Skip to main content

Mesazhi.com: “Dijaneti Turk: Muslimanëve u ofrohen shërbime në 102 vende të botës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dijaneti Turk: Muslimanëve u ofrohen shërbime në 102 vende të botës” plus 9 more


Dijaneti Turk: Muslimanëve u ofrohen shërbime në 102 vende të botës

Posted: 26 Jan 2017 08:28 AM PST

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë me gati 2.000 nëpunës, ofron shërbime fetare dhe të tjera për qytetarët muslimanët dhe bashkëkombasit në gjithsej 102 vende të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për zyren e qeverisë, të njohur edhe si Drejtoria e Dijanetit, të ngarkuar për çështjet fetare në Turqi e cila u themelua në vitin 1924, dhe që nga mesi i viteve ’80 të shekullit të kaluar me veprimtarin e saj ka filluar edhe jashtë Turqisë. Veprimtaria e Dijanetit jashtë Turqisë është mundësuar me dekretin e qeverisë turke të vitit 1978 në të cilin është miratuar hapja e zyrës së këshilltarit dhe atasheut për Çështje Fetare në kuadër të Ambasadës turke.

Kryetari aktual i Dijanetit të Turqisë Mehmet Gormez, i cili në këtë funksion u emërua në vitin 2010, ku asokohe ky institucion turk ka ofruar shërbimet fetare jashtë vendit përmes 18 zyrave të këshilltarit dhe 21 zyrave të atasheut të Çështjeve Fetare, kurse në këto zyra ishin angazhuar gjithsej 1.084 të punësuar. Zyrat ishin aktive në SHBA, Australi, në disa vende evropiane, shtetet e Ballkanit dhe në vendet turko-folëse.

Deri më tani, Drejtoria Turke e Çështjeve Fetare dukshëm ka intensifikuar aktivitetet, e cila aktualisht ka 52 zyra të këshilltarit në 12 shtete evropiane, 23 shtet të Euroazisë dhe 17 në shtetet e Afrikës. Tani institucioni i Çështjeve Fetare vepron edhe përmes zyrave të atasheut të ambasadave në 38 vende edhe atë në 30 shtete evropiane, 6 shtete të Euroazisë dhe 2 shtete afrikane. Aktive janë edhe 12 zyra të Koordinatorit për Çështje Fetare dhe tre zyra të zëvendës këshilltarit të këtij institucioni.

Në disa vende njëkohësisht janë aktive zyrat edhe të këshilltarit edhe të atasheut të Dijanetit turk. Ky institucion tani numëron 2.043 të punësuar në vendet mike.

Drejtoria e Çështjeve Fetare në mënyrë aktive ndihmon edhe pakicat muslimane në shumë pjesë të botës, si dhe është organizatore e konferencave të shumta shkencore dhe ndërkombëtare mbi këtë temë dhe në temat për të cilat Turqia ndan përvojën e saj të pasur në fushën e zgjidhjes së çështjeve fetare.

Disa nga konferencat më të rëndësishme dhe simpoziume në organizimet e së cilës ka marrë pjesë edhe Drejtoria për Çështjet Fetare të Turqisë, janë samiti i liderëve fetarë të Euroazisë, samiti i liderëve islamik të Afrikës, takimit me udhëheqësit e bashkësive islame të vendeve të Ballkanit, takimi me muslimanët evropianë, Samiti i udhëheqësve fetarë muslimanë të Amerikës Latine dhe Karaibeve …

Drejtoria operon edhe nëpërmjet Fondacionit të Dijanetit turk, e cila është organizatore e projekteve të shumta të rindërtimit dhe ndërtimit të xhamive në mbarë botën. Një nga këto projekte është edhe Qendra amerikane e Dijanetit, e cila në kompleksin e saj përfshin edhe një xhami, e cila u hap vitin e kaluar në prani të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Dijaneti gjithashtu organizon edhe therjen e kurbanëve në mbarë botën. Në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 2010, në gjithsej 22 vende janë shpërndarë rreth 300 mijë kurbanë, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2016, numri i kurbanëve të shpërndarë u rrit në rreth 600 mijë sosh. Vetëm vitin e kaluar kurbanët e Dijanetit janë shpërndarë në 130 vende dhe janë shpërndarë 239.414 kurbanë.

Përmes Fondacionit të Dijanetit deri më tani mijëra studentë kanë marrë bursa dhe kanë përfunduar studimet universitare dhe postdiplomike në fakultetet islame në Turqi.

Me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e çështjeve fetare dhe arsimimit fetar, Drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Gormez në gjashtë vitet e fundit ka ralizuar vizitë zyrtare në 36 vende.

The post Dijaneti Turk: Muslimanëve u ofrohen shërbime në 102 vende të botës appeared first on Mesazhi.com.

Turqia leje “të veçantë” pune mjekëve sirianë

Posted: 26 Jan 2017 08:18 AM PST

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Recep Akdağ, ka paralajmëruar leje të veçantë pune për mjekët sirianë dhe punonjësit sirianë të shëndetësisë në Turqi për t’u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t’u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në tryezën editoriale të AA-së, Akdağ fillimisht rikujtoi se Turqia ka pranuar katër milionë refugjatë nga Siria. I pyetur në lidhje me atë se në cilën fazë ndodhen shërbimet shëndetësore që u dedikohen refugjatëve sirianë, Akdağ tha se “E falënderoj Zotin që na ka dhënë një mundësi të këtillë që ne t’i mirëpresim ata.”

Akdağ tha se të tjerët nuk dëshirojnë një Turqi të fuqishme. Sipas tij, në një periudhë kur vendi është i rrezikuar nga sulme, ndihma dhe mbështetja që Turqia ua ofron të persekutuarve është elementi më i rëndësishëm që u ndihmon atyre të vazhdojnë.

“Unë besoj se sa më shumë që ne ofrojmë ndihmojmë të persekuturave dhe të shtypurve, aq më shumë Zoti na ndihmon neve”, shtoi ministri Akdağ.

Ai theksoi se të gjithë njerëzit në Turqi e dinë se pse Turqia i ndihmon, siç tha ai, vëllezërit nga Siria dhe janë të kënaqur nga kjo.

Ministri më tej vuri në pah se Turqia është duke plotësuar çdo nevojë të refugjatëve, duke filluar nga arsimi e deri te shëndetësia.

Në lidhje me mbështetjen që kanë ofruar për refugjatët, Akdağ tha se Turqia ka themeluar qendra shëndetësore në 16 qytete për migrantët duke ofruar shërbime pa pagesë për të gjithë sirianët.

“Mjekëve sirianë dhe punonjësve të shëndetësisë do t’u japim leje të veçantë pune për t’u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t’u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore. Jemi në përgatitje të kësaj. Jemi duke i trajnuar ata dhe do t’i testojmë. Brenda tre muajve të ardhshëm këta persona do të jenë të gatshëm”, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ.

Ai më tej njoftoi se që nga viti 2015 Turqia ka trajtuar një milion të sëmurë krahas 22 milionë shërbimeve në poliklinika, duke shtuar se në këtë periudhë janë realizuar 850 mijë operacione dhe 200 mijë lindje.

Duke theksuar se në Greqi brenda një viti ka pasur 60 mijë lindje, Akdağ tha se “Ne në Turqi kemi realizuar lindjen e 200 mijë grave siriane shtatzënë.”

Ai po ashtu vuri në pah se bëjnë kontrolle të mira për ta parandaluar hyrjen e sëmundjeve ngjitëse në Turqi dhe se kanë bërë vaksinimin e fëmijëve. “Falënderoj Zotin që edhe krahas pritjes së kaq mysafirëve, nuk jemi ballafaquar me rrezik nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Po i vaksinojmë të gjithë fëmijët sikurse fëmijët tanë”, tha Akdağ.

The post Turqia leje “të veçantë” pune mjekëve sirianë appeared first on Mesazhi.com.

Turqia, vendi më i përshtatshëm në botë për pushime

Posted: 26 Jan 2017 08:17 AM PST

Turqia është zgjedhur vendi më i përshtatshëm ku mund të bëhen pushime, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Indeksit të Pushimeve nga Vox, Turqia radhitet si vendi që mund të parapëlqehet më së shumti për pushime me 17,3 përqind, ndërkohë që në vendin e dytë radhitet Britania me 11,7 përqind dhe në të tretin Meksika me 10,6 përqind.

Në indeksin e përgatitur pasi janë marrë parasysh normat e këmbimit të vendeve dhe shkallët e inflacionit, sipas radhitjes, Turqia, Britania, Meksika, Kina dhe Kosta Rika janë shpallur si vendet më të lira për të bërë pushime.

Lista në fjalë është përgatitur duke i marrë parasysh vlerat e valutave vendore kundrejt valutave të huaja që ndikohen nga inflacioni, ndërkohë që në të janë përfshirë 48 shtete. Sipas listës, e fundit radhitet Rusia me -28,4 përqind.

Në vendin e 44-t radhitet Kolumbia me -17,6 përqind, e 45-ta Argjentina me -18 përqind, e 46-ta Afrika Jugore me -24,6 përqind, ndërsa në vendin e 47-të radhitet Brazili me -26,9 përqind.

Në listën e shteteve më të përshtatshme për pushime India radhitet e 29-ta, Tajlanda e 32-ta dhe Koreja e Jugut e 35-ta.

The post Turqia, vendi më i përshtatshëm në botë për pushime appeared first on Mesazhi.com.

Termocentrali “Kosova e Re” në fazën përfundimtare

Posted: 26 Jan 2017 08:16 AM PST

Projekti më i diskutuar në fushën energjetike, Termocentrali " Kosova e Re", është në fazën përfundimtare të negociatave me investitorin përzgjedhës për ndërtimin e tij.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimi i marrëveshjes komerciale, që është faza e parafundit, me investitorin Contour Global, pritet të realizohet në muajin shkurt.

Kurse ndërtimi pritet të nis gjatë muajve në vazhdim.

Termocentrali " Kosova e Re" do të ndërtohet afër termocentralit aktual "Kosova B", me një kapacitet gjenerues prej 450 megavat. Vlera financiare e këtij projekti, sipas ministrit Stavileci, pritet të arrijë në rreth një miliard euro.

"Nënshkrimi i marrëveshjeve komerciale e përbën fazën e parafundit të realizimit të projektit, ndërkaq fazën e fundit e përbën pakoja tenderuese për termocentralin".

"Do të thotë, në momentin që nënshkruhen marrëveshjet komerciale, sipas një tabele kohore të aktiviteteve që ka paraparë investitori, mendohet që në fillim të marsit të nis pakoja tenderuese për ndërtuesin e termocentralit", ka thënë Stavileci.

Por, ish Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili tha për Radion Evropa e Lirë se autoritet kompetente janë vonuar për fillimin e ndërtimit të termocentralit, "Kosova e Re".

"Ky termocentral është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe sa më parë që do të fillojë do të jetë shumë mirë për Kosovën. Kosova është shumë vonë në realizimin e këtij projekti", ka thënë Ismaili.

Ndryshe, në vitin 2015, autoritet kompetente në Kosovë ofertuesin Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishin përzgjedhur si kompaninë fituese për ndërtimin e këtij termocentrali.

Në anën tjetër, shoqëria civile vazhdimisht ka kundërshtuar ndërtimin e tij, me arsyetimin se Kosova nuk ka nevojë për termocentral të ri, por për një menaxhim më të mirë të shpenzimit të energjisë energjetike.

Me gjithë kundërshtimet, Kushtrim Puka nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë për Energji (KOSID), ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se edhe vonesat për fillimin e ndërtimit të këtij termocentrali janë të pa arsyeshme dhe të përcjella me shumë parregullsi.

"Mendoj se ky proces është shtyrë dhe është ndryshuar pakoja tenderuese, çka të lë të mendosh se këtu kishte lloj– lloj ndryshimesh të cilat nuk kanë përkuar me realitetin".

"Kosova me kapacitet ekzistuese që ka nuk ka problem të mbuloj ngarkesën bazë të energjisë elektrike. Ne kemi problem të mbulojmë ngarkesën e konsumit kur është në maksimum i shpenzimit", thotë Puka.

Projekti, sipas Pukës, ka qenë i destinuar për dështim, pasi që sipas tij, përgjatë kësaj dekade, ky projekt ka pësuar ndryshime, si në emërtim, kapacitete prodhuese, por edhe në aspektin ligjor.

Sipas një raporti të këtij konsurciumi, thuhet se ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re", do të dëmtonte ekonomitë familjare dhe ekonominë e përgjithshme, pasi që do të rriste çmimin e energjisë elektrike për rreth 50 për qind. Por, këto të dhëna në këtë raport, janë mohuar nga zyrtarë qeveritar.

The post Termocentrali "Kosova e Re" në fazën përfundimtare appeared first on Mesazhi.com.

Fitorja e ekstremit të djathtë mund të shkatërrojë Evropën

Posted: 26 Jan 2017 08:16 AM PST

Kryeministri konservator spanjoll, Mariano Rajoy theksoi se fitorja elektorale e partive të ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani do të ishte katastrofë për Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai për një radio të enjten tha se fitorja e Frontit Nacional të Marine le Pen në zgjedhjet e Francës gjatë pranverës dhe e nacionalistëve Alternativa për Gjermani, apo AfD, në Gjermani gjatë muajit shtator do të çojë "drejt shkatërrimit të Evropës".

Rajoy ka akuzuar të dyja palët për demagogji të lirë, të cilat, tha ai, vetëm kanë shërbyer për të gjeneruar varfërinë dhe ndarjen.

Rajoy, i cili shpreson që partia Unionit Kristian Demokrat të kancelares Angela Merkel të fitojë në Gjermani si dhe partia e Republikane apo Socialiste në Francë, tha se është e rëndësishme për Evropën që zgjedhjet në këto dy shtete të shkojnë mirë

The post Fitorja e ekstremit të djathtë mund të shkatërrojë Evropën appeared first on Mesazhi.com.

Hoti: Bashkimi i Doganës dhe ATK-së, ndër objektivat e qeverisë

Posted: 26 Jan 2017 08:15 AM PST

Nën organizimin e Ministrisë së Financave sot u mbajt takimi me temën "Përshpejtimi i bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës", i cili ka për qëllim prezantimin e të gjeturave dhe rekomandimeve nga raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Me këtë rast, ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se bashkimi i Doganës dhe i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në një agjenci, është një nga projektet më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës për këtë vit.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Hoti tha se ky takim është organizuar për të parë se ku qëndron Kosova në projektin më të rëndësishëm që ka Qeveria, pra në bashkimin e administatës tatimore dhe doganore në një agjenci të të hyrave.

Duke vënë në dukje se vendimi për themelimin e kësaj Agjencie është marrë në vitin 2015, sipas Hotit, me formimin e grupit punues nga Dogana dhe Administrata Tatimore, si dhe me mbështetjen e FMN-së, është bërë një punë e shkëlqyer.

Hoti thekson se ky proces është mjaf kompleks dhe se për këtë arsye kanë kërkuar asistencë nga FMN-ja.

"Tani jemi në fazat finale të këtij procesi dhe këto sugjerime që janë dhënë në këtë raport janë shumë të rëndësishme për ne. Me lini t’u njoftoj që ligji për Agjenci pas shumë diskutimeve që kemi patur me të gjithë aktorët e këtij procesi është dorëzuar në Qeveri. I kemi adresuar pothuajse të gjitha shqetësimet dhe vërejtjet që i kanë pasur palët e interesit", tha Hoti.

Ai së fundmi vuri në dukje se me rekomandimet e pranuara nga FMN-ja do të mundësojnë dizajnimin e këtij procesi deri në fund, dhe ruajtjen e performancës së jashtëzakonshme të arritur deri më sot nga Dogana dhe Administrata Tatimore.

Kurse përfaqësuesi i FMN-së, Seffen Hansen, tha se FMN-ja është e gatshme për ta mbështetur këtë proces të bashkimit, në pajtim me koncept-dokumentin e lëshuar nga Qeveria. Sipas tij, qëllimi i FMN-së ishte që në asnjë mënyrë të mos cenohet niveli i mirë i mbledhjes së të hyrave të deritanishme nga të dy agjencitë.

"Ne natyrisht që e kemi parasysh që bashkimi si i tillë nuk duhet të prekte dhe të cenonte të hyrat që realizohen tani. Por, në anën tjetër duhet të parashihte se pas 4-5 viteve të ndikojë në masë të madhe në përmirësimin e të hyrave dhe të proceseve tjera, prandaj edhe ne kemi dëshiruar që kjo të parashihet sa më herët që është e mundur, në nivel strategjik", tha Hansen.

Ndërkaq edhe Aleanca Ndërkombëtare e Biznesit ka marrë pjesë në hartimin e draft-ligjit të Agjencisë tatimore dhe doganore të Kosovës. Anëtarët e Departamentit Pranë Aleancës së Biznesit të Legjislacionit, ka analizuar këtë dokument dhe ka ardhur në konkludim se bashkimi i këtyre dy agjencive nuk ka ndonjë influencë në zhvillim e biznesit në Kosovë. Për këtë arsye, ky departament ka shprehur përkrahje për këtë proces.

The post Hoti: Bashkimi i Doganës dhe ATK-së, ndër objektivat e qeverisë appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata greke vendos kundër ekstradimit në Turqi të puçistëve

Posted: 26 Jan 2017 05:58 AM PST

Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos), ka vendosur refuzimin e kërkesës së Turqisë për ekstradimin e 8 ushtarëve puçistë të cilët u arratisën me helikopter pas dështimit të grushtit të shtetit nga organizata terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

The post Gjykata greke vendos kundër ekstradimit në Turqi të puçistëve appeared first on Mesazhi.com.

Amerikanët solidarizohen me migrantët: Të gjithë jemi muslimanë

Posted: 26 Jan 2017 05:53 AM PST

Mijëra amerikanë në New York të SHBA-ve kanë mbajtur protestën me sloganin “Të gjithë jemi muslimanë” kundër një vendimi të mundshëm të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me kufizimin e hyrjes së muslimanëve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata më e madhe e shoqërisë civile të muslimanëve në SHBA, Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) ka mbajtur një tubim dhe marshim pas lajmit se Trump do të nënshkruajë dekretin presidencial për vendosjen e kufizimeve në hyrjen e muslimanëve në vend.

Mijëra amerikanë të cilët janë mbledhur në parkun Washington Square në rajonin Greenwich Village të New Yorkut, kanë protestuar politikat e Trump-it kundër emigrantëve dhe muslimanëve.

Gjatë protestës protestuesit kanë brohoritur me sloganet “Jo Trump-it, jo KKK-së (The Ku Klux Klan), Jo SHBA-së fashiste”, “Thuaj me zë të lartë dha hapur: Refugjatë mirë se vini këtu”, “Të gjithë jemi muslimanë, të gjithë jemi emigrantë”, “Jo ndalesës, jo murit” si dhe kanë mbajtur në duar pankartat me mbishkrimet “Jemi në solidarizim me vëllezërit tanë muslimanë”, “Mos lufto me emigrantët, lufto me injorancën”, “Ky vend është themeluar nga emigrantët”.

“Jam këtu për të treguar se edhe unë jam musliman”

Në tubimin e realizuar me prezantimin e Drejtorit ekzekutiv të CAIR në New York, Afaf Nasher, ka mbajtur një fjalim anëtarja e Kongresit demokratja nga New Yorku Nydia Velazquez e cila ka thënë se “Refuzojmë politikat që do të çojnë prapa kombin tonë dhe do të shkaktojnë dhimbje”.

“Çdo njëri nga ne i ka parë fotografitë e fëmijëve në Halep. Na kanë copëtuar zemrat”, tha Velazquez, duke shtuar më tej se “Jam këtu për t’iu shprehur këtë natë, sot, dhe në të ardhmen vëllezërve të mi muslimanë se 'Edhe unë jam muslimane'”.

Pas anëtares së Kongresit amerikan Velazquez që është gruaja e parë me origjinë nga Porto Riko, kanë mbajtur nga një fjalim edhe drejtues të lartë të Bashkisë së New Yorkut dhe zyrtarë të organizatave të shoqërisë civile.

Kryetarja e Bashkisë së New York-ut Melissa Mark-Viverito në fjalimin e saj tha se “Jam këtu për të ngritur zërin tim në këtë rezistencë. Edhe unë jam pjesë e rezistencës. Kemi nevojë që të marrim energjinë e mirë të unitetit të marshimit të grave që u mbajt të shtunën e kaluar”.

Ndërsa kontrollori i New Yorkut Scott Stringer në fjalimin e tij tha se “Si një hebre, jam bashkë me komunitetin musliman. Sepse sot dhe çdo ditë jemi një popull në New York”.

Edhe avokatja publike e New York-ut, Letitia James në fjalimin e saj duke iu drejtuar të pranishmëve në tubim tha: “Me gjakun, djersën dhe lotët e emigrantëve dhe të refugjatëve e kami bërë këtë qytet edhe më të madh. Nuk do të mbyllim kufijtë tanë. Nuk do të mbyllin brigjet tona. Arsyeja që New Yorku është i madh është se ai ëshë qytet i emigrantëve dhe një qytet strehues. Çdo kërcënim kundrejt çdo grupi qofshin muslimanë, njerëz me ngjyrë apo hebre nuk ka rëndësi, ky është një kërcënim kundrejt të gjithëve neve”.

“Për solidarizim jam e gatshme të bëhem muslimane”

Edhe gruaja e parë si Sekretare amerikane e Shtetit Madeleine Albright, në një mesazh të sajin në Twitter ka shkruar: “Jam rritur si katolike, jam bërë peshkopate (Episcopalian). Më pas kam mësuar se familja ime ishte hebreje. Për solidarizim jam e gatshme të bëhem muslimane”.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale regjisori amerikan Michael Moore me qëllim për të protestuar ndaj deklaratave anti-muslimane të Trump-it ka shkuar para “Trump Tower” duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “Të gjithë jemi muslimanë”.

The post Amerikanët solidarizohen me migrantët: Të gjithë jemi muslimanë appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm nëse e njeh pavarësinë e Kosovës

Posted: 26 Jan 2017 05:24 AM PST

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Strasburg të Francës, ka deklaruar se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë vetëm nëse kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas Haradinajt, përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel, kanë treguar inferioritet ndaj Beogradit.

"Është për të ardhur keq se Prishtina mban pozitën inferiore dhe tu përulur në Beograd", ka thënë Haradinaj për AFP-në.

Ish kryeministri kosovar, ka folur edhe për arrestimin e tij më 4 janar në Francë, duke thënë se akuza e Serbisë është e padrejtë dhe abuzim i të drejtave të njeriut.

The post Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm nëse e njeh pavarësinë e Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Opozita siriane refuzon draftin rus të kushtetutës

Posted: 26 Jan 2017 04:47 AM PST

Opozita e Sirisë ka refuzuar propozimin e Rusisë për një kushtetutë të re, thonë raportet e mediave.

Moska ka thënë se drafti, i prezantuar gjatë një takimi me rebelët sirianë në bisedimet për paqe, këtë javë në Kazakistan, bazohet në idetë nga Qeveria e Sirisë, opozita dhe fuqitë rajonale.

Por, Bloomberg citon Yahya al-Aridin, anëtar i delegacionit të opozitës në bisedimet në Astana, të ketë thënë se "sirianët janë ata që duhet të shkruajnë kushtetutën".

"Rusët e kanë vënë draftin në tavolinë, por ne as që e kemi marrë", tha për agjencinë AFP një burim i paidentifikuar i delegacionit të rebelëve.

Në fund të bisedimeve në Astana, më 24 janar, Rusia, Irani dhe Turqia, si ndërmjetësuese të takimit, kanë thënë se do të përpiqen të mbajnë në fuqi armëpushimin e brishtë në Siri.

The post Opozita siriane refuzon draftin rus të kushtetutës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more