Skip to main content

Mesazhi.com: “Shpërthim në një fabrikë të Stambollit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shpërthim në një fabrikë të Stambollit” plus 9 more


Shpërthim në një fabrikë të Stambollit

Posted: 25 Jan 2017 01:00 PM PST

Në qendër të Stambollit sot ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ndërsa më pas edhe tek zjarri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fabrikën e plastikave në zonën industriale Ataturk sot ndodhi një shpërthim i fuqishëm ndërsa më pas edhe zjarr në të cilin, sipas informacioneve të para nga terreni, ka persona të plagosur.

Në vendngjarje në bregun evropian të Bosforit janë dërguar shumë zjarrfikës, shërbime tjera policore, ndërsa hetimi do të vërtetojë shkakun e shpërthimit që shkaktoi zjarrin.

The post Shpërthim në një fabrikë të Stambollit appeared first on Mesazhi.com.

Gjashtëvjetori i “Revolucionit të 25 Janarit” në Egjipt

Posted: 25 Jan 2017 12:57 PM PST

Kanë kaluar gjashtë vite nga revolucioni popullor që solli fundin e periudhës tridhjetë vjeçare të Hosni Mubarakut, ndërkohë që thuhet se edhe krahas të gjitha problemeve të ndodhura në këtë periudhë dhe grushtit të shtetit, revolucioni ka sjellë dobi të rëndësishme, siç është kufizimi i mandatit të presidentit të shtetit.

Akademikë dhe aktivistë të Egjiptit, kanë dhënë vlerësimet e tyre për Anadolu Agency (AA) në lidhje me atë se çfarë ka sjellë “Revolucioni i 25 Janarit” i popullit të Egjiptit, i cili si sot para gjashtë viteve ia hapi dyert regjimit demokratik duke i vërshuar rrugët.

Sipas ekspertëve, revolucioni i para gjashtë viteve i hijëzuar më pas nga puçi ushtarak i vitit 2013, edhe pse ende në kuptimin e plotë të fjalës nuk i ka arritur synimet kryesore për liri dhe jetë dinjitoze si rrjedhojë e tij, pas gjashtë viteve ka sjellë përfitime të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë.

Profesori i kushtetutës pranë Universitetit të Helvanit, Xhemal Xhibril, konsideron se përfitimi më i madh kushtetues pas Revolucionit të 25 Janarit është kufizimi i mandatit të presidentit.

“Në mënyrë kushtetuese, është larguar gjendja kur presidenti i shtetit ishte pa mandat të kufizuar. Kushtetuta e kufizoi mandatin e presidentit në katër vite. Një person mund të jetë president vetëm për dy mandate”, thotë Xhibril.

Në kushtetutën e Egjiptit më parë nuk kishte një rregullim që kufizonte kandidaturën presidenciale të një personi. Ndërkaq, në kushtetutën e pranuar pas revolucionit zuri vend paragrafi “Presidenti zgjidhet për katër vite. Mandati fillon një ditë pas përfundimit të detyrës së pararendësit. Një person nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy mandate.

Kufizimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Xhibril thekson se përfitimi i dytë më i madh i Revolucionit të 25 Janarit që mundësoi rrëzimin Mubarakut i cili kishte qeverisur vendin për 30 vite në gjendje të jashtëzakonshme, është se “rregullimi i gjendjes së jashtëzakonshme me kritere më të forta në krahasim me periudhat e mëparshme”.

Gjendja e jashtëzakonshme në Egjipt ishte shpallur fillimisht në qershor të vitit 1967 nga presidenti i atëhershëm Xhemal Abdunaser pas disfatës në luftën me Izraelin, ndërkohë që kishte vazhduar edhe gjatë periudhës së pasardhësit të tij Enver Sedat. Ndërkaq, edhe Hosni Mubarak, i cili mori detyrën e presidentit pasi Sedat humbi jetën si pasojë e një atentati më 1981, qeverisi vendin me ligjet e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 vite.

“Kushtetuta e re”, dhurata më e madhe e revolucionit

Mahmud Hamza, aktivist politik egjiptian, nga ana tjetër është i mendimit se dhurata më e madhe që revolucioni ia ka dhuruar shtetit është kushtetuta e re e cila, sipas tij, i ka dhënë fund partneritetit mes qeverisë dhe kapitalit.

Në Egjjipt, i cili para revolucionit qeverisej me kushtetutën e vitit 1971, në vitin 2005 u bënë ndryshime në dy nene dhe u theksua se presidenti do të zgjidhet nga parlamenti, e jo me votë popullore. Atëkohë, vëzhguesit politikë kishin komentuar se këto ndryshime të Mubarakut janë bërë që të hapet rruga që i biri i vogël i Mubarakut, Xhemal, të bëhet presidenti i ardhshëm. Kjo gjendje, po ashtu, kishte nxitur reagime nga disa qarqe aktive në vend.

Kushtetuta në fjalë e vitit 1971 ishte shfuqizuar nga Këshilli i Lartë Ushtarak i cili mori qeverinë pas revolucionit, ndërsa në vitin 2012 u pranua kushtetuta e re. Pasi presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit Muhammed Mursi u përmbys me puç ushtarak, u bë Kushtetuta e vitit 2014 me disa ndryshime.

Rritjet në pagën minimale

Sipas Hamza, efekt tjetër pozitiv që është ndjerë në mënyrë direkte në shtet dhe veçanërisht në shoqëri janë ndryshimet në pagat minimale.

Semir Ridvan, ministri i Financave në qeverinë e parë të formuar pas Revolucionit të 25 Janarit, rriti për 250 paund egjiptianë pagën minimale e cila deri atëherë ishte 700 paund egjiptianë, ndërkohë që në periudhën e qeverisë së Hazim el-Biblavit në vitin 2013 paga minimale u ngrit në 1.200 paund egjiptianë.

Pjesëmarrja e popullit në politikë

Ndërkaq, Mustafa Kamil, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Kajros, vë në pah se një nga sukseset më të rëndësishme të revolucionit është rritja e interesimit të popullit egjiptian për politikë dhe guximi që e ka fituar në deklarimin e mendimeve.

Kamil thekson se ende nuk janë arritur në kuptimin e plotë synimet kryesore të revolucionit, konkretisht liria dhe jeta dinjitoze. Megjithatë, siç thotë ai, populli falë revolucionit ka treguar më shumë interes në politikë dhe është sjellë më guximshëm gjatë deklarimit të pikëpamjeve.

Ndërkaq, Hazem Hosni, politikolog tjetër nga i njëjti universitet, nënvizon se u ka sjellë njerëzve guxim për t’i deklaruar mendimet e tyre kur bëhet fjalë për ndryshime.

Ardhja në vend e gjërave në shoqërinë e Egjiptit

Hazem është i mendimit se edhe përkundër zhvillimeve aktuale negative, një dobi tjetër nga revolucioni është se gjërat kanë ardhur në vend të vet, pozicionet janë bërë të qarta dhe secili mund të shpreh mendimet personale.

Duke potencuar se ky rezultat pozitiv ka sjellë me vete edhe tolerancë politike, Hazem shprehet: “Keqvajtjet në disa institucione dolën në shesh me Revolucionin e 25 Janarit, mirëpo, nuk ndodhi asnjë zhvillim pozitiv në lidhje me lirinë, drejtësinë, socialitetin dhe dinjitetin. Megjithatë, ky është një proces historik dhe kërkon kohë”.

U fitua e drejta për të protestuar

Amr Hashim Rabi, zv/kryetar i Qendrës për Hulumtime Politike dhe Strategjike Ahram, thotë se me Revolucionin e 25 Janarit populli ka fituar të drejtën për të protestuar dhe deklarimit të mendimeve.

“Protestat përmbysën Mubarakun. Kjo e drejtë u mor nga një regjim autoritar. Pas revolucionit u miratua ligji për të drejtën e protestimit dhe kjo u bë një e drejtë ligjore”, vlerëson Rabi.

Ndryshe, protestat masive që filluan në Egjipt më 25 janar të vitit 2011 rezultuan me revolucion popullor dhe më 11 shkurt përfundoi duke i dhënë fund detyrës së Hosni Mubarakut i cili mbajti pushtetin për 30 vite.

The post Gjashtëvjetori i “Revolucionit të 25 Janarit” në Egjipt appeared first on Mesazhi.com.

Jahjaga në OKB, kërkon që përdhunimet të njihen ndërkombëtarisht si krime

Posted: 25 Jan 2017 09:31 AM PST

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.

Jahjaga, kërkoi nga Banguras që ta ndihmojë të gjendet një mënyrë që përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, të njihen ndërkombëtarisht si krime lufte.

"Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takova me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm Zainab Bangura, të cilës i kërkova ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte", ka shkruar Jahjaga në Facebook.

The post Jahjaga në OKB, kërkon që përdhunimet të njihen ndërkombëtarisht si krime appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Bisedimet e mbrëmshme ulen tensionet

Posted: 25 Jan 2017 08:23 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot në një konferencë për media për takimin e mbrëmshëm me udhëheqësit e Serbisë në Bruksel.

Thaçi tha se situatat e krijuara pas një periudhe të gjatë të ndërprerjes së dialogut me përfaqësim të lartë dhe posaçërisht pas zhvillimeve të fundit të hidhura me veprime provokative dhe nacionaliste nga ana e Serbisë, kanë bërë që takimet të jenë të vështira dhe të rënda.

"Përkundër këtij fakti, ne jemi lider dhe duhet të punojmë për ruajtjen e paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Mund të them që qëllimi kryesor i këtij takimi, që ka qenë ulja e tensioneve, është arritur", ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se së bashku me kryeministrin Mustafa, kanë kërkuar nga Serbia ndalimin e veprimeve që për qëllim kanë pasur destabilizimin e Kosovës.

"Këtu përfshihen të gjitha veprimet provokuese gjatë kohëve të fundit. Mendoj se ka pasur mirëkuptim ndërmjet palëve që të ulen tensionet dhe t'i përkushtohemi dialogut. Jemi dakorduar që dialogu nuk ka alternativë", u shpreh ai.

"Dialogu ka arritur në kapitullin final dhe ku duhet të jetë e qartë se cili është rezultati përfundimtar i këtij procesi. Unë shpresoj që me ndihmën e Mogherinit, ne do të mund të negociojmë dhe një marrëveshje politike përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve", ka pohuar Thaçi.

"Vetëm një marrëveshje e tillë është garanci për paqe e stabilitetin rajonal".

"Është garancë për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE", ka deklaruar presi

The post Thaçi: Bisedimet e mbrëmshme ulen tensionet appeared first on Mesazhi.com.

Kuvajt, 7 ekzekutime përfshirë një anëtar të familjes mbretërore

Posted: 25 Jan 2017 06:37 AM PST

Autoritetet e Kuvajtit të mërkurën ekzekutuan shtatë persona të dënuar me akuza të ndryshme penale, bëri të ditur agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve (KUNA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një zyrtari të prokurorisë publike cituar nga KUNA në mesin e shtatë personave të ekzekutuar dy janë shtetas të Kuvajtit dhe dy egjiptianë, së bashku me një të Bangladeshit, një filipinas dhe një etiopian.

Një nga dy shtetasit e Kuvajtit, Princi Faisal Abdullah al-Jaber al-Sabah, ka qenë anëtar familjes në pushtet i cili u dënua për vrasjen e nipit të tij në vitin 2010.

Ekzekutimet u miratuan nga Emiri i Kuvajtit Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.

The post Kuvajt, 7 ekzekutime përfshirë një anëtar të familjes mbretërore appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli sfidon sërish OKB-në, të tjera banesa në territoret palestineze

Posted: 25 Jan 2017 06:01 AM PST

Me Donald Trumpin president të Amerikës, Izraeli duket se i ka shpatullat më të ngrohta dhe për të dytën herë që prej ardhjes së tij në pushtet, sfidon rezolutën e OKB-së duke njoftuar planet për ndërtimin e 2.500 banesave të reja në kolonitë izraelite të Bregut Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e justifikuan vendimin me nevojën në rritje për godina banimi. Për autoritetet palestineze, planet janë një goditje e re për kthimin e paqes në rajon.

Trump ka treguar se është më dashamirës sesa Obama ndaj aktiviteteve ndërtimore të Izraelit në territoreve palestineze, e zgjodhi një mbështetës të fuqishëm të kolonive si ambasador në Izrael.

Rreth 500 mijë hebrenj jetojnë në vendbanime të ndërtuara në Bregun Perëndimor e Jeruzalemin Lindor, që iu përvetësuan Palestinës në vitin 1967. Vendbanimet konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, edhe pse Izraeli refuzon ta pranojë këtë.

Shumica e banesave të aprovura të martën do të ndërtohen në blloqe ekzistuese koloniale të Bregut Perëndimor. 100 prej tyre do të ngrihen në Beit El, një koloni pranë Ramallahut, që thuhet të ketë siguruar financime nga një fondacion i drejtuar nga familja e dhëndrit dhe këshilltarit të Trumpit, Jared Kushner.

"Ne po ndërtojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", shkroi Netanyahu në "Twitter", duke sfiduar hapur komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri izraelit diskutoi gjithashtu çështjen e dialogut me Palestinën, në një telefonatë me presidentin amerikan, gjatë së cilës u ftua në një takim në Uashington në fillim të muajit shkurt.

The post Izraeli sfidon sërish OKB-në, të tjera banesa në territoret palestineze appeared first on Mesazhi.com.

Donald Trump do e ndërtojë murin në kufi me Meksikën

Posted: 25 Jan 2017 05:59 AM PST

Donald Trump nuk po i lë më shpresë atyre që menduan se kur të bëhej President, do ta anashkalonte vënien në jetë të disa prej zotimeve më polemizuese të fushatës së tij presidenciale.

Pas firmosjes së vendimit që i hap rrugën përmbysjes së "Obamacare", daljes nga partneriteti i trans-paqësorit dhe nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv për dy naftësjellës që rrezikojnë ndotjen e mjedisit, Presidenti i ri amerikan i rikthehet një lëvizjeje të shumëkritikuar: ngritjes së murit në kufi me Meksikën. Është planifikuar një ditë e madhe për sigurinë kombëtare, sipas Trump, dhe ajo do të përfshijë veprimin ekzekutiv që kanalizon burime federale drejt ndërtimit të murit.

Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë nuk do të mjaftohet me kaq, por do të njoftojë një sërë masash të lidhura me emigracionin, të cilat do të prekin edhe vizat. Plani i tij është të nënshkruajë dy urdhra ekzekutivë gjatë vizitës në Departamentin e Sigurisë Kombëtare. I pari, ai që udhëzon ngritjen e murit, mandaton gjithashtu shtimin e personelit të mbrojtjes kufitare dhe doganore me 5 000 punonjës.

Departamentit do t'i kërkohet po kështu të japë publikisht detaje mbi ndihmën që i shkon aktualisht Meksikës, tregues ky se një pjesë e këtyre parave mund të devijohen tek ngritja e murit, çka do të thotë se në këtë mënyrë do të përmbushet dhe premtimi i hershëm i Trumpit që në një mënyrë apo një tjetër, për murin do të paguajë vetë Meksika.

Ndër urdhrat që do të lëshojë në vijim Presidenti amerikan mbi sigurinë e kufijve është edhe "verifikimi ekstrem" i njerëzve që udhëtojnë drejt SHBA-së nga Siria dhe gjashtë vende të tjera me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, gjë që do të kufizojë edhe hyrjen e refugjatëve.

The post Donald Trump do e ndërtojë murin në kufi me Meksikën appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mbetet vendi më i korruptuar në rajon

Posted: 25 Jan 2017 01:29 AM PST

Edhe këtë vit, Transparency International publikoi "Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit 2016" për 176 vendet e botës dhe prapë Kosova renditet e fundit në rajon, me gjithë ngritjen në pikë.

Kjo u bë e ditur sot në konferencën për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova ku u prezantuan rezultatet e këtij indeksi.

Artan Canhasi nga KDI, theksoi se sipas Indeksit të përceptimit të korrupsionit 2016, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015. "Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015 Kosova ishte radhitur e 103-ta me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së Transparency International, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend 'perceptohet shumë i pastër' kurse zero pikë do të thotë 'perceptohet shumë i korruptuar' . Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendit e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi", ka thënë ai.

Edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publik, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit. Bazuar në këtë indeks, notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e keqmenaxhimit të fondeve dhe pozitave publike, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Luftimi i korrupsionit në 2016 ka qenë një nga kushtet kryesore që bashkësia ndërkombëtare kishte vënë institucioneve të Kosovës për të ecur drejt integrimit në BE. Sipas Canhasit trysnia e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë ndaj institucioneve të Kosovës për të sjellë rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit ka sjellë efekte pozitive. "Institucionet e vendit kanë shënuar lëvizje drejt përmirësimit në sistemin e prokurimit publik dhe kanë kontroll relativisht të mirë të korrupsionit të nivelit të vogël, gjegjësisht mitmarrjes në sektorin publik", ka shtuar ai.

Problem kyç mbetet mungesa e transparencës në financimin e subjekteve politike; këto të fundit vazhdojnë të mos i publikojnë burimet e financave dhe shpenzimet e tyre. Joprofesionalizmi, ndikimi dhe kontrolli partiak në emërimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve në të gjithë sektorët publikë, në të gjitha nivelet mbetet pengesë. Shëndetësia dhe gjyqësori vazhdojnë të jenë sektorët me nivelin më të lartë të korrupsionit, me mungesë të transparencës dhe shërbimeve bazë për qytetarët.

KDI vlerëson se pozita e Kosovës do të përmirësohej edhe më tutje në rast se prokurimi elektronik, që pritet të fillojë të zbatohet, mund të mundësojë publikim të plotë të kontratave dhe kur politikat e vendit do të përqendrohen në forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e praktikave llogaridhënëse.

KDI u bën thirrje qytetarëve që të mbajnë përgjegjës politikanët duke kërkuar vazhdimisht llogari dhe luftë të pakompromis ndaj të korruptuarve. Një mënyrë që mund ta bëjnë është dukë shikuar se kush përfaqëson me të vërtetë qytetarët duke përdorur kalkulatorin e ngjashmërisë në platformën votaime.org.

TI ka vazhduar me publikimin e CPI në nivel global për më shumë se 20 vite. Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para edhe këtë vit me 90 pikë kurse Somalia mbetet në vendin e fundit për vitin e dhjetë me radhë.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova (TIK), beson në një Kosovë ku qeveria, bizneset, shoqëria civile dhe jeta e përditshme e qytetarëve janë të lira nga korrupsioni.

The post Kosova mbetet vendi më i korruptuar në rajon appeared first on Mesazhi.com.

Sulm me bomba në Somali, të paktën 12 të vdekur

Posted: 25 Jan 2017 01:23 AM PST

Në sulmin me bomba para hotelit ku qëndrojnë edhe qeveritarë në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë, sipas të dhënave paraprake jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë mësohet se para një hoteli që ndodhet në bulevardin Mekke-i Mukerreme të Mogadishut ku gjithashtu qëndrojnë edhe qeveritarë janë kryer sulme me dy autobomba.

Ekipet shëndetësore kanë bërë të ditur se në sulm jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur ku në mesin e të plagosurve janë edhe 4 kameramanë punonjës të mediave të huaja.

Ndërkohë nga autoritetet zyrtare thuhet se ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu në anën tjetër mësohet se organizata terroriste Al-Shabaab në një deklaratë në internet ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.

The post Sulm me bomba në Somali, të paktën 12 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Brukseli thotë se palët janë pajtuar të ulin tensionet

Posted: 25 Jan 2017 01:17 AM PST

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përmes një deklarate me shkrim, Mogherini falënderoi të dyja palët për, siç tha, takimin konstruktiv.

“Ato kanë diskutuar zhvillimet e ditëve të fundit, janë pajtuar për të lënë prapa tensionet dhe për t’u përqendruar në punën përpara”.

“Unë kam theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është thelbësor për Kosovën dhe Serbinë, për Bashkimin Evropian dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”, tha mes tjerash Mogherini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte mirë që Serbia ta njohë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletarrestimet e Serbisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

“Kemi insistuar që Bashkimi Evropian të jetë i qartë dhe i vendosur në presionin e vet ndaj Beogradit”, tha Thaçi.

Thaçi përsëri theksoi se muri në veri të Mitrovicës, i ngritur nga autoritetet lokale atje, duhet të rrënohet dhe se Serbia duhet të zhbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se takimi i së martës ka qenë ndër më të vështirët dhe se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

“Do të bëjmë përpjekje që të gjithë të lëshojmë topin dhe të sillemi me pëgjegjësi”, tha Vuçiq.

Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliq, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

Më 14 janar, Kosova ka ndaluar një tren të nisur nga Beogradi, të hyjë në territorin e saj. Treni, me mbishrimin "Kosova është Serbi" dhe simbole kishtare mesjetare, është parë si provokim në Prishtinë.

Thaçi ka thënë se synim i Serbisë, përmes këtij treni, ka qenë të aneksojë veriun e Kosovës.

Sipas Nikolliqit, me ndalimin e trenit, Kosova ka treguar se dëshiron luftë me Serbinë.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të tendosen qysh në fillim të këtij muaji, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë, në bazë të një urdhërarresti nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon Haradinajn për krime lufte.

Edhe Beogradi, edhe Prishtina synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe normalizimi i marrëdhënieve është kusht për përparimin e tyre.

Takimi i së martës ishte i pari në nivel të lartë pas një periudhe njëvjeçare.

Ndërkaq, ishte hera e dytë që në takim morën pjesë edhe presidentët. Në vitin 2013, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte takuar në Bruksel me homologun serb, Nikolliq.

Po atë vit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Të dyja palët kanë thënë se kanë marrë atë që kanë dashur nga marrëveshja, porse zbatimi i pikave të saj lë për të dëshiruar.

The post Brukseli thotë se palët janë pajtuar të ulin tensionet appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more