Skip to main content

“Matoshi, Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz” plus 9 more Ferizaj Press

“Matoshi, Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz” plus 9 more Ferizaj Press


Matoshi, Mustafa Nanos: Je komunist dhe matrapaz

Posted: 25 Jan 2017 09:46 AM PST

Halil Matoshi

"Disa publicistë me mendësi matrapazësh tyxhar edhe shtetin, kombin e atdheun i shohin si mallëra tregu – pra te këmbyeshme lehtësisht – si ky M. Nano, i cili me lehtësi te padurueshme po bën pazare edhe me tokat e Kosovës, si me i pas pase toka t'babes! Per tokat dhe kokat e Kosoves vendosin vetem kosovaret dhe askush tjeter! Pra Zoti Nano & te tjeret – patriota te vonuar n'histori – duhet me e dite se shteti i Kosoves ne tërësinë e territorit kushtetues është projekt i pakthyeshem dhe i perhershem si vepra më kulmore e atdhetarise shqiptare! Këta u sugjerojnë kosovareve merrni ca probleme (ne shekullin 21 perferohen zgjidhje sovjetike – bartje humane te popullesive dhe ndërrim territoresh!???) e jepni resurset kombëtare te Kosovës, ujin, minierat dhe pyjet! Kosova si projekt i doktrinës amerikane te 'Nation-Building" është kriju duke u mbështet ne tre parimet e panegociueshme te Grupit te Kontaktit (Fuqite e Medha):

1) Nuk ka kthim në gjendjen para vitit 1999;

2) Nuk ka ndarje të Kosovës dhe

3) Nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër; parime këto të adoptuara në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 1 dhe 3. Neni 1 (Përkufizimi i Shtetit) thotë: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm; Ndërsa Neni 3: Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Tipat si Qosja e si ky Nano, t'u qene te brymosur me idete dhe zgjidhjet sovjetizuese te çështjeve etnike, u thone kosovareve: "Baneni te pajetueshme dhe shperbajeni REPUBLIKEN – ne kembim te ideve etnike te shekullit 19 dhe kembim te andrrave dhe folklorit"!? Kosovarët nuk kanë atdhe rezervë – po asnjëri nuk ia di vlerën e vërtetë – si në poezinë e Robert Allen Zimmerman alias Bob Dylan (Poezia: Në Kullën e vrojtimit" – shqipëruar e kthjelluar prej Fadil Bajrajt. "Duhet të ketë ndonjë dalje nga këtu" i tha shakaxhiu hajnit "Është pështjellim i madh, smund të gjej kurrfaë ngushëllimi Biznismenët po ma pinë verën, lëruesit po ma shfrytëzojnë tokën Asnjëri prej tyre nuk ia di vlerën e vërtetë"", shkruan Matoshi.

Rama për raportin e korrupsionit: Rezultat i reformave tona

Posted: 25 Jan 2017 09:44 AM PST

Edi Rama

Ai ka theksuar se ky raport i publikuar nga një organizatë e pavarur si Transparency International, është rezultat i reformave të realizuar nga qeveria e tij, shkruan lajmi.net.

"Ka ende shume per te bere por faktet jane fakte dhe ky vleresim nga nje burim i pavarur e prestigjoz nderkombetar, flet qarte per rezultatet e para te reformave tona te thella per te bere shtet", ka shkruar Edi Rama në facebook.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje në këtë raport të publikuar nga Transparency International. /Lajmi.net/

CAS, Serbia kërcënon përsëri Kosovën

Posted: 25 Jan 2017 08:40 AM PST

Sipas tyre, vendimi i CAS-it, për të refuzuar ankesën e tyre, duke konfirmuar anëtarësimin e Kosovës në UEFA si të drejtë, është politik dhe jo ligjor.

"Pa dashur të hyjë më tej në gjykimin e pritshëm të Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, ne vetëm duam të theksojmë zhgënjimin në vendimin që nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën, dhe me futbollin, por për fat të keq vetëm me politikën. Kjo, sepse ky ishte vendim politik, Federata e Serbisë nuk është e befasuar. FFS do të vazhdojë të luftojë të vërtetën dhe drejtësinë në përputhje me të gjitha mundësitë që ka", thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Serbisë, raporton Gazeta Olle.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, të martën tha se ankesa e Serbisë ishte e padrejtë, sepse Kombet e Bashkuara nuk njohin shtete, derisa Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur shumica e anëtarëve të OKB-s.

"Duke shpjeguar vendimin, CAS pranoi se FFS nuk kishte asnjë arsye për t'u ankuar, kur ne në mënyrë të qartë vumë në dukje faktin se UEFA ka shkelur statutin e vet, përkatësisht nenin 5.1, ku për t'u anëtarësuar në UEFA duhet që shteti i asaj federate të jetë në Kombet e Bashkuara", thuhet më tej në komunikatën e Federatës Serbe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Arsenali bën një super-transferim nga La Liga (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 08:29 AM PST

"Daily Mirror" shkruan që klubi londinez ka vendosur të paguajë klauzolën e N'Zonzit.

Arsenali do t'i ofrojë 30 milionë euro Sevillas dhe transferimi do të kryhet në verë, përcjellë "lajmi.net".

N'Zonzi ka qenë i ndjekur edhe nga Barcelona, por që hoqi dorë për shkaqe financiare. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Shqipëri: Bie besimi i qytetarëve tek qeveria Rama-Meta

Posted: 25 Jan 2017 08:20 AM PST

Sipas një studimi të publikuar nga kjo organizatë, indeksi i besimit në qeverinë shqiptare ka rënë nga 42 pikë sa ishte në vitin 2014, në 35 pikë në vitin 2017.

Parlamenti është institucioni tjetër i cili ka shënuar një rënie, nga 34 pikë sa kishte para tri vitesh, tani ka 27 sosh.

Institucioni me më së paku besim nga shqiptarët ashtu si në vitin 2014, mbetet gjyqësori me 24 pikë, duke pësuar rënie për dy pikë nga raporti i para tre viteve.

Nikoliq thotë se Evropa duhet ta ndalë Thaçin

Posted: 25 Jan 2017 08:02 AM PST

Nikoliqi ka thënë se Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Thaçit, por se BE mundet lehtë ta zgjidh këtë, transmeton lajmi.net.

"Është absolutisht absurde të thuhet se Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës. Në thelb kjo është e pamundur, për shkak se Kosova është në Serbi", ka thënë Nikoliqi në një intervistë për të përditshmen portugeze "Diaro de Notisias".

I pyetur nëse Evropa duhet të frikësohet nga një luftë e mundshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk ka dërguar njerëz të armatosur për shqiptarët, por anasjelltas, si dhe dërgimi i njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës, pjesë e banuar me serbë, është shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit nga autoritetet e Prishtinës.

Ai shtoi, se Prishtina ka shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, për shkak të dërgimit të ROSU-së në

veri të Kosovës për të "ndaluar një tren, nuk ishte ndonjë tanke, as ndonjë makinë e blinduar, por ishte i mbushur me civil që shkonin për Mitrovicë."

Sipas tij, Serbia po i përmbush të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se "Evropa nuk duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë të Prishtinës", por se ajo është "mjaftë lehtë për t'u zgjidhur duke i bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të tolerohet."

I pyetur nëse ai ende beson se Rusia është aleat i madh i Serbisë, ai tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për gjithë ndihmën e dhënë.

"Kjo nuk është vetëm çështje emocioni, Serbia vazhdimisht merr mbështetje të madhe nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në shumë çështje të rëndësishme për të mbrojtur integritetin e sovranitetit territorial. Prandaj, në jemi mirënjohës, si dhe të gjitha vendeve që na ndihmojnë ta bëjmë këtë", thotë Nikoliq. /Lajmi.net/

Kosova në vazon e gjashtë, pritet short i pamëshirshëm

Posted: 25 Jan 2017 07:48 AM PST

Të përzgjedhurit e trajnerit Rafet Prekazi, të enjten në mëngjes do të mësojnë shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019, që mbahet në Itali.

Kosova ndodhet në vazon e gjashtë ose F, në të cilën ndodhen edhe Malta, Luksemburgu, Irlanda Veriore, Ishujt Faroe, San Marino, Andorra, Lihtenshtajni dhe Gjibraltari, shkruan "GazetaOlle.com".

Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e katërt, dhe njëherit mund të kemi një tjetër përballje Kosovë – Shqipëri në grup.

Kosova edhe në këtë short, sipas rregullave të UEFA-s, nuk mund të takohet me Serbinë, që ndodhet në vazon e parë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Në vazon e parë dhe njëherit kundërshtarë të mundshëm të Kosovës janë: Gjermania, Portugalia, Anglia, Spanja, Danimarka, Dranca, Suedia dhe Republika e Çekisë.

Garat për U-21 nisin nga 20 marsi i këtij viti.

kosovashorti

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Maqedonia ndër vendet më të korruptuara në Evropë

Posted: 25 Jan 2017 07:27 AM PST

Sa i përket vitit 2016, Maqedonia është në vendin e 90-të me 37 pikë, e që llogaritet si një nga shtetet me rezultatet më të dobëta në kontinentin e Evropës.

Në krahasim me vitin paraprak, Maqedonia ka një rënie për pesë pozita.

Për vitin e kaluar me gjendje më të mirë të anti-korrupsionit është Danimarka dhe Zelanda e Re. Duke i lënë më poshtë shtetet si: Finlanda, Suedia, Zvicra, Norvegjia dhe Singapori.

Kapen 7 ton duhan të papërpunuar në Ferizaj

Posted: 25 Jan 2017 07:16 AM PST

Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë konfiskuar afër shtatë ton duhan.

Konfiskimi i duhanit ka ndodhur në dy aksione të ndara: në fshatin Dardan policia ka konfiskuar rreth 5.5 ton duhan të papërpunuar ndërsa në fshatin Talinox i Muhaxherve, është konfiskuar 1.1 ton duhan i papërpunuar.

Përveç kësaj, policia ka konfiskuar edhe 100 kilogramë duhan i grirë i përpunuar si dhe dy makina për grirje të duhanit.

Dogana ka kontaktuar me prokurorët kompetent të rajonit të Ferizajit për vazhdimin e mëtejmë të rastit.

Pas skandalit në aeroport, Xhaka bëhet “horë” nga gazetat (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 07:10 AM PST

Mesfushori me origjinë shqiptare, ka fyer një punonjëse të aeroportit të Hithrou në Londër, duke e ofenduar me fjalët "k… e bardhë" në gjuhën gjermane.

Incidenti në fjalë ndodhi pasi personi të cilin ai po shoqëronte në aeroport, Leonard Lekaj, një kushëri i të fejuarës së tij, Leonita, nuk u lejua të hynte në avion.

Britanikja "Sun Sport" e ka lajmin kryesor në faqen e parë me titullin "Furia raciste e Xhakës", teksa në shkrim evidentohet fakti që futbollistine pret një dënim nga Wenger.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more