Skip to main content

Mesazhi.com: “Aksidenti ajror në Kirgistan, rritet numri i të vdekurve” plus 9 more

Mesazhi.com: “Aksidenti ajror në Kirgistan, rritet numri i të vdekurve” plus 9 more


Aksidenti ajror në Kirgistan, rritet numri i të vdekurve

Posted: 22 Jan 2017 11:52 PM PST

Numri i të vdekur gjatë aksidentit ajror që ndodhi në Bishkek, Kirgistan, është rritur në 39, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kirgistanit bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë Saginbek Rahmanov (29) i cili pas fatkeqësisë u vendos në Departamentin për kujdes intensiv.

Në njoftimin thuhet se 16 persona gjenden në trajtim nëpër spitalet në Bishkek. Avioni ACT Airlines më 16 janar u rrëzua në një rajon të banuar në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Manas.

Në aksident humbën jetën edhe katër anëtarët e ekuipazhit. Kutia e zezë e avionit është dërguar në Moskë për analiza, ndërsa nxjerrja e të dhënave prej saj ka filluar të premten.

The post Aksidenti ajror në Kirgistan, rritet numri i të vdekurve appeared first on Mesazhi.com.

Femrat kundër Trump, protesta në shumë vende të botës

Posted: 21 Jan 2017 12:13 PM PST

Tre martesa dhe dy divorce nuk janë detyrimisht tregues se e ke të vështirë të gjesh gjuhën me femrat, por një farë hije dyshimi e lënë.

Duket se këtë mendim kanë me miliona femra në botë që të shtunën protestuan kundër presidentit amerikan Donald Trump, megjithëse qëllimi i tyre ishte shumë më i lartë. Në protesta u theksuan me forcë të drejtat e femrave, të cilat protestuesit besojnë se janë të kërcënuara nga administrata e re amerikane, transmeton Top Channel.

Sigurisht që komentet e cilësuara seksiste të presidenti amerikan gjatë fushatës, thjesht kanë ndezur reagimin.

Rreth 600 protesta janë lajmëruan në të gjithë planetin dhe Uashingtoni ishte qendra e vëmendjes, duke u shndërruar nga kryeqyteti amerikan në kryeqytetin e reagimit femëror ndaj Trump.

Organizatorët thonë se kishin kërkuar leje për 200 000 vetë, por duket se turma ka arritur në gjysmë milioni. Sipas tyre, pas kërcënimit dhe fyerjeve që femrat morën gjatë fushatës zgjedhore, marshimi në Uashington, por edhe më gjerë i dërgon një mesazh qeverisë në ditën e parë në detyrë se të drejtat e femrave janë të drejta njerëzore.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Argjentinë, Meksikë, Zelandën e Re, Australi dhe shumë vende të tjera. Vetëm në SHBA pritet të organizohen rreth 300 protesta të tilla.

Megjithatë, Trump nuk duket shumë i shqetësuar nga kjo, pasi gjatë protestave mori pjesë në një meshë fetare. Një ditë më parë, ai firmosi urdhrat e tij të parë, mes të cilëve më i rëndësishmi ai i nisjes së luftës kundër "Obamacare", një nga premtimet kryesore të fushatës.

The post Femrat kundër Trump, protesta në shumë vende të botës appeared first on Mesazhi.com.

Turqi, policia sekuestron një “pistoletë mbajtëse çelësash”

Posted: 21 Jan 2017 10:07 AM PST

Një personi të dyshuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ekipet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të pazakontë në formën e një mbajtëse çelësash, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë së Ankarasë, thuhet se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndaluar personin me inicialet U.A pas dyshimeve që kanë patur për të.

Gjatë kontrollit rutinë të kryer është konstatuar se personi në fjalë kishte një mbajtëse çelësash me një emblemë automjeti e cila ka tërhequr vëmendjen e ekipit policor.

Pas kontrolleve të hollësishme ekipet kanë kuptuar se mbajtësja e çelësave në fakt ishte një pistoletë e cila mund të gjuante dy plumba 6.35 milimetërsh.

Ndërkohë që pamjet e pistoletës në formën e mbajtëses së çelësave janë publikuar nga policia e Ankarasë, është shpjeguar edhe si funksionon mekanizmi i saj.

Ndërsa hetimet në lidhje me personin me inicialet U.A i cili u arrestua në flagrancë ende vazhdojnë.

Nga ana tjetër policia tha se ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të cilët lëvizin me motoçikleta në harkun kohor prej 15 ditësh kanë sekuestruar 67 pistoleta, 20 armë gjahu, 3 kilogram drogë, 3 mijë tableta droge dhe janë ndaluar 426 persona.

The post Turqi, policia sekuestron një “pistoletë mbajtëse çelësash” appeared first on Mesazhi.com.

Fatkeqësia e ortekut në Itali, nxirren nga rrënojat 11 të mbijetuar

Posted: 21 Jan 2017 09:07 AM PST

Ekipet italiane të shpëtimit kanë nxjerrë edhe katër të mbijetuar nga rrënojat e hotelit, mbi të cilin të enjten ra një ortek i borës, raporton Anadolu Agency (AA).

Më tej thuhet se kërkimi për të mbijetuarit e mundshëm ende vazhdon, ndërkohë që anëtarët e familjeve shpresojnë se në mesin e atyre me fat do të jenë edhe të afërmit e tyre.

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Alberto Maiolo tha se deri më tani ekipet e shpëtimit kanë gjetur dhe nxjerrë 11 persona në mesin e të cilëve edhe gjatë natës nga e premtja deri të shtunën.

Ai shtoi se përveç 11 të mbijetuarve janë nxjerrë edhe katër trupa të pajetë.

The post Fatkeqësia e ortekut në Itali, nxirren nga rrënojat 11 të mbijetuar appeared first on Mesazhi.com.

BBC ne duart e hakereve: Plagoset Donald Trump

Posted: 21 Jan 2017 09:01 AM PST

Një prej degëve të BBC ka raportuar se Donald Trump është qëlluar me armë zjarri

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë.

"Lajmi i fundit: Donald Trump është plagosur në krah me një armë zjarri", shkruante në rrjetet sociale BBC Northampton.

Por, mesa duket llogaria e tyre është hakuar. Ata kërkuan falje më vonë duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur.

The post BBC ne duart e hakereve: Plagoset Donald Trump appeared first on Mesazhi.com.

SHBA i kërkon Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e Ban Ki-moon

Posted: 21 Jan 2017 08:57 AM PST

ANKARA (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kërkuan Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e ish-Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon për ryshfet, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmëron agjencia e lajmeve Yonhap, SHBA-të bënë të ditur se për shkak të ryshfetit kërkojnë arrestimin e Ban Ki-sang dhe se kanë nisur negociata joformale me Ministrinë e Drejtësisë të Koresë së Jugut.

Më tej thuhet se Ban Ki-sang dhe djali i tij Ban Joo-hyun, të cilët menaxhojnë me kompaninë jugo-koreane Keangnam në Vietnam, kanë tentuar t’i japin ryshfet një zyrtari të paidentifikuar nga Lindja e Mesme në vlerë prej 500 mijë dollarësh.

Ryshfeti kishte për synim shitjen e një godine e cila ishte në pronësi të kompanisë në fjalë.

Kundër Ban-it dhe djalit të tij në New York më 11 janar është ngritur procedurë gjyqësore.

The post SHBA i kërkon Koresë së Jugut të arrestojë vëllain e Ban Ki-moon appeared first on Mesazhi.com.

Sulm me bombë në kampin e refugjatëve sirianë, 6 të vdekur

Posted: 21 Jan 2017 08:56 AM PST

AMMAN (AA) – Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin e kryer në afërsi të kampit të refugjatëve Er-Rekban në kufirin jordanezo-sirian, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer me ndihmën e autobombës. Zyrtarët e kampit thanë se autobomba shpërtheu pranë një kampi refugjatësh. Me këtë rast mbetën të vrarë 6 persona dhe 14 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët thanë se personat e plagosur janë hospitalizuar dhe se në mesin e tyre ka nga ata në gjendje të rëndë.

Në kampin Rekban, për hyrje në Jordani presin më shumë se 85 mijë sirianë. Edhe në fund të vitit të kaluar në kamp erdh deri tek shpërthimi ku pati viktima dhe të plagosur.

The post Sulm me bombë në kampin e refugjatëve sirianë, 6 të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli miraton hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza

Posted: 21 Jan 2017 08:55 AM PST

GAZA (AA) – Izraeli ka miratuar hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza të cilat do të përdoren për rindërtimin e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës ministri i Strehimit dhe Banimit në Gaza, Naxhi Serhan tha për gazetarin e AA se Izraeli ka pranuar futjen e materialeve të ndërtimit në këtë vend, të cilat do të përdoren për rindërtimin e vendbanimeve të dëmtuara gjatë sulmeve izraelite në vitin 2014.

Izraeli lejoi hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza edhe para 6 muajsh.

Gaza e cila ndodhet nën rrethimin e Izraelit prej shumë kohësh, u bë preh e një serie sulmesh izraelite të cilat nisën më 7 korrik 2014 dhe zgjatën 51 ditë. Gjatë këtyre sulmeve të paktën 2 mijë njerëz humben jetën dhe 12 mijë shtëpi u shembën.

The post Izraeli miraton hyrjen e materialeve të ndërtimit në Gaza appeared first on Mesazhi.com.

Donald Trump betohet si president i SHBA: Amerika do shkëlqejë sërish

Posted: 20 Jan 2017 09:30 AM PST

Donald Trump është betuar si president i Shteteve të Bashkuara përpara 900 mijë të pranishëmve në Capitol Hill. "Do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të SHBA. Do të bëj më të mirën për të mbrojtur Kushtetutën e SHBA. Ndaj, Zot më ndihmo!", ka pohuar Trump.

Më pas Trump ka mbajtur fjalimin tradicional të kreut të shtetit, ku ka ripërsëritur qëndrimet e shprehura gjatë fushatës elektorale, që shkaktuan aq shumë polemika.

"Ne, qytetarët e Amerikës jemi bashkuar në një përpjekje kombëtare për të rindërtuar vendin tonë. Jemi këtu për të plotësuar premtimet që u kemi bërë amerikanëve. Ne jemi një komb dhe ëndrrat e qytetarëve janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi ynë. Betimi që unë bëra sot është një betim për besnikëri ndaj amerikanëve për shumë dekada. Ne kemi mbështetur industrinë e huaj në kurriz të asaj amerikane, kemi ndihmuar ushtritë e huaja në kurriz të ushtrisë tonë, kemi mbrojtur kufijtë e të tjerëve në kurriz të kufijve tanë. Kemi bërë të pasura vendet e tjera, ndërsa fuqia e vendit tonë është zhdukur në horizont. Nga sot, Amerika do të jetë gjithmone e para. Çdo vendim për emigracionin dhe çështjet e huaja do të merret në të mirë të amerikanëve dhe ne do të mbrojmë vendin tonë nga ndërhyrjet e vendeve të tjera. Kjo do të na çojë drejt prosperitetit dhe një fuqie më të madhe. Nuk do t'ju zhgënjej asnjëherë. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish! Faleminderit! Zoti ju bekoftë juve dhe Amerikën!", ka thënë Trump.

Të pranishëm në ceremoninë madhështore kanë qenë edhe presidentë të Shteteve të Bashkuara ndër vite si George W. Bush, Bill Clinton, etj. Nuk ka munguar as rivalja e tij në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton.

Trump e nisi ditën e tij më të rëndësishme me një vizitë në meshën e mbajtur orët e mëngjesit, e më pas me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti në largim Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle.

Presidenti Trump dhe zv.presidenti Mike Pence marrin zyrtarisht çelësat e Shtëpisë së Bardhë për të drejtuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 vitet e ardhshme si presidenti i 45-të në historinë e vendit, pas ceremonisë së nisur nën prezantimin e shefit amerikan të Drejtësisë, John Roberts.

"Gjithçka nis sot!", ishin fjalët e para të Trumpit të publikuara në "Twitter" në 7 e 30 të mëngjesit me orën lokale, e më pas i ftonte ndjekësit e tij të ritakoheshin më 11 në ceremoninë e betimit. "Lëvizja vazhdon, puna sapo nis tashmë".

Vetëm pak metra larg Capitol Hill, aktivistë të maskuar marshuan përmes rrugëve dhe thyen xhamat e disa bizneseve dhe makinave nëpër rrugë, e pati edhe përleshje me policinë duke hedhur bomba molotov, me forcat e rendit që u përgjigjën me gaz lotsjellës e më pas me përdorimin e forcës.

Trump merr kështu pushtetin në një vend të përçarë pas një fushate elektorale tepër të ashpër. 70-vjeçari i njohur si manjat i pasurive të patundshme do të ketë përpara një detyrë të vështirë për të forcuar imazhin e tij. Gjatë fazës tepër sfiduese së tranzicionit, që prej fitores së zgjedhjeve në nëntor, miliarderi njujorkez shfrytëzoi "Twitter"-in për të sulmuar vazhdimisht kritikët e tij, aq sa njëri prej senatorëve republikanë, John McCain, i tha CNN-it se Trump duket se kërkon të përballet me çdo "mulli ere" që gjen përpara.

Ardhja e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, përveçse mirëpritet nga republikanët e lodhur nga 8 vitet e Barack Obamës në pushtet, ngre pikëpyetje për një sërë çështjesh për Amerikën.

Të pranishëm, mes shumë e shumë figurave të shquara të politikës amerikane ndër vite, ishte edhe rivalja e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Hillary Clinton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton.

The post Donald Trump betohet si president i SHBA: Amerika do shkëlqejë sërish appeared first on Mesazhi.com.

Tronditet Parisi nga një shpërthim i madh

Posted: 20 Jan 2017 09:17 AM PST

Të paktën pesë persona janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, si pasojë e një shpërthimi në Paris.

Shpërthimi shkatërroi katin e dytë dhe të tretë të një ndërtese në periferi të Boulogne Billancourt, në jug perëndim të Parisit.

Shpërthimi ishte aq i fortë thuhet se toka është lëkundur, dhe shtëllunga të mëdha tymi janë vërejtur në ajër. Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me rastin. /MESAZHI/

 

The post Tronditet Parisi nga një shpërthim i madh appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more