Skip to main content

Mesazhi.com: “Vriten 5 ushtarë të Turqisë në Siri” plus 7 more

Mesazhi.com: “Vriten 5 ushtarë të Turqisë në Siri” plus 7 more


Vriten 5 ushtarë të Turqisë në Siri

Posted: 20 Jan 2017 07:06 AM PST

Si pasojë e një sulmi me autobombë nga organizata terroriste DEASH në Suflanijah të El Bab-it në Siri, 5 ushtarë të Turqisë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë thuhet se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 13:40 sipas orës lokale në rajonin e quajtur Suflanijah të El Bab-it, ku një terrorist ka shpërthyer veten e tij në një makinë autobombë në afërsi të vendit ku ndodheshin ushtarët.

Në deklaratë thuhet se 5 ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të improvizuara në zonë dhe më pas janë transferuar drejt spitaleve të Turqisë.

The post Vriten 5 ushtarë të Turqisë në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Turqia shkatërron 224 baza të ISIS-it, neutralizohen 23 terroristë

Posted: 20 Jan 2017 05:11 AM PST

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), në ditën e 150-të të operacionit “Mburoja e Eufratit”, e cila udhëhiqet kundër organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, kanë shkatërruar 224 baza të organizatës dhe janë neutralizuar 23 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga TSK thonë se ofensiva e filluar më 24 gusht, e cila ka për synim eliminimin e kërcënimit të organizatave terroriste, me theks të veçant kundër DEASH-it, në veri të Sirisë ende vazhdon.

Ndër të tjera janë shkatërruar strehimore, objekte të kontrollit, armë dhe automjeteve ushtarake.

Sulme ajrore janë kryer mbi 19 pozicione të DEASH në rajonin Suflaniyaha, Al Bab, Bzagaha dhe Kabbasin. Si rezultat i sulmeve ajrore janë shkatërruar 13 ndërtesa dhe një automjet që janë përdorur si strehimore nga organizata terroriste.

Që nga fillimi i ofensivës deri më sot janë shkatërruar 3.014 mjete shpërthyese artizanale dhe 43 mina.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2015 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me theks të veçant kundër DEASH-it dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turke.

Operacionet realizohen nga forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, ata mbështeten nga forcat turke, si dhe të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it.

The post Turqia shkatërron 224 baza të ISIS-it, neutralizohen 23 terroristë appeared first on Mesazhi.com.

“El Chapo” ekstradohet në SHBA

Posted: 20 Jan 2017 05:05 AM PST

Baroni meksikan i drogës Joaquin Guzman i njohur me nofkën "El Chapo" ekstradohet në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë së Meksikës, thuhet se gjykata federale e Meksikës i është përgjigjur negativisht ankesës së avokatëve të Guzmanit ndaj vendimit për ekstradimin e tij në SHBA.

Në deklaratë njoftohet se Guzman është hipur në avion në qytetin Ciudad Juarez të Meksikës dhe se është ekstraduar në New York të SHBA-ve.

The post “El Chapo” ekstradohet në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohen tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorim të 200 mijë eurove

Posted: 20 Jan 2017 03:11 AM PST

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë "Calabrija" në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione nga neni 336. Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi dyqindmijë (200.000) euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.

The post Arrestohen tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë për keqpërdorim të 200 mijë eurove appeared first on Mesazhi.com.

Lista serbe mban pezull Ushtrinë e Kosovës

Posted: 20 Jan 2017 01:13 AM PST

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) vazhdon të mbetet peng nga politika, sidomos nga Lista Serbia e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë këtë transferim.

E derisa nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vështirë se do të ketë ushtri të re, shkruan sot gazeta "Zëri".

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve ushtarake në Kosovë, të cilët thonë se mbajtja e krijimit të ushtrisë peng për shkaqe politike është një gabim tejet i madh i institucioneve dhe partive politike kosovare.

Ndërkaq, sipas përfaqësuesve të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Kosova nuk duhet të jetë peng i Listës Serbe.

Ata madje thonë se institucionet e Kosovës duhet të veprojmë shpejt dhe ta bindin edhe palën serbe se krijimi i ushtrisë së Kosovës është edhe në të mirë të tyre, jo vetëm të palës kosovare.

Mundësitë që FSK-ja të transferohet në FAK, të vogla

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja, ka vlerësuar se mundësia që FSK-ja të kthehet në FAK, është shumë e vogël, për shkak të mosgatishmërisë së Listës serbe.

"Mundësitë janë shumë të vogla. Kjo për faktin që spektri politik serb në Kosovë është i vendosur që mos ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës", ka deklaruar Qehaja, sipas të cilit, deri në ndryshimin e rrethanave politike e të sigurisë, Qeveria e Kosovës duhet të mendojë në aktivizimin e të ashtuquajturit "Plan B".

The post Lista serbe mban pezull Ushtrinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona e fiton takimin e parë me Sociedadin

Posted: 20 Jan 2017 12:31 AM PST

Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Katalunasit fituan ndaj Real Sociedad me rezultat minimal, 1:0.

Golin vendimtar për katalunasit e realizoi Neymar nga penalltia.

Skuadra e kualifikuar do të përcaktohet pas ndeshjes së dytë

The post Barcelona e fiton takimin e parë me Sociedadin appeared first on Mesazhi.com.

Kërkohet ridizajnim i dialogut

Posted: 20 Jan 2017 12:22 AM PST

Riformatizimi i dialogut vlerësohet i domosdoshëm nga përfaqësues të Qeverisë, megjithatë nuk bëhet e qartë se çfarë ndryshimesh duhet të ketë. Ndërkohë opozita kërkon ndaljen e dialogut, të cilin e quan të dëmshëm

Ideja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për ridizajnim të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ka marrë mbështetje edhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare, të cilat po kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Ndërkaq, analistët politikë vlerësojnë se duhet të kërkohet zbatim i marrëveshjeve të deritanishme dhe më pas dialogu të përfundojë me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se për të qenë Kosova faktor stabiliteti dhe për të ndjekur politikat e normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore në rajon, si dhe për të qenë korrekte në hapat e saj drejt integrimeve evropiane, ajo është e obliguar të dialogojë.

"Elementet e kësaj natyre na bëjnë neve si Kosovë të jemi të shtrënguar që të rimendojmë për një ridefinim të formatit të dialogut. Sikurse edhe e ka thënë kryeministri Isa Mustafa, ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duke u marrë vesh për mosmarrëveshjet pse nuk janë zbatuar marrëveshjet e mëhershme. Kjo logjikë na dëmtoi. Ne jemi shumë konstruktivë deri më tash. Duam që Bashkimi Evropian ta kuptojë se me çfarë Serbie të re, delikuente, po ballafaqohemi dhe të na ndihmojë edhe Brukseli që ta ridefinojmë këtë dialog", ka thënë Abdullahu.

The post Kërkohet ridizajnim i dialogut appeared first on Mesazhi.com.

Situata në Kosovë është e tensionuar

Posted: 20 Jan 2017 12:20 AM PST

Pas ngritjes së tensioneve në vend, si rezultat i provokimeve të fundit nga ana e Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që gjendja e sigurisë në Kosovë të eskalojë.

Kështu kanë vlerësuar ekspertët e sigurisë në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës.

Sipas tyre, situata e fundit në veri të Mitrovicës nuk paraqet vetëm rrezikun nga Serbia, por edhe nga mbështetja e Rusisë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë është mjaft e tensionuar.

Por për dallim prej tyre, përfaqësues të policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë.

Për këtë çështje, përfaqësues të KFOR-it kanë thënë për "Zërin" se KFOR-i është i gatshëm të intervenojnë në çfarëdo situate.

The post Situata në Kosovë është e tensionuar appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more