duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra jetë njerëzish të cilët rrezikohen nga akulli që është krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

"Natë e gjatë pune për kolegët e turnit 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë. Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin", shkruan Veliaj në Twitter.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tjetër viktimë nga i ftohti, vdes një 61-vjeçar në Sarandë

Posted: 12 Jan 2017 01:53 AM PST

Si pasojë e temperaturave të ulëta një tjetër person raportohet se ka humbur jetën. Mësohet se një 61-vjeçar nga qyteti i Sarandës ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.

Policia bën të ditur se Zh.T është gjetur i pajetë rreth orës 09.02 në hyrje të shtëpisë së tij private.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Haradinaj del sot para gjykatës franceze

Posted: 12 Jan 2017 01:34 AM PST

Një gjykatë në Francë pritet që të fillojë sot një seancë të re dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.

Gjykata mund të marrë një vendim gjatë ditës për Haradinajn përfshirë edhe lirimin me kusht deri në përfundimin e procedurave gjyqësore, duke e mbajtur atë në shtetin francez, thonë zyrtarët mbrojtës të tij.

Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për "krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare".

Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e Haradinajt bazuar në "gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet" që siç thotë "pretendon pala serbe".

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë; situata në vend

Posted: 12 Jan 2017 01:24 AM PST

Situata në vend vijon të jetë problematike për shkak të dëborës dhe ngricave.

Në rajonin verior Shkodër. Kalueshmëria e akseve në këtë rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në rajonin qendror Tiranë. Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.

Në rajonin jugor Gjirokastër. Në Qarkun e Korçës ka pasur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.

Në Qarkun e Vlorës Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.

Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj. Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnje bllokim te akseve kombetare.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthen bombola e gazit në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja

Posted: 12 Jan 2017 01:18 AM PST

Shpërthimi i një bombole gazi mëngjesin e sotëm një qendrën shëndetësore të Bilishtit ka shkaktuar plagosjen e një infermiereje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur një bombol që përdorej për ngrohje ka shpërthyer.

E plagosur ka mbetur shtetësja S.P, rreth 60 vjeçe. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com

Ngrica në Tiranë, akulli paralizon trafikun në kryeqytet

Posted: 12 Jan 2017 01:03 AM PST

Dëbora e rënë në Tiranë ka paralizuar trafikun këtë mëngjes.

Prania e akullit në rrugë ka bërë që shumë drejtues automjetesh të lëvizin më ngadalë, ndërsa në jo pak raste makinat kanë rrëshqitur në akull.

Në të gjitha rrugët ka prani akulli dhe mungesa e kripës në to ka shkaktuar probleme.

12 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)

Reshjet e borës në Tiranë, anulohen disa fluturime në aeroportin e Rinasit

Posted: 12 Jan 2017 01:01 AM PST

Reshjet e dendura të dëborës në kryeqytet kanë sjellë edhe anulimin e disa fluturimeve si në vajtje, ashtu edhe në ardhje në aeroportin e Rinasit.

Në faqen online të aeroportit Nënë Tereza njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.

Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.

12 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 12 janar 2017

Posted: 12 Jan 2017 12:20 AM PST

DASHI

Ditë e bukur ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, prandaj shfrytëzojeni. Të ardhurat do fillojnë të përmirësohen falë strategjisë strikte që keni ndjekur kohët e fundit.

DEMI

 

Duhet të reflektoni sot, para se t'i kërkoni diçka partnerit. Financat do jenë delikate kështu që përveç shpenzimeve të domosdoshme mos kryeni asgjë më tepër.

 

BINJAKET

Ditë mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Buxheti do ketë nevojë për përkujdes të veçantë, prandaj flisni me specialistët për më shumë të ardhura.

GAFORRJA

Sot ata që kanë një partner, do ju plotësohen ato gjëra që kanë dashur. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me çdo lloj investimi.

LUANI

Sot do tregoheni autoritar ju që jeni çift, por kjo mund të sjell probleme në komunikim me partnerin. Në planin financiar do jeni të kthjellët dhe nuk do bëni aspak gabime.

VIRGJERESHA

Për çiftet ka për të qenë një ditë e veçantë, pasi partneri do ju bëjë disa propozime interesante. Në aspektin financiar do dini si t/i menaxhoni të ardhurat.

PESHORJA

Sot do kuptoheni për gjithçka me partnerin tuaj. Në planin financiar duhet t'i rregulloni problemet që keni pasur, që të merrni më shumë të ardhura.

AKREPI

Dite harmonike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për financat do jete një dite disi delikate, prandaj duhet të bëni kujdes me

SHIGJETARI

Sot do kapeni edhe pas gjërave elementare dhe pa ndonjë rëndësi të madhe. Në planin financiar shumë gjëra do ecin keq dhe mund të gjendeni në vështirësi të mëdha.

BRICJAPI

Silluni mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, që të mos keni probleme. Buxheti vërtet do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni shumë.

UJORI

Sot do merrni supriza të këndshme nga partneri. Në aspektin financiar do bëni shpenzimet që doni, pasi do merrni të ardhura nga një punë që keni realizuar me sukses.

PESHQIT

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit tuaj. Në aspektin financiar bëni ato shpenzime që ju duhen, pasi nuk do merrni shumë të ardhura.

Dua Lipa do të publikojë albumin e saj në qershor

Posted: 11 Jan 2017 02:15 PM PST

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila po përgatitet për albumin e saj të parë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

"Përshëndetje të dashur. Një lajm i ri për të gjithë ju. Data e publikimit të albumit tim është zhvendosur për me datë 2 qershor në mënyrë që t'i shtoj atij disa këngë të reja dhe bashkëpunime të shkëlqyera, për të cilat po punoj aktualisht.

Me vjen keq që po zhvendoset por premtoj që me datë 2 qershor do të publikohet patjetër. Më pëlqen të jem perfekte dhe dua të sjell tek ju albumin më të mirë të mundshëm. Kam edhe disa lajmërime të tjera gjatë këtij muaji, të cilat do të zbulohet së shpejti. Faleminderit për durimin tuaj dhe po pres me padurim që ju ta dëgjoni albumin tim", shkruan ajo.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj: 5 cm dëborë në Tiranë, kufizoni shpejtësinë

Posted: 11 Jan 2017 01:49 PM PST

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bëri me dije se trashësia e borës arriti deri në 5 cm trashësi. Bashkia e Tiranës ka nxjerrë në terren rreth 1200 punonjës për kujdesjen e rrugëve. Veliaj bëri thirrje për kujdesja në lëvizje dhe të kufizohet shpejtësia e qarkullimit me makinë.

“Në Tiranë 5cm deborë, por më shumë reshje në zonat rurale. Nata e ftohtë me temperatura nën zero. Nata dhe mëngjesi do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në levizje, kufizoni shpjetesinë”, tha Veliaj.

11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more