Skip to main content

Mesazhi.com: “Nikoliq: Europa po i kërkon Serbisë që ta njeh Kosovën” plus 9 more

Mesazhi.com: “Nikoliq: Europa po i kërkon Serbisë që ta njeh Kosovën” plus 9 more


Nikoliq: Europa po i kërkon Serbisë që ta njeh Kosovën

Posted: 24 Jan 2017 12:07 PM PST

Presidenti i Serbisë, Tomoslav Nikoliq ka folur pas takimit të shkurtër që pala serbe kanë pasur me Shefen e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Nikoliq ka pranuar se Europa po i kërkon Serbisë që të përmbush kushtet që lidhen kryesisht me Pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ai këtë e quan të papranueshme dhe çështje që i rrinë shumë në zemër.

Ai tutje tha se "Mogherini s'ka paraqitur asnjë dokument që ne duhet ta nënshkruajmë. Ajo ka shprehur brengën që ka pengesa në dialogun Kosovë-Serbi".

Sipas Nikoliqit, Mogherini iu ka thënë në takim se "ka çështje që duhet përgjigjur që të dyja palët pasi që situata është shumë e nxehtë".

The post Nikoliq: Europa po i kërkon Serbisë që ta njeh Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Mogherini takon Thaçin e Mustafën

Posted: 24 Jan 2017 12:06 PM PST

Shefja e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

Ky takim i Mogherinit vjen pas takimit që ajo kishtë më herët me palën serbe, ku u takua me presidentin serb, Nikoliq dhe kryeministrin Vuçiq.

Pas këtyre takimeve të ndara të të dyja palëve, Mogherini dhe të dyja palët në këtë dialog pritet të darkojnë së bashku, që ndryshe është quajtuar si "darka e pajtimit", transmeton Klan Kosova.

The post Mogherini takon Thaçin e Mustafën appeared first on Mesazhi.com.

Kasami: Lëvizja BESA synon zhvillimin ekonomik të rajonit perëndimor

Posted: 24 Jan 2017 10:32 AM PST

Në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, kryetari i këtij subjekti politik, Bilall Kasami, priti në një takim delegacionin e "Institutit për Hapësira Humane" të kryesor nga drejtori i këtij instituti, Andrej Kajbiç, të cilët kanë ardhur nga Maribori i Sllovenisë për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar sugjerimet rreth përpilimit të projekteve zhvillimore rajonale, që janë pjesë e Platformës së Lëvizjes BESA, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, Kasami paralajmëroi se në vend do të realizohen projekte konkrete për zhvillim strategjik të pjesës perëndimore të Maqedonisë. Ai shtoi se palët janë në fazën e konsultimeve për atë se cila do të ishte qasja e zhvillimit strategjik të kësaj pjese, në interes të ngritjes së mirëqenies së banorëve që jetojnë në atë pjesë, por edhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Maqedonisë.

Në pyetjen se deri më tani pjesa perëndimore e Maqedonisë është anashkaluar nga investimet e jashtme, Kasami tha se paltforma e partisë që drejton ai, dallon nga subjektet tjera politike dhe ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të rajonit në të cilin janë prezent si parti në fazën e ngritjes së tyre politike.

"Qasja e deritanishme e investimeve të jashtme ka qenë një qasje politike dhe jo ekonomike. Për të pasur investime të qëndrueshme të jashtme dhe të brendshme duhet një analizë, një studim dhe një qasje strategjike të cilën nuk e ka patur Maqedonia. Ne si Lëvizje BESA e ofrojmë këtë qasje strategjike, ofrojmë një plan të zhvillimit ekonomik, veçanërisht të pjesës perëndimore. Kur do ta kemi këtë plan strategjik, besoj se edhe investitorët e huaj nuk do të vijnë nga atraksioni politik, por do të vijnë bazuar në interesin ekonomik", deklaroi Kasami.

Nga ana tjetër, drejtori i "Institutit për Hapësira Humane", Andrej Kajbiç, duke theksuar se instituti që drejton ai, punon me projekte zhvillimore, tha se: "Ne jemi duke u përgatitur për projektin zhvillimor 'Korab 2025', i cili përmban një program për të zhvilluar rajonin perëndimor të këtij vendi dhe synon zhvillimin ekonomik, turistik, social dhe kulturor të këtij rajoni".

Takimi i sotëm i Lëvizjes BESA me "Institutin për Hapësira Humane" mbahet për herë të dytë, pasi që në fund të vitit të kaluar Lëvizja BESA ishte mysafire e këtij instituti. Qëllimi i takimeve është projekti zhvillimor i paralajmëruar nga Lëvizja BESA "Korab 2025", në të cilin parashihen shumë projekte investuese zhvillimore nga fusha e turizmit dhe fusha tjera që përfshinë rajonin perëndimor të Maqedonisë.

Lëvizja BESA synon që me këtë projekt edhe komunat shqiptare të gjenerojnë zhvillim ekonomik që sipas tyre, ndjeshëm do të përmirësojnë standardin jetësor të banorëve.

The post Kasami: Lëvizja BESA synon zhvillimin ekonomik të rajonit perëndimor appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv arsyeton vendimin për Kosovën

Posted: 24 Jan 2017 10:26 AM PST

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, ka lëshuar komunikatën për media, duke dhënë arsyetimet përse refuzoi kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë për të rrëzuar vendimin e UEFA-s për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

"Paneli i CAS-it i ngarkuar me këtë çështje theksoi se Federata e Futbollit e Serbisë kërkoi sqarime duke pasur parasysh se sipas tyre është thyer statuti i UEFA-s (neni 5) dhe kërkoi sqarime. Dispozita e tillë thekson se anëtarësimi në UEFA është i hapur për Federatat që ndodhen në Kontinentin e Evropës, duke u bazuar në një vend i cili njihet nga Kombet e Bashkuara, si shtet i pavarur", thuhet në komunikatën e CAS-it, shkruan Gazeta Olle.

Më tutje, jepet arsyetimi përse u refuzua kërkesa e tyre. "Duke pasur parasysh se nuk ka njohje formale të një vendi nga Kombet e Bashkuara, Paneli i CAS-it, interpretoi artikullin 5 të Statutit të UEFA-s, në kuptimin se territori në të cilin Federata e Futbollit ësthë e vendosur, është njohur nga shumica e shteteve anëtare të OKB-s, si një "shtet i pavarur". Paneli i CAS-it gjeti se ky parakush u pëmbush në lidhje me FFK-n, dhe si përfundim i tillë, ishte në përputhje me vullnetin e shprehur nga shumica e federatave anëtare në Kongresin e UEFA-s, për ta pranuar FFK-n si anëtare të re të UEFA-s, dhe si pasojë e kësaj u refuzua ankesa e FFS-s", thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Arbitrazhit sportive.

The post Gjykata e Arbitrazhit Sportiv arsyeton vendimin për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Të bashkohen pozitë dhe opozitë, kundër planit të Serbisë për Kosovën

Posted: 24 Jan 2017 10:17 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka deklaruar se është koha që opozita dhe pozita të bëhen bashkë.

"Nuk është koha e ndarjes, por bashkimit dhe unitetitet politik ashtu si edhe institucional. Institucionet duhet të bashkohen kundër Serbisë, në mënyrë që t'i përgjigjemi këtij plani të Serbisë për Kosovën. Kosova ka mbajtur zgjedhjet. Kanë dalur organet shtetërore, të vlerësuara nga qytetarët dhe të pranuara nga ndërkombëtarët, por kur është në pyetje interesi nacional duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim opozitë e pozitë", ka thënë Thaçi, duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës.

I pari i vendit ka thënë poashtu se me autoritetet e BE-së do të bisedohet edhe për ndalimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Francë.

"Do të diskutoj me autoritetet e BE-së, por me Beogradin nuk kam ndonjë autoritet, se edhe unë jam personazh në ato lista".

Ai ka thënë së Serbia nuk po mundet me i përbi lehtë humbjet që ka pësuar me Kosovën.

Thaçi nuk ka komentuar për idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh.

"Nuk kam lexuar dhe nuk e kam dëgjuar këtë ide", tha ai.

Thaçi ka thënë se nuk është e rëndësishme të diskutohet për përfshirjen e tij në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

"Mendoj se është krejt e parëndësishme përfaqësimi, me rëndësi është që përfaqësimi të jetë në nivelin më të lartë politik por duhet të fokusohemi në çështje që neve na preukopojnë, normalizimin e plotë të marrëdhënieve të të dy shteteve".

Thaçi ka thënë se Kosova nuk pretendon që të cënojë Serbinë, por as nuk do të lejon që Serbia të bëjë një gjë të tillë.

Ai megjithatë ka thënë se Kosovën nuk e presin ditë të lehta, në vazhdën e këtij dialogu.

"Nuk na presin ditë të lehta, por ditë të rënda përballë një mentaliteti misholleviqian. Ata pretendojnë aneksimin e pjesës veriore, nuk është atmosferë e lehtë derisa ata kanë synim të qartë cenimin e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës".

Presidenti Thaçi ka deklaruar se "Serbia ende vazhdon t'i viktimizojë serbët e Kosovës për ambiciet e tyre".

"Kësaj ideje për krijimin e Serbisë së Madhe do t'i përgjigjemi natyrisht", tha Presidenti.

The post Thaçi: Të bashkohen pozitë dhe opozitë, kundër planit të Serbisë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e mposhtë Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

Posted: 24 Jan 2017 08:25 AM PST

Serbia del humbëse edhe në një duel me Kosovën. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Serbia iu drejtuar kësaj gjykate në maj të vitit të kaluar, pasi FFK u anëtarësua në fillim në UEFA e më vonë edhe në FIFA, shkruan RTK.

Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.

The post Kosova e mposhtë Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv appeared first on Mesazhi.com.

Konstituohet Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

Posted: 24 Jan 2017 08:15 AM PST

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin konstituues të Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi e Ramiz Kelmendi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, vëzhguesit ndërkombëtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-i, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Komunës së Istogut, Haki Rugova, përfaqësues të institucioneve tjera kompetente që do të jenë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast theksoi se Qeveria nuk do të jap udhëzime se si të punojë Komisioni duke qenë se ai është profesional dhe do ta ketë plotësisht në kompetencë dhe përgjegjësi të tij që të përcaktojë kriteret, metodologjinë dhe teknikat e matjes së territorit të Republikës së Kosovës.

"Raporti, të cilin ju do ta bëni përfundimisht, do ta aprovojë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe me këtë raport pastaj do ta njoftojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj lidhur me territorin që e kemi tani dhe territorin që e kemi pasur para datës 25 gusht të vitit 2015", tha kryeministri Mustafa.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik Hivzi Islami u zotua në punë të paanshme dhe profesionale të Komisionit.

"Ky Komision nuk do të merret me shkaqet dhe efektet politike të kufijve, me markim ose demarkim të tyre, as me aspekte tjera. Komisioni ka për detyrë vetëm të bëjë matjen e territorit të Republikës së Kosovës, përkatësisht të secilës zonë kadastrale dhe komunë administrative.

Komisioni do të qëndroj larg ndikimeve dhe animeve politike, partiake, të grupeve të interesit, sikurse që do të lë anash emocionet, patetizmin, folklorin, irracionalitetin. Neve na duhet këtu, në këtë moment, vetëm profesionalizmi. Në këtë çështje, si edhe në shumë çështje tjera me rëndësi kombëtare dhe shtetërore, është shumë i nevojshëm, më se i nevojshëm konsensusi i plotë i të gjitha forcave politike dhe institucioneve profesionale, shkencore dhe shoqërore të Kosovës", tha Akademik Islami.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, gjatë takimit ka vendosur që të funksionoj në dy grupe punuese, organizativ dhe profesional.

Grupi organizativ do të merret me krijimin e kushteve teknike të punës, në bashkëpunim me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë në Zyrën e Kryeministrit, pastaj me mbledhjen dhe sistemimin e materialit që do ta sjellin përfaqësuesit organizatave dhe agjencive, do të organizojë ballafaqimin e ekspertëve nga institucionet e ndryshme pas punës së profesionistëve të tyre, si dhe me çështje tjera organizativo-administrative deri te hartimi i Raportit final.

Grupi Profesional ka për qëllim mbledhjen e të dhënave dhe gjithë dokumentacionin zyrtar vetëm nga institucionet përkatëse, ku përfshihen të gjitha llojet e të dhënave dhe fakteve: kadastrale, hartografike, statistikore, shkencore dhe menaxheriale të institucioneve të KSAK (deri në vitin 1988) dhe të Republikës së Kosovës (pas vitit 2008).

The post Konstituohet Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Itali, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord

Posted: 24 Jan 2017 07:41 AM PST

Një helikopter me 6 persona në bord thuhet se është rrëzuar në rajonin Abruzzo të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të televizionit shtetëror italian, RAI, helikopteri që ka rënë transportonte një person të plagosur të cilin e kishte marrë nga qendra për ski Campo Felicce.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, ka thënë se ende nuk dihet nëse helikopteri ka marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit gjatë shembjes së një hoteli për shkak të një orteku.

Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se kanë mundur të nxjerrin edhe një tjetër trup të pajetë nga rrënojat, ndërsa ende shumë persona rezultojnë të humbur.

The post Itali, rrëzohet një helikopter me 6 persona në bord appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Në marrëdhëniet me Serbinë na presin ditë të rënda

Posted: 24 Jan 2017 06:04 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se Kosovën në marrëdhëniet me Serbinë "e presin ditë të rënda" dhe se kërkon "mobilizim politik dhe qytetar për t'iu kundërvënë aktiviteteve të tilla të Serbisë".

Ai ka thënë se këtyre trysnive dhe provokimeve Kosova do t'u përgjigjet me forcën e ligjit dhe me përdorimin e të gjitha mundësive kushtetuese dhe ligjore.

"Të gjithë duhet të mobilizohemi, si në kuptim politik ashtu edhe në atë qytetar, për t'iu kundërvënë trysnisë që Serbia po e ushtron mbi Kosovën, sepse plani i tyre është ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore e vendit t'i bashkohet Serbisë. Ne këtë kurrë nuk do ta lejojmë", ka thënë Thaçi për agjencinë serbe të lajmeve, "Beta".

"Këtë do t'ua themi qartazi edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe ne nuk do të lejojmë që të vihet në pikëpyetje integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës", ka thënë Thaçi në Bruksel në prag të takimit të sotëm të delegacioneve të Kosovës e Serbisë.

Thaçi ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel përbën "hapjen e kapitullit të fundit" në bisedimet me Serbinë të cilat, sipas tij, do të përfundojnë me njohjen reciproke ndërshtetërore.

Ai ka vlerësuar se nuk ka nevojë që të dy vendet të rikthehen ne marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të vitit 2013, që kur disa marrëveshje janë jetësuar, e disa të tjera janë në prag të realizimit, por se duhet kthyer nga e ardhmja dhe të bëhet çmos për normalizimin mes dy shteteve.

"Serbia duhet t'u jep fund provokimeve të rënda ndaj Kosovës, të tilla si fletëarrestet, treni dhe muri në Mitrovicë", ka thënë Thaçi.

Duke komentuar kritikat e ashpra të opozitës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, presidenti kosovar ka shprehur falënderimin që disa nga partitë politike kanë qenë pjesë e bisedimeve dhe përfaqësuesit e të cilëve kanë marrë pjesë në dialogun mes Kosovës e Serbisë dhe për votimin e tyre në Kuvendin e Kosovës në favor të marrëveshjes së vitit 2013.

"Tani nevojitet mobilizim politik e qytetar për t'iu kundërvënë trysnive të Serbisë. Na presin ditë të rënda në marrëdhëniet me Serbinë", ka thënë Thaçi për agjencinë serbe të lajmeve, "Beta".

The post Thaçi: Në marrëdhëniet me Serbinë na presin ditë të rënda appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj viziton Brunein, Kosova po forcon lidhjet me Azinë

Posted: 24 Jan 2017 05:22 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar turin e tij të vizitës duke qëndruar në Brunei, ku është pritur nga Sulltani i këtij vendi, Haji Hassanal Bolkiah, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, para dhe pas njohjes së pavarësisë.

Në këtë takim, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Kosovës për t'i forcuar lidhjet mes dy shteteve dhe shoqërive në fusha të ndryshme të jetës, veçmas në ekonomi dhe arsim.

Ministri Hoxhaj ka siguruar mbështetjen e Bruneit në rast të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

"Takimet që kisha në Brunei me Sulltanin e këtij shteti, me ministrin e Punëve të Jashtme, me ministrin e Arsimit, si dhe me përfaqësues të odave ekonomike, flasin për mbështetjen që e ka Kosova në këtë vend, por edhe në rajonin e Azisë Juglindore. Kemi biseduar se si të kemi një bashkëpunim më të ngushtë politik në rast se Kosova do të aplikonte për t'u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare, si dhe të ketë bashkëpunim në mes të ekonomive dhe shoqërive tona në fusha të ndryshme", ka thënë ministri Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Bruneit, Pehin Dato Lim ku kanë folur më detajisht për bashkëpunimin dypalësh pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në javët e ardhshme.

The post Hoxhaj viziton Brunein, Kosova po forcon lidhjet me Azinë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more