Skip to main content

“Mediat serbe në panik: “Kosova figurë shahu që Putin do ta sakrifikojë” (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Mediat serbe në panik: “Kosova figurë shahu që Putin do ta sakrifikojë” (Foto)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Mediat serbe në panik: “Kosova figurë shahu që Putin do ta sakrifikojë” (Foto)

Posted: 23 Jan 2017 03:15 PM PST

Mediat, politika dhe opinioni serb vazhdojnë të jenë në ankth lidhur me hapat që Vladimir Putin do ta ndërmerr në pajtimin historik ruso-amerikan.

Sipas mediave serbe ky pajtim pritet të ndodh pas ardhjes në pushtet të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.

E pjesë e këtij pajtimi duket se do të jetë edhe Kosova.

Sigurisht se marrëdhëniet e ripërtërira kërkojnë edhe kompromise nga të dy palët, ndërsa Rusisë do "t'i bije hise" heqja dorë nga mosnjohja e Kosovës, transmetaon lajmi.net.

E përditshmja më e madhe serbe "Blic" edhe në numrin e nesërm (e martë) e ka në ballinë lajmin për raportet e reja ruso-amerikane dhe Kosovën.

Sikurse në numrin e së hënës, "Blic" shkruan për njohjen e Kosovës nga Rusia. Derisa sot kishte raportuar "Se Rusia do të njoh Kosovën si favor që Putini do t'ia bëjë Trumpit", në numrin e ri, gazeta ka dalë më titullin "Kosova është pion që Putini do ta sakrifikojë".

Pas ardhjes në pushtit zyrtarisht të Trumpit, edhe analistë të njohur ndërkombëtarë kanë shkruar se Kosova do të jetë njëra nga temat që Putin do të "detyrohet" të heqë dorë dhe ta njoh si shtet të pavarur.

The post Mediat serbe në panik: “Kosova figurë shahu që Putin do ta sakrifikojë” (Foto) appeared first on Telegrafi.

Takimi i nesërm pritet të ulë tensionet Kosovë-Serbi (Video)

Posted: 23 Jan 2017 02:41 PM PST

Të martën Kosova dhe Serbia do të kenë përfaqësimin më të lartë në takimin e radhës në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Në Bruksel zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë temë të caktuar për të cilën do të bisedojnë palët, por presin që ky takim të ndihmojë uljen e tensioneve të larta të ditëve të fundit ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane, raporton Zëri i Amerikës.

Takimi i nesërm është ftuar me urgjencë nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të shtendosur situatën e tensionuar në Kosovë posaçërisht pas ndalimit të trenit serb me datën 14 janar të këtij viti, që synon të hynte në Kosovë me mbishkrimet "Kosova është Serbi", në më shumë se 20 gjuhë dhe me ikonografi mesjetare.

The post Takimi i nesërm pritet të ulë tensionet Kosovë-Serbi (Video) appeared first on Telegrafi.

Labinot Tahiri konfirmon: Unë kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt (Video)

Posted: 23 Jan 2017 02:30 PM PST

Pasi ka folur gjerë e gjatë për çështje të ndryshme të politikës sikurse demarkacioni me Malin e Zi, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimin e vizave bashkë me integrimet evropiane, këngëtari Labinot Tahiri ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt.

Këngëtari, i cili vendosi të bëhej politikan pas një karriere të suksesshme si këngëtar i muzikës turbo-folk hyri në politikë pas një fushate të gjatë me veprimtari humanitare duke ndihmuar familjet e varfra.

Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi me emrin skenik, tha në emisionin "Kontakt" në "Tribuna" se meqenëse është anëtarësuar në partinë Aleanca për Kosovën e Re të drejtuar nga Behxhet Pacolli, ka vendosur që zyrtarisht të kandidoj për kryetar të Ferizajt.

"Kam vendosur që të kandidoj si kryetar i Ferizajt me AKR-në dhe kam besim të plotë që do ta fitojë garën", ka thënë Tahiri.

Sipas tij, është e rëndësishme që Ferizaj të ketë një kryetar që e meriton dhe që punon për njerëzit e qytetit, duke ua bërë atyre jetën më të mirë.

Tahiri njihet si kritikues i madh i qeverisjes lokale në Ferizaj e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai tha se Aministrata Tatimore e Kosovës i ka kërkuar,  që të themelojë një fondacion në mbështetje të familjeve të varfra,  duke treguar edhe kohën se kur do ta themelojë.

Tahiri ka folur edhe procesin gjyqësor në Francë ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ai beson se ashtu siç nuk u lejua të hyjë treni në Kosovë, njejtë do të ndodhë edhe me rrënimin e murit në veri.

Në këto rrethana, ai thotë se është momenti i fundit që të themelohet edhe ushtria e Kosovës.

Shpalljen e njëanshme të Asociacionit të Komunave Serbe, Tahiri thotë se nuk duhet ta lejojë Brukseli zyrtar, transmeton Gazeta Tribuna.

Ai beson se mund të përsëritet "eksodi" i qytetarëve të Kosovës, për shkak të stërzgjatje së procesit të liberalizimit të vizave.

Si kandidat i AKR për kryetar të Ferizaj ai thotë se do ta bëjë këtë komunë  bastion për punësimin e të rinjve.

The post Labinot Tahiri konfirmon: Unë kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt (Video) appeared first on Telegrafi.

Hoti: Buxheti i veteranëve do të rritet çdo vit (Video)

Posted: 23 Jan 2017 01:47 PM PST

Buxheti i veteranëve të luftës së UÇK-së, do të rritet për çdo vit, në bazë të rritjes së GDP-së, ka deklaruar ministri i Financave Avdullah Hoti.

Sipas tij, me ligjin e ri për veteranët është adresuar edhe çështja e buxhetit dhe është vendosur që maksimumi i shpenzimeve që mund të shkojë për këtë kategori është 0.7 për qind e bruto prodhimit vendor.

Ministri Hoti ka theksuar se ndryshimi i ligjit për veteranët ka qenë pjesë e programit me FMN-në.

E, sa i përket dërgimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, i cili është dërguar në këtë të fundit nga opozita, Hoti ka pohuar në "Euro Tribuna" të Tribuna Channel, se nuk pret që Gjykata Kushtetuese ta ndërrojë ligjin pasi që siç thotë ai është ligj që ka dalur nga Kuvendi i Kosovës. /Tribuna/

The post Hoti: Buxheti i veteranëve do të rritet çdo vit (Video) appeared first on Telegrafi.

Vllasi tregon se pse janë ftuar Thaçi e Mustafa në Bruksel

Posted: 23 Jan 2017 01:29 PM PST

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Azem Vllazi konsideron se krerët e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, janë ftuar në Bruksel nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për t'i zbritur tensionet.

Vllasi, ka theksuar se pala kosovare duhet ta shfrytësojë rastin e saj që t'ia bëjë me dije Brukselit se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po i dërgon këto të dy shtete drejtë normalizimit të marrëdhënieve, andaj ai vlerëson se në këtë takim në nivel krerësh, Kosova duhet t'i shtrojë tri çështje në tavolinën e bisedimeve.

"E para të caktohet një afat kur do ta hjek Serbia Kosovën, nga kushtetuta e saj derisa Serbia të ketë pretendime territoriale dhe ta mbajë kushtetutën e vet, dialog më tutje të mos ketë.

E dyta të ju kthehet asaj pikës së parë në dialog ku thuhet se Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njera tjetrën në integrimet evropiane, patjetër që Serbia të mos ta pengojë Kosovën në proceduart e anëtarësimit në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

E treta Serbia t'i tërhjek të gjitha këto fletëarreste që i ka lëshuar në mekanizmin e INTERPOl-it kundër qytetarëve të Kosovës", ka thënë Vllasi për Gazetën Blic.

Sipas tij, këto do të ishin tri pikat kryesore që do duhej t'i shtronin në këtë nivel të bisedimeve krerët e Qeverisë së Kosovës dhe të këmbëngulin në atë se të gjitha këto bisedat për çështje teknike dhe politike që janë zhvilluar deri më tani e kanë mbajtur vendin në pikën zero.

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodh nesër në mbrëmje në Bruksel. /GazetaBlic.com/

The post Vllasi tregon se pse janë ftuar Thaçi e Mustafa në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Aida Dërguti viziton Ramush Haradinajn në Francë (Foto)

Posted: 23 Jan 2017 12:58 PM PST

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, është takuar sonte me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Dërguti e ka publikuar një fotografi, në llogarinë e saj në Facebook, së bashku me Haradinajn, duke treguar se sonte gjendet të Strasburg të Francës.

"Sonte ne Strasburg #meRamushin", është postimi i Dërgutit, që e ka përcjellur fotografinë e saj me Ramush Haradinajn.

Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë, pasi me 4 janar është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një flet-arrest të Serbisë. /Telegrafi/

The post Aida Dërguti viziton Ramush Haradinajn në Francë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Daci: Rugova kishte vullnet t’i japë tri komunat e veriut, për kthimin e Luginës (Video)

Posted: 23 Jan 2017 12:39 PM PST

Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit te Kosovës, thotë se ky lidership politik shqiptar nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, "por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan".

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t'i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.

Daci këto komente i ka bërë në emisionin "Rrokum Roll" në Televizionin Rrokum. /Telegrafi/

The post Daci: Rugova kishte vullnet t’i japë tri komunat e veriut, për kthimin e Luginës (Video) appeared first on Telegrafi.

Kosova asnjë helikopter, Serbia prinë në rajon me 61 helikopterë (Video)

Posted: 23 Jan 2017 12:26 PM PST

Derisa në Kosovë ende po diskutohet për kohën se kur shteti ynë do ta pajiset me helikopterin e parë, vendet fqinje tashmë kanë një numër të konsiderueshëm të helikopterëve.

Derisa Serbia është e "forta" e rajonit, më 61 helikopterë, pas saj radhitet Maqedonia, e cila posedon 24 helikopterë, për të vazhduar më pastaj me Shqipërinë e cila i ka 22 helikopterë. Pastaj në radhë është Malin e Zi, shtet i cili ka gjithsej 20 helikopterë.

Shqipëria
Sipas faqes së specializuar për forcat ajrore – AirHeadFly, Shqipëria ka në dispozicion 22 helikopterë, që kryesisht i përdor për misione të kërkim – shpëtimit dhe misione të tjera jo luftarake.

Helikopterët më të vlefshëm që i posedon Armata shqiptare, janë të tipit Couger. Gjithsej shteti shqiptar disponon me 4 helikopterë të tipit Couger AS532AL, transmeton RTV Dukagjini.

Një helikopter i tillë vlerësohet rreth 15 milionë euro, derisa ai mund të bartë 23 persona.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në dispozicion 8 helikopterë të lehtë të prodhimit gjerman BO 105, si dhe 8 helikopterë të prodhimit Amerika – Agusto Bell, tre prej tyre të serisë 205 si dhe pesë të tjerët janë të serisë 206.

Shteti shqiptar ka në dispozicion edhe një helikopter të tipit Agustaëetland A109, një helikopter të tipit VIP, të Airbus Helicopters EC 145.

Regjimenti i helikopterëve në Shqipëri është formuar në vitin 1967, ku aso kohe kjo armatë posedonte 36 helikopterë, ndërsa baza kryesore është ajo e Farkës. Ushtria shqiptare po punon që në vitin 2018 të vë në dispozicion të NATO-s edhe dy helikopter, që do të përdoreshin edhe për intervenime luftarake.

Maqedonia
Sipas të dhënave të ueb-faqes së Ushtrisë të Maqedonisë, të dhëna të përditësuara në vitin 2012, ky shtet ka gjithsej 24 helikopterë, prej të cilëve një ishte rrëzuar në vitin 2008.

Më 1994, Maqedonia u pati pajisur me 4 helikopterë të tipit MI 17. Derisa në vitin 2001, fqinji jugor bleu edhe 10 helikopterë të tpit MI-24.

Policia maqedonas, po ashtu, ka helikopterë të veçantë që përdoren për operacione të shpëtimit, kërkimit si dhe reagime në rast të konflikteve. Por, nuk ka të dhëna sa është numri i saktë i tyre.

Serbia
Shteti i Serbisë është më i "fuqishmi" ndër shtetet e rajonit me të cilat kufizohert Kosova, sa i përket forcës ushtarake ajrore. Vetëm ushtria serbe, ka në dispozicion 61 helikopterë të njohur si Gazela, nëpër bazat ajrore në Nish, Batajnicë dhe Ladjevicë, transmeton RTV Dukagjini.

Këta helikopter, ushtria i përdorë edhe për shpëtim, zbulim, por edhe për luftë. Megjithatë, vet ushtria, ka edhe helikopterë transportues në dispozicion, prej tyre ka të tipit MI 17 dhe MI 8 prodhim rus. Derisa vitin e kaluar ka blerë nga Rusia edhe dy helikopterë të llojit MI 17 V5.

Edhe policia serbe ka një numër të konsiderueshëm të helikopterëve, por nuk është bërë i ditur sa janë ata. Kjo njësi e helikopterëve, sipas ueb-faqes zyrtare të policisë serbe, ka në dispozicion helikopterë të vegjël që mund të bartin 4 pasagjerë si dhe helikopterë që njihen si të mesëm, që kanë kapacitet të bartin deri në 12 pasagjerë.

Serbia me 29 dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur marrëveshje me "Airbus Helikopter", që të pajiset edhe me 9 helikopterë tjerë, prodhim i kësaj kompanie.

Mali i Zi
Pas ndarjes nga Serbia, Mali i Zi, ndau edhe asetet ushtarake. Gjatë kësaj kohe, Mali i Zi, sipas burimeve jo zyrtare mori pesë helikopterë transportues të tipit MI-8, 15 helikopterë të lehtë të llojit Gazela.

Policia malazeze ka në dispozicion helikopterë jo-luftarak, që kryesisht përdoren për kërkim dhe shpëtim. Këta helikopter janë të tipit 40-HCC si dhe 40HK, derisa nuk ka informacione për numrin e tyre.

Gjithashtu, derisa Kosova po bën plane blerjen e helikopterëve të parë, shtetet fqinje kanë edhe aeroplanë, brenda forcave ajrore të tyre. /RTV Dukagjini- Telegrafi/

The post Kosova asnjë helikopter, Serbia prinë në rajon me 61 helikopterë (Video) appeared first on Telegrafi.

Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria (Video)

Posted: 23 Jan 2017 11:56 AM PST

Ardi Smajli 7-vjeçar dhe Argjendi 11 muajsh u kthyen nga Linzi i Austrisë, ku ishin për shërim.

Por derisa, Ardi nga Ramuni i Pejës, do të shkojë edhe herë tjera për shërim atje, Argjendi u kthye i shëruar pas 4 muaj qëndrimi në spitalet austriake.

Gjithë kjo ndodhi falë shoqatës “Alians for Kinder”, e cila jashtë vendit për shërim ka dërguar qindra fëmijë, njofton Klan Kosova.

Por, me rastin e Argjendit, që kishte telashe me zorrët, u mor pas raportimit në Klan Kosova për gjendjen e rëndë të tij.

Prindi i Argjendit, Ylberi që për shërimin e djalit kishte kërkuar ndihmë, shprehet i gëzuar se tashmë i biri është shëruar por edhe shtëpia i është ndërtuar, me paratë që u mblodhën nga qytetarët.

The post Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria (Video) appeared first on Telegrafi.

Pozita thotë se dialogu duhet të vazhdojë, opozita është kundër

Posted: 23 Jan 2017 11:24 AM PST

Pozita dhe opozita nuk pajtohen sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë, ku nesër pritet që në Bruksel të takohen përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Bajram Gecaj, zv/ministër dhe këshilltar i kryeministrit, tha se është me interes të vendit që dialogu të vazhdojë, kur dihet se kemi mjaft çështje të pa zgjidhura dhe të ulen tensionet. Pra është muri, arrestimi i Haradinajt dhe shumë çështje të tjera.

Ai tha se “Kosova e edhe Serbia jemi të interesuar të integrohemi në BE dhe nëse nuk pranojmë dialogun një gjë e tillë është e pamundur”.

Gecaj tha se janë të interesuar që dialogu me Serbinë të përfundojë shpejtë, mirëpo Serbia çdo herë me hapje të temave të reja me Kosovën mundohet ta shtyjë integrimin e Kosovës në BE deri në ditën e fundit.

Serbët sipas tij, çdo herë janë të gatshëm për dialog që të dalin mirë para ndërkombëtarëve, ndërkaq Kosova nuk duhet të refuzojë dialogun që më pas Serbia të thotë se ne jemi të gatshëm për bisedime, por pala kosovare jo.

Ndërkaq nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi deklaroi se nuk e di pse këta shkojnë në dialog kur po dihet se çka Serbia ka bërë kundër Kosovës.

Ai tha se krejt që Serbia e ka bërë në Kosovë është dashur të hyhet në dialog për dëmet që i ka bërë, për pensionet e vjedhura, të zhdukurit etj.

“Sa herë Serbia që nxjerr një temë për Kosovën, këta shkojnë në bisedime”, tha Ahmeti, në emisionin IMAZH të RTK.

Ai tha se nuk e dimë se çka do të bisedohet nesër në Kosovë, është dashur sipas Isufit t’i thuhet Serbisë se duke cënuar Kosovën nuk ka dialog.

Nesër nuk do të ndodh asgjë në Bruksel, kanë shkuar kot thotë Ahmeti, duke shtuar se Serbia sërish po vazhdon me politikën e Millosheviçit dhe asgjë nuk po përparohet.

“Këta është dahur t’i tregojnë BE-së se pa tërhequr Serbia fletarrestet, murin dhe shumë gjëra të tjera që ja ka shkaktuar Kosovës, nuk do jemi në dialog”, por kjo nuk po ndodh”, tha Isufi.

Ai tha se me vazhdim të dialogut po përfiton vetëm shteti serb, por jo edhe Kosova.

Gecaj dhe Isufi po ashtu kishin qëndrime të ndryshme sa i përket edhe vizitës në veri të Kosovës, ku Gecaj tha se shkon sa herë të dojë në atë pjesë, ndërkaq Isufi e akuzoi se si zyrtar nuk e pengon askush, por të njëjtën gjë nuk po mund ta bëjnë qytetarët e vendit, madje as në shtëpitë e veta nuk janë të lirë.

Sa i përket takimit për demarkacionin e kufirit, Isufi tha se nuk do të marrin pjesë pa e shkarkuar Komisionin e mëhershëm që sipas tij, ka gabuar në caktimin e kufirit.

Por Gecaj tha se nuk po guxojnë me ardh në takim për me e pa se çka ka ndodh me caktimin e këtij kufiri, se po kanë frikë.

The post Pozita thotë se dialogu duhet të vazhdojë, opozita është kundër appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more